Në Kazermën “Minatori” të FSK-së në Mitrovicë, 37 nga rreth 400 ushtarët që bëjnë pjesë në Regjimentin e Këmbësorisë, janë gra. Në numrin e përgjithshëm të pjesëtarëve të FSK-së, 11 për qind janë gra, ndërsa në Policinë e Kosovës 15 për qind.
Në Kazermën “Minatori” të FSK-së në Mitrovicë, 37 nga rreth 400 ushtarët që bëjnë pjesë në Regjimentin e Këmbësorisë, janë gra. Në numrin e përgjithshëm të pjesëtarëve të FSK-së, 11 për qind janë gra, ndërsa në Policinë e Kosovës 15 për qind.
Pavarësisht shqetësimeve për një grumbullim të madh të trupave të Rusisë në kufirin me Ukrainën, luftëtarët në vijën e frontit, në Donbas, i kanë minimizuar paralajmërimet nga agjencitë e inteligjencës në Kiev dhe në vendet e Perëndimit, se Moska mund të jetë duke planifikuar një ofensivë të re ushtarake.
Timur, 28-vjeçar
“Unë, personalisht, nuk besoj se ka rrezik për ndonjë pushtim të madh. Unë mendoj se këto janë vetëm lojëra. Situatë të njëjtë kishim edhe në prill dhe në maj të këtij viti. Kishte aq shumë thashetheme për një sulm të mundshëm. Ato u bënë në mënyrë që Rusia të mund të siguronte përfundimin e gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2”. Këtë herë, mbase është vetëm Putin që po përpiqet të ushtrojë trysni përsëri. Nga ajo çfarë kam dëgjuar, Kremlini po mundohet të marrë garanci se NATO-ja nuk do të zgjerohet deri në Ukrainë, dhe në vendet e tjera të Partneritetit Lindor, siç janë Gjeorgjia dhe Moldavia”.
“Luftimet këtu ndodhin herë pas here. Javën e kaluar përjetova bombardimin më të rëndë në këtë pozicion. Forcat proruse përdorën granatahedhës të tipit “SPG-9”. Më vonë, për disa ditë rresht, ishte pothuajse qetësi. T’ju them të drejtën, ndihem pak i frikësuar kur këtu është qetë, sepse filloj të mendoj: ‘Mbase ata kanë ndonjë plan’. Një nivel i ulët i bombardimit më bën të ndihem më rehat”.
“Pala tjetër shpesh përdor taktika dredharake. Për shembull, vëzhguesit e OSBE-së i përdorin dronët e tyre gati çdo ditë, për t’i kontrolluar pozicionet ushtarake. Ata i njoftojnë që të dyja palët për fluturimin e dronit të tyre për kontrollimin e pozicioneve në të dyja anët, që ne ta dimë se ai po vjen, por më pas forcat proruse e nisin dronin e tyre menjëherë pas atij të OSBE-së, për t’i bërë vëzhgimet e veta, ndërsa neve nuk na lejohet të qëllojmë në atë drejtim”.
Vlad, 22-vjeçar
“Ushtria ruse nuk është e përgatitur për luftë. Ajo nuk ka spitale fushore apo cisterna nafte në gatishmëri, dhe nuk ka shumë ushtarë apo automjete gati. Asaj do t’i duheshin 300,000 deri në 400,000 trupa për të sulmuar; tani ajo i ka të grumbulluar vetëm 100,000. Unë mendoj se kjo shifër do të nevojitej vetëm për Kievin. Ne kemi shumë nivele të mbrojtjes”.
“Nëse nuk vijmë këtu në front tani, do të vdesim nëpër shtëpitë tona më vonë. Është një thënie ukrainase: Ai që nuk e mbron familjen e tij në kohë paqeje, do t’i hajë fëmijët e tij në kohë të vështira. Është referencë për Holodomorin. Nëse një rus vjen dhe dëshiron të pijë ca gota vodka dhe të bëjë qejf, s’ka problem. Por, nëse ai vjen në shtëpinë time me armë, unë do ta vras atë”.
“Këtu, armiku po përdor pushkë të snajperëve dhe mitraloza çdo ditë, dhe nganjëherë ata përdorin edhe granatahedhës. Javën e kaluar, ata përdorën mortaja prej 82 milimetrash këtu afër. Kjo situatë s’ka për të ndryshuar në të ardhmen e afërt. Federata Ruse nuk është e përgatitur për sulm, mendoj unë. Vetëm po dërgohet një porosi, sepse konflikti është zgjatim i politikës. Gjithçka do të jetë mirë”.
Iryna (s'e ka treguar moshën)
“Unë mendoj se nëse një pushtim do të ndodhte tani, shumë njerëz do të vdisnin. Më shumë se më 2014. Do të kishte gjakderdhje të madhe. Do të ishte e tmerrshme”.
“Por, sigurisht, shumë ushtarë nuk besojnë se do të ndodhë një pushtim. Vija e frontit nuk ndihet aspak më ndryshe se më parë. Një arsye tjetër pse ata nuk iu besojnë këtyre thashethemeve është sepse ka shumë gënjeshtra në vendin tonë. Të gjithë në pozitat e fuqishme gënjejnë. Presidenti ynë ka premtuar se do t’i japë fund luftës brenda një jave pas marrjes së pushtetit. Tani, dy vjet më vonë, ja ku jemi”.
“Unë nuk mendoj se sanksionet financiare ndaj Rusisë do të ndryshonin diçka. Janë sikurse këto marrëveshjet e Minskut. Ato s’kanë aq efekt. Njerëzit shkruajnë diçka në letër, por, në realitet, këtu në vijën e frontit, situata është e njëjtë. Ende po përdoren armë të kalibrit të rëndë. Ndoshta do të ndodh një pushtim, por dikur më vonë”.
Petro, 27-vjeçar
“Ajo që di unë është se njerëzit do të rrinë dhe do ta mbrojnë vendin e tyre. Veteranët, të cilët ishin në front më 2014, kur lufta po fillonte, janë kthyer në shtëpi, por nëse ndodh një pushtim, ata do të kthehen këtu për të luftuar”.
“Në mëngjesin e hershëm, kur flije në shtëpi, dy granata përfunduan këtu afër, por këto gjëra janë normale. Nuk mund të them se së fundmi ka pasur ndonjë aktivitet të çuditshëm. Nganjëherë, prej këtu mund të dëgjosh tanket e armikut duke ndezur motorët e tyre. Motorët e tankeve kanë një zhurmë shumë specifike. Atë e bëjnë më shpesh në mot më të ftohtë”.
“Ka pasur shumë situata kur kam shpëtuar për pak. Një herë, po rrija mbi një automjet të blinduar, dhe vërejta një tank armiku. Më pas, pashë pushkën e tij duke vënë në shënjestër automjetin tonë. Vura shkrepësen time mes dhëmbëve, e kafshova fort, dhe iu luta Zotit. Ajo nuk shkrepi”.
“Unë nuk mendoj se sanksionet do të ndryshojnë diçka. Rusia është vend i pasur. Presidenti ukrainas dhe deputetët duhet të marrin vendime serioze. Dua që një ditë të notoj në Krimenë e lirë”.
Fabrika e fenolit këtu kishte një klient të madh në Krime. Kur Rusia e aneksoi gadishullin, ekonomia e Nju-Jorkut u godit rëndë. Tani, uzina punon me një shkallë të reduktuar, dhe të gjesh punë është gjëja më e vështirë në qytezë.
Unë isha shumë i ri kur filloi konflikti, prandaj nuk mbaj mend shumë se si ishte jeta më parë. Është e vështirë të imagjinosh që mund të mësohesh të jetosh me luftën, por kjo është ajo që ka ndodhur këtu.Momenti më i frikshëm ishte kur mortajat goditën rrugën time. Dëgjova krismën e mortajave, por ajo tingëlloi sikurse ky bombardim që mund ta dëgjoni tani. Më pas, rreth pesë sekonda më vonë, predhat filluan të shpërthejnë gjithandej. Dritat regëtinin, gjithçka dridhej, ndërsa nëna ime dhe motra ime qanin. Babai im ishte në punë atë ditë. Mortajat goditën shtëpinë e gjyshes sime, dhe i thyen dritaret, ndërsa një fqinj u vra. Ai po qëndronte jashtë, në oborr, dhe filloi të vraponte drejt shtëpisë, por një mortajë e bëri copash.
Unë synoj të shkoj në Karkiv për ta kryer shkollimin e lartë, e më pas dua të kthehem këtu, për të ndihmuar në zhvillimin e qytezës. Unë e dua këtë rajon, dhe dua ta bëj më të mirë. E di se politika është biznes i pistë, por është edhe njëra ndër arsyet pse unë dua të përfshihem – që të sjell ndryshim. Do të ketë figura të këqija që do të duan të më ndalin, por unë jam i gatshëm.
Kristyna, 28-vjeçare
Në shtator, separatistët sulmuan qytezën nëpërmjet një droni. Unë isha duke ndenjur në shtëpi dhe dëgjova një zhurmë në qiell. Nuk i kushtova shumë vëmendje fillimisht, sepse shpesh fluturojnë dronë këndej, por ishte një zhurmë e re, shumë e madhe. Më pas, një ushtarake erdhi në sallonin e bukurisë, ku unë punoja, dhe na tha se një oktokopter kishte lëshuar një bombë.
Lufta ka ndikuar, ndër të tjera, që të ketë më shumë kafshë në fshat, sepse gjuetia me armë është e ndaluar në rajon. Në këtë park, ku po qëndrojmë, mund të shihni lepuj dhe ketra duke u endur, ndërsa në pyjet pranë fshatit mund të shihni edhe drerë. Disa prej pyjeve janë të pakalueshëm, për shkak të kurtheve, por të tjerët janë të sigurt.
Herë pas here, separatistët e mbështetur nga Rusia përdorin pajisje për prishje të valëve, për t’i penguar komunikimet e ushtrisë ukrainase. Ato ndikojnë edhe te telefonat celularë të njerëzve këtu, dhe nganjëherë as nuk mund t’iu dërgosh mesazhe, e as t’i thërrasësh njerëzit, pavarësisht se telefoni të thotë se je e lidhur plotësisht.
Në ditët e hershme të luftës, ishte shumë e vështirë të lëvizje nëpër vend. Unë studioja në Horlivka, e cila tani është në kontrollin e separatistëve. Kur udhëtoja me autobus, kishte pika kontrolli që nganjëherë menaxhoheshin nga burra të dehur, gjysmë të zhveshur, barkmëdhenj. Ata ndalonin automjetet me okllai, të ngjyrosura për t’i ngjasuar shkopinjve të policisë së trafikut. Ishte një periudhë shumë kaotike.
Tani, disa njerëz janë të shqetësuar nga zërat për pushtim, dhe po grumbullojnë rezerva të miellit, bukës dhe mishit të konservuar. Unë tash për tash mendoj se është vetëm (presidenti rus, Vladimir) Putin që po luan lojëra, në përpjekje për të siguruar lëshime.
Oleg, 53-vjeçar
Kush do të na sulmojë? Askujt nuk i duhet Ukraina.
Vëllai im jeton në Donetsk, dhe tani, për shkak të luftës, ne nuk mund të takohemi. Të gjithë po largohen nga kjo qytezë. Çfarë ka këtu për të rinjtë? Të gjitha kafenetë janë të mbyllura. Këtu ishte një kafene, atje një tjetër – të gjitha të mbyllura. Unë dikur punoja në një minierë këtu pranë, por u lëndova në punë dhe humba shikimin me njërin sy. Tani marr një pension, por janë vetëm 3,000 hrivnia (111 dollarë) në muaj. Na kanë thënë se do të na japin edhe 80 hrivnia shtesë. Ku mjaftojnë këto? Një bukë kushton 23 hrivnia!
Ushtarët e stacionuar këtu nuk lejohen të blejnë alkool, prandaj, nganjëherë, ata iu japin atyre ca para më shumë që t’iu blejnë.
Në ditët e hershme të konfliktit, kisha një incident ku shpëtova për pak, po punoja në minierë, ku unë dhe një punëtor i ri po ecnin jashtë dhe po pinim cigare. Një predhë goditi pranë derës, dhe copat e xhamit u shpërndanë. Po të kishim dalë për të tymosur pak sekonda më herët, nuk do të kishim shpëtuar. Kam dëgjuar për një grua të moshuar këtu, e cila ishte duke mbledhur bimë mjekësore në oborrin e saj. Një predhë qorre kishte ardhur befas, e kishte goditur mu në kokë, dhe e kishte vrarë atë pa shpërthyer.
Ky qytet fillimisht ishte quajtur Nju-Jork, më pas ia kanë ndryshuar emrin, e tash e kanë kthyer përsëri emrin Nju-Jork, dhe për çfarë? Asgjë nuk ka ndryshuar, ne ende bredhim, pimë samagon. Kemi menduar se ndoshta (presidenti amerikan, Joe) Biden mund të na ndihmojë, por askujt s’i intereson për neve.
Vaksinat ekzistuese do të duhej të mbronin njerëzit që infektohen me variantin Omicron nga rastet e rënda të COVID-19, tha një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Ky njoftim vjen pasi testet e para laboratorike të variantit të ri të koronavirusit në Afrikën e Jugut sugjeruan se Omicroni mund të shmangë pjesërisht mbrojtjen e ofruar nga vaksina Pfizer.
Hulumtuesit thanë se “ka pasur një rënie shumë të madhe” lidhur me atë sesa mirë antitrupat e prodhuara nga vaksinat neutralizojnë variantin e ri.
Por, Mike Ryan nga OBSH-ja tha se nuk ka asnjë sinjal që dëshmon se Omicroni shmang më shumë mbrojtjen nga vaksinat, krahasuar me variantet e tjera.
“Ne kemi vaksina jashtëzakonisht efektive që kanë dëshmuar se janë efektive kundër të gjitha varianteve deri më tani, në kuptimin e sëmundjes së rëndë dhe hospitalizimeve dhe nuk ka asnjë arsye që të presim që nuk do të jetë kështu” edhe për variantin Omicron, tha drejtori për emergjenca në OBSH, Mike Ryan.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vullin, i cili e quajti të premten gënjeshtër Masakrën e Reçakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nëpërmjet një deklarate dërguar mediave, presidentja kosovare Vjosa Osmani tha se "ish-zëdhënësi i gruas së kriminelit Sllobodan Millosheviq, me propagandë po përpiqet t'i ndryshojë faktet historike".
“E pamundshme dhe e paarritshme. Në Reçak ka ndodhur krim kundër njerëzimit. Ky fakt është i njohur dhe i dokumentuar botërisht. Tendencat e Vullinit shpërfaqin ambicien e Serbisë për ndryshimin e historisë, kjo përpjekje e kamotshme e këtij shteti në relacion me Kosovën”, shkroi Osmani.
Ajo tha se përpjekjet e tilla janë vazhdimësi e mendësisë së regjimit të Millosheviqit, nga e cila nuk po arrin të shkëputet Vullini si një besnik i tij dhe se mohimi i fakteve të luftës nëpërmjet rehabilitimit të kriminelëve të luftës “është krim i përsëritur”.
“E vërteta për Reçakun është me e fuqishme se çfarëdo propagande e Vullinit dhe bashkëmendimtarëve të tij. Ata mund të bëjnë filma, por në Reçak e anekënd Kosovës ka ndodhur një realitet që ka shpërfaqur qëllimin e shtetit serb për shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë. Pikërisht shkaku i Reçakut dhe masakrave të tjera, NATO ndërhyri ushtarakisht ndaj Serbisë dhe caqeve ushtarake të saj në Kosovë për ta ndalur mizorinë e një regjimi gjenocidal”, vazhdoi presidentja.
Këtë të premte, më 10 dhjetor, ministri serb Aleksandar Vullin vizitoi ekipin e një projekti filmik i cili po punon në realizimin e një serie të dokumentareve, që sipas autorëve ka për qëllim të dokumentojë "të vërtetën" e kësaj ngjarjeje që mohohet nga zyrtarët në Serbi.
“Agresioni i NATO-s filloi pas një gënjeshtre të tmerrshme për Reçakun. Në atë kohë, ne nuk ishim as të aftë e as të zgjuar për t’i treguar gjithë botës se çfarë gënjeshtre e tmerrshme ishte”, citohet të ketë thënë Vullin gjatë vizitës.
Masakra e Reçakut ishte masakrimi i 45 shqiptarëve nga Kosova në fshatin Reçak, me 15 janar 1999. Masakra u organizua dhe u krye nga forcat policore, ushtarake dhe paraushtarake serbe, ndërsa Serbia refuzon të ketë kryer masakër.
LIdhur më Masakren e Reëakut autori Flori Bruqi ka shkruar edhe një vepër publicistike ku ka polemizuar më akdemik 137t e SAN-it serb.
https://zeflushmarku.edu.mk/libra/polemika_floriburci.pdf
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, nëpërmjet një konference të jashtëzakonshme për media, ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona lidhur me vrasjen që ndodhi më 26 nëntor në Gllogjan të Komunës së Deçanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kurmehaj tha se tre personat janë të dyshuar për veprën penale të vrasjes së rëndë, ndërsa prokurorja e rastit ka lëshuar vendim për mbajtjen në paraburgim të tyre për 48 orë.
“Pas ndodhjes së këtij rasti kemi filluar hetime intensive së bashku me Prokurorinë e Shtetit dhe njësitet policore dhe pas punës intensive janë arrestuar tre persona me dyshimin se kanë kryer vepër penale të vrasjes së rëndë që ndodhi para disa ditësh në Gllogjan”, tha Kurmehaj.
Kryeprokurori Kurmehaj bëri të ditur se bëhet fjalë edhe për një person të katërt të dyshuar lidhur me veprën penale të njëjtë, por që vazhdon të jetë në arrati.
Kurmehaj tha se duke marrë parasysh ndjeshmërinë e rastit, nuk mund të japin informatat e tjera të cilat mund ta dëmtojnë hetimin që po vazhdon të zhvillohet.
“Ne do të vazhdojmë me intensitet të shtuar ndërmarrjen e të gjitha hapave të nevojshme për ndriçimin e gjithë kësaj ngjarje”, përfundoi ai.
Mbrëmjen e 26 nëntorit të këtij viti, tre persona mbetën të vdekur dhe një u plagos në një autobus që po barte udhëtarë nga Gjakova drejt Deçanit, si pasojë e sulmit me armë zjarri ndaj tyre. Dy nga viktimat ishin nxënës të shkollës së mesme dhe njëri ishte shoferi i autobusit, ndërsa i plagosuri i cili po ashtu ishte nxënës i shkollës së mesme ishte jashtë rrezikut për jetën.
Autori-ët e këtij akti, të cilët sipas policisë gjuajtën me armë zjarri të llojit AK-47, u arratisën menjëherë pas kryerjes së veprës dhe megjithëse ishte bërë thirrje që ata të dorëzoheshin, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Qeveria e Kosovës, bashkë me policinë, njoftuan më 28 nëntor se do të ofrojnë një shpërblim prej 20 mijë eurosh për këdo që jep informacion që mundëson arrestimin e autorit apo autorëve të vrasjeve në Gllogjan
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...