Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/05/15

Rroli i SHBA-ve në bombardimin e Jugosllavisë (NATO dhe ushtria jugosllave)

 



Faza e parë e Operacionit Forcat Aleate, ishte shtypja dhe shkatërrimi i mbrojtjes ajrore jugosllave. 

I ishte dhënë prioritet sulmimit të forcave ajrore serbe dhe mbrojtjes antiajrore që në fillim të kampanjës ajrore dhe raketore.[1] Por duke e pasur parasysh madhësinë dhe kapacitetet e forcës ajrore serbe, NATO pasi e shtypi dhe shkatërroi krijoi shumë shpejt supremaci ajrore.[2] Mirëpo kampanja ajrore dhe raketore e NATO-s, vazhdoi për gjatë tërë kohës, madje në fillim ishin 30 caqe kundër mbrojtjes ajrore serbe, e ajo pothuajse u dyfishu në 58 caqe në fund të kampanjës.[3]

Forcat jugosllave tentuan të luftonin në dy fronte, frontin kundër NATO-s( në luftë ajërore) dhe frontin kundër Shqipëtarëve( në luftë tokësore). Por praktikisht forcat serbe, treguan që janë fitimtare vetëm kundër popullatës civile dhe dështuan të fitonin luftën kundër NATO-s dhe kundër forcave ushtarake shqipëtare.

Harta 1. Pretendimet e NATO-s, për dëmtimin e kapaciteteve të forcës ajrore serbe.[4]

Forcat ajrore të Jugosllavisë, në disa ditët e para të kampanjës ajrore dhe raketore të NATO-s, u përpjekën që të rezistonin kundër avionëve të NATO-s, edhe atë duke aplikuar tre mënyrat: Mënyra e parë-përmes ngritjes së avionëve serb në luftim ajror; mënyra e dytë- përmes shkrepjes së raketave tokë-ajër dhe mënyra e tretë-përmes artilerisë antiajrore.

  1. Mënyra e parë-përmes ngritjes së avionëve serb në luftim ajror:

Jugosllavia kishte në përdorim rreth 60 MiG-21 dhe rreth 15 MiG-29, që kishin edhe raketa ajër-ajër,[5] kurse në përgjithësi kishte 238 avion luftarak.[6] Por disa burime japin shifrën prej 240 avionëve, prej tyre 17-19 MiG-29 Fulcrum, 64 MiG-21 Fishbed, 18 MiG-21E, pastaj 30 J-22 Orao, 25 G-4 Super Galeb dhe 50 Galeb, poashtu edhe 44 helikopter, prej tyre SA-343L Gazelle( 14 helikopter SA-341, 63 helikopter SA-341J, 90 helikopter Mi-8Hip-C dhe Mi-17 Hip-H), plus 3 helikopter Mi-14, 3 helikopter Ka-25, 2 helikopter Ka-28, helikopter ndërlidhës, 32 UTVA-66 dhe 14 Partizan.[7]

Raketat ajër-ajër që posedonin avionët serb ishin shumë më të dobëta, në krahasim me raketat AIM-129 që përdorte NATO, e të cilat mund të goditnin avionin edhe jashtë pamjes vizuele.[8]  Një MiG-29, ka lëshuar një raketë ajër-ajër R-73( emri sipas NATO-s, AA-10 Alamo) kundër avionëve të NATO-s.[9] Në tre ditët e para të përdorimit edhe të kësaj mënyre të mbrojtjes antiajrore të luftim ajror, avionët serb humbën përfundimisht shpresën,[10] pasi pesë të tillë u rrëzuan.[11] Pas kësaj forcat ajrore serbe pushuan të sfidojnë avionët e NATO-s, sepse bëheshin pre e lehtë e avionëve F-15.[12] Nga 6 avionët serb që ishin ngritur për luftë ajrore, 5 prej tyre ishin rrëzuar, derisa në tokë ishin shkatërruar plotë 100 avionët serb.[13]

Duke përfshirë më shumë se gjysmën e avionëve MiG-29 të shkatërruar e sipas disa burimeve deri 85% të tyre dhe disa MiG-21, poashtu edhe duke shkatërruar aftësinë e zhvillimit të operavioneve sulmuese kundër tokësore të aviacionit serb, gjegjësisht sipas gjeneralit Shelton u shkatërruan 20% të avionëve serb që mund të kryejnë sulme kundër caqeve tokësore. Edhe raporti i Ministrisë së Mbrojtjes Britanike, jep shifra të ngjajshme, duke theksuar që është e vështirë të dihet saktë numri i avionëve serb të shkatërruar, edhe për faktin që një numër i tyre kanë qenë në hangare që nuk janë pa, por së paku janë shkatërruar 7 MiG-29 që nënkupton rreth 50% të tyre, 12 MiG-21, 10 Super Galeb dhe 9 helikopter Mi-9. Poashtu edhe gjenerali Klark, thekson se më shumë se 70% të avionëve serb janë shkatërruar dhe rreth 40% të SA-3, një çerek i SA-6.[14] Kurse  më 10 qershor Departamenti amerikan i mbrojtjes theksonte që 85% e avionëve luftarak serb MiG-29 ishin shkatërruar apo dëmtuar rëndë, kurse MiG-21 ishin shkatërruar 24, gjegjësisht 35% të forcës totale.[15]

Po ashtu supremacia e NATO-s, u arrit edhe duke ia shkatërru ajroportet e forcave Serbe si dhe avionët e saj, por edhe nga ana tjetër përdorimi i avionëve nga NATO, në lartësi që mbrojtja artilerike antiajrore serbe nuk mund ta arrinte.[16]

  1. Mënyra e dytë- përmes shkrepjes së raketave tokë-ajër:

Serbia nuk kishte sistem modern të mbrojtjes ajrore dhe as kapacitete të mëdha, por kishte numër të madh të aseteve që mund t’i shpërndante efektivisht dhe ta vështërsonte ekstremisht për t’i shënjestruar, e veçmas nëse ato nuk lëshojnë sinjale radari( mbahen fikur radarët) që të mund të shënjestrohen nga raketat anti-radar.[17] Sipas vlerësimeve të NATO-s, në fillim forcat armike( serbe dhe jugosllave), kishin rreth 100 sisteme raketore tokë-ajër( SAM) përfshirë me raketat SA-2, SA-3, SA-6, SA-7, SA-13, SA-14 dhe SA-16.[18]  Sistemin e raketave antiajrore SAM, prodhim Sovjetik, Jugosllavia e kishte: 3 batalione SA-2, 16 batalione SA-3 dhe 5 regjimente me nga 5 bateri secila SA-6, pra në total 25 SA-6 dhe 100 makina të montuara në to SA-9 dhe disa SA-13 dhe një bollëk të raketave antiajrore të krahut, diku 1850 armë artilerike antiajrore.[19]

Gjegjësisht sistemi i mbrojtjes antiajrore serbe i kategorizuar në:

  1. Sistemi strategjik kishte 24 njësi gjuajtëse SA-2( S-75 Dvina ose Guideline) që ishte sistem i vjetër, 16 njësi gjuajtëse SA-3( Perchora-M ose Goa) dhe kishte 60-80 makina lansuese SA-6( 2K12 Kvadrat ose Gainful).
  2. Sistemi taktik, i përbërë nga 113 deri 130 SA-9( 9K31), 17 SA-13( Strela 10 Gopher).
  3. Sistemi portabël i këmbësorisë, i përbërë nga 850 sisteme prej tyre 500 Strela 2M/ASA-7, 230 9K310 SA-16 dhe SA-18, e këto dy sistemet e fundit janë  tejet efikase.[20]

Në natën e parë të sulmeve të NATO-s, mbrojtja ajrore serbe ka shkrepur disa SA-3 dhe SA-6, kurse në natën e dytë kanë shkrepur 10 raketa SAM.[21] E që sipas raportimeve të pilotëve të NATO-s, mbrojtja kundër ajrore serbe, ka shkrepur 3 herë më shumë raketa tokë-ajër dhe ka gjuajtur me artileri anti-ajrore sesa në rastin e Operacionit Desert Storm, e që forcat serbe arritën shumë më pak sukses sesa forcat antiajrore irakiane.[22] Specialistët e mbrojtjes ajrore Jugosllave muaj më parë, para Operacionit Forcat Aleate, ishin takuar në Bagdad me palën irakiane, e që bashkëpunimi mes tyre ishte shumë më i gjatë. Bagdadi kishte blerë disa paisje të Sistemit të Integruar të Mbrojtjes Ajrore Jugosllave, gjatë luftës së ftohtë pra para fillimit të Desert Storm. Po ashtu Iraku kishte ndarë inteligjencën me Beogradin në lidhje me taktikat e shtypjes së mbrojtjes ajrore të armikut, përvojat dhe rekomandimet. [23]

Duke e bërë mbrojtjen antiajrore serbe më pak të rrezikshme për avionët e NATO-s, dikur kah fundi i muajit maj, filluan të përdoren edhe më shumë bombat pa dirigjim, ku diku rreth 4000 bomba të tilla ose 30% e municionit total u përdorën, sidomos kundër caqeve të ushtrisë jugosllave në Kosovë. E që më 27 maj, shkaku i përdorimit të avionëve me bomba pa dirgjim, mbrojtja antiajrore serbe shkrepi më shumë se 30 raketa tokë-akër, pas një muaji heshtje e që për gati një muaj filluan të bëheshin shkrepje të tilla.[24] Mbrojtja kundër ajrore serbe, nuk mund t’i ndalonte avionët e NATO-s, ajo as nuk vehej në funksion, sepse rrezikonte të shkatërrohej tërësisht.[25]

Nga raportet e pilotëve të NATO-s, forcat antiajrore serbe kishin shkrepur pothuajse 700 raketa, prej tyre 266 SA-6, 174 SA-3, 106 nga sistemi portabël i këmbësorit, dhe 126 tjera nuk ishin identifikuar sistemet.[26] Kurse ekuipazhi i avionëve B-1 të bazës RAF Fairford në Angli, kishin regjistruar se së paku 30 raketa tokë ajër të Serbisë, që ishin shkrepur kundër tyre në 50 misionet e para, kurse fatmirësisht ALE-50, kishte mashtruar 10 raketa tokë-ajër të Serbisë.[27] Edhe në shumicën e rasteve raketat tokë-ajër të Serbisë, shkrepeshin kot. [28]

Raporti i Departamentit amerikan të Mbrojtjes më 22 prill, theksonte që NATO kishte shkatërruar 16 njësi kryesore të radarëve, 30 % e antenave të komunikimit dhe radarët e SA-3 dhe 10-15% të radarëve taktik-mobil dhe gjurmues SA-6.[29] Sipas raporteve të NATO-s, ajo shkatërroi 2 nga tre SA-2, pastaj 10 nga 13 SA-3 dhe shkatërroi 3 nga 22 SA-6,[30] gjegjësisht 75% e sistemeve fikse raketore tokë-ajër dhe 12% e sistemeve raketore mobile.[31] Gjegjësisht në total NATO-ja shkatërroi rreth 30% të sistemeve raketore tokë-ajër të Serbisë.[32] Kurse sipas Departamentit amerikan të mbrojtjes, NATO, shkatërroi 2 nga 3 sistemet SA-2,  70% të sistemeve SA-3 dhe 3 nga 22 sistemet mobile SA-6.[33] Edhe pse nuk e shkatërroi totalisht Sistemin e mbrojtjes antiajrore raketor, të Serbisë, atë arriti ta shypte efektivisht gjatë tërë kohës së bombardimeve të Jugosllavisë.[34]

  1. Mënyra e tretë-përmes artilerisë antiajrore:

Sipas vlerësimeve të NATO-s, në fillim forcat armike( serbe dhe jugosllave), kishin rreth 1850 armë artilerike të mbrojtjes ajrore.[35] Armët e mbrojtjes ajrore, e të cilat ishin të shpërndara si në ushtri ashtu edhe në forcat ajrore serbe, e që forcat ajrore serbe kanë pasur 15 regjimente të artilerisë së mbrojtjes ajrore, ku përfshinin 1.850 armë.

  1. 266 ZSU-30-2, të kalibrit 30 mm;
  2. 54 ZSU-57-2 armë vetëmbushëse;
  3. 350 M53/59, 30 mm;
  4. 60 M55 A2 tretytësh 20mm;
  5. 75 M55 A3 tretytësh 20mm;
  6. 150 M55 A4B1 tretytësh 20mm dhe
  7. 80 M75 20 mm.[36]

Pas dështimit të dy mënyrave të para, asaj të ngritjes së avionëve serb për luftë ajrore, në 3 ditët e para, edhe mënyra e dytë që ishte me anë të shkrepjes së raketave tokë-ajër, të cilën mënyrë e aplikuan për disa javë gjegjësisht deri në muajin prill, e në fund i mbeti vetëm shkrepja me raketa krahu antiajrore dhe me artileri antiajrore. Gjegjësisht më së shumti janë vërejtur në vazhdimësi shkrepje mitralike nga mitraloz të kalibrave nga 12.7 mm e më të mëdhej, e sidomos kalibrat 20 mm e më të mëdhej. E që sipas gjeneralit Salko Begiq, komandant i forcave ajrore të Bosnjës, por ish-shok i gjeneralëve serb që drejtonin mbrojtjen ajrore serbe, taktikën e mbrojtjes antiajrore kundër sulmeve të avionëve të NATO-s e kishin që të krijonin “zonën e vrasjes” nën lartësinë 10.000 këmbë, përmes armëve antiajrore artilerike, raketave antiajrore të krahut( SA-7) si dhe raketave portable suedeze Bofors të mbrojtjes ajrore( RBS-70).[37] Shkaku i kësaj kemi pa mitralimet e shumta antiajrore të forcave serbe, përmes së cilës në prapavijë synonin forcat serbe që të mbanin sa më lartë avionët e NATO-s, me qëllim që të ulnin sadopak saktësinë e goditjeve dhe kështu të shkaktoheshin më shumë dëme kolaterale dhe gabime të goditjeve, prej nga pastaj do propagandonin në medie për rastet e tilla, e që të arrinin përçarjen e antarëve të NATO-s, si përfundim të arrinin ndaljen e kampanjës ajrore dhe raketore.

Mirëpo avionët e NATO-s, fluturonin në lartësinë që mbrojtja artilerike antiajrore serbe nuk mund ta arrinte, por artileria antiajrore serbe dhe raketat antiajrore të krahut, paraqiteshin më shumicë në Kosovë, të përdorura nga forcat serbe dhe që parqisnin rrezik gjatë gjithë Operacionit Forcat Aleate.[38]

Forcat e Millosheviqit, nuk ishin të afta të sfidonin drejtëpërdrejt superioritetin ajror të kapaciteteve ushtarake ajrore të NATO-s, prandaj forcat e tij në terren ishin të detyruara të fsheheshin gjatë gjithë kampanjës së bombardimeve, të qëndronin nëpër shpella, tunele dhe nën maskimin e maleve, fshatrave ose të motit,[39] pastaj fabrika, manastire, ndërtesa të mëdha, si dhe konvojet e vogla të forcave serbe duke u përzier dhe shpërndarë mes trafikut civil.[40]

 Përpjekjet e vazhdueshme për t’i mashtruar forcat e NATO-s, duke përdorur maketa armësh të cilat i improvizonin forcat serbe në terren, me qëllim për t’i goditur ato por edhe duke përdorur kamuflazh të shtuar për t’i fshehur shënjestrat taktike të NATO-s( blindat serbe), por edhe përkundër kësaj nuk kanë pasur sukses të mjaftueshëm.[41] Forcat serbe, shkaku i kampanjës ajrore dhe raketore të NATO-s, ishin detyruar të shpërndaheshin në njësi shumë më të vogla dhe në armë më të lehta duke bashkëqëndruar me civil të cilët i përdorin si mbrojtje.[42] Forcat serbe përdorën edhe civilët Shqipëtar dhe objektet e tyre si mburojë  dhe armët e rënda ushtarake i shpërndan dhe vetëm i koncentronin kur kishin nevojë për operacione ushtarake, i përzienin me lëvizjet e civilëve edhe lëvizjet e tyre ushtarake i përzienin me lëvizjet e civilëve, shfrytëzonin makinat civile dhe i bënin makinat e tyre si makina civile me qëllim të zvogëlimit të aftësisë për t’i identifiku ato nga avionët e NATO-s.[43]

Foto 1. Armët serbe maketë, për të mashtruar avionët e NATO-s.[44]

Më:23.04.2021

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[1] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 179.

[2] Po aty, faqe 179-180.

[3] Po aty, faqe 186.

[4] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 183.

[5] https://www.washingtonpost.com/wp-srv/inatl/longterm/balkans/stories/military032599.htm

[6] The Military Balance, 1998/99, London, International Institute for Strategic Studies, 1998, faqe 100.

[7] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 179.

[8] 16th Air and Space Expeditionary Task Force, Special Order GF-024 dated 23 August 1999; Interview of Lt. Gen. Michael C. Short, by Public Broadcasting Service (AFHRA IRIS number 01129172, call number K570.051-24, 1998-1999), faqe 10; Benjamin S. Lambeth, The Transformation of American Air Power, Ithaca, NY: Cornell University Press, 2000, faqe 162-164.

[9] https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch3.pdf, faqe 23.

[10] Po aty.

[11] David Wilby, “Transcript of Press Conference by NATO Spokesman Jamie Shea and Air Commodore David Wilby,” NATO HQ, 1500 hours, 27 March 1999, http://www.nato.int/kosovo/all-frce.htm  (qasur16 prill 2014); http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 91.

[12] http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 91; Benjamin S. Lambeth, NATO’s Air War for Kosovo: A Strategic and Operational Assessment, Santa Monica, CA: RAND, 2001, faqe 23; https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch3.pdf, faqe 23.

[13] https://webharvest.gov/peth04/20041027022740/www.defenselink.mil/pubs/kaar02072000.pdf, fae 69.

[14] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 180.

[15] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 21; https://www.raf.mod.uk/what-we-do/centre-for-air-and-space-power-studies/documents1/air-power-review-vol-3-no-3/, faqe 10; https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 181.

[16] https://webharvest.gov/peth04/20041027022740/www.defenselink.mil/pubs/kaar02072000.pdf, faqe 65.

[17] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 184.  

[18] https://archive.defense.gov/specials/kosovo/; HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force, faqe 33.

[19] https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch3.pdf, faqe 17; https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 178.

[20] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 184-185.

[21] https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch3.pdf, faqe 22.

[22] https://webharvest.gov/peth04/20041027022740/www.defenselink.mil/pubs/kaar02072000.pdf, faqe xxiii dhe faqe 65.

[23] https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch3.pdf, faqe 18.

[24] Po aty, faqe 53.

[25] http://secure.afa.org/Mitchell/reports/0999kosovo.pdf, faqe 15-16.

[26] http://secure.afa.org/Mitchell/reports/0999kosovo.pdf, faqe 16; https://www.airforcemag.com/PDF/MagazineArchive/Documents/1999/November%201999/1199airpower.pdf, faqe 34; https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 187, 189.

[27] http://secure.afa.org/Mitchell/reports/0999kosovo.pdf, faqe 16; David Hughes, “A Pilot’s Best Friend,” Aviation Week, 1999, faqe 25..

[28] David Wilby, “Transcript of Press Conference by NATO Spokesman Jamie Shea and Air Commodore David Wilby,” NATO HQ, 1500 hours, 26 March 1999, http://www.nato.int/kosovo/all-frce.htm  (qasur 16 prill 2014); http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 90.

[29] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 185.

[30]https://www.airforcemag.com/PDF/MagazineArchive/Documents/1999/November%201999/1199airpower.pdf, faqe 34; http://secure.afa.org/Mitchell/reports/0999kosovo.pdf, faqe 16; https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 178.

[31] https://www.nato.int/pictures/1999/990519/b990519h.gif .

[32] Ivo H. Daalder and Michael E. O’Hanlon, Winning Ugly: NATO’s War to Save Kosovo. Washington, DC: Brookings Institution Press, 2000, faqe 121; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 107.

[33] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 145.

[34] https://www.rand.org/content/dam/rand/pubs/monograph_reports/MR1365/MR1365.ch3.pdf, faqe 65.

[35] https://archive.defense.gov/specials/kosovo/; HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force, faqe 33.

[36] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 184-185.

[37] Michael R. Gordon, “NATO to Hit Serbs from 2 More Sides,” New York Times, 11 maj 1999; Peter Rackham, ed., Jane’s C4I Systems, 1994–95, London, Jane’s Information Group, 1994, faqe 107.

[38] https://webharvest.gov/peth04/20041027022740/www.defenselink.mil/pubs/kaar02072000.pdf, faqe 65-66.

[39] U.S. Policy and NATO Military Operations in Kosovo: Hearings Before the Committee on Armed United States  one hundred sixth Congress, First Session, 25 shkurt; 15 prill; 1 korrik, 14,20 dhe 21 tetor; 3 nëntor 1999; By United States. Congress. Senate. Committee on Armed Services, United States, faqe 330 dhe 337.

[40] https://webharvest.gov/peth04/20041027022740/www.defenselink.mil/pubs/kaar02072000.pdf, faqe 62; https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 44.

[41] https://webharvest.gov/peth04/20041027022740/www.defenselink.mil/pubs/kaar02072000.pdf, faqe 62-63.

[42] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 219.

[43] Po aty, faqe 223.

[44] https://webharvest.gov/peth04/20041027022740/www.defenselink.mil/pubs/kaar02072000.pdf, faqe 62-63.

“Demografia e Viseve Shqiptare në Greqinë e Veriut”

 


 

Libri “Demografia e Viseve Shqiptare në Greqinë e Veriut” (Maqedoninë greke dhe Trakia greke).

Për realizimin e tij ka takuar stërnipin e Çerçiz Topullit, kushërirën e Fan Nolit, Maria Kutulidhin, nipin e Avni Rustemit etj. Valeria Dedaj -Pas një pune disa vjeçare historiani Arben Llalla boton të dhëna për demografinë e fshatrave shqiptarë në Greqinë e Veriut. Të dhënat fillojnë që në vitin 1913, kur dhe filloj shpërngulja e shqiptarëve që jetonin në Greqinë e sotme. Fillimisht kanë qenë rreth 90 vendbanime ku jetonin shqiptarët me etnitë e tjera.

Sipas studiuesit Llalla, në një intervistë për “Shekullin” në vitin 1913 në Greqinë e Veriut flitej gjuha shqipe në 59 vendbanime, kurse sot pas 100 vitesh gjuha shqipe flitet në 42 fshatra. Libri “Demografin e Viseve Shqiptare në Greqinë e Veriut” (Maqedoninë greke dhe Trakia greke) flet dhe për ndikimin e luftërave Ballkanike dhe më pas atyre Botërore në këto zona Llalla thotë se: “popullsia shqiptare në Greqinë e Veriut u gjend përballë shumë zjarreve dhe pjesa më e madhe u detyrua të emigrojë me dhunë për në Turqi, një pjesë e vogël në Shqipëri dhe ata që mundën të paguanin shuma në të holla ushtarëve grek mbetën brenda territorit të shtetit grek, derisa dalëngadalë filluan të asimiloheshin ndër vite”. Një pjesë të këtyre qyteteve dhe fshatrave Llalla i ka vizituar gjatë viteve 1991-‘04, kur ka jetuar në Greqi.

Ai ka takuar dhe grekë me origjinë shqiptare të cilët ende flisnin shqip. “Jam takuar në Konicë me stërnipin e Çeçiz Topullit më vitet 1991, 1992, 1997, 1998, quhej Ibrahim, ishte shtetas grek dhe kishte një kafene në qendër të Konicës, për fat të keq këto ditë dëgjova nga një gazetar se kishte vdekur”. Por cili është qëllimi i autorit që për disa vjet ka punuar me këtë libër? “Qëllimi im kryesor në këtë libër është të nxjerr nga pluhuri i harresës disa fakte, disa të dhëna që na bëjnë të mësojmë ku kanë jetuar dhe jetojnë njerëzit që në venat e tyre kanë gjak shqiptari, po ç’ka se për interesa ekonomike dhe nga presionet e ndryshme janë deklaruar prej shumë vitesh qytetar të një kombësie tjetër. E ardhmja nuk e dimë se çfarë befasish na ofron…”.

Ky është libri i parë në shqip ku lexuesit mund të njihet me demografinë e fshatrave shqiptarë në Maqedoninë e Egjeut dhe Trakinë greke. Burimet kryesore që Llalla ka përdorur kanë qenë librat Etnografik të studiuesve francez, gjerman, serb, bullgarë dhe grek si Ami Boues, Adolphe Joanne, Emile Isambert, Guilaume Lejean, J. Lewis Farley, Joannoy N. Kallostipi, Kleanthis Nikolaidhis, Aleksandros Dagas, Nikolaos Th. Shina, Dhimitri Lithoksou, Athanasios Halkopulos, Spiridon Gopsheviç, Borivoje Millojeviç, Vasili Kënçov, Dimitar Mishev – Brancoff etj. Si lindi libri “Demografia e Viseve Shqiptare në Greqinë e Veriut” (Maqedoninë greke dhe Trakia greke)? Para disa vitesh kam botuar disa studime rreth fshatrave shqiptarë në Janinë, More-Pelomponezi, Follirin, Kostur dhe Tiqeri, por disa historian me tituj prof.dr të cilët bëjnë histori nga zyrat politike dhe kamerat televizive filluan ti kopjonin studimet e mia pa më cituar, pati edhe nga ata që bënin copi dhe paste.

Kështu, mendova të filloj mbledhjen e materialeve për botimin e librit. Deri tani për fat të keq nuk ka asnjë libër për demografinë e viseve shqiptare në Ballkan, prandaj kemi edhe mungesa të informacioneve sepse shpeshherë studiuesit që janë marrë me këto studime i paraqesin shqiptarët si turq, bullgar, serb dhe grek. greket shqiptar2 Sa ka qenë numri i vendbanimeve shqiptare në të cilat flitej shqip? Në libër unë flas vetëm për vendbanimet shqiptare në Greqinë e Veriut e njohur ndryshe Maqedonia e Egjeut dhe Trakia greke. Në Greqinë e Veriut flitej gjuha shqipe në 59 vendbanime, të cilat 22 ishin në prefekturën e Kosturit, 23 në prefekturën e Follorinës, 5 në prefekturën e Dhramës, 3 në Ksanthi etj. Ka nga ata studiues shqiptarë që japin deklarata se ka pasur 60 apo 100 fshatra, por nuk japin të dhëna vetëm flasin kot. Mendoj që mbi pasionin edhe emocionet duhet thënë e vërteta shkencore ashtu siç ka qenë.

Jam munduar të jem sa më objektiv për të thënë dhe mbrojtur të vërtetën e këtyre fshatrave dhe banorëve të tyre, atë të vërtetë që të gjithë ne dëshirojmë ta dëgjojmë, ta shohim e ta prekim, por e vërteta rrallë herë pranohet ashtu siç është sepse ajo mund të na duket e hidhur dhe të kundërshtojë interesat tona të ngushta kalimtare. Prefektura e Kosturit deri në vitin 1920 njihej si Shqipëri, të paktën nga kartolinat e kohës që janë botuar në Francë dhe shitur në Europë, ku qytetin e Kosturit e përcaktonin si Shqipëri. Vazhdon të flitet ende në shqip në këto vendbanime? Sot, pas 100 vitesh, pra më 2013 në Greqinë e Veriut gjuha shqipe flitet në 42 fshatra, prej të cilat 7 ndodhen në prefekturën e Follorinës, 19 ndodhen në prefekturën e Evros, 3 në Selanik, 5 në Serres, 4 në Ksanthi, etj. Kur them flitet gjuha shqipe ende, kam parasysh të vërtetuar në bazë të shkencës, deklaratave të tyre dhe medieve greke.

Pra, unë si mbështetës kam shfrytëzuar më shumë burimet greke duke ua mbyllur gojën replikave të tyre që mund të kemi për këtë libër. Kurse në tërë Greqinë gjuha shqipe duhet të flitet në rreth 1.5 milion njerëz dhe rreth 4 milion grek kanë origjinë të pastër shqiptare. Për këto ekzistojnë materiale me bollëk nëpër arkivat greke. Fotografit që përdorni në libër, çfarë tregojnë konkretisht? Fotot janë nga jeta e shqiptarëve në, Follorinë, Kostur, Negovan-Flamburo, Bellkambe- Dhrosopigi, Selanik si për shembull shtëpinë e figurës së shquar, Hasan Prishtinës. Këto ndërtesa janë ende pasuri shtetërore në Greqi, por që i përkasin shtetit shqiptar. Ka foto nga dekorimi i Esat Pash Toptanit më gusht 1917 në Selanik nga gjenerali francez Serraiti si dhe pritja madhështore që ju bë Toptanit më 1916, po në Selanik. Ka një foto të pllakatës së kishës Shën Athanasi në Kostur ku janë shënuar emrat e Teodor dhe Stojë Muzakës. Janë edhe disa fotografi interesante të vitit 1923 nga shkëmbimi i popullsisë myslimane nga Greqia për në Turqi, ku shihen njerëz duke vajtuar sepse me dhunë braktisin shtëpitë e tyre, pasuritë e çdo gjë të çmuar dhe nisen në drejtim të paditur se çfarë jete i pret. Kam përdorur gjithashtu dhe foto të refugjatëve të ardhur nga Rusia, Kaukazi dhe Azia e Vogël të cilët u vendosën në shtëpitë dhe tokat e myslimanëve turq, shqiptarë, pomak etj.

Besimi fetar i banorëve ka qenë mysliman, por sa ka ndryshuar me kohën? Greqia u pastrua pothuajse nga elementi shqiptar mysliman 100%, ka rreth 150 mijë mysliman turq dhe pomak. Sot në fshatrat ku flitet gjuha shqipe banorët i përkasin besimit ortodoks. Po përsa i përket personave që ke takuar personalisht në Greqi gjatë viteve 1991-’04, në Greqi, Vazhdojnë ti ruajnë ende traditat? Jam takuar në Konicë me stërnipin e Çeçiz Topullit më 1991, 1992, 1997, 1998, quhej Ibrahim, ishte shtetas grek dhe kishte një kafene në qendër të Konicës, për fat të keq këto ditë dëgjova nga një gazetar i njohur që kishte vdekur. Kam miqësi me shqiptarët ortodoks të Prefekturës së Evros, një ndër ta Kosta Kazaqi, i cili më ka ndihmuar shumë në studimet e mia, me një kushërirë të Fan Nolit, Maria Kutulidhi e cila jetonte në Selanik dhe jemi takuar me dhjetëra herë. Më kanë ndihmuar edhe nipi i Avni Rustemit, djali i motrës së tij, i cili jetonte në Selanik dhe quhej Gjeorgjio. Pa folur për të ndierin Aristidh Kola, i cili më besoj para se të vdiste një arkiv me libra dhe revista nga jeta e arvanitasve. Më kanë ndihmuar edhe studiues grek të cilët e duan realitetin dhe të vërtetën. Dhe shumë të tjerë që për arsye të njohura nuk dua tua përmend emrin se mos dëmtohen… Ndikimi i Luftërave Ballkanike dhe Botërore në asimilim Gjatë luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore popullsia shqiptare në Greqinë e Veriut u gjend përballë shumë zjarreve dhe pjesa më e madhe u detyrua të emigrojë me dhunë për në Turqi, një pjesë e vogël në Shqipëri dhe ata që mundët të paguanin shuma në të holla ushtarëve grek për të ndenjur brenda territorit të shtetit grek dhe pse me kalimin e viteve do të asimiloheshin dalëngadalë. Shqiptarët gjatë periudhës së Perandorisë Osmane u dëmtuan më shumë nga të gjithë edhe pse ata përqafuan në masë të madhe islamin. Në dukje shqiptarët gëzonin privilegje në Perandorinë Osmane në krahasim me popujt e tjerë si grekët, serbët, bullgarët, armenët etj., por në të vërtetë, shqiptarëve, nuk iu lejua pavarësimi i kishës ortodokse, nuk iu lejua hapja e shkollave në gjuhën shqipe, etj. Shqiptarët ishin të fundit që nga Perandoria Osmane iu lejua të themelonin shtetin e tyre të pavarur dhe kjo falë përkrahjes së shteteve si SHBAja, Italia dhe mbretërisë Austro-Hungareze. Turqia për interesat e saj gjithnjë lidhi marrëveshje zyrtare me Greqinë, Serbinë, Bullgarinë dhe Rusinë në dëm të interesave dhe tokave shqiptare. Nga viti 1912-1924, në shtëpitë e shqiptarëve, turqve, myslimanëve të tjerë dhe bullgarëve të përzënë nga Greqia u vendosën refugjatë të ardhur nga Azia e Vogël.

Këta refugjatë shteti grek qëllimisht i vendosi në zonat e banuara në shumicë jogreke si në Atikë-Beoti ku banojnë arvanitasit, në zonën e Maqedonisë ku banonin shqiptarë, bullgarë, turq, hebrenj dhe në Trakia, me qëllim që me kalimin viteve të bëheshin ndryshimet gjuhësore dhe kulturore, pra atje ku grekët ishin pakicë me ardhjen e refugjatëve do bëheshin shumicë. Sipas statistikave numri i refugjatëve të ardhur në tërë Greqinë pas vitit 1912, ishte 1.221.849 njerëz, rreth 20% të popullsisë së atëhershme që jetonte në Greqi. Nga këta refugjatë 638.253 prej tyre u vendosën në Maqedoninë e Egjeut. Kjo shifër përbënte 45% të popullsisë së përgjithshme në këtë krahinë. Nga ana antropologjike, gjuhësore dhe veshja tradicionale refugjatët e ardhur nuk kanë lidhje me qytetërimin antik grek dhe me luftëtarët që themeluan Greqinë Moderne të 1821. Ata më shumë ndihen në zakone si turq dhe sllavë aziatik se sa grek, trashëgimtarë të Sofokliut, Aristotelit, Herodotit, Kolokotronit, Boçarit, Karaiskaqit, Kunduriotit, Pangallos, etj. Këtë shqetësim, për dallimin e racave brenda vetë popullit grek e ka shprehur edhe shkrimtari dhe poeti grek Niko Dhimu në 23 qershor 2009, në gazetën NY TIMES.

https://www.infoshqip.com/


Rroli i SHBA-së në bombardimin e Jugosllavisë

 Europa nuk do ishte sot, siç është, nëse s’do ishte SHBA, në periudhën e Luftës së II Botërore dhe pas saj. Por as Gadishulli Ballkanik, nuk do ishte sot, siç është, sikur të mos ishte SHBA, në kohën e Luftërave të fundit në ish-jugosllavi. Dhe Shqipëtarët nuk do ishim sot, kështu siç jemi, sikur të mos ishte SHBA.

Vite e dekada pas Luftës së II Botërore, filloi të trajtohej çështja e përgjegjësisë dhe fajësisë për këtë luftë. Nazizmi mori dënimin e merituar në luftë dhe pas Luftës së II Botërore, por barbaritë, agresioni dhe ekspansioni rus dhe serb, mbetën të padënuara as deklarativisht. Pos kësaj, sidomos Bashkimi Sovjetik  dhe Jugosllavia mrekullisht edhe në këtë rast përfituan nga situata, në emër të një ideologjie, duke sendërtu politika shoveniste dhe ekspansioniste. Nën kthetrat e Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë, për 50 vjet jetuan popuj, të cilët në vazhdimësi u përpjekën për shkëputje dhe pavarësi( kujto në vendet e ish-Bashkimi Sovjetik, lëvizjet polake, hungareze, çekosllovake, ukrainase etj, pastaj në ish-Jugosllavi, lëvizjet  për pavarësi tek ne Shqipëtarët, kroatët etj). Në vitet 1990 në ish-Jugosllavi dhe në tërësi në Ballkan ishte dekada që shënon rrijten e nacionalizmit dhe konfrontimeve të armatosura, e paralelisht me të vërehej ngritja e  Millosheviqit, i cili mes viteve 1992-1995 nxiti luftëra në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje. E veçmas, orekset ekspansioniste ruse dhe serbe, ishin shkaktare kryesore për të cilat u nxiten edhe më shumë kundërveprimi i popullatave të shtypura. Kishte shumë ankesa për dështimin e NATO-s, që të ndërmerrte ndonjë veprim për stabilizim të këtij rajoni.[1]

Pas Luftës së II Botërore, ka pasur rreth 1200 konflike, e që NATO, ndërhyu në rastin e Kosovës, Bosnjës, por jo edhe në rastet e Burmas, Kamboxhias, Çeçenisë, Kongos, luftës Iran-Irak, Liberisë, Libanit, Somalisë etj.[2] Derisa në këto konflikte të pas Luftës së II Botërore deri në përfundim të Luftës së Ftohtë, kanë ndodhur mbi 75% e vdekjeve.[3] SHBA, kishte ndërhy në më shumë se 240 raste e që mund të kalonte në total 300 raste, përpara Luftës së Ftohtë, duke përfshirë nga veprimet demonstrative e deri tek luftërat e mëdha. Ndërkaq SHBA pas Luftës së Ftohtë në 36 raste ka dërguar misione paqëruajtëse, kurse prej Luftës së II Botërore deri në Luftën e Ftohtë kishte dërguar 10 herë.[4]

Mirëpo vetëm pas Luftës së Ftohtë, u pa nevoja që NATO, të ndërhyjë edhe në rastet kur dështon diplomacia, me qëllim të menaxhimit të krizës,[5] e që skeptikët këtë e shohin dhe e cilësojnë si kalim nga opsioni plotësisht defanziv, në opsion proaktiv a edhe ofenziv. Pas presionit të publikut, OKB kërkoi nga NATO, që të intervenonte, në Luftën e Bosnjës, pas dyshimeve për kryerje të krimeve të luftës kundër civilëve.[6] Për herë të parë, në konfliktin e Bosnjës, NATO bëri përpjekjet e para për dhënijen fund të trazirave, e që kulminoi me kampanjën e parë ajrore më 1995, në Opracionin “Deliberate Force”, pasi ushtria e të vetëquajturës “republika srpska” kishte kërcënuar dhe sulmuar “zonat e sigurta” të caktuara nga OKB, në Srebrenicë dhe Markala, pastaj në granatimin e tregut të Sarajevës, më 28 gusht 1995.[7]

Serbia me regjimin e saj, ende nuk ishte gjykuar dhe dënuar për krimet barbare që kishte kryer në Bosnje, e të njejtit sërish përgatiteshin për të kryer krime të njejta edhe në Kosovë.[8] SHBA më 1992, me administratën e Bush-it, kishte kërcënuar Serbinë për veprim ushtarak unilateral të SHBA-së, shumë përpara se të kishte forca ushtarake në Maqedoni dhe Bosnje.[9] Paralajmërimi i presidentit amerikan, i cili thoshte që:” nëse presidenti Millosheviq nuk dëshiron të bëjë paqe, ne do t’ia kufizojmë aftësitë që të bëjë luftë”.[10]

NATO, kurrë nuk do të intervenonte në rastin e Konfliktit në Kosovë dhe Rusia kurrë nuk do lejonte që edhe qoftë Europa e Bashkuar, të kishte intervenuar në rastin e Kosovës. Serbia kishte vërejtur ndarjen brenda NATO-s, për dhe kundër intervenimit ushtarak kundër Jugosllavisë, një ndarje e tillë nuk ishte në parametrat strategjike dhe operacionale në rastin e Operacionit “Deliberate Force” në Bosnje. Madje kjo reflektonte që SHBA, ishte filluesi i bombardimeve së bashku me Britaninë, pastaj SHBA ishte bombarduesi dhe raketuesi më i ashpër dhe që printe shtimit të intenzitetit të bombardimeve dhe raketimeve.[11] Serbia në vazhdimësi me gjitha mënyrat e lejuara dhe kriminale u përpjek që ta thellonte përçarjen dhe ta përçante  NATO-n, por e kishte të pamundur shkaku i SHBA-së dhe disa vendeve më të fuqishme të NATO-s në Europë.

Nuk ka të dhëna të detajuara dhe të publikuara, për vendimet komanduese të marrura nga NATO dhe roli i çdonjërit nga anëtarët e saj, përfshirë edhe rrolin e SHBA-së,[12] edhe pse përgjithësisht dhe publikisht ka qenë e dukshme që rroli i SHBA-së ka qenë vendimtar. Mirëpo është e qartë që kampanja ajrore kundër Jugosllavisë ishte vërtetë një luftë e përbashkët, sepse SHBA s’do mund të fillonte operacion ajror serioz pa pasur akses në bazat ajrore europiane dhe mbështetjen e të gjitha vendeve për rreth Serbisë. Edhe pse forcat ajrore Europiane fillimisht u ndeshën me kufizime serioze për shkak të motit dhe mungesës së municioneve dhe avionëve të avansuara.[13]

Gjegjësisht më 24 mars 1999, presidenti Klinton, i adresohej kombit nga zyra e tij ovale ku theksonte që NATO filloi sulmet ajrore kundër forcave serbe të Millosheviqit në Kosovë, me qëllim që sulmet e tilla të ndalojnë Millosheviqin nga kryerja e gjenocidit kundër Shqipëtarëve të Kosovës dhe për të kufizuar kapacitetet e ushtrisë serbe për të kryer gjenocid.[14]

Në rastin e Kosovës, ka pasur një mori operacionesh ndërkombëtare paqësore, duke përfshirë edhe ato në monitorimin dhe vëzhgimin, e deri tek operacionet në kuadër të NATO-s, si: Operacioni Determined Falcon, Operacioni Determined Force dhe Operacioni Allied Force. Operacioni Allied Force, që ishte vendimtarë në çlirimin e Kosovës, kontributorët më të mëdhej ishin SHBA, me afër 70 % të avionëve, pastaj kontribues më i madh vje Franca me 84 avion, pasuar nga Italia me 58, Britania me 39, Gjermania me 33, Holanda me 22 avion.[15] Në Operacionin Forcat Aleate, partnerët e NATO-s, kanë marr pjesë afërsisht me 1/3 e avionëve në operacioni,[16]

Grafikoni 1. Numri i avionëve të çdo shteti anëtarë të NATO-s, që kanë marrë pjesë në operacionet e ndryshme ushtarake.[17]

Në Operacionin Desert Storm, SHBA, krej rreth 101.000 fluturime nga gjithsej 118.700, pra mbi 85%, duke siguruar 75% të avionëve; në Operacionin Provide Promise në Bosnje, pak më pak se gjysmën e fluturimeve, derisa në Operacionin Deliberate Force në Bosnje, bëri 2 të 3 e  3.535 fluturimeve. Edhe në rastin e Operacionit Forcat Aleate( në Kosovë), bëri 2 të 3 e mbi 38.000 fluturimeve,[18] dhe fluturimet humanitare të SHBA-së për shpërndarje ndihmash humanitare për refugjatët e Kosovës, ishin 3.100 ton.[19]

Siç edhe në grafikonin e mëposhtëm shihet përqindja e kontributit të shteteve anëtare të NATO-s, në operacione të ndryshme në Ballkan,

Grafikoni 2. Përqindja e pjesëmarrjes së avionëve të anëtarëve të NATO-s, në operacione të ndryshme në Ballkan.[20]

Më:07.05.2021

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[1] https://webharvest.gov/peth04/20041027022740/www.defenselink.mil/pubs/kaar02072000.pdf, faqe 1.

[2] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 55.

[3] Herbert J. Tillema, International Conflict Since 1945, Boulder, Westview, 1991.

[4] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 56 dhe 81.

[5] https://www.nato.int/nato-welcome/index.html.

[6] https://www.brookings.edu/articles/decision-to-intervene-how-the-war-in-bosnia-ended/

[7]http://www.afsouth.nato.int/factsheets/DeliberateForceFactSheet.htm .

[8] U.S. policy and NATO military operations in Kosovo [microform] : hearings before the Committee on Armed Services, United States Senate, One Hundred Sixth Congress, first session, February 25; April 14; July 1, 20; October 14, 21; November 3, 1999, faqe 7.

[9] U.S. policy and NATO military operations in Kosovo [microform] : hearings before the Committee on Armed Services, United States Senate, One Hundred Sixth Congress, first session, February 25; April 14; July 1, 20; October 14, 21; November 3, 1999, faqe 11, 15.

[10] https://apps.dtic.mil/dtic/tr/fulltext/u2/a391749.pdf , faqe 78; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 18.

[11] Learning Large Lessons: The Evolving Roles of Ground Power and Air Power in the Post-Cold War Era,  David E. Johnson, 2007, faqe 65-66.

[12] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 60.

[13] Secretary of Defense William S. Cohen, Prepared Testimony to the Senate Armed Services Committee, July 20, 1999, pp. 5-6.

[14] CNN, “Bill Clinton Addresses Nation on Yugoslavia Strike,” 24 March 1999,

http://www.cnn.com/ALLPOLITICS/stories/1999/03/25/clinton.transcript/ (accessed 12

October 2013); http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 16.

[15] DoD, Kosovo/Operation Allied Force After-Action Report, Washington, D.C., January 31, 2000, Executive Summary, p. 2.

[16][16] https://apps.dtic.mil/dtic/tr/fulltext/u2/a438886.pdf, faqe 14.

[17] https://apps.dtic.mil/dtic/tr/fulltext/u2/a438886.pdf, faqe 57.

[18] https://apps.dtic.mil/dtic/tr/fulltext/u2/a438886.pdf, faqe 19.

[19] USDOD “Kosovo/Operation Allied Force After-Action Report” faqe 104.

[20] https://apps.dtic.mil/dtic/tr/fulltext/u2/a438886.pdf, faqe 15.


 


 

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...