Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/09

Politikanja ukrainase shpërthen në lot: Ju lutem Biden, ndihmoni fëmijët tanë

Hanna Hopko e cila ishte deputete në Ukrainë nga viti 2014 deri më 2019-të, shpërtheu në lot teksa i lutej presidentit amerikan, Biden, që t’i ndihmojë ukrainasit.




Duke folur për gjendjen kaotike në Mariupol, gjatë një interviste që po zhvillonte për televizionin amerikan MSNBC, ish-deputetja u kaplua nga emocionet.

Nuk ka asnjë shpjegim. Më besoni, nuk ka shpjegim. Ajo nuk është vetëm një fëmijë. Ju i keni parë fotot. Ne nuk mund të shohim se sa ukrainas po vdesin. Ju lutemi Biden, ju lutemi Kongresit, ndihmoni njerëzit tanë”, tha ajo.  Ju lutemi ndihmoni fëmijët tanë. Shikoni, ne po fitojmë dhe fitorja jonë do të jetë e rëndësishme për Gjeorgjinë, Moldavinë, për të gjithë botën e lirë. Nuk e kuptoj pse duhet t’i bindim të gjithë se kjo ka të bëjë me njerëzimin”, tha ajo duke qarë.

Krimineli serb Aleksandër Vuçiç pezullon eksportet e grurit e miellit: Nga nesër , s`ka më miell serb në Shqipëri dhe gjetkë.

 

Aleksandar Vuçiç deklaroi se shteti i tij do të pezullojë eksportin e grurit, miellit, misrit dhe vajit duke nisur nga data 10 mars.

“Në dy ditët e fundit, eksporti i grurit dhe miellit është rritur aq shumë, saqë duhet ta ndalojmë”, tha Vuçiç për televizionin serb.

Ai sqaroi se shteti do t’i subvencionojë derivatet për fermerët.

“Ne do të subvencionojmë që çmimi i euro-naftës në të gjitha pikat e karburantit të Industrisë së Naftës së Serbisë të mbetet së paku 179 dinarë, rreth 1.5 euro për të paktën një muaj e gjysmë. Për të gjithë të tjerët do të ketë rritje minimale”, u shpreh ai.

Vuçiç shtoi se Serbia është në pritje të vendimit të Bashkimit Europian për importin e energjisë nga Rusia. Shtetet e Bashkuara e ndaluan atë të martën, si ndëshkim për Rusinë, e cila ka pushtuar Ukrainën.

“Nëse vendimi është që të ndalohet importi i të gjitha burimeve të energjisë nga Rusia, atëherë edhe ne jemi në telashe. Nuk kemi ku t’i marrim, nafta dhe gazi nuk mund të bien nga qielli”, tha Vuçic, duke folur për gjendjen e rezervave të mallrave të Serbisë, ku tha se Serbia është e përgatitur për së paku dy muajt e ardhshëm.

Kosova, gjatë vitit 2021, ka importuar 84 mijë tonë lloje të ndryshme të grurit dhe miellit nga Serbia – nga 115 mijë tonë sa ka importuar në total nga shtete të ndryshme, si: Kroacia, Austria, Maqedonia e Veriut, Hungaria.

Dhurata Çupi kërkon dorëheqjen e Bashës: PD ka nevojë për lider që na çon drejt fitores

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi këtë të mërkurë ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të partisë, duke theksuar se sot PD ka nevojë për një lider që i çon demokratët në fitore.

Partia Demokratike është në krizën më të thellë në 30 vite. Patjetër që shkaktari kryesor është lidershipi. Krizat zgjidhen me votë dhe votëbesim. Duhet të japë dorëheqjen Basha që t’i hapë rrugë bashkimit dhe konkurrimit të drejtë përpara demokratëve. PD sot ka nevojë për një lider që të na çojë drejt fitores. Dëshpërim i madh që PD humbet mbështetjen e shkodranëve e dibranëve si dy bastionet e PD”, është shprehur Çupi.

Deputetja e qarkut të Dibrës, veçanërisht pas rezultatit të zgjedhjeve të 6 marsit, nuk është zëri i vetëm që ka kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të partisë. Më herët, ishte Grida Duma, e cila duket se ka marrë drejtimin e kësaj goditjeje të re nga brenda, duke tundur si flamur, dorëheqjen e saj të menjëhershme nga posti i nënkryetares së atij që e quan dështaku në krye të PD-së.

Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimmarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domosdoshme për demokratët. Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë”, tha Duma.

Në një tjetër shenjë se armiqtë e Bashës, tashmë i afron largimi i tij nga kreu i PD-së, Sali Berisha këtë të mërkurë la një shteg të hapur për bashkëpunim me të gjithë deputetët rebelë të cilët janë sot kundër Bashës, përfshirë edhe Grida Dumën.

Mirëpres çdo deklaratë të deputetëve, mirëpres bashkimin e tyre me grupin e deputetëve të Komisionit të Rithemelimit dhe i garantoj qe ky bashkim ka në bazë vlerësimin e palëkundur të kontributeve në PD, në Kuvendin e 22 marsit cdo njeri do ketë të drejtën të kandidojë për organet e PD me kushtin e vetëm të pranojë votën e lirë të demokratëve”, tha Berisha.

Pas Gjekmarkajt dhe Açkës, edhe Grida Duma jep dorëheqjen nga PD

 

Grida Duma vendosi të japë dorëheqjen si nënkryetare e PD-së këtë të mërkurë, pas Agron Gjekmarkajt dhe Flutura Açkës.

Ajo shprehet se ky është një vendim i domosdoshëm për demokratët.

Grida me fjalë të ashpra ndaj kryedemokratit Lulzim Basha tha se ai përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputetët, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

“Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimmarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që  jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domosdoshme për demokratët.  Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë”, tha Duma .

Postimi i plotë:
Partia Demokaratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij.
Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të kapë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputët, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike.
Fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve vendimarrje për shpëtimin e demokratëve të salrifikuar një dekadë. Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domsdoshme për demokratët. Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë!
Agron Gjekmarkaj ishte i pari qe ndërmori mes demokratëve aktin politik të dorëheqjes, duke i rikthyer postet partiake qe Lulzim Basha i dha.

Ferdinand Xhaferraj dhe Ervin Salianji qëndrimin e mbajtur në grup e bënë publik edhe në rrjetet sociale. Kërkohet largimi i Bashës dhe një lider i ri politik brenda grupit parlamentar.

Revolta ndaj lidershipit demokrat ka prodhuar një lëvizje të re brenda PD për largimin e Lulzim Bashës.

Zëra brenda grupit parlamentar janë me moton; Të dy larg PD, si Basha dhe Berisha.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha vijon të mos pranojë humbjen e thellë në zgjedhjet e pjesshme vendore, ku jo vetëm nuk mundi të marrë asnjë bashki, por u rendit forcë e tretë me më pak vota se koalicioni i Sali Berishës me LSI-në dhe PDK-në.

Zgjedhjet e 6 marsit kishin një vlerë të madhe për elektoratin demokrat, ku pritej të tregohej mbështetja e demokratëve të cilët prej muajsh tashmë janë ndarë në dy fronte, ata që mbështesin Bashën dhe ata që mbështesin Berishën.

Partia Socialiste arriti të merrte pesë nga gjashtë bashkitë në garë, Vorën, Rrogoshinën, Dibrën, Lushnjën dhe Durrësin, ndërsa koalicioni “Shtëpia e Lirisë” fitoi në Shkodër.

Sulmet krimnele të Putinit shkatërrojnë maternitetin në Mariupol, gra dhe fëmijë mbeten nën rrënoja

 

Një maternitet në qytetin ukrainas Mariupol është shkatërruar nga sulmet ajrore ruse.

Këshilli i Mariupolit tha se dëmi i shkatërrimit të spitalit ishte “kolosal”, duke shtuar se nuk dinte ende ndonjë shifër viktimash. Një këshilltar i presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se nën rrënoja kanë mbetur gra dhe fëmijë.

Forcat pushtuese ruse kanë hedhur disa bomba në spitalin e fëmijëve”, tha këshilli bashiak në rrjetet sociale këtë të mërkurë.

Ukraina bën thirrje për armëpushim për të riparuar Çernobilin

 

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka bërë thirrje sot për një armëpushim për të lejuar kryerjen e riparimeve për të rivendosur furnizimin me energji elektrike në termocentralin bërthamor të Çernobilit.

Kuleba tha se gjeneratorët rezervë me naftë mund të fuqizojnë centralin vetëm për 48-orët e ardhshme dhe më pas sistemet e ftohjes së objektit të magazinimit të karburantit bërthamor të harxhuar do të ndalojnë. Më tej, Kuleba ka shtuar se pasojë e kësaj situate do të jetë rrjedhje e rrezatimit.

Kompania shtetërore bërthamore, Energoatom, tha se era mund të transferojë renë radioaktive në rajone të tjera të Ukrainës, Bjellorusisë, Rusisë dhe Evropës.

Ish-uzina bërthamore në Çernobil është vendi i aksidentit më të keq bërthamor në botë në vitin 1986.

CIA zbardh planin rus: Putini do e merrte Kievin për dy ditë

 

Plani i presidentit rus, Vladimir Putin ishte marrja e kryeqytetit të Ukrainës Kiev brenda vetëm dy ditësh.

Tani që gjërat nuk shkuan aspak siç i mendonte ai, duhet të jetë shumë i zemëruar tha shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës , William Burns, në një seancë para Kongresit amerikan.

Në këto kushte, shefi i Kremlinit mund të shtojë përpjekjet për të gjunjëzuar ushtrinë ukrainase, pavarësisht sesa viktima bëhen mes civilëve. Putin e ka përfshirë veten në një kombinim shpërthyes  “ankesash dhe ambicjesh”, tha Burns.

Ndërkohë, Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare Avril Haines pohoi  në një seancë dëgjimore të Kongresit se inteligjenca amerikane vlerëson që presidenti rus, me shumë gjasë nuk ka ndërmend të frenohet nga pengesat që po has ushtria e tij në Ukraine, por mund të dyfishojë përpjekjet dhe fushatën e vet për ta mbajtur vendin fqinj larg anëtarësimit në NATO.

CIA ndërkohë del më shifra të tjera nga ato që japin zyrtarët ukrainas për humbjet në radhët e ushtrisë ruse. Sipas saj, në Ukrainë janë vrarë  2000-4000 trupa ruse dhe jo 12 mijë sic thonë autoritetet në Kiev.

Ukraina pretendon gjithashtu se ka shkatërruar 48 avionë dhe 80 helikopterë rusë, 303 tanke, mbi 1000 mjete të rënda ushtarake, 60 depozita nafte, 56 raketahedhëse dhe pajisje të tjera.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...