






Doktoreshë Mira Rakacolli është mjekja që fsheh kartelën e psikopatisë së Ramës. Kartela e cila është bërë publike vite më parë është zhdukur që nga ajo kohë nga spitali psiqiatrik dhe ka qenë e pamundur që të gjendet dhe ti bëhet publike opinionit.
Sipas një deklarate të bërë në Parlament nga kryetarja e LSI, Kryemadhi, është kjo mjeke që për 20 vite ja fsheh Ramës kartelën e kurimit për skizofreni. Rama e ka shpërblyer sot mjeken e tij duke e bërë zv.ministre të Shendetësisë dhe në një sërë bordesh. Ndërkohë sipas Kryemadhit, bashkëshorti i kësaj mjekeje me emrin Petrit është edhe doktori që e mjekon Ramën sot për astmën, një smëmundje prej të cilës ai vuan prej vitesh.

1991-1997, Rama me skizofreni agresive
Kryeministri aktual Edi Rama ka vuajtur nga sëmundje të rënda psiqike dhe është kuruar sistematikisht në pavionin e neurologjisë pranë spitalit “pesë”. Më pas me rekomandim të komisionit mjekësor është dërguar në Paris për një trajtim më profesional dhe një terapie intensive.
Sipas mjekve të neurologjisë pacienti i tyre në atë periudhë, i cili nuk kishte status politik, por ishte mik i familjes së drejtorit të spitalit dhe shefit të pavionit të neurologjisë u trajtua me konsideratë dhe përkushtim edhe për shkak të ndërhyrjeve të së jëmës Aneta, e cila vlersohej si zonjë dhe grua fisnike nga personeli mjeksor.
Përdorimi i dhunues ndaj nënës së tij dhe dy ish grave të asaj periudhe kishin detyruar autoritetet për t’ia nënshtruar pacientin Edi Rama edhe një kurë të vecantë mjeksore e cila më pas u vazhdua në Paris.
Diagnoza e egzaminuar edhe nga personeli mjeksor është konsideeruar sic shihet edhe nga kartela klinike e pacientit si “skizofreni e thellë” me simtoma përdorimi dhune të shfaqur tek familjarët dhe të afërmit e tij. Skizofrenia pat shkaktuar depresion agresiv dhe luhatje në kujtesë që shfaqeshin me pagjumësi nga ana e pacientit Edi Rama.

Kartela
Kryeministri aktual Edi Rama ka vuajtur nga sëmundje të rënda psikike dhe është kuruar sistematikisht në pavijonin e neurologjisë pranë spitalit pas viteve 1980. Më pas me rekomandim të komisionit mjekësor është dërguar në Paris për një trajtim më profesional dhe një terapi intensive.
Simptomat e para të sëmundjes së Ramës datojnë që në fillimin të viteve ’80, kohë kur ai nisi të frekuentojë rregullisht spitalet. Sikurse dokumentohet në kartela dhe sikurse pohojnë mjekët, pacienti Rama ka qenë mjaft agresiv jo vetëm në ambiente shoqërore, por edhe me pjesëtarët e familjes. Kjo e detyronte familjen që të kërkonte ndihmë në spital. Në atë kohë, duke njohur pozitat e larta në parti të Kristaq Ramës, Edit i rezervohej një pritje e veçantë në ambientet e spitalit ku kurohej.
Përdorimi i dhunës ndaj nënës së tij dhe gruas së asaj periudhe kishin detyruar autoritetet për t’ia nënshtruar pacientit Edi Rama edhe një kurë të veçantë mjekësore, e cila më pas u vazhdua në Paris.
Diagnoza e ekzaminuar edhe nga personeli mjekësor është konsideruar siç shihet edhe nga kartela klinike e pacientit si “skizofreni e thellë” me simptoma përdorimi dhune të shfaqur tek familjarët dhe të afërmit e tij. Skizofrenia pati shkaktuar depresion agresiv dhe luhatje në kujtesë që shfaqeshin me pagjumësi nga ana e pacientit Edi Rama.
Rama është kuruar sistematikisht në Pavijonin e Neurologjisë pranë Spitalit Nr.5. Faksimilet e akteve të ekspertizës mjekoligjore të rrahjeve dhe keqtrajtimeve nga Edi Rama, kartelën klinike të mjekimit për skizofreni të Edi Ramës, paditë gjyqësore të firmosura nga Edi Rama për mohimin e atësisë së djalit të tij, çështja e sëmundjes, u lakua edhe në kohën e divorcit me aktoren e talentuar, viktimë e qëndrimit çnjerëzor të bashkëshortit të saj të çekuilibruar, që bëri akuza, në gjyqin kalvar që zgjati 9 vjet. Kartela e plotë e sëmundjes së Ramës është botuar fillimisht në gazetën “Tema”.
Kartela e Ramës, Dritëroi: Mos i jepni armë atij se…
Simptomat e sëmundjes të skizofrenisë tek Rama të shfaqura që në fillimin e viteve ’80 vijonin të paraqisnin të njëjtën problematikë dhe të njëjtën rrezikshmëri edhe në vitet e mëvonshme. Ata që vuanin më së shumti pasojat e saj kanë qenë familjarët e Ramës.
Ashtu sikurse shihet në kartelën klinike të Ramës, mjekët kërkonin që kontrollet ndaj tij të ishin të vazhdueshme. Ata rekomandonin kontroll sistematik dhe i kërkonin atij që të paraqitej çdo tre muaj përpara mjekëve të spitalit ku shtrohej për mjekim dhe kurohej. Këto vizita bëheshin për të parë se sa kishte avacuar sëmundja dhe nëse kishte pasur rezultate ndërhyrja mjekësore, si dhe për të ripërtërirë kurën e mjekimit.
Janë të shumta episodet që sjellin ngjarje vërtet dramatike në sjelljet e Ramës. Në të njëjtën kohë edhe dëshmitarët që i kujtojnë ato ngjarje nuk janë të paktë. Një nga ngjarjet që ka mbetur në kujtesën e shumë njerëzve të asaj kohe për vetë problematikën që përmbante ka qenë ajo e vitit 1985, në Repartin Ushtarak të Burrelit, ku Rama do të duhej të kryente shërbimin e zborit ushtarak.
Zbori ka qenë një nga stërvitjet imagjinare që diktatura bënte me të gjithë shqiptarët. Të gjithë ishin të detyruar që të shkonin në zbor të paktën dy herë në vit. Periudha e zborit ishte nga 7 deri 9-ditore deri në tremujore. Kjo varej nga situata e rrezikshmërisë që paraqitej përpara vendit nga armiqtë tanë të betuar që kërkonin të na pushtonin kurdoherë.

Burra dhe gra dërgoheshin nëpër reparte të ndryshme, ku i nënshtroheshin një stërvitjeje ushtarake për të qenë gjithmonë të gatshëm për të luftuar armikun imagjinar, kryesisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të armatosur zboristët i ngjanin një çete qesharake që futej nëpër bunkerë vrojtonte qiellin, futej në bodrumë, bënte qitje dhe gjithfarë veprimesh të tjera që për kohën konsideroheshin si detyrë mbi detyrat.
Më ’85, Rama dërgohet të kryejë zborin ushtarak në Repartin Ushtarak të Burrelit. Thirrja e tij në zbor shkaktoi një shqetësim të madh tek familjarët e Ramës, të cilët kishin frikë nga veprimet që ai mund të kryente atje, ndërsa ishte nën efektin e kurimit të vazhdueshëm.
Mjaft njerëz të tij të afërt, kanë bërë të pamundurën, duke ndërhyrë tek eprorët e Repartit Ushtarak, ku kryente zborin që Edi Rama të mos pajisej me armë, sepse rrezikonte jetën e të tjerëve. Kristaqi dhe bashkëshortja e tij, Aneta, kanë shkuar pas disa ditësh në Burrel dhe u janë lutur drejtuesve të repartit, që të mos i jepnin armë Edit se mund të vrasë njerëz.
Një anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të degës Burrel tregon se në shtator, tetor dhe nëntor të vitit 1985, Edi Rama kishte shkuar në garnizonin e Burrelit për të bërë zborin ushtarak tremujor. Njëri nga ata që kanë ndërhyrë ka qenë edhe Dritëro Agolli, i cili në atë kohë ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë.
Ai kujton se, Dritëroi ka shkuar posaçërisht në Burrel dhe u ka kërkuar drejtuesve të degës së Lidhjes së Shkrimtarëve të Burrelit, që të ndërmjetësonin tek Komandanti i Repartit Ushtarak, që të mos i jepnin armë Edit, pasi paraqiste rrezik për shkak të problemeve mendore.
Ka qenë pikërisht ndërhyrja në atë kohë e Dritëroit, si dhe ndërhyrja e vazhdueshme e prindërve të Ramës që të bënin që atij përgjatë kohës që kryente zborin ushtarak ndryshe nga të tjerët të mos i jepej arma.
Kjo ka qetësuar në atë kohë familjarët, të cilët ishin më të qetë për të birin që të mos bënte ndonjë veprim të papërgjegjshëm. E gjithë frika sikurse dëshmonte anëtari i Lidhjes së Burrelit ishte se mos Rama vriste ndonjë nga zboristët e tjerë, duke qenë se në atë kohë krizat i kishte më të shumta. Kujtojmë se bëhet fjalë vetëm për tre vite pas lëshimit të kartelës nga pavijoni neurologjik i Spitalit Nr. 5.
Kush është Mira Rakacolli (Kapisyzi)
Mira Kapisyzi është emëruar me vendim të qeverisë në postin e zv/ministres së Shëndetësisë.
Ajo ka mbajtur më herët detyrën e Shefes së Shërbimit Neurovaskular në Spitali Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë.
Mira (Rakacolli) Kapisyzi është diplomuar nga Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës, në vitin 1983 dhe ka marrë certifikimin e saj në Neurologji në vitin 1987.
Nga viti 1993 deri në 1995 ajo ka ndjekur kurset e trajnimit të përqendruara në epidemiologjinë, çrregullimet e lëvizjes dhe dhimbjen e kokës në Itali dhe Francë.
Në vitin 2001 ka marrë titullin Profesor në Universitetin e Kolumbias në SHBA.
Që nga viti 1997 ajo ka qenë neurologiste në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” dhe që prej vitin 1991 ka qenë profesore e Neurologjisë në Fakultetin e Mjekësisë.
Nga viti 2014-2016 ka mbajtur postin e Dekanes së Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë si edhe ka qenë Kryetare e Shoqatës Shqiptare të Neurologjisë që nga viti 2008. Gjithashtu Mira (Rakacolli) Kapisyzi është anëtare e Akademisë Europiane të Neurologjisë. Ajo ka botuar një sërë publikime mjekësore.
Eshref Ymeri ka lindur nё fshatin Mesaplik të Vlorës mё 25 dhjetor 1938. Pasi mbaroi arsimin fillor nё Mesaplik, vazhdoi shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin “Ali Demi” tё Vlorёs me rezultatin shkёlqyeshёm. Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, iu dha e drejta pёr tё studjuar nё Leningrad të Bashkimit Sovjetik pёr gjuhёn ruse. Kur u prishёn marёdhёniet me Bashkimin Sovjetik, nё qershor tё vitit 1961 ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin “Histori Filiologji”, të cilin e mbaroi me rezultate të larta nё vitin 1966 dhe u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse.
Siç është bërë e ditur nga media, më 03 korrik 2019, kryeministri Rama paska formuluar një paketë ligjore kundër mjeteve të informimit masiv që quhet “Paketa antishpifje”.
Një projekt i “Paketës antishpifje” qe prezantuar për herë të parë me dy projektligje në dhjetorin që kaloi. Por ai qe shndërruar në objekt kritikash dhe qe vlerësuar si antikushtetues, meqenëse dhunonte lirinë e shprehjes.
“Organizatat besojnë se të dy projektligjet, në formë dhe në frymë, bien ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Të Drejtën Evropiane. Ato përbëjnë kufizim krejtësisht të panevojshëm të lirisë së shprehjes e lirisë së medias dhe përmbajnë rrezikun e krijimit të një regjimi policor mbi median në internet” (Citohet sipas: “Qeveria rikthen projektligjet drakoniake kundër medias”, faqja e internetit “Reporter.al”, 04 korrik 2019).
Me “Paketën antishpifje”, kryeministri Rama dëshmon hapur fare se me llafe ai po mundohet me të gjitha energjitë e veta të pakursyera që Shqipërinë ta bëjë pjesë të Perëndimit evropian, përmes hapjes fillimisht të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por, çuditërisht, me vepra ai po bën të kundërtën, duke e shtyrë vendin tonë drejt Rusisë së Putinit.
Përgatitja me një ngut të jashtëzakonshëm e “Paketës antishpifje”, fill pas “fitorjes enveriane” në votimet e 30 qershorit, e vërteton në praktikë pikësynimin e Ramës për të ecur drejt përqafimit të psikologjisë diktatoriale të Putinit në qeverisjen e vendit.
Rama e ka ditur me kohë e me vakt që “Paketën antishpifje” Putini e pati përgatitur dhe aprovuar shtatë vjet më parë. Nga mjetet ruse të informimit masiv, është bërë e ditur se parlamenti rus (Duma Shtetërore), më 13 korrik të vitit 2012, pati rikthyer në Kodin Penal nenin për shpifje. Këshilli i Federatës e pati aprovuar më 18 korrik, presidenti Putin e pati firmosur menjëherë dhe më 10 gusht ai pati hyrë në fuqi, duke u botuar në Fletoren zyrtare.
Personalitete shoqërore dhe gazetarë të ndryshëm rusë, rikthimin në Kodin Penal të nenit për shpifje e patën vlerësuar si një kërcënim për lirinë e shprehjes. Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për qytetin e Moskës, Ludmilla Aleksejeva, nenin kundër shpifjes e pati karakterizuar si “një ligj të poshtër, i cili mbron burokratët nga kritikat e qytetarëve” (Citohet sipas: “Shtypi: Dhelpra dinake Putin po shndërrohet në një diktator të zakonshëm”. Faqja e internetit “DW Made for minds”. 30 korrik 2012).
Lind pyetja: po si shpjegohet që Rama “Paketën antishpifje” e formuloi shtatë vjet pas firmosjes nga ana e Putinit të nenit kundër shpifjes? Përgjigjja është e thjeshtë. Ramës i duhej të konsolidonte pozitat e veta qeverisëse, nëpërmjet shtirjes në dorë të të gjitha pushteteve. Prandaj në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ai e hoqi qafe bashkëqeverisjen me LSI-në e Metës dhe, përmes shitblerjes proverbiale të votave, e shndërroi Kuvendin në një “ngrehinë” njëpartiake, me një opozitë sa për sy e faqe, me të vetmin qëllim që ta këqyrte veten nga froni i një autokrati absolut.
Tani, kur tashmë ai i ka shtirë në dorë të gjitha pushtetet, kur partinë socialiste e ka shndërruar përfundimisht në një kone të bindur, kur deledeputetët e tij, në përputhje me Kodin Zgjedhor të vitit 2008, e kanë përvetësuar përsosmërisht artin e servilizmit politik para agait të tyre autokrat, kishte ardhur koha që të rikthehej në Kodin Penal neni kundër shpifjes, në mënyrë që paskëtaj askush të mos guxojë të prekë tufën e hierarkëve politikë, me në krye Ramën e plotpushtetshëm.
Me rastin e formulimit të së lartpërmendurës “Paketë antishpifje”, intelektuali i njohur Sulejman Mato ka reaguar si më poshtë:
“Mirëpo, unë mendoj se paralel me të, do të ishte mirë që në atë Këshill Ministrash, të udhëhequr nga vetë Kryeministri, të miratohej një paketë ligjore dhe për mashtrimin e zyrtarëve dhe qeveritarëve, përfshirë këtu dhe vetë Ministrat dhe Kryeministrin” (Citohet sipas: Sulejman Mato, “Paketë për shpifjen, po për mashtrimin me shifra të rreme?”. Faqja e internetit e gazetës “Koha Jonë”. 04 korrik 2019).
Ka shumë të drejtë intelektuali i nderuar Sulejman Mato. Si është e mundur që Ramës as që i ka shkuar ndër mend absolutisht se krahas “Paketës antishpifje”, duhej formuluar edhe një paketë ligjore për mashtrimin? Nuk i ka shkuar dhe as që mund t’i shkonte, sepse, sipas mendësisë së tij autokrate, dajaku i “Paketës antishpifje” duhet të bjerë vetëm mbi shpatullat e njerëzisë që kritikon kryeministrin dhe hierarkinë rreth tij, kurse një paketë ligjore për mashtrimin prek pikërisht atë vetë, taborin e ministrave dhe tufën e servilëve në krye të pushtetit lokal. Sepse të gjithë këta, me Ramën në krye, mashtrimin e përdorin si mjet propagande gjatë fushatave zgjedhore. Dhe vazhdojnë të mbeten të pandëshkuar, ashtu si vetë Rama, të cilit nuk i hyri as edhe një gjemb në këmbë për mashtrimin që bëri gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2013, kur premtoi se po të vinte në pushtet, tarifën e vlerës së shtuar (TVSh-në) të energjisë elektrike do ta ulte nga 20% në 06%. Ai premtim paskej qenë një mashtrim i pastër, sepse TVSh-në e energjisë elektrike jo vetëm që nuk e uli në 06%, por edhe çmimin e energjisë elektrike për çdo kilovat (kw), duke filluar nga 01 shurti i vitit 2015, e shtrenjtoi në masën 20%.
Po mbushen gjashtë vjet që kur Rama mori postin e kryeministrit. Pikërisht gjatë kësaj periudhe gjashtëvjeçare të qeverisjes së tij, sipas mjeteve të informimit masiv, vendin e kanë braktisur 500 mijë qytetarë, një shifër kjo e frikshme për popullsinë e një vendi të vogël, siç është Shqipëria. Por analistët “e gjithëdijshëm” të kanaleve televizive dhe moderatorët e tyre, kryeministrit Rama, në studiot televizive, nuk i janë drejtuar as edhe një herë të vetme me pyetjen se cila është arsyeja e largimit të kaq shumë njerëzve drejt vendeve perëndimore.
Braktisja e vendit nga një shumicë kaq e madhe njerëzish është pasojë e një politike antikombëtare që ka ndjekur kryeministri Rama në këta gjashtë vjet. Sepse varfëria që ka pllakosur shumicën dërrmuese të popullit tonë gjatë qeverisjes së Ramës, çmimet e larta dhe pagat e ulëta nuk mund të vlerësohen ndryshe, përveçse se si politikë antikombëtare.
Ja një fakt tronditës që dëshmon për arsyen e largimit të njerëzve dhe sidomos të specialistëve drejt Perëndimit evropian:
“Një i ri që ka mbaruar studimet e larta për infermieri tregon se nuk mund të qëndrojë në Shqipëri me një rrogë prej treqind mijë lekësh të vjetra. I riu thotë se nuk mund të qëndrojë as edhe një sekondë më shumë në Shqipëri dhe se i bëhet mishi kokërr, kur mendon se si mund të qëndrojë në Shqipëri kur e pret një e ardhme e ndritur në Gjermani. Ai thotë se i kanë ofruar një kontratë pune me 2800 mijë euro në muaj dhe se muajin e ardhshëm do largohet. I riu thotë se nuk ka asgjë kundër Shqipërisë dhe se e gjitha është kundër sistemit, i cili po i largon të rinjtë nga Shqipëria” (Citohet sipas: “Patriot jam në gjak edhe në zemër!”. Infermieri i ri që do të largohet nga Shqipëria jep mesazhin e madh”. Faqja e internetit “lajme.al”, 26 qershor 2019).
Pra, Ramës nuk i mjaftuaka vetëm varfëria ku e ka katandisur shumicën e njerëzve, por kërkon që edhe atyre që kanë mbetur këtu, t’u hakërrohet me “Paketën antishpifje”, për t’i shndërruar në “dele të Krishtit”, siç e ka shndërruar krejt anëtarësinë e partisë socialiste dhe deledeputetët socialistë, me qëllim përjetësimin e pushtetit personal.
Mirë do të ishte që kryeministri Rama ta kishte parasysh një proverb të anglishtes me përmbajtje tepër domethënëse:
Higher the ape goes, the more he shows his tail – sa më shumë t’i ngjitesh pemës, aq më të holla bëhen degët; sa më përpjetë të kesh shkuar, aq më shumë mbetesh i zbuluar.
Akademik Eshref Ymeri,PHD
Një deklaratë e Bashës pa bosht
Në
deklaratën e Bashës “Nuk ka kthim pas”, të botuar sot,
17 shtator 2021, në Portalin “Fjala e
Lirë”, më bëri shumë përshtypje
fjalia në vijim:
“Nuk kam
asgjë për t’i shtuar asaj që kam deklaruar një javë më parë sa i përket
kontributit të Sali Berishës për zhvillimin e Shqipërisë, demokracisë dhe
aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Domethënë, Basha
nxjerr në pah kontributin e Profesor Berishës për zhvillimin e aleancës me
Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Po atëherë cila na qenkej arsyeja që
Profesor Berisha duhej përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike?
Sepse kështu dëshironte ambasadorja Juri Kim, e cila, sipas faqes së internetit
“evropaelirë”, 30 korrik 2021,
kërkonte largimin e Berishës nga grupi parlamentar?
Ne e dimë që prapa ambasadores Juri Kim
qëndron Sekretari i Shtetit Blinken, i cili e shpalli Berishën “person të
padëshirueshëm” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por deri tani nuk ka bërë
publik asnjë fakt për afera korruptive të Berishës. Prandaj edhe Juri Kim
vërtitet e vërtitet në takime me Bashën për “armatosjen” e tij kundër Berishës,
por nuk po na nxjerr në shesh të mejdanit asnjë fakt konkret. Nëse faktet i ka,
atëherë le t’i bëjë publike, t’i nxjerrë në sheshin e mejdanit, në mënyrë që
opinioni i gjerë të sqarohet përfundimisht për drejtësinë e vendimit të
Blinkenit dhe të Bashës dhe të mbajë qëndrimin e duhur ndaj Profesor Berishës.
Por në këtë mes ka diçka sa të çuditshme,
aq edhe befasuese.
Në një informacion mjaft interesant, të
botuar në internet më shumë se tre muaj e gjysmë më parë, thuhet:
“Në
rrethet diplomatike, flitet se rreth 200 zyrtarë dhe biznesmenë të korruptuar,
të lidhur me Edi Ramën, janë në listën e zezë, ndonëse emrat e tyre nuk janë
bërë publike ende nga DASH... Edi Rama parashikon se edhe ai një ditë do të
ketë fatin e Sali Berishës, pas largimit nga pushteti. Gjatë këtyre tetë
viteve në pushtet, Edi Rama ka thyer çdo rekord korrupsioni dhe plaçkitjeje.
Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e fundit për zhvillimet në
Shqipëri, thotë se korrupsioni është shtrirë në çdo degë të qeverisjes së Edi
Ramës.Për herë të parë, DASH ka dhënë alarmin se korrupsioni nën drejtimin e
Edi Ramës tashmë është kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Nga
Brukseli ka raporte po aq shqetësuese, ku Shqipëria është përfshirë në zonën e
rrezikut, sa i takon pastrimit të parave të pista nga drejtorët, ministrat dhe
kryebashkiakët e Edi Ramës... Në raportet ndërkombëtare për korrupsionin,
Shqipëria, nën qeverisjen e Edi Ramës, listohet si vendi më i korruptuar në
Evropë dhe ndër më të korruptuarat në botë” (Citohet sipas: “Pse është
tmerruar Edi Rama, ka hallin e fatit të tij apo të ministrave të korruptuar?!
Heshtja dhe një mesazh që paralajmëron tërmet”. Gazeta “Plisi”. Faqja e internetit “gazetaora”. 28 maj 2021).
Nga
ky informacion mjaft trishtues për fatet e vendit tonë që të sëmbojnë në zemër,
vetvetiu, dalin disa përfundime:
Së pari, Departamentit të Shtetit
dhe Brukselit nuk i bëka fare përshtypje korrupsioni i përmasave skanadaloze të
qeverisë Rama gjatë këtyre tetë vjetëve. Madje Blinkenit i bëka përshtypje
korrupsioni i Berishës i shumë viteve të shkuara. Tani hajde të rrimë dhe të vrasim
mendjen se cila qenka arsyeja e vërtetë e vendimit të Blinkenit kundër
Berishës, korrupsioni i Berishës i viteve të shkuara, apo kritikat e tij të
forta kundër Sorosit, mikut të Blinkenit dhe të Ramës?
Së dyti, sipas informacionit të
mësipërm, rezulton se Rama parashikuaka se edhe ai një
ditë do të ketë fatin e Sali Berishës, pas largimit nga pushteti. E
pabesueshme, por realitet. Domethënë, kryepushtetari te ne, që drejton një
qeveri të korruptuar deri në vesh dhe që, për pasojë, e ka shndërruar vendin
tonë në më të korruptuarin në Evropë dhe ndër më të korruptuarit në botë, mund
të vjedhë dhe të plaçkitë sa t’i dojë qejfi sa ka pushtetin në dorë, se nuk do
të ketë asnjë pasojë as nga Departamenti i Shtetit, as nga Brukseli. Pasojat
Rama dashka t’i ketë, demek, pas largimit nga pushtetit!!! Po si shpjegohet që
Departamenti i Shtetit që drejton Blinkeni dhe kryestrukturat e Brukselit nuk
kërkojnë largimin e Ramës nga pushteti? Qytetetarët e thjeshtë të vendit tonë a
kanë të drejtë të dyshojnë dhe të shtrojnë pyetjen: mos vallë korrupsioni
skandaloz i Ramës dhe i qeverisë që drejton ka stërpikur edhe strukturat e
larta të Brukselit, me zgjatime deri te Blinkeni? Dhe mandej Blinkeni apo pasardhësi
i tij do t’u kujtuakan për ndëshkimin e Ramës për korrupsion pas largimit të
tij nga pushteti? Kjo është sa për të qeshur, aq edhe për të vënë ulërimën.
Sepse vjen përfundimi i vetvetishëm për qëndrimin e Perëndimit ndaj
kryepushtetarit shqiptar: vidh dhe plaçkit sa të duash sa je në pushtet, se kur
të largohesh nga pushteti do të mjaftohemi vetëm me një shpallje vendimi si i
padëshirueshëm, se kapitalet e vjedhura nuk do të të preken kurrë.
Së treti, për dijeninë e
ambasadores Juri Kim dhe të shefit të saj Blinken, Profesor Berisha ka
përkrahje dhe gëzon një mbështetje të fortë në radhët e një përqindjeje të
konsiderueshme bashkatdhetarësh. Ai, gjithashtu, gëzon mbështetjen e fuqishme
të shumicës së bashkëkombasve tanë në Republikën e Dardanisë, sidomos pas ndërtimit të Rrugës
së Kombit, e cila i vëllazëroi edhe më shumë qytetarët e dy shteteve tona. Në
atë Rrugë, për fatkeqësinë tonë kombëtare, Rama ngriti trarin e tradhtisë në
hyrje të tunelit të Kalimashit, duke ngjallur pakënaqësinë e shtetasve të
Dardanisë, të cilët janë në mëri me Ramën jo vetëm për shkak të trarit të
tradhtisë, por edhe për shkak të flirteve të tij me kriminelin e Dardanisë
Vuçiç, për nismën e të ashtuquajturit Ballkan i Hapur.
Në
këto kushte, vendimi i Blinkenit kundër Profesor Berishës i lë qejfmbetur me
Shtetet e Bashkuara shumë bashkëkombas të të dyja shteteve tona. Një gjë e
tillë është në dëm të vetë politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara, të
cilat, për arsyet që dihen mirë, te kombi shqiptar kanë besnikun më të madh, jo
vetëm në Evropë, por edhe në mbarë botën. Hedhja në mëri e shqiptarëve me
Shtetet e Bashkuara, ka qenë dhe vazhdon të mbetet në rendin e ditës të
trekëndëshit ortodoks Beograd-Athinë Moskë. Prandaj qëndrimi i Blinkenit ndaj
Profesor Berishës më sjell në kujtesë senatorin e ndjerë John McCain, i cili, që në vitin 2014, kur Blinkeni qe
zgjedhur zv.Sekretar i Shtetit, pati deklaruar:
“Në këtë rast, ky individ ka qenë në të vërtetë i
rrezikshëm për Amerikën dhe për të rinjtë dhe të rejat që po luftojnë dhe i
shërbejnë asaj” (Citohet sipas: “Afganistani / John McCain në 2014: Blinken i rrezikshëm për
SHBA”. Faqja e internetit “Syri”. 19 gusht 2021).
Tani, duke u rikthyer te Basha, dëshiroj të
ritheksoj se ai, vitet e fundit, në çdo hap të jetës së tij si polikan në krye
të Partisë Demokratike, e ka vërtetuar se është “tredhur” politikisht që prej
takimit të fshehtë me Ramën këtu e më shumë se katër vjet të shkuara. Ai takim
vazhdon të mbetet njollë e zezë në karrierën e tij politike, ai ka mbetur rob i
atij takimi, është zhveshur tërësisht nga dinjiteti personal, duke mbetur pa
shtyllë kurrizore. Atë e tërheq për hunde Juri Kim, e cila, me qëndrimin e saj
ndaj Profesor Berishës, sipas porosive të Blinkenit, dhe me përkrahjen që i jep
Ramës, të krijon përshtypjen sikur është anëtare e asamblesë së Partisë
Socialiste. Vetë deklarata e Bashës që citova në fillim, dëshmon fare qartë se
ai mori një vendim absurd kundër Berishës, pa u bërë fillimisht publike faktet
për vendimin e Blinkenit, çka dëshmon mungesën e shtyllës kurrizore në formimin
e vet.
Në mbyllje dëshiroj të theksoj se shqiptarët
duhet të vetëdijëson një herë e mirë, nëse nuk dëshirojnë të shpërbëhen si komb
krejtësisht, se demokracinë në trojet e tyre nuk e sjell as Vashingtoni, as
Brukseli. Ata mund të merren si modele të ndërtimit të saj, por jo si “punëtor
krahu” në shërbim të hapjes së rrugës drejt demokracisë shqiptare. Shqiptarët
duhet “të shpërveshin mëngët” vetë dhe të ndërtojnë një shtet demokratik të
tipit perëndimor, duke nxjerrë në krye të tij intelektualë të zgjedhur, me
dinjitet personal dhe kombëtar. Qoftë Vashingtoni, qoftë Brukseli, nisen nga
parimi hyjnor “ndihmo veten, të të
ndihmoj unë”. Deri tani, sidomos këto tetë vitet e fundit, shqiptarët kanë
dhënë prova boll të mjaftueshme se nuk kanë aftësi për ndërtimin e demokracisë,
për vendosjen e shtetit ligjor, prandaj edhe
pushtetin e kanë rrëmbyer dhe po e përdorin për vetëpasurim lloj-lloj
horrash politikë. Duke ndjekur qëndrimin e shumicës së shqiptarëve, që i kanë
lejuar vetes të shndërrohen në mercenarë të tregut të shitblerjes së votës,
Perëndimit s’i mbetet gjë tjetër, veç t’i urojë ta gëzojnë pushtetin e
kryehajdutëve me nam.
San Diego, Kaliforni
17 shtator 2021
Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...