Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/04/29

Një e dhënë nga Italia që përforcon mendimin se CoVid-19 ka qenë në Shqipëri në shkurt


Mendimi i mjekëve shqiptarë se virusi CoVid-19 ka qenë prezent që në shkurt në Shqipëri gjen një konfirmim të tërthortë nga Italia. Corriere della Sera shkruan se koronavirusi është identifikuar në Lombardi të paktën që në 26 janar 2020 dhe në këtë periudhë vlerësohet se ka patur 1200 të infektuar në zonë. Nga kjo datë deri më 21 shkurt kur u deklarua rasti i parë pozitiv në Codogno ka kalur një muaj fatal gjatë të cilit virusi është përhapur masivisht dhe pa asnjë kontroll.

Përfundimi ka dalë nga vlerësimet e task-force sanitare të rajonit të Lombardisë sipas të cilës më 26 janar, Dita 0, vetëm në Milano mendohet se ishin 46 të prekur nga 543 në mbarë Lombardinë.

Tamponet për kërkimin e koronavirusit nisin të regjistrohen nga 21 shkurti, kur vendi zgjihet dhe kuptohet se epidemia ka mbërritur. Nëse shihet rritja progresive e të infektuarve, kurban nis të ngjitet pikërisht nga 21 shkurti dhe kulmon më 28 prill me 74 348 të infektuar në Lombardi. Krahas zbulimit dhe certifikimit të pacientëve pozitivë u kërkua edhe koha e simptomave të para. 9 persona kanë patur simptomat e para më 12 shkurt, 13 më 15 shkurt, 10 më 18 dhe 35 më datën 20 shkurt, një ditë para rastit të parë të konfirmuar zyrtarisht shkruan gazeta.

Nisur nga kjo analizë dhe nga fakti se pranohet gjerësisht se në Shqipëri virusi u importua nga Italia, gjen kuptim hamendësimi se në dy javët e fundit të shkurtit virusi të ketë ardhur në vendin tonë. Lidhur me përgjegjësitë mbi këtë zbulim të institucioneve tona, nuk ka se çfarë të thuhet pasi askush para rastit të Italisë nuk e mori seriozisht as edhe nisi hetim epidemiologjik.

CoVid -19 nuk u transmetua nga lakuriqët



Yossi Yovel/Maya Weinberg - Departamenti i Zoologjisë në Universitetin e Tel Avivit

Le ta nisim nga çështja më e debatuar: Nuk na e sollën lakuriqët e natës koronavirusin e fundit. As edhe kushërinjtë famëkeq të koronavirusit, Sars-1 apo MERS apo edhe virusi i Ebolas nuk transmetohen nga lakuriqi te njeriu. Çfarë ka ndodhur pra?



Një i afërm i largët i koronavirusit të tanishëm, SARS-CoV-2, u izolua në një lakuriq në Kinë. Analizat gjenetike që kërkonin ngjashmëri mes virusit në lakuriq dhe SARS-CoV-2, faktorizuar në ritmin teorik sipas të cilit viruset pësojnë mutacione, vlerësonin se të dy viruset janë ndarë dikur mes 5-50 vjet më parë. Me fjalë të tjera, një mundësi është që rreth pesë vjet më parë, koronavirusi i lakuriqit ia doli të infektojë disa kafshë të tjera – nuk e dimë ende se cilën.

Në atë kafshë tjetër, koronavirusi jetoi dhe pësoi transformime gjatë atyre pesë vjetëve dhe një ditë infektoi një njeri për herë të parë. Ka edhe hipoteza të tjera po ashtu. Shkenca nuk e di ende se ku koronavirusi zuri pusinë në pritje për pesë vjet, apo se kur u bë i rrezikshëm për njerëzit, apo se kur u infektua njeriu i parë, as edhe se cila kafshë e infektoi njeriun e parë. E vetmja gjë që shkenca di me siguri është fakti se koronavirusi i izoluar nga lakuriqi kinez nuk mundet të ketë infektuar njerëzit dhe nuk është i rrezikshëm për ta.

Ky fakt u publikua dy muaj më parë, bazuar në sekuencat genetike të lakuriqit dhe viruseve të marra nga njeriu. Kjo është po ashtu e vërtetë në rastet e SARS, MERS dhe Ebola – pavarësisht përpjekjeve të përsëritura për të lokalizuar këto viruse në lakuriqë, të gjitha kërkimet gjetën viruse shumë të ngjashëm, apo të dhëna për një ekspozim të mëparshëm që nuk do të thotë se ata bartnin virusin vazhdimisht dhe sigurisht jo që ia kalonin atë njerëzve, pavarësisht raportimeve që u shfaqën në shtypin gjeneralist.

Lakuriqët e ardhur nga Ferri

Pse lakuriqët e natës stigmatizohen kaq shumë nga shtypi në lidhje me viruset? Në vitet e fundit përherë e më shumë ka patur deklarime të vendosura sipas të cilave lakuriqët bartin viruse me origjinë shtazore, që mund të infektojnë njerëzit. Por ka shkencëtarë seriozë që nuk bien dakord me këtë dhe argumentojnë se lakuriqët nuk kanë ndryshim nga gjitarët e tjerë sa i përket numrit të viruseve zoonotike që bartin, sigurisht kjo nëse konsiderohet numri i madh i specieve në familjen e lakuriqëve. Rreth 1/5 e gjitarëve në botë janë lakuriqë.

Ka disa karakteristika të lakuriqëve që i bëjnë ata të “dyshuar” kur vjen puna te viruset. Aftësia e tyre
për të fluturuar, prania e tyre në të gjitha pjesët e botës, kolonitë e mëdha të tyre dhe tufat në të cilat jetojnë; jetëgjatësia e tyre dhe afërsia me njerëzit, të gjitha këto i bëjnë ata në pamje të parë të përshtatshëm për transmetimin e sëmundjeve.

Fakti se ata janë gjitarë i rrit mundësitë që ata të jenë transmetuesit. Kjo është arsyeja pse kërkimi për viruse të rinj në lakuriqët ka nxitur entuziazmin e kërkuesve dhe sa më thellë kërkimi, aq më të mëdha janë gjasat se diçka do të gjendet.

Më tej akoma, gjetje të shumta në kohë tregojnë se sistemi imunitar i lakuriqëve është unik mes gjitarëve dhe i aftësuar në luftën kundër viruseve. Ky sistem imunitar i aftëson lakuriqët në përballjen e viruseve, përfshirë ata vdekjeprurës përmes përgjigjeve inflamuese deri diku agresive që çojnë drejt imunitetit. Si rezultat, shumë studime gjejnë antitrupa te lakuriqët – provë kjo se ata i janë ekspozuar viruseve – por pa gjetur vetë virusin.

Pa vetë virusin e gjallë, lakuriqi nuk mund të jetë një bartës dhe sigurisht nuk mund të jetë një transmetues. Kjo do të thotë se lidhja e rëndësishme në zinxhirin zoonotik të transmetimit te njerëzit mungon sërish.

Të hash një lakuriq që është sëmurë mund të të infektojë, njësoj sikur ha një kafshë tjetër të sëmurë dhe kjo gjë nuk rekomandohet. Si rregull, që të reduktosh shansin e transmetimit zoonotik të viruseve nga lakuriqët apo çdo kafshë tjeër, më e mira do të ishte që t’i hash ata rrallë dhe në përgjithësi të minimizosh kontaktet me ta; t’i lejosh të jetojnë në mjedisin e tyre natyral dhe duke mos vazhduar me invadimin e habitateve të tyre.

Është interesante të vihet në dukje se sistemi imunitar i jashtëzakonshëm i lakuriqëve me gjasë është zhvilluar për të mbështetur mënyrën e pazakontë të jetës së tyre. Lakuriqët jetojnë më gjatë se thuajse të gjithë gjitarët. Në vitin 2006 një lakuriq Brandt(Myotis brandtii) që peshonte vetëm 7 gram dhe me përmasën e një gishti njerëzor u rikap pasi ishte shenjuar nga shkencëtarët në Siberi 41 vjet më parë. Një mi i përmasave të tilla nuk do të mund të jetonte më shumë se dy vjet. Një jetëgjatësi e tillë ekstreme kërkon një sistem imunitar optimal.

Aftësia fluturuese e lakuriqëve, unike mes gjitarëve, duket të ketë kontribuuar po ashtu në zhvillimin e sistemit të tyre imunitar. Në studimet tona kemi gjetur se lakuriqë të vegjël që peshojnë jo më shumë sesa 30 gramë mund të fluturojnë për një distancë 250 km në një natë.
Energjia që duhet dhe përshpejtimi metabolik gjatë fluturimit shoqërohen nga dëmtime me natyrë oksiduese, që kërkon një sistem imunitar të përshtatshëm. Disa besojnë se është kjo arsyeja pse lakuriqët e natës zhvillojnë shumë rrallë kancer.

Shtuar kësaj, një lakuriq që largohet nga shpella e tij në mbrëmje e rrit temperaturën e trupit të tij me disa gradë në një minutë. Kjo temperaturë e rritur trupore, që arrin 40 gradë Celcius apo më shumë, mesa duket ndihmon në vrasjen e viruseve apo baktereve të padëshirueshëm.

Është e rëndësishme të theksohet se dashuria jonë për lakuriqët nuk na ka verbuar(meqë ra fjala as lakuriqët nuk janë të verbër). Ka viruse zoonotike që janë transmetuar nga lakuriqët siç është Marburgu, Hendra, Nipah dhe tërbimi i lakuriqëve…

Viruset e lakuriqëve duhet të marrin respektin që meritojnë, por nuk ka këtu asnjë arsye t’u ngarkosh lakuriqëve viruse që nuk janë të tyret.

Burimi: Haaretz

Në Prishtinë u rrëzua qeveria, në Tiranë po synohet rrëzimi i Albinit*



Skerdilajd Zaimi



Qeveria e Albin Kurtit u rrëzua në Parlamentin e Kosovës, por duket sikur debati kryesor për pasojat e këtij akti po zhvillohet në Tiranë. Kaq shumë e ka provokuar rehatinë publike të Edi Ramës Kurti, saqë nuk po mbetet më kush pa shkruar. Kurti portretizohet si i rrezikshëm, për shtetin, demokracinë, të ardhmen, si aventurier, marksist. Gjithë arsenali i termave të vëna në punë pavarësisht nëse u dihet apo jo kuptimi.

Të gjithë analistët dhe gazetarët e pushtetit në Tiranë janë lëshuar me të gjithë atë që dinë duke i rënë këmbanave të alarmit se Albinizmi, apo Kurtizmi është bërthamë antiperëndimore në mes shqiptarësh.
Duhet të themi se Kurti – edhe pse me të ka shumë arsye për të mos qenë fare dakord e madje edhe kundër – ka arritur pa dashur një fitore.

Vetëm 50 ditë në qeverisjen e Kosovës dhe ai ka tërhequr pas vetes të gjithë armiqësinë e shushunjave mediatiko-politike që nuk po dinë të artikulojnë ndonjë kritikë për të qenë veç sorollatjes me terma dhe epitete të kontesktualizuara fare trashë në atë që e shpallin si interes të Kosovës. Janë po këta që i sheh përditë me shashkat karakteristike çorientuese të cilave u lexohet qoftë autorësia, qoftë porositësi.

Përveç kësaj fitoreje sasiore që do ta argëtonte këdo për numrin e zhgarravinave inatçore që po dalin në dritë pa arsye të besueshme, Kurti ka të siguruar një fitore tjetër. Dhe këtu nis problemi politik dhe publik për të. Asnjë prej këtyre që sot po shkumëzon kundër tij, sa për inat, e sa për detyrë, nuk barabitet në nivelin e diskursit politik me të. Kështu që çdo lloj publicistike që sot mëton të mitralojë verbalisht pozicionin e tij, është e dështuar sepse nuk ka mjetet dhe kapacitetin për ta bërë këtë. Është kjo arsyeja, pra paaftësia për të përballur drejtpërdrejt, që ka prodhuar në vend të kritikës, sulme dhe mëri personale.

Ky dallim i Kurtit mes politikanëve të tjerë shqiptarë, është karakteristika e tij dhe akarakteristike në një skenë mbarëshqiptare ku prej vitesh spikat krimineli, marifetçiu, gjysmë i shkolluari, abrashi të cilit nuk i vlen asnjë pasuri, servili, spiuni i ambasadave, deputeti që nuk di të shkruajë pesë radhë, kryeministri që bën pakte me krijin etj.. Ky profil ka rezonuar edhe në Shqipëri. Kurti është parë me simpati në Tiranë e më gjerë, në dallim nga alienë politikë si Thaçi, Haradinaj apo Mustafa, që thjesht nuk kanë valencë politike tej kufijve të vendit të vet. Rugova që mbetet padyshim një politikan i papërsëritshëm për stilin dhe zgjedhjen, mbeti i pakuptuar për shumë kohë.

Këto cilësi i kanë prishur z. Rama komoditetin e vet publik që konsiston në bindjen vanitoze se në hapësirën shqiptare ai është i veçantë: artist, sportist, me kulturë, intelektual, polemist, aktivist, filoperëndimor. Mund të vazhdohej gjatë me zallmahinë e virtyteteve, që në fund nuk vlejnë sepse z. Rama e përgënjeshtroi shpresën naive të shumëkujt me qeverisjen e tij që është Fatkeqësia e Shqipërisë. Ky mund të jetë pohim që mund të ndajë njerëzit, por ama një gjë e dimë të gjithë në këtë vend: korrupsioni, kriminalizimi kanë arritur përmasa të paprecedenta. Çfarë vlejtën atëherë të gjitha cilësitë e një portreti të rremë?

Krtika dhe sulmi nuk mjaftojnë. Duhet edhe alternativa. Aty ku Lulzim Basha dështoi në mënyrë spektakolare, Kurti pati sukses. Ne e mbajmë mend sa shqetësim krijoi protesta e studentëve në Tiranë, u spekullua se atë e organizoi Vetëvendosja. Ne kemi parasysh se frika e kryeministrit arriti deri aty saqë edhe për një njeri pa relevancë politike të vërtetë si Ditmir Bushati u arrit deri atysa të thuhej se do aderonte me Vetëvendosjen, duke e shpallur këtë të fundit si armike të PS-së.

Kurti pra dëshmoi se i mbijeton mirë të gjithë mekanizmit manipulues të medias në Shqipëri. Dhe kjo për një arsye tjetër fare më bazike: ai ka bërë gabime, por deri më sot nuk është dyshuar si i korruptuar. Është një dallim themelor në hapësirën shqiptare ku qeverisin hajdutët dhe banditët. Ai nuk e ka rekrutuar bazën e vet nga workshope ambasadash, por e ka krijuar duke krijuar edhe veten.

Ne duhet të kemi parasysh se qeverisemi në Tiranë nga një frikacak i pashembullt, që e di për shkak të përvojës së vet se çfarë ndodh kur në trutë e njerëzisë nis e shikohesh si i zëvendësueshëm. Si dikush që i ka kaluar koha, si një persona që dihet se çfarë do të thotë që në fjalinë e tretë. Që nga orator shndërrohet në llafazan, nga polemist(po e pranojmë sikur është e vërtetë) në xhandar të fjalimeve të veta, nga reformator në apologjet personash nën hetim dhe të kapur në flagrancë.

Zëvendësuesit fantazmagorikë si Erjon Veliaj nuk e shqetësojnë z. Rama sepse ai përfaqëson përmbaruesin e punëve të pista që nuk ka profilin e të enit dikuh që sfidon. Zoti Rama i druhet Ditmir Bushatit jo për ndonjë aftësi të veçantë, por vetëm e vetëm se Bushati nuk është njollosur në qeverinë e korrupsionit. Ose nuk është përfolur. Iu tremb Ben Blushit dikur për aftësinë oratorike dhe prezencën mediatike, aftësinë për të mos rënë në banalitete. Por e mposhti për shkak të karakterit politik, të cilin z. Blushi nuk e kishte.

Kurti është politikani i vetëm që barabitet intelektualisht, por sfidon moralisht. Kjo mund të jetë edhe çështje perceptimi, por ne shohim se z. Rama i beson perceptimit më shumë sesa analizës. Ne dimë se ai në emër të këtij perceptimi të rremë i nënshtrohet mediave të caktuara, ndërkohë që si këmbim merr mbulimin dhe heshtjen për skandalet që nuk kanë të sosur.

Sot që Kurti ra, njerëzit e tij në media nuk dinë se çfarë të thonë veçse ta përgojojnë sjelljen e ish-kryeministrit të Kosovës, por jo të merren me ndonjë nga vendimet e tij. Po flasin për një rrezik që iku, për triumfin e legalitetit dhe shumicës të përfaqësuar nga LDK dhe PDK, për fitoren e Thaçit dhe Mustafës. Po mbrojnë status quonë, atë që bëjnë përherë edhe në Shqipëri. Sepse përndryshe mbeten pa punë, sharës të palodhur që i paguhen prurësit më të parë.

Kjo nuk e bën Kurtin të imunizuar nga kritikat dhe gabimet. Edhe fajet. Por ajo që ka vlerë të vihet në dukje është fakti se qitja mediatike kundër tij motivohet nga frika e establishmentit politik në Tiranë dhe Prishtinë nga ndryshimi. Ai ndryshim që kërkon përshtatje dhe jo politikë marionetash ku interesi publik quhet i mbrojtur vetëm nëse atë e reciton çiraku i radhës.

Kjo është një përplasje që nuk mund të frenohet nga askush. As nga kombinati i të keqes që ka emrin Partia Socialiste e Shqipërisë. Ajo është vazhdim i një lufte të vjetër që i bëhet intelektualizmit në mendimin politik shqiptar, intelektualizëm që sa herë shfaqet me atributin themelor, autonominë e të menduarit, sulmohet në front nga poltika tradicionale e hosanasë në konsullata dhe demkat e mediave, që janë damka e kohës që jetojmë.

Krahasimi i pandemisë me një luftë është i gabuar



Martina Carone/Massimiliano Coccia



Retorika e luftës është një mënyrë për të shpëtuar nga përgjegjësitë reale të një klase politike që ka bërë të drejta buxhetore për dekada. Por inkuadrimi i luftës është i lindur, natyrisht: na lejon të ndërtojmë një identitet të përbashkët, të kompaktohemi mes nesh, duke na mbajtur së bashku në një grup me trekëndëshat që varen nga dritaret, himnet kombëtare dhe këngët popullore nga ballkonet. Të bashkuar kundër një kërcënimi që vjen nga jashtë, ne ndërtojmë njërën prej nesh kundër "tjetrit", me një armik që na kërcënon.

Kjo është arsyeja pse krahasimi i pandemisë me një luftë është i gabuar.

Ne nuk jemi në luftë. Është e sigurt dhe e qartë. Ajo që ne po përjetojmë është një pandemi e rëndësishme, dramatike që po i lë të gjithë familjet të mbështjellura me dhimbje. Por virusi Covid-19 nuk është një ushtri e padukshme, nuk është pasoja e popujve që po bëjnë luftë për një shami territore ose për një epërsi ekonomike. Nuk na mungon uji i rrjedhshëm: shumica prej nesh janë në shtëpi me Wi-Fi, televizione, telefona dhe një lidhje interneti për të komunikuar me të dashurit tanë, me pjesën e jashtme, me të tjerët.

Historia e epidemive është historia e njerëzimit tonë, e mënyrës në të cilën mungesa e higjenës, zakonet e gabuara, shpyllëzimi, ndryshimi i aranzhimeve shoqërore kanë luajtur një rol vendimtar dhe qeveritë, të çdo epoke dhe forme, kanë përsëritur gjithmonë të njëjtat gabime. Së pari minimizimi dhe pastaj numërimi i të vdekurve dhe ikja me zgjidhje të kontrollit. Kjo është për shkak se është më e lehtë të fitosh një luftë ose ta humbësh atë sesa të kontrollosh efikasitetin shëndetësor të një shteti dhe qasjen në të drejtën e qytetarëve të tij për shëndet.

Retorika e luftës është një mënyrë për të shpëtuar nga përgjegjësitë reale të një klase politike që ka bërë të drejta buxhetore për dekada. Ulja e kostove të shëndetit dhe shpenzimit dhe zgjedhja e rrugëve private është padyshim e ligjshme dhe italianët votuan për shumicat që kurrë nuk kanë garantuar nivelet e mirëqenies të shkaktuar nga mirëqenia e vendit tonë pas luftës, por janë përpjekur të fshehin të gjitha këto.

Megjithatë, për të luftuar këtë krizë shëndetësore, nuk keni nevojë për ushtarë ose ushtri të gatshëm për të vdekur, por mjekë dhe infermierë të aftë, të koordinuar nga profesionistë dhe menaxherë edhe më të aftë dhe jo nga kolonelët që i shikojnë të vdesin, të rehatshëm në radhën e tyre të dytë: nëse lufta arrin papritur, mënyra e vetme për të reaguar është të mbroheni. Nëse arrin një pandemi (papritmas?), ekzistojnë disa mënyra për të reaguar: një mbi të gjitha, duke u përgjigjur me kode, skema dhe sjellje të paracaktuara, të vendosura, të rregulluara.

Por inkuadrimi i luftës është i lindur, natyrisht: na lejon të ndërtojmë një identitet të përbashkët, të kompaktohemi mes nesh, duke na mbajtur së bashku në një grup me trekëndëshat që varen nga dritaret, himnet kombëtare dhe këngët popullore nga ballkonet. Të bashkuar kundër një kërcënimi që vjen nga jashtë, ne ndërtojmë njërin prej nesh kundër "tjetrit", me një armik që na kërcënon.

Për më tepër, lufta kërkon kolonelët, dhe në fakt nuk mungon retorika nga komandanti i përgjithshëm: kjo trondit çdo ditë kombin, ushqehet nga uria për informacion dhe përdorimi i vazhdueshëm i konferencave, intervistave, TV, mundësi mediatike për të pohuar personalitete dhe protagonistë që në thelb funksionojnë: 30% e italianëve thonë se kanë përmirësuar mendimin e tyre për Giuseppe Conte (të dhëna TP për Cafe Break), dhe 71% e italianëve i besojnë atij.

Duket si një mekanizëm i shtrembëruar, por është në fakt ajo që ne shohim të ndodhë çdo ditë në debatin politik, dhe kjo periudhë nuk bën përjashtim.

Në rrjetet sociale, edhe intelektualët tanë vetë e filluan veten në krahasime mashtruese, në të cilat karantina jonë madje u krahasua me klandestinitetin e Anne Frank. Retorika e luftës bën që e gjithë kjo të jetë më e pranueshme, më e tretshme: ne do të flasim për të me nipërit tanë, edhe ne me një histori fitore për të treguar dhe një armik të mposhtur. Ashtu si gjyshërit tanë, ne gjithashtu do të kemi historitë tona të luftës që mund t'i kalojmë.

Polarizim, personalizim, fuqizim: kjo është se si lufta shfaqet në deklaratat e politikanëve tanë dhe në fjalimet e drejtuesve nga e gjithë bota: është e qartë se koncepti i luftës i pëlqen meshkujt nga Macron tek Edi Rama, duke kaluar nëpër Johnson dhe Trump pa ndryshe nga disa, një simbol që një menaxhim i krizave thjesht patriarkale ka rreziqe të mëdha.

Ne mësojmë nga kjo pandemi të rivendosim kuptimin e duhur të fjalëve edhe kur normaliteti të jetë rikthyer, mbase kështu do të shmangim përdorimin e shprehjeve të tilla si "ai e ka humbur luftën e tij të fundit", "tumori e ka mposhtur atë" ose "ai ka luftoi deri në fund si një luftëtar”. Ndoshta do të jemi në gjendje të themi që një person i sëmurë është një person që përpiqet të jetojë në maksimum duke bërë atë që është e drejtë për të bërë: përpiquni të qëndroni për aq kohë sa ai dëshiron me njerëzit që i do. Sepse dashuria dhe lufta u bënë bashkë vetëm në disa filma amerikanë.

Pse Amerika po nxit krizën në Kosovë?



Amy Mackinnon



Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i shijon shumë marrëveshjet e mira, por përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar marrëveshje ndërkombëtare shpesh kanë dështuar. Pavarësisht kësaj, administrata e tij po kërkon të shënojë fitore në politikën e jashtme duke ndërmjetësuar një marrëveshje përfundimtare paqeje midis Serbisë dhe Kosovës, të cilat kanë qenë në luftë në fund të viteve ‘90. Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, por Serbia dhe Rusia deri më tani nuk kanë pranuar t’u bashkohen Shteteve të Bashkuara dhe 100 vendeve të tjera në njohjen e saj si shtet.

Të hënën, zyrtarë të lartë demokratë në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat i shkruan një letër Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, duke akuzuar administratën për “dorën e rëndë” në qasjen e saj ndaj Kosovës. Për më tepër, ata thonë se Uashingtoni është duke anashkaluar fushatën e tërheqjes së njohjeve që Serbia po zhvillon kundër Kosovës dhe nuk ka arritur ta sanksionojë atë për blerjen e armatimit kundërajror nga rusët.

Pse është e rëndësishme?

Administratat e njëpasnjëshme amerikane e kanë mbështetur sovranitetin e Kosovës, por ekspertët e çështjeve të rajonit dhe ligjvënësit demokratë kanë frikë se, në këtë moment administrata Trump po e vë dëshirën e saj për marrëveshje - me çdo kusht - përpara interesave më të mira të aleatit të saj prej shumë kohësh. Një normalizim i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës është parakusht për anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian, por disa zyrtarë kosovarë i druhen detyrimit për të rishikuar kufijtë me Serbinë.

"Misteri i vërtetë është se si diplomacia amerikane erdhi në këtë ekstrem - një përpjekje e deformuar për të detyruar një aleat të dobët dhe vulnerabël të SHBA-ve t’i plotësojë dëshirën një drejtuesi të fuqishëm serb", shkruan Edward P. Joseph për “Foreign Policy”, duke iu referuar Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili vizitoi Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar.

Rënia e qeverisë. Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, u rrëzua më 25 mars, më pak se dy muaj pasi u betua. Kurt Bassuener, bashkëthemelues dhe bashkëpunëtor i vjetër i Këshillit të Politikave të Demokratizimit, një qendër studimore me qendër në Berlin, thotë se mbështetja e SHBA për votën e mosbesimit ndaj qeverisë së Kurtit pati një rol “vendimtar” në rezultatin përfundimtar.

I dërguari special i SHBA-ve për negociatat e paqes Serbi-Kosovë, Richard Grenell, raportohet se ishte i irrituar me refuzimin e Kurtit për të hequr tarifat për mallrat serbe, hap ky që është parë si pengesë për marrëveshjen e paqes. "Kurti ka qenë i vendosur të mos lejojë që politika rajonale e qeverisë së tij të diktohet nga Shtetet e Bashkuara", thotë Eric Gordy, profesor i sociologjisë politike dhe kulturore në University College London. Kurti ka kundërshtuar gjithashtu planin për të korrigjuar kufirin Kosovë-Serbi përgjatë vijave etnike. Grenell, një njeri i besuar i Trumpit, ka shumë në tryezë: Ai është gjithashtu ambasadori amerikan në Gjermani dhe drejtori në detyrë i inteligjencës kombëtare.

Arti i marrëveshjes. Kosova shpesh përshkruhet si vendi më proamerikan në botë. Shtetet e Bashkuara udhëhoqën fushatën e bombardimeve të NATO-s në 1999 për të zmbrapsur forcat serbe, të cilat kishin filluar një valë të re spastrimi etnik kundër shqiptarëve të Kosovës. “Por qasja e administratës Trump ndaj Kosovës i ka vënë shkopinj në rrota politikës vendase, e cila në të njëjtën kohë është në luftë me koronavirusin. Kjo qasje e re gjithashtu ndjek një model që është gjithnjë e më i njohur për vëzhguesit e politikës së jashtme që ndjek Trump”, thonë Mieczyslaw P. Boduszynski dhe Victor Peskin për “Foreign Policy”: Aleatët dhe diplomatët e karrierës janë shmangur ndërsa operatorëve besnikë politikë u është dhënë rol kryesor në skenë, duke e vënë arritjen e marrëveshjeve mbi diplomacinë.

Pazaret partiake në Kosovë



Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se ka nënshkruar marrëveshje për bashkëqeverisje me LDK-në.

Ai pas takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, para gazetarëve ka bërë të ditur emrat e 4 ministrave që do të jenë nga partia e tij dhe të zëvendëskryeministrit.



Haradinaj konfirmoi emrat e ministrave :

Zv.kryeministër do të jetë Besnik Tahiri, ministre e Jashtme, Meliza Haradinaj, ministër i Drejtësisë, Selim Selimi, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi, ministër i Arsimit, Ramë Lika.

Po kush janë ministrat e rinj të AAK-së dhe zv.kryeministri?

Më poshtë gjeni një biografi të tyre të shkurtër.


Besnik Tahiri tregon nëse do të jetë zv/kryeministër në Qeverinë Hoti


Besnik Tahiri (zv.kryeministër) – një emër i njohur i AAK-së. Për disa vite kishte mbajtur pozitën e zëdhënësit të partisë. Më pas partia e kandidoi dy here për kryetar të komunës së Prishtinës por nuk ia arriti të fitonte.

Në qeverinë Haradinaj, Tahiri ishte emëruar Koordinator Nacional për Reforma Shtetërore.


Meliza Haradinaj pretendon se VV-ja po tenton t'ia thyej ...

Meliza Haradinaj (ministre e Jashtme) – pozitën më të lartë politike e ka pasur në qeverinë Haradinaj. Ishte këshilltare politike e tij.

Por para se të vinte në këtë pozitë, kishte përvojë politike në nivel komunal.

Ajo ishte asambliste në Kuvendin Komunal të Prishtinës gjatë vitit 2009-2013, ndërkaq më vonë themeloi edhe Institutin Kosovar për Diplomaci, organizatë kjo për avancimin e interesit shtetëror të Kosovës në shoqërinë ndërkombëtare.

Meliza është pjesë e strukturave të AAK-së, ndërkaq edhe pse mbanë mbiemrin Haradinaj, ajo nuk ka asnjë lidhje gjaku me kryeministrit e Kosovës. Meliza është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Selim Selimi: Gjatë kohës së Haradinajt kushtet për viza janë ...


Selim Selimi (ministër i Drejtësisë) – në qeverinë Haradinaj ka pasur pozitën e shefit të stafit Haradinajt.

Ndërsa më herët ai ka këshilluar ish-presidenten Atifete Jahjaga. Ai është anëtar i kryesisë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Selimi ka studiuar ne SHBA, në Universitetin “Duke” .

I propozuari për ministër nga AAK-ja, mori tenderë nga komuna e ...

Blerim Kuçi (ministër i Zhvillimit Ekonomik) – për vite me radhë ka mbajtur pozitën e sekretarit të përgjithshëm në AAK, dhe aktualisht është një nga nënkryetarët e saj.

Kuçi edhe vite më parë ka qenë ministër. Sa ishte pjesë e LDK-së, Kuçi gjatë koalicionit LDK-AAK ka qenë Ministër i Punëve të Brendshme. Poashtu për një mandate ka qenë edhe kryetar i Komunës së Suharekës.

Një OJQ pretendon se ministri i AAK-së për Arsim është i përfshirë ...

Ramë Lika (ministër i Arsimit) – me prejardhje nga Deçani, është i vetmi nga ministrat e AAK-së që nuk ka pozita në strukturat e kësaj partie.
Likaj është porfesor në Universitetin e Prishtinës, ku ligjëron disa lëndë.

Mikrobiologu Lul Raka, ka folur rreth situatës epidemiologjike me Covid 19 në Kosovë.




Mikrobiologu Lul Raka, ka folur rreth situatës epidemiologjike me Covid 19 në Kosovë.

Raka deklaroi se në dy javët e ardhme mund të kemi ulje të rasteve me koronavirus, mirëpo, sipas tij, situata në Kosovë është e menaxhueshme.


“Në dy javët e ardhme pritet që të kemi ulje të rasteve me Covid 19. Pas lirimit të masave kur planifikohet me 4 maj, mund të ketë një rritje të lehtë të numrave, mirëpo kjo rritje do të jetë e menaxhueshme. Piku është arrite me 12 prill, kur i kemi pas rastet më së shumti brenda ditës. Por ne tash e kemi pa që dy ditëve të fundit ne kemi pas më shumë të shëruar se sa të infektuar”, thotë ai.

Raka foli po ashtu edhe për masat lehtësuese që pritet që t’i marrë Kosova pas 4 majit. Tha se distancomi fizik duhet të jetë i domosdoshëm edhe pas 4 majit.

“Të gjitha ministrisë kanë filluar të gjitha përgatitjet për skenarët e mundshëm të lirimit të masave. Pas 4 majit do të ketë lirim, por ky do të jetë gradual. Por distancomi fizik, higjiena duhet që të vazhdojnë edhe pas katër majit”, deklaroi ai për Express.

Ai foli edhe për testimet e qytetarëve të karantinuar që po bëhen në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...