Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/02/25

“Nuk mjaftojnë sanksionet”, Presidenti i Ukrainës: Perëndimi po shikon nga larg si sulmon Rusia me raketa

 Presidenti Volodymyr Zelensky në një fjalim drejtuar qytetarëve të tij këtë mëngjes konfirmoi sulme të reja me raketa nga forcat ruse në qytete të ndryshme të Ukrainës.

 

Sipas Volodymyr Zelensky, sulmet synonin jo vetëm infrastrukturën ushtarake, por edhe civilët. Presidenti ukrainas siguroi gjithashtu se forcat e vendit të tij ndaluan avancimin e trupave ruse në shumicën e fronteve.

 

Ndër të tjera Zelensky nuk hezitoi të shfaqë pakënaqësinë me reagimin e shteteve perëndimore për atë që po ndodh në vendin e  tij. Sipas tij sanksionet e vendosura ndaj Moskës nga Perëndimi nuk janë të mjaftueshme.

 

Ai kritikoi faktin se ai vazhdon thjesht të shikojë nga larg se çfarë po ndodh në Ukrainë, pak orë pas goditjeve të reja të forcave ruse në Kiev, raporton BBC.

“Këtë mëngjes ne po mbrojmë shtetin tonë të vetëm. Si dje, forcat më të fuqishme në botë po shikojnë nga larg,” tha Zelensky.

 

“A ishte Rusia e bindur nga sanksionet e djeshme? Ne dëgjojmë në qiellin tonë dhe shohim në tokë se kjo nuk mjaftonte”, tha Presidenti i Ukrainës.



Avionët bombardues fluturojnë mbi Odesa shumë pranë shtëpive

Avionët bombardues rus vazhdojnë dhe sonte të fluturojnë mbi qiellin e Ukrainës.

Banorët e Odesës kanë filmuar momentet kur kundërajrorët fluturojnë shumë pranë ndërtesave.

Trupat ruse kanë arritur në periferi të Kievit pasi kanë nisur një pushtim të plotë të Ukrainës nga tre drejtime kryesore.

Ata po përparojnë nga veriu; nga lindja nëpër Donetsk, Luhansk, Kharkiv dhe Sumy; dhe nga Krimea në jug.

Dhjetëra objektiva janë goditur, ndërsa trupat ruse janë dyndur në Ukrainë.

Ukrainasi përpiqet të ndalë forcat ruse, del para autoblindave

 

Një qytetar ukrainas ka rrezikuar jetën e tij duke dalë para autoblindave ruse me qëllim ndalimin e tyre.

Forcat ruse tashmë kanë hyrë në Kiev dhe janë në drejtim të parlamentit. Ushtria ukrainase është në gatishmëri për t’u përballur me ta, ndërsa nuk dihet ende se si do të degradojë gjendja.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kulebaa tha këtë të premte se sulmet ruse janë zgjeruar në kopsht fëmijësh dhe jetimore.

Ai i ka konsideruar këto sulme si krime lufte dhe shkelje të Statutit të Romës.

“Bashkë me Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, ne jemi duke mbledhur këtë dhe fakte të tjera, të cilat do t’i dërgojmë menjëherë në Hagë. Përgjegjësia është e pashmangshme”, tha ai.

Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se forcat e saj kanë marrë kontrollin e aeroportit kyç Hostomel pranë Kievit.

Ai thotë se 200 helikopterë rusë dhe një forcë uljeje janë përdorur për ta kapur atë. Ai gjithashtu thotë se Kievi është “i bllokuar nga Perëndimi”.

Ukraina do të mbijetojë, por Perëndimit dhe NATO duhet t’i vijë turp. Po të mos kishte qëndruar i vetëdijshëm indiferent

 

Lufta e madhe është realitet – Rusia ka sulmuar Ukrainën. Kjo katastrofë mund të ishte parandaluar, nëse Perëndimi nuk do të kishte qëndruar i vetëdijshëm indiferent, mendon Roman Goncharenko.

E enjte, 24 shkurt 2022, këtë ditë nuk do ta harrojmë kurrë. Ditën, kur udhëheqja e çmendur ruse, nisi një luftë të madhe kundër Ukrainës. Ditën, për të cilën ukrainasit dhe miqtë e tyre në mbarë botën prej kohësh ishin të përgatitur, e megjithatë shpresonin, se ajo nuk do të vinte kurrë. Ditën, në të cilën Kremlini thjesht ndezi një luftë në Europë.

Shumë shtrojnë pyetjen me habi: Si mundi të arrihet deri këtu? Përgjigjen e jep një citat i Winston Churchill-it: “Ju kishit mundësinë e zgjedhjes mes luftës dhe turpit. Ju zgjodhët turpin dhe tani po merrni luftën.” Përmasat e ndërhyrjes nuk lenë asnjë dyshim: Trupat ruse kanë sulmuar Ukrainën, po ashtu si përpara rreth 100 vjetësh, kur Ukraina për herë të parë shpalli pavarësinë. Pasojat e këtij hapi monstruoz do ta trondisin botën.

Gabimi fatal i Perëndimit

Një përgjegjësi të madhe për këtë zhvillim e mban Perëndimi. Kur Rusia më 2014 për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë së saj më 1991 sulmoi Ukrainën dhe aneksoi Krimenë, Perëndimi vendosi për turpin, sipas citatit të Churchill-it. Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të SHBA-së, Gjermanisë dhe shteteve të tjera kryesuese perëndimore e kanë mbajtur me të dyja duart qeverinë ukrainase duke iu lutur, të mos bëjë rezistencë. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk duhej „provokuar” në asnjë mënyrë. Motivi: Perëndimi i druhej pikërisht 100 vjet pas Luftës së Parë Botërore një vatre të re lufte botërore. Ndonëse e kuptueshme, ky ishte një gabim fatal.

Rusia e dehur nga suksesi në Krime vazhdoi më tej me luftën në Donbas në lindje të Ukrainës. Perëndimi në të kundërt me shumë ngurrim e pajisi Ukrainën me armë (Gjermania e refuzoi tërësisht këtë hap) dhe druhej të vendoste masa të ashpra ndërshkuese ndaj Moskës. Vetëm pas goditjes ndaj avionit malaizjan të pasagjerëve MH17 pati sanksione të caktuara kundër ekonomisë ruse. Por ato ishin të kufizuara dhe të dobëta, aq sa Rusia arriti në konkluzionin, se mund të vazhdonte pa hasur në ndonjë rezistencë serioze.

Koha për të ndihmuar Kievin

Edhe Ukraina e ka nënvleftësuar shkallën e marrëzisë së udhëheqjes së Moskës dhe qendrimin e pjesës së madhe të popullsisë ruse, që nuk e percepton Ukrainën si një shtet të pavarur. Megjithatë shumë ukrainas flinin mbi dafinat e sigurisë: „Ne jemi fqinjë, far e fis – Rusia nuk do të tentojë luftë të hapur”. Edhe vet qeveria e Kievit asokohe nuk i ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Rusinë duke dërguar kësisoj një sinjal të gabuar edhe tek aleatët e saj në Perëndim. Kjo sipas motos: gjërat nuk janë fort keq.

Në këtë mënyrë humbi shansi, për ta parandaluar luftën që nisi tani. Krerët e shteteve perëndimore kishin vendosur të negocionin me Rusinë, me shpresën, se do t’i kthenin arsyen agresorit. Por ky qendrim siç ka treguar dhe historia e njerëzimit asnjëherë nuk ka qenë i suksesshëm. Edhe në Ukrainë ka dështuar një pozicion i tillë. Rusia të ardhurat prej eksporteve të saj të naftës e të gazit i ka përdorur për zhvillimin e armëve të reja dhe për përgatitjen e luftës apokaliptike – jo vetëm kundër Ukrainës, por kundër të gjithë Perëndimit. Shumë herë është paralajmëruar, të gjitha janë bërë hapur – Kremlini dhe propagandistët e tij nuk i kanë fshehur asnjëherë qëllimet e tyre. E megjithatë Perëndimi preferoi të mbyllë sytë. Në fakt fytyrat e politikanëve perëndimorë duhet të skuqen prej turpit.

Ukraina nuk kthehet nën kontrollin e Moskës. Tani ka ardhur koha që të korrigjohen gabimet dhe Ukraina të ndihmohet me çdo mjet. Do të ketë luftime, gjakderdhje, ndoshta edhe një regjim të okupuesit dhe një luftë të gjatë partizane. Ukraina do të humbasë shumë prej bijve e bijave më të mirë. Por ajo do të mbijetojë – për këtë nuk ka dyshim. Ukrainasit asnjëherë nuk do ta pranojnë të tërhiqen prej hunde nga Moska. Kjo kohë ka kaluar dhe nuk kthehet më.

Po Rusia? Rruga e agresionit që po ndjek Moska kundër Ukrainës dhe të gjithë botës perëndimore herët ose vonë do të përfundojë në një katastrofë. Ndoshta pas kësaj Rusia do të ketë shansin për një fillim të ri. Por tani të gjithë njerëzit liridashës janë ukrainas.

Grupi “anonymous” hakon bazën e të dhënave të Ministrisë ruse të Mbrojtjes

 

Grupi “anonymous” thotë se ka hakuar bazën e të dhënave të Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Këtë mbrëmje, disa shpërthime të tjera janë dëgjuar në Kiev, ndërkohë që kryebashkiaku paralajmëroi për një situatë “kërcënuese”.

Ukraina thotë se 18,000 mitralozë u janë shpërndarë vullnetarëve

Videot e publikuara nga vetë qytetarë më herët sot treguan automjete të blinduara që përparonin nëpër rrethet veriore të qytetit. BE-ja ka goditur me sanksione Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov.

Burrat ukrainas po ndahen nga familjet e tyre ndërsa përpiqen të largohen nga vendi. Burrat e moshës 18-60 vjeç, u ndalohet të kalojnë kufirin.

Ukraina zgjohet me bombardime/ Kievi po bie, pushtuesit drejt parlamentit! Mbi 450 ushtarë rusë të vrarë


Në ditën e dytë të pushtimit, ushtarët rusë kanë hyrë në Kiev, kanë konfirmuar zyrtarët e Ukrainës në një postim në Twitter.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se “armiku” ishte në rrethin e Obolon, rreth 9 km (5.5 milje) në veri të parlamentit të Kievit në qendër të qytetit. Ata kanë inkurajuar vendasit të bëjnë kokteje molotov për të luftuar, ndërsa këshillojnë gjithashtu të tjerët të kërkojnë strehim.

“Banorë kini kujdes. Mos dilni nga shtëpia!”

Forcat ushtarake të Rusisë po synojnë dhjetëra vende civile, ka thënë një zyrtar në Ministrinë e Brendshme të Ukrainës.

“Rusët thonë se nuk po godasin objekte civile, por 33 objekte civile janë goditur gjatë 24 orëve të fundit”, tha Vadym Denysenko për agjencinë e lajmeve Reuters.

Forcat ruse janë mbyllur në kryeqytetin Kiev pasi përparuan me shpejtësi nga fronte të shumta në veri, lindje dhe jug të Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të enjten.

Ndërkohë Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe thotë se vlerësimi i verifikuar i shërbimeve të inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar është se Rusia ka dështuar në ditën e parë të realizimit të ndonjë objektivi të saj.

“Dështoi sepse ukrainasit luftuan.Dështoi për shkak të egos së Putinit që mendonte se do të mendonin se ai ishte një çlirimtar, u shkatërrua.jo dështoi për shkak të ndihmës vdekjeprurëse që lejoi [ukrainasit] të sulmonin tanket dhe avionët rusë.”

Ben Wallace vazhdoi, “ata kanë humbur rreth 450 ushtarë, forcat e armatosura ruse. Ata kanë dështuar me elitën e tyre Spetsnaz për të marrë aeroportin në veri të Kievit”.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

Kremlini: Rusia e gatshme për bisedime me Ukrainën, por kemi një kusht!

 

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov thotë se Rusia është gati për bisedime me Ukrainën në Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë, raporton agjencia zyrtare ruse e lajmeve RIA Novosti.

Por ai tha se kjo do të duhej të kishte të bënte me deklarimin e një “statusi neutral” të Ukrainës – që do të përfshinte “çmilitarizimin”. Rusia gjatë gjithë kohës ka dashur që Ukraina të përjashtojë mundësinë e anëtarësimit në NATO.

Presidenti i Ukrainës ka bërë thirrje për bisedime me Vladimir Putin, por nuk ka asnjë tregues se ai do të pranojë bisedimet mbi këtë bazë.

Minsku është i rëndësishëm sepse aty u nënshkruan marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës që shpërtheu në vitin 2014.

Duke pushtuar Ukrainën, lideri rus shihet se i ka prishur ato marrëveshje. Më herët ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha se nuk mund të mbahen bisedime derisa ushtria ukrainase të lëshojë armët.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...