Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/02/18

Memli Krasniqi viziton familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit: Kontributin e tyre s’e ndryshon askush

 


news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar familjet e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë. Krasniqi pasdite ka takuar edhe ish-presidentin Fatmir Sejdiu.

Shënimin e 17 shkurtit, kësaj date historike që vulosi përgjithmonë të drejtën e fituar me shumë sakrifica për Kosovën e pavarur, e nisa me vizita tek familjet e Presidentit Hashim Thaçi, Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe Kryetarit Kadri Veseli, të cilët janë pjesë e plejadës së papërsëritshme të burrështetasve vizionarë dhe pjesë e historisë së lavdishme të rrugës sonë drejt çlirimit dhe pavarësisë”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi tha se tre ish-krerët e UÇK-së sot po vazhdojnë të paguajnë çmimin e lirisë, por se ky kapitull “veçse do e forcojë edhe më shumë historinë e kauzës sonë të drejtë, të luftës çlirimtare, të cilën histori s’mund ta mohojë, as ta tjetërsojë e as ta ndryshojë askush dhe me asgjë”.

Në konsideratë të kësaj date historike, vizitova edhe Presidentin Fatmir Sejdiu dhe bashkë iu rikthyem atyre momenteve të veçanta që kanë shënuar rrugën tonë drejt themelimit të shtetit, me vlerësimet me të larta për atë periudhë sfiduese, por të veçantë historike. Hashim Thaçi, Fatmir Sejdiu dhe Jakup Krasniqi kanë qenë në krye të institucioneve që e kanë shpallë Kosovën shtet të pavarur e sovran dhe këtë histori e kontribut të tyre nuk mund ta ndryshojë askush – as komplekset e inferioritetit dhe injoranca e atyre që sot janë në pozicionet që këta burrështetas i kanë pasur dikur”, ka shkruar Memli Krasniqi.

Ai ka thënë se Republika e Kosovës është produkt i të drejtës së popullit për liri e pavarësi, të cilën të drejtë, populli ynë e ka fituar me kontributin e madh të shumë burrave e grave ndër breza, e cila kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjakun e martirëve e dëshmorëve të kombit, shembulli sublim i të cilës manifestohet me Komandantin Adem Jashari dhe sakrificën titanike të familjes së tij.


Kosova si shtet i pavarur e ka përmbushur të drejtën tonë historike, por puna për forcimin e shtetit, ekonomisë, mirëqenies dhe bazës së qëndrueshme për të ardhme prosperuese, vazhdon të mbetet një detyrë e përhershme e gjithsecilit prej nesh dhe kësaj detyre, Partia Demokratike e Kosovës nuk do t’i shmanget kurrë. Urime të gjithëve përvjetori i 14-të i Kosovës sovrane”, tha Krasniqi.


Vjosa Osmani dhe Albin Kurti para 2 vitesh ishin mysafirë të Presidentit Hashim Thaçi për pavarësi

 

12 vite pas shpalljes së Kosovës shtet krerët e shtetit ishin mbledhur në katedralen Tereza” në Prishtinë.

Në pritjen e organizuar nga presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi morën pjesë kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Gjatë kësaj pritje shtetërore, Thaçi e Kurti kishin shtrënguar duart, pavarësisht raporteve të ftohta në mes tyre.

Në fjalimin e tij, Thaçi kishte deklaruar se liria dhe pavarësia është meritë e gjithë qytetarëve të Kosovës dhe kishte theksuar se mbetet shumë punë për të bërë në arritjen e objektivave ndërkombëtare.

Sot, në 14 vjetorin e pavarësisë, ish-presidenti Thaçi i cili po mbahet në paraburgim në Hagë ua ka uruar festën prindërve të tij përmes një bisede telefonike.

Kështu bëri të ditur Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në anën tjetër krerët e shtetit, sot pas një seance solemne në Kuvendin e Republikës së Kosovës vazhduan në sheshin kryesor të Prishtinës ku u mbajt edhe ceremonia e parakalimit të Ushtrisë së Kosovës.

Prof.dr.Isa Mustafa, Albin Kurtit e Vjosa Osmanit: S’mund ta zhbëni historinë, Hashim Thaçi e lexoi deklaratën e pavarësisë

 

HIstoria nuk fillon më presidentën zonjën  Vjosa Osmanin dhe Premierin zotin  Albin Kurtin 

news image

Në ceremoninë e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, gjatë adresimeve të tyre në Kuvend para deputetëve, nuk e kanë zënë fare me gojë ish-kryeministrin Hashim Thaçi dhe as ish-presidentin Fatmir Sejdiu.

Lidhur me këtë në një intervistë për Kanal 10 ka folur ish-kreu i LDK’së, Isa Mustafa, i cili thotë se në ditë të tilla duhet t’iu njihet kontributi të gjithëve, përfshirë edhe Thaçin që kishte lexuar deklaratën e pavarësisë së Kosovës.

“Unë mendoj se në raste të tillë duhet të vlerësohet kontributi i çdo njërit, edhe kontributi i presidentit Thaçi, përkatësisht Thaçit si kryeministër i vendit sepse ai atëherë e ka lexuar deklaratën e pavarësisë. Edhe kontributi i presidentit Fatmir Sejdiu, edhe kontributet e të gjithë atyre që kanë punuar dhe ndihmuar për pavarësi, sepse historia nuk mund të rishkruhet mbi bazën e një mandati, apo të qenunit në një moment të caktuar në qeveri apo presidencë. Askush nuk mund ta zhbëjë faktin që në aktin e shpalljes së pavarësisë ka qenë edhe z. Thaçi, ka qenë edhe z. Krasniqi, z.Fatmir Sejdiu si president, prandaj unë mendoj që meritat e tyre janë aty”, ka thënë Isa Mustafa.


Ish-kryeministri Mustafa ka deklaruar se askush s’mund ta shlyejë atë çfarë ka ndodhur në të kaluarën dhe se të gjithëve duhet t’iu njihet kontributi.

“Për raste të tilla unë vlerësoj se duhet të ketë protokolle strikte. Sa i përket asaj se çfarë duhet të thuhet dhe të prezantohet në një rast të tillë edhe të asaj se si duhet të zhvillohet ceremonia. Dhe në këtë rast unë mendoj se edhe çështjet e protokollit edhe ndoshta edhe çështjet e njerëzve që janë në krye të institucioneve, nuk kanë qenë në nivel. Por unë mendoj se duhet të kemi kujdes në raste të tilla, duhet të vlerësojmë punën e cdo njërit. Çështje të tjera janë situatat me të cilat po ballafaqohen tani edhe ish-presidenti i vendit, në fakt dy kryetarët z. Krasniqi dhe z. Veseli. Kjo është situatë tjetër. Kjo që është sot nuk mund ta fshijë atë që ka qenë dje, as kontributin e tyre në luftë. Gjykata do ta bën punën e vet, por ne duhet vlerësojmë veprat dhe kontributin e çdo njërit”, ka thënë Mustafa tutje i pyetur nëse presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, qëllimshëm nuk e përmendën Thaçin në fjalimet e tyre.

Traumat psikologjike nga pandemia

Pandemia e COVID-19 ka qenë dhe mbetet një faktor stresues që ka shkaktuar traumatizimin e popullatës dhe ka dëmtuar shëndetin e saj mendor në Kosovë, thotë neuropsikiatri Sami Rexhepi, drejtor i Qendrës për shëndetin mendor në Prishtinë.

Personat që kanë kaluar sëmundjen COVID-19, në mjaft raste kanë mbetur me pasoja që manifestohen me frikë dhe drojë, thekson Fahri Drevinja, neuropsikiatër i pensionuar, por që vazhdon punën në një klinikë private në Prishtinë.

Psikologu Fitim Uka vlerëson se situata që ka krijuar pandemia, ka shënuar rritjen e nevojës për shërbime psikologjike. Sipas tij, bazuar në hulumtimet ndërkombëtare, prevalenca e ankthit dhe e depresionit ka prekur rreth 5 për qind të popullatës në mbarë globin, ndërkaq që çdo i treti person në botë ka treguar shenja të stresit akut, ankthit dhe depresionit. Në këtë pikë, sipas tij, përjashtim nuk bën as Kosova.

Sociologu Shemsi Krasniqi, thotë se që nga fillimi i pandemisë COVID-19, shumëçka ka ndryshuar në sjelljet e përditshme të njerëzve.

Traumat nga pandemia

Sami Rexhepi, drejtor i Qendrës për shëndetin mendor në Prishtinë, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë periudhës kur autoritetet shëndetësore dhe ato qeveritare kishin vendosur masat, siç i quan ai, të mbyllljes së plotë, që kishin nisur në marsin e vitit të kaluar e deri në fund të pranverës së atij viti, në qendrën që ai drejton ishin vënë në dispozicion tre telefona pa pagesë ku qytetarët mund të drejtoheshin për këshilla.

Por, siç thotë, personave të prekur në aspektin e shëndetit mendor, është vështirë t’iu ndihmohet me këshilla përmes telefonit, sidomos atyre që kanë përjetuar traumë.

“Traumatizimi po manifestohet me çrregullime të theksuar të ankthit, me çrregullim të gjumit dhe normalisht, ata kanë nxjerrë edhe problemet e veta në aspektin e neurologjisë. Sa i përket shëndetit mendor, stresi është faktori kryesor”, theksoi Rexhepi.


Neuropsikiatri Fahri Drevinja, i cili pas pensionimit nga reparti i psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka vazhduar punën në një klinikë private, thotë se pandemia COVID-19 ka ndikuar te shumca e njerëzve, duke e destabilizuar gjendjen shpirtërore, por edhe shëndetin mendor.

Por, bazuar në përvojat tij të punës gjatë pandemisë, ai thekson që ndër personat më të goditur kanë qenë ata që kanë pasur, siç e quan ai, të fshehur ndonjë problem që godet shëndetin mendor.

“Njerëzit që ne i quajmë ‘potencialë’, që kanë pasur gjendje relativisht pa probleme, që e kanë disi atë sëmundjen e brendshme dhe ende të pashfaqur, tek ata ka ndikuar që ato sëmundje të keqësohet. Ato janë raste latente, raste joklinike, ku ende nuk është dukur sëmundja. Në këto rrethana të vështira, ato sëmundje janë aktualizuar”, tha Drevinja.



Shëndeti mendor i stigmatizuar dhe vizitat në klinika private

Ndonëse ekspertët e shëndetit mendor vlerësojnë se numri i personave që ballafaqohen me probleme të kësaj natyre, për shkak të pandemisë dhe rrethanave të krijuara nga ajo, është në rritje, sipas tyre nuk ka një statistikë të saktë se sa është numri i këtyre personave.

Por, megjithatë, neuropsikiatri Rexhepi thekson që mungesa e një statistike të qartë është edhe për shkak se pjesa më e madhe e atyre që kanë kërkuar ndihmë, këtë e kanë bërë në klinikat private.

Megjithatë, sipas tij, në baza ditore, ndihmë nga Qendra e shëndetit mendor në Prishtinë kanë kërkuar deri në dhjetë persona.

“Numri lëkundet deri në dhjetë (persona), për shkak se kapacitetet tona janë shumë të vogla. Mirëpo, është mjaft numër i shtuar në ordinancat private. E dimë që shëndeti mendor te ne është shumë i stigmatizuar dhe shumë vështirë njerëzit e mbledhin guximin për të kërkuar një ndihmë profesionale në institucione psikiatrike”, theksoi Rexhepi.

Neuropsikiatri Drevinja, thotë se në klinikën ku ai punon, thuajse çdo ditë kërkojnë ndihmë persona që këtë e bëjnë për herë të parë.

“Vijnë pacientë, madje ndoshta brenda ditës dy prej tyre, të cilët e kanë pasur dikë të sëmurë dhe nuk mund ta përballojnë ikjen e tyre në amshim, sepse kanë vdekur nga virusi ose edhe vet kanë qenë të sëmurë. Tash kërkojnë këshilla se si ta përballojnë këtë gjendje, sepse kanë mbetur, në një mënyrë, në gjendje psikike të brishtë. Kanë pengesa shoqërore, për t’u ngjitur në atë entuziazmin e mëparshëm. Do të thotë, u është paraqitur një lloj depresioni, një lloj ndrojtje. Ndrojtja nuk i lë të shkojnë përpara”, theksoi Drevinja.


Traumat që harrohen dhe ato që mbesin

Rritja e nevojave të njerëzve për shërbime psiko-sociale dhe për mbështetje emocionale gjatë periudhës së pandemisë, është vërejtur që nga vera e vitit të kaluar, vlerëson psikologu klinik, Fitim Uka, profesor në Universitetin e Prishtinës.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se trendi i rritjes vazhdon edhe më tej. Sipas tij, ky trend nuk është befasues marrë parasysh që pandemia COVID-19 ka në sfond rrezikun që i kanoset shëndetit dhe mirëqenies së secilit individ.



Në klinikën private ku ai punon, brenda një jave ndihmë kërkojnë të paktën klientë të rinjë. Sipas tij, ky numër është relativisht i madh për një klinikë të vogël.

Aktualisht, siç thotë psikologu Uka, për njerëzit ende është evident rreziku për infektim nga koronavirusi dhe tash për tash, nuk është i mundur rikthimi i plotë i mirëqenies psikologjike i personave që kanë probleme emocionale dhe të shëndetit mendor.

“Mirëpo, në momentin kur largohet kjo, atëherë njeriu është qenie që adaptohet dhe ka potencialin e vet që gradualisht ta harrojë përvojën traumatike. Por, një pjesë e klientëve tanë, padyshim që zhvillojnë edhe atë që njihet si çrregullim i stresit post-traumatik, sepse është e pashmangshme për ata, të cilët kanë humbur familjarë, të afërm ose që e kanë përjetuar shumë vështirë - edhe në aspektin fizik – që ta kalojnë pandeminë COVID-19, si një përvojë të zakonshme”, theksoi Uka.

Dhunë në familje gjatë pandemisë

Pandemia COVID-19 ka ndryshuar shumëçka në sjelljet e përditshme të qytetarëve, vlerëson sociologu Shemsi Krasniqi, profesor në Universitetin e Prishtinës.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se mbyllja në familje, për shkak të masave kufizuese qeveritare, por edhe nga frika e infektimit, kanë krijuar situata të reja për njerëzit. Fillimisht, mbyllja ne familje ka krijuar situatën, siç e quan ai, të rinjohjes mes vete dhe kanë krijuar një lloj simulimi.

“Gradualisht ajo është bërë jetë e përditshme, sepse u ndërpren lidhjet me njerëz, me kolegë, me shokë, me familjet. Janë ndërprerë ato traditat tona familjare që kemi pasur për vizita. Ajo atmosfera familjare – ndonëse ka pasur qaste të mira, të bukura, sepse janë takuar njerëzit e një familjeje dhe kanë qëndruar bashkë – megjithatë ka pasur raste kur ka pasur përshkallëzime dhe tensione të brendshme. Ka pasur edhe dhunë në familje, për fat të keq. Natyrisht që trauma ose stresi ka qenë i përditshëm ose po vazhdon, në fakt, të jetë edhe sot e kësaj dite”, theksoi Krasniqi.



Sipas të dhënave të organizatës UN Women në Kosovë, prej fillimit të pandemisë në muajin mars të vitit të kaluar dhe deri në fillim të marsit të këtij viti, në Kosovë janë raportuar 650 raste të dhunës në familje, kryesisht në zonat urbane. Krahasuar me vitin 2019, ka pasur rritje për 22 për qind.

Prej 13 marsit të vitit 2020 janë regjistruar rastet e para të infektimit me koronavirus, e deri më 21 prill të vitit 2021, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 102,742 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,105 kanë vdekur. Aktive mbeten edhe 11,496 raste.

Ndikimi i COVID-19-ës në shëndetin e dobët mendor te fëmijët dhe të rinjtë është vetëm “maja e ajsbergut” - UNICEF Analiza e re tregon kontributin e humbur në ekonomi për shkak të sëmundjeve mendore mes të rinjve, i vlerësuar rreth 390 miliardë dollarë amerikanë në vit

 Mental Health

 –Ndikimi i COVID-19-ës te shëndeti mendor dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve mund të vijojë për shumë vite, paralajmëroi UNICEF-i sot në raportin e tij nismëtar.

Sipas raportit Gjendja e Fëmijëve në Botë 2021: Në mendjen time: promovimi, mbrojtja dhe kujdesi për shëndetin mendor të fëmijëve – vështrimit më gjithëpërfshirës të UNICEF-it në shëndetin mendor të fëmijëve, adoleshentëve dhe kujdestarëve në shekullin e 21-të - edhe përpara COVID-19-ës, fëmijët dhe të rinjtë mbanin barrën e sëmundjeve të shëndetit mendor pa shumë investime për trajtimin e tyre.

Sipas vlerësimeve më të fundit në dispozicion, më shumë se 1 në 7 adoleshentë të moshës 10-19 vjeç jetojnë me një çrregullim mendor të diagnostikuar në nivel global. Rreth 46,000 adoleshentë vdesin çdo vit nga vetëvrasja, që është një ndër pesë shkaqet kryesore të vdekjes për këtë grupmoshë. Ndërkohë, ekzistojnë hendeqe të mëdha midis nevojave të shëndetit mendor dhe financimit për shëndetin mendor. Raporti zbulon se vetëm rreth 2% e buxhetit për shëndetësinë të qeverive u caktohet shpenzimeve për shëndetin mendor në nivel global.

Ekziston një hendek njohurish mbi gjendjen e shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri. Sipas studimit të (Sjelljet lidhur me Shëndetin e Fëmijëve ne Moshën Shkollore)2017-18, një përqindje e konsiderueshme këtyre fëmijëve, raportuan se ndihen të irrituar të paktën një herë në muaj, ose janë nervozë dhe raportojnë çrregullime të gjumit. Fëmijët dhe vajzat më të mëdha raportojnë një nivel më të lartë të çrregullimeve të shëndetit mendor. Adoleshentët shpesh raportojnë se ndihen nervozë (18 përqind), temperament te veshtire(20 përqind) dhe dhimbje koke dhe vështirësi për të fjetur (15 përqind).

COVID-19 ka nxjerrë në pah shendetin mendor si një rrezik të rëndësishëm i cili po zhvilloht me tej, e  me të cilin po  përballen adoleshentët edhe në Shqipëri. Kur fëmijët përjetojnë fatkeqësi të forta, të shpeshta ose të zgjatura pa mbështetjen e duhur të ndonjë specialisti, kjo mund të ketë pasoja negative serioze dhe të qëndrueshme në zhvillimin kognitiv (ndryshe procesi i të  menduarit tek fëmijët) dhe rregullimin emocional, që potencialisht mund të ketë ndikim gjatë gjithë jetës në shëndetin mendor dhe fizik të fëmijës.

“Kanë qenë 18 muaj shumë, shumë të gjatë për të gjithë ne - veçanërisht për fëmijët. Për shkak të mbylljes dhe kufizimeve të lidhura me kufizimet e lëvizjes, fëmijët kanë kaluar vite të pashlyeshme të jetëve të tyre larg nga familja, miqtë, klasat, loja - elemente themelore të vetë fëmijërisë,” u shpreh Henrietta Fore, Drejtore Ekzekutive e UNICEF-it.

“Ndikimi është i konsiderueshëm dhe është vetëm maja e ajsbergut. Edhe përpara pandemisë, shumë fëmijë mbartnin barrën e problematikave të patrajtuara të shëndetit mendor. Investimet e qeverive për t'i trajtuar këto nevoja kritike janë shumë të pakta. Nuk po i kushtohet rëndësi e mjaftueshme marrëdhënies midis shëndetit mendor dhe rezultateve jetësore për të ardhmen.”

Shëndeti mendor i fëmijëve gjatë COVID-19-ës

Vërtet që pandemia ka bërë të sajën. Sipas zbulimeve të hershme nga një anketë ndërkombëtare për fëmijët dhe të rriturit e zhvilluar nga UNICEF-i dhe Gallup-i në 21 vende - e përmendur në raportin ‘Gjendja e Fëmijëve në Botë 2021’ - mesatarisht, 1 në 5 të rinj të anketuar të moshës 15-24 vjeç shpreheshin se shpesh ndiheshin të dëshpëruar ose kishin pak interes për të bërë gjëra.

Teksa COVID-19-a hyn në vitin e tij të tretë, ndikimi mbi shëndetin mendor dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve vazhdon të jetë një barrë e rëndë. Sipas të dhënave më të fundit në dispozicion të UNICEF-it, të paktën 1 në 7 fëmijë në nivel global është prekur drejtpërdrejt nga izolimi, ndërsa mbi 1.6 miliardë fëmijë kanë vuajtur nga mungesa e arsimit. Prishja e rutinës, arsimit, argëtimit, si dhe shqetësimi për të ardhurat dhe shëndetin e familjes ka bërë që shumë të rinj të ndihen të frikësuar, të zemëruar dhe të shqetësuar për të ardhmen e tyre. Për shembull, një anketë online në Kinë, në fillim të vitit 2020, citoi raportin ‘Gjendja e Fëmijëve në Botë’, duke treguar se rreth një e treta e të anketuarve ndiheshin të frikësuar ose në ankth.

UNICEF Shqipëri ofroi mbështetjen nëpërmjet shtimit te stafit - një ekip psikologësh profesionistë - për të ofruar këshillim psikologjik online 24/7 për fëmijët, prindërit dhe kujdestarët e tyre, veçanërisht ata në rrezik dhune/dhuna me baze gjinore dhe profesionistëve të mbrojtjes në vijën e parë nëpërmjet platformës ekzistuese www.nukjevetem.al; forcimit të kapaciteteve operacionale të telefonit të ndihmës për fëmijë ALO 116 për të trajtuar mbështetjen në situatën e mbylljes dhe për t’u përballur me numrin e shtuar të telefonatave nga fëmijët; riaftësimi I stafit të Linjës Telefonike Kombëtare të Ndihmës si dhe platformës së këshillimit NJV për përballimin e rasteve të zbutjes së rrezikut dhe referimit të të mbijetuarve, duke përfshirë mbrojtjen nga shfrytëzimi seksual dhe abuzimi; këshillimin dhe informacionin e përshtatshëm për COVID-19-ën për fëmijët, të rinjtë dhe prindërit; përshtatjes së shërbimeve aktuale për fëmijët në konflikt ose në kontakt me ligjin në situatën e kufizimeve dhe distancimit fizik me qëllimin për të siguruar vazhdimësinë e kujdesit dhe zbatimit të planeve individuale të trajtimit. 

UNICEF ka mbështetur zhvillimin e kapaciteteve për 160 persona nga personelit shëndetësor në shërbimet parandaluese të shëndetit të nënës dhe fëmijës në 4 rajone (Tiranë, Elbasan, Korçë, Vlorë). Një modul specifik mbi mirëqenien e prindërve është pjesë e kurrikulave të akredituara të trajnimit të personelit që ofron vizita në shtëpi. Si një profesionist i besuar, personeli shëndetësor që kryen  vizita ne shtëpi, njihet njekohesisht edhe me nevojat e shëndetit mendor të një gruaje shtatzënë, nënës së re ose babait dhe i siguron këshilla dhe mbështetje, si dhe identifikon ata që kanë nevojë për ndihmë profesionale dhe i referon ata tek shërbimet e duhura

Kostoja për shoqërinë

Çrregullimet mendore të diagnostikuara, duke përfshirë ADHD-në, ankthin, autizmin, çrregullimin bipolar, çrregullimet e sjelljes, depresionin, çrregullimet e të ngrënit, aftësitë e kufizuara intelektuale dhe skizofreninë, mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin, arsimimin, rezultatet jetësore dhe aftësinë për të fituar të ardhura të fëmijëve dhe të rinjve.

Ndërsa ndikimi në jetët e fëmijëve është i pallogaritshëm, një analizë e re nga Universiteti i Ekonomisë në Londër në një raport tregon se kontributi i humbur i ekonomive për shkak të çrregullimeve mendore që çojnë në aftësi të kufizuara ose vdekje mes të rinjve vlerësohet të jetë rreth 390 miliardë dollarë amerikanë në vit.

Faktorët mbrojtës

Raporti vëren se kombinimi i gjenetikës, përvojës dhe faktorëve mjedisorë që në ditët më të hershme, duke përfshirë prindërimin, shkollimin, cilësinë e marrëdhënieve, ekspozimin ndaj dhunës ose abuzimit, diskriminimin, varfërinë, krizat humanitare dhe emergjencat shëndetësore si COVID-19-a i japin formë dhe ndikojnë shëndetin mendor të fëmijëve gjatë jetës së tyre.

Ndonëse faktorët mbrojtës si kujdestarët e dashur, mjediset e sigurta shkollore dhe marrëdhëniet pozitive me bashkëmoshatarët mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve mendore, raporti paralajmëron se vështirësi serioze si stigma dhe mungesa e financimeve po pengojnë për shumë fëmijë të pasurin e shëndetit mendor pozitiv ose aksesimin e mbështetjen për të cilën kanë nevojë.

Gjendja e Fëmijëve në Botë 2021 u bën thirrje qeverive dhe partnerëve të sektorit privat që të angazhohen, komunikojnë dhe veprojnë për të promovuar shëndetin mendor të të gjithë fëmijëve, adoleshentëve dhe kujdestarëve; për t’i mbrojtur ata që kanë nevojë për ndihmë dhe për t’u kujdesur për më të cenueshmit, duke përfshirë:

  • Investimin urgjent për shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve në të gjithë sektorët, jo vetëm në shëndetësi, për të mbështetur një qasje të të gjithë shoqërisë ndaj parandalimit, promovimit dhe kujdesit.
  • Integrimin dhe shkallëzimin e ndërhyrjeve të bazuara në prova në sektorin e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes sociale duke përfshirë programet e prindërimit që promovojnë kujdestari të përgjegjshme dhe edukuese dhe mbështesin shëndetin mendor të prindërve dhe kujdestarëve, si dhe duke siguruar përkrahjen e shëndetit mendor në shkolla nëpërmjet shërbimeve cilësore dhe marrëdhënieve pozitive.
  • Thyerjen e heshtjes që rrethon sëmundjet mendore nëpërmjet trajtimit të stigmës dhe promovimit të të kuptuarit më të mirë të shëndetit mendor dhe marrjen seriozisht të përvojave të fëmijëve dhe të rinjve.

“Shëndeti mendor është pjesë e shëndetit fizik- nuk mund të vazhdojmë ta shohim ndryshe,” shprehet Fore. “Për shumë kohë, si në vendet e pasura, edhe në ato të varfrat, kemi parë se sa pak kuptohet dhe investohet për këtë element kritik të maksimizimit të potencialit të çdo fëmije. Kjo duhet të ndryshojë.”

2022/02/13

PARALAJMËRIMI IM NJË VIT MË PARË, FATKEQËSISHT, U VËRTETUA! Aktivizohet lobimi serb në Washington

Nga Frank Shkreli*


Ish-presidenti i Jugosllavisë dhe i Kroacisë, Stipe Mesiq, ka vizituar sot Mitrovicën e Veriut nën masa të rrepta të sigurisë.

 Mesiq nga veriu: Do të isha i sigurt edhe sikur të kisha ardhur vetëm, s’ka luftë

February 13, 2022

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...