Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/09

Ekipi i Top Channel në Ukrainë/ Gazetari po raportonte live kur ndodh shpërthimi në Kiev

 

Një shpërthim ndodhi në Kiev, kur gazetari i Top Channel, Artur Bibe po raporton live për edicionin e orës 12:00.

Zhurma e shpërthimit u dëgjua pak, ndërsa nga pamjet dallohej qartë një tufë zogjsh që u larguan të trembur nga ndërtesa.

Gazetari Artur Bibe ndodhet në Kiev, ndërsa operatori Ilia Poçi është nisur drejt Odesës.

Bibe e përshkruan situatën të qetë, ndërsa ukrainasit po evakuohen drejt vendeve të tjera për t’i shpëtuar luftës. Ai thekson se mijëra ukrainas që jetojnë jashtë, po kthehen për të mbrojtur në vendin e tyre.

“Drama po përjetohet në kufirin mes Rumanisë dhe Ukrainës, mijëra fëmijë dhe gra po largohen, nuk ka burra, janë përfshirë në luftë, ndodhen në temperatura minus 5, minus 6, ishte një udhëtim i lodhshëm”, tha Bibe.

Top Channel do të raportojë çdo detaj të gjendjes aktuale në vijim, ndërsa situata sa vjen edhe rëndohet në Ukrainë.

Sot jemi në ditën e 14-të luftës në Ukrainë, ndërsa Rusia ka premtuar armëpushim dhe hapjen e korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve.

Rusia njoftoi se do të sigurojë korridore humanitare për ukrainasit që ikin nga Kievi, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol, duke mbajtur armëpushim që prej orës 07:00 të mëngjesit deri 21:00 të mbrëmjes me e orën lokale.

Vendet perëndimore po synojnë eksportet e naftës të Rusisë ndërsa pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka detyruar të paktën dy milionë refugjatë të largohen nga vendi.

Një  evakuim i përkohshëm  nga qyteti verilindor i Ukrainës, Sumy u bë pasi një sulm ajror rus vrau 21 persona, sipas autoriteteve ukrainase. Rreth 5,000 njerëz u larguan nga qyteti të martën, sipas  zyrtarit ukrainas.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pritet të takohet të enjten me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba në Turqi.

TCH.

BE shton sanksionet ndaj Rusisë, fut 160 oligarkë rusë në listën e “zezë”

 

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka bërë me dije se Bashkimi Europian ka shtuar sanksionet ndaj Rusisë, si ndëshkim për luftën ndaj Ukrainës.

Përmes një postimi në “Twitter”, Borrell shkruan se janë futur në listën e zezë 160 oligarkë rusë, anëtarë të Këshillit të Federatës ruse. Sanksione do të ketë në sektorin bankar si dhe do të goditet sektori bankar.

Ne po forcojmë më tej rrjetën e sanksioneve në përgjigje të agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës. Rendisim 160 individë: oligarkë, anëtarë të Këshillit të Federatës Ruse, sektori bankar i Bjellorusisë, eksporti i teknologjisë së lundrimit detar në Rusi dhe shtimi i kripto-aseteve”.

2022/03/08

Gëzuar 8 marsin, të dashura nëna,motra dhe gra !

 










GËZUAR 8 MARSIN KRIJESAVE MË TË BUKURA!

Dua të urojë sot të gjitha ato gra që pavarësisht vështërsive  e sakrificave ia kanë dalë me vendosmeri duke mos u dorëzua kurrë.



0:02 / 0:06
“Gëzuar 8 marsin krijesave  më të bukura!Dua të uroj sot të gjitha ato gra që pavarësisht vështirësive e sakrificave ia kanë dalë me vendosmëri, duke mos u dorëzuar kurrë.

Nuk do lodhem asnjëherë së thëni se nënat shqiptare janë heroina, gruaja shqiptare është shembull.

Jam shumë i lumtur që njoh çdo ditë në Dardaninë tonë   shumë gra të pavarura, gayetare,shkrimtare,mjeke, politikane , sipërmarrëse, të zgjuara, të bukura, me plot vetëbesim.

Eshtë e rëndësishme të jesh grua e vetëpërmbushur sepse lumturinë tënde nuk e ka në dorë askush tjetër vec teje.

Dradani (Prishtinë0, 8 mars 2022 .                                FLORI BRUQI

Jamala mori fitoren e Eurovision në vitin 2016 me këngën “1944

Jamala mori fitoren e Eurovision në vitin 2016 me këngën “1944” që i referohej luftës në Ukrainë ndërsa tani është e detyruar ta provojë vetë.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Jamala tha se është shpërngulur në Turqi së bashku me 2 fëmijët, ndërsa bashkëshorti i saj ka qëndruar në Ukrainë për të dhënë ndihmë për qytetarët.

Ndër të tjera, Jamala tha se është e frikësuar dhe do të përdorë zërin e saj për të treguar gjithçka po shkaktojnë forcat ruse.

 “Kam vetëm një javë që jam shpërngulur në Turqi, u zgjuam nga zhurmat e shpërthimeve dhe kemi pritur 5 ditë që të kishim mundësinë të largoheshim. Jam me fëmijët ndërsa bashkëshorti është në Ukrainë. Ai qëndroi që të mbrojë shtëpinë tonë, vendin tonë, familjen tonë dhe bën punë vullnetare, ndihmon njerëzit që të shkojnë në kufi.

Ai nuk është në Kiev, nuk mund ta them se ku qëndron se mund të jetë e rrezikshme. Jam e shqetësuar për të gjithë kolegët që ndodhen në një bunker duke u ruajtur. Do ta përdor zërin tim për të treguar gjakderdhjen që po shkakton Vladimir Putin”, tha Jamala.

Jeta ekstravagante e ‘spiunes’ joshëse ruse Anna Chapman që kërkonte të hidhte në erë luftanijet britanike

 

Ish-super-spiunia tërheqëse ruse Anna Chapman u arrestua në SHBA në 2010, në një prej operacioneve më të mëdha anti-spiunazh të historisë, por prej atëherë është bërë e famshme në vendin e saj si prezantuese apo modele veshjesh të brendshme.

40 vjeçarja ishte në faqet e para të gazetave në 2010 kur u denoncua si agjente “e fjetur” në SHBA pas hetimeve të FBI.

Pas arrestimit ajo u deportua në Rusi në kuadër të një operacioni të këmbimit të agjentëve rusë e amerikanë, por flokëkuqja  joshëse ka vijuar aktivitetin e saj që prej modelimit në pasarelë deri te promovimi i Rusisë dhe Vladimir Putin në rrjetet sociale.

Kohët e fundit ajo ka folur në mbështetje të bashkëatdhetarëve të saj gjatë operacionit të pushtimit të Ukrainës.

Duke ilustruar një foto me një fustan të kuq zbulues, ajo shkruante: “Nuk kam parë kurrë një valë të tillë patriotësh të guximshëm”.

Anna kishte arritur të fitonte rezidencën në SHBA pasi kishte qytetarinë britanike prej martesës me Alex Chapman.

Çifti ishin njohur në një koncert në Londër  në 2001, për t’u martuar një vit më vonë dhe për t’u diovorcuar në 2006.

Pas arrestimit të saj në 2010 bashkëshorti Alex tha se “nuk habitej”, duke shtuar se babai i saj Vasily Kushchenko kishte qenë zyrtar i lartë në KGB.

Duke kujtuar herën e parë që ishte takuar me Vasily gjatë muajit të mjaltit të çiftit në Zimbabve – ku ish-vjehrri i tij punonte si diplomat – Alex tha për The Telegraph: “Ai nuk i kishte besë asnjeriu. Më pyeti përse kisha zgjedhur një nuse ruse dhe se çfarë kërkojë në Rusi. Unë i thashë se nuk doja asgjë por ai nuk bindej.”

Rrjedhimisht Anna pranoi akuzat e komplotit për të vepruar si agjente e një qeverie të huaj për të kryer detyra në SHBA për llogari të Federatës Ruse.

Të 10 agjentët ‘e fjetur’ rusë u këmbyen me katër rusë të kapur duke spiunuar për SHBA, mes të cilëve dhe Sergei Skripal që punonte si agjent i dyfishtë për Britaninë, dhe u tentua të helmohej në Salisbury në 2018.

Megjithse shumica e ish-agjentëve sovjetikë qëndrojnë jashtë vëmendjes televizive pas arrestimeve, Anna u bë shpejt e njohur në televizionet dhe revistat ruse.

Nga viti 2011 ajo ka prezantuar programin rus  “Sekretet e Botës” dhe ka qenë redaktore e revistës  Venture Business News.

Anna është shfaqur dhe në kopertinën e edicionit rus të revistës Maxim në të brendshme, dhe është përfshirë në listën e 100 grave më seksi.

Në 2018, mes konfliktit në Siri, Anna i bënte thirrje Putin të hidhte në erë luftanjet britanike: “Zoti na shpëtoftë por nëse ka një konflikt të hapur Rusi SHBA, sulmi ynë nuk duhet të drejtohet vetëm ndaj amerikanëve por dhe ndaj luftanijeve britanike”.

“Nëse diçka e pakëndshme u ndodh atyre si për shembull të bien në fund të detit, aristokracia britanike do të kthehej me këmbë në tokë shumë shpejt”, tha ajo.

FOTO GALERI
1/7
Ish-super-spiunia tërheqëse ruse Anna Chapman u arrestua në SHBA në 2010

Drejtori i CIA-s, Bill Burns: Katër parashikimet që Putini i llogariti keq në luftën kundër Ukrainës

 

Drejtori i CIA-s, Bill Burns është shprehur se presidenti rus Vladimir Putin është i vendosur që të pushtojë Ukrainën, por duket se parashikimet e tij për ecurinë e luftës, nuk i kanë dalë siç i priste.

Sipas Burns, Putini besonte se me përdorimin e forcës, Ukraina do të pushtohej pasi ishte e dobët dhe mund të frikësohej lehtë. Së dyti, sipas tij, Putin besonte se europianët, sidomos francezët dhe gjermanët, ishin të shpërqendruar dhe e urrenin të rrezikonin duke ndërhyrë.

Drejtori i CIA-s, është shprehur se Putin u tregua i gatshëm për luftën, pasi edhe më parë i kishte provuar sanksionet dhe i kishte bërë gati rezervat. Supozimi i katërt i Putinit sipas Burns ishte se ai mendonte që ushtria e tij e përgatitur do të ishte e aftë për një fitore të sigurtë dhe me kosto minimale.

“Ai tashmë ka provuar se ka gabuar në çdo pikë,” tha Burns.

Pandemia globale Covid-19 e ka bërë edhe më të vogël rrethin e tij, tha Burns gjatë një seance dëgjimore të Komitetit të Inteligjencës në Dhomë për kërcënimet në mbarë botën.

Ukrainasit do të vazhdojnë të rezistojnë ashpër dhe efektivisht,” shtoi ai.

Rusia kërcënon Europën me “armën e vet të fshehtë”! E para e pëson Gjermania

 

Rusia paralajmëroi se mund të mbyllë gazsjellësin kryesore drejt Gjermanisë nëse Perëndimi sanksionon naftën ruse.

Zevendës/kryeministri rus Alexander Novak, i cili vetë ka lindur në Ukrainë, u shpreh se një lëvizje e tillë do të kishte pasoja katastrofike për furnizimin në rang global dhe do ta dyfishonte çmimin e arit të zi, duke e çuar në 300 dollarë për fuçi.

Është absolutisht e qartë për të gjithë se një refuzim i naftës ruse do të çonte në pasoja katastrofike për tregun global. Rritja e çmimeve do të jetë e paparashikueshme. Mund të shkojë dhe 300 dollarë fuçia, në mos më shumë”, thotë Novak.

Rusia, shtoi Novak, ka çdo të drejtë të hakmerret dhe kujtoi vendimin e Gjermanisë muajin që shkoi për të bllokuar gazsjellësin Nord Stream 2. Sipas numrit 2 të qeverisë ruse, Europës do t`i duhej e pakta një vit për të zëvendësuar volumin e naftës që merr nga Rusia, dhe do të detyrohej të paguante shumë më shtrenjtë.

Nëse nuk doni furnizimin me energji nga Rusia, vazhdoni. Ne jemi të përgatitur për këtë. E dimë se ku do ta ridrejtojmë vëllimin tonë”, shton Novak.

Nord Stream 1, prej një deklade linjë e rëndësishme furnizimi me gaz e Gjermanisë, kalon drejt saj nga Rusia përmes Detit Baltik. Rusia mbulon 43% të nevojave të Europës për gaz.Pjesa tjetër, sipas Entit të Statistikave të BE-së, Eurostat, vjen nga Norvegjia, furnizimet me gaz të lëngshëm nga Lindja e Mesme e SHBA-ja si dhe nga Algjeria e Libia.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...