2021-11-29

Në vend të urimit ngushëllime Gllogjan dhe Dardani.

 

Në prag të Festës së Madhe të nëntorit ,u terrorizuan fëmijtë e pafajshëm të Dradanisë martire.U hapën plagët edhe një herë në Gllogjanin legjendar ...


Sulmi me kalalshnikov në Gllogjanin tonë ku mbetën të vrarë nxënës, është një akt shqetësues.

Organet e rendit dhe të drejtësisë Dardane duhet t’i sjellin përgjegjësit para drejtësisë sa më parë dhe të dënohën për terrorizëm.


Policia e Kosovës më Prokurorinë e shtetit ,AKI-në duhet t’i sjellin përgjegjësit para drejtësisë.
“Sulmi me armë në autobusin plotë fëmijë adoleshentë në Deçan, është masakër dhe terrorizëm i pa parë në Dardaninë e Adem Jasharit!
Këto sulme i hapin edhe një herë plagët e shoqërisë sonë të lënduar rëndë gjatë luftës .

Organet e rendit dhe të drejtësisë Dardane duhet t’i sjellin përgjegjësit para drejtësisë sa më parë dhe të dënohën për terrorizëm.


Vij e vjen
e unë kërkoj sy me t’pa
se sytë e mi kanë mall





                      Ti breg Lumëbardhi me ujë shumë
                      që sjell këngë e vaj nga ushtimë e bjeshkës
                      ah, vetëm për ty këndojnë bjeshka dhe vërrini
                      në çdo pranverë (Arif Molliqi)


n’këtë stinë që nuk e njeh moshën
edhe kur bie shiu
edhe kur ka diell
se rruga që je nisur nuk njeh kthim
(Arif Molliqi)






Flori Bruqi

2021-11-27

Dua Lipa kërkon liberalizimin e vizave për kosovarët, Von der Leyen: Ti ke ndikim të madh në botë

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa

Është mbajtuar evenimenti i ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlantik.

Në mesin e shumë fytyrave të famshme, ka qenë e pranishme edhe artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila është nderuar me çmimin “Artistja e Shquar e Vitit 2021, shkruan Shqip.com.

Dua, gjatë fjalimit të dhënë pas marrjes së çmimit, në prani të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërkoi liberalizimin e vizave për kosovarët.


“Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani?”, tha ajo.

Më tej, Dua tha se nëse Kosova do t’i bashkëngjitej komunitetit ndërkombëtar, atëherë do të kishte zhvillim më të madh në ekonomi dhe kulturë, kjo pasi, sipas saj është në gjenet e popullit.

“A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte lëndimin e konfliktit të fundit?”, përfundoi ajo.


Në anën tjetër, kryetarja e Komisioni Evropian, Ursula Von der Leyen, i dedikoi Duas një cicërimë në “Twitter”, ku shprehet e lumtur që e ka takuar artisten shqiptare, ndër tjerash ia përmend që ajo ka ndikim të madh në botë.

“Dua, ti ke një ndikim shumë të madh në botë. Me muzikën tuaj dhe energjinë tuaj unike, ne të gjithë jemi ‘levitating’”, u shpreh më tej ajo.

Në përvjetorin e 60-të të këtij eventi madhështor e pranishme ishte edhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila gjithashtu mbajti një fjalim në Distinguished Leadership Awards derisa shtoi se është krenare që përfaqëson një popull që i përfshin të gjitha.

“Nuk mund të jem më krenar që përfaqësoj një popull që ka kaq shumë dhembshuri, kaq shumë talent, potencial dhe qëndrueshmëri”, tha Osmani.

Vrasja në Gllogjan, Prokurorja: Janë intervistuar shumë persona, ka pasur edhe bastisje

 

Autobusi që u sulmua në Gllogjan

Shumë persona janë intervistuar dhe janë kryer disa bastisje lidhur me vrasjen e rëndë që ka ndodhur të premten mbrëma në Gllogjan të Deçanit, ku kanë mbetur të vdekur shoferi i autobusit dhe dy nxënës, ndërsa një tjetër i plagosur.

Kështu ka bërë të ditur Prokurorja e këtij rasti, Sahide Gashi, në një deklarim për media, por nuk ka treguar numrin e personave të intervistuar.

Ajo ka bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit të së shtunës është kryer edhe një bastisje në Gllogjan, por që nuk është gjetur asgjë e dyshimtë ose ndonjë provë në drejtim të identifikimit të të dyshuarit.

Sipas prokurores, gjatë sulmit dyshimet janë që është përdorur një kallashnikov dhe është zbrazur pothuajse një karikator.

“Këto informata janë deri tani, por hetuesit janë në teren edhe forenzika dhe janë duke bërë ekzaminim e çdo pëllëmbe të vendit të ngjarjes”, ka thënë Gashi.

Prokurorja Sahide Gashi

Mbrëmjen e së premtes në fshatin Gllogjan të Deçanit, një person ka shtënë me armë zjarri drejt një autobusi, ku kanë mbetur të vdekur tre persona, kurse një tjetër është plagosur.


Gjendja shëndetësore e  nxënësit i cili mbet i plagosur është stabile. I njëjti është operuar gjatë natës në Spitalin e Pejës, ku i është larguar një plumb nga trupi.

Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet që vrasja është kryer me kallashnikov “AK-47”, teksa rasti është duke u hetuar si “vrasje e rëndë”.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion rreth këtij rasti të bashkëpunojnë me institucionet relevante

Gjenerai dhe Heroji i gjallë Ramush Haradinaj për ngushëllime te familjet e viktimave në Gllogjan: E dhimbshme dhe e padrejtë ajo që ka ndodhur

 

Haradinaj në vizitë te familjet e viktimave në Gllogjan.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë për vizitë ngushëllimi te familjarët e viktimave që vdiqën mbrëmjen e së premtes në sulmin me armë zjarri ndaj një autobusi në Gllogjan të Deçanit, përcjell Shqip.com.

Haradinaj ka vizituar familjen Mustafaj dhe Hamzaj në Gllogjan, ku u ka shprehur ngushëllime teksa ka theksuar se është e padrejtë dhe e dhimbshme ajo që ka ndodhur, raporton Klan Kosova.

“Është e padrejtë kjo që ka ndodh dhe shumë e dhimbshme. Biseduam që nuk kemi me u ndalë duke punuar që të vendoset drejtësia në këtë rast. Njëkohësisht do të punojmë që të forcohet rendi dhe ligji që kurrë askush të mos mundet që të rrezikoj dikë”, ka thënë ai.


Mbrëmjen e së premtes në fshatin Gllogjan të Deçanit, një person ka shtënë me armë zjarri drejt një autobusi, ku kanë mbetur tre persona, kurse një tjetër është plagosur.

Gjendja shëndetësore e nxënësit i cili mbet i plagosur është stabile. I njëjti është operuar gjatë natës në Spitalin e Pejës, ku i është larguar një plumb nga trupi.

Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet që vrasja është kryer me kallashnikov “AK-47”, teksa rasti është duke u hetuar si “vrasje e rëndë”.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion rreth këtij rasti të bashkëpunojnë me institucionet relevante

Mediat ndërkombëtare raportojnë për vrasjen në Deçan

 

Ndërsa tri viktima, dy meshkuj  dhe një femër (nxënës) janë dërguar në  Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Po ashtu, PK ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen në Gllogjan të Deçanit gjendet ende në arrati

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në konferencë për media

 

“Mund të ketë më shumë se një person të përfshirë në vrasjen e trefishtë, jemi duke hetuar 2-3 pista”


Vrasja e trefishtë në Gllogjan të Deçanit dyshohet se është kryer nga një person, i cili nuk është identifikuar ende nga organet e sigurisë dhe i njëjti gjendet në arrati, por ka mundësi që është ndihmuar nga persona të tjerë.

Kështu deklaroi të shtunën drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në një konferëncë për media të përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Mehmeti tha se aktualisht njësitet policore janë duke bërë pastrimin e vendit të ngjarjes dhe duke kryer hetime në dy ose tri pista.

Siç bëri të ditur ai, moti i ligë që po mbizotëron në vend, ka penguar njësitet policore për të bërë ekzaminet e nevojshme në vendngjarje.

Ndërsa, i pyetur për motivet e këtij rasti, tha se kanë pranuar informacione të ndryshme të cilat janë duke i hetuar, pasi mund të jenë disa motive dhe jo një.

Me hetimet e deritashme, Mehmeti përjashtoi mundësinë që rasti të ketë qenë akt terrorist.

“Më lejoni të ju njoftoj që policia është duke bërë pastrimin e vendit të ngjarjes. Kemi pasur mot të keq që na ka penguar në shiqimin e vendit të ngjarjes”.

“Jemi duke u përballur me një numër të informacioneve rreth rastit dhe kemi angazhuar ekipe shtesë. Aktualisht mund të flasim për 2-3 pista ku po zhvillohen hetimet dhe të gjitha informacionet qojnë në drejtimin që akti është kryer nga një person, por me mundësi të ndërlidhjes me persona tjerë”.

Mbrëmjen e së premtes në fshatin Gllogjan të Deçanit, një person ka shtënë me armë zjarri drejt një autobusi, ku kanë mbetur tre persona të vdekur – shoferi dhe dy nxënës, kurse një tjetër është plagosur.

Gjendja shëndetësore e nxënësit i cili mbet i plagosur është stabile. I njëjti është operuar gjatë natës në Spitalin e Pejës, ku i është larguar një plumb nga trupi.

Sipas prokurores së rastit, Sahide Gashi, gjatë sulmit dyshimet janë që është përdorur një kallashnikov dhe është zbrazur pothuajse një karikator.

“Marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë është larg”


Kështu kanë vlerësuar dy njohësit e politikave të Beogradit, Milazim Krasniqi dhe Azem Vllasi.

Ky i fundit ka thënë se pala serbe po blen kohë para zgjedhjeve parlamentare që i ka në prill të vitit 2022 dhe nuk është e interesuar për marrëveshje finale.


“Pala serbe kështu po blen kohë ngase nuk është e interesuar për rezultat final para zgjedhjeve që i ka në prill të nvitit 2022. Ashtu që dialogu do të vazhdoj por si dialog i të shurdhërve, tha njohësi i politikave të Serbisë, Azem Vllasi.

Mendimin e njëjtë për mosarritjen e një marrëveshjeje finale e ka edhe profesori, Milazim Krasniqi.

Profesori universitar, Prof.dr.Milazim Krasniqi.

Krasniqi për Shqip.com ka deklaruar se marrëveshje finale nuk mund të ketë për shkak se, “Kurti ka një lloj dogmatizmi dhe frike se po bën tradhëti, dhe Vuçiq për shkak se i ka zgjedhjet parlamentare në Serbi”.


“Takimet edhe ato përpara janë më shumë show mediatik sesa që janë takime për të gjetur zgjidhje, në atë sa është parë tashmë, as Kurti në anën e vetë dhe për motive të veta, por as Vuçiq në anën dhe për motive të veta, nuk janë të interesuar për marrëveshje”, deklaroi ai.

Sipas tij, Vuçiq, takimet eventuale në Bruksel do t’i përdorë për propagandë politike në Serbi, për të fituar në zgjedhjet e prillit 2022.

“Pra momentumi nuk është i përshtatshëm për ndonjë marrëveshje, takime mund të ketë, por takimet vetëm shfrytëzohen për shembull  në tregun e brendshëm politik, nëse do të ketë takime, Vuçiqi do ta shfrytëzojë atë për propagandë politike në Serbi se ‘është i fortë e nuk lëshon pe’, ‘kërkon bashkësinë e komunave’, etj”, shtoi Krasniqi.

Ndërkaq, lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, Azem Vllasi vlerëson se pala serbe është e përqendruar tërësisht në krijimin e saj, sepse dëshiron që “ky asociacion të shëndrrohet në instrument për përzierje të saj permanente në punët e brendshme të Kosovës e jo që ta avancojë pozitën e Serbëve të Kosovës”.

Njohësi i politikave serbe dhe avokati, Azem Vllasi.

“Pala serbe është përqendruar tërësisht në temën e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ngase për atë çështje pala kosovare ka qëndrim krejt të kundërt”.

Për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Vllasi tha se “pala kosovare duhet t’i përmbahet qëndrimit të Gjykatës Kushtetuese”.

Ndërkaq, për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbie, Milazim Krasniqi mendon se është marrëveshje ndërkombëtare, dhe si e tillë ajo duhet të nënshkruhet nga cilado qeveri që është në pushtet.

“Sepse është votuar edhe në Kuvendin e Kosovës”, thotë Krasniqi.

“Çështja është se bashkësia e komunave serbe është një marrëveshje ndërkombëtare ku Kosova e ka pranuar dhe votuar në Kuvendin e Kosovës. Si e tillë ajo është obligim ndërkombëtar dhe ajo duhet përmbushur nga cilado qeveri që do të jetë në pushtet”.

“Po ashtu çështja është që qeveria duhet të përgatitet më së pari është se do të duhej ta hartonte një draft statut në bazë të përpjekjeve që ka pasur Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pra të eliminohen të gjitha elementet e pushtetit ekzekutiv”, deklaroi ai.

Por, Krasniqi thotë se deklaratat e kryeministrit, Albin Kurti, dhe presidentes, Vjosa Osmani, për mospranimin e krijimit të Asociacionit, është edhe “konfrontim me administratën amerikane dhe me Brukselin”.

“Ideja që ka Vjosa Osmani dhe Kurti që nuk e pranojnë fare është sikur ta godasësh murin me kokë, sepse në atë moment ata vijnë në konfrontim me administratën amerikane dhe me Brukselin që kërkojnë që të realizohet ky vendim që është i Parlamentit të Kosovës”, shtoi ai.

Tutje, profesori është pesimist se do të ketë njohje reciproke, pasi që “Serbia në asnjë moment nuk është e gatshme që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur”.

Ai thotë se Serbia fillimisht do të mundohet të formojë Asociacionin e Komunave Serbe, të realizojë disa çështje teknike dhe në fund të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative, që zhbllokon procesin në Integrimin Evropian, por nuk i jep njohje Kosovës.

“Unë kam dëshirë por fare nuk besoj që do të ketë njohje reciproke, sepse Serbia në asnjë moment nuk është e gatshme që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur”.

“Serbia do të mundohet fillimisht ta marrë Bashkësinë e Komunave Serbe, të realizojë disa prej çështjeve teknike dhe në fund të shkojë drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative e cila zhbllokon procesin në integrimin Evropian por që Kosovës nuk ia jep njohjen”, shtoi Krasniqi.

Ndryshe, gjatë këtij viti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq – janë takuar vetëm dy herë në Bruksel.

Në të dyja takimet, nuk ka pasur ndonjë rezultat të ndonjë dakordimi të arritur mes palëve.

Ndërkaq, të enjten, Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka vizituar Kosovën.

Lajçak pas takimit me Kurtin, u deklarua se është duke vazhduar përgatitja e takimit mes Kurtit dhe Vuçiq, por që dëshiron rezultat nga ky takim.

Megjithëse shprehi dëshirën që takimet të japin rezultate, por Lajçak nuk dha ndonjë datë konkrete se kur mund të ndodhë takimi i radhës midis palëve

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...