Agjencioni floripress.blogspot.com
2021/05/21
Armëpushimi i brishtë mes Izraelit dhe Hamasit pas 11 ditë luftimesh
Palestinezët u mblodhën në Jeruzalemin Lindor të premten për të festuar armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit, që kthyeu një qetësi të paqëndrueshme në Gaza dhe Izrael pas 11 ditë luftimesh, që sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë shkaktuan 230 vdekje në Gaza, përfshirë 65 fëmijë, dhe 12 viktima në Izrael, thanë autoritetet atje.Mes fishekzjarrëve që ndiznin qiellin, njerëzit valvisnin flamuj palestinezë dhe të Hamasit dhe u binin borive të makinave.
Armëpushimi hyri në fuqi në 2 të mëngjesit, sipas kohës lokale, pasi Izraeli dhe Hamasi pranuan ndërmjetësimin egjiptian për t'i dhënë fund dhunës.
Atmosfera ishte po aq festive kur palestinezët u mblodhën gjithashtu në kompleksin Al-Aqsa.
Disa bërtisnin "Allahu Akbar", Zoti është i madhërishëm, në arabisht.
Shumë prej palestinezëve e panë armëpushimin si të kushtueshëm, por gjithashtu e konsideruan atë një fitore të qartë për grupin militant islamik Hamas mbi një shtet të fuqishëm siç është Izraeli.
Pati një reagim të përzier, megjithatë, nga banorët në qytetin jugor izraelit Sderot të premten në mëngjes. Disa kritikuan qeverinë për një veprim kaq të nxituar, siç e quajtën ata, ndërsa të tjerë e vlerësuan si një veprim të domosdoshëm dhe pozitiv në interes të paqes.
Në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Joe Biden tha të enjten vonë se kishte folur me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu gjashtë herë gjatë 11 ditëve të fundit si pjesë e përpjekjeve diplomatike të administratës së tij në prapaskenë për të arritur një ndalim të luftimeve.
“Besoj se palestinezët dhe izraelitët në të njëjtën mënyrë meritojnë të jetojnë të sigurt dhe të gëzojnë liri, prosperitet dhe demokraci të njëjtë. Administrata ime do të vazhdojë diplomacinë tonë të qetë dhe të paepur drejt këtij synimi. Besoj se kemi një mundësi të mirëfilltë për të bërë përparim dhe jam i përkushtuar të punoj për të”, tha presidenti
Bideni vlerësoi veçanërisht rolin e Egjiptit në arritjen e armëpushimit. Ai gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Kombet e Bashkuara dhe subjekte të tjera për të siguruar ndihmë të shpejtë humanitare për njerëzit e Gazës, si dhe përpjekjet për rindërtim.
Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Volkan Bozkir e përshëndeti armëpushimin në Gaza duke thënë se ishte "i vonuar", por "i sigurtë".
“Kjo tregon se kur Asambleja e Përgjithshme merr drejtimin dhe vendet anëtare flasin së bashku, kemi rezultate. Së dyti, Izraeli si një fuqi pushtuese duhet t'i përmbahet të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe ligjit humanitar".
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres e mirëpriti armëpushimin dhe u kërkoi të dy palëve ta respektojnë atë.
Administrata Biden kishte bllokuar përpjekjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të dënuar luftimet dhe për të bërë thirrje për një armëpushim, duke tërhequr kritika nga disa vende. Të 15 vendet anëtare të këshillit duhet të bien dakord për rezoluta të tilla.
Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken postoi në Twitter se ai "do të udhëtojë në rajon në ditët e ardhshme" dhe do të takohet me "udhëheqësit izraelitë, palestinezë dhe rajonalë".
BIRI QË BRAKTISI TË ATIN
Përktheu: Bajram Karabolli
Dikur, në një vend, jetonte një njeri me të shoqen, me djalin e tij të vogël dhe me të atin që ishte shumë plak. I thotë gruaja të shoqit:
– Jam shumë e lodhur dhe e mërzitur me babanë. Ai është shumë plak dhe nuk vlen më për asgjë.
– Është babai im dhe e kam për detyrë ta ndihmoj, – iu kthye burri.
– Mirë, atëherë, zgjidh e merr, ose babanë, ose mua, – i thotë ajo me vendosmëri.
– Po, sipas teje, ç’duhet të bëjmë? – i thotë i shoqi.
– Është shumë e thjeshtë. Çoje diku në mal dhe lëre atje, – nguli këmbë e shoqja.
Pasi u mendua shumë, duke parë se e shoqja e kishte ndarë mendjen, ai vendosi ta shpinte babanë në mal dhe ta braktiste. Sikur do të shkonte për një piknik, përgatiti dy kuaj dhe ushqim për ta marrë me vete. Për ta bërë sa më bindëse këtë punë, mori e dhe djalin e vogël. Dhe i thotë të atit:
– Baba, po bëj me tim bir një shëtitje lart në mal. A do të vish edhe ti? Të bën mirë, ka ajër të pastër.
– Mirë, – i thotë babai, që s’i shkonte kurrë në mendje se cili qe qëllimi i vërtetë i të birit.
Dhe u nisën të tre. Gjyshi me nipçen ishin vërtet të gëzuar për këtë udhëtim të papritur.
Më në fund, mbërritën lart në mal, në një pyll të freskët e të vetmuar. Burri shtroi disa batanije përtokë, e shtriu të atin plak aty, la pranë tij ushqimet dhe ujin që kishin marrë me vete dhe i thotë:
– Baba, rri këtu, sa të kthehemi ne. Po shkojmë të presim dru.
Pa ditur gjë se po braktisej, plaku i mjerë, pa kurrfarë shqetësimi, pranoi të qëndronte vetëm. Veç kur kaluan orë të tëra dhe i biri me të nipin nuk po ktheheshin, mendoi mos u kishte ndodhur ndonjë gjë e keqe. U shqetësua aq shumë sa nisi të qante. Donte të bërtiste, po nuk kishte fuqi. E megjithatë, kush do ta dëgjonte?
Ndërsa burri me të birin po ktheheshin në shtëpi. Djali i vogël, i shqetësuar, e pyet të atin:
– Babi, pse e lamë gjyshin atje vetëm? Nuk do të kthehemi ta marrim?!
Dhe i ati iu përgjigj:
– Jo. Do ta lëmë atje. Është shumë plak dhe nuk vlen më.
Djali i vogël, u mallëngjye prej këtij veprimi dhe filloi të qante:
– Dua gjyshin! Dua të kthehemi e të marrim gjyshin!
– Të thashë, bir, është shumë plak… edhe i sëmurë është… S’kemi ç’bëjmë… Duhet ta lëmë atje…
Atëherë, i biri i thotë:
– Po pse, babi, kështu do të bëj edhe unë?
– Çfarë do të bësh?! – pyeti, gati i alarmuar, i ati.
– Po ja, kur unë të rritem, të bëhem sa ti dhe ti të bëhesh sa gjyshi, të plakesh e të jesh i sëmurë si gjyshi, të të çoj në pyll dhe të të lë atje, vetëm?!
Vetëm atëherë burri kuptoi se ç’mëkat po bënte. U ligështua shumë dhe i penduar e, duke mallkuar veten, u kthye për të marrë të atin.
E gjeti plakun e shkretë ku e kishte lënë. I ra në gjunjë dhe, duke qarë, i kërkoi falje. Plaku që mori vesh gjithçka, duke i përkëdhelur flokët, i tha:
– Mos qaj, bir. Unë nuk ia bëra këtë gjëmë babait tim, kështu që Allahu nuk do të lejonte që ti të më braktisje në këtë mënyrë.
Troja e vërtetë është në Shkodër
Shkruan: Fahri XHARRA
Eshtë shumë e çuditshme se si serbët kanë fakte dhe kanë guxim të shkruajnë ato gjëra historike, që ne as që kemi guxuar ti përmendim deri më sot. Ne, jo vetëm që nuk kemi guxim por e dhe nuk dimë , edhe nuk na intereson që të zbardhim atë që për ne është thelbësore. Njohja e së kaluarës e forcon të tanishmen dhe e përgatitë si duhet tardhmen, por ne nuk ndajmë këtë mendim dhe atëherë vjen pyetja se si do të jetojmë shqip apo e ardhmja e jonë a do të jetë shqip dhe në cilet kurfinj të historisë.
Ja pra, shkencëtari serb e gjenë me fakte dhe në mënyrë shumë bindëse e spjegon që Troja e vërtetë është në Shkoder dhe se Troja e Shlimanit është falsifikim. Ka shumë zëra që Shlimani ka gabuar shumë rëndë kur e thsoshte që Troja është ai vendi që ai e zbuloi në bregdetin e Turqisë së sotme (Heinrich Schliemann Discovers the Ancient City of Troy (1871 – 1873).
Fjalën e kam për autorin serb Milutin Jaćimović-in, që me punën e tij ‘Troja në Shkodër’, vepër e cila u lexua në kongresin e historianëve në Shën Petersburg, u shpall anëtar me korespondencë i Akademisë Ruse të Shkencave ne Shën Petersburg. Pra, veper e madhe historike dhe vlerësim i madh nga ana e Akademisë. Në kllapa ( Shumë e vështirë është të zbulohen të vërtetat e pa ditura , por edhe shumë më vështirë është që ato të pranohen.E di një gjë që është njerzore , më lehtë i besohet nje gënjeshtreje të dëgjuar mijëra herë se sa një risije me një të vërtetë faktike )
Në kllapa ( Shumë e vështirë është të zbulohen të vërtetat e pa ditura , por edhe shumë më vështirë është që ato të pranohen.E di një gjë që është njerzore , më lehtë i besohet nje gënjeshtreje të dëgjuar mijëra herë se sa një risije me një të vërtetë faktike )
Në kllapa ( Shumë e vështirë është të zbulohen të vërtetat e pa ditura , por edhe shumë më vështirë është që ato të pranohen.E di një gjë që është njerzore , më lehtë i besohet nje gënjeshtreje të dëgjuar mijëra herë se sa një risije me një të vërtetë faktike )
Në librin e tij “ Troja… “ e botuar serbisht dhe rusisht, autori Milutin Jovanoviq tregon me fakte që Lufta e trojes eshte kënduar edhe në “Iliaden “ dhe “Odisenë “ e Homerit dhe se ishte luftë shtetesh të vogla në Mesdhe dhe thellë në Balkan. Me bindje të madhe e hudhë poshtë teorinë e Shlimanit kur thotë se Troja dhe deti mund të shiheshin nga maja e maleve thrakase të Sharit. Nga malet e Sharrit, nga Korabi mund të shihen edhe Bjeshkët e namura Për “Trojen” e Shlimanit ai thotë që aty nuk është as nje lumë i cili derdhet në det. Ai e spjegon se afër lumit të madh , qe e cekë edhe Homeri rrjedh edhe një lum më i vogël , pra Drini dhe Buna.
Pra Drini dhe Buna lidhen në një rrjedhë, të cilat përmenden edhe në Iliadën e Homerit. Edhe një spjegim pë lumenjt rreth Trojes; “ Dihet që njalat e detit, kur i hedhin vezët , atë e bejnë edhe në Mesdhe , dhe në Bunë .
Edhe lumi Zeta permendet në “ Iliadë “ që sipas tij dikur quhej Esepi dhe liguna ku rrjedhë Zeta sot, quhej Zelija. Nëse në “Iliadë” përmendet njolla e zezë e lumit, autori e spjegon që këto janë algat ,për shkak të rrjedhës së ngadalshme të lumit.
“ Nëse Pajonët jetonin rreth Vardarit, pra është e vërtetë aë në veriperendim iu është Shkodra, një lloj ashtu si e këndom Homeri “ Burri i botës, Jovanoviqi na bindë që edhe Dardania, nuk përkon me gjetjen e Shlimanit, sepse Dardania ka dalje në Adriatik.
Pra, ja ky ishte spjegimi i gjetjes së Jovanoviqit. Por e vërteta e tij ka ngjyrë serbe edhe titulli i livbrit është :’” Prava Troja je Srpska prestonica Skadar, Šlimanova Troja u Turskoj je falsifikat” . E kuptuat, Troja e vërtetë ishte kryeqyteti i Serbisë, Shkodra “.
Edhe pak nga origjinali në serbisht :” Jaćimović je opovrgao oba krivotvorenja Bečko-berlinske istorijske škole. U svojoj nevelikoj knjizi: „Troja, srpska prestonica Skadar“, objavljena na srpskom i ruskom jeziku, uverljivo dokazuje da je Trojanski rat, opevan u Homerovoj „Ilijadi“ i „Odiseji“, bio obračun srpskih državica niklih na morskim obalama Sredozemlja i u dubini Balkana. On upućuje čitaoca, da nije moguće pronaći planinu u Hisarliku (gde je Šlimanova Troja), koja bi se mogla videti – zajedno s Trojom i morskom obalom, kako je to sve posmatrao, s Tračkog vrha (na Šar planini), Bog Posejdon “
Ne shqiptarët rrimë duarkryq, e presim ndonjë donaciaon të huaj që ta shkruajmë historinë serbe në tokat tona. Turp !
Skënder Karaçica – Gjeneralet nuk pensionohen…!
Si shihet atdheu nga larg
Gjeneralet nuk pensionohen…!
Aty e tej,e shoh shpeshherë në facebook gjeneralin Naim Maloku,që del e thotë ndonjë fjalë.Para luftës,eprorin ushtarak e pata takuar në një takim shumë vëllazëror në Lubjanë dhe biseda lidhur me gjendjen e pushtuar nga regjimi fashist i Serbisë.
Kur djelmenia shqiptare(UÇK)doli maleve me zjarret e pushkëve për Lirinë e Kosovës,gjeneral Naim Maloku,zuri pritën ushtrisë dhe policisë së Serbisë për të ndarë rrugët dhe për t`i thënë Millosheviqt se Kosova është e shqiptarëve…!
Me gjeneralin Naim Maloku,sot i ndërruam pak fjalë shumë vëllazërore.Unë i thash në dritën e doktrinave ushtareke se,gjeneralet e ushtrisë nuk pensionohen…!I thashë gjeneralit që sa saherë ka kohën e programuar të shkojë e të shohë nga afër djelmeninë e Ushtarisë së Kosovës,uniformën ushtarake që ka nevojë për përvojën e tij dhe të doktrinës moderne ushtarake të tij!
Sipas doktrinave ushtarake,gjeneralet nuk pensionohen…!
Çikago,prill 2021
KU GABON KRYEMINISTRI YNË apo si mund ta ndihmojme ate?!
Shkruar nga Sazan Guri
Pa u zbadhur, as në kartat greke, pranon deri në orgazëm 12 md, si me qenë zëdhënës grek;
Për 8 vjet lejoi e zhvilloi negiociata okulte, ku çdo lajm vinte nga greqia dhe jo nga e jona qeveria;
Në negociata u ndërruan shpesh kuajt në ecje, madje në ngjitje, pra antarët e komisioneve të palës shqiptare;
Në Komisionet e palës shqiptare, s’kishte përfaqësi të disiplinave kërkimore si gjeodezi, gjeologji, gjeografi, histori, arkeologji, madje as jurist me njohje të jurisprudencës ndërkombëtare;
Të gjitha bisedat në këto negociata janë bërë mbi mbi bazën e 6 md për ato pika fillimi të matjeve, dhe pala shqiptare pranon tashmë hilenë dhe tradhtinë greke, që mbasi siguruan pikat e matjeve kërkuan zgjerim me 12 md;
Nuk ka marrë parasysh vendimet e Gjykatës Kushtetuese që ka zeruar ‘gafat’ e qeverive të mëparshme, dhe ky Kryeministër thellon këto gafa, sepse nuk jemi në kushtet e 6md, por të 12 md;
Nuk ka thirur, sikur një herë, përfaqësues të ditur të fushave të mësipërme, as pjesëtarë të përfaqësive fetare, as përfaqësues të shoqërive apo grupeve civile, sikundër homologu i tij grek që e ka bërë në vendin e vet.
Lejon dhe pranon me plot gjasa që metodika e matjeve të jetë e ndryshme midis dy palëve, ku shteti grek përfiton hapësirë detare, qysh në përcaktimin e metodës bazë të matjes (ata me vija bazë nga kepi më i dalë në veri të Korfuzit te kepi më i dalë në jug të tij, ndërsa ne me metodën e gjireve të mbyllur, nga cepi i shkëmbit te porti në Sarandë te kampi i pionerit bie fjala);
Lejon dhe pranon me plot gjasa që shkëmbi i pleshtit gur tokësor, si ai i Barketës të shërbejë si pikë matje për palën greke, ku si i pabanuar që është, nuk duhet të llogaritet fare.
Lejon dhe pranon me plot gjasa që ishulli Othonoi (historikisht, Fanari shqiptar), me 300 ushtarakë të shërbejë si pikë matje dhe të krahasohet e të ndahet me bregdetin e qendrueshëm Karaburun –Sarandë, që ka pas shpine 3 milion banorë.
Lejon dhe pranon me plot gjasa që ishulli Othonoi të ketë peshë dhe efekt të njëjtë, me kontinentin shqiptar, ndryshe nga marrëdhëniet Greko-Italiane që ka efekt të pjessshëm;
Pse nuk është përdorur Ekitija (historia, morali e drejtësia) nga pala greke? Mirë ata, po Kryeministri ynë, si bie dakord me këtë shkelje?
Pse nuk është kërkuar një nga normat bazë të marrëveshjes së Detit (UNCLOS-United Nation Convent Law of the Sea ), ku neni 15 të lejon qasjen historike, ku prej 10,000 vjetësh, Butrinti ka qenë dhe ështe yni, ku Çameria prej 9900 vjetësh ka qenë yni, ku ishujt Othonoi, Erikusa kanë veçcse 100 vjet që na u rrëmbyen, sepse toka Dhėu Himare-Sarandë, e ka pasë dominuar detin.
Së fundi, pa diksutime, pa negociata reale, pa zënka, pa kontradita, Kryeministri ynë deklaron i pari në një takim para dy muash ‘eureka’, pra e gjeta zgjidhjen, i thotë palës greke se: çështjen do ta çojmë në Hagë.
Lindin disa apo mori pyetjesh: Pse në Hagë që ka proces pa rekurs ose të pakthyeshëm? Pse jo në Hamburg që ha diskutime pas? A po con kontradiktë apo një ujdi? Ku i ke diskutimet me Parlamentin? Po me Presidentin? Pse ky nxitim? Apo kërkon të vulosësh turpin me duart dhe vendimet e të tjerëve. Ndaj, çuarja në Hagë, nuk është thjesht nxitim, as interes politik, as mashtrim i rradhës, as poshtërsi, por thjesht tradhëti kombëtare, shitje të 1360 km2 sipërfaqe deti, uji, ajër e tokë.
RREZIKU QË VJEN NGA EDI RAMA!
Ja çfarë shkruante në vitin 1998 Frrok ÇUPI për Edi Ramën: RREZIKU QË VJEN NGA EDI RAMA!
Në historinë tonë të afërt, psikoza e formatuar sipas modelit “Përtej jush jam unë”, ka ardhur të paktën tri herë. Hera e parë, por në mes të historisë së keqe, ka ndodhur në vitin 1929, që lidhet me Benito Musolinin. Ky, pasi kthehet nga Zvicra ku ishte shpallur “Vagabondi” prej policisë së vendit, ngjitet në malet e Austrisë dhe thërret në Kongresin e Partisë Socialiste: “Ju socialistët italianë nuk jeni më… Përtej jush jam unë, do të ringjall Italinë”. Në atë periudhë e Majta italiane kishte pësuar rënie të llahtarshme, duke u kthyer në pre për çfarëdo egërsire që shqyen kërmat në fund të greminës. M’u në mes të fatkeqësisë dhe të natës me “kërma” politike, u shfaq vagabondi Benito Musolini dhe mori në dorë të majtën italiane, duke e kthyer në rrezik për botën qytetare.
Hera e dytë, kur u shfaq rrezikshëm psikoza “përtej jush jam unë”, shënon periudhën 1915-1918. Në Rusinë mbretërore atëherë rronte një energji e pashembullt njerëzore, që kërkonte ndryshim për atë pjesë të rruzullit që përjetonte “netët e bardha”, por në fakt nuk ishte “botë” shumë e bardhë. Në atë periudhë u shfaq një “mësues” i turmave të varfra, që quhej Çerniçevski. Filozofi Çerniçevski ishte edhe mësues i Leninit. Mësuesi i dha revolucionarit të pashembullt mësimet se si të ishte një masovist, si të ishte një njeri i turmave. Sapo Lenini u ngjit në majë të turmave dhe të lavdisë, lëshoi një urdhër makabër: “Të pushkatohet Çerni-çevski!”. Filozofi masovist dhe mësues i Leninit, u pushkatua. Menjëherë Lenini thërriti para turmave: “Tani para jush dhe pas Çerniçevskit jam unë”.
Hera e tretë e thirrjes “përtej jush jam unë”, është shënuar në epokën e komunizmit shqiptar. Udhëheqësi gjysmëshekullor i Shqipërisë, Enver Hoxha, për disa dekada përpiloi teorinë e masave dhe më në fund erdhi në përfundimin se “jeni ju, pa jam unë”, që në thelb thoshte “jam përtej jush”.
Ndërsa në Rusinë leniniste dhe në Italinë fashiste, psikoza “jam unë pas jush” ka perënduar; në Shqipëri është ringjallur rreziku i ardhjes së një enverizmi “anti-enverist”. Pinjolli më i rrezikshëm i regjimit totalitar tashmë quhet Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste. Ky po rrëshqet poshtë Çerniçevskit, anash Duçes dhe përmes dritëhijeve të Enver Hoxhës; por me një pamje ekstravagante. Enver Hoxha nuk mund të përfytyrohej as me pantallona të shkurtër në mes të qytetit, as nudo në faqet e gazetave; Vladimir Lenin nuk mund të përfytyrohej në tribunë duke thërritur “ia kam bërë nënën atij që kërkon lekët e tij në xhepat e mi”; as Musolini nuk mund të përfytyrohet duke thërritur “as të majtë, as të djathtë; këtu jam vetëm unë”.
Iniciativën për të thërritur “jam unë, nuk ka as të majtë, as të djathtë”, e ka marrë vetëm kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Ky, duke mohuar formatimin politik pluralist “e majtë dhe e djathtë”, i ka hipur në kurriz shoqërisë shqiptare dhe historisë demokratike, duke e zhveshur nga pluralizmi politik dhe nga vlerat qytetare. Njësoj si të zhvishte rrobat në një plash nudo të Perëndimit dhe të dërgonte mesazhin e lakuriqësisë në vendin më të varfër të Evropës.
Kryetari i Partisë Socialiste, tashmë as socialist as djathtist, as modern as primitiv, as i lexuar as injorant, as i varfër as bos, as mashkull as femër; ka ardhur në historinë tonë moderne që t’i bjerë me fshirëse përpjekjes sonë qytetare e politike për të krijuar pluralizmin politik. Edhe sikur asgjë tjetër të mos kishim krijuar gjatë këtyre dy dekadave, të paktën krijuam pluralizëm opolitik dhe u ndamë nga sistemi monist. Mirëpo kryetari i PS-së, i ardhur tmerrësisht vonë në jetën publike e politike, ka guxuar të thotë se “unë jam përtej jush, përtej së majtës dhe së djathtës”. Para dy ditësh, më në fund, arriti të thotë se “nuk jam politikan”.
Cilat janë qëllimet e kryetarit të së majtës?
Qëllimi i parë është që ta bëjë zero shoqërinë; pas kësaj, në hapësirën e zeros do të mund të shikohet vetëm portreti i tij. Të njëjtën gjë bëri Musolini kur e pa shoqërinë politike italiane duke lënguar; këtë gjë kishte bërë Lenini pasi rrëzoi Romanovët dhe Çerniçevët. Ata që nuk përshtaten me shijen dhe me qëllimin e Edi Ramës, nuk do të mund të jetojnë në këtë shoqëri. Ai ka shpallur hapur: “Kush nuk është i politikës së re, nuk ekziston”. Se cili është i politikës së re, edhe këtë e përcakton vetë kryetari i PS-së. Mund të dalë që më shumë se gjysma e popullsisë nuk i përkasin politikës së re dhe meritojnë … fabrikat e sapunit.
Qëllimi i dytë është që të shlyejë nga kujtesa historinë e afërt. Historia e afërt është e ngarkuar me akuza të rënda ndaj kryetarit të PS, Edi Rama. Ka akuza se ka marrë pjesë në kartelin e drogës në rrugën e Kavajës ku janë vrarë disa djem; ka akuza se ka marrë pjesë edhe në një vrasje tjetër që sipas kryeministrit aktual është thënë “ashensori”; ka akuza për abuzime me fondet publike në kohën kur luante si ministër i Kulturës; ka akuza për shpërdorime të mëdha si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Këto, të gjitha, duhen shlyer, sipas psikozës së kryetarit socialist. Viti i rëndë 1997 nuk po afrohet dhe nuk besohet se mund të vijë. Po të ishte ai vit, do të ishte një lumturi për kryetarin e së majtës, sepse në pusin e luftës civile mund të hidhte mëkatet e veta. Por, përderisa mungon viti 1997, ky do ta kthejë vitin 2008 apo 2009 në një pus ku të mbyten mëkatet e veta. Mëkatet mund të mbyten vetëm duke e kthyer në nul çdo vlerë që ka krijuar shoqëria dhe duke thërritur: “nuk jam politikani; përtej jush jam unë”.
Qëllimi i tretë është mëkatimi i një turme të madhe popullore, që quhen anëtarë të Partisë Socialiste ose pjesëtarë të familjeve të tyre. Çfarë do të ndodhë nesër kur të zbulohet rreziku i madh i kryetarit të së Majtës? Do të thërriten një për një, para fatit njerëzor, të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste që votuan kryetarin e rrezikshëm.
Atëherë, ku do të mbetet ai? Ai nuk do të ekzistojë, ai do të jetë përtej jush, të varfër miq.
Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri – Një përvjetor i shënuar i një shkrimtareje të shquar Vështim -ese)
Në nderim të 60-vjetorit të lindjes së Mjeshtres së Fjalës Artistike Mira Meksi !
Ditëlindja! Ditë gëzimi, apo edhe ditë e përjetimit të një ndjenje trishtimi të lehtë, se u moshuam edhe një vit? Ka mendime të ndryshme. Sepse secili ka këndvështrimin e vet. E kuptueshme. Jeta prandaj edhe është interesante se ka larmitë e veta.
Me kalimin e moshës, disa kanë ndjesinë se pak ditë para festimit të ditëlindjes, atyre sikur u prishet humori dhe shenjat tregojnë se janë duke përjetuar një rënie shpirtërore. Vitet ikin dhe njeriu i ndryshon përfytyrimet e veta pë jetën. Ai ka qejf të kthehet drejt rrënjëve, sepse në jetë vjen e merr një rëndësi të madhe cilësia, jo sasia. Dhe vjen një ditë kur ai mendon seriozisht për njerëzit që e rrethojnë, i heq syzet, përmes së cilave bota i është dukur si fushë me lule, Kësisoj, ai, në mesin e jetës, fillon të vërejë gjëra, të cilat më herët nuk i kishin rënë në sy. Një sërë syresh vazhdojnë të repektojnë disa shprehi që kanë zënë vend me kohë në jetën e tyre dhe mundohen t’u përmbahen atyre, çka, me kalimin e kohës, bëhet burim i një tensioni të brendshëm.
Në mënyrë që në jetën e njeriut të vijë diçka e re, ai duhet të lirojë vend brenda vetvetes ose duhet ta zgjerojë hapësirën e vet për të tjerët. Sepse këtu mund ta ketë burimin njëra nga arsyet e rënies së lehtë shpirtërore para festimit të ditëlindjes, paçka se njeriu mund të mos jetë i vetëdijshëm për një gjë të tillë.
Festimi i ditëlindjes nuk mund të sjellë gëzim për një ditë, aq më tepër kur edhe shumë urime që vijnë, mund të tingëllojnë formale.
Është e kuptueshme që janë të shumë ata, që, me afrimin e ditëlindjes, rrinë e vrasin mendjen se çfarë kanë mundur të arrijnë dhe çfarë nuk kanë mundur ta arrijnë në jetë. Dhe nëse rezultatet e jetës nuk u kanë sjellë gëzim,
është e kuptueshme që kjo do të reflektohet në gjendjen shpirtërore.
Një tjetër arsye e fortë e një gjendjeje të tillë shpirtërore, është sjellja në kujtesë e ditëlindjeve në moshën e fëmijërisë. Në moshë të re, ngjarjet dhe rrjedha e jetës rendin me një shpejtësi marramendëse dhe njeriu nuk arrin të vërë veshin dhe të dëgjojë vetveten. Kurse kur piqet, ai ka më shumë kohë për përsiatje dhe për të hyrë në kontakt me botën e tij të brendshme.
Ndodh edhe shpeshherë kur gëzimi është paksa i venitur gjatë festimit të ditëlindjes, për arsye se disa kërkesa që fshihen brendas shpirtit, nuk ka qenë e mundur të përmbushen. Se gëzimi është i lidhur me shpirtin. Sa më shumë njeriu e ka të zhvilluar logjikën dhe mendimin racional, aq më shumë ai largohet nga shpirti i vet.
Njeriu e ka të organizuar jetën në atë mënyrë, që ndjenjat dhe logjika, si dy pole të një gjysmësfere, nuk mund të jenë në harmoni me njëra-tjetrën. Sa më shumë synon të eci në jetë ashtu siç e mëson mendja, aq më shumë ai e humbet ca lidhjen me shpirtin e, për pasojë, edhe gëzimin nga pak.
Gëzimi është cilësi dhe tipar i shpirtit. Është burim i brendshëm në thellësinë e zemrës së njeriut.
Personaliteti politik, njeriu i shquar i letrave, diplomati i njohur dhe njëri nga udhëheqësit e luftës për pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Banjamin Franklin (1706-1790), ka lënë një porosi të vyer për brezat pasardhës:
“Mundohu ta gjesh gëzimin në jetë. Kjo është mënyra më e mirë për ta tërhequr drejt vetes lumturinë”.
E kam njohur Mirën në vitin 1984, kur ajo u emërua përkthyese në Redaksinë e botimeve në gjuhë të huaja në Shtëpinë botuese “8 Nëntori”. Ishte një redaksi e madhe, me një personel prej 48 përkthyesish dhe disa daktilografiste, në të cilën përballohej një punë mjaft e vëllimshme për përkthimin e letërsisë politike në 8 gjuhë të huaja. Asokohe isha përgjegjës i Redaksisë. Mira i kishte përfunduar studimet universitare për frankofoni dhe midis pedagogëve që i kishin dhënë mësim në fakultet, kanë qenë edhe pedagogë francezë dhe Profesor Vedat Kokona, një personalitet i shquar i kulturës sonë mbarëkombtare dhe njohës i shklqyer i kulturës franceze dhe asaj botërore.
Si studente e talentuar, që gjatë viteve të studimit në fakultet, ajo kishte studiuar gjuhën spanjolle dhe gjuhën italiane. Për gjuhën spanjolle kishte pasur një pasion të veçantë, prandaj edhe u punësua si përkthyese pikërisht në sektorin e spanjishtes të asaj redaksie. Talenti i saj si përkthyese, kishte shpërthyer që në moshën e pararinisë. që gjatë viteve të gjimnazit, në moshën 16-vjeçare, kur kishte arritur të përkthente nga frëngjishtja novelën-përrallë alegorike“Princi i vogël” (Le petit prince) të shkrimtarit dhe poetit francez Ekzyperi (Antoine de Saint-Exupéry – 1900-1944), si edhe në vitet studentore, kur ajo pati kuturisur të përkthente me sukses poezi të Vedat Kokonës në frëngjisht.
Mira nuk qëndroi deri në fund në sektorin e spanjishtes. Aty nga fundi i viteve ’80, ajo u transferua në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”, ku e priste “varka e saj e parapëlqyer” drejt hapësirave “kaltërore” të përkthimit artistik, i cili edhe më shumë ushtroi mbi të një ndikim hyjnor për t’u bërë një shkrimtare me emër në botën e letrave shqipe.
Ja si e kujton Mira kohën kur punoi në Redaksinë e gjuhëve të huaja:
“Ishte vera e vitit 1984, kur, e porsadalë nga studimet universitare, iu bashkëngjita punëtorëve të përkthimit politik në gjuhë të huaj, në sektorin e spanjishtes… E mësuar me përjetimin e një lloj klime liberale karshi dogmave të kohës gjatë viteve të studimeve të mia të larta për filologji frënge, – ku pedagogët francezë kishin luajtur një rol të madh jo vetëm me profesionalizmin, qytetarinë dhe shpirtin e tyre të lirë, por edhe me librat e ndaluar që më jepnin fshehurazi, ashtu siç kishte luajtur rol të jashtëzakonshëm miqësia me profesorin tim të paharruar Vedat Kokonën dhe të vëllain e tij Nedim Kokonën, një tjetër intelektual par excelence, – me shumë drojë dhe frikë në zemër kapërceva derën e hekurt të sektorit të gjuhëve të huaja të “8 Nëntorit”, e cila, kohërave kur unë punova në Redaksi, nuk e kishte më rojen e mistershme të dikurshme pas saj. Ishte koha kur s’kisha shumë që e kisha kaluar pragun e të qenit vetëm një lexuese e thellë, serioze dhe e përkushtuar ndaj letërsisë së madhe të botës, dhe po hyja ngadalë, por sigurshëm, në udhën e përkthimit dhe të krijimit të mirëfilltë letrar… Kishte pasur raste që ishin përkthyer edhe 50 faqe në ditë nga një përkthyes i vetëm, ndonëse norma ishte katër faqe në ditë… Ishte “parajsa intelektuale dhe profesionale”, ku u rrita dhe u formësova, ku, pasi futa duart në magjen ku gatuhej brumi i përkthimit politik, gjeta volinë për t’iu dhënë përkthimit letrar, dhe kjo, për tërë jetën, ishte, ndoshta, i vetmi vend në Shqipërinë tonë të izoluar ku mund të thithej një grimë ajri me parfumin e lirisë dhe të botës së madhe”.
Zëvendësimi i sistemit u shoqërua në mbarë vendin me shpërbërjen e gjithçkaje, në të gjitha sferat e jetës, që nga objektet “e panevojshme” industriale, deri te shtëpitë botuese. Populli shqiptar “nuk kishte më nevojë” për “asnjërin” nga ato objekte dhe aq “më pak” për shtëpitë botuese. Sikur kasta politike në pushtet të kishte pasur fuqi hyjnore, me siguri që do ta kishte nxjerrë në ankand edhe ajrin, për t’ua kaluar në pronësi oligarkëve, në mënyrë që popullit t’ia shisnin me çmim të vendosur sipas tekave të veta. Kjo do të kishte qenë një “mrekulli e vërtetë”.
Viti 1990 Mirën e gjeti një intelektuale tashmë të pjekur. Pas vitit 1990, Mira, ashtu si edhe të gjithë përkthyesit e tjerë të Redaksisë, si edhe krejt punonjësit e të dyja shtëpive botuese, u gjendën me jetën ballë për ballë. Redaksia u kishte shërbyer përkthyesve si një universitet tjetër, si një kudhër e vërtetë për të përballuar “tërmetin” që po afrohej. Ata e gjetën veten shumë shpejt, duke u sistemuar në punë të ndryshme, madje edhe në fushën e diplomacisë, meqenëse përveç gjuhës së përkthimit në Redaksi, ata, që të gjithë, zotëronin edhe gjuhë të tjera.
Mira, si një intelektuale e formuar dhe me një vizion të gjerë për jetën, u orientua shpejt në situatën e krijuar. Mjaft e talentuar, e zgjuar nga natyra dhe me një shpirt praktikë, në vitet ’80-90 dhe në vijim, përveç sukseseve që shënoi në përkthimin e letërsisë artistike, kur, përmes penës së saj, erdhën në gjuhën nshqipe vepra të më shumë se 20 autorëve të huaj, ajo ra në sy për tri gjëra me peshë.
Së pari, në vitin 1994 ajo bashkëthemeloi dhe punoi si Drejtore e Fondacionit të parë kulturor privat shqiptar “Velija”. Pikërisht me nismën e saj, siç e thekson ajo në një intervistë të paradokohshme që i ka marrë Leonard Veizi për gazetën “Fjala” të datës 19 shtator, “u krijuan,çmimet e para private letrare, të cilat u dhanë për 8 vjet me radhë, dhe mendoj dhanë kontribut në ndërtimin e sistemit të vlerave në letërsi”.
Duhet përmendur Çmimi Kadare që ju dha shkrimtarit argjentinas, të njohur në mbarë botën, Ernesto Sabato (1911-2011), i cili, kur e mori atë Çmim, pati deklaruar: “Ky ishte më i madh se Çmimi Nobel”.
Së dyti, në vitin 1996, Mira themeloi dhe drejtoi revistën letrare “Mehr Licht” (Më shumë dritë – sipas shprehjes së famshme të Gëtes), anëtare e rrjetit evropian letrar “Eurozine”. Ajo revistë ka pasë qenë një faqe e ndritur në historinë e kulturës letrare mbarëkombëtare. Ajo pati shërbyer për adhuruesit e letërsisë si një dritare e shkëlqyer me vlera të jashtëzakonshme enciklopedike për prurjet e pamata nga krijimtaria më e mirë letrare mbarëkombëtare dhe botërore. Revista, me më shumë se 400 faqe, vazhdoi të botohej për 16 vjet me radhë dhe ka hyrë në fondin e artë të letërsisë sonë. Por paskëtaj ajo u “largua për në pasjetë”, u fik, u shua, mbaroi. Në kujtesën e lexuesve ajo “avulloi”, u ngrit drejt hapësirës, u shndërrua në një “meteor” që qarkullon nëpër humnerat qiellore dhe vazhdon të mbajë në sipëfaqen e vet emrin e skalitur me merak “Mira Meksi”.
Së treti, gjatë viteve 2002-2010, Mira ka qenë Drejtore e Përgjithshme e “TV ALSAT”. Drejtimi i këtij kanali televiziv me shikueshmëri të lartë, ka pasë qenë një kontribut i ndjeshëm i drejtpërdrejtë i saj në fushën e mjeteve informative pamore.
Të shumta janë veprat artiske që Mira ka krijuar në disa gjini letrare, si romani, novela, tregimi, eseistika dhe letërsia për fëmijë. Ajo ka kontribuar, gjithashtu, në lëmin e publicistikës, me botimet e saj në shtypin shqiptar, si edhe në shtypin francez.
Të shumta janë edhe vlerësimet që i janë bërë Mirës për përkthimet artistike dhe për veprat artistike origjinale. Ajo është nderuar më shtatë Çmime, me një Titull nderi dhe me Urdhrin “Comendadora” i Meritës Civile, i akorduar nga Mbreti i Spanjës Huan Carlos I.
Jam më se i bindur se Mira nuk rend absolutisht pas Çmimeve. Megjithatë, kur atë e ka vlerësuar aq lart mbreti i Spanjës, do të kishte qenë shumë mirë, sikur parapavijat e Presidencës në Tiranë të ishin kujtuar me kohë dhe t’i kishin çuar Presidentit propozimin për t’i akorduar një Çmim të lartë.
Një meritë të veçantë ka Mira për përkthimin e veprave të veta artistike në frëngjisht, madje edhe të rikrijuara në këtë gjuhë. Kjo është një dukuri shumë e rrallë në kulturën tonë kombëtare. Ky është një talent i jashtëzakonshëm që haset rrallë edhe në kulturën botërore. Me këtë rast, ja çfarë i ka deklaruar ajo Leonard Veizit në intervistën e lartpërmendur:
“Të gjitha romanet e mia, përveç romanit “Porfida-Ballo në Versailles”, i cili është i përkthyer, i kam rishkruar në frëngjishte. Por edhe ky roman do të ribotohet në Francë më 2021, i rikrijuar në frëngjishte nga unë… Është një punë shumë e vështirë, e cila më merr vërtet shumë kohë. Është pothuaj sikur i shkruaj nga dy herë librat e mi. Sepse bëhet fjalë për një rikrijim në frëngjishte, është e pamundur që shkrimtari ta përkthejë veprën e tij, njëlloj siç mund të bënte me veprën e një shkrimtari tjetër… Si shkrimtare frankofone, kam më shumë shanse për t’u botuar. Ishte në të vërtetë propozimi i botuesit të Editions Persee, kur lexoi një përmbledhje në frëngjishte të romanit “E kuqja e demave”, që të më botonte si shkrimtare frankofone. Një ndërmarrje që rezultoi pozitive dhe që vazhdoi me romanet e tjera”.
Merreni me mend, të nderuar lexues, se sa lart e vlerëson botuesi francez veprën e Mirës në frengjisht, saqë i ngjallë një interesim të veçantë jo vetëm si përmbajtje, por edhe si nivel artistik i përkthimit apo i rikrijimit në këtë gjuhë.
Në veprën artistike të Mirës, lexuesi zbulon për shijet e veta jo vetëm atë që eshtë e nevojshme, e dobishme, por edhe atë që është e bukur. Aty ai vëren thellësinë e qiellit kaltëror, vezullimin e yjeve në hapësirat e tij të pamata, perëndimin e ndezur të diellit flakërues, paqyrimin e tij në morinë e pafundme të pikave të vesës mëngjesore, shpërthimin e fuqishëm të ndjenjave të dashurisë dhe dhembjen dridhëruese që ajo mbart në shpirtërat njerëzorë. Ai ndjek me endje dhe herë-herë edhe me një kërshëri të pazakontë rrëfimet artistike të Mirës dhe, tek ecën nëpër hapësirat e atdheut amë, tek ndjek lodrimin embëlor të valëve lozonjare të detit hijerëndë pranë brigjeve amtare dhe fëshfërimën solemne të gjethnajës së pyllit aty pranë, edhe ai mundohet ta kuptojë të bukurën sa më mirë. Madje edhe vetë të dijë si ta krijojë dhe si ta mbrojë atë. Dhe në zemrën e tij nisin të shpërthejnë filizat e fisnikërisë së shpirtit njerëzor. Pikërisht ky është ai ndikim i fuqishëm që ushtron proza artistike e Mirës mbi edukimin e lexuesit.
Tri gjëra më kanë lënë mbresa të thella në krijimtarinë artistike të Mirës.
Së pari, erudicioni i saj i jashtëzakonshëm. Në këndvështrimin tin, erudicioni i shkrimtarit shërben si uji i freskët, pa të cilin nuk mund ta përballosh dot zhegun e verës. Erudicioni atij i shërben si një përtejanë (sfond) e sigurt për shtjellimin mjeshtëror të ngjarjeve në veprën e vet artistike, për rikrijimin sa më të natyrshëm të skenave nga më të ndryshme për ngjarjet që pasqyron, për shndërrimin me një elegancë mahnitëse të të vërtetave jetësore në të vërteta artistike. Është pikërisht erudiconi i jashtëzakonshëm i Mirës që ka bërë të mundur krijimin e krejt korpusit të veprave të saj, çka bie në sy veçanërisht në romanin “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” dhe te novela “Hakmarrja e Kazanovës”.
Së dyti, mjeshtëria e saj e rrallë. madje e jashtëzakonshme, për skalitjen e ndjenjave të dashurisë. Mira e përshkruan pasionin e të dashuruarve me tone të ndezura, me një ndërkëmbim ngjyrash ëmbëlake, të shoqëruar me vellon e një drite poetike. Në krejt krijimtarinë artistike, Mira zbulon filozofinë e vet për dashurinë, çka të kujton krijimtarinë e disa autorëve francezë, të tillë, si Prosper Krebijoni (Prosper Jolyot de Crébillon – 1674-1762), Zhan Marmonteli (Jean-François Marmontel – 1723-1799) dhe Sebastian Shamfori (Sébastien-Roch Nicolas de Chamfort – 1741-1794).
Së treti, pasuria gjuhësore e krijimtarisë artistike. Leksiku i Mirës është një thesar i çmuar për gjuhën shqipe. Proza e saj është një “arkeologji gjuhësore”. Shumë fjalë ajo i ka nxjerrë nga harresa pikërisht me merakun dhe me pasionin e një arkeologu për kulturën dhe jetën e periudhave të lashtësisë. Ajo, me një guxim të kuturisur, krijon fjalë të reja dhe kompozita fantastike me brumin e shqipes në gatimoren e saj të pasur.
Mira e meritonte plotësisht ta priste dhe ta festonte 60-vjetorin e lindjes me një ngazëllim të jashtëzakonshëm, pikërisht për sukseset e arritura në krijimtarinë artistike, për jetën publike që përmenda më lartë, për vlerësimet e larta që i janë bërë. Por… Jeta ka të papritura. Dhe ndodhi ajo që thotë aktorja, shkrimtarja dhe komediania e njohur amerikane Fenni Fleg (Fannie Flagg – 1944):
“Mund të rastis që të torturohesh për një kohë të gjatë dhe mandej, kur për diçka nuk të ka shkuar mendja fare, fati, pa pritur e pa kujtuar, bën një piruetë befasuese”.
Më shumë se një muaj para festimit të 60-vjetorit më 27 shtator, Mirës i ndodhi një fatkeqësi e rëndë: Nëna e saj e dashur, Mami Nora e shtrenjtë, ndërroi jetë më 18 gusht. Kjo ngjarje e papritur ia ka rënduar së tepërmi gjendjen shpirtërore. Sepse Mami Nora ka qenë Kryezonja e edukimit të saj me tipare të shkëlqyera karakteri, ajo ka shërbyer për të si një Bibël e vërtetë. Ishte pikërisht Mami Nora ajo që Mirës i futi në gjak dashurinë për Gjuhën Shqipe, Gjuhën e Perëndive, siç e ka quajtur Naimi i Madh dhe Aristidhi i Madh. Falë edukimit të Mami Norës, tash sa vite, para lexuesit del një Mirë e çiltër si vetë thjeshtësia, e hijshme si vetë bukuria, me takt si vetë fisnikëria, dinjitoze si vetë krenaria, e prerë si vetë drejtësia, e zgjuar si vetë mençuria, zemërbardhë si vetë shenjtëria.
Unë dhe bashkëshortja ime e çmuar, Havaja, Mirën e urojmë nga zemra për 60-vjetorin e lindjes. Jemi të bindur se ajo do ta përballojë këtë gjendje të rënduar shpirtërore dhe do të gjejë forca për ta vazhduar po me kaq suksese krijimtarinë e vet artistike, sepse krijues të formatit intelektual të Mirës janë pasuri kombëtare.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...