Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/02/24

Vladimir Putin po shqyrton njohjen e pavarësisë së rajoneve Donjeck dhe Luhansk të Ukrainës. Ai nuk sheh më shanse për Marrëveshjet e Minskut.

 

President Putin

Presidenti rus Vladimir Putin mendon se marrëveshja e paqes për Ukrainën lindore nuk ka më asnjë shans për t'u zbatuar. Pas një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Moskë, ai deklaroi se nuk kishte më perspektivë për marrëveshjen e Minskut.

"Na është krijuar bindja se nuk ka perspektivë" për marrëveshjet, tha Putini. Në Marrëveshjet e Minskut, të negociuara nga Gjermania dhe Franca në 2014 dhe 2015 dhe të rëna dakord bashkërisht me Ukrainën dhe Rusinë, palët në konflikt në Ukrainën lindore u zotuan të ndërmarrin disa hapa për të arritur një zgjidhje paqësore të konfliktit.

Ministri rus i Mbrojtjes Schoigu tha se Ukraina kishte mbledhur trupa të konsiderueshme në linjën e kontaktit. Ai dyshon se Kievi dëshiron të ripushtojë territoret e pushtuara nga separatistët prorusë.

Më parë, Rusia kishte raportuar për disa incidente ushtarake. Kishte folur për shkatërrimin e një poste kufitare nga granatat ukrainase. Përveç kësaj, thuhet se janë vrarë pesë "diversantë" ukrainas. Kievi i ka mohuar të dyja incidentet.

Ukraine | Konflikt in der Ostukraine

Veç kësaj, sipas informacioneve të disa mediave, Presidenti rus Vladimir Putin planifikon të njohë pavarësinë e rajoneve ukrainase të Donjeckut dhe Luhanskut. Kreu i Kremlinit ia bëri të ditur këtë të hënën këshillit të tij të sigurisë. Ai do të marrë një vendim për këtë sot.  Vladimir Putini tha të hënën se Rusia po shqyrtonte njohjen e pavarësisë së dy rajoneve të Ukrainës, por jo duke i aneksuar dhe duke i shtuar ato zyrtarisht në territor.

Në takimin e gjatë televiziv të  Këshillit të Sigurisë së Rusisë, pjesëmarrësit mbështetën njohjen e pavarësisë së të vetëshpallurve Republika Popullore e Donjeckut dhe Republika Popullore e Luhanskut.

Separatistët bëjnë thirrje për ndihmë

Këtij vendimi i parapriu një apel nga separatistët prorusë në Ukrainën lindore. "Unë ju lutem që të njihni sovranitetin dhe pavarësinë e Republikës Popullore të Luhanskut", tha të hënën lideri rebel i Luhanskuit, Leonid Paseçnik në një video-mesazh të transmetuar nga televizioni rus. Kësaj kërkese i është bashkuar edhe lideri separatist i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, Denis Pushilin. Më tej ai i bëri thirrje Moskës që të lidhë një traktat miqësie dhe ndihmë ushtarake me "Republikën Popullore".

Kështu Rusia mund të vendosë mijëra ushtarë atje, si në rajonet e veçanta të Gjeorgjisë, Osetisë Jugore dhe Abkazisë.

Në Ukrainën lindore, miliciët prorusë luftojnë kundër ushtrisë ukrainase që nga viti 2014.

Të premten, separatistët e republikave të vetëshpallura popullore të Donetskut dhe Luhanskut u bënë thirrje civilëve nga zonat që ata kontrollojnë të shkojnë në Rusi. Të shtunën në mëngjes, ata urdhëruan një "mobilizim të përgjithshëm".

Arroganca e Rusisë ndaj Perëndimit

 

Njohja e territoreve separatiste nga Putini shuan gjasat për samite diplomatike. BE dhe SHBA reagojnë me sanksione ndaj lëvizjes së fundit nga Moska.

    
Russland Präsident Putin Dekret zu abtrünnigen Regionen in Ost-Ukraine

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i njohu dy rajonet e pretenduara prej separatistëve në lindje të Ukrainës – duke kaluar kësisoj vijën e kuqe, sipas këndvështrimit të Bashkimit Europian (BE) dhe NATO-s. Pasi Putini nënshkroi dekretin për njohjen si „Republika Popullore" të rajoneve „Donjeck" dhe „Luhansk" duke e deklaruar këtë në një fjalim në televizion, në mbrëmje BE deklaroi në Bruksel vendosjen e sanksioneve të reja ndaj personave dhe institucioneve ruse.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, dhe presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, deklaruan, se Putini me këtë hap shkel të drejtën ndërkombëtare dhe Marrëveshjen e Minskut, që parashikonte procesin e paqes mes Ukrainës dhe separatistëve. "Unioni do të reagojë me sanksione kundër të gjithëve, që janë të përfshirë në kërë vepër ilegale", thuhet në një deklaratë të krerëve të BE-së. Se çfarë sanksionesh saktësisht do të vendosen, kjo ende nuk u komunikua. Për këtë do të vendosin ambasadorët e përhershëm të vendeve anëtare në Bruksel ose Këshilli i Ministrave.

Një samit nuk ka gjasë të zhvillohet

Me këtë janë zbehur shanset për zgjidhje diplomatike, për të cilën deri të dielën (20.02) dukej se ende kishte një fije shprese. I ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, deklaroi pas një mbledhjeje që zgjati dhjetë orë në Bruksel me ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare, se ai nuk beson se mund të zhvillohet samiti i parashikuar mes presidentit të SHBA-së dhe atij të Rusisë.

Presidenti francez Emmanuel Macron të dielën (20.02) bisedoi për tri orë në telefon me Vladimir Putinin dhe më pas deklaroi, se ka mundësi për një samit dhe zgjidhje diplomatike të krizës. Nga Kremlini të hënën në mëngjes u tha, se ende nuk ka një plan konkret për një samit. Ministri i Jashtëm i SHBA-së, Anthony Blinken dhe homologu i tij rus, Sergej Lavrov, të enjten ranë dakord për një takim të nivelit të lartë në Gjenevë. Tani nuk ka shpresë as për këtë takim. Përpara një muaji Blinken dhe Lavrov u takuan në Gjenevë, por nuk arritën asnjë rezultat nga bisedimet.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, i cili ishte i ftuar sërish në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, e pati përshëndetur idenë e këtij samiti. Ai tha, se homologu i tij nga SHBA i pati siguruar, që vendimet nuk do të merren duke anashkaluar Ukrainën. Franca, Gjermania dhe Ukraina patën iniciuar rigjallërimin e formatit të Nordmandisë.

Treffen der EU-Außenminister

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock me homologun nga Polonia Zbiegniev Rau dhe të ngarkuarin e BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrel në Bruksel

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock gjatë takimit të ministrave të Jashtëm në Bruksel siguroi, se „ne nuk flasim për Ukrainën, por me Ukrainën". Ne do të përpiqemi me të gjitha mundësitë. "Për këtë arsye telefonojmë papushim me kolegun tonë rus." Ministrja e Jashtme Baerbock bëri të qartë se, me Rusinë mund të flasim për më shumë transparencë, stërvitje ushtarake dhe interesa sigurie, por jo për parimet e marrëveshjeve europiane. Këto marrëveshje përcaktojnë, që secili vend mund të zgjedhë vet se në çfarë aleance do të anëtarësohet, edhe Ukraina ose të tjera ish-republika sovjetike. Baerbock i kërkoi qeverisë ruse direkt: "Kthehuni në tryezën e bisedimeve! Ne po ju presim."

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, në intervistë për DW, u shpreh, që tani BE-ja duhet ta përshpejtojë afrimin e Ukrainës drejt antarësimit. Nëse mbyllet porta e NATO-s, atëherë duhet të hapet edhe më shumë porta e BE-së. "Unë do ta mbështesja, nëse Ukraina merr një sinjal më të fortë europian, një përgjigje më të fortë europiane", tha Kallas.

Diplomacia vazhdon

Megjithatë edhe njohja e Luhanskit dhe Donjeckut ose një ndërhyrje ushtarake nuk do të thonin fundi i diplomacisë, mendon ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis. "Ne nuk duam luftë", tha ai, „portat për diplomaci asnjëherë nuk janë të mbyllura. Edhe nëse bëhet luftë, ka gjithmonë një mundësi për kontakte. Por agresori duhet të tregojë, se është i gatshëm për t'u tërhequr."

Volodymyr Zelenskyj përjashton lëshimet territoriale

 Pasi Rusia njohu pavarësinë e republikave të vetëshpallura Donjeck dhe Luhansk, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyj pret ndihmë "të efektshme" nga Perëndimi. Por Ukraina do t'i përmbahet rrugës diplomatike, tha ai.

    
Screenshot Youtube Rede von ukrainischen Präsident Wolodymyr Selenskij

Pas njohjes së pavarësisë të territoreve separatiste në Ukrainën Lindore nga ana e Rusisë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyj përjashton çdo lëshim territorial. "Kufijtë ndërkombëtarë të Ukrainës mbeten në fuqi pavarësisht deklarave ruse. Ne nuk do t'i dhurojmë askujt diçka", tha Zelenskyj në orët e para të mëngjesit të së martës, (22.02.) në një fjalim drejtuar kombit.

Kush është miku i vërtetë?

Ai dënoi shkeljen e sovranitetit të vendit të tij nga ana e Moskës. Ukraina pret një mbështetje "të qartë" dhe të "efektshme" të perëndimit, tha Zelenskyj. Tani do të tregohet se kush është "një mik i vërtetë dhe partner", dhe kush edhe më tej do ta frikësojë Rusinë vetëm me fjalë. Kievi ka vetëm një ëndërr: paqe në Ukrainë. 44 vjeçari theksoi, se Ukraina do t'i qëndrojë besnike rrugës diplomatike. Ai ka thirrrur një samit urgjent të formatit të Normandisë. Ukraina edhe më tej është për paqen dhe diplomacinë. Por ai theksoi se "ne nuk kemi frikë nga asgjë dhe askush".

Presidenti Putin kishte urdhëruar të hënën dërgimin e trupave ruse në Ukrainën Lindore. Ushtria do të përpiqet në rajonet separatiste për sigurimin e "paqes" thuhet, në një dekret të Ministrisë së Mbrojtjes ruse. Më parë Putin kishte njohur pavarësinë e republikave të vëtëquajtura "Republika popullore" Donjeck dhe Luhansk.

Putin i deklaroi të dështuara ujditë e Marrëveshjes së Minskut. Ai kërkoi nga Ukraina pushimin "e menjëhershëm" të aktiviteteve ushtarake në Lindje të vendit. Ndryshe Kievi do të mbajë "përgjegjësinë e plotë për vazhdimin e mundshëm të gjakderdhjes." Ai akuzoi sërish Kievin për "gjenocid" ndaj popullatës ruse dhe se kërkon të ketë qasje tek armët atomike.

Ukraine Donezk | Russland erkennt Unabhängigkeit von Separatistengebieten an

Festime në Donjeck pas vendimit rus

Një reporter i agjencisë Reuters ka thënë, se në natën e së martës në Donjeck, janë parë kolona me automjete ushtarake. Të paktën ka 7 tanke në qytet pa shenja identifikuese.

SHBA po reagon e përmbajtur. "Ne do të vëzhgojmë dhe do të vlerësojmë, se çfarë do të bëjë Rusia në orët e ardhshme", tha një përfaqësues i qeverisë në Uashington. Ushtarë rusë gjenden prej vitesh në rajonin e Donbasit, megjithëse Moska e hedh poshtë këtë. "Nëse në Donbas hyjnë ushtarë rusë, ky nuk është ndonjë hap i ri. Rusia ka pasur në tetë vitet e fundit forca në rajonin e Donbasit." Ka mundësi që ushtarët do mund të dalin "më hapur".

Perëndimi e dënoi megjithatë njëzëri njohjen e pavarësisë së "republikave popullore" nga Rusia. SHBA, Franca e Gjermania bënë të ditur se do të reagojnë në ujdi me njëra-tjetrën. Pavarësisht kësaj, presidenti Biden vendosi sanksionet e para, siç bëri të ditur zëdhënësja, Jen Psaki. Kështu janë ndaluar bizneset me njërën ose të dy territoret separatiste që Rusia i ka njohur si të pavarura.

Biden, kancelari gjerman, Scholz dhe Macron janë të mendimit, se veprimi i Kremlinit është "shkelje e qartë e marrëvëshjes së Minskut", bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit. Kurse hapat që do të marrë BE do të bëhen të ditura gjatë së martës.

USA | UN Sicherheitsrat zur Ukraine

Këshilli i Sigurimit konsultohet për Rusinë

Me shkallëzimin e situatës në Ukrainë u mor edhe Këshilli i Sigurimit në Nju Jork. Gjermania mori pjesë me ambasadoren Antje Leendertse, e cila deklaroi, se do të marrim së bashku me aleatët masa të vendosura dhe të duhura, për të reaguar ndaj shkeljes së të drejtës ndërkombëtare nga ana e Rusisë. Ambasadorja amerikane në Këshillin e Sigurimit, Linda Thomas-Greenfield e cilësoi urdhrin për dërgimin e trupave ruse në rajonet e Ukrainës Lindore si një hap të parë për marshimin e plotë. "Ju i quani ato trupa të paqes", tha ajo, por kjo "është totalisht e pakuptimtë"- Putin ëndërron për perandorinë ruse, tha ambasadorja. Shumica e vendeve anëtare të KS, e kritikuan ashpër Rusinë. Ambasadori rus në KS, Vasili Nebensia u shpreh, se vendi i tij mbetet i hapur për zgjidhjen diplomatike.  Moska nuk do të lejojë "një gjakderdhje të re" në Donbas, tha ai, duke pasur parasysh me gjasë sulme të trupave ukrainase.

Kina nuk i dënoi hapat e Rusisë, por u bëri thirrje të gjitha palëve të "vetëpërmbahen". Ambasadori kinez, Zhang Jun tha se palët duhet të mënjanojnë veprime që "tensionojnë situatën".

Sundimtari në Kremlin mohon pavarësinë e Ukrainës dhe dërgon trupa në Donjeck dhe Luhansk. Nëse Evropa e lejon këtë, një luftë e madhe është e pashmangshme, beson Frank Hofmann.

    

Russland | Vladimir Putin

Tani gjithçka po ndodh shumë shpejt: trupat ruse pushtojnë një pjesë të vendit të dytë më të madh në Evropë. Me shenja zyrtare të dukshme, e jo fshehtë, siç kanë qenë tetë vitet e fundit, apo si "burra të gjelbër" anonimë në Krime. Jo. Vladimir Putin dërgon tani trupa zyrtare për të pushtuar një shtet të pavarur evropian që është anëtar i OKB-së - Ukrainën.

Kjo është një tjetër shkelje e ligjit ndërkombëtar. Si shumë të tjerë më parë. Kjo është një shkelje e Memorandumit të KSBE-së të Budapestit të vitit 1994, pas të cilit Ukraina dorëzoi vullnetarisht armët e saj bërthamore. Në këmbim, nënshkruesit Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA morën përsipër të respektojnë sovranitetin dhe kufijtë ekzistues të Ukrainës.

Fakti që ndërhyrja e fundit ruse në Ukrainë po shkel këtë marrëveshje duhet të jetë një thirrje zgjimi për pikëpamjen e përhapur, veçanërisht në Gjermani, se ai, Putini, nuk mendon kështu. Po, ai mendon pikërisht kështu! Këtë e kuptojnë edhe aktivistët e të drejtave civile nga ish-RDGJ, ashtu siç edhe mendohet - si një deklaratë lufte.

Gjendja e ndërlikuar për shtetet fqinje

Russland Präsident Putin Dekret zu abtrünnigen Regionen in Ost-Ukraine

Të hënën, Vladimir Putin, i veshur rastësisht me një kravatë të pjerrët dhe me të dyja duart në tryezë, i deklaroi popullit të tij dhe Evropës me gjithë seriozitet: "Ukraina nuk është vetëm një vend fqinj. Ajo është një pjesë integrale e historisë, kulturës dhe shpirtit tonë në vazhdimësi."

Vazhdimësia shpirtërore? Për ata që nuk janë të informuar, çështja është se "Rusi i Kievit", të cilit i referohet Rusia e sotme nacionaliste, e vendos origjinën e tij mitike në Lavra, në manastirin e shpellës së Kievit.

Në këtë fjalim televiziv, njeriu i Kremlinit e hoqi maskën tërësisht. Asgjë nuk ka mbetur nga koha kur Vladimir Putin frymëzonte deputetët gjermanë në Bundestag dhe zgjonte shpresat se mund të mbinte diçka e re dhe të krijohej një Rusi e re. Këtë mbrëmje, i njëjti Vladimir Putini rrinte ulur në Kremlin, ashtu siç ka qenë gjithmonë: një çekist, fëmijë i organizatës së tij, KGB-së.

Ish-agjenti gati 70-vjeçar, dikur i stacionuar në Dresden të Gjermanisë, i ulur pranë një tavoline të errët, ngriti duart për të bërë thonjëza: "Pasardhësit mirënjohës," siç tha, "i kanë shembur monumentet e Leninit në Ukrainë dhe këtë e quajnë dekomunizim."

Ukraine Konflikt - Anerkennung von Donezk durch Russland

Festime në Donjeck pas njohjes së pavarësisë nga Rusia

Këtu duhet kuptuar se pas revolucionit pro-evropian në Maidan në vitin 2014, nacionalistët ukrainas, si dhe aktivistët dhe artistët e të drejtave civile, përdorën termin "dekomunizim" në Ukrainë për të përshkruar rrugën e tyre "drejt Evropës".

Në Kiev dhe shumë qytete të tjera të Ukrainës, ndodhi ajo që kishte ndodhur më parë në qytetet e RDGJ-së, pas rënies së Murit të Berlinit: monumentet e Leninit u shkatërruan - si shenjë ndryshimi. Pasoi një proces i hapur i përballjes kritike me të kaluarën. Pra, procesi i një shoqërie të hapur - në një vend post-sovjetik, në Ukrainë.

Kjo nuk i pëlqen njeriut në Kremlin, njeriut të cilit Rusinë e viteve të Jelcinit e shndërroi në një strukturë ekonomike të oligarkisë së KGB-së, të bazuar në naftë dhe gaz. Kjo është e kuptueshme nga botëkuptimi i thjeshtë i Putinit. Ky njeri nuk ka të bëjë fare me kuptimin evropian se si trajtohet politika, kultura dhe reflektimi shoqëror.

Russland Präsident Putin Dekret zu abtrünnigen Regionen in Ost-Ukraine

Ndaloni krimin e Putinit

Me Revolucionin Portokalli të vitit 2004, Ukraina hyri në një rrugë me shumë pengesa. Në vitin 2013, filluan protestat në Maidan të Kievit, si kundërpërgjigje ndaj refuzimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE-në, nga qeveria pro-Kremlinit e Janukoviçit. Ai ishte sundimtari i dytë post-sovjetik që u dëbua nga ukrainasit.

Ata do ta bëjnë këtë përsëri, sepse e dinë se kjo është e mundur.

Evropa tani ka dy zgjidhje: të ndalojë krimet e Putinit ose të jetë bashkëfajtore për një luftë të madhe, e cila ende mund të shmanget. Por çdo zgjidhje që tani i lejon Putinit t'i pushtojë zonat rebele të Donjeck dhe Luhansk, përsëri mbillet fara e një lufte kundër Ukrainës. Ndaj kjo nuk është zgjidhje.

Gjermania demokratike si pjesë e Bashkimit Evropian, mban përgjegjësinë më të madhe. Kjo sepse ishin ushtarët gjermanë, ata të cilët në emër të Hitlerit pushtuan fillimisht Poloninë, pastaj Ukrainën dhe Bjellorusinë.

Njohja prej Rusisë e territoreve të separatistëve në lindje të Ukrainës ka alarmuar SHBA-në. Presidenti Joe Biden deklaroi raundin e parë të sanksioneve.


Joe Biden verkündet Sanktionen gegen Russland

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, bën fjalë për një „invazion" dhe deklaroi sanksionet ndaj Rusisë, duke reguar me fjalë të qarta ndaj zhvillimeve në lindje të Ukrainës. Njohja prej Moskës e të vetëshpallurave „Republika Popullore" Luhans dhe Donjeck dhe dërgimi i planifikuar i trupave ruse në territoret lindore të Ukrainës është „fillimi i një invazioni" në Ukrainë", tha Biden duke nënvizuar: „Ne vazhdojmë të besojmë që Rusia është e gatshme të vazhdojë më tej dhe të nisë me një goditje masive ushtarake ndaj Ukrainës", tha Biden gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë.

Biden vuri në duke ndihma të mëtejshme ushtarake dhe zhvendosje trupash. "SHBA ndërkohë do të vazhdojë t'i japë ndihma mbrojtjeje Ukrainës dhe ne do të vazhdojmë me forcimin e aleatëve tanë në NATO." Biden tha, se ka miratuar lëvizje shtesë të forcave dhe mjeteve ushtarake të SHBA-së, që janë të dislokuara në Europë. Njëkohësisht preisdenti i SHBA-së theksoi, se vendi i tij dhe aleatët perëndimorë vazhdojnë të jenë të gatshëm për „diplomaci". „Ka ende kohë për të shmangur skenarin më të keq, që do t'u shkaktonte vujajtje të pamasë miliona njerëzve."

Biden deklaroi gjithashtu raundin e parë të sanksioneve. Qeveria ruse do të „izolohet prej financimeve perëndimore". Konkretisht Biden përmendi sanksionet kundër dy bankave të mëdha, që bëjnë tregti me bonot ruse të thesarit si dhe ndaj mbështetësve të presidentit rus dhe familjeve të tyre. Nëse qeveria në Moskë vazhdon kursin e saj agresiv, kërcënojnë sanksione edhe më të ashpra nga SHBA.

Rrënjët e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës janë të thella. Në thelb Moska nuk pranon pavarësinë e Kievit.


    
Wintermanöver in Russland

Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë një parahistori, që arrin deri në Mesjetë. Të dy vendet kanë rrënjë të përbashkëta në shtetin sllavo-lindor Perandoria Kiev, ndaj presidenti i Rusisë Valdimir Putin sot preferon të bëjë fjalë për "një popull". Në të vërtetë rrugët e të dy kombeve prej shekujsh kanë qenë të ndara, u krijuan dy gjuhë dhe dy kultura - ngushtësisht të familjarizuara e megjithatë të ndryshme. Ndërsa Rusia politikisht u zhvillua në perandori, Ukraina nuk ia doli që të ndërtojë shtetin e vet. Në shekullin e 17 territore të mëdha të Ukrainës së sotme ishin pjesë e perandorisë ruse. Pas shpërbërjes së saj më 1917 Ukraina për një kohë të shkurtër u bë e pavarur, derisa Rusia sovjetike e ripushtoi atë ushtarakisht.

Në dhjetor 1991 Ukraina bashkë me Rusinë dhe Bjellorusinë bënte pjesë ndër tri republikat si motra, që vulosën shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Moska donte ta ruante influencën e saj dhe e konsideroi themelimin e Bashkësisë së Shteteteve të Pavarura (GUS) si një instrument për qëllimin e saj. Kremlini besonte edhe, se vendi fqinj përmes furnizimeve të leverdisshme me gaz mund ta mbante të lidhur këtë bashkësi me Rusinë. Por ndodhi ndryshe. Ndërsa Rusia dhe Bjellorusia krijuan një aleancë të ngushtë, Ukraina gjithnjë e më shumë orientohej nga Perëndimi.

Kasachstan | Gründung der GUS in Alma Ata

Themelimi i GUS në Alma Ata - Boris Jelcin me presidentin ukrainas Leonid Kravtshuk, (majsta) atë të Kazakistanit, Nursultan Nasarbajev dhe presidentin bjellorus, Stanislav Shushjevitc, 21.12.1991

Kjo gjë e irritoi Kremlinin, por megjithatë deri në vitet 1990 nuk pati konflikt. Moska dukej e qetë, sepse Perëndimi nuk donte ta integronte Ukrainën. Rusia vet ishte dobësuar ekonomikisht dhe e preokupuar me luftën në Çeçeni. Në vitin 1997 me nënshkrimin e të ashtuquajturës "marrëveshja e madhe" Rusia njohu kufijtë e Ukrainës duke përfshirë edhe gadishullin e banuar me shumicë nga rusë etnik.

Krisjet e para në miqësinë post-sovjetike

Nën presidentin Putin u krijua kriza e parë e madhe diplomatike mes Moskës dhe Kievit. Në vjeshtën 2003 Rusia papritur filloi të ndërtojë në ngushticën e Kerçit një digë në drejtim të ishullit ukrainas Kosa Tusla. Kievi e konsideroi këtë si një përpjekje për ripërkufizimin e kufirit. Konflikti u përshkallëzua dhe u zgjidh vetëm pas një takimi personalisht mes dy presidentëve. Ndërtimi u ndalua, por miqësia e shpallur midis dy vendeve pësoi krisje.

Në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë më 2004 Rusia mbështeti masivisht kandidatin pro-rus Viktor Janukoviç. Por "revolucioni portokalli" e pengoi fitoren e manipuluar, zgjedhjet i fitoi politikani pro-perëndimor Viktor Jushenko. Gjatë mandatit të tij Rusia dy herë i ndërpreu furnizimet me gaz në Ukrainë më 2006 dhe 2009. Furnizimet e tranzitit për në BE u ndërprenë.

Më 2008 ish-presidenti i SHBA-së George Bush, u përpoq t'i afronte në NATO Ukrainën dhe Gjerogjinë duke i pranuar në një program zyrtar përgatitor. Putini protestoi. Moska atëherë bëri të qartë, se pavarësia e Ukrainës nuk është pranuar tërësisht. Gjermania dhe Franca e penguan nismën e Bushit. Në samitin e NATO-s në Bukuresht Ukrainës dhe Gjeorgjisë iu dha një perspektivë antarësimi, por pa përcaktuar një datë.

NATO-Gipfel in Bukarest (2008)

Vladimir Putin, samiti i NATO-s, 2008, Bukuresht

Meqënëse me NATO-n nuk funksionoi shpejt, Ukraina u përpoq ta shtynte përpara lidhjen me Perëndimin përmes marrëveshjes së asociimit me BE-në. Në verën e vitit 2013, pak muaj para nënshkrimit, Moska ushtroi presion masiv ekonomik ndaj Kievit dhe i pengoi importet ukrainase. Në këtë sfond qeveria e ish-presidentit Janukoviç, që kishte fituar zgjedhjet më 2010, e pezulloi marrëveshjen e negociuar për nënshkrim. Janukoviç, shkaktoi me këtë protesta, që në shkurt 2014 çuan në arratisjen e tij në Rusi.

Aneksimi i Krimesë pikë kthese

Kremlini e shfrytëzoi vakuumin e pushtetit në Kiev për të aneksuar në mars 2014 Krimenë. Ishte një pikë kthese, fillimi i një lufte të pashpallur. Njëkohësisht forcat paraushtarake ruse në rajonin e minierave të qymyrit në Donbas filluan të mobilizohen për kryengritje. U shpallën "republikat Popullore" në Donjeck dhe Luhansk - me rusët në krye. Qeveria në Kiev priti deri pas zgjedhjeve presidenciale në maj 2014 përpara se të niste një ofensivë të madhe ushtarake, që e quajti "mobilizim anti-terror".

Russland Moskau | Konzert anlässlich des Jahrestages von Krim-Annexion

18.03.2021, koncert në përvjetorin e aneksimit të Krimesë (18.03.2021)

Në qershor 2014 u takuan për herë të parë presidenti i sapozgjedhur i Ukrainës Petro Poroshenko dhe Putin me ndërmjetësimin gjerman dhe francez në ceremoninë me rastin e 70 vjetorit të D-Days, dita e zbarkimit të forcave aleate që i dhan fund Luftës së Dytë Botërore, në Normandi. Me këtë mori jetë i ashtuquajturi formati i Normandisë.

Asokohe ushtria ukrainase mundi t'i sprapsë separatistët, por në fund të gushtit Rusia sipas këndvështrimit të Kievit ndërhyri në masë ushtarakisht. Moska e hedh poshtë këtë. Njësitë ukrainase në Ilovajsk, një qytezë në lindje të Donjeckut, pësuan humbje. Ishte një pikë kthesë. Lufta në front të gjerë përfundoi në shtator me nënshkrimin e armëpushimit në Minsk.

Ukraine Kiew Besuch US-Außenminister Blinken mit Präsident Selenskyj

Blinken me presidentin ukrainas, Selenskyj 19.01.2022

Pas kësaj nisi lufta e llogoreve, që vazhdon edhe sot. Në fillim të vitit 2015 separatistët sërish dolën në ofensivë dhe sërish sipas Kievit ushtria ruse hyri në veprim duke mos përdorur simbolet e saj. Edhe këtë Moska e përgënjeshtron. Forcat e armatosura ukrainase pësuan një humbje të dytë, kësaj here në qytetin e rëndësishëm strategjik Debalzeve, prej nga u detyruan të largohen menjëherë. Asokohe me ndërmjetësimin perëndimor në raundin Minsk-2 u ra dakord për një marrëveshje, që edhe sot shërben si bazë e përpjekjeve për paqen por që nuk është realizuar.

Së fundi në vjeshtë 2019 ka pasur një rreze shpese. Atëhere u arrit që trupat respektivisht të tërhiqeshin nga disa pozicione prej vijës ndarëse. Por qysh nga samiti i Normandisë në Paris në dhjetor 2019 nuk ka pasur më asnjë takim. Putini nuk do tani për tani ta takojë personalisht presidentin ukrainas Volodymyr Selenskyj, sepse nga këndvështrimi i Rusisë ai nuk po i zbaton marrëveshjet e Minskut. Që nga dhjetori 2021 presidenti i Rusisë, Putin, i kërkon hapur SHBA-së që Ukraina të mos hyjë asnjëherë në NATO dhe të mos marrë ndihma ushtarake. NATO e ka hedhur poshtë këtë kërkesë.

Eksperti britanik Richard Caplan , tregon a guxon Serbia të ndërhyjë në veri të Kosovës - Ky është ankthi i Qeverisë Kurti

 Intervistë me ekspertin e politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit, Richard Caplan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, nuk do ta braktisin idenë e formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, përkundër refuzimit nga Qeveria e Kosovës dhe partive politike në vend.

Kështu ka deklaruar eksperti i politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit Richard Caplan, në një intervistë ekskluzive për gazetën "Bota sot". Ai thotë se asociacioni me kompetenca ekzekutive, është shkak për ankth për Qeverinë e Kosovës.

Profesori ka folur edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, duke thënë se ajo rrezikon ta hapë Kutinë e Pandorës dhe të shkaktojë presione diku tjetër në Evropë për t’i rivizatuar hartat përgjatë vijave etnike.

Image
Richard Caplan

Caplan në këtë intervistë e ka komentuar edhe situatën në Ukrainë dhe qëllimin e vërtetë të presidentit rus Vladimir Putinit.

Intervista e plotë:

“Bota sot”: Si e shihni udhëheqjen e procesit të dialogut nga kryeministri Kurti përballë një presidenti serb (Aleksandar Vuçiqit), i cili jo rrallë e përdor retorikën luftënxitëse ndaj Kosovës?

Richard Caplan: Kurti dhe Vuçiqi, që të dy po bëjnë atë që bëjnë politikanët – ata po u bëjnë thirrje bazave të tyre të mbështetjes me gjuhë që don ta ruajë mbështetjen e vet. Megjithatë, ata duhet ta gjejnë një mënyrë për të dalë nga ngërçi i vazhdueshëm. Udhëheqja e vërtetë do të kërkonte krijimin e një narrative të re për zonat e tyre përkatëse bazuar në një kompromis që do t'i lejonte Serbisë dhe Kosovës të ecnin përpara së bashku.

“Bota sot”: Presioni ndaj Kosovës për asociacioninin, duket se po shtohet dhe kjo u pa edhe në vizitën e fundit të emisarëve, të SHBA-së dhe të BE-së në Kosovë. A mendoni se Kosova do të dorëzohet përball kompromisit të dhimbshëm?

Richard Caplan: Nuk shoh asnjë dëshmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Bashkimi Evropian do ta braktisin idenë e asociacionit/bashkësisë së komunave me shumicë serbe, e cila ishte paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të nënshkruar nga Serbia dhe Kosova në vitin 2013. Qeveria e Kosovës dhe partitë politike të Kosovës mund të vazhdojnë ta refuzojnë këtë veçori të Marrëveshjes së Brukselit, por mendoj se nuk ka gjasa që SHBA-ja dhe BE-ja të tërhiqen.

“Bota sot”: Si të gjendet një model (jo me kompetenca ekzekutive) për asociacionin e komunave me shumicë serbe, të cilin do ta pranonte edhe Beogradi?

Richard Caplan: Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka bërë thirrje për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive. Ky është një zgjerim i pajustifikuar dhe i paligjshëm i kompetencave të asociacionit të propozuar. Kuptohet se është shkak për ankth nga Qeveria e Kosovës.

“Bota sot”: Politikanë opozitarë në Kosovë nga PDK-ja e kanë përmendur kohëve të fundit idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. A po rikthehet kjo ide në tryezën e diskutimeve?

Richard Caplan: Ideja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – nganjëherë referuar si “korrigjim kufiri” – është transmetuar shumë herë gjatë viteve. Ajo është kundërshtuar nga liderët evropianë, të cilët argumentojnë se ajo minon parimin e multikulturalizmit. Ata janë gjithashtu të shqetësuar se kjo ide mund ta hapë Kutinë e Pandorës dhe të shkaktojë presione diku tjetër në Evropë për të rivizatuar hartat përgjatë vijave etnike.

“Bota sot”: Si e komentoni situatën në Ukrainë, ndërsa Putini ka urdhëruar hyrjen e forcave ruse në krahinat seperatiste? A do të ketë vërtetë luftë Rusi-Ukrainë?

Richard Caplan: Ne nuk mund ta dimë se çfarë do të sjellë e ardhmja për Ukrainën. Çdo ditë që kalon, duket se po i afrohemi luftës, por është ende e mundur që të arrihet një përfundim paqësor i krizës aktuale.

“Bota sot”: Cili është qëllimi i vërtetë i presidentit rus Vladimir Putin atje?

Richard Caplan: Është e mundur të dallosh të paktën një qëllim të Presidentit Putin; Mundem vetëm të spekuloj për të tjerat. Një synim është rritja e sigurisë së Rusisë. Putin kërkon ta arrijë këtë, duke marrë zotime nga vendet anëtare të NATO-s që mos ta shtrijë anëtarësimin në Ukrainë. Edhe pse anëtarësimi në NATO për Ukrainën nuk ka qenë kurrë gjë tjetër veçse një perspektivë shumë e largët, vendet anëtare të NATO-s nuk do të heqin dorë zyrtarisht nga e drejta e Ukrainës për t'u bashkuar me Aleancën.

Ka mënyra të tjera, përmes të cilave mund të rritet siguria e Rusisë – përmes masave të kontrollit të armëve, zonave të çmilitarizuara, transparencës më të madhe, ndër të tjera – por Rusia po këmbëngul në një angazhim zyrtar nga NATO-ja për të mos e pranuar Ukrainën.

Putini pa dyshim ka synime të tjera, por këtu vetëm mund të spekuloj. Ai mund të dëshirojë të nxjerrë në skenë Perëndimin dhe të demonstrojë forcën dhe epërsinë e Rusisë. Ai mund të dëshirojë ta rivendosë Rusinë si një fuqi të madhe rajonale dhe globale. Ai mund të jetë i shqetësuar për "efektin ngjitës" të një shteti të lirë dhe të hapur në kufirin e Rusisë. Ai gjithashtu mund të dëshirojë ta largojë vëmendjen nga problemet e brendshme. Ne duhet të pyesim psikiatrin e Putinit se çfarë ka në mendjen e tij, ai!

“Bota sot”: Një konflikt i mundshëm atje, si do të ndikonte në rendin botëror, pasi vende të shumta kanë paralajmëruar sanksione të rënda ndaj Rusisë?

Richard Caplan: Ne nuk e dimë saktësisht se çfarë masash mund të marrin vendet në përgjigje të agresionit të mëtejshëm rus kundër Ukrainës, kështu që është e vështirë të vlerësojmë se cilat do të jenë efektet. Nuk ka dyshim se ato do të përfshijnë sanksione. Rusia mund të zgjedhë të hakmerret kundër sanksioneve, duke reduktuar furnizimin me gaz natyror në Evropë (Rusia siguron 32% të kërkesës për gaz të BE-së). Çmimet më të larta të gazit do t'i shtonin presionet ekzistuese inflacioniste, por unë pres që rregullimet që do t'u kërkohet të bëjnë shtetet evropiane do të jenë të tolerueshme.

Më seriozisht, agresioni rus do të minonte rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, në veçanti në parimin e integritetit territorial dhe ndalimin e përdorimit të forcës në marrëdhëniet ndërkombëtare. Tashmë aneksimi i Krimesë nga Putini dhe kërcënimi i tij i vazhdueshëm për të përdorur forcën kundër Ukrainës, përfaqëson një sulm ndaj këtyre normave themelore. Këto parime janë shkelur më parë – duke përfshirë luftën e udhëhequr nga NATO kundër Serbisë në vitin 1999 – por ato ende funksionojnë si një mburojë kundër përdorimit të pakufizuar të dhunës, si një instrument shtetformimi.

“Bota sot”: Konflikti në Ukrainë, a do të rriste apetitet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës, e cila pretendon veriun e Republikës së pavarur të Kosovës, që nga 2008?

Richard Caplan: Serbia nuk është Rusi. Ajo nuk i ka burimet e Rusisë dhe është më e varur nga Evropa për të ardhmen e saj. Serbia nuk do të dojë të rrezikojë marrëdhëniet e saj me Evropën, duke kërkuar të afirmojë veten ushtarakisht në veriun e Kosovës

 





Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...