Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/02/24

Putini e filloi invazionin në Ukrainë, Ballkani Perëndimor ta sulmojë Serbinë!

 


NGA: SHERIF RAMABAJA 

Nuk do të duhej lëshuar rastin: derisa despoti Putin fillon me invazion masiv drejt Kievit, Ballkani Perëndimor pa vonesë do të duhej që nga të gjitha anët ta sulmoi Serbinë.

Arsyeja është shumë e qartë, Serbia gjithnjë përpiqet që ta loz rolin e Rusisë në Ballkan.

 Ajo politikisht, me propagandë, ushtarakisht dhe me të gjitha mënyrat i kërcënon shtetet fqinje sovrane, sidomos Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Bosnjën edhe Kroacinë.

Nëse shtetet e Ballkanit perëndimor e lëshojnë këtë rast nga dora që ta disciplinojnë Serbinë njëherë e përgjithmonë, do të jetë shumë vështirë që do të përsëritej edhe njëherë një moment i tillë.Nëse Rusia do t`i përballoi sanksionet e paralajmëruara pa u dëmtuar seriozisht, Serbia pa vonesë do ta rris presionin ndaj Ballkanit Perëndimor dhe do të insistoj që ta përsëris gjestin e Rusisisë ndaj fqinjëve të vetë.

Edhe këto ditë po shihen deklaratat e Vuçiqit duke u mundur që të parashtroi kushte : nëse Ukraina e denon sulmin e Natos ndaj Serbisë, ne do ta përkrahim integritetin territorial të Ukrainës.Kush mund të bëjë deklarata të tilla, vetëm një udhëheqës serb despot ose rus, sepse dikush me mendje të shëndoshë, nuk do të sillej në atë mënyrë.

Një pushtim dhe ndarje e Serbisë nga fqinjët do të ishte zgjidhja më e mirë e cila do ta qetësonte rajonin dhe do t´i sillte popullit serb lirinë, të cilën kurr nuk e ka përjetuar as nuk e din se çështë ajo.

Një ndarje siç i ishte bërë Gjermanisë naziste nga aleatët do ta edukonte dhe do ta lironte Serbinë nga mitete, propaganda, dezinformimi dhe do ta kthjellte duke ia mësuar të vërtetën historike se kush është në të vërtetë populli serb.

Nëse nuk arrihet një aleancë e tillë ushtarake për t´i ndihmuar Serbisë dhe popullit serb, do të duhej që populli shqiptar të armatoset dhe të përgaditet për një luftë të re me Serbinë, sepse bota shumë leht mund të zhytete në kaos të vërtetë, ku secili do ta shikonte se si ta shpëtojë veten.

Putini po vërehet që është i paparashikueshëm, prandaj gjithëçka mund të pritet prej tij.

Ai për një aksion të tillë është përgaditur me vite, prandaj edhe së fundi e armatosi edhe Serbinë me të madhe.

Nga përvojat ne duhet të nxjerrim mësime. Kemi pësuar nga luftat ballkanike, po ashtu edhe nga dy luftërat botërore, prandaj nuk do të duhej që të na përcjellin dhe përsëriten tragjeditë e tilla, prej të cilave gati sa nuk jemi shuar.



Hitleri i shekullit XXI e ka emrin Vladimir Putin!

 


NGA PROF. DR. ENVER BYTYÇI
Tanket duke hyrë në qytet, pasi presidenti rus, Vladimir Putin, autorizoi një operacion ushtarak në Ukrainën lindore, në Mariupol, 24 shkurt 2022

Sot Rusia filloi ofensivën ushtarake kundër Ukrainës. Tanke, avionë, autoblinda me dhjetëra mijë ushtarë dhe oficerë garantuan qytete e fshatra të shumtë të Ukrainës, duke shkelur në mënyrë flagrante të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së të sovranitetit të shteteve.

Vladimir Putin dëshmoi se nuk ka asgjë ndryshe nga Adolf Hitler. Ai duket se është ndjekësi më besnik i udhëheqësit të nacional-socialistëve gjermanë të viteve '30 të shekullit të kaluar. Ngjashmëritë dhe madje identitetet janë të njëjta. Sidomos në filozofinë e luftës. I vetmi dallim është se Putin ika dhënë kohë vetes më shumë sesa Hitleri. Nuk është nxituar aq shumë deri tani. Por tash po vepron me kryeneçësi dhe kokëfortësinë e Hitlerit.

Adolf Hitleri erdhi në pushtet duke shfrytëzuar padrejtësitë e Konferencës së Parisit ndaj Gjermanisë si fuqi humbëse e Luftës së Parë Botërore, më saktë ndaj Francës, e cila kishte insistuar në cenimin e integritetit territorial të Gjermanisë. Vladimir Putin erdhi në pushtet me kritikat e ashpra ndaj Perëndimit, të cilin e bën përgjegjës për shpërbërjen e ish Bashkimi Sovjetik. Shpërbërjen e BS Putin e konsideroi që në ditën e parë si president "tragjedinë më të madhe" për vendin e tij. Dhe prej këtu nisi e gjitha çfarë ka ndodhur më vonë Gjeorgjinë dhe çfarë po ndodh sot me Ukrainën në dy faza.

Hitleri erdhi në pushtet me premtimin e "bashkimit të botës gjermane" dhe rivendosjes së drejtësisë. Putin vijoi në shekullin XXI me të njëjtin premtim për "bashkimin e botës ruse", përfshirë dhe ato popuj e kombe që flasin sllavisht ose i përkasin besimit ortodoks. Ai elaboroi teza të frikshme para se të hidhej në veprim për shkëputjen e rajoneve të Gjeorgjisë, përkatësisht Abkazinë dhe Osetinë e Jugut (2008), ose të Krimesë në vitin 2014. Derisa erdhi te agresioni për aneksimin e Ukrainës.

Krimea u aneksua në mars të vitit 2014 me pretendimin se në gadishull po kryhej dhunë kundër rusëve. Ndërkohë që asgjë e tillë nuk kishte ndodhur. Putin fabrikoi asokohe gënjeshtrën se "Në Kiev dhe zonat ku banojnë rusët ishin formuar formacione nacional-socialiste (naziste) të cilat kërcënonin rusët e Ukrainës". Por as kjo nuk ishte e vërtetë. Asnjë lloj krimi nuk kishin bërë ukrainasit kundër rusëve dhe minoriteteve të tjera në vendin e tyre. Thjesht ata anuluan një ligj të Viktor Janukoviçit ku refuzohej Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit me BE-në. D.m.th shprehën vullnetin për t'u integruar në BE.

Ky vullnet i lirë i ukrainasve dhe përfaqësuesve politikë të tyre nuk i pëlqeu presidentit të Rusisë. Ai e donte Ukrainën zonë të vetën të ndikimit dhe imponimit. Ashtu siç ka sot Bjellorusinë dhe shumicën e republikave të Kaukazit. Në të kundërtën do të përdorte forcën, siç nisi ta dëshmojë që prej të hënës së shkuar, veçmas ditën e sotme. Edhe Hitleri me të tilla formula e filloi luftën. Fillimisht "mori në mbrojtje sudetët" dhe pushtoi Çekinë. Më pas nisi Luftën e Dytë Botërore me pushtimin e Polonisë.

Putin, njësoj si Hitleri, ka si tipar të tijin kërcënimin. Ndërsa Evropa e kohës së Hitlerit iu nënshtrua kërcënimeve të kancelarit gjerman, Evropa e sotme është e trembur dhe e përçarë. Polonia, Hungaria, presidenti çek dhe ai kroat, kryeministri slloven, politikanë në Sllovaki e Bullgari, shumica e politikanëve dhe e opinionit publik në Serbi, madje dhe fraksione parlamentare në Francë, në Austri, Itali e gjetkë bëjnë Kollonën e Pestë në Bashkimin Evropian dhe i japin fuqi Moskës. Këto segmente evropiane ende nuk po shohin se armët që vringëllojnë në Ukrainë do të stacionohen në vendet baltike e Detin e Veriut, në brigjet perëndimore të Detit të Zi dhe madje në brigjet lindore të Adriatikut. Atëherë bashkëpunëtorët e sotëm të Putinit do të ndjejnë dridhma përpara tij! Ish-ministrja e Jashtme e Austrisë, Karin Kneissl, e cila e ftoi para disa vitesh Putin në dasmën e saj, nuk do t'i përulet më Carit rus për ta ftuar në vallëzim, por do të zvarritet para tij!

Prandaj bota duhet të bëhet bashkë. Madje jo vetëm Evropa dhe SHBA-të, NATO dhe BE. Këto lokomotiva të politikës botërore duhet të tërheqin me vete të gjitha vendet paqedashës. Duhet vënë kriteri i qëndrimeve: - Nëse je me paqen e rendin botëror, reago, protesto dhe izoloje politikën hitleriane të Vladimir Putin. Në të kundërtën nuk mund të jetë asnjë shtet dhe vend sovran i sigurt.

Vetëm unifikimi evropian mund ta ndalë Vladimir Putin. Ndërkohë ka ardhur momenti që Gjermania të rifitojë të drejtat e plota për t'u përgatitur për mbrojtje, përfshirë dhe të drejtën e zhvillimit të arsenalit bërthamor. Nëse Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe të gjitha vendet e tjera evropiane bashkohen, atëherë Putin do të detyrohet të rikthehet në kufijtë e Rusisë dhe të respektojë të drejtën sovrane të shteteve sipas Kartës së OKB-së. Ndryshe rendi botëror do të shkatërrohet dhe bota do të ketë një fat shumë më të trishtë se ai i Luftës së Dytë Botërore!

Pas sulmeve të Rusisë mbi Ukrainën, vjen thirrja për mërgatën e Kosovës: Ndani 20% nga paga për armatosjen e ushtrisë

Sulmi mbi Ukrainën na jep leksionin më të mirë, që shqiptarët duhet të bashkohen, duhet të investohet në forcimin e Ushtrisë tonë!Mërgata duhet të ndajë, 20% nga paga që do të shkonin në fondin e Ushtrisë!Bota nga sot nuk është më si ishte, nga sot sferat e interesit kanë ndryshuar!Pa Ushtri të fortë nuk kemi shtet!

Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi nga foltorja e Kuvendit se ditën e djeshme ra teoria se me inceneratorët janë shpenzuar 430 milionë euro. Balla theksoi se Komisioni Hetimor duhet tashmë të hartojë raportin.

 

Në fjalën e tij, Balla nuk la pa sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha për të cilin deklaroi se nuk e ka hallin e asnjë shqiptari, por për t’ju kundërvënë SHBA-ve, pasi është shpallur prej tyre non grata.

Fjalimin e tij në Kuvend, Balla e quajti anti-amerikan ndërsa shtoi se ka një degradim mendor.

Asgjë prej gjithë atij mashtrimi të madh që u ngrit, nuk do qëndrojë në fund. Komisoni të hartojë raportin. E kam me njërin që ikën kur unë marr fjalën, Saliu iku. Edhe që e ka bërë për disa seanca. Ai nuk ka hallin e dibranëve. Ai ka hallin për t’ju vënë kundër SHBA. I bëj thirrje deputetëve të PD në Dibër, që bashkë me ato të PS, të mbajnë një qëndrim të përbashkët. Investimet amerikanë në Shqipëri janë strategjike. Skavica është projekt historik për pavarësinë energjitike të Shqipërisë, pavarësinë e digave”, tha Balla.

“Vdekje pushtuesve rus”/ Sali Berisha: Turp që parlamenti nuk miraton rezolutë kundër këtij agresioni, jemi vend anëtar i NATO-s

 

Ish-kryeministri Sali Berisha këtë të enjte është shprehur me tone të ashpra duke deklaruar se është “turp” që Parlamenti shqiptar nuk miraton një rezolutë kundër agresionit rus në Ukrainë.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Berisha e drejtoi gishtin nga kryeministri Edi Rama të cilin e konsideroi si një “vasal i Aleksandër Vuçiç”.

Jam këtu për të dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës si fundin e paqes në kontinentin tonë dhe fillimin e Luftës së tretë Botërore. Dënoj qëndrimin e turpshëm të këtij parlamenti, vend anëtar i NATO-s dhe nuk merr përsipër të votojë një rezolutë për të dënuar Rusinë, agresorin që është nismëtare  Luftës së Parë Botërore, iu bashkëngjit Hitlerit dhe nis tani e vetme pushtimin e një vendi të pavarur”, tha Berisha.

Ai theksoi se Shqipëria mban të njëjtin qëndrim si parlamenti i Serbisë, kjo është e turpshme dhe e paimagjinueshme.

Si mund të justifikojë këtë qëndrim ky parlament ndaj një vendi që historikisht u ka bërë shqiptarëve të këqijat më të mëdha. Kjo është dëshmi e vasalitetit të plotë ndaj Beogradit”, tha ish-kryeministri.

Sipas tij, në Ukrainë po bien bomba ndaj njerëzve të lirë e të pafajshëm, ndërsa ne nuk miratojmë një rezolutë të përbashkët ndaj këtij agresioni të pashembullt.

Kjo është histori kapitullimi dhe ka një përgjegjës, Edi Rama, vasali i Vuçiç, turp i madh. Vdekje pushtuesve rus“, tha Berisha.

Shqiptarët me misionin e OSBE-së në Ukrainë, Xhaçka: Gjashtë shqiptarë janë larguar, ndërsa 5-së të tjerë janë atje

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka këtë të enjte ka deklaruar se Shqipëria po vazhdon të koordinohet me vendet aleate në kuadër të NATO-s dhe OSBE-së, në takimet e nivelit të lartë që po përgatiten në këto organizata dhe në dialog me Bashkimin Evropian për një reagim të bashkërenduar që do të përfshijë sanksione të rënda kundër Rusisë.

Në fjalën e saj në Kuvend, Xhaçka e konsideroi pushtimin rus të Ukrainës si një sulm ndaj sigurisë evropiane që u bë flagrant sot, ku sipas saj e bën edhe më të domosdoshëm një front të bashkuar në mbrojtje të parimeve themelore që përfshijnë edhe rajonin tonë.

Shqipëria ka luajtur dhe po luan rol udhëheqës në këtë drejtim: Në rajon ne jemi jo vetëm vend anëtar i NATO-s, por dhe vend që bashkohet 100% me qëndrimet e Bashkimit Evropian  në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Shqipëria nuk është mjaftuar vetëm me fjalë dhe linjëzim politik me BE, SHBA, MB dhe vende të tjera të njëmendta: që në krye të herës i jemi bashkuar sanksioneve ekonomike që BE vendosur ndaj Rusisë, duke marrë mbi vete edhe sanksionet që Rusia ka vendosur si reagim. Dje vendosëm t’i bashkohemi deklaratës së Bashkimit Evropian që dënoi fuqishëm vendimin e Rusisë për të njohur rajonet e Donetsk dhe Luhansk, si entitete të pavarura dhe vendimin që pasoi për të dërguar trupa ruse në këto zona – deklaratë që përcaktoi se do të ketë sanksione shtesë ndaj Rusisë. Ne do të bashkohemi dhe me këto sanksione”, tha ministrja e Jashtme.

Ajo theksoi se vendi ynë ka këmbëngulur prej kohësh që në këtë kohë rishfaqeje të sulmeve ndaj sigurisë evropiane dhe të përpjekjeve për të ndërtuar sfera influence është më rëndësi vendimtare që të mos u jepen mundësi aktorëve të tretë që të luajnë një rol destabilizues në rajonin tonë.

Në mbrojtje të stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe në Evropë,  ne kemi theksuar prej kohësh dhe vazhdimisht shqetësimin për influencën destabilizues ruse në rajonin tonë dhe nevojën për t’iu kundërvënë. Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të hapur, të qartë dhe të argumentuar ndaj politikës ruse në rajon dhe më gjerë, qëndrim që përputhet me atë të ShBA dhe BE dhe që e bën këtë qëndrimi të vendit tonë të dallueshëm në rajon. Po ndjekim me vëmendje qëndrimin e vendeve të rajonit, por besojmë se edhe në këtë rast roli i Shqipërisë si një faktor i moderuar, stabilizues dhe konstruktiv do të ndihmojë në zvogëlimin e pasojave në rajon si rezultat i ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë, situatë e cila mund të riaktivizojë elemente ekstremiste apo të dhunshëm, si dhe të aktivizojë skenarë politikë destabilizues”, tha Xhaçka.

Sipas saj, si një vend anëtar i NATO-s na rritet edhe më shumë përgjegjësia për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë, duke shtuar më tej se një gjë e tillë e bën Shqipërinë edhe më të dallueshme dhe të aftë për të luajtur një rol udhëheqës në rajon.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e mbylli fjalën e saj me vëmendjen që vendi ynë i ka kushtuar qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Ukrainë, ndonëse në numër shumë të vogël dhe me familje të krijuara atje prej vitesh.

Që para 10 ditësh, MEPJ ka bërë thirrje për largim nga Ukraina, duke dhënë numrat e kontaktit të vënë në dospozicion. Që prej atëherë, Ambasada jonë në Varshavë dhe Drejtoria Konsullore në MEPJ kanë qenë në kontakt me këta qytetarë shqiptarë. Deri më sot ata nuk kanë kërkuar asistencë për largim nga Ukraina. Vetëm sot, 3 qytetarë kanë kërkuar asistencë, pasi kanë prerë biletë avioni dhe fluturimet janë anulluar. U kemi sugjeruar kalimin me rrugë tokësore në kufirin me Poloninë ose Rumaninë dhe ambasadat tona në këto dy vende janë të gatshme për t’i pritur dhe asistuar”, tha Xhaçka.

Sipas saj, sa i përket shtetasve shqiptarë në Misionin e OSBE-së në Ukrainë; prej 11 të punësuarve në këtë Mision, 6 janë larguar dhe 5 të tjerë janë në Ukrainë. “Jemi në kontakt me OSBE për zbatimin e Planit te evakuimit dhe kemi kontakt të vazhdueshëm për secilin prej të sekonduarve”, tha ministrja Xhaçka.

Rrëzohet helikopteri rus pranë Kievit

 

Një video e një helikopteri ushtarak rus të rrëzuar gjatë luftimeve në aeroportin Hostomel, afër Kievit, është verifikuar nga BBC, por burimi i videos nuk dihet.

Komandanti i përgjithshëm ukrainas, gjeneral-lejtnant Valerii Zaluzhnyi ka konfirmuar se ushtria po lufton forcat ruse për kontrollin e aeroportit në rajonin e Kievit, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Hostomel është aeroporti më i rëndësishëm ndërkombëtar i mallrave në Ukrainë, si dhe një bazë ajrore kryesore ushtarake.


1/6

BURIMI : Top Channel

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...