2021-12-15

Amerika dhuron pajisje për SHSKUK në vlerë 520 mijë dollarë


Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot një donacion në vlerë 520 mijë dollarë pajisje mjekësore për SHSKUK-në nga Ambasada amerikane në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, tha se dhurim i pajisjeve dhe elementëve të tjerë do të ndihmojnë në forcimin e kapaciteteve për të ofruar kujdes më të mirë për pacientët me COVID-19.

“Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, mjekëve, infermierëve dhe të gjithë punonjësve të kujdesit shëndetësor, por më e rëndësishmja në emër të të gjithë pacientëve me Covid-19 të Kosovës, më lejoni të falënderoj popullin amerikan, Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë ju për mbështetjen tuaj të pandërprerë dhe të palëkundur në këto kohë të vështira kur Kosova po përballet me pandeminë COVID 19 së bashku me pjesën tjetër të botës”, tha ai.

Në ceremoninë e pranimit të donacionit morën pjesë edhe drejtuesit e Bordit të SHSKUK-së dhe drejtori i këtij shërbimi, Valbon Krasniqi, Nick Giacobbe, i Ngarkuar me Punë i Ambasadës amerikane dhe majori Conley, shef i Zyrës së Bashkëpunimit Mbrojtës të Ambasadës amerikane.

Ky donacion i rëndësishëm i financuar nga Komanda Evropiane e SHBA-së (EUCOM) dhe i koordinuar nga Zyra për Bashkëpunim Mbrojtës të Ambasadës amerikane është pjesë e mbi shtatë milionë dollarëve që agjencitë e ndryshme qeveritare amerikane i kanë ofruar Kosovës përmes asistencës teknike, pajisjes dhe furnizimit që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë mbi 500 mijë doza Pfizer.

EDHE PAK DITË MBYLLET KONKURSI MBARËKOMBËTAR TË POEZISË “KULTSTROFA"

 

“KultStrofa”, konkursi mbarëkombëtar i poezisë, që këtë vit shënon edicionin e katërt, fton të gjithë poetët që të konkurrojnë me poezi.

Konkursi mbarëkombëtar që konsiderohet si një ndër konkurset me prurjet më serioze të poezisë, do të jetë i hapur deri më 15 dhjetor, dhe të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj gare të madhe poetike, mund ta dërgojnë nga një poezi, dhe që nuk duhet të jetë e botuar në asnjë botim më të hershëm. Poezitë duhet të dërgohen me emër dhe mbiemër në kultplus@gmail.com.

Ardianë Pajaziti, drejtoreshë e KultPlus, që është edhe organizatore e këtij konkursi ka thënë se kjo garë poetike tashmë ka marrë përmasa të mëdha, pasi që nga viti në vit, aplikimet për këtë konkurs kanë shënuar një rritje të madhe.

“Që nga edicioni i parë kemi pas një interesim të madh të poetëve që kanë aplikuar në konkursin “KultStrofa”, duke përfshirë poetët nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevës dhe diaspora. Në edicionin e fundit kemi pas mbi 200 aplikantë”, ka thënë Pajaziti, e cila ka thënë se përpos prurjeve të mëdha poetike, ky konkurs ka shumë kujdes edhe në përzgjedhjen e jurisë profesionale, ku në vitin e fundit, juria ishte në përbërje të Mirela Kumbaros, Bardh Rugovës dhe Anton Berishës.

“Edhe këtë vit, KultPlus do të kujdeset që të ketë emra të rëndësishëm në juri, të cilët edhe do të vlerësojnë poezitë e këtij edicioni”, ka thënë Pajaziti.

Si çdo vit, juria profesionale do të zgjedhë dhjetë poezitë më të mira të edicionit, ku edhe do të ftohen të dhjetë poetët që të lexojnë poezitë e tyre, kurse nga dhjetë poezitë finaliste, do të shpërblehen tre poezitë më të mira, me vendin e parë, të dytë dhe të tretë. Cermonia e këtij edicioni do të mbahet në KultPlus Caffe Gallery.
Në edicionin e parë, me vendin e parë është shpërblyer Ragip Sylaj, në edicionin e dytë Arjola Zadrima, kurse në edicionin e tretë është shpërblyer Merita Bërdica.



NË TIRANË KONFERENCA NDËRKOMBËTARE “GJUHËT E RREZIKUARA DHE DIASPORA” FILLON NESËR

 


Për herë të parë në Shqipëri, për katër ditë rresht, nga data 16-19 dhjetor 2021, Tirana do të kthehet në kryeqendrën e tubimit më të madh akademik ndërkombëtar, ku diskutohet mbi gjuhët që rrezikojnë të zhduken.

FEL (Foundation for Endargered Languages) me seli në Londër dhe Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) organizojnë konferencën ndërkombëtare: “Gjuhët e rrezikuara dhe diaspora”, ku një vëmendje e madhe do t’i kushtohet edhe një problemi shumë të mprehtë, të patrajtuar asnjëherë më parë në trajtë akademike të këtyre përmasave, pikërisht temës: “Gjendja e arbërishtes dhe studimet mbi të si gjuhë e rrezikuar e diasporës”.

Mes 70 studiuesve pjesëmarrës të konferencës, 54 prej tyre janë akademikë, sociolinguistë e linguistë që vijnë nga universitetet më të rëndësishme të botës, përkatësisht prej vendeve nga Europa, Azia, Amerika, Zelanda e Re dhe Australia.

Konferenca “Gjuhët e rrezikuara dhe diaspora” realizohet rregullisht çdo vit nga Fondacioni për Gjuhët e Rrezikuara (FEL) në bashkëpunim me universitetet dhe qendrat shkencore më të mira të botës dhe sivjet shënon edicionin e saj të 25-të. Në këtë vit jubilar, Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) është zgjedhur zyrtarisht si institucioni pritës organizator i kësaj konference, gjë që përbën një mundësi të artë për kthimin e vëmendjes ndaj studimit të thelluar të gjuhës dhe të kulturës shqiptare edhe në arenën ndërkombëtare.

Konferenca nis  ditën e enjte, datë 16 dhjetor, ora 09.30, në mjediset e godinës universitare “Liria” (në hyrje të Qytetit Studenti).

Programin e plotë të konferencës e gjeni ketu:http://qspa.gov.al/wp-content/uploads/2021/12/Program_5-December.pdf?fbclid=IwAR1D-AFEn5dZ_lBc2jGyLdE2l3iX96UkXvQJdnbAee9DsNibPM_SESQKDWE

KUR NËNË TEREZA ISHTE PROTAGONISTE E STRIPIT TË MARVELIT

 Marvel Comics përpos që është gjigant i prodhimit të stripave, tashmë është bërë edhe gjigant i kinematografisë.Por njëherë e një kohë, përpos superheronjve që kanë dalë nga vetë kjo shtëpi, ata e kishin bërë edhe një strip që për protagoniste kishte bëmirësen me prejardhje shqiptare, Nënë Tereza.Një rikujtim të tillë e ka sjellë kryetari i Shoqatës së Miqësise Kosovare-Japoneze, Micky Haxhiislami, në Facebook, ku edhe e ka ndarë linkun nga ku mund të lexohet stripi.“Anjezë Gonxhe Bojaxhiu alias Nënë Tereza (Shën Tereza e Kalkutës) në Librin Komik të Marvel, botuar më 1 janar 1984”, ka shkruar Haxhiislami.

ÇELET NË ULQIN EKSPOZITA “HASAN PRISHTINA NË DOKUMENTET ARKIVORE

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë dhe Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup çelën sot në Ulqin ekspozitën “Hasan Prishtina në dokumentet arkivore”.Ekspozita, e hapur në ambientet e Librarisë “Ulqini”, pasqyron veprimtarinë e patriotit Hasan Prishtina me rastin e 100-vjetorit të marrjes së detyrës si kryeministër i Shqipërisë.Në këtë aktivitet mbajtën fjalë përshëndetëse kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, përfaqësuesi i trungut familjar Hasan Prishtina, Mehmet Prishtina, drejtoresha e Komunikimit në DPA, Elsa Saka dhe drejtori i Institutit, Skënder Asani.Kjo ekspozitë përmban materiale që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror dhe që flasin mbi veprimtarinë e Hasan Prishtinës në periudhën parashtetërore, ndihma në organizimin e kryengritjeve antiosmane në territoret e Vilajetit të Kosovës dhe mbi mbështetjen e zhvillimit të arsimit shqip.Në këtë aktivitet Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup i dhuroi librarisë së parë shqipe në Malin e Zi, e hapur së fundmi në qytetin e Ulqinit, mbi 100 tituj nga fondi i tij botues.Shumë shpejti DPA do të jetë përsëri në këtë ambient për të hapur Këndin Arkivor Ulqin.




Hungaria nis vaksinimin e fëmijëve ndaj COVID-19

 


Hungaria filloi vaksinimin e fëmijëve të moshës pesë deri në 11 vjeç kundër COVID-19 këtë të mërkurë, pasi qeveritë në të gjithë Bashkimin Evropian u përgatitën për përhapjen e variantit të ri të koronavirusit.

Ky vendim pason pas miratimit në muajin e kaluar nga rregullatorët e BE-së të një vaksine me dozë të reduktuar të bërë nga Pfizer-BioNTech për përdorim në grupmoshën 5-11 vjeç, shkruan AP, t.

Në Hungari, pikat e përcaktuara të vaksinimit në spital dhe pediatër familjarë i dorëzuan vaksinat, ndërsa disa fëmijëve u dhanë “Certifikata trimërie” pasi morën vaksinën.

Sipas faqes zyrtare të qeverisë, 69 mijë fëmijë të grupmoshë 5-11 vjeç do të marrin vaksinën në raundin e parë.

Vaksinat për fëmijët janë vullnetare në të gjitha vendet e BE-së dhe kërkojnë miratimin e prindërve.

A mund të bëni seks në hapësirë?

 


Nëse njerëzit do të kalojnë periudha të gjata në hapësirë, në misione në Mars ose në ndonjë planet tjetër të largët, atëherë për shëndetin e tyre fizik dhe mendor ata do të duhet të përfshihen në një lloj aktiviteti seksual.

Mbi 500 njerëz kanë qenë në hapësirë. Kjo shifër pritet të rritet ndjeshëm ndërsa po hyjmë në një epokë të re të fluturimeve komerciale në hapësirë, me bosin e “Amazon”, Jeff Bezos dhe drejtorin e “Tesla”, Elon Musk, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, numri i saktë i njerëzve që janë përfshirë në aktivitet seksual në hapësirë ​​mbetet i panjohur.

Pierre Kohler, një shkrimtar i respektuar shkencor francez, pohoi në librin e tij “The Final Mission: Mir, The Human Adventure”, se një çift kishte bërë seks në orbitë që në vitin 1996.

Ai shkroi: “Çështja e seksit në hapësirë ​​është një çështje serioze. Shkencëtarët duhet të dinë se deri ku janë të mundshme marrëdhëniet seksuale pa gravitetin”.

Sipas Kohler, NASA nisi një projekt sekret të koduar STS-XX për të eksploruar se cilat pozicione seksi mund të jenë të mundshme në mikrogravitet.

Shkencëtarët përdorën modele kompjuterike për të gjetur se si një çift mund të kryente me sukses seks kur çdo lëvizje mund t’i dërgonte ata të rrotulloheshin nëpër kapsulën hapësinore.

Megjithatë, rrëfimi i Kohler është hedhur poshtë nga NASA, e cila këmbëngul se asnjë eksperiment i tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë.

Ka pengesa të rëndësishme për seksin në hapësirë. Një pjesë e madhe e hidraulikës njerëzore mbështetet në gravitetin normal të Tokës për të funksionuar siç duhet.

Astronautët meshkuj mund të luftojnë për të mbajtur një ereksion pa gravitetin. Fizikani dhe astronomi John Millis, PhD, i tha BuzzFeed se zgjimi mashkullor do të ishte “sfidues në hapësirë, megjithëse teknikisht mund të ishte ende i mundur”, duke shtuar se çështje të ngjashme mund të prekin astronautet femra.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...