2021-04-21

Detaje nga ngjarja që tronditi Elbasanin ku u vra Pjerin Xhuvani, autori është një ish efektiv i RENEA

Zbardhen emrat e personave të plagosur gjatë përplasjes me armë në Elbasan. 


 Pavlo Vuksani është personi i katërt që mbeti i plagosur në ngjarjen tronditëse të Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
 Emiljano Prenga është personi i tretë që mbeti i plagosur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit pas përplasjes me armë mes mbështetësve PD-PS. 

 Mësohet se Prenga është dhëndrri i viktimës Pjerin Xhuvani që u ekzekutua ditën e sotme në qytetin e Elbasanit. 

 Janë plagosur:
 Emiljan Prenga, 39 vjeç 
 Pavlo Vuksani, 50 vjeç 
 Eltjon Bodinaku, 32 vjeç
 Xhensila Sota, 27 vjeçe ( punonjëse e policisë). 
 Ka mbetur i vrarë, Pjerin Xhuvani

 Policia e Elbasanit jep të dhënat e para: Pati një konflikt me armë dhe u vra Pjerin Xhuvani 

 Më datë 21.04.2021, rreth orës 14:00, në lagjen ‘5 Maji’, Elbasan, gjatë një konflikti është vrarë me armë zjarri shtetasi P. XH., si dhe janë plagosur shtetasit E. P., P. V. dhe E. B. 

 Gjithashtu, në përpjekje për të parandaluar krimin është plagosur edhe punonjësja e Policisë e forcës së posaçme ‘Shqiponjat’, XH. S. Menjëherë në ndihmë të patrullës kanë shkuar shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje dhe dalje të qytetit të Elbasanit.


 Gjithashtu, menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë të hetimit të krimeve kundër personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, të Drejtorisë së Krimeve Kundër Personit e Pasurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan po vijon intensivisht puna për fiksimin dhe administrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes dhe dokumentimit të ngjarjes. Ndërkohë janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë Elbasan dhe Tiranë, disa persona të dyshuar se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen, si dhe është bërë e mundur vënia në pranga e autorit të vrasjes, shtetasi A. P., ish punonjës police. 

 Vijon puna për kapjen dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje. - Dalin fotot kur autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit me armën në dorë qëllon ndaj Pjerin Xhuvanit. 

Arbër Paplekaj ka qëlluar me armën e tij, duke lënë të vdekur Pjerin Xhuvanit, duke plagosur dy personal, si dhe një police që ndodhej rastësisht afër vendit të ngjarjes. 

 Papleka, një nga shoqëruesit e demokratit Gazmend Bardhi, i cili është konfliktuar me policët dhe ka qëlluar në turmë. Ai ka qenë i efektiv i RENEA-s, me origjinë nga Tropoja. 

 Informacionet paraprake thonë se ngjarja ka ndodhur pranë zyrave të PD në Elbasan. 

Ndërkohë që vetëm pak më parë është larguar nga vendngjarja Gazmend Bardhi i PD. 

Mësohet se ka nisur një debat për një makinë që po blinte vota me para dhe kjo mendohet se ka qenë edhe shkaku i ndonjë konlfikti që ka përfunduar me shkëmbim zjarri.

 Autori ka zbritur nga furgoni me logon e PD-së dhe ka qëlluar në drejtim të Xhuvanit.

 Atentati dyshohet se ka qenë i mirëmenduar.

 Ka kamera dhe pritet të hapen këto kamera për të zbardhur ngjarjen. Katër persona kanë mbetur të plagosur.

 Në ditën e verës, PD akuzonte Pjerin Xhuvanin se bëri rrëmuja në Ditën e Verës, kur në Elbasan ishte Edi Rama. 

 Papleka është shoqëruesi i Bardhit, ai mësohet se ka disa persona ka qenë i angazhuar këto kohë duke i qëndruar pranë. 

 Ngjarja e ndodhur në lagjen 5 Maji, një nga më të mëdhata e kësaj ngjarje. Vrasja që tronditi Elbasanin, shoqërohet në polici Gazment Bardhi 

 Për ngjarjen në Elbasan mësohet se policia ka shoqëruar edhe edhe sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhin. 

 Sipas ABC NEWS, drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Elbasanit, Gazmend Bardhi është shoqëruar në polici pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit. 

 Numri dy i PD-së, Bardhi pak pas vrasje është parë në vendin e krimit ndërkohë së bashku me të ka qenë edhe Luçiano Boçi. 

 Autori i ngjarjes është Arber Paplekaj një shoqërues i Bardhit, si bodigard i i tij në këtë periudhë zgjedhjesh. 

 Ai pikërisht ka zbritur nga furgoni i PD-së, ku ka zbrazur armën kallash në drejtim të Xhuvanit, duke e lënë në vend. 

 Vrasja në Elbasan, Meta: Policia palë mes grupeve rivale, por gjithmonë të lidhura me Taulantin 

 Gjatë prononcimit për mediat ngaa Fieri, Presidenti Ilir Meta foli edhe për vrasjen e ditës së sotme në Elbasan. 

 Sipas kreut të shtetit, Elbasani dhe Durrësi janë dy qarqet më problematike sa i përket kriminalitetit, ndërsa shtoi se Prokuroria në Elbasan është e njëanshme, teksa i bëri thirrje organeve ligjzbatuese të shkëpusin çdo kontakt partiak.

 “Nuk mund të them asgjë për çështjen e Elbasanit. Nuk mund të flas pa pasur të qartë panoramën apo dinamikën e ngjarjeve. 

Dihet që Elbasani ka qenë dhe mbetet së bashku me Durrësin dy nga qarqet më problematike. Kandidatë të dosjes së Shijakut dhe të Dibrës janë përsëri kandidatë.

 Ajo që është shqetësuese në Elbasan është se shumica e krimeve zgjedhore që janë denoncuar i takojnë këtij qarku. Prokuroria është tërësisht e njëanshme dhe po kështu kam kërkuar nga kreu i SHISH vëmendje të veçantë. 

Dihet që policia në Elbasan bëhet palë midis grupimeve rivale por gjithmonë të lidhura me Taulantin. Ftoj organet ligjzbatuese të shkëpusin çdo kontakt apo preferencë partiake. 

 Do mbajnë përgjegjësi. Vendi mbi të gjitha nuk ka nevojë për asnjë lloj cenimi të standardeve zgjedhore. 

Dhe kaq sa kanë ndodhur janë cenuar mjaft. Të nisen të gjithë drejt 25 prillit, votat e tyre do numërohen pikë për pikë. 

Çdo njeri në administratë që përfshihet në krim zgjedhor, përjetësisht nuk do ketë më vend në administratën publike. 

 Nuk ka gjë më të shenjtë se vota e lirë dhe e barabartë. Administrata është aty për t’i shërbyer qytetarëve”, tha Meta. Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit, një ish efektiv i RENEA-s, vetëdorëzohet 

 Ora News mëson se autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit është një ish polic i RENEA-s, i identifikuar si Arbër Paplekaj nga Tropoja i cili është vetëdorëzuar.

 Vrasja e Pjerin Xhuvanit ndodhi sot rreth orës 14: 20 minuta në lagjen 5 Maj në Elbasan. 

Paplekaj kishte dy vite që ishte larguar nga policia. 

Ishte i angazhuar me Gazmend Bardhin gjatë fushatë elektorale. 

Eshte vetëdorëzuar dhe po jep deklaratat. 

Eshte shoqëruar edhe Gazmend Bardhi, informon gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj. 

 Vrasja e Pjerin Xhuvanit, pasi kreu krimin autori vodhi makinën një qytetari dhe u largua 

 Mësohet se autori i krimit është identifikuar por policia nukjep detaj por sqarojnë se autori është larguar me një makinë të një qytetari tjetër të cilin e ka vjedhur dhe e ka detyruar të zbresë nga makina dhe është larguar në drejtim të paditur. 

 Ora News zbardh dinamikën e krimit në Elbasan Pjerin Xhuvani ka qenë së bashku me disa anëtarë të grup seksioneve të PS-së që po zhvillonin një takim elektoral, kur dy makina I janë afruar pranë këtij takimi dhe kanë nisur të debatojnë dhe të përplasen fizikisht me njëri tjetrin. Xhuvani dhe dhëndri i tij kanë njoftuar sallën operative dhe menjëherë kanë shkuar efektivë të policisë dhe nëndrejtori I policisë. Edhe pse kanë pasur prani të policisë, njëri prej personave ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar. Goditja në drejtim të Pjerin Xhuvanit ka qenë në sy të policisë. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur dhe efektivja e policisë, Xhensila Sota. *** Një person është vrarë në Elbasan. Viktima është Pjerin Xhuvani ish anëtar i LSI ndërkohë së fundmi kishte kaluar me PS. Ndërkohë janë edhe dy të plagosur, një prej tyre efektive policie, Xhensila Sota. ImageFOTO GALERI Informacionet paraprake thonë se ngjarja ka ndodhur pranë zyrave të PD në Elbasan. Ndërkohë që sipas PD një mjet kishte nisur të qarkullonte në zonë dhe ofronte para në këmbim të votave. Ky dyshohet të ketë qenë edhe shkaku i ekzekutimit të tij. Ndërkohë që nga ngjarja është plagosur dhe policja e cila ishte rastësisht në zonë. ImageFOTO GALERI Viktima nuk është një emër i panjohur, ai është përfolur edhe në sherrin e ditës së verës. Kjo ngjarje e rëndë ndodh vetëm pak ditë para zgjedhjeve. (14:52) -

 Ngjarja ka ndodhur në rrugicën mes dy pallateve. Policia ka bërë rrethimin e zonës. Gazetarja e Ora News, Edisona Skenderi informon se ka qenë dëshmitare e një shkëmbimi zjarri. Një person është shoqëruar. Pjerin Xhuvani ka mbetur i vrarë në lagjen “5 Maj” të qytetit të Elbasanit.

 Ngjarja është regjistruar rreth orës 14: 20 minuta. Gazetari i Ora News, Elton Qyno, informon se nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i plagosur edhe një efektiv polici. Një vrasje me armë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 5 Maji të qytetit të Elbasanit.

 Burime bëjnë me dije se është vrarë me armë zjarri Pjerin Xhuvani, personazh i njohur në Elbasan, i cili ka qenë dhe drejtues i LSI-së për Elbasanin. Së fundi Xhuvani kishte kaluar me PS-në dhe u akuzua si një nga nxitësit e dhunës që ndodhi ditën e verës në Elbasan, ku pati përplasje mes mbështetësve të forcave politike, pas takimeve në të njëjtin orar të Ramës dhe Bashës.

 Burime jozyrtare bëjnë me dije se në vendin ku ka ndodhur vrasja janë dëgjuar më shumë se 20 të shtëna. Burimet bënë me dije fillimisht për Faxweb.al se në vendin ku u vra Xhuvani ishte konstatuar një mjet që po shpërndante para, në kuadër të blerjes së votave për 25 Prillin. 

 Në vendngjarje janë mbledhur forca të shumta policie dhe 4 autoambulanca, pasi raportohet se ka mbetur i plagosur edhe një efektiv policie. *** 

 Pak minuta më parë ka ndodhur një vrasje në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Pjerin Xhuvani.

 Ndërkohë, raportohet edhe për dy persona të plagosur. Nuk dihen detaje të tjera për ngjarjen.

Publikimi i një dokumenti joformal, i njohur si “non-paper”, në Slloveni, ku përmendet ricaktimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor, ka ngjallur reagime ndaj strukturave udhëheqëse të Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

Publikimi i një dokumenti joformal, i njohur si  “non-paper”, në Slloveni, ku përmendet ricaktimi i kufijve në Ballkanin Perëndimor, ka ngjallur reagime ndaj strukturave udhëheqëse të Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

Me këtë rast, tema e kufijve është rikthyer në diskursin politik të Kosovës dhe Serbisë, në kohën kur është paralajmëruar rinisja e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

Një media në Slloveni ka raportuar se kryeministri slloven Janez Jansha, dokumentin në fjalë e ka dërguar në Këshillin Evropian. Kurse Qeveria e Sllovenisë nuk ka pranuar të komentojë këtë çështje, duke fajësuar partitë opzitare në këtë shtet. As Bashkimi Evropian dhe Këshilli Evropian nuk e kanë komentuar përmbajtjen e dokumentit në fjalë.

Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, në një përgjigje për KALLXO.com ka bërë të ditur se një dokument të tillë as nuk e ka pranuar Komisioni Evropian.

“Ne kurrë nuk komentojmë për dokumente të ndryshme të botuara nga mediat. Për më tepër, në këtë rast specifik nuk i takon Komisionit Evropian ose Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm të shprehemi në lidhje me çështjen e pretenduar non-paper, pasi Komisioni nuk ka pranuar asgjë dhe nuk është në dijeni për përmbajtjen e pretenduar të një dokumenti të tillë”, thuhet në përgjigjen e tij,

Sipas Stanos, pyetjet në lidhje me të “duhet t’i drejtohen dërguesit të pretenduar (kryeministrit slloven) ose marrësit të supozuar (presidentit të Këshillit Evropian)”.Ndërkaq, Simos Piperidis zyrtar për shtyp në Këshillin Evropian, në një përgjigje me shkrim për KALLXO.com ka theksuar se nuk mund të japin ndonjë koment, duke mos treguar nëse kanë pranuar një dokument të tillë. 

“Fatkeqësisht, nuk kemi asnjë koment për të ndarë në lidhje me këtë”, thuhet në përgjigjen e tij.

Kurse, Qeveria e Sllovenisë në një përgjigje për KALLXO.com ka deklaruar se kryeministri i këtij shteti nuk komenton çështje që nuk ekzistojnë.

“Ne ju informojmë se Kryeministri i Republikës së Sllovenisë Janez Jansha nuk komenton non-paper dhe çështjet e tjera që nuk ekzistojnë. I gjithë mbulimi mediatik i dokumenteve të pretenduara nuk kanë asnjë lidhje me Qeverinë e Republikës së Sllovenisë. Ne gjithashtu besojmë se komenti më i përshtatshëm për këtë çështje do të ishte nga partitë e opozitës së majtë sllovene, të cilat për mendimin tonë janë burimi i kësaj çështjeje”, thuhet në përgjigjen e tyre.Sipas përmbajtjes së publikuar të non-paper-it, bëhet fjalë për ricaktimin e kufirit të Kosovës dhe Serbisë, si dhe parashikohet mundësia e shkëputjes së entitetit të Republikës Serbe nga Bosnje e Hercegovina, bashkimi i pjesëve me shumicë shqiptare të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, si dhe bashkimi i një pjese të Bosnje e Hercegovinës, pra, Hercegovinës perëndimore me Kroacinë, raportoi Radio Evropa e Lirë.(REL).

Çështja e ndryshimit të kufijve ka qenë aktuale në verën e vitit 2018, kur ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas takimeve me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, proklamonte idenë për “korrigjimin e kufirit” në kuadër të marrëveshjes mes të dyja vendeve. Pas një viti kjo ide u zbeh pas kundërshtimeve të mëdha. 




Hulumtimi i “Kallxo Pernime” zbardh skemën e falsifikimeve të testeve PCR për COVID-19

 


Hulumtimi i sotëm i “Kallxo Pernime” zbardh skemën e falsifikimeve të testeve PCR për COVID-19

Pronarë laboratorësh dhe mërgimtarë rrëfejnë për rastet kur janë zbuluar teste të falsifikuara.

Gjatë emisionit  ekspertë të sistemit të drejtësisë kanë shpjeguar pasojat e falsifikimit të testeve duke treguar se shumë mërgimtarë rrezikojnë të humbin vizat nëse zihen me teste të falsifikuara.


Emisioni trajton edhe vendimin e IKShPK-së me të cilin është ndaluar kryerja e testeve PCR për qytetarët të cilët dëshirojnë të udhëtojnë.
Në intervista, zyrtarët nga Instituti i Shëndetit Publik tregojnë poashtu për rastet kur instituti ka zbuluar teste të falsifikuara.

Hulumtimi transmetohet sonte nga ora 22:15 në RTV Dukagjini dhe në KALLXO.com.


Kush po e fiton garën elektorale në rrjetet sociale?

Besar Likmeta "Birn" -Tiranë

Një  analizë  e BIRN-ite të dhënave nga llogaritë e faqeve të Facebok-ut dhe Instagram-it të qindra kandidatëve që garojnë për një post në parlament në zgjedhjet e 25 prillit, tregon se Partia Socialiste në pushtet ka një ndërveprim më të lartë me votuesit se opozita.

Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, pandemia e COVID-19 dhe masat e distancimit social i kanë detyruar partitë që të kufizojnë mitingjet dhe grumbullimet masive politike. E megjithatë, një garë e ethshme për të bindur votuesit po zhvillohet në botën virtuale të rrjeteve sociale.

Shpërndarja më e gjerë e internetit, në krahasim me katër vite më parë, si dhe rritja e numrit të përdoruesve të mediave sociale i ka shtyrë partitë politike dhe kandidatët për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit që t’i përdorin ato si platformat kryesore politike të komunikimit.


Afrim Krasniqi, drejtues Institutit për Studime Politike, thekson se fushata aktuale zgjedhore ka krijuar një situatë paradoksale.
“Në kushte pandemie që jemi ne media sociale është e një rëndësie të jashtëzakonshme, e një rëndësie më të madhe se sa në një situatë normale,” thotë Gjergji Vurmo, nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM.

“Politika përdor teknologjitë e reja të komunikimit por një pjesë e madhe e shoqërisë nuk ka akses në internet ose nuk ka njohuritë e duhura për përdorimin e mediave të reja,” tha ai.

“Nga ana tjetër, listat e partive janë dominuar nga kandidatë të ardhur jo për shkak te meritokracisë së brendshme, por nga “jashtë” bazës, me imponim nga lart, ndaj këta të fundit e kanë më të lehtë të komunikojnë përmes mediave sociale ku auditori është më i gjerë sesa të bazohen tek strukturat e tyre të partive ku duhet të investohen për tu pranuar si kandidatë dhe më pas për të bërë fushatë,” shtoi ai.


Avantazhi i Partisë Socialiste maksimizohet nga investimi afatgjatë në llogaritë virtuale të liderit të saj si dhe numri i lartë i postimeve dhe videove të ngarkuara me propagandë elektorale;  një pjesë e së cilave trumbeton arritjet gjatë qeverisjes 8-vjeçare, ndërsa pjesa tjetër godet me sulme karakteriale ndaj krerëve të opozitës.
Një analizë e BIRN e të dhënave nga llogaritë e faqeve në Facebook dhe Instagram të qindra kandidatëve që garojnë në zgjedhje, faqeve zyrtare të partive politike dhe degëve të tyre vendore, tregon se Partia Socialiste dominon me numrin total të ndërveprimeve në rang kombëtar në këto dy platforma komunikimi, duke lënë pas Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste në Integrim.

Dominanca e PS-së në rang kombëtar udhëhiqet nga niveli i lartë i ndërveprimeve në faqet sociale të kryeministri Edi Rama. Ndërkohë, gara virtuale mes kandidatëve në rajone të ndryshme të vendit, nuk është gjithmonë në favor të partisë në pushtet.

Të dhënat janë mbledhur nga 85 mijë postime në Facebook dhe Instragram të bëra në dy javët e para të fushatës zgjedhore – nga 26 marsi deri më 9 prill – nga 756 llogari të partive, degëve të tyre lokale, kandidatëve dhe zyrtarëve të ndryshëm partiakë ose të zgjedhur vendorë.


“Se si funksionon algoritmi i Facebook nuk e di askush, por ideja është që sa më shumë të shpërndahet dhe bisedohet rreth një postimi, aq më shumë do dali në ‘newssfeed’-et e personave,” tha Anxhelo Lushka, nga ‘Open Labs Hackerspcace’, një komunitet aktivistësh në Tiranë që promovojnë teknologjitë e hapura dhe privatësinë në rrjetet kompjuterike.
Për mbledhjen e të dhënave, BIRN përdori ‘Crowdtangle’, një aplikacion në pronësi të Facebook. Aplikacioni mbledh të dhëna sa herë një përdorues i Facebook komenton, ndan ose reagon ndaj një postimi, duke matur popullaritetin e tij nëpërmjet një metrike të quajtur ‘shuma totale e ndërveprimeve.’

“Sa më shumë persona ta ndajnë, aq më shumë do shfaqet si postim,” theksoi ai.

Të dhënat e mbledhura përfshijnë postimet e bëra nga kandidatët dhe partitë në faqet e tyre publike në Facebook dhe Instagram. Këto të dhëna nuk përfshijnë postime në llogari private ose në grupe të mbyllura në Facebook ose Instagram.


Për shembull, një koment i lënë në faqen e kryeministrit në Facebook përllogaritet si një ndërveprim, përtej faktit që ai mund të jetë me ton pozitiv apo negativ nga një mbështetës apo kundërshtar politik.
Analizimi i të dhënave të ‘ndërveprimeve totale’ në rrjete sociale nuk është një matës i përsosur i mundësisë së një kandidati apo partie politike për të fituar zgjedhjet parlamentare.

Megjithatë, këto të dhëna janë tregues të rëndësishëm mbi mënyrën se si po tejçohet mesazhi propagandues gjatë fushatës zgjedhore nga partitë dhe kandidatët e tyre për deputetë.

PS dominon në rang kombëtar


BIRN analizoi të dhënat nga 320 llogari sociale në Facebook të kandidatëve për deputetë në zgjedhje. Në analizë u përfshinë të gjithë kandidatët që kishin një faqe publike gjatë periudhës së monitoruar – mes së cilëve 120 kandidatë nga Partia Socialiste, 110 kandidatë nga Partia Demokratike, 74 kandidatë nga Lëvizja Socialistë për Integrim dhe pjesa tjetër nga Bindja Demokratike, Nisma Thurje dhe kandidatë të pavarur.
Në rang kombëtar, Partia Socialiste ka një ndërveprim më të lartë në rrjetet sociale, në krahasim me Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Gjatë dy javëve të para të fushatës, të gjithë kandidatët në zgjedhje postuan 11,830 postime në Facebook dhe realizuan 7.88 milionë ndërveprime. Gati gjysma e postimeve ose 48.78% e tyre u bënë nga kandidatë të Partisë Socialiste, 37.02% nga kandidatë të PD dhe 11.27% nga lista e kandidatëve të LSI.

Partia Socialiste udhëheq me numrin e ndërveprimeve totale në Facebook gjatë dy javëve të para të fushatës, me 4.11 milionë ndërveprime, e ndjekur nga PD me 3.45 milionë ndërveprime dhe LSI me 243.7 mijë ndërveprime.

Flamur Hoxha,ka vlera të larta morale,humane,njerëzore dhe kombëtare

 REXHEP SHAHU

 

FLAMUR HOXHA, DEPUTETI QË E BËN POLITIKËN TË MORALSHME

 


Flamur Hoxhën, sipërmarrësin humanist që do të bëhet deputet i Kukësit me 25 prill tashmë e njohin shumë njerëz. E njohin për vlerat e larta morale, humane, njerzore.

U bënë muaj që ai takon përditë e përditë njerëz në Kukës e zona të tjera, siç pati krijuar lidhje e mijëra kontakte në rajonin e Kamzës, Paskuqanit, Lezhës, Mirditës, Laçit, Vorës e më gjërë.

I gjendshëm me këdo, i papërtueshëm, i qeshur, të sheh në sy, të dëgjon me vemendje, nuk të merr nëpërkëmbë, ka durim, ka gjithmonë kohë për tjetrin edhe pse duhet cënuar vetja, por ai ka kohë ta dëgjojë tjetrin, ka vemendje, nuk e harron hallin e tjetrit, nuk pret ta lusësh, nuk pranon lutje, nuk mban kënd zvarrë, nuk lyp vemendje.


                  Intelektual me taban komëtar : Flmur Hoxha

Është nga ata njerëz që çohet e ia lëshon vendin tjetrit, mikut.

Kur vjen ndokush në tavolinë, në zyrë, ai çohet në këmbë, e mikpret tjetrin si mbret.

Mos luaj, i them.

Sorra për sorrë lëviz, thotë ai, e nuk po lëvizka njeriu për njeriun.

Flamur Hoxha sot në Shqipëri ka luksin e privilegjin si rrallë kush tjetër që e njeh dhe nderon komuniteti i shkrimtarëve shqiptarë pasi ai është cilësuar si deputet i letërsisë, nga shkrimtari ynë i njohur Zija Çela, që i del zot letërsisë, që ka sponsorizuar për të botuar veprat e shkrimtarëve të varur e të pushkatuar nga regjimi komunist si Havzi Nela, Vilson Blloshmi e Genc Leka dhe shumë vepra të tjera të rralla të albanologjisë dhe etnologjisë.




Poeti Petrit Ruka që është artikuluesi ekselent i formulës së mirënjohjes njerzore, për këtë kontribut të Flamur Hoxhës për botimet e librave të ndryshëm dhe të revistës illz, revistë letrare e Tiranës, e ka quajtur atë si A L të kohës tonë,

Por unë sot nuk e kam qëllimin të tregoj për kontributet e pakrahasueshme me askënd të Flamur Hoxhës në mbështetje të letërsisë e botimeve të librave të rrallë të albanologjisë apo mbështetjen e pelegrinazheve të shkrimatrëve shqiptarë që bën ai. Jo, nuk është ky qëllimi.

Flamur Hoxha është model sipërmarrësi humanist, është njeriu që e ka bërë praktikë në jetën e tij, që jep me dorën e djathtë dhe nuk i tregon as dorës së tij të majtë e jo më t’u tregojë kamerave televizive apo mikrofonave, apo njerzve në mitingje, mbledhje e tubime. Vetem ai që ndihmohet prej Flamurit e din dhe Zoti, askush tjetër, pasi Flamuri nuk mburret për këtë, nuk krenohet, nuk e poshtron tjetrin duke e nxjerrë në publik se si e çfarë ndihmë i dha. Dhjetra herë më ka thënë se më fyen, kur unë artikuloj në publik falenderim për të për sponsorizimet e revistës illz apo librave të ndryshëm.





Kjo është një nga meritat më fisnike të Flamur Hoxhës njeri.

Flamur Hoxha, siç e kam shprehur, nuk ka armiq, ai nuk e mban mendjen tek armiqtë, tek ata që i kanë shkaktuar tragjedi e drama të rënda familjes së tij e atij kur ishte i mitur dhe e detyruan të rritej në internim. Flamuri përpiqet të gjejë të mirën edhe në të keq. Më ka impresionuar kur ai kujton me nderim e nuk i harron dot gjërat e mira e njerzit e mirë që ka njohur ai e familja e tij në internim fshatrave të thella të Durrësit në Shetel, në Kep të Rodonit etj, dhe nuk ka dëshirë të kujtojë gjërat e kqia e të hidhura.

Ai nuk ka kohë të urrejë askënd e të mbajë mendjen tek hakmarrja e urrejtja. Kur ia kujtoj, skuqet dhe më thotë, është e shkuar, unë nuk do të jetoj në të shkuarën e me të shkuarën, kemi të ardhme për të jetuar.



Si aristokrat i vertetë është me familjen e tij, me tre fëmijët e tij yje.

Ai nuk fyen kurrë, nuk përgojon kurrë, nuk hyn kurrë në jetën e tjetrit, në familjen e tjetrit siç rëndom jemi mësuar që politikanë të ndryshëm hyjnë edhe në familjet e në krevatet e njeri - tjetrit duke na e bërë politikën për ta vjellë.

Jo! Flamur Hoxha do ta fisnikërojë politikën, do t’i japë aromë njerzore fisnikërie e dinjiteti. Do të na vertetojë se politika ka moral me njerëz të moralshëm.

Falë punës e djersës së tij, falë dijeve natyrisht, ai është sot një nga kalorësit e sipërmarrjes shqiptare, pavarësisht se nuk paguan reklama që të na neveritet ekraneve televizive, dhe ka luksin për të mos ia shtrirë kurrë dorën askujt për asgjë sepse ka gjithçka, ka biznes të sukseshëm ndërkombëtar veç atij kombëtar për prodhim veshjesh. Do të thotë se është i pashitshëm dhe pa interesa që të lobojë e diktojë hartim ligjesh korruptivë në favor të vetes siç ka ndodhë dekadën e fundit në Shqipëri.




Për Flamur Hoxhën Po-ja është Po.

Ai di ta dëgjojë tjetrin, di të dëgjojë njerzit, ka durim të dëgjojë. Të sheh në sy, përqëndrohet komplet me tjetrin, i kushtohet tjetrit në bisedë. E jeton hallin e tjetrit, e vuan, është i sinqertë, nuk shtiret, nuk gënjen.


Flamuri është njeri që e njeh veten, ia njeh vetes vlerën e lartë morale që ka dhe të njejtat vlera e kode vlerëson tek tjetri.

Moral i lartë është të jesh vetja dhe ai është vetja, është vetja që nuk i trembet vetes së tij, që nuk i ikën vetes së tij, që ka parimet e tij të larta morale dhe që i mbron ato me dinjnitet.




Dhe unë e shumë si unë gëzojmë që ka njerëz të tillë që do të ndikojnë që jeta jonë të drejtohet nga njerëz me moral të lartë, nga njerëz të dinjitetshëm, që parlamenti ku bëhën ligjet e vendit të mos jetë gjiriz korrupsioni e imoraliteti politik e njerëzor.

Kush e njeh, pajtohet me mua se në parlamentin shqiptar do të hyjë një njeri me vlera të larta morale.



Kjo është ngjarje për mua e për të gjithë, duke kujtuar se çfarë ndodhi me parlamentin shqiptar dekadën e fundit, ku më së paku ishin të deklaruar 19 deputetë me precedentë kriminal dhe shumë të tjerë aksidentë të patolerueshme për shoqërinë tonë.

Miq, ku jeni e ku s’jeni, votoni Flamur Hoxhën. Ai është deputet i parë në listën e kandidatëve të PD në Qarkun e Kukësit. Ai meriton më shumë vota se një deputet sepse është një prurje speciale nga PD, është qytetar në thelb, është mik i njeriut, një fisnik i vertetë.

 



Si sot pesë vjet më parë, me 20 prill 2016, më vdiq nëna.

Kisha qëndruar dy vjet e gjysmë i mbyllur me nënën në shtëpi se ajo pati Alzajmër e nuk më njihte, më thoshte përditë, ma gjej shpejt Rexhepin…




Nëna vdiq por unë nuk kisha lekë për mortën. Isha pa punë se në 2013 më largoi nga puna qeveria Rama, fëmijët ishin në shkollë dhe jetonim me një rrogë.




Sa vumë në udhë ca gjëra pas vdekjes së nënës dhe do të flisja me vëllezërit që të bënim hall për shpenzimet, më telefonon Flamur Hoxha. Pasi më ngushëlloi, më tha shkurt, ma ço djalin të vijë të më takojë…




Djali shkoi menjëherë dhe ai i kishte dhënë lekë për shpenzimet e varrimit të nënës time, për arkivol, për autobuz nga Tirana në Kukës, në Bardhoc etj, etj. Unë dhe fëmijët e mi nuk mund ta harrojmë kurrë këtë mirësi…




Po shkruaja këto radhë për Flamur Hoxhën e nuk e shmanga dot këtë histori përsonale.

(Titulli i redaksisë Floripress-Pirhstinë)

2021-04-20

Gjilani do të kujtojë gjenocidin dhe spastrimin etnik të shqiptarëve

Rajoni i Gjilanit, sikurse edhe rajonet tjera shqiptare, në kohë të ndryshme, ka përjetuar tragjedi, masakra dhe spastrime etnike që u ka sjell dhimbje dhe degdisje qindramijëra shqiptarëve.

Janë 746 fshatra dhe 300 mijë shqiptarë që kanë pësuar forma të ndryshme të gjenocidit dhe spastrimit etnik, prandaj dega e Shoqatës Shqiptare e Muhaxhirëve Mbarëkombëtarë në Gjilan, do të hapë fotoekspozitë, me anë të të cilës do të kujtojë dhe do të rikthejë në vëmendje gjithë atë dhunë, gjenocid, spastrim etnik nga forcat kriminale serbe.

Kjo fotoekspozitë, do të hapet më 8 shkurt, në orën 16.16, në Teatrine Qytetit në Gjilan!

Ky është njoftimi i degës së Shoqatës Shqiptare e Muhaxhirëve Mbarëkombëtarë në Gjilan:

SHOQATA SHQIPTARE E MUHAXHIRËVE MBARËKOMBËTAR
dhe DEGA E KËSAJ SHOQATE NË GJILAN

Hap Fotoekspozitën, më 9 shkurt 2018 (e premte), në ora 16:16 në Teatrin e Qytetit në Gjilan.
Ekspozita mbështetet nga Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri
Ju ftojmë të merrni pjesë ne hapje dhe ta vizitoni Ekspozitën deri më 20 shkurt 2018.

Ardhja Juaj dëshmi e dhimbjes për 746 fshatra dhe mbi 300 mije shqiptare të kësaj treve të përndjekur, të dhunuar, të vrarë, të masakruar, të djegur nga pushtuesi çetnik serb…

 

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...