2021-12-14

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën zonja Viola von Cramon : “Non-paper” u draftuan në Moskë e Beograd


Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon deklaroi se dokumentet “non-paper” për ndryshim të kufijve në Ballkan janë draftuar në Moskë e Beograd. Ajo komentoi liturgjinë e djeshme fetare nga klerikët serbë në Kishën ortodokse në oborrin e kampusit të Universitetit të Prishtinës, i vlerësuar si provokim në Kosovë.

Von Cramon ka thënë se nuk e di nëse një veprim i tillë [liturgjia] ishte provokim nga pala serbe, por sugjeroi që Kosova të fokusohet në agjendën e saj evropiane.

“Ky provokim nga pala e komunitetit serb mund të jetë i vërtetë apo jo. Nuk mendoj se është e nevojshme të konsiderohet si i tillë, sepse ne duhet të vazhdojmë me agjendën pozitive në lidhje me atë se për çka duhet të pajtohemi, çka është në agjendën e Kosovës që synohet të arrihet. Mendoj se për mua, edhe për ne në Bruksel, është më e rëndësishme të fokusohemi në gjërat e përbashkëta për të cilat duhet të punojmë, se të shpërqendrohemi nga këto, t’i quajmë reagime apo kthime prapa të pakëndshme nga Serbia. Prandaj, nëse një gjë e tillë ishte e qëllimshme, e rastësishme, apo thjesht ndodhi, nuk e di. Nuk dua të spekuloj. Do të doja të përpiqemi të gjejmë agjendën në të cilën ju dhe Bashkimi Evropian duan të punojnë, në emër të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ajo për KosovaPress.

Gjatë intervistës, Von Cramon ka komentuar edhe “non-papers”, për të cilët tha se janë draftuar në Moskë e Beograd. Sipas saj, të tillët kanë për qëllim të trazojnë Ballkanin.

“Unë thjesht do ta injoroj këtë, sepse shumica e ‘non-paper’ të draftuara jo në Bruksel, por në Moskë e në Beograd, në Hungari, në Budapest, krijojnë shumë frikë, panik, trauma dhe më shumë kanë për qëllim të trazojnë rajonin, se të sjellin një proces pajtueshmërie dhe kjo është shumë e trishtë, shumë fatkeqe, dhe ne duhet të flasim për pasojat që do kenë tek njerëzit në rajon, andaj nuk duhet t’i marrim ato në konsideratë. Do të doja t’i injoroja. Është temë shumë toksike dhe sigurisht që nuk është draftuar në Bruksel”, tha ajo.

Shkurtimisht, ajo ka komentuar edhe përplasjet e djeshme në Samitin e Tiranës, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe homologes së tij serbe, Ana Brnabiç. Sipas Kurtit, përplasjet ndodhën pasi kryeministrja serbe nuk pranonte assesi që ta njihte pavarësinë e Kosovës. E, sipas Von Cramon, Serbia duhet ta pranojë realitetin tashmë.

“Nuk isha prezente në atë tavolinë. Është e vështirë të komentoj atë gjë. Është fatkeqësi që ne ende jemi në këtë pikë. Çka të them. Nuk kam dëshmitarë të kësaj situate. Është e vështirë të them çkado nga jashtë. Andaj, do doja të jem konstruktive aq sa mundem. Do të përpiqem që nga ana e Komisionit të bëjë presion tek Serbia se ata duhet të jenë të gatshëm të pranojnë disa nga nevojat, realitetin dhe faktet se Kosova është në rrugën e duhur dhe se neve do ta na duhet një gjë e tillë edhe nga Serbia për rrugën drejt integrimit evropian, e cila përfshinë njohjen e Kosovës apo çfarë marrëveshje në të cilën Kosova diskuton nga niveli i njëjtë. Nuk dua ta komentoj këtë rast konkret”, ka deklaruar tutje Von Cramon.

Zhvillimin e Ushtrisë së Kosovës, Serbia e sheh si “qëllim për t’i sulmuar serbët”

Në Kuvendin e Serbisë, prapa dyerve të mbyllura, është mbajtur takimi i “Komitetit për Kosovën”, ku është diskutuar mbi situatën e sigurisë në Kosovë.

Sipas transmetuesit publik serb, ky takim është thirrur me rastin e armatimit të mëtejmë të Ushtrisë së Kosovës dhe për rritjen e numrit të ushtarëve të saj.

“Para disa ditësh shqyrtuam informacionin e shërbimeve tona të sigurisë mbi transformimin e strukturave të mbrojtjes civile në ushtri. Plani i Prishtinës është që deri në vitin 2027 ta pajisë ushtrinë, ndërsa deri në vitin 2029 të jetë plotësisht operacionale. Këtë transformim më së shumti e ndihmojnë: SHBA-ja, Gjermania dhe Turqia”, ka thënë kryetari i këtij Komiteti, Milovan Drecun, për RTS-në.

Në të njëjtën kohë, siç ka thënë ai, në Kosovë po ulet numri i pjesëtarëve të KFOR-it, pasi në vitin 2010 kanë qenë rreth 12 mijë ushtarë, kurse sot janë rreth 3 mijë, ndërsa, sipas tij, parashihet që ky numër të ulet deri në 2.500 ushtarë.

“Forca e Sigurisë e Kosovës aktualisht ka 3.517 pjesëtarë aktivë, ku bëjnë pjesë edhe rreth 10 për qind e pakicave, e fatkeqësisht aty ka edhe serbë. Ajo që është shqetësuese, në vitin 2019 është formuar shtabi qendror dhe katër komanda, që është strukturë e tërë për një ushtri të vërtetë”, deklaroi më tej ai.

Sipas tij, ambicia e vjetër e FSK-së është të formojë njësitin e helikopterëve, i cili momentalisht ekziston vetëm në letër, mirëpo, siç thotë ai, në Turqi kanë pilotë të trajnuar.

“Deri më tani është formuar vetëm struktura komanduese, por disa oficerë janë shkolluar edhe jashtë vendit. Aftësia operacionale e departamenteve të helikopterëve duhet të arrihet në vitin 2023, me siguri me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, duke blerë helikopterë të përdorur”, shpjegoi Drecuni.

Megjithatë, thotë Drecuni, një problem më i madh është synimi për të futur shërbimin ushtarak, i cili do të ishte i detyrueshëm edhe për serbët, si dhe ekzistenca e regjimenteve tokësore që mund të veprojnë në terren.

“Me këto kapacitete, ata mund të sulmojnë serbët duarthatë dhe t’i vënë nën kontroll. Asnjë formacion ushtarak, përveç KFOR-it, nuk duhet të jetë i pranishëm në Kosovë dhe Metohi, kurse ata po i forcojnë njësitë speciale, duke ndërtuar një bazë të re në Gjakovë dhe duke bërë presion në rritje ndaj serbëve për t’u bashkuar me forcat e sigurisë”, i tha Milovan Drecuni transmetuesit publik serb.

Plani rus për pushtimin e Ballkanit, si u kapën agjentët e Putinit që spiunonin NATO-n


Mbrëmjen e 18 marsit shërbimet sekrete greke u informuan për rastin e disa agjentëve rusë që spiunonin NATO-n. Informacionet sekrete për “pushtimin’ nga ana e Rusisë në Ballkan u konfirmuan por ekzistonte edhe një element tjetër që e bëri situatën shumë më serioze.

Agjenti kryesor i shërbimeve bullgare i cili u arrestua në Bullgari, “Rezidenti”, kishte shërbyer për vite në Athinë dhe kishte zhvilluar një rrjet të tij spiunazhi. Çështja u politizua edhe më shumë kur një agjent tjetër i rëndësishëm, Lyubomir Medarov, kishte shërbyer për shumë vite si një ushtarak në Greqi. E thënë më thjesht, dy udhëheqësit e rrjetit Bullgar që zbuluan sekrete të NATO-s dhe dokumenteve europiane në Moskë kishin një të përbashkët: shërbimet dhe vitet e qëndrimit në Greqi. Çështja u cilësua shumë serioze dhe kërkohej një hetim i menjëhershëm, pasi ishte i dukshëm rreziku që Greqia të përfshihej në vorbullën e një loje globale si spiunazhi i Luftës së Ftohtë. Thashethemet e së kaluarës, por asnjëherë të konfirmuara, për pushtimin e Malit Athos nga Rusia dhe shndërrimin e saj në një agjenci spiune, të kombinuar me vendndodhjen strategjike të Greqisë, bënë që shërbimet sekrete të veprojnë menjëherë dhe në fshehtësi të plotë.

Qëllimi është i dyfishtë: i pari, për të kontrolluar “Rezidentin” famëkeq dhe Medarov në gjithçka që ka të bëjë me aktivitetet e tyre në Athinë dhe, së dyti, të hetoheshin afërsisht 100 persona të ambasadës Ruse dhe lëvizjet e tyre për të përjashtuar çdo mundësi të përfshirjes së Greqisë në një rrjet ndërkombëtar spiunazhi. Operacioni i shërbimeve sekrete greke zgjati disa javë dhe të dhënat e para treguan se deri më tani ata nuk kanë qenë në gjendje të depërtojnë në vend, për të ngritur një rrjet të ngjashëm me atë të Bullgarisë. Operacionet paralele të inteligjencës italiane gjithashtu kanë zbuluar se një oficer i Marinës Italiane i ka dorëzuar dokumente të aleancës së NATO-s avokatit të popullit ushtarak në ambasadën ruse në Romë.

Që nga Lufta e Ftohtë, spiunët bullgarë kanë qenë në listën e vendeve perëndimore pasi ata kanë një aftësi të jashtëzakonshme të infiltrohen kudo Ivan Ilief, 75-vjeçari, i njohur me nofkën «Rezidenti», i lindur në Sofje dhe i shkolluar në Rusi, u rekrutua nga shërbimi i inteligjencës ushtarake ruse GRU për të punuar në emër të tij. Ai u bë i njohur pasi roli i tij u zbulua pas një operacioni gjigant nga autoritetet bullgare. “Rezidenti” ishte nën mbikëqyrje që nga shtatori i kaluar. Gruaja e tij, e cila ka nënshtetësi ruse dhe bullgare, ishte ndërmjetësja e tij me një diplomat në ambasadën ruse në Sofje. Shërbimet sekrete greke vëzhguan për vite me radhë “Rezidentin”, i cili shërbeu për dy mandate në Athinë. Cikli i parë ishte nga 1978 deri në 1981 si sekretar në ambasadën Bullgare dhe i dyti po si sekretar nga 1987 në 1991. Oficeri i Marinës Italiane Walter Biot dorëzoi disa dokumente të NATO-s avokatit të popullit në ambasadën ruse në Romë Sipas një raporti të fshehtë të EYP, 75-vjeçari Iliev kishte për qëllim të krijonte një rrjet të paligjshëm agjentësh nga njerëz që kishin qasje në informacione rreth NATO-s dhe Bashkimit Europian. Në veçanti, ai caktoi misione për agjentët e tij gjatë të cilave u duhej të kryenin hetime dhe më pas ta njoftonin atë për të gjitha informacionet e mbledhura. Në veçanti, ato kishin të bënin me aktivitetin e Qendrës Koordinuese të NATO-s në Varna, me operacionet e NATO-s në zona të ndryshme, me vendimet e takimeve të komiteteve të ndryshme të Aleancës së Atlantikut të Veriut që kishin të bënin me sigurinë dhe komunikimin. Në të njëjtën kohë, ata kërkuan informacion mbi politikën e NATO-s në lidhje me Rusinë, Bjellorusinë, Ukrainën dhe ish republikat e tjera socialiste, informacionin nga Ambasada Amerikane në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA nga vendet e NATO-s. Përveç 75-vjeçarit, u arrestuan gjashtë bullgarë të tjerë, pesë prej të cilëve ishin oficerë të rangut të lartë ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shërbimin e Inteligjencës Ushtarake. Midis tyre është kreu i Departamentit të Informacionit Konfidencial në Parlamentin Bullgar, Lyubomir Medarov, një figurë e rëndësishme.

Sipas hetimit të EYP, ky zyrtar shërbeu në Athinë si ushtarak nga 2 nëntori 2001 deri më 27 dhjetor 2004. Sipas informacioneve të fundit, autoritetet bullgare dëbuan disa anëtarë të ambasadës ruse në Sofje për veprimtari kriminale. “Lidhur me zyrtarët bullgarë të përfshirë në rrjet, megjithëse nuk kishte asnjë informacion ose provë për të vërtetuar veprimtarinë e tyre të paligjshme ose të dyshimtë gjatë periudhës që ata shërbyen në Greqi, vlen të theksohet se përfshirja e tij në vend ishte para shembjes së Bashkimit Sovjetik.

Mandati i parë mund të konsiderohet si një periudhë prove pas trajnimit dhe rekrutimit të tij në Moskë dhe e dyta si periudhë e konsolidimit të marrëdhënies së tij me GRU (shërbimi inteligjent ushtarak rus). Ndërsa për Medarov, vlerësohet se ai ishte rekrutuar nga “Rezident” për të bashkëpunuar për çështje ushtarake “. Sigurisht, hetimi nga të dy shërbimet sekrete greke dhe bullgare vazhdon ndërsa kompjuterat, telefonët, kartat SIM janë konfiskuar, ata po kërkojnë të zbulojnë dëmin e shkaktuar në NATO nga rrjeti “Rezident”.

Së fundmi, vlen të përmendet se raporti nuk specifikoi numrin e saktë të agjentëve të rekrutuar të dyfishtë por vetëm shifrat e parave. Sipas raporteve, ata morën çdo muaj nga 1,220 në 1,830 dollarë, shuma që janë veçanërisht të mëdha për Bullgarinë. Operacioni sekret i EYP arriti në përfundimin se deri më tani nuk ka një rrjet të ngjashëm spiunësh në Greqi që punon sipas standardeve Bullgare duke i shërbyer interesave të rusëve.

Amerika promovon filmin për gjenocidin serb në Srebrenicë, aty luan edhe një shqiptar

 

Revista amerikane “Variety” i ka dhënë një vlerësim të lartë filmit boshnjak “Quo Vadis, Aida?” dhe se i njëjti duhet të fitojë çmimin Oskar.

Mediat serbe e kanë quajtur këtë propagandë amerikane kundër Serbisë.

Novosti ka shkruar se filmi është i diskutueshëm pasi një ushtar serb prezantohet në kërkim të një delegacioni të muslimanëve nga Srebrenica, si dhe ai prek një grua përfundi veshjes së saj, teksa sipas tyre në arkivat origjinale shfaqen ushtarët serbë që e lejojnë gruan nga delegacioni që të hyjë brenda.

Mediat serbe kanë reaguar edhe për postimin e ish-sekretares së shtetit Hillary Clinton e cila ka rekomanduar që të shikohet filmi boshnjak që tregon ngjarjen e gjenocidit të Srebrenicës.

Image

OSBE: Tokat përreth Manastirit të Deçanit të regjistrohen si pronë e tij


Kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport ka vizituar Manastirin e Deçanit me Igumenin Sava Janjiq. Ai ka thënë se presin që tokat ngjitur me Manastir të regjistrohet si pronë e Manastirit në përputhje me sundimin e ligjit.

 

“Misioni i OSBE-së në Kosovë do të mbështesë Kishën Ortodokse Serbe për të ruajtur trashëgiminë e saj kulturore dhe fetare në Kosovë ndërsa ne presim që toka ngjitur të regjistrohet si pronë e Manastirit në përputhje me sundimin e ligjit”, thuhet në shkrimin e tij në Twitter.
Ndërsa, Ambasadat e vendeve të QUINT-it kanë kërkuar nga Qeveria që ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 për regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit.
Përmes një deklarate të përbashkët, ata thonë se provë kryesore e vendosmërisë së qeverisë së re është zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit të Deçanit.
“Më 22 mars, qeveria e re është emëruar me mandat të fuqishëm për reforma dhe respektimin e sundimit të ligjit. Një nga provat kryesore të vendosmërisë së tij do të jetë zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i marrë në maj 2016 mbi regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit. Respektimi i sundimit të ligjit është detyrim për të gjitha qeveritë. Shefat e misioneve të të Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së inkurajojnë fuqishëm Qeverinë e Kosovës që pa vonesa të mëtejshme të vazhdojë me regjistrimin ligjor në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në deklaratë.

E, shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka kritikuar institucionet e Kosovës, pasi thotë se nuk po zbatohet vendimi i Kushtetueses lidhur me Manastirin e Deçanit. Szunyog ka thënë se vendimi nuk po zbatohet edhe pesë vjet pas verdiktit të Kushtetueses.

Së fundmi, organizata “Europa Nostra” e ka përfshirë Manastirin e Deçanit në listën e monumenteve më të rrezikuara në Evropë.

Konfuzion në lidhje me hyrjen e personave të vaksinuar në BE

 

Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin.

 

Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund ta marrin vetëm njerëz që janë imunizuar me një nga katër vaksinat e miratuara për përdorim në BE.

Kundër këtij vendimi ka protesta nga India dhe Bashkimi Afrikan, sepse në Indi dhe Afrikë kryesisht vaksinohet varianti indian i vaksinës së AstraZeneca me emrin “Covishield”. Në BE, megjithatë, është aprovuar për përdorim nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) vetëm versioni evropian i vaksinës AstraZeneca “Vaxzeria”. Bashkimi Afrikan flet për diskriminim të mundshëm ndaj udhëtarëve afrikanë.

Në Indi, prodhuesi i vaksinës AstraZeneca “Instituti i Serumit i Indisë” angazhohet për një aprovim të shpejtë te EMA. Por kjo është e tepërt.

“Lotari” e vaksinimit për udhëtarët nga vendet e treta

Kushdo që është vaksinuar me “Covishield” jashtë BE mund të hyjë në BE, sepse vendet anëtare të BE mund të njohin çdo vaksinë të miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) si një kusht hyrjeje sipas rregullave në fuqi. Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i Komisionit të BE, Adalbert Jahnz, në Bruksel: “Kjo mund të zbatohet për vaksinat e tjera që janë në listën e OBSH”.

Deutschland | Coronavirus | Impfpass zweite Impfung AstraZeneca

Lista e vaksinave të OBSH përfshin jo vetëm katër vaksinat e përdorura në Evropë, por gjithashtu “Covishield” dhe versionin e Koresë së Jugut të vaksinës AstraZeneca të quajtur “SK Bio”. Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu njeh “Sinopharm” dhe “Sinovac” nga Kina dhe të gjitha variacionet e vaksinave nga BioNTech-Pfizer, Moderna dhe Janssen (Johnson & Johnson). Këto vaksina mund të futen në çertifikatën e verdhë të vaksinimit të OBSH-së. Sidoqoftë, ato nuk janë të aprovuara për përdorim në të gjithë botën; ato kanë vetëm miratime rajonale.

Çdo gjë është e mundur, asgjë e detyrueshme?

“Ekziston mundësia e marrjes së një çertifikate të vaksinimit të BE për njerëzit nga vendet e treta nëse ata mund të dëshmojnë se janë furnizuar me një vaksinë përkatëse, e cila përmendet në rregulloret për çertifikatën, për shtetin anëtar në të cilin ata udhëtojnë,” thotë Christian Wigand nga Komisioni i BE. 27 shtetet anëtare të BE-së kanë mundësinë e pranimit të vaksinave nga lista e OBSH-së dhe lëshimin e një çertifikate vaksinimi. Mundet ta bëjnë këtë, por nuk janë të detyruar. Kjo rregullore e BE-së është vetëm një rekomandim, jo ligj.

Për udhëtimet hyrëse nga Azia, Amerika e Jugut ose Afrika, nuk kërkohet çertifikatë vaksinimi e BE, por vetëm dëshmi individuale të një vaksinimi në atdhe, me një vaksinë të cilën vendi në të cilin po udhëtoni e njeh. Kështu që mund të ndodhë që një grua indiane me mbrojtje “Covishield” lejohet të hyjë në Qipro, por jo në Gjermani.

Inklusion in der ArbeitsweltChristian Wigand

Rregulla konfuze

Vetë Komisioni Evropian pranon që këto rregulla janë të vështira për t’u kuptuar dhe se interpretimi nga autoritetet kufitare dhe administratat në vendet anëtare duhet të përmirësohet. Tre komisionerë të BE-së kanë shkruar kështu një letër për të 27 qeveritë, në të cilën paralajmërohet që të bëhet zbatim sa më uniform i “rekomandimeve të hyrjes” dhe më pak veprime të njëanshme.

A janë të prekura edhe vaksinat e tjera?

Grindja për vaksinat nuk ka të bëjë vetëm me AstraZenecan nga India, e cila shpërndahet në mbi 100 vende përmes iniciativës Covax, por edhe me serumin BioNTech Pfizer të zhvilluar në Gjermani.

Disa qytetarë kanadezë ankohen në DW, ndër të tjera, se nuk mund të hyjnë në Gjermani edhe pse janë vaksinuar plotësisht në Kanada me BioNTech-Pfizer. Sipas informacionit nga departamenti konsullor i ambasadës gjermane në Kanada, autoritetet gjermane të vizave aktualisht njohin vetëm emrin e markës “Comirnaty” të përdorur në Evropë për vaksinën BioNTech Pfizer. Në Kanada, megjithatë, vaksina shënohet në çertifikatat e vaksinimit me “Pfizer-BioNTech”. Me sa duket një rrugë burokratike pa krye.

Qytetarët e SHBA nuk preken nga ky problem. SHBA tani ka hyrë në “listën e gjelbër” të BE. Kjo do të thotë se në udhëtimet hyrëse në Evropë, është e nevojshme vetëm një test i thjeshtë negativ PCR për Covid. Një çertifikatë vaksinimi është e mundur, por jo e detyrueshme. Kjo nuk zbatohet në drejtim të kundërt. SHBA i lejojnë edhe shtetasit e vaksinuar të BE vetëm në raste të jashtëzakonshme të hyjnë në SHBA.

Vaksina ruse nuk njihet as nga BE dhe as nga OBSH. Kjo do të thotë se nuk mund të përdoret si provë e imunizimit kur hyni nga një vend i tretë.

Symbolbild Kontrolle Covid-19 Coronavirus App Flughafen

Nevojë për sqarim edhe për Ballkanin

Komisioni i BE njoftoi se do t’u përgjigjet sa më shpejt të jetë e mundur të gjitha pyetjeve në lidhje me njohjen e vaksinave në udhëtime. “Ne kemi shumë kërkesa për njohje nga shumë pjesë të botës. Duhet të kontrollojmë se për cilat vende në botë do të jetë e mundur kjo,” tha Christian Wigand nga Komisioni i BE në Bruksel.

Një numër veçanërisht i madh i kërkesave vijnë nga qeveritë në Ballkanin Perëndimor, sepse shumë njerëz në BE kanë lidhje familjare atje. Tani duhet të sigurohet që pas pushimeve verore në Serbi ose në Maqedoninë e Veriut dikush mund të udhëtojë përsëri në BE pa ndonjë problem.

Udhëtimet turistike nga shumica e vendeve në botë për në BE ende nuk lejohen, pavarësisht nëse janë vaksinuar apo jo. BE ka vendosur që këto kufizime duhet të hiqen sa më shpejt të jetë e mundur, në varësi të zhvillimit të infektimeve në vendet e origjinës.

Britania e Madhe, nga ana tjetër, e cila nuk është më pjesë e BE, po ndjek një rrugë tjetër. Njerëzit e vaksinuar duhet të paraqesin një test negativ dhe të kalojnë në karantinë, pavarësisht nga vaksina që kanë bërë. DW

 

Pandemia Covid 19 rrit pasurinë e atyre që kanë më shumë


Një studim zbuloi të martën se pjesa e pasurisë së familjeve miliardere është rritur me një sasi rekord gjatë pandemisë, bashkë me shumë milionerë që po ashtu kanë dalë nga COVID-19 me fitim. Raporti Botëror i Pabarazisë, i përpiluar nga një rrjet studiuesish të shkencave sociale, vlerësoi se miliarderët këtë vit zotërojnë së bashku 3.5% të pasurisë globale të familjeve, shifër kjo në rritje të dukshme nga pak mbi 2% që ishte në fillimin e pandemisë në hyrje të vitit 2020.

“Kriza e COVID ka thelluar pabarazitë midis shumë të pasurve dhe pjesës tjetër të popullsisë,” tha autori kryesor i studimit, Lucas Chancel, duke vënë në dukje se ekonomitë e pasura përdorën mbështetje fiskale masive për të zbutur rritjen e madhe të varfërisë që u vu re në vende të tjera.

Raporti bazohej në një mori studimesh të specializuara dhe të dhëna publike, me një parathënie të shkruar nga ekonomistët në SHBA, Abhijit Banerjee dhe Esther Duflo, dy prej tre ekonomistëve që fituan ҫmimin Nobel 2019 për punën e tyre mbi ҫështjen e varfërisë.

“Duke qenë se pasuria është burimi kryesor i përfitimeve ekonomike në të ardhmen dhe, gjithnjë e më shumë, i fuqisë dhe i influencës, kjo parashikon rritje të mëtejshme të pabarazisë”, shkruajtën dy ekonomistët për atë që e quajtën një “përqendrim ekstrem i fuqisë ekonomike në duart e një pakice shumë të vogël të super të pasurve”.

Gjetjet konfirmojnë një sërë studimesh ekzistuese, “lista të të pasurve” dhe prova të tjera që tregojnë për një rritje të pabarazive shëndetësore, sociale, gjinore dhe racore gjatë pandemisë.

Lista vjetore e Forbes për miliarderët e botës këtë vit përfshinte një shifër rekord prej 2,755 miliarderësh me një pasuri të përbashkët prej 13.1 trilion dollarë, nga 8 trilion dollarë që ishte vitin e kaluar.

Raporti i ri tregoi se një grup më i madh prej 520,000 personash që përbëjnë 0.01% të më të pasurve, patën një rritje të përbashkët të pjesës së tyre të pasurisë globale që kapi vlerën 11% këtë vit, nga 10% një vit më parë.

Personat që janë në kategorinë e 0.01% të më të pasurve, kanë një pasuri familjare prej të paktën 16.7 milionë euro (19 milionë dollarë), e rregulluar sipas barazisë së fuqisë blerëse ndërmjet monedhave, thuhet në raport.

Analistët thonë se disa super të pasur kanë përfituar nga zhvendosja online e pjesës më të madhe të ekonomisë botërore gjatë izolimeve, ndërsa të tjerë thjesht kanë përfituar nga rritja e çmimeve të aseteve, në një kohë kur tregjet financiare përpiqen të vlerësojnë shpejtësinë dhe mënyrën e rimëkëmbjes globale.

Raporti zbuloi gjithashtu se ndërsa varfëria u rrit ndjeshëm në vendet me nivel më të dobët të mirëqenies, mbështetja masive e qeverive në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë bëri të mundur lehtësimin e të paktën një pjese të këtij ndikimi te personat me të ardhura më të ulëta.

“Kjo tregon rëndësinë e shteteve sociale në luftën kundër varfërisë,” tha Chancel.

Në mënyrë të veҫantë, raporti përshëndeti marrëveshjen e këtij viti për një normë minimale globale të taksës së korporatave prej 15%, duke e cilësuar si një moment historik të mundshëm në përpjekjet për të ndalur një “garë drejt rënies së standardeve”, e cila që nga mesi i viteve 1980 ka çuar në përgjysmimin e normave mesatare të taksave të korporatave, në rreth 24%.

Megjithatë, raporti konstatoi se marrëveshja kishte një mangësi, për arsye se dyshemeja prej 15% ishte më e ulët se ajo që paguajnë kompanitë me fitime mesatare në vendet me të ardhura të larta, si dhe për shkak se ofronte mundësi arbitrazhi për shumë kompani të prekura nga ky ndryshim./ Reuters