Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/01/23

Dhuna ,apo përdorim i vullnetshëm i forcës a fuqisë fizike...

 Dhuna përkufizohet nga Organizata Botërore e Shëndetit si "përdorim i vullnetshëm i forcës a fuqisë fizike, si kërcënim ose e aplikuar, kundrejt një tjetri, person ose komunitet duke pasur me gjasë rezultate ose mundësi në dëmtime, vdekje, pasoja psikologjike, keqzhvillim, ose pamundësi", megjithëse grupi është i vetëdijshëm që përfshirja e "përdorimit të forcës" në përkufizimin e vet shtrihet përmbi kuptimit konvencional të fjalës.

Siç shpesh justifikohet duke e quajtur instinkt natyror dhe kusht për dominim dhe afirmim e Uni-it mbi tjetrin e pra, kusht i ekzistencës fizike, nuk mund të lejojmë që ky instinkt të mbisundojë akoma në jetën shoqërore. Pulsione të tilla janë, që me daljen e njeriut nga shpella, të dëmshme për të gjitha palët dhe me kalim të shekujve dhuna bëhet gjithnjë e më shumë formë e egërsisë së panevojshme, të ushtruar dhe e servuar individëve dhe më gjerë gjer në nivele kombëtare-etatike si nevojë për mbrojtje të një ashtuquajture vlerë shoqërore-politike e fetare. Dhuna e karakterizuar si katastrofë thjeshtë e ardhur nga natyra si element i lëvizjeve në të, nuk mund të barazohet e as të krahasohet me dhunën historike të panevojshme të paramenduar dhe thurur nga vet njeriu për përfitime egoiste dhe që shkaktojnë dhimbje të hatashme mbi tjetrin. Logjika e së drejtës shtetërore dhe hyjnizimeve kombëtare që shkaktoi shkatërrime dhe vrasje masive e gjer shfarosje të tjetrit nuk zë vend në asnjë shkallëzim krahasues me natyrën dhe rrjedhat e saj. Kjo dhunë, është e njohur se rrjedh nga kombinimi i forcës dhe retorikës dinake të shtetit por dhe institucioneve më të vogla shoqërore, kuptuar këtu edhe familjen, për të shërbyer interesat e caktuara të dhunuesit.


Për ne, nuk është e rëndësishme tani të trajtojmë dhunën e bashkëlindur dhe atë të fituar se dhuna nga do qoftë ta ketë pikënisjen, pjellë ekstremizëm, luftë, shkatërrim e dhembje. Duke u nisur nga kjo, duhet kërkuar me ngulm rrugët dhe proceset për edukim cilësor që nënkupton tolerancën, paqen bashkëjetesën dhe dashurinë. Jeta shoqërore, në raste të ndryshme ka nevojë për represion është fakt, por, asnjë represion nuk guxon të kalojë në dhunë eksesive qoftë edhe për ndërprejen e izolimin e autorit – autorëve të dhunës. Paedukata, lakmia, padurimi, obsesionet, dallimet midis njerëzve dhe shteteve janë pikënisje të dhunës pas së cilës nganjëherë është më lehtë të kapesh se ti kundërvihesh prandaj dhe është më e guximshme kundërvënia se tolerimi i saj. Ku të kërkojmë guximin dhe formën më të suksesshme për të çrrënjosur dhunën ? « Edukimi fillon njëzet vjet para se të lind fëmija », dhe ky është burimi më begatshëm për të ju shmangur dhunës. Një edukim i brezërave i bazuar në parime të shëndosha humane « prodhon » njerëzimin me vlera dhe ndjenja cilësore që mënjanon dhunën fizike dhe verbale. "Është gjithashtu e rëndësishme që për çdo fëmijë, për çdo adoleshent të mësoj të qeverisë agresivitetin e vet në atë mënyre që të mos shndërrohet në dhunë".


Çdonjëri prej nesh, do të pranoj atë që e quejmë vartësi shoqërore, vartësi nga njëri tjetri e për njëri tjetrin në relacion njeri-njeri ; njeri - botë shtazore ; njeri – botë bimore dhe njeri natyrë e vdekur e anasjelltas. Ky princip i mospërjashtimit të relacioneve të parapërmendura shterë burimin e dhunës që në rrënjët e saj. Kjo ndërpret edhe burimet tjera të thjeshta të dhunës sepse parandalon ngritjen e idesë së të drejtës totale dhe të fajit apo të padrejtës totale në marrëdhëniet e individit apo grupit me botën e jashtme.

Kjo edukatë sa më shumë të jetë e praktikuar do të ndihmojë në ngritjen e lirive të vërteta dhe ruajtjen e dinjitetit vetanak, familjar dhe kombëtar në nivel botëror. Dialogu, demokracia dhe të drejatat e njeriut do të kenë vendin e merituar në shoqëri. Çdo dëshirë për të vendosur « të drejtën time » duke vrarë e përdhunuar vlerat e tjetrit do të ndërpritet në zanafillë dhe skajshmëria do të ndërpritet nga vet edukimi i guximshëm që të guxojmë të mos përdorim dhunë se është shumë ma e lehtë dhuna se sa kundërshtimi i saj. A nuk themi shpesh se paqa ndërtohet me paqe ? A nuk themi se dhuna pjellë dhunë ? Të mbjellim paqe, që të korrim paqe !

2022/01/22

Mbi 9 mijë raste aktive me Covid-19 në Dardani

 

Krahas numrit të lartë të infektimeve me COVID-19, është rritur edhe numri i rasteve aktive me këtë virus.

Aktualisht në Kosovë janë 9 mijë e 771 raste aktive me COVID-19.

4 mijë e 144 prej tyre janë vetëm në Komunën e Prishtinës, ndërsa 833 janë në Mitrovicë.

Në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi për një vdekje dhe 2 mijë e 708 raste të reja me COVID-19.

Kryeministri i Dradanisë bashkëbisedoi me ekspertë dhe studiues të fushës së energjisë nga mërgata

 

Kryeministri i Republikës sëDardanisë ,ing. Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli mbajtën takim virtual me një grup studiuesish nga mërgata të punësuar si hulumtues dhe profesorë në universitete e kompani evropiane në fushën e energjisë.

Alban Kuriqi nga Universiteti i Lisbonës në Portugali, me ekspertizë në energjinë e ripërtërishme; Fitim Kryeziu nga “Energinet”, operatori kombëtar në Danimarkë për transmetimin e energjisë elektrike dhe gazit natyror; Erald Pjetri nga Qendra Kërkimore ABB në Poloni; Kristian Sevdari, kandidat për doktoraturë në Universitetin Teknik të Danimarkës dhe Adhurim Haxhi Musa nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Grizons në Zvicër.

Sipas një komunikate të Qeverisë, fushat e ekspertizës së tyre përbëjnë fusha të ndryshme përbrenda sektorit të energjisë. Nga ajo mbi politikat e energjisë, zhvillimin e qëndrueshëm, alternativat për maksimizimin e sistemit të energjisë, integrimin dhe menaxhimin e saj e deri te fusha mbi modelimin e sistemeve të përshtatshme.

“Ky bashkëbisedim ka ardhur si rrjedhojë e gjendjes së vështirë energjetike në vend. Përgjatë tij u diskutua për situatën aktuale të energjisë dhe për Strategjinë për Energji 2022-2030 që do të shërbejë si udhërrëfyes për zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme të energjisë. Kryeministri Kurti dhe ministrja Rizvanolli i falënderuan për shprehjen e gatishmërisë që të ndihmojnë dhe kontribuojnë me ekspertizën e tyre të vlefshme në tejkalimin e sfidave dhe drejt vizionit të vendit për fushën e energjisë”, thuhet në komunikatë.

Akademik Ibrahim Rugova është simbol i përpjekjeve të Dardanisë për pavarësi që mbetet frymëzim për çdo shqiptar

 Akademik Ibrahim Rugova është simboli i përpjekjeve të Republikës së Dardanisë  për pavarësi, duke shtuar se  duhët të përkulen dardanët me mirënjohje kombëtare ndaj tij, shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të botës moderne.



Dardanët përulemi me mirënjohje të thellë kombëtare në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, para emrit dhe veprës së përjetshme të akademik Prof.dr.  Ibrahim Ukë  Rugovës, simbolit të përpjekjeve të Dardanëve  për pavarësi dhe shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të Evropës moderne.

 Rugova është arkitekti i pavarësisë së Dardanisë  dhe ai  mbetet frymëzim për çdo shqiptar që e ka të shenjtë interesin kombëtar.

Trashëgimia e tij politike dhe intelektuale, shndrin si arritja më e madhe e një lëvizjeje politike paqësore, e mishëruar sot në shtetin e pavarur të Dardanisë”, 

Ibrahim Rugova ndërroi jetë më 21 janar 2006. Varrimi i tij ishte njëri nga më të mëdhenjtë në historinë shqiptare.

Ai ishte shkrimtar, filozof e intelektual. Rugova është një nga themeluesit e Republikës së Dardanisë  dhe Lidhjes Demokratike, pa të cilin historia moderne e Dardanisë  nuk do të mund të shkruhet.

Është Presidenti i parë i Republikës së Dardanisë.

Më 20 nëntor 2005, Këshilli i Qytetit të Nju-Jorkut e ka nderuar presidentin e Dardanisë, Akademik Prof.dr.Ibrahim Rugova, me një mirënjohje të veçantë për përkushtimin e tij në afirmimin e parimeve të demokracisë dhe për udhëheqjen e tij politike frymëzuese.

Flori Bruqi

 

Lënda ushquese që mbron qelizat e trupit nga dëmtimi


Rutina është një nga shumë lëndët ushqyese që marrim nga frutat dhe perimet. Si shumë fitonutrientë, Rutina klasifikohet si antioksidant. Kjo do të thotë se ajo mbron qelizat tuaja nga dëmtimi prej substancave të dëmshme të tilla si duhani, ajri i ndotur etj. Gjithashtu antioksidantët ndihmojnë trupin të balancojë nivelet e inflamacionit në trup. Roli i veçantë i Rutinës është të përmirësojë qarkullimin e gjakut duke forcuar funksionin e enëve të gjakut.

Shumica e njerëzve që kanë një regjim ushqimor të pasur me fruta dhe perime e kanë të lehtë të marrin sasinë e duhur të Rutinës. Megjithatë ekzistojnë edhe disa suplemente ditore nga të cilat mund të përfitoni më tepër lëndë të tilla ushqyese. Por, a janë vërtetë këto suplemente të sigurta për shëndetin tuaj? Ju njohim më poshtë me të dhënat e mbledhura.

Përfitimet e mundshme nga suplementet e Rutinës
Kërkimet shkencore kanë hulumtuar për mënyrën se si ky suplement mund të ndihmojnë me diabetin, kancerin, shëndetin e lëkurës, syve, zemrës etj. Studiuesit shprehen se evidencat janë të pakta dhe se përfundimet e studimeve mbështeten vetëm tek eksperimetet me kafshë. Ky është shkaku pse ata nuk mund të thonë me siguri se si suplementet me Rutinë mund të ndikojnë në organizëm. Për më tepër ekspertët thonë se shumica e studimeve kanë më shumë se një dekadë që janë kryer.

Rreziqet dhe efektet anësore
Njëjtë si për përfitimet edhe kërkimet për rreziqet dhe efektet anësore të këtij suplementi janë të kufizuara. Por duke u bazuar në të dhënat që janë në dispozicion, mund të thuhet se disa nga efektet anësore mund të jenë:

-Dhimbje koke
-Rrahje të çrregullta zemre
-Turbullim në shikim
-Nervozizëm
-Marrje mendsh
-Acarim i lëkurës
-Ndjesi rëndese tek këmbët
-Enjtje e gjymtyrëve
-Prani e ujit në gjunjë
-Kapsllëk
Sugjerohet që përapara se të merrni suplemente të tilla të konsultoheni fillimisht me mjekun tuaj. Për arsye se disa suplemente kanë efekte anësore dhe mund të interferojnë me medikamentet që mund të jeni duke marrë.

Ushqimet e pasura me Rutinë
Duke qenë se trupi juaj nuk mund të prodhojë Rutinë është e rëndësishme t’a merrni atë nga ushqimet. Dhe sigurisht që kjo është mënyra më e sigurtë për të marrë çdo vlerë ushqyese që i duhet trupit.Ushqimet më të pasura me Rutinë janë:
-Mollët (kur konsumohen me lëkurë)
-Çaji i zi dhe jeshil
-Asparagu
-Agrumet
-Boronica
-Hikërra
-Fiqtë

Mashtruesi që shpiku një shtet

Gregor MacGregor lindi në Skoci në 1786 dhe vdiq në Venezuelë në 1845, ishte një ushtar aventurier dhe një mashtrues i fuqishëm. Ai shpiku shtetin e Poyais, një vend në Amerikën Qendrore që nuk ekzistonte, por që e shpalli veten sundimtar të tij.

Në vitin 1822 në Londër, MacGregor arriti të bindë disa qindra njerëz për të kaluar Oqeanin për të shkuar në Poyais, duke shkaktuar vdekjen e shumicës së tyre. Edhe sot ai konsiderohet “Mbreti i Mashtruesve”, njeriu që arriti të krijojë gënjeshtrën më të madhe të krijuar ndonjëherë.

Ai ishte djali i një kapiteni detar i Kompanisë Britanike të Indisë Lindore, i cili u rrit duke folur galeishten skoceze dhe vetëm më vonë mësoi anglisht në shkollë.

MacGregor ka pretenduar se ka studiuar për disa kohë në Universitetin e Edinburgut, por në lidhje me këtë nuk ka asnjë provë dhe duke pasur parasysh karakterin e tij është e lehtë të dyshosh në të.

Dihet me siguri që në moshën 16-vjeçare, pak para se të fillonin Luftërat Napoleonike, ai u regjistrua në ushtrinë britanike. Ai u martua me Maria Bowater, vajzën e një admirali të pasur dhe gjithashtu falë parave dhe famës së familjes së saj, bëri një karrierë të shpejtë ushtarake. MacGregor u bë kapiten në një kohë shumë të shkurtër dhe më pas gjeneral.

Pas disa vitesh në Gjibraltar, ai la ushtrinë në 1810 dhe u kthye në Mbretërinë e Bashkuar. Sidoqoftë, në 1811, vdekja e gruas së tij i ndryshoi perspektivën e jetës. Pa paratë dhe mbështetjen e familjes së saj u detyrua në vitin 1812 të nisej për në Venezuelë, në kohën kur po zhvillohej një revoltë kundër spanjollëve. Atje ai u martua me një kushërirë të revolucionarit Simon Bolivar dhe përsëri bëri një karrierë ushtarake, këtë herë në radhët e ushtrisë së Republikës së Venezuelës.

Ai shënoi disa suksese dhe u bë i njohur si themeluesi i Republikës së Floridas, e cila zgjati si republikë vetëm disa muaj.  Në verën e vitit 1821, një dekadë apo më shumë pas largimit të tij, MacGregor u kthye në Mbretërinë e Bashkuar.

Ati iu bashkua edhe bashkëshortja e cila kishte mbërritur nga Amerika e Jugut në Evropë. Ai tha se ishte kthyer në Londër, për të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit George IV, në emër të shtetit të Poyais. Kishte prodhuar dokumente të ndryshme, monedhë, stemë dhe një flamur. Madje arriti të shkruajë edhe një libër për atë vend të largët, të nënshkruar me pseudonimin Thomas Strangeways.

Duket absurde, por ndoshta nga frika se do të humbisnin investimin e duhur apo thjesht u mashtruan nga disa premtime, shumë njerëz arritën të blenin bonot Poyais të shpikura nga MacGregor. Referuar vlerësimeve të bëra nga The Economist, mendohet se bonot, të gjitha së bashku, kapin vlerën e katër miliardë eurove. Shumë nga personat që u mashtruan ishin skocezë.

Ndërsa interesi për vendin rritej, MacGregor rriti çmimet dhe filloi të shesë tokë dhe madje përfundoi duke organizuar udhëtime drejt Poyais. Ai arriti të mbushë dy anije prej 250 personash që u nisën në shtator të 1822 dhe në janar të 1823. Udhëtimi zgjati dy muaj dhe ata që pretendonin se do të gjenin Poyais, fatkeqësisht nuk gjetën asgjë.

Shumë vdiqën nga uria ose nga malaria, por disa falë edhe kontakteve me popullsinë vendase dhe mbështetjes së anijeve që kalonin, arritën të largoheshin. Shumë vdiqën rrugës në kthim, të tjerë u ndalën në vende të ndryshme të Amerikës, por vetëm rreth pesëdhjetë njerëz arritën të ktheheshin në Mbretërinë e Bashkuar.

Ishte e qartë se kishin jetuar në kushte ekstreme dhe dukeshin si fantazma dhe kufoma”, shkruante një gazetë skoceze e kohës.

Lajmi se shteti i Poyais nuk ekzistonte u përhap me shpejtësi, duke ndihmuar kështu në anulimin e nisjes së anijeve të tjera, lajm ky që detyroi MacGregor të arratisej në Paris, por që edhe aty u përpoq përsëri të shiste idenë e Poyais, por me shumë pak sukses.

Ai u arrestua në Francë, por në një gjyq të zhvilluar më vonë u shpall i pafajshëm. MacGregor u kthye në Skoci dhe përsëri u mundua të përfshihej në disa mashtrime që kishin lidhje me Poyais. Më 1838, ai u largua për në Karakas, ku u mirëprit përsëri si qytetar venezuelian dhe vdiq atje në vitin 1845.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...