Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/08

Xhemal Bushati: Ngrije zërin Lulzim Brava , kërko llogari! Voltana Ademi bënte presion për vota

 

Xhemal Bushati, kandidati i PD për bashkinë Shkodër u rendit i treti në zgjedhjet e 6 marsit ndërsa fitoren e mori Bardh Spahia i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Për fitoren e tij, në mbledhjen me kreun e PD, Bushati tha se Voltana Ademi e ka mbështetur dhe u bënte presion qytetarëve për t’i dhënë vota.

Xhemal Bushati: Unë e kam filluar fushatën për qytetarët, si një fushatë për qeverinë vendore. Në Shkodër kishim qeverinë,  administratën, PSD e Foltore. Kishim Bashkinë, LSI, presionin e Bashkisë ndaj qytetarëve më shumë se askush.

Ju kërkoj me modestinë time, ashtu siç ishim në gjithë Shkodër, ta shëtisnin krejt Shqipërinë. I kam bërë thirrje demokratëve të bashkohemi, nuk duhet të ndahemi. Kryetarja e bashkisë bënte presion për vota. Duhet t’i japim shpresë njerëzve. Ngrije zërin kryetar. Kërkoju llogari.

Misioni i Lulzim Bashës, Bravës ka marrë fund

 

Misioni i Lulzim Bashës ka marrë fund për deputeten shkrimtare Flutura Açka.

Ndarjen me kryetarin e partisë e bëri përmes lënies së posteve partiake publikisht duke i qëndruar besnike vetëm mandatit të deputetes qe ja dhanë demokratët e Elbasanit.

Ne analizën e Flutura Açkës, Partia Demokratike ndodhet në ditën e saj më të zezë duke fajësuar njësoj si Sali Berishën dhe produktin e tij Lulzim Bashën, ndaj nuk heziton ti bashkohet kolegëve të cilët mendojnë që rruga e vetme që të shpëtojë PD është që të ikin të dy.

Agron Gjekmarkaj ishte i pari qe ndërmori mes demokratëve aktin politik të dorëheqjes, duke i rikthyer postet partiake qe Lulzim Basha i dha.

Ferdinand Xhaferraj dhe Ervin Salianji qëndrimin e mbajtur ne grup e bënë publik edhe në rrjetet sociale. Kerkohet largimi i Bashës dhe një lider i ri politik brenda grupit parlamentar.

Revolta ndaj lidershipi demokrat ka prodhuar nje lëvizje të re brenda PD për largimin e Lulzim Bashës. Nisur nga deklarimi i djeshëm para mbledhjes dhe gjatë mbledhjes se grupit demokrat , duket se Grida Duma do jetë ajo qe do e udhëheqë.

Por, kjo lëvizje synon gjithashtu te mbajë larg edhe Sali Berishën përballe disa zërave që kërkojnë afrim dhe bashkim. Vetë Sali Berisha dhe mbeshtetësit e tij kanë lëshuar këto mesazhe pasi u mor vesh rezultati në Vorë dhe Shkodër.

Pas këtyre zërave, si duket brenda grupit parlamentar ka filluar lëvizja me moton: të dy larg PD, si Basha dhe Berisha.

Prostitucion në qendrën e masazheve! Arrestohet pronari, nën hetim dy punëtoret

 

Një qendër masazhesh në një banesë të marrë me qira në Tiranë që përdorej për shfrytëzim prostitucioni është zbuluar këtë të martë.

Policia ka zbuluar aktivitetin e paligjshëm në ambientin e marrë me qira në rrugën “Sami Frashëri” nga 29-vjeçari me iniciale A.D.

Nën hetim janë vënë dhe dy punëtoret e biznesit, 19-vjeçarja me iniciale F.D. dhe 20-vjeçarja me iniciale E.T. Ato do të procedohen për veprën penale “Prostitucioni”, ndërsa 29-vjeçari do të hetohet për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Vullnetarët në Ukrainë lidhin në shtylla grabitësit, në fushatën e mbrojtjes e turpërimit mes sulmit rus


Ukrainasit po përpiqen të rezistojnë ndaj ofesivës së ushtrisë ruse dhe në mungesë të rendit, në disa qytete vetë qytetarët kanë marrë në dorë dënimin e grabitësve duke i lidhur ata nëpër shtylla.

Pamje të vështira nga disa qytete tregojnë të akuzuarit si grabitës që lidhen në shtyllat publike me mjete plastike duke u bërë shembull për të tjerë që tentojnë të përfitojnë në momentet e vështira.

Në pamjet e sotme shihej një i ri i lidhur për tentativën e grabitjes së një pike karburanti në Kiev, madje kapësit e tij i kishin ulur pantallonat teksa një burrë i mbante leksion për faktin që abuzonte me kaosin e shkaktuar nga lufta.

Shumë supermarkete, banka dhe pika karburanti janë bërë objekt i grabitjeve që prej nisjes së sulmit rus dy javë më parë.

Një tjetër faktor problametik është dhe shpërndarja e armëve nga qeveria për vullnëtarët e mbrojtjes, të cilët në disa raste i kanë përdorur ato për të grabitur.

Në disa raste të tjera raportohet se vulnetarët i kanë zhveshur e rrahur grabitësit e kapur.

Qyteti i rrethuar i Mariupol raportohet se ka mungesë uji dhe energjie elektrike. Dyqanet janë grabitur teksa rezidentët kërkojnë artikuj esencialë të jetesës.

Mungesa e shërbimeve të telefonisë i ka bërë qutetarët më të trembur  teksa autoritetet nxisin qëndrimin në strehimet e emergjencës deri në qartësimin e situatës.

FOTO GALERI
1/6
Grabitesi lidhet ne shtylle nga vullnetaret ne Kiev

“Do ketë luftë botërore”/ Zelensky: Pas nesh, radha juaj

Kur të mbarojë punë me Ukrainën, Rusia do të vijë pas jush”, paralajmëroi Zelensky vendet perëndimore, teksa këmbënguli se sulmi mbi lirinë e Ukrainës do të prekë dhe pjesën tjetër të botës.

Në komentin e tij për ABC World, kreu i shtetit ukrainas edhe një herë i kërkoi Shteteve të Bashkuara dhe pjesës tjetër të NATO-s të sigurojnë hapësirën ajrore të vendit të vet. “Ata po na bombardojnë, po dërgojnë raketa, avionë, helikopterë- nuk e kontrollojmë dot qiellin tonë”, u shpreh ai.

Kjo luftë, nuk mbaron këtu. Do të ketë luftë botërore, theksoi më tej ndërsa e përshkroi Vladimir Putinin si kriminel; lufte duke thënë se të tillë janë në fakt të gjithë ata që shkelën në tokën tonë e dhanë urdhër për të qëlluar mbi njerëzit. Paqeruajtës ukrainas nga e gjithë bota sakaq do të kthehen në vendlindje së bashku me armët dhe pajisjet e tyre, në bazë të një dekreti të nënshkruar së fundi nga presidenti Volodymyr Zelensky, që synon forcimin e ushtrisë vendase dhe zbrapsjen e agresionit rus.

Zëvendës shefi i zyrës së presidentit Andriy Sybiha publikoi në Facebook foton e dekretit ku sqarohej vendimi për të tërhequr ushtarët profesionistë ukrainas nga misionet anekënd globit, përfshirë këtu edhe Kosovën, ku shërbejnë rreth 40 ushtarë të tillë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy para deputetëve britanikë: Ne nuk do të dorëzohemi, do të luftojmë deri në fund!

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksy ka folur para deputetëve britanikë përmes një videoje ku i tregon se vijon lufta, por nuk do të dorëzohen për asnjë moment.

Deputetët britanikë qëndruan në këmbë duke duartrokitur para se Zelensky të niste fjalimin. Presidenti ukrainas iu drejtua deputetëve duke thënë: “Po ju flas si qytetar, si president i një shteti të madh që ka një ëndërr”.

Në fjalën e tij, e krahasoi luftën në Ukrainë me luftën e britanikëve kundër nazistëve gjermanë në Luftën e Dytë Botërore.

“Ju nuk donit të humbisnit shtetin tuaj kur Gjermania naziste donin ta merrte. Dhe ju luftuat për Britaninë”, tha Zelensky.

Presidenti ukrainas tha se njerëzit e tij kanë bërë përpjekje “heroike” kundër forcave ruse. “Bombardimet nuk na penguan ne”, tha ai duke shtuar se do të luftojnë deri në fund.

Zelensky: Forcat tona kanë treguar se kush jemi ne. Edhe kishat po shkatërrohen nga bombardimet. Ne e kemi kuptuar që ukrainasit janë heronj. Mbi 50 fëmijë janë vrarë. Këta janë fëmijët që mund të kishin jetuar por njerëzit i morën nga ne. Ukraina është bërë më e madhe gjatë këtyre ditëve. Ne duhet të luftojmë me helikopterët apo raketat. Do të doja t’ju kujtoja që ne nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të humbasim, ne do të luftojmë deri në fund dhe do të vijojmë luftën për tokën tonë. Ne të gjithë do të luftojmë kudo.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden : Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për presidentin rus Vlladimir Putinin


Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të jetë kurrë i suksesshëm në pushtimin e të gjithë Ukrainës.

Putini duket i vendosur të vazhdojë rrugën e tij vrastare pa marrë parasysh koston”, tha Biden në konferencë nga Shtëpia e Bardhë.

Biden tha se Putini mund të vazhdojë luftën e ashpër, por Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për të.  Ai shtoi se nëse SHBA nuk i përgjigjet sulmit rus, kostoja e lirisë për popullin amerikan do të jetë e madhe.

Ai ka kthyer tashmë dy milionë ukrainas në refugjatë. Rusia mund të vazhdojë të shkatërrojë përparimin e saj me një çmim të tmerrshëm, por kjo është tashmë e qartë: Ukraina nuk do të jetë kurrë një fitore për Putinin. Putini mund të jetë në gjendje të marrë një qytet, por ai kurrë nuk do të jetë në gjendje të mbajë vendin dhe nëse nuk i përgjigjemi sulmit të Putinit ndaj paqes dhe stabilitetit global sot, kostoja e lirisë dhe për popullin amerikan do të jetë edhe më e madhe nesër“, tha ai.

Biden falenderoi popullin ukrainas për rezistencën e fortë përballë luftës.

Ata kanë frymëzuar botën me trimërinë e tyre, patriotizmin e tyre, vendosmërinë e tyre sfiduese për të jetuar të lirë. Lufta e Putinit  ka shkaktuar një vuajtje të madhe dhe humbje të panevojshme të jetës së grave, fëmijëve, të gjithëve në Ukrainë – si në Ukrainë ashtu edhe. Mund të shtoj, rusët”, tha Biden.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...