2021-12-14
Femrat e KBG-së që futën në kurth edhe Ajnshtajnin!
Ambasadori britanik në Moskë, sër Xhefri Harison në vitin 1968 u dashurua pas një gruaje të bukur, e cila punonte si shërbyese në ambasadë e quajtur Galja. Por ajo ishte e futur me mision aty nga KGB-ja. Pasi çifti doli nga dhoma e gjumit në një apartament të Leningradit, Harrisonit iu treguan foto të tij me Galjan gjatë kohës që bënin dashuri.
Harrisonit iu komunikua se në qoftë se nuk i jepte KGB-së informacionet që ajo kërkonte, fotot dhe lidhja e tij me Galjan do të bëheshin publike.
Në vend që të bashkëpunonte, Harrisoni u kthye në Londër ku pohoi lidhjen me Galian te oficeret e MI5, (Kundërzbulimi britanik). Ai u nxor në pension menjëherë.
Megjithëse ky lloj kurthi kësaj radhe dështoi, shumë kurthe përpara Harrisonit ishin të suksesshëm.
Koloneli Lui Gibo, atasheu ajror francez, në vend që të jepte informacion dhe të fshihte lidhjen, vrau veten.
Elizabeth Bentley
Ishte një grua shumë e bukur amerikane, e cila u aktivizua si agjente sekrete për KGB-në në vitin 1940. Ajo u rekrutua nga sovjetikët dhe ra në dashuri me kontrollorin e saj, Jacob Golos. Ajo joshi të paktën 8 zyrtarë amerikanë dhe në biseda intime u nxirrte të dhëna në llogari të sovjetikëve
Lona Cohen
Ishte anëtare e Partisë Komuniste në SHBA. Ajo u rekrutua në spiunazhin sovjetik nga bashkëshorti i saj Morris Cohen. “Lesley”, ky ishte kodi i saj, dërgonte materiale nga projektet e armëve atomike amerikane në konsullatën sovjetike në Nju-Jork.
Maria Konnenkova
Albert Ajnshtajn mund të ketë qenë gjeni, por jo aq i zgjuar sa për të shmangur magjepsjen me agjenten sekrete Maria Konnenkova. Ajo e takonte Ajnshtajnin në vitin 1940, për të mbledhur informacione për përpjekjen e amerikanëve për të shpikur bombën e parë bërthamore
Melita Noruood
Është ende gjallë dhe e thërrasin “gjyshe Hola”. Në vitet ‘30 ajo mbështeti rusët nën udhëheqjen e Stalinit për planet e bombës bërthamore. Agjentja 0087 punonte në një institut të kërkimeve shkencore dhe çonte dokumente sekrete rusëve, pa rënë në sy nga MI5.
Ethel Rosenberg
Aspironte të bëhej këngëtare dhe aktore, por kryesisht punoi si sekretare në një kompani anijesh. U akuzua dhe u dënua me vdekje për dhënien e sekreteve të ushtarakëve amerikanë rusëve. Sipas gjykatësve, Rosenberg kishin sjellë vdekjen e 50 mijë ushtarëve në Kore e gjithashtu kishin shitur edhe sekretet bërthamore te sovjetikët
Maria Knuth
Ishte një gjermane e rekrutuar nga KGB-ja, për shkak të bukurisë së saj dhe për aftësinë e saj për të tërhequr oficerët britanikë dhe amerikanë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo kërcente në kabare. Edhe më parë Knuth ishte përdorur për qëllime spiunazhi
Judith Coplon
Punonte në Departamentin e Drejtësisë, në sektorin e agjentëve të huaj. Ajo mblidhte informacione dhe bashkëpunonte me rusin Valentin Gubitchev, një ish-oficer i shërbimeve sekrete. FBI-ja e nuhati situatën dhe i arrestoi të dy në vitin 1949.
Julia Child
Para se të bëhej një kryekuzhiniere e famshme, ajo punonte për OSS-në, që është paraardhësja e CIA-s. Asaj i qe ngarkuar detyra që bashkë me kolegë të saj duhet të vriste peshkaqenët që mund të shkaktonin plasjen e dinamitit poshtë ujit të vënë për gjermanë, dhe mund t’i paralajmëronin ata për eksplozivin
Virginia Hall
E njohur si “zonja e çalë e OSS”, për shkak të këmbës së saj të drunjtë, luajti një rol të rëndësishëm gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo punoi për të shkëputur ndërlidhjen gjermane, duke prerë linjat elektrike dhe telegrafike. Mori medalje për zotësinë.
Betty McIntosh
Ka shkruar një libër kujtimesh për pjesëmarrjen e saj në Shërbimet Sekrete Amerikane. Është vlerësuar si një nga spiunet më të afta në OSS. “Nëse njerëzit na pyesin se çfarë po bëni këtu, thojini që jeni një sekretare dhe s’do ju pyesin më” thotë ajo në librin e saj.
Melissa Mahle
Prej 5 vjetësh ka lënë CIA-n. Mbante detyrën e një eksperte spiunazhi kundra terrorizmit dhe ka punuar si klandestine në Lindjen e Mesme deri në vitin 2002. Që kur la punën, ajo ka punuar si këshilltare në Lindjen e Mesme për çështjet e sigurisë.
Lindsay Kegley
Edhe Kegley ka pak kohë që është shkëputur nga CIA. Ishte një nga oficeret më të mira të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës nga viti 1998 deri në vitin 2003. “Të gjithë njerëzit që më njihnin më thoshin të mos e merrja këtë hap, por është vërtet bukur të ndihmosh vendin tënd”, ka thënë ajo.
Irene Nelson
Një vajzë e njomë, por shumë e gjallë, ishte një nga spiunet paraardhëse të CIA-s gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte 23 vjeçe dhe e sapomartuar kur u fut në shërbimet sekrete. “Edhe ajo mësoi të gatuante vonë, si Julia Child”, shkruhet në librin “Motrat e spiunazhit
Virginia Baynes
Është një nga spiunet amerikane gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. Ajo u rekrutua nga i dashuri i saj, i cili punonte me shërbimet sekrete. Virginia u largua nga CIA, por jo shumë kohë më pas shiti informacione”.
Blogeri i njohur Dmitriy Stuzhuk që besonte se COVID nuk ekziston, vdes pas infektimit nga virusi
Një influencues dhe trajner i fitnesit, i cili ishte shprehur se sipas tij “COVID-19 nuk ekzistonte” ka vdekur në moshën 33 vjeçare, pasi ishte infektuar me coronavirus gjatë një udhëtimi për në Turqi.
Dmitriy Stuzhuk ishte lëshuar nga spitali në Ukrainë (vendi i tij i lindjes), pasi ishte testuar pozitiv – por më pas ai u dërgua sërish me urgjencë pasi shëndeti i tij u përkeqësua me shpejtësi.
Për një milion ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram, 33-vjeçari u duk shumë i aftë ndërsa promovonte sportet dhe jetën e shëndetshme, shkruan The Sun.
Por ish-gruaja e tij dhe nëna e tre fëmijëve të tij, Sofia Stuzhuk, 25 vjeçare, e cila njoftoi vdekjen e tij, tha se coronavirusi kishte shkaktuar komplikime në zemër.
Pasi u sëmur, ai u kishte publikuar fansave të tij një fotografi me mbishkrimin: “Unë dua të tregoj se si u sëmura dhe t’i paralajmëroj me forcë të gjithë”.
“Unë isha ai që mendova se COVID nuk ekziston, derisa u sëmura”, shtoi ai.
Influencuesi vazhdoi të shpjegonte: “COVID-19 nuk është sëmundje e shkurtër! Dhe është i rëndë”.
Dmitriy u zgjua në Turqi me një qafë të fryrë dhe vështirësi në frymëmarrje, siç tha ai.
Kur ishte përsëri në Ukrainë, ai u testua pozitiv dhe u shtrua në spital.
Historia e gjeneralit grek që i dhuroi Ibrahim Rugovës në vitin 1992 një pistoletë me 200 fishekë
Një gjeneral grek në vitin 1992 i ka dhuruar Ibrahim Rugovës një pistoletë me 200 fishekë. Adnan Merovci, një ndër njerëzit më të afërt të ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka treguar se si gjenerali grek, Nikollae Girallakis, ia kishte dhuruar presidentit Rugova një pistoletë me 200 fishekë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Merovci ka thënë se kjo pistoletë i ishte dhuruar në një takim përshëndetës më 19 korrik të atij viti.
Rugova i kishte Merovcit “Merre, o Adnan, se na duhet. Shtet po ndërtojmë”.
“Në përfundim të vizitës së Presidentit RUGOVA në Greqi më 19 korrik të vitit 1992, organizatori i saj, gjenerali Nikollae GIRILLAKIS, kishte organizuar një takim përshëndetës, ku nuk munguan dhuratat. Asgjë e pazakontë derisa ushtaraku GIRILAKIS nuk ia dhuroi Kryetarit një revole “Beretta” 9 mm në një kuti me 200 fishekë. Ishte kjo befasia më e madhe e vizitës. U stepëm të gjithë. Unë u drejtova miqve grekë: “Me të vërtetë keni menduar këtë dhuratë për RUGOVËN?” “Po pikërisht për RUGOVËN”, thanë. Kryetari vetëm qeshte dhe më tha: “Merre, o Adnan, se na duhet. Shtet po ndërtojmë””, ka shkruar Merovci.
Misteri i vrasjes së Hasan Riza Pashës në rrethimin e Shkodrës
Pjesë nga ditari i gazetarit italian, Gino Berri, (i botuar si libër në vitin 1913 në Napoli, me titullin “Rrethimi Shkodrës”), i cili nga muaji tetor i vitit 1912 e deri në prillin e 1913-ës, për më shumë se gjashtë muaj me radhë qëndroi në qytetin e rrethuar të Shkodrës, duke ndjekur nga afër luftimet që zhvilloheshin ndërmjet forcave ushtarake serbo-malazeze të Krajl Nikollës dhe atyre turko-shqiptare që mbronin qytetin, nën komandën e Hasan Riza Beut, pashait turk, që gjithashtu ishte edhe Valiu i Shkodrës dhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë turke në atë qytet.
Sipas shënimeve të gazetarit italian, që i përkasin datave 3, 7 dhe 12 janar 1913, aty përshkruhet me detaje se çfarë ndodhte në qytetin e rrethuar të Shkodrës e rrethinat e saj, në ato ditë të tmerrshme kur popullata vuante mungesën e bukës, ujit dhe rezervave ushqimore, duke filluar nga ato më elementaret. Po kështu në ditarin e tij, që i përket gjysmës së parë të janarit 1913, gazetari italian përshkruan me hollësira edhe fatin tragjik të një shtetasi italian të quajtur Xhuzepe Zanoni, me profesion pjatalarës, i cili në tentativën për t‘u larguar nga qyteti i rrethuar, u kap rob nga forcat që mbronin qytetin dhe u trajtua si një spiun i serbo-malazezëve. Në pjesën e dytë të këtij shkrimi që po botojmë më poshtë, i cili në fletët e ditarit i përket periudhës 15 janar, deri më 10 shkurt 1913, gazetari italian hedh dritë mbi misterin e vrasjes së Hasan Riza Beut, komandantit turk që mbronte qytetin dhe rolit të Esat Pashë Toptanit në atë ngjarje.
Ditari i gazetarit italian, Gino Berri
13 janar 1913
Një shpërndarje e përgjithshme më e zgjeruar u bëhej çdo të mërkurë qindra personave, që paraqiteshin të gjithë së bashku, por pastaj u caktua edhe e shtuna. Të mërkurën që kaloi u paraqitën si bllok më se 1000 veta, pa numëruar të zakonshmit. Në mes të kësaj turme pashë edhe një zonjë, veshur me një nga ato veshjet e kuqe që mbajnë gratë e klasës së mesme. Më thanë për të dhe fëmijët e saj se ishte katandisur në këtë gjendje nga rrethimi, sa që vjen të lypë. Një mik i imi çdo ditë i jepte lëmoshë një të varfëri dhe këtë e përsërit gjithmonë. “Unë dhe fëmijët e mi po vdesim nga uria”, – thotë ai me sytë e përlotur. Po dje miku im i tha pa të keq: “Ti ke një muaj që po ma përsërit se po vdes për të ngrënë, e…”. I varfëri e kuptoi dhe qeshi me hidhërim. Pastaj foli: “Është e vërtetë po jemi kapur pas jetës me një fije peri. Eja të shohësh me sy se çfarë po hamë: pak bukë të ngjyer me pak vaj e kripë një herë në ditë, dhe shpesh edhe në çdo dy ditë. Mua dhe gruas sime aq na bën se si do të vej fundi, por halli ynë është tek fëmijët e vegjël. Uria po na dënon me vdekje”.
16 janar 1913
Huaja që u kërkoi Riza Beu qytetarëve u derdh në arkë e gjitha. Pati ndonjë përçapje nga dikush që ta zgjasi ca dhënien e saj në pritje të ndonjë ngjarje të pershtatëshme për të. Të gjithë përfunduan duke paguar. Sendet e mbetura ende në shitje pak nga pak po zhduken. Kur ka mundësi ato zevendësohen. Sheqeri është zevendësuar nga dikush me ndonjë sherbet qershie. Por me zhdukjen e sheqerit kafeja klasike turke është goditur për vdekje. Gjalpi në fillim u zevendësua me dhjam të përzier me lëndë të tjera. Për disa mungesa ushqimore ka rrugëdalje. Nga perimet nuk gjen veçse ndonjë lakër dhe disa njomishte të cilat i quajmë me pa të drejtë si spinaq ose sallata. Patate nuk gjen më. Dhe ndër ata që e vuajnë më shumë këtë mungesë është vetë Valiu, i cili rezervës së madhe që kishte krijuar i dha fund shumë më përpara se sa ishte parashikuar. Kuzhinieri i tij shkon nëpër qytet dhe mundohet të gjejë patate, por gjithmonë pa rezultat. Pardje erdhi në Hotel “Evropa” dhe në emër të Guvernatorit i kërkoi pak kilogram patate. Hotelxhiu, siç e dini është një austriak, që ka mundur t‘i shpëtojë rezervat e veta nga thonjtë e Qeverisë, midis tyre ka edhe një sasi patatesh, që i grin edhe na i jep ne banorëve të hotelit, çdo ditë në pjesë të barabarta, ndonëse gjithmonë më të reduktuara. Është një thes që nuk kam të drejtë ta konsumojnë veçse pak fatlinj. Ndaj kuzhinieri iku me duar bosh. Mbrëmë në Parrucë vdiq një shqiptar nga uria.
20 janar 1913
Shqiptari që vdiq mbrëmë në Parrucë bënte pjesë në turmën e refugjatëve që u strehuan në Shkodër, ku dora-dorës rrethuesit zaptonin fshatrat përreth qytetit. Janë disa mijra vetë që kanë ardhur këtu për t‘u strehuar dhe kërkuar ndihmë. Në realitet ata kanë ardhur për të vuajtur dhe për t‘ua bërë jetën më të vështirë banorëve pranë. Të shkretët u vendosën në fushim; ca në Bërdicë dhe sa në Tepe. Dhe në fillim u munduan ta shtyjnë jetën me ato pak të holla që kishin dhe me ndonjë thes grurë që sollën me vete. Por më vonë munguan dhe për ta të ardhurat, filluan vuajtjet dhe njeri vdiq parmbrëmë. Qeveria, që deri tani nuk kish menduar për ta, i thirri nja 100 prej tyre në Bashki, ku çdo kryefamiljari iu dorëzuan dora-dorës bileta, me të cilat kanë të drejtë të tërheqin një farë sasie gruri dhe ta bluajnë në mullinjtë me ujë. Por ai grurë është i prishur (ne gjendje fermentimi të përparuar), sepse është grumbulluar në sasi të mëdha në lokale të ngushta dhe të papershtatëshme.
31 janar 1913. Vrasja e Hasan Riza Beut
(Atdheu në rrezik. Kush ishte Hasan Riza Beu. Ardhja e komandantit të ri. Sulmi i përgjithshëm i malazezëve. Episode vdekjesh, keqardhje dhe egërsie)
Mbrëmë u vra Hasan Riza Beu. Lajmi shkaktoi një përshtypje të madhe, dhe sipas njerëzve ka shkaktuar një ndjenjë dhimbjeje. Cfarë mund të ndodhë më vonë?! Të gjithë mendonin se Valiu do të ishte ndër viktimat e para të kësaj gjendje që është krijuar në këtë qytet. Dhe ai u vra në një çast shumë kritik. Mbrëmë Hasan Riza Beu ishte për darkë te Esat Pasha. Të dy banesat nuk ishin shumë larg njera-tjetrës. Nga ora 20 Valiu u largua duke refuzuar nja pesë a gjashtë veta që Esati donte t‘i jepte me vete si roje. Atëhere, i tha Pasha, do t‘u shoqëroj me oficerin tim shoqërues. Riza Beu doli në rrugë me oficerin e ri. Në këto netë pa dritë dhe me mjegull, Shkodra është e zhytur në një errësirë të thellë; asnjë fener nuk është i ndezur për mungesë të vajgurit që Qeveria përdor vetëm për dy mullinjtë me motor. Kur arrijnë te sheshi ku është selia e komandës, Riza Beu e falenderoi oficerin duke i thënë: “Mund të kthehesh se arrita në shtëpi”. Kur mbeti vetëm bëri dhe disa hapa. Menjëherë u gjend përpara tre vetave, tre hije. Ai nuk mundi t‘i njohë, por u tha atyre: “Kush jeni? Ku shkoni?” Ata të tre nuk iu përgjigjën dhe kjo gjë nuk e çuditi Valiun, pse duke i marrë për ushtarë, mendoi se mund të jenë grekë, arabë ose shqiptarë, që nuk e njihnin gjuhën turke.
Kaloi matanë, por sapo të panjohurit u gjendën pas shpine, krisën tri pushkë. Riza Beu tha disa fjalë që askush nuk mundi t‘i dëgjojë mirë. Nga shkaku i errësirës, nuk qe e mundur që ai të gjendej menjëherë. Prandaj u desh të kalonin disa minuta. Nga tre plumbat, dy e kishin goditur; njëri në shpatull ku kishte shpuar njërën nga mushkrit, duke depërtuar në mes dy brinjëve; tjetri ishte futur ndër veshka dhe kishte dalë nga fundi i barkut. Plaga e parë ishte e rëndë kurse e dyta shumë më e rëndë. Kirurgët menjëherë gjykuan, që nuk mund të shpëtojë. Çdo përçapje nuk do të kish përfundim tjetër, veçse do t‘ja shtinte vuajtjet atij që po vdiste. Në orën dy të natës, mbas dy orë agonie, Hasan Riza Beu pushoi së jetuari. Kur e ndjeu vdekjen afër i drejtoi një buzëqeshje të trishtuar oficerëve që po i rrinin afër shtratit. Dhe duke ngritur dorën ngadalë i falenderoi ata, për çka kishin bërë për të. Pastaj i bëri me shenjë Esat Pashës që t‘i afrohej: “Të lë në kujdes familjen time, i tha, të mos harrohet. Kujdes djalin tim. Mos i thoni që më kanë vrarë, por që jam vrarë në luftime. Ndoshta nga ky mendim do të vuaj më pak”. Ndonëse po i shteronte fuqia, deshi të fliste akoma. Tha: “Betohuni se do ta ruani Shkodrën deri në vdekje”. Oficerët në këmbë me drejtqëndrim, i dhanë nderimin e fundit komandantit të tyre që po vdiste dhe u betuan. Riza Beu, sikur të mos dëshironte gjë tjetër, heshti dhe mbeti me një shprehje të qetë dhe të butë në fytyrë deri sa atë ja zhduku hija e vdekjes.
Hasan Riza Beu, i lindur në Bagdad më 1871 (me origjinë nga Toisja, vilajeti i Kastamonit në Turqi), studimet e para ushtarake i kreu në Stamboll dhe pastaj në Berlin. Njeri shumë i zgjuar, shumë shpejt u bë një nga oficerët më të mirë të ushtrisë turke dhe arriti gradën e gjeneralit (Pasha) në regjimin e Sulltan Abdyl Hamitit. Mbas Kushtetutës, regjimi i ri e pa të arsyeshme që të eliminojë oficerët e paaftë dhe t‘u ulë (zbresë) ata nga grada, që edhe në se ishin të aftë e të kulturuar, kishin arritur shumë shpejt grada të larta. Një ndër këtë të fundit ishte dhe Hasan Riza Beu, të cilin e ulën në gradën e kolonelit. Këtë gjë edhe ai vetë e pa me vend dhe nuk u ankua, aq më tepër që ishte i ri dhe gëzonte gjithmonë be4simin e eprorëve të tij. Në fakt, atij i ngarkoheshin detyra dhe përgjegjësira sikur të ishte gjithmonë gjeneral, si këtu në Shkodër që komandonte 50.000 luftëtarë. Ishte shumë i rreptë dhe i papërkulshëm, i ashpër dhe i rreptë në plotësimin e detyrës së tij dhe me kërkesë llogarie ndaj të tjerëve që të plotësonin me përpikmëri detyrën e tyre. Në të vërtetë, mbi varrin e tij duhet shkruar që, edhe në se në disa raste ishte i padrejtë e i egër, sa që arriti ta detyrojë popullatën e Shkodrës për sakrifica të rënda, Hasan Riza Beu ishte bujar dhe kalorësiak. Madje, kishte dhe qëndrime prekëse. Ai i respektonte kundërshtarët dhe i çmonte. Shpeshherë e përsëriste se duhet të falenderonte Mbretin Nikolla, se i kishte dërguar një gjeneral me vlerë si Martinoviçi.
Para katër ditësh ndodhej në llogoret e Bardhanjorit, dhe pa ushtarët e tij duke i shtënë një malazezi, i cili u rrëzua i plagosur në këmbë. Disa bashibozukë, (ushtarë pa uniformë), u vërsulën dhe e tërhoqën deri në llogore. Hasan Riza beu dha urdhër që robi të mjekohet na një mjek. Më pas ai bleu një gomar nga një fshatar për 150 pjastra; e hipi malazezin e plagosur mbi të, i dha atij edhe shaminë e tij të bardhë që ta valëviste dhe e nisi në anën tjetër. I fliste gjithmonë miqve të tij për vendlindjen e vet, Bagdadin, me shumë devocion e dashuri dhe me një mall prekës. Tek bisedonte për Bagdadin, i tha njëherë një mikeshës së tij si me shaka: “Për Bagdadin unë flas gjithmonë sikur nuk do ta shoh më”. Ca ditë më vonë të njëjtit person i dhuroi një ditë fotografinë e tij. Mikesha duke shprehur kënaqësinë e saj shtoi me shaka: “Por çfarë do të thotë armiku kur të marr vesh se Hasan Rizai i tmerrshëm që nuk fle as ditë dhe as natë, gjeti kohë për t‘u fotografuar, madje edhe një pozë të bukur”. Valiu u kufizua duke iu përgjigjur: “Nuk mund të vonohesha më pa ju lënë një kujtim miqve të mij. Nuk dihet se çfarë mund të ndodhë më vonë”.
Kjo prirje keq-ndjellëse e aluzionet e shpeshta për një fund të papritur, nuk ishin fryt i një frike ose i dyshimeve të kota, por ato i përgjigjeshin një realiteti. Herë pas here Riza Beu gjente mbi tryezën e tij ndonjë letër kërcënuese, madje, nganjëherë edhe më shumë se një. Një natë duke u kthyer nga Shiroka, pranë pazarit (duke kaluar), atë e qëlluan me një pushkë. Ai e dinte se edhe nga vinte ajo urrejtje, kërcënimet dhe të shtënat; nga shqiptarët për ato që po vuanin nën rrethim. Ata po vuanin shumë nga rrethimi prej shumë kohësh. Është e vërtetë se janë edhe më të varfër, por edhe ata që ishin në gjendje për të grumbulluar rezerva me kohë, nuk u kujdesën si duhet. Shqiptarët ishin më të pabindur ndaj çdo mase kur duhej të pagunin taksat ose gjobat. Hasan Riza beu kishte epërsi. Ai po e thellonte gjithnjë e më shumë greminën midis tij dhe shqiptarëve. Myftiu ishte gjithmonë i mbikëqyrur, si edhe shumë veta që e frekuentonin shtëpinë e tij. Njëherë Myftiu u suall përdhunisht me ushtarë në një mbledhje të kryepleqve, ku do të vendosnin për huanë e 10.000 lirave turke. Në ato ditë një hoxhë tha: “Hasan Rizaja, do ta paguajë shtrenjtë”. Para dy javësh në Tarabosh do të ndërtoheshin llogoret. Valiu urdhëroi që të viheshin në punë myslymanët shkodranë, që ishin atje. Por ata kundërshtuan, duke thënë se nuk u takonte atyre kjo punë, por vetëm duhet të luftojmë. Atëhere ata i zbritën në qytet të rrethuar me ushtarë dhe i bënë të kalonin në mes të pazarit, gjë e cila do të thotë në Shkodër që të ekspozohen ndaj një pamje poshtëruese. Para disa ditësh Valiu i mblodhi krerët myslymanë më me influencë, dhe duke diskutuar mbi gjendjen e qytetit i pyeti: “Po sikur t‘u jepet autonomia?” “Ne nuk e duam – u përgjigjën ata”. “Si, thirri Valiu i habitur. “Nuk e pranoni lirinë, nuk doni të jeni zotur në fatin tuaj në shtëpinë tuaj?” – tha ai. “Jo ne duam pavarësinë tonë, iu përgjigjën shqiptarët”. Riza Beu i inatosur i tha: “Ju jeni mish për kërbaç! Shpirt baltë”. Dhe iku i zemëruar. Kështu pra, që zotërinjtë të prekur deri në kockë dhe të miturit e varfër nën frikën gjithmonë të një së nesërmeje të tmerrshme, përbënë kështu një shumicë të ngarkuar me urrejtje. Mjaftoi shtytja e njërit, që disa të betoheshin menjëherë, që do ta vrisnin njeriun që u kishte shkaktuar tërë atë mllef e gjithë ato vuajtje nën robëri. Ndërkaq, Esat Pasha është turpëruar, sikur flitet. Në Shqipëri kur një njeri del nga një shtëpi ku ka qenë mik, është i paprekshëm dhe ai që e prek atë fyen të zotin e shtëpisë që e ka pasur mik. Ky mbetët nën peshën e rëndë të dyshimit dhe ka të drejtën e hakmarrjes mbi vrasësin për të shlyer turpin që e njollos. Dyshimet mbetën derisa gjakësori nuk është zbuluar. Sipas këtij ligji të vjetër, që është ende në fuqi dhe vepron, Esat Pasha ka të drejtën ta vrasë gjakësorin e mikut të tij. Po të jetë se vrasësi ndodhet në duart e drejtësisë, mund të vritet dhe kjo ndodh edhe përpara se të dalë në gjyq.
5 shkurt 1913
Me marrjen e Bushatit dhe përzënien e armikut në vijën ekstreme të brendshme, duhet të jetë menduar edhe sulmi i përgjithshëm i qytetit, që në fakt filloi sot në mengjez në ora 10, kundër kodrave të Rencit dhe të Bardhanjorit, kundër llogoreve të Shtojit dhe të Taraboshit gjatë buzës së liqenit. I gjithë zjarri i artilerisë malazeze qe si një uverturë e ditës. Ai pushoi në orën 11.00 për të vazhduar pastaj në mbështetje të sulmeve të reparteve të ndryshme. Sulmi i parë u bë kundër llogoreve të fushës së Shtojit dhe zgjati gjysëm ore me shumë egërsi. Malazezët lanë në atë gjysëm ore betejë gjithsej 400 të vrarë dhe shumë të plagosur. Në mesditë 10.000 malazezë u hodhën në sulm kundër Bardhanjorit por nga majat e kodrave të Rencit, turqit i mbajtën për shumë kohë të tulatur me një zjarr kaq të dendur dhe të shpejtë, që dukej se dilte nga grykat e qindra mitralozave. Por mbas tre çerek ore malazezët arritën të marrin një kodër të vogël afër Bardhanjorit. Ndërkaq zjarri vazhdonte gjithmonë në të gjitha pikat e frontit, me përjashtim të Tepes dhe të Bërdicës. Në mesditë u mor Shiroka në buzë të liqenit, në këmbët e Taraboshit, prej së cilës nuk mund t‘i kundërviheshin përparimit masiv malazez, veçse me disa topa të kalibrit të vogël, të vendosur në gjysëm lartësinë e malit. Beteja filloi me furi në orën 11.00 dhe në orën 15.00 u sulmuan njëkohësisht llogoret e Shtojit dhe të Bardhanjorit. Këtë radhë lufta qe e gjatë, e tërbuar dhe me urrejtje. Buçimat e mëdha të grykave të zjarrit përplaseshin nga lugina në luginë dhe fikeshin larg; ndërsa i gjithë qyteti ishte mbledhur nën një heshtje të frikshme. Nëpër rrugët nuk ndihej veç fëshfërima e të këmbëve të vargut të të plagosurve dhe të ngarkesave. As predhat që përplaseshin nëpër shtëpitë e kopshtet nuk arrinin t‘i tundnin qytetarët, që nuk jepnin asnjë shenjë jete. Madje, u struknin edhe më shumë në skutat e tyre. Sulmi i njëkohshëm i Shtojit dhe i Bardhanjorit ishte gjithashtu i fortë dhe i qëndrueshëm.
Në një orë malazezët në llogoret e Shtojit bënë tre sulme me bajoneta, por rreshtat e tyre deri sa arritën në llogore e turqve dhe të shqiptarëve ishin të krahasitura mirë dhe pjesa tjetër përfundonin trup me trup. Në sulmet e fundit të gjitha batalionet u hodhën në sulm kundër turqve. Këta nuk mundën ta përballonin përplasjen supreme, kështu që u detyruan që të tërhiqen, duke i lënë armikut dy llogore. Në të njëjtën kohë lufta ishte ndezur në Bardhanjor. Malazezët me një gatishmëri të admirueshme kanë vendosur tri gryka zjarri në atë kodrën e porsa-marrë, të cilat nuk pushojnë së shtëni për asnjë çast. Njëri top vuri në shënjestër një taliograf që po komunikonte me Tepen. Të dy telegrafistët vriten. Shumë ushtarë turq dhe shqiptarë të plagosur tërhiqen nga vija e luftimit, ndërsa malazezët i ndjekin gjithnjë e më shumë. Ndërkaq, në fushën e Kirit duke një kolonë ushtarësh që ecën me ngut.
Janë dy batalione përforcuese të kthyera nga Bushati, që shkojnë për t‘i ardhur në ndihmë Bardhanjorit. Kur arrijnë pranë Kirit sulmi në Shtoj ka arritur kulmin. Duket se malazezët përparojnë ngadalë. Të rrethuarit bëjnë një qëndresë mbinjerëzore. Nja 50 çifte kuajsh u dërguan nga stallat e afërta për të tërhequr topat në llogoret e varrezave të Kirit, që është pak më e sigurt. Por, pas një çerek ore zjarri malazez rrallohet dhe pak nga pak pushin krejtësisht. Më vonë u mor vesh se përforcimet i kishin kërkuar malazezët. Ata mbi kodrën e zaptuar, përveç shumë çadrave, gjetën edhe një stacion telefonik, me të cilën mundën të lidhen me komandën e Shkodrës. Folën në turqisht me këto fjalë: “Dërgoni menjëherë përforcime, përndryshe me vështirësi do të mund të rezistojmë”. Me sa duket malazezët duke e parë se nuk mund të merrnin, ose nuk e quajtën të volitshme momentin për të zënë dy llogoret e tjera u desh t‘i bënin një lojë armikut për të parë forcën e rezervave të tij.
Turqit patën rreth 700 të vrarë dhe 1700 të plagosur. Kurse malazezët patën humbje shumë më të mëdha se këto, sepse ishin të detyruar të luftonin të zbuluar. Shumica më e madhe e të vrarëve ishin në Shtoj. Por tani për tani nuk mund të dihet me saktësi se sa janë të vrarët. Një shqiptar që kishte marrë pjesë në luftime tha se në të gjithë grumbujt me të vrarë janë përzier turq e malazez. Duke i parë kështu të bashkuar, duken si shumë vëllezër që kanë luftuar bashkë kundër një armikun tjetër të përbashkët.
Albin Kurti kërkon liberalizimin e vizave nga BE
Albin Kurti u paraqit në takimin e radhës të nivelit të lartë me Bashkimin Europian me kërkesën për liberalizimin e vizave, ndërsa Brukseli i kërkoi Kryeministrit të Kosovës që të ngrihet asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Kurti udhëhoqi delegacionin në takimet me shefin e Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Gjatë këtyre takimeve, kreu i ekezkutivit kosovar ka përsëritur kërkesën se shtetet e Këshillit të BE-së duhet të marrin vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ai ka shtuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe se BE-ja duhet që të lëvizë para.
“Kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe besojmë që BE-ja të lëvizë para. Integrimi në BE nuk ka alternativë. Ne jemi të motivuar të vazhdojmë reformat tona transformuese në bashkëpunim të ngushtë me BE-në”, ka deklaruar Kurti.
Ndërsa, në anën tjetër shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell ka folur edhe për çështjen e Asociacionit, duke përsëritur se marrëveshja e nënshkruar duhet të zbatohet.
“Asociacioni i komunave serbe është pjesë e procesit të Berlinit dhe presim që të gjitha marrëveshjet të respektohen dhe të përmbushen nga të dy palët. Është pjesë e marrëveshjes dhe duhet të implementohet”, është shprehur Borrell.
Corriere d’Italia (1913) / Intervista me Isa Boletinin : “Nëse Shkodra dhe Janina do t’u jepeshin aleatëve, unë do të ndieja të njëjtën dhimbje që do të ndienin italianët nëse Roma do të dorëzohej!”
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Korrik 2021
“La Stampa” ka botuar, të premten e 4 prillit 1913, në faqen n°2, intervistën e Isa Boletinit me gazetën “Corriere d’Italia”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Shpresat dhe shqetësimet e Isa Boletinit
Romë, 3 prill.
“Corriere d’Italia” i kërkoi Isa Boletinit, liderit të njohur shqiptar i cili është aktualisht në Romë, përshtypjen e tij për Shkodrën dhe Janinën në rast se ato u atribuoheshin (jepeshin) përfundimisht aleatëve.
“Nëse Shkodra dhe Janina do t’u jepeshin aleatëve, u përgjigj Boletini, unë do të ndieja të njëjtën dhimbje që do të ndienin italianët nëse Roma do të dorëzohej! Nëse do të kisha mjaft njerëz dhe armë, nuk do të ngurroja asnjë moment të vrapoja mbi Bunë, për të rrëmbyer me armë qytetin nga pushtuesit. Më dhemb zemra kur mendoj për qytetin e Shkupit, Manastirit, Kosovës, të dhëna serbëve, sepse ne i kemi ruajtur të gjitha këto territore dhe qytete duke derdhur shumë gjak, duke i mbrojtur nga veprat penale të xhonturqve.”
“Thuhet se i gjithë vilajeti i Kosovës u është dorëzuar serbo-malazezëve, por ju e dini që unë refuzoj ta besoj këtë zë! Unë gjithmonë kam pasur një besim të madh në drejtësinë e Evropës së civilizuar dhe nuk mund të mendoj se Evropa ka lejuar një luftë për pohimin e parimit të kombësisë, dhe më pas duhet të pranoj një epilog që vjen për të asgjësuar kombësinë tonë, që përmes shumë ngjarjeve kemi mundur ta pohojmë dhe mirëmbajmë. Pastaj është çështja e fesë : katolikët dhe myslimanët janë të bashkuar për të luftuar për të njëjtin parim. Organizimi i Shqipërisë së sotme na privon nga e drejta jonë e shenjtë dhe na largon nga përfitimi i paqes. Për këtë do të kishim preferuar zgjedhën turke, e cila, në mos asgjë tjetër, na ka lejuar të vazhdojmë me një farë lirie.”
— Për çfarë qëllimi keni ardhur edhe ju në Itali?
“Megjithëse e di që personi im nuk ka një rëndësi të domosdoshme në shkallë politike, megjithatë unë kam ardhur këtu dhe do të shkoj në kryeqytetet evropiane së bashku me Ismail Qemal Beun për t’i dëshmuar Evropës protestën time më të lartë për vendimin e saj, dhe për të dhënë një shembull konkret të së keqes që është bërë, duke lënë edhe një milion e gjysmë shqiptarë në duar të huaja.”
“Shqiptarët nuk janë të sllavizuar, as nuk janë të sllavizueshëm. Kam ardhur të bërtas në Evropë se asnjë shqiptar nuk do të njohë ndarjen e Shqipërisë në paqe. Unë erdha të deklaroj se, nëse kjo ndarje është përfundimtare, unë dhe vëllezërit e mi do të marrim armët për të mbrojtur integritetin e vendit tonë dhe do të jetë një luftë e ashpër, e paepur, në të cilën të gjitha armët do të jenë të mira. E drejta e pushtimit është një titull i së vërtetës së dyshimtë. Unë vetë, i cili për pesë vjet isha zot i vilajetit të Kosovës dhe gjatë kryengritjes së fundit bëra një hyrje triumfale në Shkup dhe shkaktova dorëzimin e xhonturqve, unë mund të deklarohesha princ i atij vilajeti. Ne do të duhet të shohim se si do të zgjidhen gjërat dhe pastaj të marrim një vendim…”
* Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania: https://www.darsiani.com/la-gazette/corriere-d-italia-1913-intervista-me-isa-boletinin-nese-shkodra-dhe-janina-do-t-u-jepeshin-aleateve-une-do-te-ndieja-te-njejten-dhimbje-qe-do-te-ndienin-italianet-nese-roma-do-te-dorezohej/
Subscribe to:
Posts (Atom)
I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...