Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/02/06

Polici i Kosovës Përparim Gosalci ka dhuruar gjak 125 herë

 


17:04
06 shkurt

Fotografia e tij mbahet në sallën ku edhe shpëton jetë, në repartin e transfuzionit të gjakut, aty ku është edhe shtëpia e tij e dytë dhe ku gjaku i tij bëhet arsyeja që dikush të vazhdojë të jetojë.

Polici i Njësisë Speciale të Kosovës, Përparim Gosalci është polici hero që përpos që mbron sigurinë e qytetarëve, ai bënë edhe një gjest shumë human.


Ai ka treguar për Telegrafin se çfarë do të thotë të dhurosh gjak dhe të shpëtosh jetë. Gosalci tregon se është ndjenjë e papërshkrueshme kur e di që ai është shkaktarë që dikush të vazhdojë të jetojë .
E kjo për arsye se Përparimi, ka dhuruar gjak dhe trombocite 125 herë, duke dhënë kështu edhe shpresë për jetë.

“Për mua dhurimi i gjakut është një gjest human, përmes të cilit kam mundësi të jem kandidat potencial, për shpëtimin e jetës së dikujt. Për herë të parë kam filluar të jap gjak në vitin 2001, kur e kam pasur një rast në familje time dhe atëherë, e kam kuptuar se çfarë vlere ka gjaku dhe domethënien e asaj se çfarë është me dhënë gjak. Prej aty kam filluar të jap gjak dhe jam bërë dhurues vullnetarë i gjakut deri në vitin 2005, kur ka ardhur aparatura që e bënë ndarjen e trombociteve dhe plazmës prej gjakut. Jam kyç këtu, për të vetmen arsye sepse këtu mundesh të dhurosh trombocite më shpesh sesa gjak. Pra gjak mundesh të dhurosh katër herë brenda një viti kurse trombocite mund të dhurosh deri në 16 herë në vit”, shprehet Gosalci.

Ai ka treguar se vetëm gjatë muajit janar ka dhënë katër herë trombocite, duke u bërë kështu faktor kyç për shpëtimin e jetës së dikujt.

“Unë, jap trombocite shumë shpesh, çdo një muaj por mund të them se vetëm në muajin e fundit është hera e katërt kjo sot që po jap trombocite. Sot është dhurimi i 125 i gjakut dhe i trombociteve. Përveç tjerash, unë e marr me shumë seriozitet, këtë punë sidomos kur janë fëmijë të vegjël. Sikurse është për rastin e sotshëm që është një fëmijë 10 vjeçar dhe vjen familjari i tij dhe mundohet të të falënderoj në mënyrën më të mirë të mundshme, por nuk gjen shprehjen e duhur dhe unë këtë pjesë e përjetoj bukur rëndë. Në anën tjetër unë me profesion jam polic dhe këtë profesion e ushtroj prej viti 2005, kurse polic në Njësinë Speciale, jam përafërsisht që 10 vjet”, ka deklaruar ai.


Mbështetje mbrojtjes së shtëpisë së shkrimtarit Ymer Elshani

 


17:18
06 shkurt

Ymer Elshani (1948) është një shkrimtar i dalluar i Kosovës.

Ai shkroi poezi, poema, tregime, romane dhe pjesë teatrale. U mor edhe me kritikë letrare.


Të njëjtat forca kriminale të Serbisë ia vranë edhe bashkëshorten, Nafijen, 45 vjeçare, si dhe nënën, Nailen, 75 vjeçare.
Forcat serbe e vranë në Poklekun e Vjetër të Drenasit më 17 prill 1999 së bashku me katër djemtë e tij: Ardianin 25 vjeç, Miranin 20 vjeç, Kujtimin 15 vjeç dhe Nderimin 10 vjeç.

Plojës ndaj shkrimtarit Ymer Elshani dhe familjes së tij i ka shpëtuar vetëm e vajza, Teuta, njofton Epoka e re.
Tani Teuta Elshani synon ta shndërrojë shtëpinë e babait të saj në muze.
Për ta realizuar këtë nismë, ajo ka krijuar një fond online si dhe u është drejtuar për përkrahje institucionet lokale e qendrore të Kosovës.
Përkrahje znj. Elshani ka kërkuar edhe nga qytetarët e Kosovës si dhe bashkatdhetarët në mërgim.


Ymer Elshani shkrimtar shqiptar, lindi më 1948 në Korroticë të Poshtme të Drenasit. Kreu fakultetin për gjuhë dhe letërsi shqipe dhe një kohë të gjatë punoi në arsim. Botoi dhjetëra libra për fëmijë me poezi, tregime dhe romane. U vra dhe u masakrua më 17 prill 1999 nga forcat serbe në fshatin Poklek të vjetër të Drenasit bashkë me gruan, të katër djemtë, nënën, kunatën dhe me afro gjashtëdhjetë bashkëfshatarë të tij.

Veprat e tij me te njohura jane:

  • "Çka ëndërrojne lulet",
  • "Plaku me violinë",
  • "Unaza magjike",
  • "Ndodhitë e hundëkarotës",
  • "Guri i Çmueshëm"etj.

Këtu është linku për të gjithë të interesuarit për të ofruar përkrahjen e tyre ndaj kësaj nisme:


Iniciativa e  Teuta Elshani për Mbrojtjen e Shtëpisë së shkrimtarit Ymer Elshani, si dëshmi e gjenocidit të kryer nga Serbia gjatë luftës në Kosovë dhe në nderim të tij dhe gjithë familjes së tij të vrarë nga forcat serbe.

  




Nis seanca ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit,SYlejman Selimit dhe Jakup Krasniqit në Gjykatën Speciale në Hagë

 


15:38
04 shkurt

Ka nisur konferenca statutore ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ish presidentit të Republikës së KOsovës,Hashim Thaçi,ish Presidentit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli,Gjeneralit  Rexhep Selimi dhe prof.dr.Jakup Krasniqi.

Më 5 nëntor të 2020-s Dhomat e Specializuara kishin konfirmuar aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe ishin ftuar të paraqiten në gjykatë. Thaçi, Veseli dhe Selimi, pas marrjes së ftesës, vullnetarisht kishin udhëtuar për në Hagë. Në paraqitjen e tyre të parë para trupit gjykues, ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.


Gjatë konferencave statutore janë zhvilluar debate-akuza të ashpra në mes të avokatëve mbrojtës të ish-drejtuesve të UÇK-së dhe prokurorëve të Gjykatës Speciale.
Deri më tani janë mbajtur disa konferenca statutore me qëllim të organizimit të shkëmbimeve ndërmjet palëve. Fillimisht në këto seanca ish-komandantëve të UÇK-së u është lexuar aktakuza, ku ata kanë hedhur poshtë pretendimet e prokurorisë. Konferencat statutore janë karakterizuar me përplasje të avokatëve me përfaqësuesit e Zyrës së Prokurorisë së Specializuar. Pala mbrojtëse e ka akuzuar vazhdimisht prokurorinë për zvarritje të qëllimshme të procesit dhe mosdorëzim të dosjes paraprake. Kur ka kaluar më shumë se një vit, prokuroria ka dorëzuar dosjen paraprake në rastin ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë duke u akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale.

Akuzat më të ashpra të avokatëve ndaj kësaj gjykate janë thënë në seancën për ecurinë e çështjes, e cila është mbajtur më 29 tetor të vitit 2021. Në këtë seancë avokatët e ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë thënë se themelet e Gjykatës Speciale janë mbështetur mbi gënjeshtra.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka shpërthyer në akuza ndaj prokurorisë, duke theksuar se Specialja u ndërtua mbi themelet e një raporti (te Dick Martyt) që është krejtësisht gënjeshtër.

Akuzat ndaj Prokurorisë së Specializuar të Hagës i ka vazhduar edhe avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe. Ai ka thënë se prokuroria po bën veprime që shkojnë në dëm të krerëve të UÇK-së.

Kujtojmë se avokati i Thaçit, ai i Veselit, i Selimit dhe i Krasniqit disa herë gjatë vitit 2021 kanë kërkuar nga Gjykata Speciale që klientët e tyre të mbrohen në liri, por një gjë e tillë është refuzuar në vazhdimësi. Në këtë drejtim avokatët kanë ofruar edhe garanci për klientët e tyre, por një gjë e tillë është refuzuar. Madje Gjykata Speciale nuk i ka marrë parasysh as garancitë që ka ofruar edhe Policia e Kosovës.

Gjatë muajit shtator të vitit 2021 një delegacion i Ministrisë së Drejtësisë ka vizituar të paraburgosurit në Hagë. Këtë delegacion kishin refuzuar ta takonin Thaçi dhe Veseli. Krahas këtyre vizitave, gjatë vitit të kaluar janë lejuar edhe vizitat familjare dhe të miqve të ish-liderëve të UÇK-së.

Flori Bruqi



Mbi 800 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar me dozën e dytë – 88 mijë të tjerë me dozën e tretë


Të dielën Kosova ka regjistruar gjashtë viktima dhe 1,283 raste të reja me COVID-19.  

Në 24 orët paraprake janë administruar 1,239 doza të vaksinës kundër coronavirusit.

Ndërsa aktualisht me dy doza të vaksinës janë imunizuar 808,218 persona.

Deri më sot janë dhënë 88.718 doza (3) përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Qytetarët nga mosha 12-vjeçare mund të imunizohen kundër coronavirusit.

Personat nga mosha 18-vjeçare, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh, mund ta marrin edhe dozën e tretë apo atë përforcuese të vaksinës kundër coronavirusit.

Në Kosovë përdoren dy lloje vaksinash – AstraZenecas dhe e Pfizer-BO Tech


Gjenerali dhe Heroi i demokracisë,deputeti Ramus Haradinaj e pyet Kurtin: Si do ta ndihmosh Kosovën?


Gjenerali dhe Heroi i demokracisë,deputeti  Haradinaj, ka vazhduar me kritika e akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, e ka pyetur Kurtin se si do ta ndihmojë Kosovën?

“Rreth 100 mijë qytetarëve që kanë kërkuar vizë pune vetëm në njërën nga ambasadat, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, sqaroju se si do e ndreqësh gjendjen në këtë vend?”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Si do ta ndihmosh Kosovën z. Kurti?

– Në energji pengove e refuzove investimet dhe rrite çmimin

– Familjarët e anëtarëve të kabinetit tuaj, ministrave e deputetëve, nuk janë më për dasma, por për punësime e ngritje detyre në institucione

– Me militantët tu, në shpejtësi të paparë, kape bordet e institucioneve dhe ndërmarrjeve

– Në mesin e shumë premtimeve të tjera që i shkele sapo erdhe në pushtet, është edhe mbështetja për bujqit, të cilëve nuk ua lirove naftën e as nuk i subvencionove, por as nuk ule numrin e “xhipave qeveritarë”. Përkundrazi, deputetët tuaj, po dalin të jenë kampionët e harxhimeve buxhetore.

Rreth 100 mijë qytetarëve që kanë kërkuar vizë pune vetëm në njërën nga ambasadat, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, sqaroju se si do e ndreqësh gjendjen në këtë vend?”, ka shkruar kreu i AAK-së. 

Analisti amerikan, Leon Hartwell:Presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk ka vullnet për marrëveshje me Kosovën, dëshiron të përfitojë nga status quo


Leon Hartwell, analist në Qendrën e Uashingtonit për Analizën e Politikave Evropiane (Center for European Policy Analysis), thotë arsyeja kryesore që po vazhdon kontesti mes Serbisë dhe Kosovës është se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk është i gatshëm të mobilizojë mbështetjen për njohjen e sovranitetit të Kosovës. “Vuçiq mund t’i japë fund kontestit me Kosovën nesër, nëse do të kishte vullnet për ta bërë këtë, por nuk do ta bëjë këtë – sepse mendon se do të përfitojë prej status quo-s”, tha analisti amerikan.

Hartwell analizoi turneun ballkanik dhe qëndrimin në Prishtinë dhe Beograd të Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, diplomatë të caktuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për të monitoruar dhe ndërmjetësuar situatën në rajon.

Sipas tij, në opinion ekziston përshtypja se  formimi i Asociacionit të Komunave me shhumicë serbe, që është një nga obligimet e autoriteteve të Kosovës me Marrëveshjen e Brukselit, është kusht i domosdoshëm për zgjidhjen e kontestit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Megjithatë, nuk ka asnjë dëshmi se kjo do të kontribuonte në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Pra, në njëfarë mënyre, Bashkimi Evropian i dha mundësinë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që t’ia lë barrën e dialogut kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Pra, që Vuçiq, si arsyetim për bllokadën aktuale të dialogut, ta ketë Kurtin se nuk po bashkëpunon. Mendoj se kjo nuk sjell dobi dhe nuk është shkaku kryesor i ngërçit [në dialog]”, tha Hartwell, në një intervistë për Zërin e Amerikës (edicioni në gjuhën serbe), transmeton Telegrafi.

Ai po ashtu e vë në dukje se derisa Bashkimi Evropian fajëson Kosovën për mungesën e progresit në dialog, publiku hesht për autoritarizmin gjithnjë e më të theksuar të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Intervista e plotë e Leon Hartwell:

A keni përshtypjen se përpjekjet e Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd do ta lëvizin dialogun nga ngërçi?

Hartwell: Këto vizita sigurisht që do ta rifillojnë dialogun, por nuk janë të garantuara rezultate domethënëse në të ardhmen. Megjithatë, progresi do të varet nga vullneti politik i palëve për t’i dhënë fund kontestit. Jam i shqetësuar që ndërmjetësit kanë qasjen se çdo bisedë është më e mirë se mos të ketë fare. Megjithatë, kur palët negociuese takohen pa përparim të dukshëm, kjo rrezikon besueshmërinë e të gjithë procesit. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të fokusohen në lëvizjen e bisedimeve jashtë tavolinës për të ndihmuar në përfundimin e mosmarrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës.

A mund të shihet vizita e tyre, në një farë mënyre, si një lloj paralajmërimi për mungesën e progresit?

Hartwell: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon që nga viti 2011 pa epilog. Sigurisht, Bashkimi Evropian është i frustruar me dialogun, por armiqësia nuk mund të ndalet me shtypjen e një butoni. Kjo mund të bëhet brenda procesit dhe kërkon kohë.

Cila mendoni se është arsyeja e ngërçit të fundit në dialog, që po vazhdon prej disa muajsh?

Hartwell: Arsyeja kryesore që vazhdon kontesti mes Serbisë dhe Kosovës është se presidenti Aleksandar Vuçiq nuk është i gatshëm të mobilizojë mbështetjen për njohjen e sovranitetit të Kosovës. Vuçiq mund t’i japë fund kontestit me Kosovën nesër, nëse do të kishte vullnet për ta bërë këtë, por nuk do ta bëjë – sepse mendon se do të përfitojë prej saj. Ai duket i kënaqur me status quo-në aktuale.

Cilat janë përgjegjësitë për zvarritjen e procesit nga pala serbe dhe nga pala kosovare?

Hartwell: Pavarësisht listës së gjatë të çështjeve të hapura të diskutuara në dialog, kontesti përfundimisht ka të bëjë në dy çështje themelore: sovranitetin dhe sigurinë – të cilat janë të lidhura ngushtë. Serbia ka një avantazh, sepse Kosova nuk ka shumë për të ofruar në tryezën e bisedimeve. Nëse Vuçiq mobilizonte opinionin për të mbështetur njohjen e Kosovës, kjo do të zgjidhte të dyja çështjet – sovranitetin dhe sigurinë – dhe do të hapte derën për ndërtimin e marrëdhënieve të forta midis dy vendeve dhe popujve të tyre.

Çfarë duhet të bëjë Serbia për të kontribuar në përparimin e mundshëm?

Hartwell: Rreth dy të tretat e serbëve nuk e mbështesin njohjen e pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, qëndrimet nuk janë të gdhendura në gur. Presidenti i Serbisë mund të fshihet pas mungesës së mbështetjes në Serbi për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nga ana tjetër, ai mund të luajë një rol transformues dhe të nxisë mbështetjen për të. Udhëheqësit e vërtetë ndërmarrin hapa të guximshëm për të mbështetur një të ardhme më të ndritshme për njerëzit e tyre.

A mund të pritet që në këtë kohë Kosova të formojë një Asociacionin e Komunave me shumicë serbe?

Hartwell: Kosova heziton ta pranojë [Asociacionin], sepse Gjykata Kushtetuese në vitin 2015 konstatoi  se nuk ishte në përputhje me Kushtetutën. Po ashtu, ka frikë se kjo do të kontribuonte në konfigurimin e diçkaje të ngjashme me ‘Republika Srpska’ brenda kufijve të Kosovës. Ekziston frika se kjo do të kontribuonte në destabilitet jo vetëm në Kosovë – por edhe në rajon. Administrata e kryeministrit Kurti është e përkushtuar për demokraci multikulturore. Kjo nënkupton fuqizimin e të drejtave të pakicave në krahasim me krijimin e entiteteve të veçanta administrative të grupeve të ndryshme në Kosovë.

A mendoni se të dy palët kanë kapacitet për të arritur një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme në një të ardhme të parashikueshme?

Hartwell: Zgjidhja e kontestit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është më shumë çështje politike sesa ligjore. Nëse ka pengesa ligjore në rrugën e zgjidhjes, të dyja palët, pavarësisht mosmarrëveshjeve, mund të jenë të gatshme të ecin drejt një të ardhmeje paqësore dhe të prosperuese. Në atë rast do të gjendej mënyra për të ecur në atë drejtim.

Sa larg janë palët në proces dhe kur mendoni se mund të ndodhë diçka e tillë?

Hatrwell: Nuk mendoj se është e dobishme që BE dhe SHBA po bëjnë presion më të madh mbi palët për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut. Duket se kontesti nuk është gati për t’u zgjidhur për momentin. Mendoj se përtej tryezës së bisedimeve, duhet të punohet në zgjidhjen e pengesave që ngadalësojnë përparimin në procesin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Çfarë do të thoshte zgjidhja e kontestit për Kosovën dhe Serbinë dhe gjithë rajonin?

Hartwell: Qytetarët e të dy vendeve do të përfitonin më së shumti nga përfundimi i kontestit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. 

Serbia ndërton ilegalisht shtëpi në veri të Kosovës, shtëpitë e shqiptarëve të dëbuar nga Mitrovica në pritje prej vitesh


Në Zveçan, komunë kjo e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës, në një sipërfaqe prej 15 hektarësh, Serbia dhe Kisha Ortodokse Serbe janë duke e përfunduar ndërtimin e 300 njësive banesore në kuadër të vendbanimit “Lugina e Diellit”.

Projekti i financuar nga Qeveria e Serbisë tashmë ka marrë formën që ishte në letër.

Punimet u kryen nga kompani shqiptare dhe lagjja pritet që së shpejti të bëhet edhe me banorë.

Ndryshe nga shtëpitë, objektet banesore tashmë janë mbushur me banorë.

Mirëpo pos pjesëtarëve të lagjes, futja në të për qytetarët tjerë është e ndaluar, raporton RTV Dukagjini.

Ky nuk është projekti i vetëm në Kosovës që financohet nga Serbia.

Viteve të fundit investimet nga Serbia janë shtuar.

Megjithatë Qeveria e Serbisë për këto ndërtime asnjëherë nuk ka marrë leje nga institucionet e Kosovës.

“Ju informojmë se deri më tani MMPH deri më tani nuk ka pranuar asnjë aplikim për leje apo pëlqim për ndërtime të financuara nga Qeveria e Serbisë në komunat e veriut të Kosovës. Rrjedhimisht deri më tani nuk është lëshuar asnjë leje ndërtimore për objekte të kategorisë së III (për të cilat është përgjegjëse) në komunat e veriut të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mjedisit.

Nga Ministria nuk tregojnë se cili është plani për këto ndërtime pa laje në Zveçan.

Inxhinier Faruk Mujka që është edhe asamblist i Vetëvendosjes në Mitrovicë thotë se këto ndërtime nga Serbia filluan të shtohen me themelimin e komunës së Mitrovicës së Veriut, përcjell Telegrafi.

“Kjo është problematikë shumë e vjetër por që ka marrë krahë në vitin 2013 kur ka filluar të funksionojë komuna veriore. Për fat të keq vetëm në Lagjen e Boshnjakëve kemi të ndërtuar rreth 40 ndërtesa të tilla derisa kanë qenë të ndërtohen edhe 25 tjera por që kanë stagnuar për shkak të coronavirusit”, tha Mujka.

Qeveria e Kosovës kishte filluar disa vite më parë ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve të shpërngulur nga Mitrovica për shkak të luftës së fundit, megjithatë ky projekt ka disa vite që ka stagnuar.

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...