Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/02/26

Presidenti ukrainas i gatshëm për bisedime të paqes me Rusinë

 

Shpërthime në Kiev, Ukraina merr vendimin e papritur

NGA: BOTA SOT MË: 25 SHKURT 2022 NË ORA: 16:17


Tymi i zi u pa që ngrihej në anën lindore të lumit Dnieper në kryeqytetin e Ukrainës.Presidenti ukrainas i gatshëm për bisedime të paqes me Rusinë

Një zëdhënës i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyi, tha se Ukraina është e gatshme të mbajë menjëherë bisedime të paqes me Rusinë dhe për mundësinë e një armëpushimi.

Rusia ka thënë se do të bisedonte me delegacionin ukrainas, vetëm nëse ushtria ukrainase dorëzohej.

“Ukraina ishte dhe vazhdon të jetë e gatshme për bisedime për t’i dhënë fund luftimeve dhe për paqe. Ky është pozicioni ynë i pandryshueshëm”, tha ai.

“Ne jemi pajtuar me ofertën e presidentit rus. Në këtë moment, palët janë duke u konsultuar për vendin dhe kohën e mbajtjes së procesit negociues. Sa më shpejt që bisedimet të nisin, shanset janë të mëdha që t’i kthehemi jetës normale”, tha Nykyforov.

Përleshje e ashpër, ukrainasit ia rrëzojnë edhe një avion ushtarak Rusisë

Ushtria ukrainase përgjatë një beteje të ashpër në Vinnytsya të Ukrainës me atë ruse, ka rrëzuar një aeroplan ushtarak rus të tipit Sukhoi Su-25.

Lajmi është bërë i ditur nga reporteri ukrainas i The Kyiv Independent, Illia Ponomarenko, nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’.

“Sukhoi Su-25 rus u rrëzua në një përleshje të ashpër pranë Vinnytsya-s.

Armiku ndoshta po përpiqej të sulmonte depot e municioneve në Kalynivka”, thuhet në postimin e tij.

Trupat ruse pësojnë “debakël” në këtë rajon të Ukrainës, detyrohen të tërhiqen

Trupat ruse ndalen së sulmuari pranë qytetit verilindor të Konotop, pasi pësuan humbje të mëdha gjatë një lufte, thanë forcat tokësore të Ukrainës.

“Ata kanë problem me karburantin dhe furnizimin”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se ka pasur raste të grabitjeve nga ushtarët rusë në dyqanet lokale, raporton Al Jazeera.

Në periferi të qytetit rreth 40 njësi pajisje ruse ishin djegur.

Biden: SHBA do të mbrojë çdo centimetër të territorit të NATO-s

“Sot u takova me udhëheqësit e tjerë nga aleatët tanë të NATO-s për të diskutuar përkushtimin tonë të përbashkët për mbrojtjen kolektive dhe sigurinë transatlantike. Ndërsa Presidenti Putin kërcënon vetë themelet e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, NATO po demonstron edhe një herë se qëndron për lirinë dhe demokracinë”, ka shkruar Biden.

Ai ka përsëritur se SHBA do të mbrojë çdo centimetër të territorit të NATO-s.

“Siç thashë dje, Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s. Angazhimi ynë ndaj nenit 5 është i hekurt. Unë kam urdhëruar vendosjen e forcave shtesë për të rritur aftësitë tona në Evropë për të mbështetur aleatët tanë të NATO-s. Dhe unë mirëpres fuqishëm vendimin për të aktivizuar planet mbrojtëse të NATO-s dhe elementët e Forcës së Reagimit të NATO-s për të forcuar qëndrimin tonë kolektiv, si dhe angazhimet e aleatëve tanë për të vendosur forca shtesë tokësore dhe ajrore në krahun lindor dhe forcat detare nga Veriu i Lartë deri në Mesdhe”, thuhet më tej në reagimin e Biden, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, Putin ka dështuar në qëllimin e tij për të ndarë Perëndimin.

“Sot na u bashkuan partnerët tanë të ngushtë Suedia, Finlanda dhe Bashkimi Evropian. Presidenti Putin ka dështuar në qëllimin e tij për të ndarë Perëndimin. NATO është aq e bashkuar dhe e vendosur sa ka qenë ndonjëherë, dhe NATO do të mbajë dyert e saj të hapura për ato shtete evropiane që ndajnë vlerat tona dhe që një ditë mund të kërkojnë të bashkohen me Aleancën tonë. Ndërsa lundrojmë në këtë krizë, ne u zotuam të punojmë edhe më ngushtë së bashku në mbrojtjen tonë të lirisë dhe vlerave demokratike që mbushin Aleancën tonë me qëllim dhe fuqi”, ka deklaruar Biden.

Ai ka bërë të ditur se ka biseduar menjëherë me presidentin Zelenskyy të Ukrainës.

“Menjëherë pas Samitit të NATO-s, fola me Presidentin Zelenskyy të Ukrainës. Unë përgëzova veprimet e guximshme të popullit ukrainas që po luftonte për të mbrojtur vendin e tyre. Përcjella gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme ekonomike, humanitare dhe të sigurisë që jepet nga Shtetet e Bashkuara, si dhe përpjekjet tona të vazhdueshme për të mbledhur vendet e tjera për të ofruar ndihmë të ngjashme”, ka thënë presidenti i SHBA-së, Joe Biden përcjellë “Bota sot”.

E papritur/ Rusia dhe Ukraina po bëjnë bisedime për t’i nisur negociatat

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe presidenti rus Vladimir Putin po diskutojnë kohën dhe vendin për të zhvilluar bisedime.

Sipas një zëdhënësi të Zelensky, Ukraina është e gatshme të negociojë për paqe dhe një armëpushimi të mundshëm, raporton Reuters.

Ndërkohë po sot, Departamenti amerikan i Shtetit tha se oferta e presidentit rus, Vladimir Putin, për bisedime në Ukrainë, nuk “është diplomaci e vërtetë”.

Zëdhënësi i DASH’it, Ned Price tha se diplomacia nuk mund të zhvillohet “nën tytën e armës”.

Ukraina gati për të diskutuar armëpushimin

Një zëdhënës i presidentit ukrainasVolodymyr Zelensky sapo ka thënë se vendi është i përgatitur të mbajë armëpushim dhe bisedime paqeje me Rusinë menjëherë.

Ai tha se zyrtarët rusë dhe ukrainas po diskutojnë aktualisht një kohë dhe vend për bisedimet që do të zhvillohen, shkruan BBC.

BBC: Shpërthime të forta në Kiev, ndërpriten raportimet televizive

Shpërthime të shumta sapo janë dëgjuar në Kiev, ku sirenat e sulmit ajror po dëgjohen aktualisht në të gjithë kryeqytetin, transmeton 'Bota sot'.

Raporte të pakonfirmuara tregojnë nga tre deri në pesë shpërthime të mëdha në afërsi të kryeqytetit ukrainas.

Ndërsa sirenat dhe shpërthimet u binin në Kiev, TV lokal Pryamyy ndërpreu programin me mesazhin: "Do të kthehemi pasi të ketë mbaruar paralajmërimi për sulmin ajror".

Shpërthime raportohet se janë dëgjuar edhe në Donetsk, rajoni i shkëputur në Ukrainën lindore.

Kryetari i Kievit thotë se janë dëgjuar pesë shpërthime

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se pesë shpërthime janë raportuar në mbarë kryeqytetin ukrainas. Ai tha se disa shpërthime janë dëgjuar në afërsi të një termocentrali, në veri të qytetit.

“Shërbimet e emergjencës janë duke u përgjigjur”, tha ai.

“Situata tani – pa ekzagjerim – është kërcënuese për Kievin”, shtoi ai.

Klitschko tha se nata do të jetë “shumë e vështirë”.

Më herët, autoritetet thanë se forcat ruse janë në periferi të Kievit, teksa shumë banorë janë strehuar në stacionet e metrove.

Ndihma e parë ushtarake e pranuar publikisht arrin në Ukrainë që nga pushtimi

Polonia ka dërguar një autokolonë me municion në Ukrainë, sipas ministrit të Mbrojtjes të vendit Mariusz Błaszczak, duke e bërë atë dërgesën e parë të pranuar publikisht të ndihmës ushtarake në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, raporton CNN transmeton "Bota sot:.

Një kolonë municionesh që po i dhurojmë Ukrainës ka mbërritur tashmë tek fqinjët tanë. Ne qëndrojmë pranë ukrainasve dhe tregojmë solidaritet kundër agresionit rus”, tha ai në një postim në Twitter. Tweet-i nuk përshkruante as llojin e municionit që Polonia u dërgoi ukrainasve dhe as sasinë.

 BE-ja shton presidentin rus Putin dhe ministrin e Jashtëm Lavrov në listën e sanksioneve

Bashkimi Evropian ka shtuar presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm Sergej Lavrov në listën e tij të sanksioneve, tha Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell në një konferencë për shtyp të premten pas Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel.

“Ky është rezultati përfundimtar i diskutimit që nuk përfundoi dje në Këshillin Evropian dhe është vendosur sot nga ambasadorët dhe ministrat,” tha Borrell. “Pra, presidenti Putin dhe ministri i Jashtëm Lavrov janë në listën e personave të sanksionuar së bashku me anëtarët e mbetur të Dumës që po mbështesin këtë agresion”, shtoi ai.

Borrell tha se të vetmit liderë botërorë që u sanksionuan nga Bashkimi Evropian janë presidenti sirian Assad dhe ai bjellorus Lukashenko. “Dhe tani Putini”, shtoi ai.

Rusia tentoi të propagandojë kinse është larguar nga kryeqyteti ukrainas, lajmërohet Zelensky nga Kievi: Jemi të gjithë këtu

Mediat ruse që kontrollohen nga presidenti Vladimir Putin, gjatë tërë ditës kanë përhapur dezinformata kinse presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy është larguar nga kryeqyteti i Ukrainës, Kievi.

E për të përgënjeshtruar këto raportime, Zelensky ka publikuar një video nga rrugët e Kievit, ku shihet duke qëndruar pranë disa këshilltarëve.

“Ne jemi të gjithë këtu në Kiev, po e mbrojnë Ukrainën dhe to të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, dëgjohet Zelensky duke thënë në video.

Në anën tjetër edhe sot kanë vazhduar luftimet mes forcave ruse dhe atyre ukrainase.

E zyrtarë të lartë të Kremlinit po vazhdojnë të propagandojnë kinse nuk e kanë për qëllim të kryejnë luftime në zonat me civil, e pamjet e publikuara nëpër media ndërkombëtare e thonë të kundërtën.

NATO do të dërgojë më shumë trupa në Evropën Lindore

Vendet anëtare të NATO-s do të dërgojnë më shumë trupa në Evropën Lindore, thanë liderët botërorë, ndërsa akuzuan Rusinë se gënjen për qëllimet e saj, raporton Reuters.

Në një deklaratë të përbashkët pas një samiti virtual të kryesuar nga sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg, 30 udhëheqësit e NATO-s thanë:

“Askush nuk duhet të mashtrohet nga breshëria e gënjeshtrave të qeverisë ruse. Tani po bëjmë dislokime shtesë të rëndësishme mbrojtëse të forcave në pjesën lindore të aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i bëri thirrje Rusisë që të ndalojë luftën “e pakuptimtë”.

Ukrainasit bëhen gati për sulmin rus në Kiev

Kievi po përgatitet për një sulm rus më 25 shkurt, teksa forcat pushtuese kanë arritur në periferi të kryeqytetit ukrainas. Ministria ukrainase e Mbrojtjes u tha banorëve që të bëjnë koktej molotovi me benzinë dhe të ndihmojnë ushtrinë që të “normalizojë” sulmuesit rusë.

Të shtëna janë raportuar pranë qarkut ku gjendet Qeveria në Kiev, teksa trupat ruse po godasin kryeqytetin ukrainas. Serenatat janë lëshuar në Kiev, qytet me tre milionë banorë, shumica prej të cilëve po strehohen në stacionet e metrosë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy tha se trupat ruse po shënjestrojnë zona të banuara me civilë, teksa ata po avancojnë me trupa dhe tanke nga tri drejtime.

Po ashtu ka raportime për luftime të vazhdueshme midis forcave ukrainase dhe ruse në qarkun verior Obolon të kryeqytetit.

Forcat ukrainase, ndërkaq, janë dislokuar në Kiev me pajisje të rënda ushtarake për ta mbrojtur kryeqytetin.

“Qyteti është në gjendje mbrojtjeje”, tha kryetari i Kievit, Vitali Klitchko, sipas agjencisë së lajmeve UNIAN. Ai tha se të shtënat me armë dhe shpërthime në disa zona të qytetit, nënkuptojnë se “sabotuesit” rusë po eliminohen.

OKB: Për 48 orë, mbi 50,000 ukrainas janë larguar nga vendi

Më shumë se 50,000 persona janë larguar nga Ukraina që prej nisjes së pushtimit rus, tha shefi i agjencisë për refugjatë të Kombeve të Bashkuara.

“Më shumë se 50,000 ukrainas janë larguar nga vendi në 48 orët e fundit, shumica prej të cilëve kanë ikur në Poloni dhe Moldavi”, tha Filippo Grandi.

Ai shtoi se “shumë të tjerë janë duke lëvizur drejt kufijve”.

OKB-ja tha të enjten se afro 100,000 persona janë zhvendosur brenda vendit, që prej se Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

***

Shpërthime u dëgjuan mbi kryeqytetin ukrainas herët të premten, në ditën e dytë të sulmit në shkallë të gjerë të Rusisë në Ukrainë.

New York Times raportoi se kishte "vërtetuar" video të shpërthimeve që "duket se tregonte të paktën dy raketa tokë-ajër që u hodhën pranë Kievit përpara shpërthimit".

Sirenat e alarmit u dëgjuan edhe në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, jo shumë larg kufirit polak, ku janë zhvendosur përkohësisht shumë ambasada të huaja.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha të enjten në mbrëmje se trupat ruse, duke hyrë nga Bjellorusia, kishin përparuar deri në 32 kilometra larg Kievit.

Në Ukrainën veriore, trupat ruse morën kontrollin e centralit të Çernobilit të enjten. “Kjo është një deklaratë lufte kundër të gjithë Evropës”, tha presidenti ukrainas Volodymr Zelenskyy.

Çernobili është vendi i shpërthimit më të keq të centralit bërthamor në botë. Çernobili dhe zona përreth tij kanë mbetur të pabanueshme që nga fatkeqësia e vitit 1986.

Protestuesit kundër luftës u hodhën në demonstrata në të gjithë Rusinë, duke përfshirë Moskën dhe Shën Peterburgun, të enjten. Zyrtarët thonë se të paktën 1,700 njerëz u arrestuan.

Presidenti amerikan Joe Biden, njoftoi të enjten një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë pas sulmit ndaj Ukrainës, duke akuzuar udhëheqësin rus Vladimir Putin se "e zgjodhi këtë luftë" dhe se vendi i tij do të bartë pasojat e veprimeve të tij.

Aleatët e NATO-s, përfshirë Britaninë dhe Bashkimin Evropian vendosën sanksione të reja të enjten po ashtu.

Sulmi rus mbi Ukrainën është sprova më e madhe e sigurisë së Evropës që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Në një fjalim televiziv nga Kremlini para agimit të së enjtes, presidenti e quajti atë një "operacion ushtarak të posaëm” që synon "çmilitarizimin dhe denacifikimin" e Ukrainës, dikur një republikë sovjetike, por një vend i pavarur që nga viti 1991.

Ndërsa nata po binte në Evropë, ministri i Shëndetësisë i Ukrainës, Viktor Lyashko tha se 57 ukrainas janë vrarë dhe 169 janë plagosur.

Sipas zyrtarëve amerikanë, gjatë sulmit rus, ende në fazën fillestare, u shënjestruan pozicionet e mbrojtjes ukrainase me më shumë se 160 raketa balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi dhe sulme ajrore nga avionët.

Nga Kievi, gazetari i Zërit të Amerikës, Jamie Dettmer, raportoi se një aeroport ushtarak në perëndim të kryeqytetit u godit herët të enjten nga helikopterët sulmues. Ai citoi një zyrtar të lartë të ketë thënë se "forcat ushtarake ruse depërtuan në Ukrainë në rajonin e Kievit në pikën e kontrollit Vilcha", e cila është në kufi me Bjellorusinë, një aleat rus, ku Putini ka grumbulluar trupa në javët e fundit, duke thënë se ata po kryenin stërvitje ushtarake.

Zyrtari amerikan i mbrojtjes: Rusia ka humbur momentumin

Një zyrtar amerikan i mbrojtjes ka thënë se forcat ruse kanë humbur momentumin në pushtimin e tyre në Ukrainë.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, zyrtari tha se asnjë qendër me popullsi ukrainase nuk është marrë deri më tani.

Por disa raketa ruse kanë prekur zonat e banuara, shkruan BBC.

Ata shtuan se ka gjithashtu indikacione për sulme kibernetike kundër hidrocentralit Kakhovka në jug të Ukrainës.

Britania: Forcat ruse janë më shumë se 50 km larg nga qendra e Kievit

Pjesa më e madhe e forcave ruse që janë duke përparuar drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, janë më shumë se 50 kilometra larg qendrës së qytetit.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe, në një postim në Twitter.

Aty po ashtu thuhet se automjetet e blinduara ruse kanë hapur një rrugë tjetër për të shkuar drejt kryeqytetit ukrainas pasi nuk kanë qenë të suksesshme në marrjen e Chernihiv që është një qytet në veri të Ukrainës.

Në këtë njoftim thuhet edhe se zyrtarët do të vazhdojnë të monitorojnë raportet e “përplasjeve sporadike” mes trupave ruse dhe atyre ukrainase në veri të kryeqytetit.

Image
Forcat ruse
FOTO GALERI

***

Forcat e armatosura ukrainase thanë se Rusia ka pësuar humbje të mëdha. Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës tha se 2,800 trupa ruse janë “shuar”.

Është ende e paqartë nëse ky numër ushtarësh janë vrarë, plagosur apo kapur.

Ministria ukrainase po ashtu vlerësoi se ka shkatërruar rreth 80 tanke, mbi 500 makina të tjera ushtarake, dhjetë avionë dhe shtatë helikopterë.

Rusia më herët ka pretenduar se nuk ka pësuar ndonjë humbje të madhe, ndërkaq, Ukraina po ashtu më herët gjatë ditës tha se mbi 1,000 sulmues rusë janë vrarë.

“Ne jemi të fortë. Fitorja do të jetë e jona”, tha Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës.

Putini thirrje ushtrisë ukrainase: Merreni pushtetin në duart tuaja

Vladimir Putin i është drejtuar direkt Këshillit të Sigurimit Rus dhe indirekt, ushtrisë ukrainase.

Ai thotë se Banderites - një referencë për luftëtarin anti-sovjetik të Luftës së Dytë Botërore, Stepan Bandera - dhe të ashtuquajturit neo-nazistë "kanë vendosur armatim të rëndë duke përfshirë sisteme të shumta lëshimi raketash" në qytete, duke përfshirë Kievin dhe Kharkivin, shkruan BBC, përcjell Bota sot.

"Neo-nazistët" përdoret rregullisht nga Presidenti Putin për të tallur qeverinë ukrainase. Presidenti i Ukrainës Zelensky, i cili është hebre, e ka hedhur poshtë këtë term.

“Ata po veprojnë si terroristë në mbarë botën, duke u mbrojtur pas njerëzve në mënyrë që të akuzojnë Rusinë se ka shkaktuar viktima në popullatën paqësore”, thotë Putin.

“Dihet me siguri se e gjithë kjo po ndodh me rekomandime të konsulentëve të huaj, mbi të gjitha këshilltarëve amerikanë”.

Më pas ai u drejtohet forcave ukrainase.

“Po ju drejtohem edhe një herë ushtarakëve të forcave të armatosura ukrainase: mos lejoni neo-nazistët dhe banderitët të përdorin fëmijët tuaj, gratë tuaja dhe të moshuarit si mburojë njerëzore”.

"Merrni pushtetin në duart tuaja. Duket se ju dhe ne do ta kemi më të lehtë të arrijmë një marrëveshje sesa me atë bandë të narkomanëve dhe neo-nazistëve në Kiev."

Zelensky në videokonferencë me liderët e BE-së: Ndoshta është hera e fundit që më shihni të gjallë

Presidenti ukrainas, Zelensky ka prekur me fjalët e tij drejtuar liderëve të BE. Mediat e huaja shkruajnë se në një video-konferencë me liderët, ai i ka komunikuar atyre se kjo mund të jetë hera e fundit që mund ta shohin të gjallë.

“Kjo është hera e fundit që mund të më shihni gjallë”, mësohet të ketë thënë Presidenti.

Kujtojmë se aktualisht janë duke u kryer luftime në Kiev. Forcat ruse ndodhen shumë pranë kryeqytetit, e nga ana tjetër, ushtria ukrainase ndodhet në gatishmëri për mbrojtje.

Sakaq, vlen të përmendet se Rusia ka propozuar të ketë diskutime me Ukrainën në Minsk të Bjellorusisë, por pikë së pari shteti ukrainas duhet të shpallë neutralitetin. Ukraina nga ana tjetër ka thënë se po konsiderojnë këtë propozim dhe kritikat e tyre janë drejtuar nga vendet e BE, që sipas presidentit Zelensky i kanë lënë të vetëm në këtë betejë të përgjakshme.

Putin thyen heshtjen, i bën thirrje ushtarakëve ukrainas të kthehen kundër qeverisë së tyre

BBC raporton se presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë thirrje ushtarakëve ukrainas që të kthehen kundër qeverisë së tyre.

Konferenca është ende në vijim, ndërkohë që kjo është deklarata e parë e Putin që pas dhënies së urdhrit për pushtimin e Ukrainës.

Gjermania: BE do të pranojë ata që i ikin dhunës në Ukrainë

Bashkimi Evropian do të pranojë të gjithë njerëzit që i ikin dhunës së shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë, ka thënë ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

“Neve na duhet të bëjmë gjithçka për të pranuar pa vonesa njerëzit që janë duke iu ikur bombave, tankeve”, u ka thënë ajo gazetarëve teksa ka arritur në Bruksel për një takim me homologët e saj evropianë.

“Ne kemi provuar gjithçka për të shmangur këtë ditë (të pushtimit) mirëpo presidenti rus ka zgjedhur luftën në vend të jetëve të njerëzve.

Për këtë arsye ne do të marrim të gjithë njerëzit që janë duke ikur tani”, ka thënë Baerbock, duke shtuar se ajo ka nisur të koordinohet për shpërndarjen e refugjatëve ukrainas me shtetet si Polonia dhe Kanadaja.

Dita e dytë agresionit rus në Ukrainë, çfarë dihet deri tash?

Ukraina po pret që tanket e Putinit do ta sulmojnë kryeqytetin e saj, Kievin, ndërsa qytetarëve u është kërkuar t’u rezistojnë forcave ruse.

Krismat janë dëgjuar në qendër të Kievit dhe raportohet për luftë të ashpër në veri të kryeqytetit. Sipas raportimeve, forcat ruse kanë marrë në kontroll aerodromin ‘Hostomel’ afër Kievit, ndërsa kryetari i kryeqytetit ka thënë se Kievi ka hyrë në “fazë mbrojtëse”.

Ministria e Mbrojtjes u ka kërkuar qytetarëve të saj që të rezistojnë kur forcat ruse të hyjnë në Kiev dhe të informojnë autoritetet vendase për lëvizjet e trupave. Një nga kërkesat ka qenë që të bëjnë koktej mollotovi, për ta neutralizuar armikun.

Shpërthimet tronditën Kievin në orët e para të ditës së dytë së pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Autoritetet ukrainase kanë raportuar se e kanë rrëzuar një avion ushtarak rus mbi kryeqytet.

Forcat ruse kanë marrë edhe qytetin Sumy, në veri-lindje të Ukrainës, sipas një banori, i cili ka thënë se i ka parë autoblindat ruse në rrugët e qytetit.

Image
Pamje nga Ukraina
FOTO GALERI

Rusia është shprehur e gatshme që të çojë një delegacion në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minskun, për bisedime me Ukrainën, ka thënë sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Ukraina ka shprehur vullnetin për diskutime, duke e deklaruar vetën si shtet neutral.

Krydediplomati rus, Sergei Lavror, po insiston se “askush s’po planifikon ta okupojë Ukrainën”, duke thënë se Moska është e gatshme për dialog, bëse forcat ukrainase “ulin armët”.

Rusia i ka ndaluar fluturimet e Britanisë së Madhe nëpër hapësirën e saj ajrore, pasi qeveria britanike tha se transportuesi kombëtar rus, Aeroflot, do të ndalohet nga hapësira ajrore e Mbretërisë së Bashkuar, në kuadër të pakos së sanksioneve të saj, ndaj Rusisë.

Në një adresim të tij, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka konfirmuar raportimet për sulmet raketore ruse të premten herët, duke i bërë thirrje NATO-s për përkkrahje dhe Perëndimit për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë.

Ushtarët ukrainas janë pozicionuar në qendër të Kievit, të premten, më 25 shkurt, 2022. Rusia zhvendosi sulmet e saj në periferi të kryeqytetit, pas sulmeve raketore përmbi qytete dhe baza ushtarake, dhe pasi dërgoi trupa dhe tanka nga tri anët, për një pushtim që mund ta rishkruaj gjithë historinë pas Luftës së Dytë Botërore.

Në ditën e parë të pushtimit, forcat ruse kanë rrethuar centralin bërthamor të Çernobilit, në veri të Ukrainës. Ukraina shpalli një dekret për  mobilizim të plotë ushtarak kundër pushtimit rus. Burrat ukrainas të moshës 18-60 vjeç tani janë të ndaluar të largohen nga Ukraina. Zelenskiy ka shpallur ligjin ushtarak.

Presidenti ka thënë të enjten se ai do të qëndrojë në Kiev, edhe pse u tha se ai do të jetë i pari në shënjestër të Rusisë.

“Ne nuk frikësohemi. Ne nuk frikësohemi nga asgjë”, ka thënë ai.

Bashkimi Evropian po planifikon të ngrijë asetet e Putinit dhe ministrit të Jashëm rus, Sergei Lavror, në rundin e tretë të sanksionimeve. Pas zemërimit ukrainas ndaj hezitimit të bllokut për të hequr Rusinë nga sistemi i pagesave ndërkombëtare Sëift, ministrat e jashtëm të BE-së kanë vendosur të miratojnë më shumë masa të premten pasdite.

Mijëra qytetarë u përpoqën të ikin nga Kievi, duke krijuar radhë të gjata të trafikut. Kanë dalë fotografitë, ku shihen qytetarët e Kievit nëpër stacionet e metrosë, ku po mbrohen nga sulmet e radhës të Rusisë.

Nëpër Rusi janë zhvilluar disa protesta kundër luftës. Protestuesit janë përballur me autoritetet lokale,. Janë arrestuar 1702 protestues, në 53 qytete ruse, të enjten kur nisi pushtimi i Ukrainës. 

Digjet ndërtesa e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës

Rusia është duke vazhduar sulmet ndaj Ukrainës, derisa televizioni “NEXTA”, ka publikuar pamje, ku shihet ndërtesa e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës në Chernigov derisa digjet.

Sot bëhen dy ditë që kur Vladimir Putin ka vendosur që të ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë me qëllim të pushtimit.

E gjithë bota Perëndimore ka dënuar agresionin rus dhe ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe Putinit me qëllim të parandalimit.

***

Shihet tymi duke u ngritur pranë qendrës së Kievit.

James White i BBC-së i ka marrë këto imazhe nga qendra e Kievit.

2022/02/25

Do e rishikojë pozicionin në Open Balkan nëse Serbia del krah Rusisë? Ja si e komenton Edi Rama

 

Kryeministri Edi Rama ka thënë se çdo shtet ka përgjegjësitë e veta në raport me të tjerët, duke iu referuar këtu marrëdhënieve të Rusisë me Serbinë.

Në konferencën për shtyp pas samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s, Rama u pyet për pozicionin e Serbisë në Open Balkan nëse do t’i dalë krah Rusisë për luftën ndaj Ukrainës.

Edi Rama: Sa i përket Serbisë, natyrisht që është një rast për ata që nuk lënë rast pa u marrë me Ballkanin e Hapur që të spekulojnë përsëri. 

Ne nuk kemi pasur ndonjë mungesë qartësie për pozicionin e Serbisë nga pikëpamja e politikës së vet të jashtme kur kemi nisur këtë proces. Nuk kemi pritur të sulmohet Ukraina nga Rusia që të zbulojmë lidhjet e Serbisë me Rusinë. Çka po diskutojmë sot është goxha më e rëndësishme dhe për ecurinë e mëtejshme të Ballkanit të Hapur, është një çështje që pret pasi kemi shumë gjëra për të parë në raport me si do të zhvillohet ky proces. 

Sot jemi në kushtet kur nga ora në orë, mos e dhëntë Zoti por mund të shohim lidershipin e Ukrainës të vrarë ose të marrë peng, mund të shikojmë një vend që kalon në një botë tjetër komplet duke u kontrolluar ushtarakisht ndërkohë që nga ana tjetër ka filluar vendosja e sanksioneve do të duhet të shikojmë dinamikat dhe si do të sillet BE me vendet e tjera që janë neutrale ose me dy këndvështrime. Nuk kemi pse ne të ngutemi.  

Marrëdhëniet tona janë marrëdhënie strategjike rajonale. Sa Rusia mund të futet në rajonin tonë, apo të tjera forca pro ruse, deri afër fare është gjë për t’u parë s’kemi pse të bëjmë spekulime. Ballkani i Hapur është shumë më tepër se sa projekt lokal, është një projekt i mbështetur shumë fort nga SHBA dhe nga shumë aleatë e partnerë dhe nuk e ka më atë kundërshti të fillimit.

Pyetje: Si një vend anëtar i NATO, mendoni se populli ukrainas, presidenti Zelensky u la në baltë nga komuniteti ndërkombëtar dhe mendoni që aleanca më e fuqishme ushtarake në botë ka kapacitete për të pritur refugjatët dhe do të shihet mundësia që NATO, në një mbledhje urgjente të mund të përfshijë Ukrainën në gjirin e saj duke qenë se e gjitha ka nisur me ambicien e atij populli për të qenë pjesë e NATO?

Edi Rama: Unë e bëra diskutimin brenda samitit të jashtëzakonshëm. Diskutimet e brendshme të NATO-s janë sekrete dhe gjërat do vijnë në mënyrë të atillë që edhe këto diskutime do të bëhen se mos harroni se çfarë ndodhi me tërheqjen në Afganistan. Nuk është koha tani për t’i hyrë këtyre diskutimeve se është një moment shumë tragjik. Lidershipi ukrainas është në rrezik dhe sipas informacioneve, pjesë e operacioneve është dhe një operacion i shënjestruar me persona që duhet të dorëzohen pa kushte ose duhen vrarë. Nuk ma ha mendja se duhet të diskutojmë më shumë por NATO është fuqia më e madhe ushtarake që ekziston, ama në zonën e vet të sigurisë, ndërkohë që në këto kushte, nëse NATO do të shtyhej përtej zonës së vet, do të thoshte thjesht që do të shpallte Luftën e Tretë Botërore.

Shëndeti mendor/ 10 të famshmit shqiptarë që kanë folur hapur për depresionin dhe ankthin

 Gjithnjë e më tepër, problemet e shëndetit mendor diskutohen më lirshëm dhe sigurisht që meritë kanë edhe personazhet e njohur, të cilët prej kohësh flasin me ndjekësit në lidhje me çështjet e shëndetit mendor.


Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri, në qershor të 2018-s, publikoi në Instagram një shkrim të Jada Pinket Smith, e cila fliste për pasojat e depresionit. “…shumë gjëra për të cilat familja dhe fansat e mi nuk e kanë menduar kurrë se i kam kaluar,” shkroi ajo. “

“Depresioni është real dhe mund të mos jetë i dukshëm. Mos u mashtroni nga një buzëqeshje. Flisni! Kujdesuni për njëri-tjetrin! Mos e merrni mirësinë për dobësi! Mos e merrni dashurinë, besnikërinë dhe mbështetjen të garantuar! Ju dua me gjithë zemër!”

Flaka Krelani

Në fund të marsit, Flaka foli në rrjetet sociale në lidhje me periudhën më të errët të jetës së saj. “Fundi i vitit 2018 dhe fillimi i vitit 2019 ka qenë i vështirë për mua fizikisht dhe mendërisht,” tha ajo. “Arsyeja që po shprehem kaq shumë, është sepse secili prej nesh ka vështirësi të cilat janë normale, zhgënjimet gjithashtu janë normale, si mungesa e motivimit, nuk është fundi i botës apo gjëra të tjera që na bëjnë të ndihemi keq.”

“Do të doja të gjitha të ishin si ilaçe që të mund t’i konsumoja çdo ditë, sepse më ndihmojnë të arrij gjithçka që dua në jetë. Ajo që jemi, është ajo për të cilën jemi të gatshëm të luftojmë. Kthejeni veten në prioritet dhe mos e ktheni ‘problemin’ në problem, sepse ai nuk ekziston. Shëndeti është e vetmja gjë e rëndësishme në jetë,” përfundoi ajo.

Armina Mevlani

“Mendoj se në momente të caktuara, të gjithë vuajmë nga ankthi. Është normale të ndihesh i pasigurt për jetën sepse asgjë s’është e garantuar,” shkroi Armina në Instagram. “Pas episodeve të ankthit, vuaj kryesisht nga stomaku, por vetëm në periudha të caktuara, jo përherë. Përpiqem të shoh anën pozitive të gjërave dhe bëj shumë yoga.”

Sara Hoxha

“Është e panevojshme të them se kam vuajtur nga ankthi dhe depresioni prenatal. Kam refuzuar të dal me miqtë dhe të jem aktive dhe ndonjëherë e gjej veten të vetmuar dhe të trishtuar,” u shpreh Sara në Instagram, pak kohë para se të sillte në jetë djalin e saj të dytë, Roman.

“Javën e kaluar, nëna dhe motra ime më ofruan që të shkonim në një udhëtim në Capri [Itali], diçka për të cilën debatova duke thënë jo shumë herë. Deri në orët e fundit, nuk e dija se do të shkoja,” shtoi ajo.

“Në një farë mënyre, jeta ka një mënyrë të çuditshme për t’ju treguar se duhet ta bëni atë udhëtim, të hani drekë apo të dilni për kafe dhe të jeni mirënjohës për atë që keni; mos e shpenzoni jetën duke pasur frikë se diçka mund të shkojë keq.”

Në vijim, Sara tha se “pavarësisht se mendimet e errëta zënë goxha hapësirë në kokën e saj”, është mirënjohëse për njerëzit që e rrethojnë. “Jam mirënjohëse për miqtë, motrat, mamin dhe më e rëndësishmja, për djalin dhe bashkëshortin tim që më mbështesin gjithnjë.”

Lori Hoxha

Lori Hoxha është treguar vazhdimisht e hapur në lidhje me problemet e shëndetit mendor, duke folur mbi përvojën e saj me ankthin dhe panikun.

“Dëgjoni, nuk është e thjeshtë të flasësh për diçka të tillë dhe ju e dini sa shumë gjykohem unë në lidhje me çfarë bëj dhe çfarë them,” shkroi ajo në Instagram. “Por më bën të ndihem mirë të lexuarit e mesazheve tuaja dhe fakti që mund të ndihmoj dikë. Mos i merrni shumë seriozisht rrjetet sociale, merrni nga ato çfarë ju nevojitet. Të flas për një problem të tillë nuk është mënyrë për të përfituar vëmendje. Mund ta marr lehtësisht me një foto me bikini. E di që fotot e mia janë të lezetshme dhe marr kohë për t’i kuruar, por ndonjëherë ndihem se nuk po e përdor platformën time për të treguar se kush jam në të vërtetë.”


“Rrjetet sociale të shkatërrojnë dhe bëhen një rreth vicioz mbi të dukurit bukur, të bërit foto, marrjen e like-ve, të ndjerit mirë për pak çaste dhe me të vërtetë nuk e dua më një gjë të tillë. Pra, nëse mund të hedh dritë mbi diçka, dua të jetë për shëndetin mendor,” përfundoi Lori.

Albano Bogdo

Në shkurt të 2018-s, i ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv, Albano Bogdo foli ndër të tjera edhe për një nga periudhat më të vështira të jetës së tij.

“Për rreth 3 vite e gjysmë jam kuruar dhe vazhdoj ende të kurohem, sepse më kap ankthi dhe paniku. Unë i rashë shkurt dhe zgjodha pijen e jetën e shfrenuar. Pija 2 shishe alkool në ditë për afro 1-2 vite. Tani më duket sikur më zënë mallkimet e 300 e 400 njerëzve që kam lënduar,” ta aktori.

Elita Rudi

Me rastin e Ditës së Babait (në Shtetet e Bashkura, më 16 qershor), Elita Rudi shkroi në Instagram: “Gëzuar Ditën e Babait mbretit të kështjellës sonë. Faleminderit që ndjenje në shtëpi me ne gjithë këtë kohë, që më ndihmove mua të mos kaloj në depresion pas lindjes dhe që i qëndrove pranë djalit tonë në muajt më të rëndësishëm të jetës së tij. Do të të jemi gjithnjë mirënjohës. Tani je i lirë të djegësh verën me muzikën tënde, që është muzika jonë e preferuar në orarin e gjumit. Të duam, babai më i mirë në botë.”

Bieta Sulo

Bieta Sulo u bë nënë për herë të parë majin e 2017-s dhe si shumë nëna të tjera, vuajti nga depresioni pas lindjes. “Ehhh, ishte një ndjesi e çuditshme, sepse të vinte për të qarë dhe ti nuk e kuptoje pse-në. njerëzit më uronin për djalin, për shembull, unë qaja dhe habitesha me veten. sigurisht që e kuptova shumë shpejt se për çfarë bëhej fjalë: depresioni pas lindjes,” tha ajo për Revistën Class.

“E kalova shumë shpejt dhe besoj që më ka ndihmuar dhe fakti që prej ditës së dytë kemi dalë nga shtëpia, e morën Kroin, dolëm për një kapuçino, bëmë shëtitje me karocë dhe, nga ana tjetër, edhe Albani ka qenë shumë pranë meje. Mendoj se të dalësh nga shtëpia është zgjidhja, të takohesh me shoqërinë, ashtu me fëmijën me vete, sepse kupton që jeta qenka njësoj, madje më e plotësuar, se ke edhe një shok të vogël me vete.”

Eno Popi

Ndonëse më rrallë, depresioni pas lindjes prek edhe burrat. “Përshtatjen fillestare e kam patur jo pa trauma të vogla. Nuk e di a ka një depresion post edhe tek baballarët, por ndryshimi radikal i të përditshmes më ka ndikuar jo pak,” u shpreh Eno për Revistën Who.

“Përpiqem të jem sistematik si natyrë dhe heqja dorë nga rutina, takimet dhe koha e shpenzuar me njerëz jashtë shtëpisë, fillimisht më shkaktonin nervozizëm, por paralelisht rritej dita-ditës dëshira për t’u kthyer në shtëpi e për të shpenzuar kohë më shumë në jetën e re.”

Roza Lati

Roza Lati tregoi në prill të 2018 në “Thumb” se qentë e saj e kishin ndihmuar të mposhte depresionin dhe ankthin. “Më kanë ndihmuar shumë që të kaloja depresionin. Kisha ankth dhe aritmi zemre. Shkova tek doktorët, të cilët më thanë që s’kemi pse të të japim ilaçe. Dil me kafshët e tua në natyrë, prek tokën me dorë dhe energjinë negative do ta thitë toka”, u shpreh ajo.

Shtojmë edhe Bebe Rexhën dhe Rita Orën:


Bebe Rexha vuan nga çrregullimi bipolar dhe “nuk i vjen turp”. “S’e kuptoja pse ndihesha aq keq,” shkroi Bebe në Tëitter. “Jam ndjerë aq keq sa s’doja të dilja nga shtëpia apo të takoja njerëz të tjerë dhe jam ndjerë aq mirë sa s’flija dot, s’ndaloja dot së punuari, së krijuari muzikë. Tani e di pse.”

Bebe shtoi se po punon për albumin e ri dhe se s’ka ndërmend të përmbahet, aq më pak tani që foli publikisht për diagnozën e saj. “Nuk dua t’ju vijë keq për mua. Dua të më pranoni. Kaq. Ju dua.”


Në një intervistë për Cosmopolitan, Rita tregoi se ka vuajtur nga ankthi dhe u desh të konsultohej me një specialist. “Unë kam dikë me të cilin flas një herë në javë. Njerëzit vuajnë prej ankthit në mënyra të ndryshme, por për mua kjo ndodh kur mendoj për qëllimet afatgjata,” tha ajo. “Nuk kam frikë të pranoj se kam shkuar te terapisti.”

Fitorja e LVV-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 sipas Exipolit.-

 LVV (Levizja Vetëvendosje) 43.3% 7,535 PDK (Partia Demokratike e Kosovës) 18.4% 3,204 LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës) 12.9% 2,256   AAK...