17:1806 shkurt
Ymer Elshani (1948) është një shkrimtar i dalluar i Kosovës.
Ai shkroi poezi, poema, tregime, romane dhe pjesë teatrale. U mor edhe me kritikë letrare.
Të njëjtat forca kriminale të Serbisë ia vranë edhe bashkëshorten, Nafijen, 45 vjeçare, si dhe nënën, Nailen, 75 vjeçare.Forcat serbe e vranë në Poklekun e Vjetër të Drenasit më 17 prill 1999 së bashku me katër djemtë e tij: Ardianin 25 vjeç, Miranin 20 vjeç, Kujtimin 15 vjeç dhe Nderimin 10 vjeç.
Plojës ndaj shkrimtarit Ymer Elshani dhe familjes së tij i ka shpëtuar vetëm e vajza, Teuta, njofton Epoka e re.
Tani Teuta Elshani synon ta shndërrojë shtëpinë e babait të saj në muze.
Për ta realizuar këtë nismë, ajo ka krijuar një fond online si dhe u është drejtuar për përkrahje institucionet lokale e qendrore të Kosovës.
Përkrahje znj. Elshani ka kërkuar edhe nga qytetarët e Kosovës si dhe bashkatdhetarët në mërgim.
Ymer Elshani shkrimtar shqiptar, lindi më 1948 në Korroticë të Poshtme të Drenasit. Kreu fakultetin për gjuhë dhe letërsi shqipe dhe një kohë të gjatë punoi në arsim. Botoi dhjetëra libra për fëmijë me poezi, tregime dhe romane. U vra dhe u masakrua më 17 prill 1999 nga forcat serbe në fshatin Poklek të vjetër të Drenasit bashkë me gruan, të katër djemtë, nënën, kunatën dhe me afro gjashtëdhjetë bashkëfshatarë të tij.
Veprat e tij me te njohura jane:
- "Çka ëndërrojne lulet",
- "Plaku me violinë",
- "Unaza magjike",
- "Ndodhitë e hundëkarotës",
- "Guri i Çmueshëm"etj.
Këtu është linku për të gjithë të interesuarit për të ofruar përkrahjen e tyre ndaj kësaj nisme:
Iniciativa e Teuta Elshani për Mbrojtjen e Shtëpisë së shkrimtarit Ymer Elshani, si dëshmi e gjenocidit të kryer nga Serbia gjatë luftës në Kosovë dhe në nderim të tij dhe gjithë familjes së tij të vrarë nga forcat serbe.

No comments:
Post a Comment