2020-09-15

5 Hapa Te Thjeshte Per Te Qene Me Karizmatik

 


Eshte e veshtire ti japesh nje perkufizim karizmes sepse njerezit kane opinione te ndryshme.

Por, ne biem te gjithe dakord se disa njerez jane shume te afte per te komunikuar me te tjeret.

Ti mund te kesh njohur njerez magnetik. Te bejne qe te shpenzosh me shume kohe me ta.

Mund te jete nje figure publike, nje mesues, pjesetar familje ose ndonje shok.

Njerezit karizmatik i bejne te tjeret te ndihen te vecante. 

Por pse duhet te krijosh nje personalitet magnetik? Epo, varet se cfare deshiron ti. 

Njerezit karizmatike kane me shume shoke. Eshte me e thjeshte per ta te gjejne nje partner. Liderat karizmatik kane me shume sukses.

Per shembull Bill KlintonSteve Jobs, Elon Musk, Barack Obama, Winston Churchill…

Cdokush mund ta mesoje karizmen. Nuk ka nevoje te jesh fizikisht terheqes. Nuk ke nevoje te ndryshosh personalitetin tend.

Ajo qe te duhet eshte vullnet per ta mesuar kete aftesi. Pra si te behesh karizmatik?

1. Prania 

Te jesh i pranishem do te thote kur je duke degjuar me vemendje pa pasur gjera te tjera ne mendje. 

Nese e ke te veshtire te kushtosh vemendje te plote, mos u shqeteso. Eshte normale, ne te gjithe kemi veshtiresi. 

Lajmi i mire eshte se nese mundesh ti kushtosh vemendje personit me te cilin po flet qofte edhe per pak kohe, do te bente nje impakt te madh. 

Ne jetojme ne nje bote ku shumica e njerezve hutohen me lehtesi. Dhe, kur ti i perkushtohesh tjetrit ne nje bisede eshte sikur ta lavderosh. 

Shiko, ne nuk mund te shtiremi sikur jemi prezent. Arsyeja eshte se gjuha e trupit do dergoje nje mesazh te qarte. Njerezit mund ta lexojne dhe kuptojne.

Tre rregullat e prezences jane:

  1. Degjimi me vemendje
  2. Te mos u nderpresh fjalen
  3. leri te flasin

Aftesite e degjimit jane nje kusht absolut per te qene karizmatik.

Aftesite e degjimit i bejne njerezit te ndihen te kuptuar pa folur fare.

Te ndihmon te kuptosh se cfare eshte duke menduar dhe ndjere personi tjeter. Te jep mundesine te krijosh raport ne nje nivel emocional.

Disa njerez mendojne se ti lesh te tjeret te flasin sa te duan eshte e mjaftueshme.

Por kjo nuk eshte e vertete. Edhe pse tjetri eshte duke folur ti nuk mund ta kesh mendjen diku tjeter.

Mungesa e perqendrimit dhe prezences do shfaqet ne gjuhen tende te trupit.

Rregulli i dyte eshte: Kurre mos e nderprej dike kur eshte duke folur.

Dhe kur dikush te nderpret ty, lejoje. A kane te drejte? Sigurisht qe jo. Por eshte detyra jote ti besh ata te ndihen mire.

Nese veren se tjetri mezi po pret qe te flase. Shkurtoji fjalite dhe beje nje pauze ne menyre qe ata te shprehin mendimin e tyre.

Sa me shume i lejon te flasin, aq me shume do te t’pelqejne ty.

Si te marresh nje kompliment

Si reagon kur dikush te komplimenton? Shume prej nesh thone, “Oh, faleminderit”.

Por kjo nuk tregon se ajo qe tha pati nje impakt te madh tek ti.

Heren tjeter ndiq keto hapa:

  1. Stop
  2. Shijoje komplimentin
  3. Thuaj shume faleminderit. Ose dicka te tille si, “faleminderit per konsideraten, “ma bere diten me te bukur” .

Beje dike te ndihet sikur eshte personi me i rendesishem ne ate ambjent.

Mendoje sikur po flet me nje VIP. Ne kete rast do degjoje cdo gje qe thote, apo jo?

Mos u perpiq ti mahnitesh te tjeret. Leri ata te te mahnitin ty. Nuk ke pse i tregon sa perfekt je, thjesht bej qe ata te ndihen se jane te rendesishem. Gje qe eshte e vertete, cdo qenie njerezore eshte e rendesishme, disa njerez thjesht nuk e kuptojne kete.

2. Pushteti dhe ngrohtesia

Te kesh pushtet do te thote te jesh i afte te ndikosh ne boten perreth.

Ti mund te tregosh pushtet nepermjet inteligjences, ekspertizes, parave, ose forces fizike. 

Ngrohtesi do te thote dashamiresi kundrejt te tjereve. Kur ti e perdor pushtetin qe ke per te ndihmuar dike. 

Ti shfaq ngrohtesi kur tregohesh i dashur, dhe i gatshem per te ndihmuar.

Kur ti projekton ngrohtesi dhe pushtet ne te njejten kohe, ti e shumfishon potencialin e karizmes. 

Kerkimet kane treguar se ne shohim ne fillim per pushtet dhe ngrohtesi kur i vleresojme njerezit. 

3. Trego ndjeshmeri

Ndjeshmeria eshte aftesia per te kuptuar sesi po ndihet tjetri.

Eshte nje kusht qe nje marredhenie te funksionoje.

Kur ti tregon ndjeshmeri drejt dikujt ti i jep shtyse besimit, e cila con ne nje komunikim me te hapur dhe te sinqerte. 

Por, si te jesh me empatik?

Behu kurioz mbi te huajt- Fillo nje bisede me nje qe se njeh. Shih dicka te vecante ne mjedisin ku ndodhesh dhe komentoje.

Ne perballemi me te huaj cdo dite, si kamarjeri, punonjesi i fast fudit, njerez qe mund ti takojme rastesisht tek puna ose ne rradhe duke pritur.

Sfido paragjykimet e tua- Te gjithe e kemi degjuar shprehjen: “Mos e gjyko librin nga kopertina”. Epo, nuk eshte e vertete. 

Ne bejme supozime te menjehershme mbi dike bazuar mbi origjinen, fene, ngjyren e lekures, ose gjinine. Dhe, ne shumicen e rasteve keto opinione jane te gabuara.

Te besh gjykime te shpejta per dike qe sapo e ke njohur eshte nje aspekt themelor i njerezve. Ne e zhvilluam kete aftesi nga paraarrdhesit tone te lashte.

Kujto kete fakt dhe perpiqu qe ta njohesh personin. Kush e di, personi qe sapo gjykove negativisht mund te behet shoku yt me i mire.

karizmatik, empatik, i ndjeshem

4. Kontakt karizmatik i syve

Nje kontakt i mire i syve eshte i domosdoshem. Por, nje kontakt i thelle mund te kete nje impat te forte sepse komunikon empati dhe inteligjence.

Kontakti me sy eshte nje nga menyrat kryesore qe njerezit karizmatik i bejne te tjeret te ndihen te rendesishem.

FAKT: Kur ti e shikon tjetrin drejt ne sy, i shpejton rrahjet e zemres dhe leshon nje hormom qe quhet PEA.

Eshte i njejti hormon qe prodhohet gjate fenomenit qe ne e quajme dashuri me shikim te pare.

Kontakt karizmatik do te thote qe syte e tu duhet te kene nje fokus te relaksuar.

Kur ti ndjen tension perreth syve, kujtohu qe te marresh fryme thelle dhe te qetesohesh.

Mundohu ta perdoresh kete lloj shikimi te qetesuar tek njerezit qe njeh dhe ndihesh rehat.

Pas nje fare kohe do ta besh ne menyre te pandergjegjshme, dhe do ndihesh me rehat ne situata sociale.

5. Pershtypja e Pare

Njerezit e gjykojne nivelin tend te edukimit, social dhe ekonomik, vetem ne disa sekonda. Ne disa minuta, ata gjithashtu kane supozuar nivelin tend te inteligjences, kompetences dhe sa miqesore je.

Pershtypjet e para kane nje impakt qe zgjat per nje kohe te gjate.

Nese lë nje pershtypje te pare te mire, pjesa tjeter e lidhjes ngjyroset nga ajo. E kunderta ndodh kur le nje pershtypje te keqe.

Studimet e sjelljes kane treguar se kur bejme nje gjykim ne perpiqemi qe me kalimin e kohes te vertetojme se gjykimi eshte i sakte. Edhe pse mund te jete i gabuar.

Drejtoret dhe menaxheret shpesh pranojne se vendosin nese do e punesojne dike qe ne sekondat e para te intervistes.

Pra, si te leme nje pershtypje te pare fantastike? 

Rregulli eshte i thjeshte: Ne lidhemi, punesojme, blejme nga persona qe jane te ngjashem me ne.

Kur njerezit jane te ngjashem ne termat e paraqitjes, sjelljes dhe fjaleve, ata automatikisht supozojne se ndajne te njejtin sfond social, te edukimit ose vlerave.

Veshja

Imagjino kryeministrin duke dhene nje fjalim i veshur nje pallto te zeze, kemishe te barrdhe me nje kollare dhe duke mbathur nje pale shapka. Mund te jete nje skene e mire per nje film komik por ne realitet do ta merrnin per te cmendur.

Te vishesh mire eshte kritike per te lene nje pershtypje te pare fantastike. Mundohu te adaptosh stilin e veshjes ne varesi te ambjentit ose situates ku ndodhesh.

Nese ke per te dhene nje interviste pune, kalo nga zyra disa dite para per te pare sesi vishen punonjesit ose mund te pyesesh dike qe ka punuar aty.

Nje doreshtrengim i mire

Nje drejtor i Fortune 500 njehere tha se kur duhej te zgjidhte midis dy kandidateve me kualifikime te ngjashme, ai do punesonte konkurrentin me doreshtrengimin me te mire.

Nje doreshtrengim i mire do kete nje impakt pozitiv per ty qe te tregosh autoritet. A mund te imagjinosh nje lider me nje doreshtrengim te dobet?

Si te japesh nje doreshtrengim prefekt?

1-Ji i sigurte qe dora e djathte eshte e lire.

2-Mos mbaj nje pije freskuese ne dore, sepse mund ta beje doren te ndihet si e ftohte dhe e lagesht.

3-Nese je ulur, ngrihu perpara se ti japesh doren dikujt.

4-Mbaj kontakt me sy dhe buzeqesh me ngrohtesi por shkurt.

5-Mbaj koken drejt, dhe rri perballe personit.

6-Mbaje doren ne nje kend te drejte, as ne menyre dominante apo nenshtruese

Dhame nje pershtypje te mire, po ashtu edhe nje doreshtrengim prefekt, tani eshte koha te flasim…

Njerezit karizmatik dine si te nisin nje bisede dhe ti bejn njerezit te ndihen special.

Tani te shohim si te hapim dhe ta mbyllim nje bisede:

Thyej akullin

Nje menyre e thjeshte dhe efektive per te hapur nje bisede eshte duke komplimentuar. Mund te jete per dicka qe ka veshur.

Vazhdo me nje pyetje te hapur, si “Cila eshte historia pas kesaj?” Fjala histori ka nje efekt te fuqishem sepse njerezit vdesin te tregojne histori.

Nje pyetje tjeter per te thyer akullin eshte,”Nga vjen ti?” Pyetja do inkurajoje me shume bisede dhe pastaj mund te pyesesh, “Si eshte te rritesh atje?”.

Mundohu te besh pyetje te hapura. Ne kontrast, pyetjet qe kane pergjigje vetem po/jo, e bejne te veshtire biseden qe te vazhdoje.

Eshte gjithashtu e rendesishme qe te fokusohesh ne tema pozitive, sepse njerezit do te lidhin ty me ndjenjat qe gjenerohen nga biseda.

Kur ai/ajo ben nje pyetje, perdor kete teknike: Pergjigju pyetjes me nje fakt, shto nje opinion personal, dhe drejtoji nje pyetje.

Per shembull: “Pra, ku jetoje?”.

“Jetoj ne Tirane”[fakt], “eshte nje qytet shume i bukur”[opinion personal], “Po ti cfare mendimi ke?”[drejton biseden]

Kujto, e gjithe biseda dhe vemendja duhet te jete per personin tjeter.

“Foli nje personi per veten e tij dhe ai do degjoje per ore te tera”, tha Benjamin Disraeli.

Kur te jesh duke folur, perdor me shume fjalen “Ti” sesa “Une”.

Dil nga biseda me elegance

Te jesh karizmatik do te thote qe njerezit do e shijojne pranine tende.

Ne fakt, sa me karizmatik te jesh, aq me e veshtire do jete qe te largohesh nga shoket e rinj.

Nje nga menyrat me te mira per tu larguar eshte kur ke nje arsye. Kur “je ne detyre”, njerezit nuk do presin qe te shpenzosh me shume kohe me ta.

Nje menyre tjeter eshte te ofrosh dicka te vleshme:

Informacion- Nje liber, websajt, artikull qe mund ti ndihmoje ata.

Prit derisa ta mbarojne fjaline dhe thuaj:

“E di, bazuar ne ato qe the, duhet ta kontrollosh kete (liber, artikull, websajt).  A mund te me japesh adresen e e-mailit, te facebook, dhe une do ta dergoj linkun. Ishte nje kenaqesi qe u takuam.”

Nje person- Mund ta prezantosh ate me nje person qe e njeh. Nese bie dakort qe te takohen, ti thjesht mund te thuash,”Me lejo te te prezantoj”, dhe leri te flasin.

Kur ti ofron dicka te vleshme, ata do te kene ndjenja te mira dhe te ngrohta ndaj teje.

Mos prit shume gjate qe te mbyllesh nje bisede, perndryshe, ti dhe partneri nuk do ndjeheni rehat.

Pasi te largohesh, mos u shqeteso per ate qe duhej te kishe thene dhe nuk e the.

Nuk kane shume rendesi fjalet por ajo qe kane ndjere njerezit me ty.

Te tjeret jane duke lexuar:

10 Pasojat E Stresit-Pse Duhet Te Besh Dicka Per Ta Ndalur


Stresi eshte vrases i heshtur.

Cdo dite ne perballemi me situata qe na shkaktojne stres. Por kur keto situata shtohen dhe ndikojne negativisht ne jeten tone, duhet te marrim masa per ta parandaluar dhe per te larguar.

Ketu jane 10 pasoja negative qe sjell stresi ne jeten tone 

1-Gjenerohen shume ndjenja te pakendshme si tensioni, ndjenjat e paaftesise, zemerim, depresion, varesi nga te tjeret, dhe shume ndjenja te tjera negative.

2-Preukupimi me shqetesime reale dhe shpesh te ekzagjeruara, telashe, shqetesime mbi shendetin fizik, fiksime, xhelozi, dyshime, frike dhe fobi te ndryshme.

3-Shume crregullime emocionale lidhen me stresin, ato ose jane te lidhura me stresin ose e shkaktojne ate.

4-Probleme nderpersonale mund te shkaktojne ose te jene efekt i stresit.

5-Te jesh i lodhur eshte e zakonshme sepse stresi i thith te gjitha energjite.

6-Shume zakone negative si lenia e puneve pas dore dhe shume kohe e harxhuar ne perpjekje per te perballuar stresin dhe ankthin.

Ato mund te ndihmojne qe te qetesosh ankthin perkohesisht por ne paguajme nje cmim me te larte me kalimin e kohes.

7-Nje game e gjere e crregullimeve shkaktohet nga faktoret psikologjike. Ndoshta 50-80 % e te gjithe ankesave te trajtuara nga doktoret.

8- Stresi i larte shpesh here nderhyn ne performancene dikujt. Mund te shkaktoje performance te dobet ne shkolle ose ne pune. Nuk marrin vendime te gabuara, mund te ndodhin aksidente dhe ndonjehere edhe probleme seksuale.

9-Akthi dhe frika na shkaktojne ne qe te shmangim shume gjera qe ne zakonisht do ti benim me kenaqesi.

10-Shton ose bie ne peshe- Shume njerez mundohen te perballen me stresin ose ankthin duke e tepruar me ushqimin e cila con ne obezitet.

Disa njerez kur perjetojne stres e humbin oreksin dhe disa bien shpejt ne peshe.

Tani qe u njohem me pasojat cfare mund te bejme qe te reduktojme stresin?

Ketu jane disa strategji efektive qe mund te t’ndihmojne:

Merru me dicka

Eshte e veshtire te shqetesohesh ndersa je duke bere dicka qe kerkon te vrasesh mendjen dhe qe kerkon planifikim.

Por pse nje teknike kaq e thjeshte eshte shume efektive?

Per shkak te nje ligji themelor te psikologjise qe eshte: “Eshte plotesisht e pamundur per cdo mendje njerezore, sado briliante te jete, te mendoje me shume se nje gje ne nje kohe te caktuar.”

Mbyll syte dhe provo ne te njejten kohe te mendosh per statujen e lirise dhe cfare do te besh neser ne mengjes.

E njejta gje eshte edhe ne fushen e emocioneve, ne nuk mund te ndihemi entuziast duke bere dicka emocionuese dhe ne te njejten kohe te ndihesh i terhequr nga stresi.

Njeri emocion fiton mbi tjetrin.

Te besh punet e shtepise, te luash cdo lloj sporti, te pikturosh, te kercesh, te kendosh, mund te ndihmojne.

Ne kete rast, puna apo aktivitetet perdoren si ilac per trurin.

3 Hapa

Nje nga karakteristikat e stresit eshte qe shkaterron aftesine tone per tu perqendruar.

Kur ne stresohemi mendja jone shkon ketu, atje dhe gjithkund, keshtu ne humbim fuqine per te vendosur.

Hapi i pare: Analizo situaten pa frike dhe ne menyre te sinqerte se cila eshte gjeja me e keqe qe mund te ndodhe.

Hapi i dyte: Pasi te kesh gjetur se cila eshte gjeja me e keqe qe mund te ndodhe. Pranoje.

Kur ne e shtyjme veten te perballemi me me te keqen dhe e pranojme nga ana mendore atehere ne i eliminojme te gjitha gjerat imagjinare. Ne kete menyre e vendosim veten ne nje pozicion ne te cilin ne jemi ne gjendje te perqendrohemi ne problemin tone.

Nga ana e psikologjise kjo do te thote nje clirim i energjise. Kur ne kemi pranuar me te keqen, atehere ne nuk kemi asgje per te humbur.  

Hapi i trete: Nga ai cast kushtoi kohen dhe energjine duke u perpjekur per te permisuar gjene me te keqe qe mund te ndodhe te cilen ti e ke pranuar menderisht.

Arsyeja qe kjo metode eshte efikase eshte sepse kur ne ndihemi te stresuar kemi tendencen per te ekzagjeruar problemin per te cilen po ndihemi ne ankth. Por kur ne pranojme me te keqen ne ndjehemi te lire dhe mund te mendojme zgjidhjen me gjakftohtesi.

4 Zakone te mira

Keto zakone mund te te ndihmojne te mos stresohesh shume ne pune.

1. Pastro tavolinen tende nga te gjitha letrat pervec atyre qe lidhen me problemin

Ne korridoret a librarise Tomas Xheferson ne Washigton DC. ka disa tabela me kuota.

Nje nga ato eshte: Rregulli eshte ligji kryesor is parajses.

Duhet te jete edhe rregull kryesor ne biznes dhe ne jete.

Nese tavolina eshte plot me letra ose kompjuteri plot me mesazhe te papergjigjura, do te te kujtoje ty se ke nje milion gjera per te bere ne pak kohe.

Sensi i obligimeve qe nuk  mbarohen te shkakton qe te perjetosh stres dhe lodhje. Keshtu, bej gjerat sipas kohes. Kur ti ke nje detyre te paperfunduar, mbaroje.

2. Bej gjerat me te rendesishme ne fillim

Eshte nje rregull efektiv dhe i drejtperdrejte per te menaxhuar kohen.

Mundohu te vendosesh objektiva perpara se te biesh ne darke ose kur te zgjohesh ne mengjes.

Mendo per detyren me te rendesishme dhe kryeje.

3. Kur te perballesh me nje problem, zgjidhe.

Mos i zvarrit punet, dhe mos i ler per me vone. Vendos qe te perballesh me problemin dhe gjej faktet ose mjetet e nevojshme per ta zgjidhur

4. Delegoja punen te tjereve

Te besh gjithcka vete do te beje te ndihesh i shqetesuar, i lodhur dhe joproduktiv. Eshte e veshtire te delegosh pergjigjesi te dikush tjeter. Delegoju nje pune qe mund ta bejne te tjeret ne menyre qe ti te perqendrohesh ne punet qe vetem ti mund ti besh.

Mos u streso per te nesermen

Menyra me e mire per tu pergatitur per te nesermen eshte qe te perqendrosh te gjithe inteligjencen, entuziazmin per te bere punen e dites se sotme ne menyre te shkelqyer.

Sigurisht qe duhet te mendosh, te planifikosh, te pergaditesh per te nesermen, por mos u ndjej ne ankth.

Shume persona bejne gabimin duke jetuar ne kufijte shkaterrues te diteve te djeshme dhe frikes nga e nesermja.

500 vjet p.l.k filozofi grek Herakliu u tha studenteve te tij qe “Cdo gje ndryshon, ti nuk mund te shkelesh ne te njejtin lume dy here”.

Lumi ndryshon ne cdo sekonde, dhe keshtu edhe njeriu qe shkel ne te.

Jeta eshte ne ndryshim te vazhdueshem, pra e vetmja siguri eshte e sotmja.

Pse duhet te shkaterrojme bukurine e te jetuarit sot duke u perpjekur per te zgjidhur nje problem te te arrdhmes. Ne nje te arrdhme qe eshte ne ndryshim te vazhdueshem dhe pasiguri. Nje e arrdhme qe askush nuk mund ta parashikoje me siguri?

Pse dreqin po shqetesohem?

Gjate luftes per kontrollin e Guadalcanal, revista Time shkroi nje artikull per nje rreshter i cili ishte goditur ne qafe.

Atij i bene 7 transfuzione gjaku.

Ai shkroi nje shenim doktorit te tij duke pyetur:

A do te jetoj? Doktori u pergjigj po.

Ai shkroi nje tjeter shenim duke thene: A do te mundem te flas, Doktori perseri u pergjigj qe po.

Me pas shkroi nje shenim duke thene: Atehere pse dreqin po shqetesohem?

Ndonjehere ne kemi tendencen te shqetesohemi per gjera qe nuk i kemi dhe harrojme ato qe kemi. Asnjehere mos u fokuso ne ate qe nuk ke.

Ne rekomandojme:

13 Menyra efektive per te reduktuar stresin ne menyre natyrale

Vitaminat B dhe roli i tyre vital ne shendetin tone

10 Ushqime qe permbajne magnez

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...