Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/16

Serbia e Aleksandër Vuçiqit, si e Sllobodan Millosheviqit

 



Nga Rexhep Torte

Serbia kriminle dhe serbët kriminelë, nuk mund të krijojnë shtet, komb dhe identitet me luftëra, vrasje, masakrime dhe okupime të trojeve shqiptare.

Krimineli Alekandër Vuçiq, Presidenti aktual i Serbisë kriminale, në fushatën e tij parazgjedhore më datë 15 mars 2022, deklaroi se, “ Populli serb në Kosovë duhet ta dijë se Serbia është me ta dhe se ka kaluar koha e përndjekjeve.

Serbia ka ushtri të fuqishme dhe nuk sheh arsye pse Serbia duhet të hyjë në aleancën eNATO-s. Do të kemi bashkëpunim të mirë me NATO-n, na mjafton bashkëpunimi i mirë, më shumë nuk na duhet”.

Pakica serbe në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë. Pakica serbe në Kosovë ështe e kapluar nga krimi dhe korrupsioni i organizuar që drejtohet nga Beogradi. Pakica serbe në Veri të Kosovës nuk i paguan as energjinë elektrike, as ujin dhe as shërbimet komunale. Pakicën serbe në Kosovë Beogradi e përdor vetëm pët ta destabilizuar Kosovën.

O Aleksandër Vuçiq krimineli, po ta rikujtoj se krimineli Sllobodan Millosheviq në kohën e tij i kërcënonte serbët e Kosovës që të shkojnë në Beograd dhe të protestojnë se, gjoja janë të rrezikuar nga shqiptarët.

Kështu kriminlei Sllobodan Millosheviq i mbushte autobusët dhe trenat me serbë nga Kosova për të protestuar në Beograd, duke ua paguar edhe rrugën.

E vërtetë në Kosovë ishte e kundërta, sepse sistemi i kriminelit Sllobodan Millosheviq po i provokonte shqiptarët autoktonë në Kosovë, duke ua suprimuar administratën, shkollat, universitetet dhe duke I përjashtuar nga puna.

Pas kësaj Serbia kriminale në vitët 1998/99 kreu aggression gjenocidal në Kosovë me 40 mijë ushtarë, paramilitarë dhe policë të armatosur gjer në dhëmbë dhe të shoqëriuar me altileri, tanke dhe autoblinda.

Asokohe ti o Alkesandër Vuçiq krimineli, si ministër për Informacion i Millosheviqit deklaroje guximshëm dhe pa turp që, “Për çdo ushtar serb të vrarë të viten 100 civilë”. Kjo është e vërteta dhe jo gjepurat dhe demagogjitë e tua.

Ti si bashëkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Sllobodan Millosheviq, e ndoqe nga afër kriminelin Sllobodan Millosheviq, dhe e shikove edhe fundin e tij.

Tani po i rrin në krah edhe kriminelit psikopat Vladimir Putinit- Presidentit të Risisë kriminale, vëllaut tënd të ngushte, duke ia mbrojtur shpinën me qiellin e hapur të Serbisë, me mos caktimin e sanksioneve kundër Rusisë dhe me protestat pro ruse në Beograd, në Banja Lluka ne Republika Serpska, si edhe me shkruarjen e grafiteve në Veri të Kosovës me germen “Z”, që është symbol I Rusisë në agresionin në Ukrainë.

O Aleksandër Vuçiq krimineli, mos u lëvdo dhe mos e kërcëno Kosovën me ushtrinë serbe dhe me armatimin e saj.

Kthjellohu dhe shkil me këmbë në tokë e mos fluturo me ëndra boshe. Po ta ritheksoj për të satën herë se, ti e din shumë mirë se Serbinë tënde e ka kapluar nataliteti i ulët dhe se për ta rritur naralitetin e Serbisë e ke organizuar me vëllaçkon tënd Edi Ramën -Kryrministrin e Shqipërisë, dhe serbët anë duke blerë qindra femra shqiptare nga Shqipëria, me nga 2000 euro për secilën për dhëndurët serbë, me të vetmin qëllim që ta rritni natalitetin.

O Aleksandër Vuçiiq krimineli, po i bën gabim hesapet matematrikore, sepse Serbisë po t’ia heqish hungarezët e Vojvodinës, shqiptarët dhe boshnjakët e Sanxhakut, shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe romët, në Serbi mbesin shumnë pak serbë të pastër.

Ndërkaq në Ballkan jetojnë më shumë se 6 milionë shqiptarë autoktonë. Ktij numri po t’ia shtojmë edhe shqiptarët që Serbia në vitet e 50-ta të shekullit të 20-të me politikën e saj nacionaliste-shoveniste i detyroi të shpërngulen në Turqi , e që tash janë bërë më shumë se 6 milionë shqiptarë. Kjo don të thotë se në Ballkan jetojnë më shumë se 12 milionë shqiptarë, që don të thotë se në Bllkan tani jetojnë shumë më tepër shqiptarë autoktonë , se sa serbë ardhacakë nga Karpatet.

Deklarata jote se, “ Serbia ka ushtri të fuqishme dhe se nuk e sheh të arsyeshme të hyjë në aleancën e NATO-s, se Serbisë do t’i mjaftonte një bashkëpunim i mirë me NATO-n, dhe se Serbisë më shhumë nuk i duhet”. Fund e krye është deklaratë pro ruse.

Është deklatrtë pro ruse, sepse Serbia kurrën e kurrës nuk mund ta kushtëzojë NATO-n sipas tekeve serbe , e para, dhe e dyta sepse NATO është fuqia ushtarake dominuese në botë, dhe nuk do të lejojë një çiban kanceroz serb në organizmin e shëndoshë të NATO-s.

O Aleksadër Vuçiq krimineli, mos e mashtro veten se dialogu Kosovë-Serbi do të zhvillohet mbi bazën e një kompromisi.

Albin Kurti-Kryrministri i Kosovës, Vjosa Osmani-Presidente e Kosovës dhe Glauk Konjufca- Kryeparlamentari i Kosovës, nuk janë si trtadhtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Vlora Çitaku dhe Edi Rama.

Udhëheqësia e sotme e Kosovës din që ta mbrojë me dinjitet, përkushtim dhe ndershmëri të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës, se Serbia në Kosovë ishte agresore gjenocidale dhe se Kosova ishte viktimë e këtij agresioni.

O Aleksandër Vuçiq krimineli, nuk mund t’I mashtrosh as SHBA-të dhe as Be-në me lajkat e t’ua bajate, sepse të kanë rënë brekët, të kanë rënë maskat dhe je demaskuar tërrësisht.

Marrëveshje përfundimtare në dialogun Kosovë-Serbi do të ketë vetëm nëse Serbia kriminale e pranon gjenocidin e kryer në Kosovë, ku Serbia vrau dhe masakroi më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe femijë duke pi qunësht në gjoksin e nënës.

Vetëm nëse Serbia kriminale e tregon vendnodhjen e varrëzave masive në Serbi ku janë varrosur mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë dhe të transportuar e varrosur në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve.

Vetëm kur Serbia kriminale do ta zbardhën fatin e 1643 shqiptarëve autoktonë të rrëmbyer nga Serbia kriminale.

Vetëm nëse Serbia t’i nxjerr para ligjit kriminelët e Serbisë kriminale që i kryen tërë ato krime e dhunime në Kosovë.

Vetëm nëse Serbia kriminale pranon ta paguajë reparacionin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni gjenocidal i Serbisë kriminale, kur e bëri shkrumb e hi Kosovën dhe i detyroi më shumë se 1 milin shqiptarë të marrin rrugën e eksodit.

Ukrainasit zgjodhën vdekjen në vend të robërisë, Putini po shfrenohet


NGA: MERXHAN JAKUP
Merxhan Jakupi

Në fillim të bombardimeve të Aleancës Veriatlantike (NATO) mbi Serbinë (1999), një gazetar i të përditshmes prestigjioze "New York Times", e kishte pyetur gjeneralin e forcave të armatosura të NATO-s, nëse Sllobodan Millosheviqi do të kapitullojë shumë shpejt. Gjenerali i kishte thënë gazetarit se ata e vlerësojnë lart armikun, nuk e nënçmojnë. Historia mijëra vjeçare ka dëshmuar se ata që kanë nënçmuar strategjinë e armikut, kanë humbur betejat. Sipas gazetës gjermane "Frankfurt Zeitungen", presidenti rus, Vladimir Putin, duke e mitizuar superioritetin e popullit rus si superfuqi botërore dhe duke e nënvlerësuar armikun, është duke dështuar në frontet e luftës. Në shumicën e medieve botërore shprehet hapur mahnitja nga rezistenca, heroizmi, uniteti e patriotizmi i një populli, siç janë ukrainasit, që janë të gatshëm të vdesin për lirinë e vendit të tyre, sesa të jenë robër të një despoti që po bën terror dhe gjenocid, duke vrarë gra, pleq e fëmijë.

Despoti i acaruar, Putini, është i frustruar si një tigër, sidomos kur merr plagë, bëhet edhe më i egër. Ai është nisur me moton: "Ose fitore ose vdekje!", ndaj dhe vështirë se do të ndalet. Bisedimet që po zhvillohen mes përfaqësuesve të Rusisë dhe Ukrainës, me shpresën për ndalimin e luftimeve, mbase, në prapavijë ekziston një manovrim për të fituar kohë. Lufta do të vazhdojë, shkruajnë analistët botërorë. Prandaj bota perëndimore po vazhdon ta ndihmojë Ukrainën, pos të tjerash, edhe me armatim për vetëmbrojtje, në njërën anë dhe, në tjetrën, duke vendosur sanksione të ashpra kundër Rusisë, e cila pëson dëme të mëdha në miliarda dollarë.

Edhe nëse fiton Putini, ajo do të jetë fitore e Pirros. Cari autokrat, pas rrëzimit eventual të presidentit Vladimir Zelenski, që është kthyer në mit, si Çe Gevara, mund ta mposht popullin e Ukrainës. Sipas analistëve, duke vazhduar luftën, Putin mund të përjetojë vlime brenda shtetit të vet dhe të pësojë një puç. Shumë liderë në Perëndim dhe në botë kanë frikë për atë se kush mund të trashëgojë Putinin, pas rënies së tij eventuale. Shumica e diplomatëve frikohen që të mos vijë ndonjë prototip i Car Ivanit ose ndonjë stalinist i përbetuar. Ka disa opsione dhe skenarë, që parashohin një luftë qytetare, që do të pasonte me shpërbërjen e Federatës Ruse dhe një kaos i vërtetë shtetëror, me armatimin bërthamor. Në anën tjetër, rusët kanë krizë demografike, me popullatë të moshës së shtyrë, me mbi 30 milionë tatarë, çeçenë, kozakë myslimanë dhe mbi 20 minoritete që kanë diversitet kulturor e gjuhësor. Rusia është një shtet me një sipërfaqe më të madhe në botë, me mbi 600 milionë banorë.

MIQËSIA E PUTINIT ME MERKELIN

Para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, një lord anglez, pas kthimit nga Berlini, kishte folur në parlamentin britanik në Londër. Ai kishte pranuar se ishte i entuziazmuar nga fjalimet dhe oratoria e Hitlerit. Kishte thënë për të se është një burrështetas, lider, pragmatik, reformator dhe karizmatik. Po kjo gjë kishte ndodhur shumë dekada më vonë, në Bruksel. Disa diplomatë konsideronin Putinin si një lider të moderuar e liberal. Putini u tregua shumë i shkathët, por si mashtrues. Ai ishte miku i ngushtë i kancelarit gjerman, Gerhard Schreder (1999-2005), sikundër edhe me zonjën e hekurt, Angela Merkel, me të cilën kishte miqësi të ngushtë. Merkel fliste rrjedhshëm rusisht, ndërsa Putini, gjermanisht. Putini, një agjent i KGB, kishte shumë eksperiencë që të mashtrojë, duke paguar agjentë dhe spiunë, për të ardhur populistët dhe ultranacionalistët në pushtet, për ta përçarë BE-në. Me sulmin ndaj Ukrainës, Putin po e teston SHBA-në dhe BE-në. Si çdo luftë, edhe kjo, e ka fundin. Por askush s'di se si do të përfundojë. Populli i Ukrainës do të pësojë një tragjedi të madhe, sikundër edhe populli rus, që do t'i mbajë pasojat.

disa analistëve perëndimorë, pas invadimit të trupave ruse në Ukrainë, më 24 shkurt, s'do të mbetet çdo gjë sikur që ishte. Do të ketë ndryshime edhe në Ballkanin Perëndimor, do të ketë disbalance gjeostrategjike dhe gjeopolitike. Megjithëse NATO, SHBA dhe BE s'do të lejojnë të përsëritet në Ballkan ajo luftë e përgjakshme që ndodhi në Bosnjë dhe Kosovë. Makineria ushtarake serbe bëri kërdi dhe gjenocid mbi popujt jo serbë. Narrativi i Brukselit është që të përshpejtohet procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ngjashëm si në fillim të këtij shekulli, kur u pranuan Rumania dhe Bullgaria.

Ç'THA MINSITRJA E JASHTME GJERMANE PËR KOSOVËN

Vizita e ministres së jashtme gjermane, Annalena Baerbock, në Sarajevë dhe Beograd, ishte një mision i posaçëm, sidomos për këtë të dytin, për të cilin kishte sjellë pesë mesazhe, që vlejnë edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

-Ballkani Perëndimor, pas invadimit ushtarak të Putinit, do të jetë më e pavarur dhe do të jetë në krahë të BE-së, me zgjidhje alternative të furnizimit me gaz;

-Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar do jenë aktorë kryesorë e të rëndësishëm, duke paguar edhe haraçin që të shkëputen nga influenca ruse;

-Beogradi do të detyrohet që të mos ulet në dy karrige, duke u detyruar që të zgjedhë njërën anë;

-Të mos ketë ndryshim kufijsh në Bosnjë dhe Kosovë, në të kundërtën, do të ishte shkelje sovraniteti dhe integriteti të këtyre shteteve;

-Serbia të mos përkrah liderin nacionalist të Republikës Serbe në Bosnjë, Millorad Dodik, i cili është një vasal i Putinit, si dhe Serbia duhet t'i vazhdojë bisedimet me Kosovën, që duhet të kurorëzohet me njohjen e ndërsjellë mes dy shteteve.

* * *

Serbët në të ardhmen duhet të vendosin si në Jalltë, nëse do të shkojnë me Perëndimin apo me Lindjen. Nëse serbët vendosin që të shkojnë me "vëllanë e madh", Rusinë, atëherë do të jenë brenda një sandviçi armatimesh të BE-së dhe NATO-s. Do të presin në radhë të gjata para ambasadave, për vizë udhëtimi në shtetet perëndimore, si dhe ato të Ballkanit. Nëse kthehet nga Lindja, do të bëhet si Shqipëria komuniste, një bastion stalinist. Njëjtë, siç shkruante edhe shkrimtari ynë, Ismail Kadare, në romanin e tij "Koncert në fund të dimrit", se "Shqipëria nuk ishte në Evropë, por ishte mes Mongolisë dhe Kinës".

Rusia gjithsesi do ta humbasë luftën në Ukrainë

 


Aurel DasaretiNGA AUREL DASARETI
Pamje nga lufta në Ukrainë

Rusia e humbi luftën në Ukrainë në momentin kur e filloi. Çmendaraku nazist-terrorist Putin është befasuar nga gatishmëria e Ukrainës për të luftuar, si dhe nga rezistenca me të cilën është përballur Rusia, e cila do ta humbasë luftën e Ukrainës: qoftë ushtarakisht, politikisht ose të dyja.

Unë jam një nga ata që mendojnë se Rusia agresive-pushtuese do ta humbasë luftën në Ukrainë në një të ardhme shumë të afërt. 

Megjithatë, tani për tani le të mos harrojmë se pjesa tjetër e Evropës (përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe trojet tjera shqiptare) është gjithashtu ndër objektivat e Rusisë. 

Nuk besoj se rusët kanë mjaft ushtarë (të aftë) për ta rrethuar qytetin e madh (luftarak) dhe të paktën jo për ta marrë atë.

“Kulmi është arritur kur një forcë ushtarake nuk mund të kryejë më operacione.” 

Kjo do të thotë se lufta arrin në një pikë ku përparimi i forcave ruse ndalet. Për më tepër, pas "pikës kulmore të luftës", ndoshta do të jetë shumë e shtrenjtë për rusët të vazhdojnë me terrorin. Besoj se nuk ia vlen barra qiranë. Me sa duket ukrainasit do të mbeten me përparësinë. Perëndimi duhet të shtojë dërgesat e armëve për Ukrainën. Mendoj se gjatë dy javëve të ardhshme Rusia do të arrijë kulmin e ligësive, që do të thotë se ata nuk do të mund të vazhdojnë më sulmin.

Rusia tani është në një Luftë rraskapitjeje (rrënimi).

Sipas disa ekspertëve, Rusia nuk ka atë që duhet për të fituar një luftë të tillë:

Agresorëve u duhen tre gjëra për të fituar një luftë rrënimi, dhe nuk i kanë të tria gjërat. Ata nuk kanë kohë, nuk e kanë “fuqinë punëtore” dhe nuk besoj se i kanë municionet.

Kjo kushtëzon që vendet perëndimore të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën në mënyra të ndryshme: Domethënë, që ne Perëndimi, jo vetëm të ruajmë (të mbajmë), por edhe të rrisim furnizimin me ato mjete që ukrainasve u nevojiten për të shkatërruar pajisjet ushtarake ruse. Sa më e fortë Ukraina, aq më e dobët Rusia. Dhe, aq më e sigurt Kosova, Shqipëria...

Lufta që ka tronditur botën. Kjo është një analizë e thjeshtë, por asgjë nuk është aq e sigurt. Është e vërtetë se deri tani, ukrainasit kanë pasur sukses në strategjinë e tyre: 

Ukrainasit kanë qenë të zgjuar në aspektin strategjik dhe e kanë kthyer armikun në një terren ku dobësitë ruse bëhen më të dukshme.

Për forcat agresore ruse, të cilat e kanë lodhur veten duke luftuar drejt Kievit për javë të tëra, me gjithë terrorin e gjithanshëm kundër civilëve ukrainas, mund të jetë e vështirë për të pushtuar dhe marrë nën kontroll kryeqytetin. Mund të jetë një luftë e gjatë rraskapitjeje. Një moçal evropian...një Somali dhe Afganistan...

Autori: Ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike - SHBA

Joe Biden do të takohet me liderë të NATO-s dhe BE-së javën e ardhshme

 



Joe Biden

Presidenti amerikan, Joe Biden pritet t’iu bashkohet liderëve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, në Bruksel javën e ardhshme, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Presidenti amerikan pritet të takohet me zyrtarët evropianë më 24 mars, ndonëse detajet tjera nuk dihen ende.

Gjenerali amerikan numëron dobësitë e ushtrisë ruse: Ja pse lufta është në favor të ukrainasve


Gjenerali David Petrae

Gjenerali në pension David Petraeus, i cili komandonte forcat amerikane në luftërat në Irak dhe Afganistan, thotë se rusët po përballen me një ushtri ukrainase që është jashtëzakonisht e vendosur, çuditërisht e aftë dhe novatore dhe që lufton në territorin e saj për mbijetesën e saj.

Ai shtoi se rusët kishin treguar një sërë dobësish: planifikim të gabuar, parashikime tepër optimiste të inteligjencës se si do të shpalosej lufta, nënvlerësim i forcave dhe popullit ukrainas, mirëmbajtje dhe logjistikë e pamjaftueshme, pajisje jo mbresëlënëse, mbështetje te rekrutët dhe paaftësia për të organizuar luftë efektive kibernetike.

Petraeus është mjaft skeptik nëse Rusia ka fuqi të mjaftueshme për të marrë Kievin dhe qytetet e tjera të mëdha. Përkatësisht, ai thotë se lufta në zonat urbane është më shumë në favor të ukrainasve.

Megjithatë, ai vuri në dukje se rusët kanë një histori të pasur të shkatërrimit të qyteteve, institucioneve civile dhe infrastrukturës kritike.

Gjenerali vlerësoi sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara ndaj Rusisë dhe Putinit dhe tha se ato kanë forcuar aleancën e NATO-s.

Ai parashikon se rezultati më i mundshëm afatshkurtër i luftës në Ukrainë do të jetë vazhdimi i një fushate të përgjakshme për Rusinë, e cila është kryesisht e pavendosur, megjithëse sjell me vete gjithnjë e më shumë jetë të humbura, më shumë infrastrukturë të shkatërruar dhe shërbime bazë për populli ukrainas.

Megjithatë, ekziston edhe mundësia e një zgjidhjeje me marrëveshje, pasi si Moska ashtu edhe Kievi e pranojnë dëmin dhe shkatërrimin e shkaktuar në vendet e tyre.

“Ka shumë arsye për performancën e dobët të rusëve. Ata po luftojnë kundër forcave shumë të vendosura, mjaft të afta ukrainase të përbëra nga forca speciale, forca konvencionale, forca territoriale, madje edhe qytetarë, të cilët të gjithë janë të vendosur të mos lejojnë Rusinë të arrijë qëllimet e saj. Ata po luftojnë për mbijetesën e tyre kombëtare, atdheun dhe mënyrën e tyre të jetesës dhe kanë avantazhin e fushës vendase, duke e njohur atë dhe komunitetet. Por përveç kësaj, rusët janë thjesht çuditërisht jo profesionistë. Ata padyshim kanë standarde shumë të dobëta kur bëhet fjalë për kryerjen e detyrave bazë taktike, siç janë arritja e operacioneve të kombinuara, duke përfshirë këmbësorinë, inxhinierët, artilerinë dhe mortajat. Ata janë shumë të varfër në mirëmbajtjen e automjeteve dhe sistemeve të tyre të armëve dhe kanë braktisur shumë prej tyre. Ata janë gjithashtu të dobët në detyrat e furnizimit dhe logjistikës", tha gjenerali.

Një pjesë e problemit sipas gjeneralit amerikan është se ushtria ruse ka një përqindje mjaft të konsiderueshme të rekrutëve.

“Ne e dimë se në ushtrinë ruse në përgjithësi ka ndoshta në rangun prej 20 deri në 25% të rekrutëve. Dhe ka një numër veçanërisht të madh të rekrutëve në zonën kritike, dhe kjo është logjistika, duke përfshirë shoferët e kamionëve dhe cisternave dhe ushtarët në njësitë e mirëmbajtjes. Ishte gjithashtu e vështirë për rusët të dilnin nga rruga. Mjetet e tyre me rrota ngecin në baltë shumë shpejt. Toka nuk është e ngrirë siç shpresonin të ishte. Edhe mjetet e gjurmuara duket se kanë ngecur në baltë. Dhe rusët thjesht nuk kryejnë mirëmbajtje të mjaftueshme parandaluese të pajisjeve të tyre”, ka thënë gjenerali amerikan.

Ai po ashtu thotë se nuk është i impresionuar me pajisjet e ushtrisë ruse, duke pasur parasysh investimin që thuhet se është bërë gjatë dekadës së fundit.

“Ata sigurisht nuk kanë pajisje të krahasueshme me ato të Shteteve të Bashkuara. Municioni i tyre i saktë nuk është shumë i saktë. Kjo nënvizohet nga fakti se ata nuk i thyen pistat në Ukrainë në orën e parë të luftës siç bëmë ne në Irak në vitin 2003 për t'i mohuar plotësisht Forcave Ajrore të Irakut çdo mundësi të përjashtuar. Në fakt, Forcat Ajrore të Ukrainës janë ende duke fluturuar. Kolona prej 64 kilometrash që pamë jashtë Kievit është vetëm rezultat i kontrollit jo kompetent të trafikut për të cilin zakonisht ka doktrinë dhe struktura dhe procedura organizative”, ka thënë gjenerali në pension David Petraeus.

Lufta kibernetike ruse gjithashtu nuk ishte mbresëlënëse, ndoshta sepse ishte e tepruar në të kaluarën, dhe ukrainasit, ndoshta me njëfarë ndihme, mësuan se si të merren me të, thotë David Petraeus.

Rusët nuk arritën të përmbysnin sistemin ukrainas të komandës dhe kontrollit dhe presidenti Volodymyr Zelensky nuk arriti të mohonte qasjen në rrjetet sociale dhe internet.

Gjenerali Petraeus mendon se koha dhe masa nuk janë avantazhi i Rusisë, por shqetësim sipas tij është aftësia e madhe shkatërruese e bombave, raketave, artilerisë dhe mortajave ruse.

“Dhe kështu ata vazhdojnë qasjen që përdorën në Çeçeni, veçanërisht me Groznin, dhe në Siri, veçanërisht me Alepon, ku kanë shpopulluar qytetet me përdorimin pa kriter të bombave. Dhe do të jetë një konkurrencë në qëndrueshmëri midis gatishmërisë së rusëve për të shkatërruar qytete dhe aftësisë së ukrainasve për t'i mbijetuar një shkatërrimi të tillë," tha Petraeus.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden : Putin ta paguajë çmimin


Presidenti i SHBA-së Joe Biden paralajmëroi se lufta në Evropën Lindore mund të jetë e gjatë dhe i vështirë.

“Populli amerikan do të jetë i vendosur në mbështetjen tonë për popullin e Ukrainës, i cili po përballet me sulmet imorale dhe jo etike të Putin-it ndaj popullatës civile. Ne do t'i japim Ukrainës armë për të luftuar dhe mbrojtur për ditët e vështira që do të vijnë. Ne do të mbështesim ekonominë e Ukrainës me ndihmë të drejtpërdrejtë financiare”, tha ai në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë.

“Së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, ne do të vazhdojmë të ushtrojmë presion mbi ekonominë e shkatërruar të Putin-it, duke e izoluar atë në skenën globale. Ky është qëllimi ynë. Bëni Putin-in të paguajë çmimin, dobësoni pozicionin e tij, ndërsa ne forcojmë ukrainasit në fushën e betejës dhe në tryezën e negociatave”, ka shtuar Biden, transmeton CNN.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg: Nuk planifikojmë të vendosim forcat e NATO-s në Ukrainë


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mbajti një konferencë për shtyp pas një takimi të jashtëzakonshëm të ministrave të mbrojtjes të NATO-s për krizën në Ukrainë, por edhe masat konkrete për forcimin e mbrojtjes së NATO-s.

Stoltenberg ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin duhet ta ndalojë menjëherë luftën, të tërheqë forcat e tij dhe të angazhohet në përpjekjet diplomatike.

“NATO nuk do të tolerojë një sulm ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të anëtarëve të saj. Ne kemi aktivizuar tashmë planet tona të mbrojtjes për të mbrojtur aleancën. Qindra-mijëra ushtarë janë në gatishmëri të lartë gjatë gjithë Aleancës”, tha Stoltenberg, duke shtuar se Aleanca po përballet me një realitet të ri.

“Në tokë, ne kemi nevojë për shumë më shumë forca në krahun lindor të Aleancës në një gjendje të lartë gatishmërie. Ne kemi nevojë për më shumë avionë në ajër dhe mbrojtje të integruar, të përforcuar ajrore dhe raketore. Ne kemi nevojë për nëndetëse dhe aeroplanmbajtëse në det”, ka thënë Stoltenberg.

Ai vuri në dukje se "aleatët janë të bashkuar në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën, por edhe në faktin që NATO nuk duhet të vendosë forca në tokë ose të dërgojë aeroplanë në hapësirën ajrore të Ukrainës".

“Ne duhet të sigurohemi, kemi përgjegjësinë që lufta të mos përhapet përtej Ukrainës. Ne shohim vdekje, shkatërrim, vuajtje njerëzore, por kjo situatë mund të përkeqësohej nëse NATO do të bënte diçka që do ta kthente këtë në një luftë midis Rusisë dhe NATO-s. Prandaj, aleatët janë të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës”, tha Stoltenberg, duke shtuar se forcat e NATO-s nuk do të vendosen as në tokë dhe as në ajër, dhe ky është një pozicion i bashkuar.

I pyetur nëse Rusia mund ta fitojë këtë luftë, Stoltenberg tha se duhet pasur kujdes në vlerësime të tilla dhe përsëri lavdëroi forcat ukrainase. Ai shtoi se edhe Putin e nënvlerësoi NATO-n, por se Aleanca reagoi shpejt dhe e bashkuar.

Fitorja e LVV-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 sipas Exipolit.-

 LVV (Levizja Vetëvendosje) 43.3% 7,535 PDK (Partia Demokratike e Kosovës) 18.4% 3,204 LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës) 12.9% 2,256   AAK...