Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/12

“Urgjent ndaloni luftimet”, Emmanuel Macron e Scholz Papa Francesku. Putin!

 

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez,  Emmanuel Macron, telefonuan shefin e Kremlinit Vladimir Putin duke i kërkuar hapur vendosjen e menjëhershme të armëpushimit në Ukrainë.

Zëdhënësi i kancelarit gjerman,  Steffen Hebestreit pohoi se po bëhen përpjekje të jashtëzakonshme diplomatike për t`i dhënë fund luftës. në 75 minuta telefonatë, dy liderët kanë insistuar që të flasë logjika, e cila të cojë drejt një zgjidhjeje diplomatike të kësaj krize.

Gjatë bisedës telefonike, Putin ka informuar Macronin dhe Scholzin me versionin e tij të situatës dhe raportet mes Rusisë dhe Ukrainës. Thirrjeve për fundin e luftimeve iu bashkua edhe Papa Francesku.

“Ndaluni në emer të Zotit, jo luftë. Mendoni për fëmijët, mendoni për ata të cilëve poi u hiqni shpresën e një jete me dinjitet: fëmijë të vrarë, të plagosur, jetime”, thuhej ne një mesazh të kreut të Kishës Katolike në Twitter.

Zërave kundër luftës i është bashkuar dhe biznesmeni më i pasur rus Vladimir Potanin. Ai i kërkoi autoriteteve ruse  të mos lejojnë që shteti i tyre të kthehet në kohën e Revolucionit të Tetorit të vitit 1917. Potanin, pronar i kompanisë Norilsk Nickel (NILSY), i bëri këto komente pasi u bë e ditur se ekziston mundësia që Rusia të konfiskojë prona të kompanive që janë tërhequr nga ky vend, si rezultat i agresionit rus në Ukrainë.

“Mos na ktheni 100 vjet pas”, është shprehur ai, duke theksuar se pasojat e një lëvizje të tillë do të kërcënonin besimin e investitorëve nga e gjithë bota e kjo do të zgjaste me dekada të tëra.

Të rinjtë ukrainas po mësojnë se si të përdorin armët

Në një kinema në periferi të qytetit Lviv të rinjtë mësojnë se si përdoren armët për të mbrojtur vendin e tyre.

Kinemaja përpara luftës ishte një vend që frekuentohej për argëtim por sot ndodh e kundërta pasi ajo është kthyer në një vend të mbushur me armë.

Në pamje shihet qartë se si të rinjtë janë të vendosur të mbrojnë atdheun e tyre nga sulmet ruse në mënyra rrethanore.

Këto sulme  i kanë detyruar të rinjtë ukrainas të mësojnë se si të përdorin armët për të mbrojtur vendin e tyre.

Kongresmeni republikan z. Madison Cawthornquan Zelensky ‘gangster’ dhe qeverinë e Ukrainës ‘të korruptuar e djallëzore’


Kongresmeni republikan amerikan Madison Cawthorn quante dje presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky një “gangster” ndërsa thoshte se qeveria e tij është “e korruptuar dhe shumë djallëzore” që promovon “ideologji të sëmura”, në një fjalim të regjistruar në video.

Komentet e kongresmenit nga Karolina e Veriut vijën në kundërshtim me ato të liderëve globalë por dhe me shumicën e republikanëve në SHBA.

Në komentet që duket se vinin në diskutimin nëse SHBA duhet të dërgojë ndihma dhe trupa ushtarake në konflikt, kongresmeni mes të tjerash thotë “nuk duhet të harrojmë se Zelensky është një rrugaç”, në videon e publikuar nga rrjeti amerikan WRAL.

Cawthorn kritikonte liderët në Kiev që refuzojnë të largohen nga vendi megjithse shumica janë në listën e njerëzve për t’u eliminuar nga ushtria ruse, mes të cilëve Zelensky e familja e tij.

“Nuk duhet të harrojmë se qeveria e Ukrainës është shumë e korruptuar dhe e ligë, apo dhe se nxit ideologji të sëmura”, tha ai.

Sipas rrjetit CNN, Cawthorn bënte komentet e tij me një grup mbështetësish fundjavën që shkoi në Asheville, Karolina e Veriut.

E përditshja DailyMail.com tentoi të merrte komente nga zyra e Cawthorn për komentet.

Pak pas publikimit të videos kongresmeni dënoi pushtimin rus të Ukrainës por vijoi me akuzat për lajme të rreme nga qeveria e Zelensky me qëllim përfshirjen në konflikt të SHBA dhe vendeve të tjera.

“Veprimet e Putin dhe të Rusisë janë të përçmueshme, por liderë si Zelensky nuk duhet të përhapin dezinformacion për Amerikën”, tha Cawthorn.

“Unë lutem për popullin e Ukrianës dhe lutem që ne mos të tërhiqemi në konflikt bazuar në dezinformacionin e liderëve të huaj”, shtoi ai.

Senatori republikan Lindsey Graham u distancua nga komentet e Cwthorn gjatë një konferencë të djeshme për shtyp.

“Ashtu si 90 përqind e vendit ne jemi me Ukrainën dhe komente të tilla nga një anëtar i Kongresit tregojnë se vijne nga jashtë kohezionit”.

Komentet e kongresmenit 26-vjeçar i cili leviz ne karrige me rrota, vijnë pak pasi u aprovua një paketë rreth 14 miliardë dollarë për ndihma humanitare për Ukrainën si pjesë e një pakete akoma më të gjerë ndihmash nga SHBA.

Cawthorn është një nga 15 kongresmenë republikanë që votuan kundër ndalimin të importeve energjitike ruse, siç votuan gjithashtu dhe dy demokratë Cori Bush nga Missouri dhe Ilhan Omar nga Minnesota. /Daily Mail/

Joe Biden paralajmëron Luftën e III -të Botërore: Përplasja NATO-Rusi, katastrofike!

 

Pasi e ndaloi personalisht dërgimin e avionëve luftarakë MIg29 nga Polonia në Ukrainë, Joe Biden paralajmëroi sërish mbi rrezikun e një Lufte të Tretë Botërore.

Një konflikt i drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe NATO-s do të ishte katastrofik, tha presidenti amerikan, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë “çdo pëllëmbë” territori të aleancës ushtarake nëse do të jete e nevojshme.

“NATO-ja vjen sot me një fuqi të plotë, shumë më e bashkuar. Ne nuk do të bëjmë luftë kundër Rusisë në Ukrainë. Konfrontimi i drejtpërdrejtë NATO-Rusi është praktikisht Lufta e Tretë Botërore, e këtë duhet të përpiqemi ta parandalojme me cdo kusht”, tha ai.

Duke folur për trupat amerikane përgjatë kufirit me Rusinë, shefi i Shtëpisë së Bardhë e pohoi qartë se nëse ato lëvizim, nëse “ne përgjigjemi, atëherë mos kini asnjë iluzion, kjo do të jetë Lufta e Tretë, kuptojeni këtë”, u shpreh Biden.

Një ditë më parë, u njoftua se Uashingtoni do t’i heqë Rusisë statusin e vendit të favorizuar në tregti për shkak të agresionit në Ukrainë. Vendimi nënkupton ndërprerjen e marrëdhënieve normale tregtare me Moskën.

Heqja e këtij statusi, në koordinim me vendet e Bashkimit Evropian dhe ato të G7, bën të mundur vendosjen e tarifave ndaj importeve ruse, duke e izoluar edhe më tej ekonominë e këtij vendi Sanksionet e reja vijnë mes rritjes së trysnisë dypartiake në Uashington për të anuluar atë që njihet zyrtarisht si “marrëdhënie normale tregtare e përhershme me Rusinë”.

Sulm me dron në Kiev, gazetari i Top Channel sjell pamjet nga vendi i ngjarjes

 

Një sulm me dron ka ndodhur mesditen e sotme në periferi të Kievit, pranë një rajoni policie.

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe ka mundur të shkojë në vendin e ngjarjes dhe ka sjellë pamjet e dronit të shpërthyer.

Droni kishte 4 kg eksploziv dhe mijëra sfera të vogla, siç duken edhe në fotot e mëposhtëme.

Ndërkohë, në shumë zona të banuara, ushtria ka nisur sulmet, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

TCH..
1/6

Dita e 17-të e luftës në Ukrainë/ Putin “arreston” kreun e FSB-së, forcat ruse janë vetëm 25 km larg Kievit

Në ditën e 17-të të luftës në Ukrainë, forcat ruse po zgjerojnë ofensivën e tyre për herë të parë në perëndim të vendit. Qytetet e mëdha, duke përfshirë Dnipro dhe Lutsk, janë bombarduar të premten. Sulmet janë intensifikuar edhe më tepër në verilindje dhe lindje të Kievit.

18:46 Guvernatori ukrainas: Qyteti i Volnovakha ‘nuk ekziston më’

‘Qyteti juglindor i Volnovakha është shkatërruar plotësisht që nga pushtimi rus’, tha guvernatori i rajonit të Donetsk, Pavlo Kyrylenko. Ai tha që që nga fillimi i pushtimit, shumica e popullsisë së Volnovakha-s është larguar dhe infrastruktura e saj është shkatërruar, që do të thotë se qyteti  nuk ekziston më. “Në përgjithësi, Volnovakha, ashtu siç është kthyer nuk ekziston më,” tha ai për kanalin televiziv ukrainas Direct.

17:01 Biden paralajmëron Luftën e Tretë Botërore: Përplasja NATO-Rusi, katastrofike!

Pasi e ndaloi personalisht dërgimin e avionëve luftarakë MIg29 nga Polonia në Ukrainë, Joe Biden paralajmëroi sërish mbi rrezikun e një Lufte të Tretë Botërore. Një konflikt i drejtpërdrejtë mes Rusisë dhe NATO-s do të ishte katastrofik, tha presidenti amerikan, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë “çdo pëllëmbë” territori të aleancës ushtarake nëse do të jete e nevojshme.

16:54 Rusia “po mbytet”: Kapërcen Iranin si vendi më i sanksionuar në botë!

Rusia rezulton sot vendi më i sanksionuar në botë, duke kapërcyer dhe Iranin. Të gjitha këto masa ishin pasojë e pushtimit të saj të paprovokuar në Ukrainë, i cili u dënua gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar.Së fundmi, autoritetet italiane kanë konfiskuar superjahtin e një miliarderi rus, i cili është përfshirë në listën e sanksioneve të Bashkimit Evropian, pas pushtimit rus në Ukrainë.

16:49 Presidenti ukrainas: Ja si mund ta marrë Rusia Kievin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia mund ta marrë kryeqytetin ukrainas vetëm nëse e “rrafshon qytetin me tokë”. Në një konferencë shtypi në Kiev, ai u tha gazetarëve se ishte i hapur për diskutime me presidentin rus Vladimir Putin, duke diskutuar mundësinë e negociatave që do të mbaheshin në Jerusalem me kryeministrin izraelit Naftali Bennett. Sipas The Guardian, reagimi i Zelenskiy erdhi pasi një zyrtar i paidentifikuar i qeverisë ukrainase tha se kryeministri izraelit i kishte kërkuar Zelenskiy të pranonte një ofertë të bërë nga Putin për t’i dhënë fund luftës.

16:47 Putin afron SHBA-në me Turqinë: Washingtoni përshëndet ndërmjetësimin për Ukrainën! 

Shtetet e Bashkuara i mirëpresin përpjekjet diplomatike të Turqisë për të gjetur një zgjidhje për luftën Rusi-Ukrainë, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price, nje gjest që nënkupton dhe një shkrirje të akujve në mërradhëniet dypalëshe, të tensionuara ndjeshëm pasi Ankarja bleu prej Moskës sisteme të mbrojtjes S400. Duke vënë në dukje se Turqia, Franca dhe Izraeli janë përfshirë intensivisht në procesin diplomatik me Rusinë, Price përshëndeti rolin e Turqisë, duke thënë se aleati i NATO-s ka qenë përgjatë gjithë kësaj kohe në koordinim dhe konsultim të plotë me SHBA-në.

16:38 Goditet xhamia me 80 vetë brenda, rusët bombardime në 4 fronte

Forcat ruse kanë bombarduar një xhami në qytetin Mariupol, ku ishin strehuar më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë, përfshirë shtetas turq, e pohuar kjo nga ministria e jashtme ukrainase. Xhamia Sulltan Sylejmani i Madhërishëm në qytetin port është bombarduar nga “pushtuesit” ruse, thuhet në njoftimin e saj. Ukraina ka akuzuar Rusinë se nuk po lejon daljen e qytetarëve nga Mariupoli, dhe për pasojë qindra mijëra persona kanë mbetur të bllokuar.

16:29 Zelenskiy: Rreth 1,300 trupa ukrainase të vrarë që nga nisja e pushtimit rus

Duke folur në një konferencë shtypi, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha se rreth 1,300 trupa ukrainase ishin vrarë që nga fillimi i pushtimit rus. Gjithashtu, ai pretendoi se rreth 500-600 trupa ruse iu dorëzuan forcave ukrainase të premten. Sipas The Guardian, Zelenskiy tha se ekipet negociuese ukrainase dhe ruse kishin filluar të diskutonin tema konkrete në vend të shkëmbimit të ultimatumeve.

16:28 Putini kërkon “të rrafshojë” Kievin, ukrainasit: Këtu do të gjesh Stalingradin!

Putinit po i humbet durimi, e për këtë, thotë BBC nuk ka dyshim: Rusia është duke lëvizur drejt një faze të re të konfliktit. Forcat e Moskës kanë grumbulluar artilerinë, raketat e dronët e tyre pranë qyteteve ukrainase, por shenjestra e madhe mbetet kryeqendra e vendit të mësyrë, Kiev. Treguesi ndoshta më i qartë sesi Rusia i zhvillon betejat e saj përfundimtare janë veprimet e saj në Grozni të Cecenise, që u kthye në qytetin më të të bombarduar të globit, apo në Aleppo të Sirisë, ku sërish la pas një vazhdë të madhe shkatërrimesh.

14:50 Macron dhe Scholz bisedë me Putin

Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë po zhvillojnë një raund tjetër bisedimesh telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin. Ata ishin në kontakt më parë të enjten, kur presidenti, Emmanuel Macron dhe kancelari Olaf Scholz, kërkuan një armëpushim të menjëhershëm nga Rusia. Moska ka refuzuar thirrje të tilla. Presidenti Macron gjatë gjithë krizës ka theksuar nevojën për të mbajtur të hapura kanalet e komunikimit me Rusinë dhe ka zhvilluar nëntë biseda telefonike me liderin e Kremlinit.

14:40 Rusia kërcënon SHBA-në: Transportimi i armëve në Ukrainë, objektiv sulmi

Rusia paralajmëron se Moska i konsideron dërgesat e armëve në nga SHBA dhe Perëndimi në Ukrainë si objektiva për tu shkatërruar nga ushtria ruse. Zëvendës Ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, ka paralajmëruar se tani e tutje Moska do t’i konsiderojë dërgesat e armëve në Ukrainë si “objektiva legjitime”, çka mund të sjellë një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit në Ukrainë. Ryabkov tha se dërgimi i armëve nga një numër vendesh që SHBA drejton nuk është vetëm një veprim i rrezikshëm, por është një veprim që i bën ato kolona objektiva legjitime.

14:35 Sulm me dron në Kiev, gazetari i Top Channel sjell pamjet nga vendi i ngjarjes

Një sulm me dron ka ndodhur mesditen e sotme në periferi të Kievit, pranë një rajoni policie. Gazetari i Top Channel, Artur Bibe ka mundur të shkojë në vendin e ngjarjes dhe ka sjellë pamjet e dronit të shpërthyer. Droni kishte 4 kg eksploziv dhe mijëra sfera të vogla, siç duken edhe në fotot e mëposhtëme. Ndërkohë, në shumë zona të banuara, ushtria ka nisur sulmet, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

13:51 Zelensky: Ushtria ruse ka pësuar në Ukrainë humbjet më të mëdha në dekada

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky këtë të shtunë është shprehur se ushtria ruse ka pësuar humbjet e saj më të mëdha në dekada. Në një shënim në Instagram, Zelensky thotë se 31 grupe taktike të batalioneve ruse tani janë jo më aktive. Ai kërkon lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Melitopolit, i cili thuhet se është rrëmbyer nga forcat ruse. Për këtë presidenti ukrainas tha se ka diskutuar me liderët francezë dhe gjermanë. Ai theksoi gjithashtu se Ukraina po punon me Komisionin Evropian për të përshpejtuar anëtarësimin e saj në BE.

12:58 Avioni i NATO-s nxjerr zbuluar Moskën: Po ndërmerr sulme ajrore nga Bjellorusia! 

NATO thotë se Moska po i ndërmerr nga Bjellorusia shumë prej operacioneve të saj ajrore kundër Ukrainës. CNN iu bashkua NATO-s në një avion të saj të Sistemit të Paralajmërimit dhe Kontrollit Ajror, i cili përdoret në kufirin ukrainas-polak për të mbledhur të dhëna inteligjencë. Rusët e dinë se të tillë avionë janë atje, dhe përpiqen të bllokojnë radarin e tyre, tha drejtori teknik i aleancës, Denis Guillaume për CNN.

12:52 Frenon evakuimi në Ukrainë, rusët bombardojnë edhe depot e ushqimeve

Teksa ushtria ruse vazhdon ofensivën në Ukrainë, për civilët në zonat e luftimeve, largimi po bëhet gjithmonë e më i vështirë. Zëvendëskryeministrja ukrainase, Irina Vereshtshuk deklaroi, se sulmet e trupave ruse kundër qytetit Mariupol kanë penguar sërish të premten dërgimin në siguri të civilëve nga qyteti port juglindor. Sipas të dhënave ukrainase aty kanë humbur jetën më shumë se 1500 civilë nga shpërthimi i luftimeve. Në rajonin e Kievit ushtarët rusë kanë penguar kalimin e autobusëve me civilë, ndërsa kanë bombarduar edhe një depo ushqimesh.

11:42 Ukraina: Rusia bombardon një xhami që strehonte 80 persona

Forcat ruse kanë bombarduar një xhami në qytetin Mariupol, ku janë strehuar më shumë se 80 të rritur dhe fëmijë, përfshirë shtetas turq, ka thënë Ministria e Jashtme ukrainase. Ministria ka thënë se xhamia Sulltan Sylejmani i Madhërishëm në Mariupol është bombarduar nga “pushtuesit” rusë. Ukraina ka akuzuar Rusinë se nuk po lejon daljen e qytetarëve nga Mariupoli, dhe për pasojë qindra mijëra persona kanë mbetur të bllokuar.

10:10 Forcat ruse 25 km larg Kievit, bombardojnë magazinat ushqimore

Forcat ushtarake të Rusisë kanë bërë një përparim të vogël në luftën e tyre drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev.  Mësohet se disa magazina ushqimore janë hedhur në erë nga bombardimet ruse, ndërsa rrugët e qytetit duken krejtësisht bosh. Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se “pjesa më e madhe” e forcave ruse janë 25 kilometra larg nga qendra e qytetit të Kievit. Në njoftimin e saj, mësohet se kolona e madhe ushtarake ruse në veri të kryeqytetit është e shpërndarë dhe ka “gjasa t’i shkojë në ndimë një plani të mirëorganizuar për të rrethuar qytetin”.

09:12 Britania: Trupat ruse janë vetëm 25 km larg Kiev-it

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se “pjesa më e madhe” e forcave ruse janë 25 kilometra larg nga qendra e qytetit të Kievit. Në njoftimin e saj, mësohet se kolona e madhe ushtarake ruse në veri të kryeqytetit është e shpërndarë dhe ka “gjasa t’i shkojë në ndimë një plani të mirëorganizuar për të rrethuar qytetin”. “Mund të jetë edhe një strategji e saj për të shmangur goditjet e forcave ushtarake të Ukrainës, të cilat kanë fituar pozicion ndaj forcave ruse”, thotë Ministria e Mbrojtjes.

09:00 “Dera e pasme serbe”/ Rusët po përdorin “Air Serbia” për të udhëtuar në Evropë

Rusët po shfrytëzojnë një shteg të njohur si “dera e pasme serbe” për të ikur në Evropë dhe për të anashkaluar një ndalim në mbarë unionin për fluturimet drejt dhe nga Rusia. “Air Serbia”, e cila është kryesisht në pronësi të shtetit, ka dyfishuar numrin e fluturimeve direkte nga Moska në Beograd në 15 në javë. Kjo për të përmbushur kërkesën në rritje të shpejtë pasi BE-ja ndaloi avionët dhe linjat ajrore ruse nga hapësira e saj ajrore, pas pushtimit të Ukrainës nga presidenti, Vladimir Putin. Rusia, po ashtu, u përgjigj duke mbyllur hapësirën e saj ajrore ndaj avionëve të BE-së dhe Britanisë së Madhe.

08:50 BE-ja prezanton paketën e katërt të sanksioneve ndaj Rusisë

Bashkimi Evropian do të pezullojë trajtimin e privilegjuar tregtar dhe ekonomik të Moskës, do të frenojë përdorimin e saj të kriptovalutave dhe do të ndalojë eksportin e mallrave luksoze evropiane në Rusi dhe importin e produkteve të hekurit dhe çelikut nga ky vend, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Masat e reja do të futen si paketa e katërt e sanksioneve për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe veprimet do të koordinohen me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të Grupit të Shtatë (G7).

08:44 Zelensky u drejtohet me “fjalë zemre” nënave ruse: Mos i dërgoni fëmijët në luftë!

Presidenti ukrainas, Vlodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje nënave ruse të premten që të mos dërgojnë fëmijët e tyre në fushëbetejë dhe të jenë të vëmendshme për vendndodhjen e tyre. Zelensky u ka thënë atyre përmes një video-mesazhi: Mos i dërgoni fëmijët tuaj në luftë në një shtet të huaj”. Ai ka thënë që të mos besohen premtimet se fëmijët do të dërgohen diku për stërvitje, apo në kushte joluftarake, dhe që të veprojnë menjëherë nëse ka dyshime se do të nisen drejt Ukrainës.

08:36 Putin “arreston” kreun e FSB-së ruse, “dështoi në Ukrainë”

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vendosur në arrest shtëpie kreun e shërbimit të jashtëm të FSB-së dhe zëvendësin e tij. Arsyeja: Dështimet e inteligjencës, ku ushtria e tij pësoi një seri humbjesh të turpshme në Ukrainë. Andrey Soldatov, një person i respektuar i shërbimeve sekrete ruse, tha se burime brenda FSB-së i bënë atij me dije se Sergey Beseda, 68 vjeç, kreu i shërbimit të jashtëm të agjencisë, është arrestuar me urdhër të Putin-it. Gjithashtu është arrestuar Anatoly Bolyukh, zëvendësi i Beseda-s.

08:19 Operacionet ushtarake ruse rreth Kievit, “ kanë ngecur”

Instituti për Studime të Luftës, ka thënë se operacionet ruse rreth Kievit, “kryesisht kanë ngecur në 24 orët e fundit” dhe forcat tani synojnë “rifurnizim dhe riparim”. “Ofensiva e pakoordinuar dhe sporadike e Rusisë kundër qyteteve të mëdha ukrainasve, mbështet vlerësimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës se forcat ruse kanë probleme në rritje me furnizime dhe kanë humbur iniciativën”. Në rrjetin social, Twitter, Instituti ka shfaqur një fotografi që tregon avancimin e Rusisë drejt perëndim të Ukrainës.

08:08 Forcat ruse pozicionohen rreth Kievit

Forcat ruse janë pozicionuar rreth Kievit dhe po “bllokojnë” Mariupolin, ku mijëra njerëz po vuajnë një rrethim shkatërrues. Mediat lokale raportojnë sirena paralajmëruese për sulm ajror në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë Kievin, Odessa, Dnipro dhe Kharkiv. Pas dymbëdhjetë ditësh rrethimi, Mariupol, një port strategjik, është pa ujë, gaz, energji elektrike dhe komunikim. “Situata është pothuajse e dëshpëruar”, paralajmëruan Mjekët pa Kufij.

Shqipëria “ia përplas” Rusisë në Këshillin e Sigurimit: Boll me gënjeshtra, nuk ecin me ne!

 

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u mblodh për të diskutuar rreth pretendimeve rus mbi “aktivitete biologjike ushtarake amerikane në territorin e Ukrainës”, akuza të hedhura poshtë me forcë nga udhëheqësi i Ukrainës dhe administrata e Presidentit Biden.

Moska thotë se Ukraina po operon laboratorë kimikë dhe biologjikë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Vasily Nebenzya, ambasador i Rusisë në OKB:  Pandemia e Covid 19 na tregoi të gjithëve sesa të cënueshëm jemi përballë kërcënimeve biologjike. Gjatë operacionit të posaçëm ushtarak që Rusia po kryen në Ukrainë, zbuluam diçka shokuese: zhdukjen me urgjencë nga regjimi i Kievit të gjurmëve të një projekt biologjik, që po implementohej prej ukrainasve me mbështetjen e ministrisë amerikane të mbrojtjes. Ne kemi dokumente që tregojnë se Ukraina ka të paktën 30 laboratorë biologjikë ku janë kryer eksperimente shumë të rrezikshme biologjike që përfshijnë patogjenë të rrezikshëm, dhe financohen e mbikqyren nga Agjensia amerikane e mbrojtjes per uljen e kërcenimit. Qëllimi ishte të studiohej përhapja e sëmundjeve të rrezikshme infektive duke përdorur shpendë shtegtarë, ndërsa kishte dhe një projekt tjetër ku po shqyrtoheshin lakuriqët e natës, përmes të cilëve mund të përhapen viruse si ai i murtajës apo dhe koronaviruset.

Fill pas Nebenzyas, fjalën e mori ambasadori shqiptar në OKB, Ferit Hoxha, i cili me një ton mjaft të vendosur kujtoi se çdo akuzë e hedhur për armë të shkatërrimit në masë nuk duhet marrë lehtë, por ajo duhet shoqëruar me prova konkrete, te verifikuara nga organizma të pavarur, dhe Moska, nuk e ka bërë këtë.

Ferit Hoxha, ambasador i Shqipërisë në OKB: Akuzat e Rusisë, janë për mendimin tonë të rreme, pjesë e luftës së informacionit, propagandës dhe dezinformimit të zakonshëm që vjen nga Rusia, teori konspiracioni me të cilat nuk ia vlen të shpenzojmë kohën tonë. Gjithçka që kemi dëgjuar nga Rusia lidhur me Ukrainën, absolutisht çdo gjë, ka qenë e rreme, e fabrikuar apo e tjetërsuar.

Olivia Dalton, zëdhënëse e misionit amerikan në Kombet e Bashkuara u shpreh se Rusia nuk do të lejohet të manipulojë botën ose ta përdorë Këshillin e Sigurimit të OKB-së si një forum për të nxitur dezinformata.”Në përgjigje të akuzave pa prova të kësaj jave nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki paralajmëroi me herët se në fakt është Rusia, sipas saj, që mund të përdorë armë kimike ose biologjike kundër Ukrainës, fqinjit që ajo ka sulmuar.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...