Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/02/24

Avioni rus shpërthen në ajër, Ukraina: E goditëm ne! Kemi shkatërruar 6 deri tani

 

Ky imazh i publikuar nga disa media ukrainase, tregon një avion rus që shpërthen në ajër. Sipas mediave ukrainase , avioni rus është qëlluar nga ushtria e Ukrainës.

Forcat e armatosura të Ukrainës tani pretendojnë se kanë shkatërruar 6 avionë dhe 2 helikopterë. Gjithashtu u luftua sulmi në Schastia, gjatë të cilit me sa duket u shkatërruan 2 tanke dhe “rreth 50 pushtues rusë u vranë”, sipas mediave ruse,.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës nga Donbasi duke shkaktuar shtatë të vrarë dhe nëntë të plagosur deri më tani.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha këtë mëngjes se Rusia nisi pushtimin e vendit të tij.
Në një postim në Twitter, Kuleba shkroi se presidenti rus, Vladimir Putin ka nisur “pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë”.

Ai tha se Ukraina do ta mbrojë veten dhe se “bota mund dhe duhet ta ndalë Putinin”.

“Qytetet paqësore të Ukrainës janë nën sulm. Kjo është një luftë agresioni”, tha Kuleba.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi tha se Rusia ka kryer sulme me raketa në infrastrukturën e Ukrainës dhe mbi rojet kufitare.

Përmes një postimi në Tëitter, ai tha se ka biseduar me aleatët perëndimorë dhe se u ka bërë thirrje atyre që ta ndihmojnë Ukrainën me mbrojtje dhe financa

Shqiptarët e Ukrainës në rrezik/ Tregon tmerrin: Duam të ikim. Burri im ka shkuar në luftë

 

Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës dhe avionët po fluturojnë mbi qytetet e mëdha. Qytetarët e Ukrainës sot u zgjuan nga zhurmat e shpërthimit të raketave.

Shqiptarja, Nely Supur, nga Ukraina thotë se lufta nisi. Së bashku me familjen Nely u shkëput nga qyteti i Odesas për të shkuar në një tjetër zonë që është në kufi me Moldavinë, me shpresën se ky kufi do të hapet dhe kështu ajo do të largohet nga vendi i familjes për të shpëtuar jetën e saj dhe të djalit.
NELLY SYUPYUR, SHQIPTARE NË UKRAINË ” U ngrita në orën 5 të mëngjesit dhe dëgjova raketat. Për këtë arsye sot erdhëm në një fshat tek të arfërmit e burrit. Këtu pranë me mua është djalim që e ka emrin Ervin. Në duam të largohemi nga Ukraina, këtu ku jam tani ndodhem afër kufirit të Moldavisë diku 200-300 km.”

Deri para të shtenave Nely ishte koreografe, ndërsa sot një qytetare Ukrainase që kërkon të shpëtoj prej luftes. E ndërsa ajo lutet për tu larguar nga ky vend, bashkëshorti i saj duhet të shkoj në luftë të përballet me ushatarët rus. Nely thotë se prej ditësh për të tërhequr para në banka duhet të qendroj në radhë me orë të tëra.

NELLY SYUPYUR, SHQIPTARE NË UKRAINË “ Për momentin në xhep kam 100 europ dhe në bankot ka shumë njërëz dhe janë boshatisur. Bashkëshorti im shkon në ushtri ai do të marë pjesë në luftë. Situata është shumë e rëndëduar. “
Teksa artisja shqiptare nga Ukrainë kërkon të largohet prej shtëpisë së saj, shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, dhe Turiqia i kanë hapur dyert për të prituar amiljen e Nelyt.

“ Dua të dalim nga Ukraina dhe të gjithë të dalim të gjallë.”

“Nëna ime më telefonoi dhe më tha se lufta ka filluar”/ Reagimet e para të ukrainasve

 

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar tha se Vladimir Putin lëshoi një valë dhune në Ukrainë.

Në kryeqytetin Kiev, njerëzit kanë ikur për të kërkuar siguri, mes frikës se forcat ruse do të sulmojnë qytetin.

Dy të rinj që po kërkojnë siguri me familjen diku tjetër në vend kanë folur për BBC.

“Unë tani do shkoj në qendër të Ukrainës, prindërit e mi jetojnë atje, dhe duket zonë më e sigurt. Nuk kam fjetur deri në 4 të mëngjesit se na kishin paralajmëruar se do kishte luftë. Por pastaj pasi më kishte zënë gjumi, nëna ime më telefonoi dhe tha se lufta ka filluar”, tha ajo.

https://www.bbc.com/news/av/world-europe-60509373

Von Der Leyen premton ‘hakmarrje’ ndaj Vlladimir Putinit dhe Rusisë

Bashkimi Evropian do ta “bëjë sa më të vështirë të jetë e mundur” për Kremlinin që të ndjekë “veprimet e tij agresive” në Ukrainë, paralajmëroi shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg dhe shefin e Këshillit Evropian, Charles Michel në Bruksel, von der Leyen tha se BE-ja “do ta mbajë Rusinë përgjegjëse për këtë shkelje të egër të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.

Shefja e BE-së tha se ajo kishte një telefonatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë së cilës ai i kërkoi asaj “çfarëdo që palët e ndryshme të interesit mund të bëjnë për ndihmë”.

BE-ja është vendosur të zbulojë një paketë të mëtejshme sanksionesh “masive” më vonë të enjten, tha ajo.

Paketa do të përfshijë “sanksione financiare që kufizojnë ashpër aksesin e Rusisë në tregjet e kapitalit” dhe “shtypin rritjen ekonomike të Rusisë”, shpjegoi ajo.

Shtylla e dytë e kësaj pakete do të kufizojë aksesin e Rusisë në “teknologjinë thelbësore”, vazhdoi von der Leyen, në një përpjekje për të “prerë industrinë ruse nga teknologjitë që nevojiten dëshpërimisht sot për të ndërtuar një të ardhme”.

“Masat tona do të dobësojnë pozicionin teknologjik të Rusisë në fushat kryesore, në fakt, nga të cilat elita fiton pjesën më të madhe të parave të saj. Dhe kjo varion nga komponentët e teknologjisë së lartë deri te softueri më i avancuar. Kjo gjithashtu do të degradojë seriozisht ekonominë ruse në të gjitha fushat në të ardhmen. ,” ajo tha.

Shefi i NATO-s: Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të mbrojtur aleatët

Më herët, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleatët nga Amerika e Veriut dhe Evropa kanë vendosur tashmë mijëra trupa të tjera në pjesën lindore të aleancës dhe kishin vendosur më shumë në gatishmëri.

“Ne kemi mbi 100 avionë në gatishmëri të lartë që mbrojnë hapësirën tonë ajrore dhe më shumë se 120 anije aleate në det nga veriu i lartë deri në Mesdhe. Ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur aleancën nga agresioni”, tha ai.

Ai ka thirrur nesër një samit virtual të liderëve të NATO-s për të trajtuar rrugën përpara.

“Rusia tani po përballet me kosto të rënda dhe pasoja të imponuara nga i gjithë komuniteti kombëtar,” tha ai.

Ai përfundoi duke thënë se liria do të mbizotërojë gjithmonë mbi shtypjen.

Presidenti francez: Sulmi rus ndaj Ukrainës është “sulmi më serioz ndaj paqes” në dekada

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se agresioni rus kundër Ukrainës përbën “sulmin më serioz ndaj paqes, ndaj stabilitetit në Evropë për dekada të tëra”, në një fjalim kombëtar të enjten.

“Duke zgjedhur luftën, presidenti Putin nuk sulmoi vetëm Ukrainën,” tha ai. “Ai ka vendosur të kryejë sulmin më serioz ndaj paqes, ndaj stabilitetit në Evropë për dekada”.

“Këto ngjarje janë një pikë kthese në historinë e Evropës dhe të vendit tonë. Ato do të kenë pasoja të qëndrueshme dhe të gjera në jetën tonë, në gjeopolitikën e kontinentit tonë.”

“Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë do të jenë në përpjesëtim me agresionin për të cilin ajo është fajtore”, tha Macron,.

Ai tha se sanksionet evropiane do të synojnë sektorin ushtarak, ekonominë dhe energjinë e Rusisë.

Të mbuluar nga gjaku, Ukrainasit qajnë pranë të dashurve të vrarë: Putin gënjeu kur tha se do mbronte civilët

 

Imazhet tronditëse vijnë nga Ukraina, duke treguar civilë të gjakosur që ecin nëpër rrugë, pavarësisht se presidenti rus Vladimir Putin pretendoi se ai shpalli luftë për të “mbrojtur civilët” pasi urdhëroi një pushtim të plotë këtë mëngjes.

Rusia nisi sot sulme të njëkohshme që vijnë nga jugu, lindja dhe veriu, nga toka dhe nga ajri, duke vrarë të paktën 40 civilë në mesditë, duke përfshirë një djalë të ri, thanë autoritetet ukrainase.

Civilë të tjerë u plagosën gjithashtu dhe disa të tjerë besohet të kenë vdekur në 203 sulme të nisura deri më tani nga forcat ruse, tha policia ukrainase.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se nuk kishte në shënjestër qytete, por përdorte armë precize dhe pretendoi se “nuk ka asnjë kërcënim për popullsinë civile”.

Megjithatë, Luhansk, Sumy, Kharkiv dhe Chernihiv në lindje të Ukrainës raportohet se të gjitha janë nën sulm, me shpërthime të raportuara edhe në perëndim – në Zhytomyr dhe Lviv, afër kufirit me Poloninë.

Aeroporti kryesor ndërkombëtar i Kievit u godit në bombardimin e parë të qytetit që nga Lufta e Dytë Botërore dhe sirenat e sulmit ajror u dëgjuan mbi kryeqytet në agim.

FOTO GALERI
1/14

USHTRIA RUSE :Bombardon Ukrainën, të rënët e parë janë ushtarë. Njerëzit e frikësuar në radhë të gjata me makina, fluturime nuk ka

 

Vladimir Putin e urdhëroi në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës nisjen e mësymjes në Ukrainë, dhe granatat e raketat e para u lëshuan vetëm disa minuta më vonë. Sirenat e emergjencës gjëmuan në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Të tmerruar, njerëzit kanë nxituar të largohen prej andej. Një numër i madh makinash janë parë nëpër rrugë, teksa paniku i ka përfshirë banorët e Kievit.

Ata që nuk janë larguar, iu drejtuan me nxitim bodrumeve, ndërsa stacionet e metrosë së Kievit gjithashtu raportohet se po kthehen në bunkerë të improvizuar. Dëshmitarë okularë i kanë thënë CNN se stacionet se metrove janë mbushur me njerëz, që kanë marrë sasi të mëdha ushqimi me vete. “Stacionet janë plotë, “, tha një qytetar i Kievit. Dëshpërimi ka pushtuar banorët edhe në zona të tjera si qyteti Chuguev, ku bombardimet ruse kanë shkatërruar shtëpi e një trup i pajetë dergjet në rrugë i mbuluar me batanije.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, njoftoi me heret se Rusia kishte kryer sulme me raketa në infrastrukturën e Ukrainës dhe mbi rojet kufitare.

Përmes një postimi në Twitter, ai tha se ka biseduar me aleatët perëndimorë dhe se u ka bërë thirrje atyre që ta ndihmojnë vendin me mbrojtje dhe financa. Disa qytete ukrainase sakaq janë gjendje edhe nën një sulm kibernetik; një sërë Website-sh kanë rënë ndërsa ka edhe vështirësi komunikimi.

Nis eksodi nga ukraina Njerëzit e frikësuar nga lufta në radhë të gjata me makina, fluturime nuk ka

Vladimir Putin e urdhëroi në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës nisjen e mësymjes në Ukrainë, dhe granatat e raketat e para u lëshuan vetëm disa minuta më vonë. Sirenat e emergjencës gjëmuan në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Të tmerruar, njerëzit kanë nxituar të largohen prej andej. Një numër i madh makinash janë parë nëpër rrugë, teksa paniku i ka përfshirë banorët e Kievit.

Ata që nuk janë larguar, iu drejtuan me nxitim bodrumeve, ndërsa stacionet e metrosë së Kievit gjithashtu raportohet se po kthehen në bunkerë të improvizuar. Dëshmitarë okularë i kanë thënë CNN se stacionet se metrove janë mbushur me njerëz, që kanë marrë sasi të mëdha ushqimi me vete.

“Stacionet janë plotë, “, tha një qytetar i Kievit. Dëshpërimi ka pushtuar banorët edhe në zona të tjera si qyteti Chuguev, ku bombardimet ruse kanë

shkatërruar shtëpi e një trup i pajetë dergjet në rrugë i mbuluar me batanije.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, njoftoi me herët se Rusia kishte kryer sulme me raketa në infrastrukturën e Ukrainës dhe mbi rojet kufitare. Përmes një postimi në Twitter, ai tha se ka biseduar me aleatët perëndimorë dhe se u ka bërë thirrje atyre që ta ndihmojnë vendin me mbrojtje dhe financa. Disa qytete ukrainase sakaq janë gjendur edhe nën një sulm kibernetik; një sërë ëebsite-sh kanë rënë ndërsa ka edhe vështirësi komunikimi.

Biden premton hakmarrje, NATO mbledhje urgjente pas sulmit në Ukrainë!

Presidenti amerikan Joe Biden e dënoi me forcë sulmin e paprovokuar dhe të pajutistikuar të forcave ushtarake rusë në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët po planifikojnë të vënë në jetë paralajmërimet për sanksionet dërrmuese që janë diskutuar prej javësh tashmë në përgjigje të një inkursioni të Moskës.

Biden: Presidenti Putin zgjodhi të ndiqte rrugën e një lufte të paramenduar e cila do të sjellë humbje katastrofike të jetëve njerëzore dhe vuajtje të mëdha. Vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjet dhe shkatërrimin që ky sulm do të sjellë. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët do të përgjigjen në mënyrë të njëzëshme e të vendosur. Bota do ta konsiderojë Rusinë pëgjegjëse për këtë që po bën.

Kancelari gjerman, Olaf Schoz e dënoi ashpër  sulmin. “Kjo është një ditë e tmerrshme për Ukrainën dhe një ditë e errët për Europën”, tha ai. Kancelari gjermana telefonoi me presidentin ukrainas dhe i siguroi solidaritetin e plotë të Gjermanisë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dënuar sulmin ndaj Ukrainës si një sulm të paturpshëm dhe pa pasur asnjë shkak. “Ky sulm “rrezikon jetën e shumë civilëve”, ka thënë Stoltenberg. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von e dënoi sulmin rus “ashpërsisht”.

“Ne dënojmë sulmin e pajustifikuar të Rusisë në formën më të ashpër”, shkroi von der Leyen në Tëitter. Bëhet e ditur të enjten, se ambasadorët e NATO-s zhvillojnë shpejt një takim krize. NATO ka thirrur këshillin transatlantiko-verior. Kryeministri britanik Boris Johnson kërkoi mbledhjen urgjente të komitetit të emergjencës të qeverisë britanike, Cobra, per të diskutuar përgjigjen ndaj këtij të tmerrshëm, sic e quajti ai. Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se masat e reja që do të diskutohen në një takim në orët e mbrëmjes të udhëheqësve të bllokut, do të jenë “paketa më e ashpër e sanksioneve që kemi zbatuar ndonjëherë”. “Kjo është ndër orët më të errëta për Evropën që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore… Udhëheqja e Rusisë do të përballet me izolim të pashembullt”, tha ai, ndërsa paralajmëroi një paketë të re ndihmash për Ukrainën.

FOTO GALERI
1/36

Paralajmërimi i Putin për Perëndimin: Kushdo që ndërhyn përballet me pasojat më të rënda në histori

 

Presidenti rus Vladimir Putin pas nisjes së inkursionit në Ukrainë ka dhënë një paralajmërim drithërues për ‘aleatët’ e saj në Perëndim duke njoftuar mëngjesin e sotëm me pasoja që sipas tij “do t’i bëjnë të pendohen”.

Teksa shpërthime dëgjoheshin sot pranë kryeqytetit ukrainas Kiev, presidenti rus tha në transmetimin direkt herët në mëngjes se operacioni special ushtarak ka si qëllim “de-nazifikimin e Ukrainës”.

Zhvillimi vjen teksa sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Geteres i bëri thirrje Rusisë të ndalojë ofensivën ushtrake.

Por Putin iu drejtua ushtarakëve ukrainas ‘të lënë armët dhe të shkojnë në shtëpi’, duke thënë se “Rusia nuk mund të ekzistojë me kërcënimin konstant nga territori i Ukrainës, prandaj përplasja ushtarake mes ushtarëve rusë e ukrainas ishte e paevitueshme”.

Presidenti amerikan Joe Biden iu përgjigj mbrëmë sulmit të Putin duke thënë: “Lutjet e të gjithë botës janë me Ukrainën e cila po pëson një sulm të paprovokuar e të pajustifikuar nga ushtria ruse”.

Raportimet nga terreni flasin se forcat ruse kanë neutralizuar sisteme mbrojtjeje ajrore të Ukrainës dhe të flotës detare të vendit.

Disa minuta pas fjalës së Putin shpërthime dëgjoheshin në kryeqytetin Kiev në Kramatorsk në Ukrainën qendrore dhe në Odessa në jug, shkruan britanikja Daily Mail.

Në të gjithë Ukrainën, raketa balistike kanë shkatërruar infrastrukturë ushtarke dhe impjante strategjike, thonë burimet e Moskës.

Qyteti i Mariupol, në Detin e Zi pranë kufirit rus raportohej të ishte nën sulmin e ushtrisë. Rajoni strategjik do të ishte një vijë kalimi për republikat e reja të pavarura te rajonit Donbas.

Në Kiev, njerëzit nisën të përdornin strehimet nëntokëssore pas zhurmave të largëta të shpërthimeve, edhe pse alarmi i sulmeve ajrore nuk ishte ndezur.

Putin tha në fjalimin për Rusinë: “Vendosa të nis këtë operacion special ushtarak për arsye të kërcënimin që vjen nga territori i Ukrainës. Nuk kishim mundësi tjetër për të mbrojtur popullin tonë përveç kësaj që përdorëm sot.”

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...