Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/02/25

Fotoja e 80-vjeçarit ukrainas po bën xhiron e botës : “Po e bëj këtë për ardhmen e nipërve të mi“.

 

Gjatë 48 orëve të sulmit rus në Ukrainë, ka dalë në pah vendosmëria e qytetarëve për të mbrojtur sovranitetin e atdheut të tyre.

Me mijëra ukrainas kanë rrokur armët duke u përballur me agresionin e urdhëruar prej Vladimir Putin.

Kjo foto po bën xhiron e botës. Në të tregohet një i moshuar 80-vjeçar i paraqitur për t’ju bashkuar ushtrisë së Ukrainës.

Mban në dorë vetëm një valixhe të vogël me sendet personale. Dy palë pantallona,  një furce dhëmbësh dhe disa sanduiçë.

Ai thotë: “Po e bëj këtë për ardhmen e nipërve të mi“.


1/17

Ushtria ukrainase godet aeroportin ushtarak në Rusi

Ushtria ukrainase ka kryer një sulm ajror në një aeroport ushtarak në Milerovë, rajoni i Rostovit, raportojnë mediat ruse.

Sipas informacioneve në rrjetet sociale, goditja është kryer me raketë balistike “Point-U” ose me dron pa pilot.


Autoritetet lokale dhe ushtarake ende nuk kanë dhënë informacion zyrtar në lidhje me sulmin, shkruan Znak.com.

Megjithatë, një burim nga policia konfirmoi për “Konsomolskaya Pravda Rostov-on-Don” se ushtria ukrainase kishte goditur me “Point-U”.


I njëjti burim tha se ende nuk është mësuar nëse sulmi ka shkaktuar viktima apo të

Kryekrimineli serb Aleksandër Vuçiç: Serbia njeh integritetin territorial të Ukrainës, por nuk vendos sanksione ndaj Rusisë

 

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç iu drejtua popullit pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke njoftuar vendimet e tij në lidhje me konfliktin ruso-ukrainas, ndër të cilat më të rëndësishmet janë se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës, por nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

“Këto janë ditë të vështira për të gjithë qytetarët e Evropës dhe botës dhe veçanërisht të vështira për ne në Serbi. Kemi pasur shumë kontradikta dhe probleme që nuk mund t’i paraqesë publikisht. Jemi përballur me probleme të shumta, por pavarësisht kësaj ne e morëm vendimin tonë që gjykoj se është i matur, gjakftohtë, pasi ne u zgjodhëm për të marrë një vendim të tillë”, tha ai.

Presidenti serb deklaroi se kishte kaq shumë gënjeshtra dhe dezinformata në mediat në Serbi dhe në rajon, lidhur me qëndrimin e Serbisë për pushtimin rus të Ukrainës.

Më pas Presidenti lexoi konkluzionin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, duke renditur pikat e mëposhtme:

  1. Serbia ndjen sinqerisht keqardhje për ngjarjet në Evropën Lindore. Rusët dhe ukrainasit janë popujt tanë vëllazërorë.
  2. Serbia është e përkushtuar ndaj integritetit territorial dhe pavarësisë politike të shteteve.
  3. Serbia është e përkushtuar për të ruajtur integritetin e saj territorial, si dhe integritetin e vendeve të tjera.
  4. Për shkak të konsistencës së saj me respektimin e së drejtës ndërkombëtare, Serbisë nuk mund t’i bëhet asnjë kundërshtim.
  5. Serbia ofron mbështetje të plotë për integritetin territorial të Ukrainës.
  6. Serbia e konsideron të gabuar shkeljen e integritetit territorial të çdo vendi, përfshirë Ukrainën.
  7. Serbia është e përkushtuar për ruajtjen e paqes në rajon, e cila është me rëndësi kyçe për zhvillimin ekonomik të vendit tonë. Ruajtja e paqes është një interes jetik i popullit serb.
  8. Kur shqyrtohet nevoja për të vendosur sanksione, përfshirë edhe Rusinë, Serbia do të udhëhiqet vetëm nga interesat e saj. Serbia i ka ndjerë sanksionet dhe beson se nuk është në interesin e saj të vendosë sanksione ndaj ndonjë vendi.
  9. Nisur nga parimi i neutralitetit tonë ushtarak, është e nevojshme që të ndërpriten menjëherë të gjitha aktivitetet e ushtrisë dhe Ministrisë së Brendshme me partnerë të huaj.
  10. Serbia do të marrë të gjitha masat për të ruajtur qytetarët e saj në Ukrainë.
  11. Qytetarët tanë të përmbahen nga ndërhyrja në konfliktet në Evropën Lindore.
  12. Serbia do të ofrojë ndihmë humanitare për popullin e Ukrainës.
  13. Autoritetet kompetente marrin të gjitha masat për sigurimin e energjisë, gazit, naftës, ushqimit dhe produkteve të nevojshme ushqimore.
  14. Serbia do t’i informojë konsujt e saj për këto përfundime.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg: Kemi aktivizuar planet e mbrojtjes, Aleanca ka 100 avionë në gatishmëri në 30 vende të ndryshme

 

Stoltenberg: Kemi aktivizuar planet e mbrojtjes, Aleanca ka 100 avionë në gatishmëri në 30 vende të ndryshme

 25/02/2022 19:02

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar pas mbledhjes së krerëve të qeverive se aleanca ka 100 avionë në gatishmëri të lartë, në 30 vende të ndryshme.

Ai theksoi se Rusia është një agresor, ndërsa Bjellorusia është mundësuesi.

“Bota kërkon llogari  nga Rusia dhe Bjellorusia për veprimet e tyre”, tha fillimisht Stoltenberg.

Ai sqaroi se Aleanca ka aktivizuar planet e veprimit ushtarak mbrojtës. Sipas tij, nuk ka vend për keqkuptime, pasi NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.

Rusia do të “paguajë një çmim të rëndë për vitet në vijim” nga ky gabim i rëndë, vijoi Stoltenberg.

Ne jemi duke vendosur elemente forcash në tokë, det dhe ajër në përgjigje të pushtimit të Ukrainës”, tha ai.

Shefi i NATO-s garantoi se do të bëhet ajo që duhet për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleancës.

Stoltenberg sqaroi gjatë fjalës së tij se objektivat e Kremlin-it nuk kufizohen vetëm në Ukrainë.

Ne shohim se forcat ukrainase po luftojnë me guxim dhe janë në gjendje të shkaktojnë dëme në forcat ruse”, tha ai.

Retorika e Rusisë mes një pushtimi të plotë tregon fuqishëm një plan për të hequr qeverinë e zgjedhur në Kiev, shtoi ai.

Për Stoltenberg nuk ka siguri në Evropë “pa një lidhje të fortë transatlantike”.

Piloti ukrainas “Hija e Kievit”, tmerri ushtrisë ruse!

 

Personi në foto është një pilot ukrainas që drejton një avion tip MiG-29.

Mediat e Ukrainës, raportojnë se gjatë të premtes piloti në foto  ka ndjekur dhe goditur 6 avionë rus e më pas që të 6  të rrëzuar.

Avionët rus të shkatërruar në ajër nga ky pilot ukrainas janë 2xSu-35, 1xSu-27,1xMiG-29, 2xSu-25.

Atë e kanë quajtur “Hija e Kievit”.

Pritet përballja me trupat ruse, ukrainasit rreshtohen përgjatë autostradës së Kievit

 

Forcat ukrainase janë gati për përballjen me trupat ruse, ndërsa janë rreshtuar në autostradën e  rrugët e Kievit.

Forcat ruse tani mendohet se janë brenda qytetit, megjithëse vendndodhja dhe numri i tyre i saktë është i paqartë.

Përballjet u raportuan në Obolon, në periferi të qytetit, ndërsa rusët janë parë edhe në rrethet Vorzel, Bucha, Irpen.

Trupat ruse mendohet se kanë mbërritur nga verilindja, pasi janë shtyrë nga Çernobili, i cili u mor dje vonë.

Më shumë trupa ruse dhe forca të blinduara po përparojnë drejt kryeqytetit nga Konotop, në lindje, duke lënë qytetin e Chernihiv, ku u përplasën me rezistencën e Ukrainës.

Anton Herashchenko, një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës tha se sot do të jetë “dita më e vështirë” e luftës.

Sapo Kievi të rrethohet, inteligjenca amerikane beson se plani do të jetë që forcat speciale ruse të hyjnë dhe të marrin një aeroport me gjasë Sikorsky ose Boryspil,  i cili më pas do të përdoret për fluturimin e 10,000 avionëve që do të sulmojnë.

FOTO GALERI
1/9

Ukraina: Kemi vrarë e kapur 800 rusë, shkatërrohen 30 tanke!

 

Ukraina pretendon se ka vrarë e kapur 800 trupa ruse, se ka shkatërruar 30 tanke dhe ka rrëzuar shtatë avionë luftarakë, ndërsa vazhdon t’i bëjë rezistencë avancimit të ushtarëve të Moskës.

Ministria ukrainase e mbrojtjes lëshoi një vlerësim pozitiv të luftimeve të ditës së parë, në mesin e frikës se kryeqyteti, ku rusët kanë shkelur tashmë, mund të bjerë.

Tanket ruse u filmuan duke hyrë në veri të Kievit. Banorëve në zonë iu kërkua të krijojne vetë bomba Motolovë e t`i përdorin për të neutralizuar armikun. Strategjia e forcave ruse duket ka qenë një sulm në të gjitha frontet teksa tentuan një goditje rrufe në Ukrainë.

Objektivi i Putinit besohet të jetë kapja e Kievit dhe rrëzimi i Presidentit Volodymyr Zelenskyy, në mënyrë që të instalojë atje një regjim kukull, të bindur ndaj Moskës. Megjithatë, forcat ukrainase duket se kanë luftuar ashpër – duke zmbrapsur një numër sulmesh të forcave armike.

Pikëpyetje të mëdha rrethojnë saktësinë e shifrave të ofruara nga Kievi zyrtar, megjithatë shërbimet britanike të inteligjencës thonë se Rusia ka pësuar humbje vërtet. Sipas sekretarit britanik të mbrojtjes, Kremlini “nuk i ka marrë dot deri tani objektivat e tij më kryesorë” pasi u përball me një rezistencë shumë më të ashpër nga sa pritej.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...