
Presidenti i Republikës z. Ilir Meta ka vlerësuar me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” Dr. Kristo Papën, kirurgun kardiolog si një nga personalitet më të shquara të mjekësisë shqiptare në shërbim të bashkëkombësve shqiptarë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, Britaninë e Madhe dhe diasporë. Në njoftimin e Presidentit të Republikës z. Ilir Meta shkruhet: “Kirurgu kardiolog, Dr.Kristo Papa është një nga personalitet më të shquara të mjekësisë shqiptare, shembull i shkëlqyer i profesionalizmit të lartë në shërbim të bashkëkombësve tanë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, Britaninë e Madhe dhe diasporë.I vlerësuar si një prej kirurgëve më të mirë të Europës, humanizmi i tij është dëshmuar nga ndihmesa e jashtëzakonshme e dhënë për shqiptarët me nevoja mjekësore, me mbi 500 ndërhyrje vullnetare kirurgjikale, si dhe me kontributin e shquar gjatë pandemisë COVID-19 përmes asistencën mjekësore të ofruar me platformën e tij digjitale. Për veprimtarinë e vyer në shërbim të pandërprerë të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës, duke lartësuar kudo në botë vlerat kombëtare, pata kënaqësinë ta vlerësoj me mirënjohje me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.Dr. Kristo Papa është shembull për të gjithë ata të rinj e të reja, të cilët aspirojnë të ndjekin profesionin e mjekut, dhe një frymëzim për të qenë sa më humanë në ndihmë dhe shërbim të njerëzve” përfundon njoftimi i Presidentit Ilir Meta.
No comments:
Post a Comment