2021-03-10

FFK: Spanja e di se në Sevilla luajmë me himn e flamur!

 








Federata e Futbollit e Kosovës lidhur me provokimin e sotëm të Federatës së Futbollit të Spanjës, e cila në paralajmërimin e ndeshjes kualifikuese të Botërorit “Katar 2022” që zhvillohet më 31 mars në Sevilla, Kosovës iu referua si territor, reagon si më poshtë:

Qasja e shtetit spanjoll në drejtim të shtetit të Kosovës fatkeqësisht ka qenë destruktive që nga shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt 2008, por kjo qasje dhe makijazhi që institucionet e këtij vendi mundohen t’i bëjnë shtetësisë së Kosovës, nuk mund ta ndryshojnë dot historinë dhe realitetin.

Kosova është shtet i pavarur, i pranuar nga shumica e vendeve më të zhvilluara e demokratike të globit dhe anëtare e barabartë me të gjitha shtetet tjera në UEFA e FIFA, që nga maji i vitit 2016.

Përpjekja e spanjollëve për ta minimizuar shtetësinë e Kosovës në ndeshjen e 31 marsit për kualifikimet e Botërorit “Katar 2022”, duke iu referuar Kosovës si territor, është e kot dhe e padrejtë. Ata janë të vetëdijshëm se në këtë datë do të përballen me Kombëtaren e Kosovës, e cila do të paraqitet si çdo shtet tjetër.

Kriteret e UEFA-s e FIFA-s janë të ditura e të qarta si kristali dhe Spanja e dinë këtë, prandaj çka do që thuhet e shkruhet nuk i ndërron këto rregulla dhe në asnjë mënyrë nuk do të ndërrohen. Nëse ata duan medialisht të arsyetohen para opinionit të brendshëm është çështje e tyre, por Kosova nuk do të bëjë asnjë lëshim – ne do të luajmë vetëm sipas kritereve dhe rregullave strikte të UEFA-s, me himn dhe flamur shtetëror, përndryshe ndeshja nuk do të zhvillohet.

Gjithsesi, për ne është e papranueshme kjo formë qasjeje e spanjolleve dhe menjëherë jemi vënë në kontakt me Federatën spanjolle, ku tani jemi në pritje të një reagimi të tyre të shpejtë. Nëse ata nuk do të reagojnë në këtë drejtim, atëherë ne do të jemi të detyruar të kërkojmë të drejtën tonë në UEFA, ku do të kërkojmë mbrojtje nga ky institucion, sepse jemi vend anëtar i UEFA-s me të drejta të barabarta sikurse 54 federatat tjera dhe Spanja është e obliguar të na trajtojë në atë formë.

FFK pret që Federata Spanjolle të sillet konform rregullave të UEFA-s e FIFA-s dhe të mos bëjë veprime të cilat dëmtojnë raportet ndërmjet federatave dhe dy shteteve tona.

Eliot Engel uron FSK-në për misionin e parë jashtë vendit krah ushtrisë amerikane

 

Ish-kongresmeni amerikan dhe miku i Kosovës, Eliot Engel ka përshëndetur mision e parë paqeruajtës të FSK’së jashtë vendit.

Engel përmes Twitterit ka uruar Kosovën për dërgimin e trupave për herën e parë jashtë vendit.

“Urime Republikës së Kosovës për bashkimin në misionin tuaj të parë paqeruajtës ndërkombëtar”, ka shkruar Engel.

Nisja e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misionin e parë paqësor jashtë vendit, përkatësisht në Kuvajt, të martën u cilësua si ditë historike nga udhëheqësit politikë në Kosovë.

Në ceremoninë e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësor jashtë vendit, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, tha se misioni paqeruajtës gjashtëmujor u bë falë Shteteve të Bashkuara.

“Programi i partneritetit shtetëror me ushtrinë amerikane ka qëllim afatgjatë dhe ka për qëllim krijimin dhe zgjerimin e partneritetit me FSK-në, në funksion të promovimit të sigurisë rajonale, por edhe më gjerë. Sot një nga këta objektiva po nis përmbushjen e tij”, tha Osmani.

Kontingjenti i FSK-së, që niset për në Kuvajt, do të jetë si pjesë e Gardës Kombëtare të Ajovas.

Media spanjolle për qasjen e Spanjës ndaj Kosovës


Spanja nuk do t’i referohet Kosovës si shtet sovran, qasja do të jetë tjetër edhe me flamurin e Kosovës, i cili nuk mund të shfaqet pranë atij spanjoll, ka shkruar gazeta spanjolle “Marca”  .

Sa i përket himnit, spanjollët nuk do ta paraqesin siç ndodh zakonisht, “himni kombëtar i …”, por do të thuhet se tani do të prezantohet muzika e dhuruar nga territori i Kosovës.

Këto, sipas gazetës nga Madridi, janë rekomanduar nga Ministria e Jashtme e Spanjës

Federata spanjolle:Ndeshja Spanjë – Kosovë do të zhvillohet konform rregulloreve dhe protokollit të FIFA-s dhe UEFA-s

 

Federata e Futbollit e Spanjës (RFEF)ka thënë se ndeshja Spanjë – Kosovë do të zhvillohet konform rregulloreve dhe protokollit të FIFA-s dhe UEFA-s për ndeshje zyrtare.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar për një telefonatë që presidenti I FFk-së, Agim Ademi, e ka pranuar nga RFEF.

Njoftimi i FFK-së:

Gjatë ditës së sotme, presidenti Agim Ademi, e ka pranuar një telefonatë nga Federata e Futbollit e Spanjës (RFEF). Me këtë rast RFEF ka shprehur keqardhje për lajmet e publikuara në mediat e atjeshme dhe ka konfirmuar se ndeshja Spanjë – Kosovë do të zhvillohet konform rregulloreve dhe protokollit të FIFA-s dhe UEFA-s për ndeshje zyrtare.

Po ashtu, Federata e Futbollit e Spanjës ka shprehur mikpritjen e tyre për Kombëtaren e Kosovës dhe u tregua e hapur në bashkëpunim për çfarëdo nevoje që mund të ketë FFK-ja.

Në anën tjetër presidenti Ademi shprehu respektin dhe besimin e tij ndaj Federatës së Futbollit të Spanjës dhe shprehu bindjen e tij se do të zhvillohen dy ndeshje shumë të mira si në Sevila po ashtu edhe në Kosovë.

Presidenti Ademi përmes telefonit bisedoi edhe me zyrtarët e UEFA-s. Këta të fundit e kontaktuan atë për ta sqaruar situatën e krijuar së fundmi dhe ia konfirmuan se gjithçka është në rregull dhe se ndeshja do të zhvillohet ashtu siç është paraparë.

Në një vit pandemi, humben 50 mijë vende të punës dhe bie cilësia në arsim


Përveç në shëndetin publik, pa dyshim pandemia ka ndikuar dukshëm edhe në rënien ekonomike në Kosovë, në rënien e cilësisë në arsim, mbylljen e mbi 10 mijë bizneseve dhe humbjen e mbi 50 mijë vendeve të punës.

Kështu është thënë sot në tryezën e organizuar nga Instituti për hulumtime sociale “Paragon” me temën “Ndikimi i pandemisë COVID-19 në tregun e punës, sfidat si dhe pritshmëritë”.

Florian Aliu nga ky Institut gjatë prezantimit të hulumtimit theksoi se pandemia ka ndikuar që për rreth 150 mijë punëtor në sektorin privat ende kanë vështirësi t’u sigurohen pagat. Teksa ka shtuar se rritja e të hyrave në buxhetin e shtetit ka ndikuar tërheqja e 10 përqind të Trustit.

“Ndikimi i pandemisë shprehur në numra tregon se afër 50 mijë punëtorë kanë humbur vendin e tyre të punës, dhe afër 10 mijë biznese të vogla dhe të mesme kanë falimentuar. Por, mbi 150 mijë punëtorë hasin ende në vështirësi në paga. Të hyrat e shtetit janë rritur me zbutjen e masave dhe ndihmën nga pakot ekonomike. Në janar të vitit 2020 janë 111 milionë euro të hyra në doganë, kurse në janar të vitit 2021 kemi një rritje në 123 milionë euro të hyra në doganë. Kjo vjen si rezultat I futjes në treg të 200 milionë euro nga Trusti, rritja e konsumit dhe fuqizimit të konsumatorit”, theksoi ai.

Ndërsa, Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomisë së Kosovës, cili tha se 64 përqind është rënia e të hyrave në gastronomi ose siç tha ai 20 milionë dëmet në këtë sektor për shkak të masave shtrënguese që ishin ndërmarr për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Vranica po ashtu tha se 11 mijë punëtorë kanë humbur vendet e punës në gastronomi.

“Ne, sipas të dhënave publike të Agjencisë së Statistikave në tre mujorin e dytë 2020 sa I përket qarkullimit kemi 64 përqind rënie si sektor, ku në shifra I bie që rreth 20 milionë euro kemi pësuar dëme. Kjo shifër është e madhe duke marrë parasysh edhe impaktin e sektorit të gastronomisë në ekonominë e vendit, pra duke qenë punëdhënësi numër 3 më i madh në vend[…]andaj, që nga fillimi e deri më tani është dashur që të ketë një qasje më proaktive sa i përket konsideratës ndaj këtij sektori kaq të zhvilluar. Dëmet nuk kanë qenë vetëm këto. Ne kemi pasur edhe një raport hulumtues të cilin e kemi realizuar më 23 nëntor të vitit 2020, dhe këto të dhëna kanë qenë mjaft shqetësuese ku kemi parë që të 89 përqind e bizneseve deri në tetor kanë punuar me humbje, vetëm 11 përqind e tyre kanë qenë në gjendje rentabile”, theksoi Vranica.

Edhe Fisnik Dukolli nga Instituti “Paragon” tha se në periudhën e pandemisë Covid-19 tash e një vit ka pësuar gjithashtu edhe cilësia në arsim, dhe tërë zinxhiri ekonomik, me mbyllje të bizneseve dhe humbje të vendeve të punës.

Dukolli tha se përveç sektorit të gastronomisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit, ka pësuar mjaft edhe sektori medial në Kosovë.

“Pa dyshim që pandemia në vendin tonë ashtu si në krejt botën ka ndikuar dukshëm në rënien ekonomisë, duke prekur pothuajse të gjithë sektorët e jetës sonë, ku më pak e ku më shumë. Gjithsesi nga kjo pandemi ka pësuar një rënie mjaft të madhe cilësia në sektorin e arsimit si dhe efikasiteti në shërbimet e administratës shtetërore dhe lokale. Pandemia ka ndikuar negativisht në tërë zinxhirin ekonomik duke prekur të gjithë grup moshat dhe të punësuarit aktiv në tregun e punës në sektorin privat për të manifestuar në mbylljen e bizneseve, por edhe humbje të vendeve të punës. Duke marrë parasysh se Kosova ka një treg të punës kryesisht në ofrimin e shërbimeve, sektorët më të rënduar dalin të jenë gastronomia dhe ndërtimtaria, por që impakt negative kemi pasur shumë edhe në prodhimtari, transport, turizëm, agrobiznes dhe në tregun medial”, tha Dukolli.

Disa nga rekomandimet për institucionet kompetente, të cilat ky Institut mendon që janë të vlefshme, është ndërtimi i një sistemi të fortë shëndetësor, forcimi i skemës për mbrojte sociale dhe ekonomike, rritje e sistemit të mbrojtjes për punëtorët dhe të drejtat e tyre si dhe mobilizimi I burimeve financiare për transformimin ekologjik të ekonomisë.

KMDLNJ paralajmëron:Veteranë , mos kaloni nëpër Serbi

 


Serbia , jo në pak raste ka arrestuar shqiptarë që kanë kaluar nëpër Serbi , qoftë ata të Kosovës , si kalimtarë rasti apo shqiptarë nga Kosova të punësuar në shtetet perëndimore. Një numër të tyre i ka mbajtur për muaj të tërë në paraburgim kurse disa i mbanë edhe sot , me akuza të sajuara se kanë bërë krime lufte në Kosovë ndaj serbëve dhe komunitetit tjetër joshqiptar.

Për shkak të marëdhënieve të pavendosura midis shteteve dhe për shkak se zyra ndërlidhëse nuk ka pasur qasje në këto raste , të arrestuarit nga Kosova kanë mbetur nën mëshirën e avokatëve që iu kanë marrë shuma të mëdha parash. Republika e Kosovës , për shkak të rrethanave aktuale nuk ka mundur t’iu dal në ndihmë të arrestuarve ndërsa ndërkombëtarët kanë mbajtur një qëndrim neutral ndaj shqiptarëve të arrestuar kurse zëshëm ka reaguar për serbët e arrestuar në Kosovë të akuzuar për krime lufte. Shqiptarëve të arrestuar në Serbi nuk mund t’iu garantohet gjykimi i drejtë , i paanshëm dhe i pandikuar politikisht dhe , rrjedhimisht as mbrojtje efektive juridike.

KMDLNj edhe më parë ka bërë thirrje publike që të gjithë ata , që në një mënyrë apo tjetër kanë qenë pjesë e UÇK-së , të mos kalojnë nëpër Serbi sepse mund të arrestohen gjë që edhe ka ndodhur. Madje , në bazë të kërkesave të Serbisë në Interpol , një numër i shqiptarëve janë arrestuar në shtetet perëndimore dhe ka pasur rrezik të ekstradohen në Serbi. Në mesin e të arrestuarve në shtetet perëndimore ka pasur udhëheqës të lartë ushtarak të UÇK-së dhe udhëheqës të lartë politikë në Kosovë , presidenti ,kryeministri , ministra etj.

Serbia ka qenë shumë aktive në sajesën e akuzës për të ashtuquajturën “ Shtëpinë e Verdhë “ , duke sajuar akuza për vrasje ,  rrëmbim ,  trafikimim të organeve  të serbëve , romëve dhe të tjerëve që ishin dërguar në Shqipëri pas së cilës senatori Dik Marti bëri një raport e që për pasojë e kishte formimin e Dhomave të Specializuara në Hagë . Vet Dhomat e Prokurorit të Specializuar në Hagë kanë pranuar se janë furnizuar në baza të rregullta me materiale inkriminuese ndaj ish – udhëheqësve të UÇK-së e që mbahen sot në paraburgim në Hagë sikur që kishte formuar grupe të veçanta në Kosovë që blinin dëshmitarë , me shuma deri në 300,000 euro , kinse iu janë hequr organet dhe që pastaj ishin trafikuar. Për shkak të presionit të madh politik , grupi i serbëve të arrestuar në Kosovë e që dyshohej se blinin dëshmi  nga serbë , romë dhe të tjerë , pas disa muajve qëndrim në paraburgim , u liruan për t’u mos gjykuar asnjëherë ndonëse kishte prova të pamohueshme në përfshirjen e tyre në këtë grup kriminal , të financuar nga Serbia.

Tash , Serbia është shumë e angazhuar që të gjejë sa më shumë “ prova “ dhe dëshmitarë kundër të akuzuarve dhe arrestuarve shqiptarë që janë të paraburgosur në Hagë prandaj ka intensifikuar të gjithë mekanizmat që mund t’i përdorin apo kepërdorin në Hagë. Natyrisht , pjesa kryesore ku mund të sigurojnë dëshmi dhe dëshmitarë janë ish ushtarë të UÇK-së . KMDLNj ka informata se Serbia e ka marrë komplet listën e veteranëve të luftës së ish UCK-së në mënyrë që , nëse iu ofrohet mundësia , t’i arrestojnë dhe t’i detyrojnë të japin dëshmi të rrejshme apo t’i shndërrojnë në bashkëpunëtorë.  Ka raste kur pjesëtarë të tillë kanë qëndruar në Serbi e pastaj janë paraqitur si dëshmitarë në proceset gjyqësore në Kosovë apo janë në listën e dëshmitarëve të mbrojtur në Hagë.

Për këtë arsye , KMDLNj bënë thirrje publike që të gjithë ata që kanë qenë pjesë e luftës çlirimtare apo që e kanë ndihmuar luftën , në asnjë mënyrë të mos udhëtojnë nëpër Serbi sepse lehtësisht mud të arrestohen dhe të kushtëzohen me lirim , në kundërvlerë të dhënies së informatave që i duhen Serbisë.

Nuk është aspak e domosdoshme që të kalohet nëpër Serbi aq më parë që ka rrugë të tjera alternative për të udhëtuar në shtetet perëndimore. Nëse veprohet ndryshe , ka rrezik të madh të arrsetohen , pa mundësi që shteti i Kosovës t’iu dal në ndihmë për shkak të rrethanave aktuale dhe mungesës së raporteve midis Kosovës dhe Serbisë. Jemi dëshmitarë që Nezir Mehmetaj po mbahet në burg në bazë të akuzave të sajuara dhe , përkundër dëshirës dhe vullnetit që t’i ndihmohet , është e pamundur të bëhet kjo.

Shqiptarët e hutuar, e zeza e kombit!


/Shkruan: Fahri XHARRA

Demokraci vëlla, shkruaj çka të duash , fol si të duash :”është kohë e artë”. ”Liri e të shprehurit” : shaj sa të mundësh, denigro kë të duash!. Poshtërsi kombëtare : ”Njollos sa të mundësh ! Mos e kurse askënd !”. Qëpoj sipas qejfit, pa kurrfarë përgjegjësie ndaj kombit, ndaj historisë, ndaj ardhmërisë . Qëllimi i përbashkët : ” Nuk jemi komb, jemi të vonshëm, s´kemi heronj kombëtar, nuk e meritojmë shtetin -nuk i meritojmë të dy shtetet që i kemi, nuk jemi të aftë të udhëheqim dhe jemi rastësi në këto fusha e male të begata. Caku i huaj i “qëllimit ” tonë : ” Largohuni nga këtu, se jeni jo nga këndej pari! ”
Ideja e huaj, realizimi i ynë : Jemi komb i shpifur ! Nuk i takojmë as lëkurës e as mishit . Parat e huaja, mjerimi ynë .

Kur e lexoj të shkruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës (e mos qoft ai kuvend se çka mbanë): “Debatet e fundit për Skënderbeun në Shqipëri kanë qenë mjaftë të mira dhe të trajtuara me profesionalizëm nga shumë historianë dhe analistë, kurse te ne në Kosovë ende nuk kemi një debat të tillë të mirëfilltë. Sipas librave autentik të historisë dhe sipas historianëve e analistëve nga Tirana u qartësuan shumë gjëra. Se Skënderbeu nuk kishte ngritur flamurin kuq e zi në Krujë por flamurin e Bizantit, se Kuvendi i Lezhës nuk ishte Kuvend shqiptar por ishte Kuvend i kombeve të ndryshme të besimit krishterë për të luftuar Perandorinë Osmane. Pra Kuvendi ishte në bazë fetare dhe jo në bazë kombëtare sepse në mesjetën e hershme kombet nuk kishin lindur ende dhe nuk kishte kurrfarë rëndësie se çfarë gjuhe flisje kur vihej interesi fetar para. Sipas historisë, Skënderbeu me t’u kthyer në Krujë muslimanëve shqiptar iu dha të zgjidhnin në mes krishterimit ose vdekjes, shumica e tyre refuzuan të braktisnin besimin islam dhe i masakroi pa mëshirë.”… më lind dyshimi të mendoj se mos rastësisht (bëje Zot ëndërr!) nuk jam në Kosovë . Por kur e shoh që është e shkruar dhe e folur shqip (bëje zot ëndërr) nuk i zë besë vetës që jam shqiptar.

Sa më ”dhimbset” Perandoria turke që nuk gjeti miq në atë kohë në tokat tona, se sa mirë do ta kishim sikur të mos na vinte (me zjarr e tmerr) kurrë këndej pari. Sa i paskan pëlqyer deputetit ”debatet e fundit për Skënderbeun në Shqipëri” dhe me çfarë keqardhje ende në Kosovë nuk paskemi një sqarim të mirëfilltë për atë kohë . Sa me “keqardhje po shkruaj ”që s´po iu del krah askush në Kosovë amirahmetëve, gëzimkëlmendëve, fuadramiqëve, shefqetkrasniqëve, milazimkrasniqëve .

Po ku paskemi qenë deri më tani që nuk e paskemi ditë që Skënderbeu e paska ngritur flamurin e Bizantit në Krujë (oliverschmiti, fatos lubonja, abdi baleta )? Çfarë mësimi i ”mbrapsht “i historisë sepse nuk na kanë treguar që Skënderbeu ” me t’u kthyer në Krujë myslimaneve shqiptar iu dha të zgjidhnin në mes krishterimit ose vdekjes, shumica e tyre refuzuan të braktisnin besimin islam dhe i masakroi pa mëshirë.” ?!?! Dhembshuri historike . Vajtim!
Sa të mjerë që jemi e nuk po e dimë që ne jemi komb i ”krijuar ” fare rishtas, apo të ardhur nga Azerbajxhani bukur moti, apo që jemi serbë të albanizuar, apo jemi arnautash që dikur flitnim serbisht dhe turku na e ”mësoi shqipen ” për inat të të popullit tonë ” amë , që të ndihemi shqiptarë (Oliver Schmitt) . Sa më vjen keq që ne nuk po ia ”ditkam ” për nderë Perandorisë Osmane që na bëri” njerëz dhe na kulturoi” (Fatos Lubonja).Po ç ‘lidhje ne kishim me pellazgët, ilirët, dardanët ? Të kotë e kemi që mundohemi të krijojmë ” lidhje artificiale ” me gjëja se të parët tonë (Oliver Schmitt).

Po na jemi rastësi, se ”eshtrat tona të të parëve tanë, kanë humbur maleve si ato të arushave dhe ujqërve ” dhe se vështirë të ” gjendet ndonjë fakt arkeologjik” për ne (J.Deretiç)
Sa më vjen keq që kot po mundohemi të kemi një gjuhë të bashkuar, të njësuar kur e dimë që ”jemi popull me njëqind dialekte. dhe që fshati me fshat ” nuk merret vesh ndër veti ( Jovan Cvijiç) S´di pse nuk gëzohemi që flasim një gjuhë të re ”kosovare ” e mbi të gjitha një ”identitet mysliman ” ( të Rexhep Qosjës) Çudi! dhe “mosmirënjohës.”
Sa keq që nuk po jemi falënderues që po na këshillojnë që vajzave tona t´iu vejmë shaminë mbi kokë dishtën ato apo jo. Por edhe ferexhenë, pse jo nëse ato e pranojnë Pse nuk ndihemi krenar që kemi nismëtar të kthimit pas. Pse nuk jemi krenar që vendet arabe dhe turke ”prodhojnë ” pa shpenzime familjare e as nuk harxhojmë fonde publike për që të na i ”shkollojnë” djemtë tanë? Eeeeeeeej, kur ata kthehen mu atëherë do të urrejmë pse jemi shqiptarë, pse flasim shqip . Sa “gëzim”!

Është për brengosje se si i madh e i vogël nuk kërcejmë sipas ”defit” arab, dhe që 15 vjet këndej në Kosovë, e që 22 në Shqipëri në ”lulen e demokracisë ” nuk ndihemi krenar për këtë liri të vetë humbjes, vetëmohimit, dhe vete zhbërjes.
”Pra Kuvendi ( 1444fxh ) ishte në bazë fetare dhe jo në bazë kombëtare sepse në mesjetën e hershme kombet nuk kishin lindur ende dhe nuk kishte kurrfarë rëndësie se çfarë gjuhe flisje kur vihej interesi fetar para atij kombëtar… e sot që po i themi vetës komb (mos kofshim, më mirë), për ç farë interesi po flasim. E edhe në Kuvend!
Por edhe diçka, sa mirë që ishim dhe e kishim dikur ”Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin!
Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në “perandorinë tolerante”, përveç njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar. (Ismail Kadare)” . Te ecim o burra e ta kthejmë këtë kohë!
Pa e harruar : “Të faleminderit” Shqipëri për debate të trajtuara me profesionalizëm, për Skënderbeun .. Ju faleminderit të gjithëve atyre që po na ndihmojnë me sa munden që të mos e duam popullin tonë dhe të kaluarën tonë historike. I falënderoj të gjithë ata që po çojnë ujë në mullirin e sllavizmit .”I falënderoj “te gjithe ata qe punojnë kundër kombit dhe ardhmërisë evropianë te sajë!

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...