Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/27

Me përkushtimin dhe veprimtarinë e tij të dendur atdhetare e kulturore shkrimtari i madh shqiptar, Naim Frashëri u bë figura qendrore e Rilindjes Kombëtare dhe u pagëzua për së gjalli si “Apostull i Shqiptarizmës”.

Naim Frashëri përkujtohet në 174-vjetorin e lindjes

Muzeu Historik Kombëtar përkujton sot shkrimtarin Naim Frashëri në 174 vjetorin e lindjes. Ai lindi në Frashër të Dangëllisë më 25 maj 1846. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja e tij u shpërngul në Janinë, ku ndoqi gjimnazin “Zosimea”. Mbas kthimit në vendlindje, ai bëri provat e para të vjershërimit shqip nën ndikimin e bejtexhinjve, por edhe persisht, në përmbledhjen “Tehajylat” (Ëndërrime) që e botoi në vitit 1885.

Naim Frashëri mori pjesë në ngjarjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në mbledhjen e degëve të Jugut të Lidhjes Shqiptare në Frashër (1878). Ai iu kushtua punës për zgjimin kombëtar përmes lëvrimit të gjuhës shqipe e të letërsisë kombëtare dhe për ngritjen e shkollës shqipe e pajisjen e saj me tekste mësimore në gjuhën amtare. Më 1882 u vendos përfundimisht në Stamboll.

Për më pak se 20 vjet botoi një krijimtari të gjerë në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, poema, përmbledhje lirikash, prozë artistike, si dhe vjersha e tekste për shkollat dhe përkthime. Veprat e tij më të shquara janë “Bagëti e Bujqësija” (1886), përmbledhja me lirika atdhetare e filozofike “Luletë e verësë” (1890), poema epike “Istori e Skënderbeut” (1898), lirikat në persisht “Ëndërrime” si dhe poemat në gjuhën greke “O alithis pothos ton Skyperaton” (Dëshira e vërtetë e shqiptarëve, 1886), etj..

Vepra e Naim Frashërit është botuar dhe vazhdon të botohet gjerësisht dhe është bërë objekt studimesh shkencore. Naim Frashëri vdiq në Stamboll më 20 tetor 1900. Eshtrat e tij u sollën në atdhe më 1937 dhe prehen në Memorialin e Rilindësve në Tiranë

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha i ka thënë kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti se qëndrimet e Sllovenisë rreth dialogut janë të qarta

Jansha Kurtit: Qëndrimet e Sllovenisë rreth dialogut të qarta

Në bisedën mes  Janez Janshës dhe Albin Kurtit, është trajtuar menaxhimi i pandemisë  Covid 19 dhe masat për rimëkëmbjen ekonomike të dy vendeve ish Jugosllave.

“Sllovenia do t’i hapë kufijtë me kujdes pasi për momentin nuk ka raste të reja të infektimeve”, ka thënë Jansha, sipas njoftimit të Zyres së Kryeministrit Kurti.

Kryeministri slloven po ashtu ka theksuar se nga viti i ardhshëm Sllovenia do ta ketë kryesinë e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe shteti i tij do të përqendrohet edhe më shumë në Ballkanin Perëndimor, duke nxitur bashkëpunimin rajonal si dhe integrimin e tij në BE.

Mali i Zi në 1 qershor 2020 hap kufirin me Shqipërinë, Kosovën etj.MEPJ sqaron procedurat


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përmes një njoftimi i ka vënë në dijeni qytetarët shqiptarë se, Mali i Zi, që prej datës 1 qershor 2020, ka vendosur të hapë kufijtë e tij me Republikën e Shqipërisë, duke mundësuar kështu lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Ky vendim është marrë edhe për disa vende fqinje dhe të Bashkimit Evropian, ndër to Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Polonia, Republika Çeke, Hungaria dhe Greqia.

Beautiful Ulcinj - Ulqini i bukur 2018 - YouTube



Po ashtu, ministria ka bërë me dije se të gjithë shtetasve të vendeve të lartëpërmendura, nuk do t’u kërkohet asnjë provë apo analizë speciale por me hyrjen në territorin malazez, ata do të marrin udhëzime të qarta mbi masat e higjienës dhe rregullat të cilat duhet të ndjekin në kuadër të luftës kundër COVID-19.



Hapen plazhet, Mali i Zi del nga pandemia

Mali i Zi deklaroi të dielën mbylljen e gjendjes epidemike duke u bërë shteti i dytë në Evropë, pas Ishujve Faroe, që del nga pandemia.

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq sot do të vizitojë ...

Dushko Markoviq

Në fillim të qershorit Mali i Zi pritet të rihapë kufijtë me Shqipërinë,Kosovën,  Kroacinë, Slloveninë, Austrinë, Gjermaninë, Poloninë, Republikë Çeke, Hungarinë dhe Greqinë, deklaroi kryeministri malazez, Dushko Markoviq.

Gazeta Metro – Ulqini vendos taksë ditore për të gjithë turistët

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euroneës Albania, kryetari i Komunës së Malit të Zi, Nik Gjeloshaj tha se situata në Mal të Zi është plotësisht e normalizuar dhe vendi po përgatitet për hapjen e kufijve me shtetet e tjera sipas disa kushteve të përcaktuara ndër të në të cilat fakti që ato të kenë 25 dhe më pak raste me COVID-19 në 100 mijë banorë.

Nik Gjeloshaj: Çdo lindje e re në komunën e Tuzit shpërblehet me ...

Nik Gjeloshaj 


Z. Gjeloshaj nënvijëzoi faktin se Mali i Zi është një shtet që mbështetet tek turizmi ndaj po pret me padurim hapjen e kufijve dhe ardhjen e turistëve përmes të cilëve shpreson të ringrejë ekonominë pas krizës së COVID-19.

Travel tips for Sutomore town in Montenegro | Globtour

Ai siguroi se nga operatorët vendas nuk do të ketë rritje të çmimeve, përkundrazi sipas kryekomunarit të Tuzit, të bësh turizëm në Mal të Zi këtë vit mund të kushtojë më pak se vitet e shkuara.

Good morning from Sutomore beach. Montenegro Live - YouTube
“Pas një menaxhimi të suksesshëm të situatës do kemi një sezon të suksesshëm turistik për të arritur rritjen ekonomike pas krizës së pandemisë.

A Tour of BUDVA, MONTENEGRO: Is It Worth Visiting? - YouTube

Sa i përket çmimeve, këtu ka shkuar në drejtim të kundërt, pasi masat e qeverisë i kanë favorizuar bizneset përmes lehtësimeve të ndryshme fiskale, duke bërë që në krahasim më vitin e shkuar çmimet do të jenë më të lira për të tërhequr më shumë turistë”, tha z. Gjeloshi.

F.B.

Mjeku pneumolog Arian Mezini ka folur lidhur me situatën në të cilën ndodhet vendi prej Covid.



Mezini ka theksuar se kurba e shifrave tona ka qenë e çuditshme ndërsa shton se sipas tij OBSH nuk po flet për një valë të dytë Covid me të njëtën forcë vdèkshmërie.

“Ne nuk jemi kthyer drejt normalitetit, ne do vazhdojmë të jetojmë për një kohë të gjatë me COVID-19, siç është distanca dhe ruajtja e higjienës. Masat e tjera për mua janë të tejkaluara. Kurba jonë me shifrat ka qenë e çuditshme.

Sot dhe dje kemi të njëjtat numra thuajse. Për mua si arsye mund të ketë dhe disa arsye, si kryerja e testeve, apo dhe masat që nuk kanë qen të lehta për t’u zbatuar. Mosha mesatare, kushtet klimaterike, mendoj se janë një nga shkaqet e numrit të vogël të vdèkshmërisë, apo dhe vaksinimi ndaj tuberkulozit.

Di që janë dy studime në rrugë e sipër, siç është fakti nëse na favorizon vaksina e tuberkulozit. Sigurisht një rol ka luajtur dhe izolimi dhe masat ekstreme. Shpresoj që kjo pandemi, të kthejë politikën që të shoh me seriozitet spitaleve tona. Nuk besoj se OBSH flet për një valë të dytë me të njëjtën forcë vdèkshmërie”, tha Mezini për news 24.

Më tej ai ka thënë se duhet të hapen plazhet ndërsa hapja në total po shkon drejt përfundimit.

“Besoj që nga prilli mund të kishte filluar hapja. Jemi në një moment që hapja po shkon drejt përfundimit të saj. Mendoj se duhet të hapen dhe plazhet. Nuk mund të mendojmë se shteti duhet të kujdeset për ne.

Distancimi fizik dhe higjena personale duhet të jetë kryesore. Duhet të kemi një stil jetese më të kujdesshëm. Covid është kthyer në normalitet”, shtoi ai.

A do të legalizohet kanabisit në Shqipëri ? Ekspertët amerikanë kundër Edi Ramës


Shqipëria po shqyrton mundësinë që të legalizojë kultivimin e marijuanës mjekësore. Kryeministri Edi Rama e hodhi idenë duke thënë se po studiohet mundësia e prodhimit të marijuanës mjekësore dhe nënprodukteve të saj në vend. Kolegia Ardita Dunellari foli me dy ekspertë lidhur me eksperiencën e vendeve që e kanë kaluar këtë proces dhe ndikimin që mund të ketë ky hap mbi problemet sociale dhe nivelin e aktivitetit kriminal:

Kryeministri Edi Rama thotë se po diskutohet mundësia e prodhimit të marijuanës për qëllime mjekësore, si aktivitet i ligjshëm biznesi:


“Konsultimet ne i kemi bërë dhe po i bëjmë me ekspertë në disa vende ku ka pasur eksperienca, jo të legalizimit të hashashit, por të futjes në jetën ekonomike dhe në veprimtarinë sipërmarrëse të vendit të përpunimit të kanabisit mjekësor,” shprehet kryeministri.

Nëse synimi është që ky aktivitet të shërbejë për të shtuar të ardhurat për buxhetin, eksperienca amerikane nuk e mbështet këtë, thotë Profesor Jonathan Caulkins:

“Kultivimi i marijuanës nuk është burim i konsiderueshëm i të hyrave buxhetore; në asnjë nga shtetet amerikane nuk kalon 1% të të ardhurave fiskale”.

Aq më i vogël do të jetë efekti i këtij aktiviteti për të mbështetur shtresat më në nevojë në shoqërinë shqiptare, thonë ekspertët:

“Duke pasur parasysh nivelin e korrupsionit në Shqipëri, nuk e shoh të mundshme që këto fonde të buxhetit të sillnin përmirësim të situatës për shtresat më të varfra të shoqërisë. Problemi kryesor në vende të tilla nuk është droga e paligjshme, por korrupsioni,” thotë Hanna Kassab, autor dhe pegagog në Universitetin e Karolinës Lindore.

Profesor Jonathan Caulkins thotë se shtetet amerikane ku u legalizua marijuana medicinale, u vërejtën pasoja negative tek shtresa më e varfër që merrej ilegalisht me kultivim:

“Legalizimi zhvendos aktivitetin e kultivimit nga më të varfrit, më të paarsimuarit, nga ata që nuk gjejnë dot punë tjetër dhe që mbillnin hashash në mënyrë të paligjshme, tek korporata, tek sipërmarrës me diploma universitare. Kultivimi i ligjshëm nuk krijon mundësi punësimi për ata që janë më në nevojë”.

Në vendet që e kanë kaluar këtë proces, ekspertët nënvizojnë se legalizimi nuk arriti të eliminojë tregun e zi:

“Tregu i zi mund të bashkekzistojë me tregun e ligjshëm për konsum të brendshëm. Në shtetet amerikane që legalizuan prodhimin u fuqizuan edhe prodhuesit pa liçencë, pasi sektori i ligjshëm krijon lehtësira edhe për ta: furnizim të bollshëm me fara, me pajisje për mbjellje, ventilim e ngrohje, ekspertë agronomë,” thotë Jonathan Caulkins, profesor në Universitetin Carnegie Mellon.

Madje, kontrabanda e drogës do të shtohet, parashikon Profesor Caulkins, duke shtuar se të ardhurat nga kanabisi vijnë përmes kontrabandës, jo prej kultivimit:

“Kultivimi nuk paraqet problem. Marijuana është bimë: në vend që të kultivosh domate, kultivon marijuana, me ndonjë ndryshim të vogël. Marijuana është bimë me fitim të madh sepse shitet në treg të zi. Këtë treg e gjejnë trafikantët, që shesin produktin e fermerëve jashtë shteti përmes kontrabandës. Pra rrjetet kriminale do të vazhdojnë të rendin pas këtij fitimi,” thotë zoti Caulkins.

Përvoja e legalizimit të aktiviteteve të tjera të paligjshme ka treguar se rrjetet kriminale reagojnë me shpejtësi për t’iu përshtatur realitetit të ri, thotë Hanna Kassab, profesor në Unversitetin e Karolinës Lindore. Ai sjell si shembull legalizimin e prostitucionin në Amsterdam:

“Në zonën e tregtisë së seksit në Amserdam, krimi është rritur. Prostitucioni i ligjshëm ka tërhequr trafikantë të qenieve njerëzore të cilët sjellin vajza nga Rusia, nga Evropa Lindore”.

Grupet kriminale, thotë profesor Kassab, mund të ndjekin praktikën e “gjobave” duke kërcënuar e zhvatur para nga kultivues të ligjshëm.

Pavarësisht nga masat që merr Shqipëria, thonë ekspertët, kultivimi i marijuanës do të vazhdojë të ushqejë aktivitetin e paligjshëm për sa kohë që marijuana medicinale mbetet e paligjshme në vende të tjera:

“E vetmja gjë më e keqe se një ndalim i plotë i një aktiviteti është të krijosh një ishull të vogël ku legalizohet ky aktivitet. Kjo krijon mundësi për prodhim me kosto më të ulët pasi është e ligjshme dhe rrit sasinë për contrabandë e eksport. Vetëm nëse legalizohet në mbarë Evropën do të ulej potenciali për përfitim nga trafiku i paligjshëm,” thotë Profesor Caulkins.

Në Shtetet e Bashkuara legalizimi qoftë për përdorim mjekësor, apo për kënaqësi personale vazhdon të zgjerohet. Por ekspertët theksojnë se argumenti pro-legalizimit është mbështetur tek liria e individit për të bërë zgjedhjet e veta, si dhe drejtësia sociale, pasi përndjekja penale për kultivim apo tregtim të paligjshëm prekte në masë dërrmuese pakicat me ngjyrë.

Ekspertët theksojnë se legalizimi për përfitime ekonomike apo për luftë kundër krimit nuk është një argument i bazuar në përvojën e deritashme botërore

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënon të mbyllë mediat sociale pas konfrontimit me Twitter


Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të mbyllë mediat sociale pas luftës së fundit që ai ka hapur me Twitter, i cili i quajti tweet-et e Donald Trump “potencialisht mashtrues”.

“Republikanët ndiejnë se platformat e mediave sociale ‘heshtin’ plotësisht zërat e konservatorëve – shkruajti Trump sot.


“Ne do të hartojmë rregullore ose do t’i mbyllim ato sepse nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Ne i kemi parë ato që ata janë përpjekur të bëjnë që prej vitit 2016. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë përsëri, kësaj here në një mënyrë më të sofistikuar”.

Të martën, Twitter theksoi se dy nga tweet-et e Trump që kishin të bënin me votimin me postë ishin “potencialisht mashtruese” dhe pjesë e lajmeve të rreme.

Për vite me radhë, kompania nga San Francisko është përballur me kritika për postimet e Donald Trump përmes platformës që ai përdor. Por Twitter ka thënë vazhdimisht se mesazhet e presidentit nuk shkelin kushtet e tyre të shërbimit. Tani jo më. Masa e fundit ka për qëllim përfundimisht të sigurojë një “kontekst” rreth fjalëve të presidentit amerikan Donald Trump. Por vendimi ka shtruar të tjera pyetje si psh a duhet ende që Twitter të postoi mesazhet që nga palët e treta konsiderohen mashtruese.

“Këto tweet përmbajnë informacione potencialisht mashtruese në lidhje me procesin e votimit”, – tha zëdhënësi i Twitter Katie Rosborough për CNN Business.

Gjigandi social u zhvendos në qendër të vëmendjes të martën pas daljes në publik të letrës së Lori Klausutis shkruar për Jack Dorsey, administrator i Twitter. Timothy Klausutis kërkoi të eleminonte tweet-et e Trump për gruan e tij të ndjerë, duke i quajtur ato “gënjeshtra të tmerrshme dhe mizore”.

Lori Klausutis kishte vdekur në vitin 2001 nga komplikimet në zemër ndërsa punonte atë kohë për Joe Scarborough, një kongresmen në Florida. 

Si pjesë e grindjes së tij të gjatë me Scarborough, Trump kishte botuar teori të rreme të komplotit për vdekjen duke thënë se Scarborough ishte i përfshirë.

Presidenti Trump u dërgoi një mesazh të martë gati 80 milion ndjekësve të tij, duke aluduar se gruaja ishte vrarë nga shefi i saj.

Në të njëjtën ditë të letrës, dhe dy tweet-et e Presidentit për zgjedhjet përmes postës elektronike u etiketuan “mashtruese”.

Twitter tha se këto pretendime janë të pabazuara dhe mund të çojnë në konfuzion për votuesit, kështu që ato “meritojnë një korrigjim”.

Edhe pse ka kërcënuar me mbyllje të mediave sociale, përfshi Twitter, Presidenti Donald Trump rrezikon të mos jetë më viral.

Pandemia virale Covid 19 rrit ndjeshëm rastet me probleme psikiatrike


Keto 5 muaj të parë të këtij viti kanë shënuar rritje të personave me probleme të shëndetit mendor në qarkun e Korçës. Burimet zyrtare bene te ditur se numri i pacienteve të kartelizuar është rritur me rreth 200 raste të reja.

Shumë prej tyre janë shtruar në spital ndërsa të tjerë kanë marrë trajtim psikiatrik.

Sipas mjekëve, rastet janë më të shumta në zonat rurale dhe bllokimi për shkak të pandemisë ka ndikuar në shtimin e tyre.

Por ky numër sipas mjekes psikiatre është më i madh pasi shumë raste mbahen të fshehta nga ana e familjarëve e nuk deklarohen. Kjo shton rrezikun për komunitetin nderkohe qe ka patur edhe perfundime tragjike, siç ishte vetevrasja nje dite me pare e nje vajze 21-vjeçare.

Mjekja bën apel që të gjitha këto rastet të referohen pranë qendrës së shëndetit mendor me qëllim që këta pacientë të trajtohen dhe të mbahen nën kontroll.

Në qarkun e Korçës gjatë vitit 2019, u regjistruan rreth 2800 persona të kartelizuar me probleme të shëndetit mendor.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...