Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/11

Kryente mashtrime dhe transaksione financiare përmes call center, arrestohet 36-vjeçari në Durrës

 

Një tjetër rast i përfitimit të shumave të mëdha monetare nëpërmjet mashtrimeve me anë të platformave elektronike, është goditur nga policia.

Policia bën me dije se 36-vjeçari, nëpërmjet platformave të ndryshme elektronike, kryente mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit H. K., G. H. dhe A. D.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Top Channel

1000 euro gjobë mori një operator ekonomik nga Inspektorati i Komunës në Skenderajt për fryrje të çmimit dhe manipulim me sasinë.

 

Autoritetet në Kosovë u hodhën në veprim pas njoftimeve për një rritje të beftë te çmimit të vajit.

1000 euro gjobë mori një operator ekonomik nga Inspektorati i Komunës në Skenderajt për fryrje të çmimit dhe manipulim me sasinë.

Dy depo të operatorëve ekonomikë u mbyllën përkohësisht gjatë një aksioni të ministrisë së Industrisë e Tregtisë.

Edhe inspektori i tregut në Gjilan gjobiti me 400 euro një market për shkak të mospërputhjes së çmimit të sheqerit: çmimi i reklamuar në paketimin 5 kilogramësh ishte 4.09 euro, ndërsa në arke konsumatori paguan 4.19 euro.

Një litër vaj u shit dje për 3.50 euro në Kosovë, nga më pak se 2.00 euro që ishte përpara disa ditësh, duke ngjallur reagime të shumta, përfshirë dhe atë të vetë kryeministrit Albin Kurti që e cilësoi këtë rritje artificiale e të paarsyeshme. “Çmimi i vajit ushqimor në tregun e Kosovës është më i shtrenjti në botë, tha Kurti.

Çmimet e fryra artificialisht të vajit duhet të shfryhen…

Kjo ka të bëjë me njerëzit që dëshirojnë të përfitojnë nga një krizë botërore dhe jo nga gjendja reale në vendin tone, u shpreh ai. Kurti deklaroi se nuk ka nevojë për panik, pasi vaj ushqimor për qytetarët e Kosovës ka edhe për një muaj. Përveç çmimit të vajit, në tregun e Kosovës ditëve të fundit është ngritur edhe çmimi i bukës, miellit, derivateve të naftës, biletave të autobusëve dhe taksive, nën ndikimin duket  të krizës në tregje që ka shkaktuar pushtimi rus i Ukrainës.

2022/03/10

Njësia Speciale e Kosovës stërvitet nga Forcat Speciale Amerikane

 



Njësia Speciale Intervenuese po trajnohet nga Forcat Operative Speciale të Ushtrisë Amerikane, si pjesë e një angazhimi ushtarak dy palësh në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës.

Kjo është Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës, e gatshme për intervenim në ndihmë të qytetarëve në çdo situatë.

Kjo njësi e cila është e përgatitur të intervenojë në operacione të rrezikshmërisë së lartë, aktualisht po zhvillon stërvitje me ushtrinë amerikane.

Ushtrimet të cilat po realizohen në Kosovë do të zgjasin disa ditë dhe ato po e dëshmojnë edhe partneritetin e fortë në mes të ShBA-ve dhe Kosovës.

Ndërsa amerikanët kanë thënë se po qëndrojnë të fortë pranë aleatëve në Kosovë.

“Ne jemi këtu me forcat e njësisë speciale që po trajnohen me partnerët tanë këtu në Kosovë si pjesë e një angazhimi ushtarak dypalësh midis SHBA-së dhe Kosovës. Jemi shumë të lumtur që jemi këtu duke qëndruar të fortë pranë aleatëve tanë këtu në Kosovë dhe duke u stërvitur me partnerët tanë”.

Njësia Speciale Intervenuese e cila sivjet ka shënuar 15 vjet që nga themelimi, është e pajisur me armatim dhe pajisje speciale.

Partnerët amerikanë kanë vlerësuar përgatitjet e Policisë së Kosovës dhe sipas tyre Njësia Elitë po dëshmon profesionalizëm të lartë.

Video: “Na ka bërë shumë përshtypje profesionalizmi që kemi parë tek partnerët tanë këtu, në Policinë e Kosovës. Ka qenë një mundësi e shkëlqyer për ne që të punojmë me ta dhe të mësojmë nga njëri-tjetri nga ky trajnim…Dua të falënderoj popullin e Kosovës për mikpritjen, ka qenë një mundësi e shkëlqyer për ne që të punojmë me partnerët tanë në polici dhe të ndërveprojmë me popullatën këtu në përgjithësi”.

Trajnimet e ushtrisë amerikanë në Kosovë realizohen në kuadër të marrëveshjes bilaterale në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Poroshenko nga lufta i çon porosi Putinit: Do të ulesh në bankën e …



Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, i cili ndodhet në Kyiv, ka folur live për televizionin N1, kanalin që shërben si filial i CNN në Beograd, Sarajevë e Zagreb.

Duke folur për Vladimir Putinin, Poroshenko pati një porosi për presidentin rus të lidhur me fundin e Kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Sipas tij, Putini do të përfundojë në Hagë, sikurse Millosheviqi.

“Unë nuk shoh rrugëdalje tjetër nga kriza. Mesazhi im personal për Putinin është: Studioni me kujdes rastin e Millosheviqit sepse do të uleni në të njëjtën bankë”, tha ai.

“Mendoj se kroatët ende e kujtojnë se si ishte të flije gjatë luftës dhe si të mbijetosh. Unë jam në qendër të Kyivit, më pak se 10 kilometra larg meje janë trupat ruse. Vetëm dje dhe pardje ata shënjestruan ndërtesa civile në Kyiv, dhe sot evakuuam civilë nga Buça, Irpini, Gastomili…Jam krenar që vetëm nga ato vende evakuuam më shumë se 8000 qytetarë”, shtoi Poroshenko.

Ish-presidenti ukrainas tha se politika e Rusisë është që të shkatërrojë plotësisht gjithçka që ka përpara në Ukrainë.

Wesley Clark: Presidenti Vlladimir Putin do të përfundojë si Sllobodan Milloshevici, NATO-ja në luftë po iu prekën kufijtë

 

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s, gjenerali amerikan Wesley Clark, njeriu që drejtoi fushatën e bombardimeve të aleancës kundër forcave serbe në vitin 1999 gjatë luftës së Kosovës, thotë se vendet e saj e NATO-s sot duhet të bëjnë gjithçka që munden për të mbështetur forcat ukrainase në fushën e betejës.

Megjithatë, sa i takon mundësisë së zonës së ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, aty ndan mendimin se aleanca duhet të mbetet brenda kufijve të saj. Clark sheh një tjetër mënyrë ndëshkimi për Vladimir Putinin. Ai tha për REL se mekanizmat ndërkombëtarë duhet ta padisin presidentin rus dhe gjeneralët e tij për krime lufte. “Nëse cilësohet si kriminel lufte, vendet e tjera nuk mund të merren me të, institucionet financiare nuk mund të merren me të dhe ai do të përfundojë si ish-presidenti serb, Sllobodan, Milloshevic në gjyq, në Hagë”, thotë gjenerali.

Moska, sipas tij, ka angazhuar 100% të forcave të saj luftarake dhe trupat e saj kanë qenë tepër të paafta. Ato janë të cenueshme nëse vendet e NATO-s individualisht i ofrojnë Ukranës anti-tanke dhe mbështetjen ajrore – të nevojshme për t’i zmbrapsur hovin rus. Nga ana tjetër, ish komandanti i përgjithshëm i forcave evropiane të NATO-s, thekson po ashtu se aleanca duhet të ndërmarrë një varg masash për t’u përgjigjur, nëse Rusia shkel kufijtë e saj.

Sipas tij, objektivi real i Putinit është të shkatërrojë mundësinë që Ukraina të rreshtohet me Perëndimin, të përfshijë NATO-n dhe të mposhtë NATO-n me kërcënimin ose përdorimin e armëve bërthamore ose të armëve kimike dhe pastaj të rimarrë kontrollin e Evropës Lindore dhe ta detyrojë SHBA-në të largohet.

Gjendja aktuale e luftës Ukrainë-Rusi, Gjermania dhe Franca thirrje Vlladimir Putin-it

 

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës i kanë bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë.

Sipas një leximi të Pallatit Elysée, kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe Putin kanë zhvilluar një telefonate trepalëshe ditën e sotme.

Gjithashtu, Scholz dhe Macron ngulën këmbë se çdo zgjidhje për krizën duhet të negociohet midis Rusisë dhe Ukrainës.

Elysée bën me dije se të tre udhëheqësit kanë premtuar se do të mbeten në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë ditëve të ardhshme.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po takohen të enjten jashtë Parisit për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë.

Zëvendës-presidentja amerikane vizitë në Varshavë: Do të bëjmë gjithçka për Ukrainën

 

Polish Prime Minister Mateusz Morawiecki (R) greets US Vice President Kamala Harris as she arrives for a meeting at the office of the Prime Minister of Poland in Warsaw, Poland, March 10, 2022. - Harris will attend meetings about the war in Ukraine. (Photo by SAUL LOEB / POOL / AFP) (Photo by SAUL LOEB/POOL/AFP via Getty Images)

Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris ka vizituar sot Poloninë, ku ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin polak Mateusz Morawiecki dhe presidentin polak Andrzej Duda.

Takimi kishte për qëllim të tregonte përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për sigurinë e rajonit. Harris tha se SHBA-të janë të përgatitura të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s.

“Ajo që është në rrezik, pikërisht në këtë moment, janë disa nga parimet udhëzuese rreth aleancës së NATO-s. Dhe në veçanti, çështja e rëndësisë së mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial dhe në këtë rast të Ukrainës,” tha Harris në një konferencë shtypi.

Harris tha se prania e saj në Varshavë ishte një sinjal i përkushtimit amerikan ndaj aleancës ushtarake.

“Jam këtu në Poloni si një shprehje e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe të rëndësishme, që, përsëri, ka qenë e gjatë, por në veçanti për çështjen e Ukrainës është e unifikuar dhe është e qartë: ne do të bëjmë gjithçka së bashku në partneritet, në solidaritet për të mbështetur. çfarë është e nevojshme pikërisht në këtë moment për sa i përket nevojave humanitare dhe të sigurisë së Ukrainës dhe popullit ukrainas”, tha ajo.

Harris u përpoq të përforconte lidhjet bashkëpunuese midis Shteteve të Bashkuara dhe Polonisë lidhur me sigurimin e Ukrainës me avionë luftarakë.

“Dëshiroj të jem shumë i qartë. Shtetet e Bashkuara dhe Polonia janë të bashkuara në atë që kemi bërë dhe janë të përgatitur për të ndihmuar Ukrainën dhe popullin e Ukrainës – fund,” tha Harris

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...