Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/18

Rama me dyfytyrësi apo me shumëfytyrësi

 




                                           Akaemik Prof.dr. Eshref Ymeri


 

Në fillim të viteve ’90, Rama mendonte dhe ëndërronte të futej në politikë, sepse ajo i dukej zeja e tij më e parapëlqyer. Thuhet sa asokohe ai pati synuar të krijonte edhe një parti politike, por nuk e kam informacionin e duhur se si është e vërteta. Ishte koha kur pati nisur lëvizja dhjetoriste për vendosjen e demokracisë dhe kur më 12 dhjetor 1990 u krijua partia demokratike. Siç kanë qarkulluar fjalët, Rama kishte pasë synuar të hynte në këtë parti, të dalë nga lëvizja dhjetoriste, me qëllim që të zinte diku majat në drejtimin e saj, një lëvizje kjo, e cila, me kalimin e viteve, degjeneroi në një demoshëmti dhjetoriste. Thuhet se nuk e pranuan në këtë parti, megjithëse e vërteta nuk është ndriçuar përfundimisht. Rama i përkiste sërës së intelektualëve, të cilët, për të çarë drejt politikës dhe për t’u bërë të besueshëm në radhët e popullit të varfëruar në maksimum nga diktatura kriminale komuniste enverhoxhiste,  duhej ta shanin dhe ta telendisnin komunizmin enverian me rrënjë e me degë. Me sa duket, Rama kishte parasysh Fjalën e Ramiz Alisë të nëntorit të vitit 1989 në Byronë Politike, ku ai pati deklaruar:

“Partia që do të marrë pushtetin, do ta shajë komunizmin me themel e me çati” (Citohet sipas: “Pas në kohë, fjalimi i pazakontë i Ramiz Alisë në vitin 1989”. Faqja e internetit e gazetës “Mapo”. 22 korrik 2018).

Këtë orientim të Ramiz Alisë, Rama e pati si yll karvani në përpjekjet e tij të ethshme për të çarë në politikë. Prandaj tre vjet pas këtij orientimi, Rama do të shpërthente mllefin e vet kundër komunizmit:

“Duhet pranuar më në fund hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile… shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare, e drejtuar nga emisarët jugosllavë” (Citohet sipas: Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania, Tiranë 1992, f. 7).




Pra, komunizmin në Shqipëri Rama e demaskon hapur për degjenerimin që i bëri luftës kundër pushtuesve të huaj në luftë vëllavrasëse.

Në të njëjtën kohë, Rama e quan kriminale veprën e partisë së punës pas luftës. Ai deklaron :

“Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare dhe e vetmja mundësi për opozitën që atdheun e mbetur në duart e rrugaçëve të qosheve të errëta të nomenklaturës apo të kriminelëve ordinerë, t’ua kthejë miliona njerëzve të ndershëm që kanë humbur besimin” (po aty).



Në të njëjtën kohë, Rama zhvesh shpatën dhe i turret me rreptësi partisë socialiste, për të cilën thotë:

“Për sa kohë PS nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme” (po aty).

       Këto fjalë të rrepta të Ramës kundër komunizmit rezultuan një gënjeshtër e kulluar, sepse në qenien e tij fshihej një mashtrues me damkë Ata që e patën lexuar me vëmendje librin e sipërcituar të Ramës dhe të Klosit, pavarësisht bindjeve të tyre politike, në nëntor të vitit 2005, kur Rama erdhi në krye të partisë socialiste, patën menduar dhe patën shpresuar se ai do bëhej kryemotori i denoncimit të origjinës dhe të historisë së saj, do të bëhej figura kryesore politike për dekomunistizimin me ligj të shoqërisë shqiptare. Por Rama jo vetëm që s’e bëri një gjë të tillë, por, përkundrazi, atë parti, si trashëgimtare besnike të partisë së punës, e armatosi edhe më shumë me ide neokomuniste, thelbin e të cilave e përbën degjenerimi i pluralizmit politik, krijimi i një sistemi njëpartiak dhe përjetësimi i pushtetit, sipas shembullit të kryeshovinistit Putin në Rusinë neocariste.





       Por, për habinë e të gjithëve, Rama, gati tridhjetë vjet më vonë, në Kuvendin e Shqipërisë, lëshon një deklaratë befasuese për komunizmin. Ai shprehet :

“Im at, po, ka qenë komunist, si shumë të tjerë dhe kanë qenë në anën e duhur të historisë”.  Kështu u shpreh Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, gjatë një debati në parlament me disa deputetë të “opozitës” …Kryeministri aktual i Shqipërisë deklaron - 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit  nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë  - se komunistët shqiptarë, në krye me Enver Hoxhën, njërin prej diktatorëve më gjakatarë që ka njohur historia, na paskan qenë, “në anën e duhur të historisë”.  Kush është ky njeri, a është Edi Rama “antikomunisti” i vitit 1990, apo simpatizant i komunizmit sot? (Citohet sipas: Frank Shkreli. “Komunizmi dhe komunistët në anën e duhur të historisë!???”. Faqja e internetit e gazetës “Dielli”. 03 gusht 2020).





Pas kësaj deklarate prej neokomunisti të thekur, vetvetiu arrihet në përfundimin se Rama, duke e vlerësuar komunizmin si ideologji “në anën e duhur të historisë”,  mbështet plotësisht shtyllat që përbëjnë themelet e kësaj ideologjie të mallkuar. Këto shtylla janë:

Së pari, marrja dhe mbajtja e pushtetit me dhunë, jo përmes garës me vote të lirë të formacioneve politike, çka është e pamundur, sepse komunizmi nuk e lejon pluralizmin politik.




Së dyti, diktatura e proletariatit, e cila, faktikisht s’është gjë tjetër, veçse diktaturë e egër e partisë komuniste. Shprehja diktaturë e proletariatit kësaj partie i duhet si perde tymi për të mashtruar popullin e thjeshtë, me qëllim që të fshehë diktaturën  e saj.

Së treti, lufta e klasave, të cilën partia komuniste e shndërron në një mjet sa të fuqishëm, aq edhe të përbindshëm për shfarosjen e kundërshtarëve politikë dhe për përçarjen e popullit deri në përmasa tragjike. Lufta e klasave çon pashmangshmërisht në depersonalizimin e plotë të indivitit, i cili vjen e shndërrohet ca nga ca në një qenie të robotizuar.






Së katërti, zhdukja e fesë, si një institucion shpirtëror i njeriut që lidhet kryekëput me jetën e tij personale. Me zhdukjen e fesë, partia komuniste synon çrrënjosjen e kultit të Hyjnisë nga shpirti i njerëzve, me qëllim zëvendësimin e tij me kultin e individit të kryediktatorit.




Në romanin e rrallë në historinë e letërsisë shqipe, me titull “Diktatori në kryq”, të prezantuar në panairin e librit të vitit 2019, shkrimtarja e shquar Mira Meksi ka hyrë në botën e përsiatjeve të diktatorit, i cili kërkon që kulti i tij të hyjnizohet në mendjet e njerëzve. Dhe këtu ajo zbulon me art se njëra nga veçoritë e ushtrimit të pushtetit të diktatorit shfaqet në aftësinë e tij për ta ushqyer mbarë shoqërinë me qenien e vetvetes, çka çon në radhët e popullit në shpërthimin e shfrenuar të servilizmit të neveritshëm ndaj tij. Prandaj ai mundohet të futet në indin e jetës së vendit nëpërmjet pushtimit të çdo qoshke të tij. Kësisoj ai kërkon që në sytë e njerëzve të zërë vendin e Hyjnisë, me qëllim që t’i bindë se prej tij varet mirëqenia e tyre. Kështu që ata duhet të vendosin shenjën e barazisë mes diktatorit dhe shtetit, në kuptimin që nëse nuk ekziston diktatori, nuk ka më shtet. 




Kur diktatori synon që, përmes kultit të individit, të shndërrohet në Hyjni, ai arrin disa pikësynime. Ai kërkon t’u futë frikën njerëzve, pra, t’i detyrojë kundërshtarët politikë të mendojnë mirë para se të ndërmarrin ndonjë hap kundër tij, duke ua bërë të qartë se ai është i pamposhtshëm. 





Veç kësaj, në psikologjinë e njerëzve diktatori kërkon të krijojë bindjen se ai gëzon statusin e Hyjnisë, çka i siguron një pushtet politik absolut. Dhe, të vësh në diskutim pushtetin e diktatorit, është njëlloj sikur ke vënë në diskutim ligjet e natyrës. Nën presionin e furishëm të pushtetit absolut të diktatorit, edhe masat e gjera të popullit zënë e shushaten dhe, me kalimin e kohës, fillojnë të besojnë se ai ka tiparet e Hyjnisë. 





Një rol të rëndësishëm në nxitjen e histerisë për himnizimin  e kultit të diktorit, luajnë mjetet e informimit masiv, letërsia artistike dhe artet e bukura.  Kudo ekspozohen portretet e diktatorit, piktorët, skulptorët, kompozitorët, shkrimtarët dhe poetët krijonin vepra, në të cilat himnizohet figura e tij me aftësi hyjnore. Mes poetëve shqiptarë pati rënë në sy Ismail Kadarea, i cili “aftësitë hyjnore” të kryediktatorit Enver Hoxha i pati përjetësuar në poezinë me titull “Kur flet Enveri”




Aty lexojmë këto vargje qesharake me një kundërmim servilizmi të pështirë: “Bota pavarësinë më të rrallë se uraniumi e ka. / Ndaj kur një fjalë e gjallë për të / Çan mes sarkofagësh të vdekjes, / Një fjalë e gjallë për lirinë, / Bota vë veshin në përgjim. / Ndaj kur midis qiellit memorial të kësaj vjeshte / Fjalët e Enver Hoxhës ndeshin, / Bubullimat mënjanohen me nderim” (Citohet sipas: Milosao. Shtojcë e organit “Gazeta Shqiptare”. 27 qershor 2004, f. 13). 





Regjisori rus i filmave dokumentarë Vitali Manski (1963), thotë:

“Putini po jeton në një realitet krejt tjetër, në një realitet “hyjnor”. Dhe, për pasojë, - vazhdon regjisori, - “pjesa dërrmuese e popullsisë ruse e përfshin atë në radhën e shenjtorëve” (Citohet sipas: “Ç’ka në kokë një diktator?”. Faqja e internetit “Novaja gazjeta”. 29 qershor 2016).





Së pesti, zhdukja e pronës private, e cila ka për qëllim që mbarë popullin ta kthejë në argat të shtetit komunist. Praktika 45-vjeçare e diktaturës komuniste në vendin tonë vërtetoi më së miri se zhdukja e pronës private çon në rrënimin e ekonomisë së vendit dhe në varfërimin e pandalshën të mbarë popullit, i cili në vitet ’80 arriti deri në atë shkallë mjerimi, saqë të kërcënohej nga degjenerimi gjenetik për shkak të mungesës së ushqimit dhe diktaturën komuniste ta shikonte në dritën e syrit për kafshatën e gojës. Një popull i varfër i duhet së tepërmi kryediktatorit se e sundon shumë më lehtë.




Mirë që Rama u rokanis kokën lexuesve me propagandën e tij për komunizmin “në anën e duhur të historisë”, po pse nuk u thotë atyre as edhe një fjalë të vetme për pesë shtyllat e mësipërme? Se Rama mund të binte edhe në përsiatje: po pa ato pesë shtyllat, komunizmi, si ideologji, a është e mundur të mbijetojë?





Por më shumë se dy vjet pas kësaj piruete politike, së cilës publicisti i njohur Frank Shkrel ia nxjerr bojën paq, Rama e  harron tërësisht deklaratën e mësipërme për komunizmin “në anën e duhur të historisë” dhe, në një mjedis të huaj diplomatik, komunizmin në Shqipëri e “zhvesh lakuriq”. Ja se si u shpreh ai në atë mjedis:

“Asokohe, Shqipëria ishte një bunker në terr. Për thuajse gjysmë shekulli, ajo u zvarrit nën një nga regjimet komuniste më shtypëse në Europë, që e bëri vendin tonë, më duhet ta them, Korenë e Veriut të Europës” (Citohet sipas: “Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Rama nga Nju Jorku: Ngjarje me rëndësi historike. Më lini të dal jashtë skenarit dhe ta them  troç…”.




 Faqja e internetit e gazetës “Panorama”. 15 shkurt 2022).

Tani lexuesit e nderuar, duke qenë në dijeni të këtyre lakadredhave politike të Ramës, vetvetiu nxjerrin përfundimin se ai vuan  nga çekuilibri mendor.





Me sa duket, Rama vuan nga çrregullime në mekanizmin mbrojtës të psikikës, që do të thotë se ai e ka humbur aftësinë për ta mbajtur veten larg përjetimeve të pakëndshme. Një çekuilibrim i tillë i psikikës në psikologji quhet çrregullim disociativ, çka do të thotë se individi nuk është i aftë t’i përballojë përjetimet e pakëndshme. Në latinisht fjala disociativ (dissociatio) do të thotë, siç u përmend më lart, çrregullim në mekanizmin mbrojtës të psikikës. 




Ky çrregullim  mund të jetë shkaktuar nga një traumë e rëndë emocionale, e pësuar sidomos në fëmjërinë e hershme, çka sjell si pasojë një sëmundje të rrallë psikike, gjatë së cilës individualiteti i njeriut sikur vjen e copëzohet dhe brenda qenies së tij menjëherë fillojnë të jetojnë dy, tre, katër apo edhe më shumë individë. Me këtë rast, në momente të caktuara, në qenien e individit bëhet një “ndërrim” - njëra pjesë e tij, si në një proces zinxhir, zëvendëson pjesën tjetër. Prandaj Rama, askushi i vitit 1992, mohon vetveten pas nëntorit të vitit 2005, pra, kur bëhet dikushi, kur vjen në krye të partisë socialiste. Egërsia e tij kundër komunizmit në vitin 1992, fashitet krejtësisht dhe, si kryetar i partisë socialiste, ai shndërrohet në një neokomunist të tërbuar, të etur tmerrësisht për pushtet personal. 




Kjo etje e papërmbajtur e shndërroi atë në një diktator shembullor brenda partisë, të cilën, me kalimin e viteve, e katandisi në një kope “bujkrobërish socialistë”, në një tufë kurrizshtuarish, pa kurrfarë dinjiteti personal. Domosdo që me qëndrime të tilla, pa bosht karakteri, Rama do të vinte te deklarata e vetvetishme në mbrojtje të komunizmit para deledeputetëve figurantë. Por, për ta shitur veten si antikomunist “të regjur” në sytë e botës perëndimore, në Nju Jork ai lëshoi deklaratën e mësipërme kundër komunizmit, duke shkelur mbi vetveten e vitit 1992 dhe mbi vetveten në Kuvend kur deklaroi se komunizmi na paska qenë “në anën e duhur të historisë”.




Pas këtyre deklaratave njëra më skandaloze se tjetra, lexuesi gjakftohtë rri e shtron pyetjen:

A ka fytyrë të vërtetë Rama dhe nëse ka, cila është ajo? Se deklaratat e mësipërme dëshmojnë shkoqur fare se Rama u dalluaka jo për dyfytyrësi, por për shumëfytyrësi?





Pikërisht shumëfytyrësia e tij të kujton një personazh të shkrimtarit amerikan Rei Bredberi (Ray Douglas Bradbury - 1920-2012). Ja çfarë shkruan ai për atë personazh:

“Atij i dukej sikur vetja i qe copëzuar, sikur i qe ndarë në disa pjesë dhe njëra pjesë qenkej e nxehtë prush, kurse tjetra e ftohtë akull, njëra delikate, e ëmbël, tjetra e egër, njëra emocionuese, tjetra e ftohtë gur. Dhe secila pjesë e “unit” të tij të copëzuar mundohej t’ia zhdukte farën pjesës tjetër”.




Me lakadredhat e tij të pafundme, karakteristike këto për një politikan, të zhveshur nga çdolloj morali, Rama, si një simbol i pastër i së keqes në vendin  tonë, të sjell në kujtesë fjalët aq kuptimplote të matematikanit, fizikanit, letrarit, filozofit dhe teologut francez Blez Paskal ( Blaise Pascal - 1623-1662), i cili shkruan:

  E keqja ka shumë fytyra, ndërkohë që e mira, mund të themi, ka vetëm një fytyrë”.





Në vazhdim të fjalës së tij në Nju Jork, të cituar më lart nga faqja e internetit e gazetës “Panorama”, Rama theksoi:

“Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit është një ngjarje me rëndësi historike për Shqipërinë… Më lini ta nis, duke dalë jashtë skenarit dhe duke e thënë troç, përkundër këshillës së ambasadorit dhe të të tjerëve: … Vetëm një imagjinatë pa fre do kish guximin ta ëndërronte diçka të tillë veç tri dekada më parë. Madje dyshoj se edhe imagjinata më e shfrenuar nuk do kish qenë dot aq e shfrenuar sa ta ëndërronte këtë tri dekada më parë”.



Është e qartë si drita e diellit se sikur Ramën të mos e gërryente përbrenda orë e çast kompleksi i inferioritetit, ai nuk do të guxonte kurrë të lëshonte një deklaratë të tillë që ia nxjerr bojën keq. Kjo për arsye se mandati i përkohshëm i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit nuk do të thotë absolutisht se vendi ynë paska “kapur qiellin me dorë”, sepse ky mandat është një ritual i zakoshëm për çdo vend tjetër kur i vjen radha, si anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 




Por këtë mandat për vendin tonë Rama e thekson dhe e propagandon me të madhe në të gjitha udhëkryqet, sepe kërkon t’ia ngrejë sa më lart autoritetin vetvetes, se “nuk i thonë shaka” që mandati në fjalë përkon pikërisht me kohën kur ai, dhe jo dikush tjetër, është kryeqeveritari i Tiranës, çka, sipas mendjes së tij të mykur nga ethet e pushtetit, do të thotë se kjo “aritje e jashtëzakonshme” ëshë plotësisht “meritë” e tij personale!!!






Deklarata e Ramës të kujton Frojdin (Sigmund Freud - 1856-1939), i cili thotë:

“Sa më imponues të mundohet të duket njeriu me paraqitjen e jashtme përmes fjalëve që thotë, aq më shumë demonë lëvrijnë brenda qenies së tij”.




Rasti Rama në pushtet që prej vitit 1998, një rast që ka lënë prapa edhe kryeshovinistin rus të ditëve tona Putin, i cili e gëzon kolltukun e kryediktatorit që prej marsit të vitit 2000, më kujton esenë me titullE pse?! të intelektualit të njohur nacionalist shqiptaro-australian Federik Radovani, të botuar në faqen e internetit “Fjala e Lirëtë datës 21 shkurt 2022. Në atë ese ai shkruan:

“Një Burrë i dijtun nga Korça, që prej vitit 1955 jetonte në Shkodër, ishte shumë i njoftun me emnin Prof. Petro Fundo. Ai ka pasë thanë në 1985: “Diktator si Enver Hoxha, kushedi sa kohë sundojnë edhe pas vdekjes…”.




Pra, megjithëse kryediktatori Enver Hoxha ka gati 37 vjet që ka ikur në amshim, prapëseprapë enverizmi nuk ka vdekur në asnjë mënyrë,  nuk ka vdekur stili i qeverisjes  enveriste, mbartës i së cilës është Rama dhe turma e “bujkrobërve socialistë” që e ndjekin nga pas pa përtim. Deri kur do të vazhdojmë me këtë gjendje, o popull shqiptar? Mos vallë derisa Shqipëria të zbrazet tërësisht nga brezi i ri dhe brezi i mesëm dhe aty të mbeten vetëm mbi 600 mijë pensionistë, çka përbën vënien në jetë të strategjisë së kahershme të ortodoksisë serbosllave për shpërbërjen tërësore të kombit shqiptar, strategji që Rama po e zbaton si argat besnik i saj? Kjo strategji tmerrësisht armiqësore jo vetëm ndaj Republikës së Shqipërisë, por edhe ndaj mbarë kombit shqiptar, i kishte rënë në sy edhe eurodeputetes Doris Pak, e cila, në tetor të vitit 2015, pati deklaruar publikisht:

“Pashë shifrat e azilkërkuesve shqiptarë në muajin shtator në Gjermani dhe janë vërtet të pabesueshme. Ndoshta është një koiçidencë, por shtrohet pyetja, pse shqiptarët nuk iknin para se Shqipëria të ishte një vend kandidat dhe ikin tani që Shqipëria është një vend kandidat? Besoj se ka një lidhje me situatën politike” (Citohet sipas: “Pack: Pse shqiptarët po ikin tani që është Rama kryeministër?”. Marrë nga faqja e internetit “Gazeta Shqiptare”. 30 tetor 2015).

Feniks, Arizona

17 mars 2022

 

 

2022/03/16

Programet e vjetra dhe intrigat e reja pansllaviste në luftë për dominim

 


              Akademik Hakif Bajrami,PH.D

2.Lidhur me këtë konkludim propogandisitik parafashist një teoriticent tjetër ruso-serbian lidhur me shqiptarët mëtej shkruante më 1853: “Një pjesë e tyre (arbanasëve) ka bisht të kalit dhe pjesa tjetër ka bisht të dhisë. Këtë fakt e kanë parë edhe të huajtë, kur i kanë vizituar trevat e tyre. E realiteti i tyre shkon deri aty , sa që gati të gjithë nuk dijnë çka është krypa e çka është sheqeri”. (Marrë nga Ditari i Koça Popoviqit, shënuar me dorë më 1953 me titull: “SI NUK DUHET TRAJTUAR POPUJTË JOSERBIANË, PËR NEVOJA DIPLOMATIKE JUGOSLLAVE”.

Tri lloje të gjenocidit

3. Gjenocidi praktik, dihet se ka ndodhë më 1877 dhe ka vazhduar pa nderprerëje deri më 1998/99. Lidhur me këtë dy konceptet e para të gjenocidit kanë një doemthënje se: Serbia zyrtare ka zabtuar GJENOCOID ndaj shqiptarëve gjatë dy shekujve të fundit. Së pari në Sanxhakune Nishit më 1877 dhe pastaj në kontiniutet deri në vitin 1999.

Ngjajshmëritë dhe dallimet në mes luftës në Kosovë dhe Ukrainë

A ka ngjajshmëri në mes Kosovës dhe Ukraninës, po shtrohet shumë shpesh pyetja, këto ditë. Përgjegja është se, JO. Kjo për faktin se Serbia e ka sulmuar një popull që është autokton e që nuk është sllavë. Kurse, Rusia në anën tjetër po e sulmon një popull që është sllavë por që është dhe autokton. Pra, dallimi është se kemi të bëjmë në rastin shqiptarë po popullsi që është jo sllave kurse në rastin e dytë kemi të bëjmë me një luftë origjinale qytetare. Po luftojnë sllavët në mes veti.

Ta zbërthejnë çështjën më në hollësi

Vllodisllav Zelenski dhe Ukraina u sulmua nga Rusia më 24shkurt2022 (aludim në 24 marsin 1999, që do të thot se: “Jemi një muaj përpara”!!!), e ka hapë një kaptinë të vështirë për të gjithë kryetarët e shteteve, sepse ky nuk pranoi të qetë fall nga kabineti, por e veshi uniformën, e mori armën dhe mbi të gjitha me guximin e fjalës dhe grykën e armës, po jep shembull popullit se çka është lufta e drejtë dhe burrshtetasi patriot.

Ata që e njohin historinë ruse e kanë shumë lehtë për ta kuptuar se çka sajon stratregjia e Vlladimir Putinit në anën tjetër. E vërteta, shkatrrimi i Rusisë sovjetike më 1990, tregohet me këtë sulm brutal ndaj Ukrainës, se ku qëndron çështja e rrënjësour në shpirtin preandorak rus, duke u ndarë nga megalomania dhe oligarkia pansllaviste, si mendim i mykur i fallgjive të Kievë-Kremlinit, për të “domunuar në Evropën katolike”, pasi që islami më 1912 u “largua nga Ballkani”, ngjashëm sikurse Muhamedanizmi nga Spanja. Kjo do të thot se nuk kemi të bëjmë me një fashizëm të tipit hitlerian, por me një neofashizëm rreligjioz me synime pansllaviste.

Këtë aksiomë që e thamë më lartë, e vërteton fakti se Rusia është e gatëshme për të paguar çmimin më të lartë dhe për ta kthyer siperfaqën prej 23 milionë kilomatrea katror. Dhe, menjëherë shtrohet payetja: A do të ndodhë kjo, varet sa ka Rusia kapacitete për luftë të gjatë, për deri sa qenët një ditë do t` ua hanë mushkritë ushtarëve të saj të vrarë, ose të plagosur. E shkrepëm këtë fjali, sepse V. Putini nuk është Adollf Hitleri, por është dhe do të mbetet kopje e tij, e temperamentit insufinet që mendon, nuk flet, por vepron,sepse e ka një fuqi në dorë, që nëse e vren katastrofën personale dhe të atyre që e finanssojnë (oligarkët e drogës, gasit dhe naftës), fakturën do ta paguaj njerëzimi, nëse e përdorë bombën atomike. E pra, ky është më i rrezikshëm se Hitleri, në këtë rrafsh nëse nuk i qëndrojnë psikologët ushtrak pranë.

E kuptueshme se maikneriia e Putinit nuk do ta përdorë bombën atomike kur është në luftë me fqinjët, e pasiqë do t` i “pushtojë”, ato toka si një “tapi” rusomadhë dhe nuk do të ndalet. Pra, nëse Putini do të i përdorë edhe bombat atomike, kur ushtria e tij të jetë shumë largë kufijëve strategjik rus; kur tanket e tij të arrijnë në Rajnë, Allzas dhe Lloren, natyrushit se ky ëndrim konsiderohet se Putini do të bërët më “hero” se Stalini.

E tërë kjo mjegulli pansllaviste e ëndrrave të mykura, si një përshkrim i koncizuar, Perendimit dhe NATO-s llogaritet se do të i kushtojë shumë për faktin se kemi të bëjmë me trevë të industrualizuar të nivelit të lartë dhe ku bombat vetvrasëse kanë efektin e plotë. Kjo do të thot se në Prendim, nuk kanë më çka të presin, sepse qëllimet ruse tani janë mbi dheun e varrit tyre. Prandaj, duhet intervenuar shumë shpejtë dhe në shkallë kolektive, sespe çdo pjesë e botës është e rrezikuar , e sidomos viset ku ka kompozitet të madhë industrial, viset ku janë në rrezikë nga kjo fantazmë kanë filluar të quhet: “Rrenci Putin”, alias “Llazhni car Shqepan Malli”.

Bota evroperendimore nuk e ka të njohur se çdo burrshtetas rus vuan nga KOMPLEKSIdhe ideologjia atrofike e inferioritetit, për shkak se janë shumë prapa me kompleksin moern të jetës në përgjithësi. Prandaj, ky kompleks që ka shpërthyer në siperfaqe tërë maninë e madhësisë pansllaviste, e cila kërkon sipas Danillevskit dhe Dostojevskit, Prtoa Mateja Nenadit, VUAJTJE në përthekimin e lëvizjës progresive në histori, për të mbetur së pakut në bishtin e luksit Perendimor. Pra, duhet kuptuar se udhëheqësi shtetëror rus gjithëmonë e ka ose duhet ta ketë, sipas kishës dhe Dostojevskit, vuajtjën inferirore në qafë, e cila e rëndron si plumi i armës. Madje, ajo vuajtje duhet të duket sa më HYJNORE, sepse në këtë botë vetëm “kishai i posedon dhe i ka nëdienitëgjitha fatet e njerëzimit”.

Mbi këto filozofema ruse, misioni i pushtetarëve pansllavistë mbetet konstantë periodike, me vlera të dyfishta: shpirtroe dhe politike. Në këtë drejtim politika ruse kudo që mbisundon, pa çare duhet ta lexon së pari Testamentin e Pjetrit të Madhë, ku katërciprishtë kuptohet se fashizmi i përkryer vlon në pallatet e tij dhe sidomos duhet nga koha e Leninit të vlonë në Kremlin. Ky fakt, të cilit fashizëm V. Putini tani për tani po ia hjek maskën, dhe është mirë që po ndodhë në të kuptuarit e konfliktit të civilizimeve dhe kulturave, sepse konflikti i ideologjive nuk po apsorbohet me demokraci liberale, për faktin se edhe bota e mykur (panslleve), posedon arme dhe arseanl shkatrruse gati sa Perendimi së bashku; për faktin se bota e civilizuar me këtë kontinutet krimesh: së pari pa nderprerëje pas Luftës së Dytë Botërore në vendet arabe, sidomos në Siri, Libi, Sudan, Jemen, falë edhe tradhtarëve vendas, në lidhje me shumë popuj jorus, që ishin të robëruar nga Sovjetizmi, dhe tani kundër një populli që është sllavë (Ukrainas), po manifestohet krimi në shkallën më të egër. Prandaj shtrohet pyetja kur dhe ku mund të ndalet ky fashizëm i përkryer dhe eklatant, kur janë në pyretje popujtë e vegjël dhe të varfur.

A i shihet fundi luftës së këtillë të kufizuar

Tek e fundit, nga 24 shkurti 2022, Rusët dhe Ukrainasit janë në luftë. Deri me tash lufta në të dy anët shihet nga burimet e para se ka kushtuar rreth 150 miliradë dollarë. Nga këto mjete, fatura i drejtohet faktorit agresiv rus në 133 miliardë dollarë humbje. Por, në këtë kvotë nuk hyjnë humbjet dhe çrregullimet finasiare që i ka shkaktuar nepër botë. Me folë për ato humbje është tani për tani tepër herët.

Bisedimet përkundër luftës po shihet se po vazhdojnë. Por humbjet nga bombardimet në tokën e Ukrainës, ku kanë hise në faje dhe ata që janë rusë dhe prorus, sepse kanë kontribuar në rreshtimin e tyre kuislling. Nuk ka dyshim se Rusët dhe Ukrainasit janë dakorduar se janë “dy popuj vllazër”, por duhet të dihet se e kanë siellë botën para një krize që nuk ka qenë realitet që nga mbarimi i Luftës Dytë Botërore, me përjashtim që një realitet i tillë ka mundur të ndodhë kur TË PARËT, në qershor 1999 kanë hyrë rusët në Kosovë,me batalonin e tyre të blinduar dhe u instaluan në Aeroportin e Sllatinës, si skele ajrore, duke i prituar aeroplanët e tyre të luftës aty. Tash shtrohet pyetja, a do ta përdorë Putini bombën atomike si vlla i madhë, kundër vllait të vogël, kjo tani për tani nuk vjen në shprehje fare, sepse lufta zhvillohet në kufi me Rusinë.Furnizimi me ramtim ndodhë nga toka ruse që është fare afër, e sidomos nga Krimea si hapësirë gjeostrategjike, tani për tani ruse. Pra gabimi i Perendim it ka qenë më 2014. Tani përmirësimi është i mundur vetëm nëse ushtria e Ukrainës e mund armatën ruse dhe i kthen trevat që i kishte para vitit 2014.

A do të denohet Putini dhe pushtetarët e tij, sepse po thuhet se kanë filluar hetimet në Hagë. Hapur them se JO, sepse Rusia është antare e KS OKB dhe aty pushon çdo gjë tani për tani. Pra bota ka ardhur në një “korrner”, që zor se do të ketë drejtësi për viktimat që po pësojnë. Po, një shansë për të u gjykuar Putini mbetët çështje latente. E ajo shansë është nëse autanazia e kufomës gjallë, nuk do ta tolerojë pas largimit nga pushteti, ashtu si i ndodhi Milloshit Serbisë, pas vitit kur kapitulloi më 9 qershor 1999. Panterej!

Më 14 mars 2022 Prishtinë

Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq, si dashuria e Romeos dhe Zhulijetës

 

Nga Rexhep Torte

Në qendër të Beogradit gjendet  Hotel Moska, që simbolizon lidhjet  vëllazërore të Serbisë me Rusinë.

Ne teposhtëzën ndërmjet këtyre dy hoteleve shtrihet  “Rruga e Ballkanit” që të çon për në stacionin  e autobusëve dhe  për në stacionin e trenit në Beograd.

Poshtë këtyre dy hoteleve shtrihet edhe “Rruga e Kosovës”, që simbolizon synimet okupuese të kamotshme të Serbisë kriminale ndaj Kosovës.

Në fund të rrugës “Knjaz  Mihajli”  në të majtë afër hyrjes për në Parkun e madh Kalemengdan  ndodhet Konaku  ku ka  bujtur Mbreti Zog, sa herë që e ka vizituar Beogradin.

Sot në katin përdhese të këtij Konaku  gjendet restoranti “Adriatiku u Kaltër”, simbolikë e Serbisë për ta okupuar Detin Adriatik.

Nga “Sheshi i Republikës” që ndodhet në të majtë  prapa “Pallatit Shqipëria”, përtej një rruge ka në park, pas të cilit  kalohet për te  “Rruga  e Shkodrës” rrugë me kalldrëme e mbushur në tërë gjatësinë e saj në të dyja anët me kafene, kafebare e restorante, ku gjer në orët e mëngjesit  gumëzhijnë  muzika dhe këngët serbe.

“Rruga  e Shkodrës” më shumë se një shekull është vend ku e kalojnë mbrëmjen shkrimtarë, artistë, bohemë, delegacione të ndryshme nga jashtë, si edhe dashamirë të kuzhinës  dhe të shlivovicës serbe.

Në Beograd, poshtë Fakultetit të Veterinarisë, në anën e majtë ku fillon kompleksi i Urave (Mostara), ndodhet edhe “Rruga e  Dibrës”, simbolikë e Dibrës së Madhe të cilën Serbia e okupoi në vitin 1912.

Kjo është vetëm një pjesëz e historisë që flet dhe dëshmon për paternalizmin mashtrues,  okupues  dhe për  aspiratat hegjemoniste të Serbisë kriminale ndaj trojeve  autoktone shqiptare.

Këto aspirata Serbia i realizoi në Kongresin e Berlinit 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër 1913 dhe në Konferencën e Paqes në Paris 1920, ku fuqitë vendosën aso kohe ia plotësuan kërkesat okupuese të Serbisë kriminale, duke i lënë më shumë se gjysmën e trojeve dhe  të kombit shqiptar jashtë Shqipërisë amë.

Për fat të keq këto tendenca hegjemoniste të Serbisë kriminale ekzistojnë edhe sot në fillimshekullin e 21, dhe për fat të keq këtyre tendencave antikombëtare shqiptare u ndihmon edhe Edi Rama, piktori e tradhtari, Kryeministri aktual i Shqipërisë me qëndrimet e tij pro serbe.

O Edi Rama piktori, Kryeministri famëkeq i Shqipërisë, kush të mallkoi që t’i duash më shumë serbët dhe Serbinë, armiqtë e përbetuar të shqiptarëve, vrasësit, masakruesit, dhunuesit e dëbuesit  shekullorë, se sa shqiptarët dhe Shqipërinë, shtetin dhe kombin më autokton, më fisnik e më paqedashëse në Ballkan.

O Edi Rama piktori e maskarai, Kryeministri i Shqipërisë,  a nuk po e sheh Volodymir  Zelenskyin, Presidentin e Ukrainës, që është duke e  mahnitur  tërë botën  duke ndejtur  dhe luftuar së bashku  me popullin e vet heroik, edhe pse në çdo  sekondë e ka  jetën në rrezik.

O Edi Rama piktori, tradhtari, Kryeministri i Shqipërisë, a nuk po i sheh vëllezërit  Vladimir dhe Vitalij Klitschko, i pari ish kampion botëror i  peshave të rënda në bolks, dhe i dyti kryebashkiak i kryeqytetit Kievi të Ukrainës,  të cilët po të të kishin ngjarë ty, kishin ikur me kohë nga lufta,  por ja që ata  nga ndjenja e fuqishme e atdhedashurisë, po luftojnë së bashku me ushtrinë dhe popullin e Ukrainës kundër agresionit barbar të Rusisë, duke mos e kursyer farë jetën e tyre.

Edi Rama, piktori kryeministri i Shqipërisë dhe Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë aktualisht janë protagonistë të një dashurie absurde, mjerane, marramendëse, të çuditshme, të flaktë, por të gabueshme nga të gjitha tiparet e një dashurie të shëndoshë.

Enigma e kësaj dashurie të çmendur është  tepër e vështirë për tu zbërthyer. Mbetet për tu analizuar e zbuluar  se si dhe pse Edi Rama shqiptar është dashuruar marrëzisht me  Aleksandër Vuçiqin kriminelin serb.

Këtë dashuri psikopate, pasiononte e të sëmurë, e kanë vështirë ta analizojnë e zbulojnë edhe psikoanalistët, psikologët, filozofët dhe sociologët më eminentë në botë.

Vështirësia e analizimit, zbulimit dhe zbërthimit të kësaj dashurie  të  sëmurë, mbështetet në faktin se si Edi Rama i është nënshtruar kësaj dashurie të çuditshme,  kur dihet se gjatë tërë historisë shekullore shqiptare, Serbia kriminale dhe serbët kriminelë kanë kryer një serë gjenocidesh të tmerrshme ndaj shqiptarëve autoktonë në Ballkan, gjenocide që nuk do t’i kryrenin as bishat më të tërbuara në botë.

Ekzistojnë fakte e dëshmi se hordhitë serbe që me ardhjen e tyre nga Karpatet në Ballkan në shekullin e 6-të,  me luftëra, vrasje, masakra e dëbime masive fillimisht i kanë  sulmuar shqiptarët autoktonë të cilët kanë jetuar gjer përtej Nishi, për t’i pushtuar trojet shqiptare.

Njëri nga gjenocidet e Serbisë kriminale dhe e serbëve kriminelë serbë kundër shqiptarëve autoktonë, ishte edhe gjenocidi  i viteve 1998/99 kundër Kosovës.

Ky gjenocid serb në Kosovë  u ndërpre me ndërhyrjen e bombardimeve 78 ditore të NATO-së nga ajri të caqeve serbe në Kosovë e Serbi, që ia  solli lirinë dhe pavarësinë Kosovës.

Në këtë gjenocid  të Serbisë kriminale në Kosovë u vranë dhe u masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmijë duke pi qumësht në gjoksin e nënë. U dhunuan në mënyrën më makabëre 20 mijë femra autoktone të pafajshme shqiptare. U rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare 1643 shqiptarë të pafajshëm, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. U bë shkrumb e hi Kosova dhe u detyruan të marrin rrugën e eksodit më shumë se 1 milion shqiptarë autoktonë e të pafajshëm. E tërë kjo tragjedi u shkaktua nga Serbia kriminale për ta spastruar Kosovën nga shqiptarët autoktonë dhe për ta pushtuar dhe mbushur Kosovën me serbë.

Edi Rama piktori, Kryeministri aktual i  Shqipërisë, i din dhe i ka të njohura të gjitha këto gjenocide serbe ndaj shqiptarëve fisnikë e paqedashës, e megjithatë nuk është duke e zbehur aspak dashurinë e tij të flaktë ndaj Serbisë kriminale, serbëve kriminelë dhe ndaj kriminelit Aleksandër Vuçiq.

Edi Rama këtë dashuri ndaj Serbisë kriminale, serbëve kriminelë dhe ndaj kriminelit Aleksandër Vuçiq, e dëshmoi edhe me pjesëmarrjen e tij në planin për ndarjen e Kosovës  në vitet 1919-1920 në bashkëpunim me Hashim Thaçin, Vlora Çitakun, Matheë Palmerin dhe  Richard Grenelin, që për fat nuk u realizua si pasojë e reagimit dinjitoz dhe të palëkundur të Angela Merkel-ish kancelares të Gjermanisë.

Edi Rama këtë dashuri të çmendur e dëshmoi edhe gjatë Festivalit eë birrës në Korçë në verën e vitit 2021, kur përkundër  apelit dhe kundërshtimit të miliona shqiptarëve, me kokëfortësinë e tij  i mundësoi Goran Bregoviqit, këtij këngëtari çetnik serb që të merr pjesë në këtë festival.

Këtë dashuri të çmendur, e dëshmoi edhe letra Letra përuruese që  krimineli Aleksandër Vuçiq ia dërgoi  Edi Ramës me rastin e inaugurimit të Qeverisë  “Rama 3”.

Në këtë letër Aleksandër Vuçiq krimineli,  Edi Ramën e quan vëllaçko. E Informon se  i ka organizuar serbët të shkojnë për pushime në Shqipëri. Të blejnë  në Shqipëri pasuri të paluajtshme. Të ndërtojnë në Shqipëri kisha serbe dhe të hapin shkolla serbe.

Edi Rama, këtë dashuri  të çmendur,  e dëshmoi edhe me këmbënguljen re tij  për themelimin e “Ballkani i Hapur”, projekt tërësisht anti shqiptar, të cilin ia imponoi i dashuri i tij Aleksaqndër Vuçiq.

Krimineli Aleksandër Vuçiq, me “Ballkani i Hapur” ka për qëllim që t’i dobësojë Shqipërinë, Kosovën dhe tërë shqiptarët dhe ta bëjë Serbinë kriminale Perandori të Ballkanit, edhe pse në Ballkan jetojnë katër fish më shumë shqiptarë se sa serbë.

Ideja “Ballkan i Hapur” mund të vjen parasysh vetëm kur Serbia kriminale  të kërkojë falje publike për gjenocidin e kryer në Kosovë, kur Serbia ta njeh pavarësinë e Kosovës, kur Serbia ta zbardhën fatin e  1643 shqiptarëve që i rrëmbeu në Kosovë, kur Serbia ta tregojë ve ndodhjen e varrezave masivë ku i ka varrosur  mijëra shqiptarë që i vrau e i masakroi në Kosovë dhe i transportoi e i varrosi në varreza masive në Serbi, për t’i fshehur Serbia krimet e luftës, vetëm kur Serbia kriminale t’i nxjerr para ligjit kriminelët e Serbisë për krimet e kryera në Kosovë,  dhe vetëm kur Serbia kriminale ta pranojë pagesën  e dëmeve të shkaktuara gjatë agresionit gjenocidal në Kosovë.

O Edi Rama piktori, Kryeministri i Shqipërisë,  me siguri ke dëgjuar se Serbia kriminale  ballafaqohet me natalitet të vogël, dhe për këtë arsye edhe me lejen tënde  ka blerë gjer tani më shumë se  4 qind femra nga Shqipëria  me nga 2000 euro për secilën, për dhëndurët serbë, për ta shtuar natalitetin.

O Edi Rama piktori, kryeministri i Shqipërisë, a ende se ke kuptuar se Serbisë kriminale po t’ia heqësh hungarezët  e Vojvodinës, boshnjakët dhe shqiptarët e Sanxhakut, Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe romët, Serbisë kriminale i mbesin shumë pak serbë  të pastër.

O Edi Rama piktori, Kryeministri i Shqipërisë, në Ballkan jetojnë  6 milionë shqiptarë. Këtyre   6 milionëve po tua shtojmë edhe shqiptarët që i dëboi Serbia nga  trojet shqiptare për në Turqi, e që tash janë bërë  6 milionë, del se në Ballkan jetojnë  12 milionë shqiptarë,  dhe se shqiptarët janë kombi dominues në Ballkan,  e jo serbët.

Edi Rama, këtë dashuri të çmendur e dëshmoi edhe me reagimin antidemokratik dhe  anti kombëtar shqiptar, duke deklaruar me paturpësinë më të madhe,  më datë 4 mars 2022 se, “Vota që Serbia e dha pro Rezolutës  në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, më datë 3 mars 2022,  që e dënonte agresionin e Rusisë fashiste ndaj Ukrainës së lirë  e të pavarur, dhe që bënte thirrje për tërheqjen e menjëhershme të trupave rusë” se,  “Kjo votë e Serbisë  e unifikoi  Ballkanin”.

Kjo deklaratë e turpshme e Edi Ramës u dha në momentin kur tërë bota e din se Serbia votoi pro Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me të vetmin qëllim për tu kamufluar si një kancer i rrezikshëm në Ballkan, dhe që të aktivizohet sa herë që  Serbia të urdhërohet nga Rusia ose nga Kina.

Serbia kriminale votën që e dha për Rezolutën në Asamblesë së Përgjithshme  të OKB-së, e arsyeton gjoja se,  Serbia është për ruajtjen e integritetit territorial të Ukrainës, që len të kuptohet se Serbia kriminale po mundohet të krijojë hapësirë për kundërshtimin e pavarësie Kosovës.

Këto janë demagogjitë djallëzore  të Serbisë kriminale për t’i mashtruar dhe për tu hedhur pluhur syve të ndërkombëtarëve.

Në Beograd më datë 4 mars 2022, u organizuan protestat e vetme pro ruse në Ballkan dhe në Evropë, ku u kënduan himnet  e Serbisë dhe të Rusisë, dhe ku protestuesit brohoritnin se serbët dhe rusët janë  vëllezër të përhershëm.

Serbia është i vetmi shtet në Ballkan dhe në Evropë që nuk i vuri sanksione   Rusisë agresore gjenocidale pas agresionit në Ukrainë.

Serbia është i vetmi shtet në Ballkan dhe në Evropë që nuk e mbylli  hapësirën ajrore për Rusinë, duke i shumëfishuar  fluturimet në drejtim të Moskës dhe anasjelltas.

O Edi Rama, piktori, Kryeministri  i Shqipërisë, kthjellohu dhe largohu nga sevdaja që ke ndaj Serbisë kriminale dhe serbëve  kriminelë, sepse edhe ty edhe krimineli Aleksandër Vuçiq, fundin do ta keni tragjik  si Romeo e Zhulijeta.

O Edi Rama piktori, Kryeministri aktual i Shqipërisë, mos e mashtro veten  dhe mos shkel mbi dinjitetin e tërë atyre  trimave  shqiptare që  me shekuj e dhanë jetën për t’i mbrojtur trojet shqiptare.

Mos shkel mbi dinjitetin e viktimave të pafajshme shqiptare që Serbia kriminale i vrau,  i masakroi dhe i dhunoi me shekuj për t’i okupuar trojet shqiptare.

Serbia e Aleksandër Vuçiqit, si e Sllobodan Millosheviqit

 



Nga Rexhep Torte

Serbia kriminle dhe serbët kriminelë, nuk mund të krijojnë shtet, komb dhe identitet me luftëra, vrasje, masakrime dhe okupime të trojeve shqiptare.

Krimineli Alekandër Vuçiq, Presidenti aktual i Serbisë kriminale, në fushatën e tij parazgjedhore më datë 15 mars 2022, deklaroi se, “ Populli serb në Kosovë duhet ta dijë se Serbia është me ta dhe se ka kaluar koha e përndjekjeve.

Serbia ka ushtri të fuqishme dhe nuk sheh arsye pse Serbia duhet të hyjë në aleancën eNATO-s. Do të kemi bashkëpunim të mirë me NATO-n, na mjafton bashkëpunimi i mirë, më shumë nuk na duhet”.

Pakica serbe në Kosovë i gëzon të drejtat dhe liritë më shumë se çdo pakicë tjetër në botë. Pakica serbe në Kosovë ështe e kapluar nga krimi dhe korrupsioni i organizuar që drejtohet nga Beogradi. Pakica serbe në Veri të Kosovës nuk i paguan as energjinë elektrike, as ujin dhe as shërbimet komunale. Pakicën serbe në Kosovë Beogradi e përdor vetëm pët ta destabilizuar Kosovën.

O Aleksandër Vuçiq krimineli, po ta rikujtoj se krimineli Sllobodan Millosheviq në kohën e tij i kërcënonte serbët e Kosovës që të shkojnë në Beograd dhe të protestojnë se, gjoja janë të rrezikuar nga shqiptarët.

Kështu kriminlei Sllobodan Millosheviq i mbushte autobusët dhe trenat me serbë nga Kosova për të protestuar në Beograd, duke ua paguar edhe rrugën.

E vërtetë në Kosovë ishte e kundërta, sepse sistemi i kriminelit Sllobodan Millosheviq po i provokonte shqiptarët autoktonë në Kosovë, duke ua suprimuar administratën, shkollat, universitetet dhe duke I përjashtuar nga puna.

Pas kësaj Serbia kriminale në vitët 1998/99 kreu aggression gjenocidal në Kosovë me 40 mijë ushtarë, paramilitarë dhe policë të armatosur gjer në dhëmbë dhe të shoqëriuar me altileri, tanke dhe autoblinda.

Asokohe ti o Alkesandër Vuçiq krimineli, si ministër për Informacion i Millosheviqit deklaroje guximshëm dhe pa turp që, “Për çdo ushtar serb të vrarë të viten 100 civilë”. Kjo është e vërteta dhe jo gjepurat dhe demagogjitë e tua.

Ti si bashëkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Sllobodan Millosheviq, e ndoqe nga afër kriminelin Sllobodan Millosheviq, dhe e shikove edhe fundin e tij.

Tani po i rrin në krah edhe kriminelit psikopat Vladimir Putinit- Presidentit të Risisë kriminale, vëllaut tënd të ngushte, duke ia mbrojtur shpinën me qiellin e hapur të Serbisë, me mos caktimin e sanksioneve kundër Rusisë dhe me protestat pro ruse në Beograd, në Banja Lluka ne Republika Serpska, si edhe me shkruarjen e grafiteve në Veri të Kosovës me germen “Z”, që është symbol I Rusisë në agresionin në Ukrainë.

O Aleksandër Vuçiq krimineli, mos u lëvdo dhe mos e kërcëno Kosovën me ushtrinë serbe dhe me armatimin e saj.

Kthjellohu dhe shkil me këmbë në tokë e mos fluturo me ëndra boshe. Po ta ritheksoj për të satën herë se, ti e din shumë mirë se Serbinë tënde e ka kapluar nataliteti i ulët dhe se për ta rritur naralitetin e Serbisë e ke organizuar me vëllaçkon tënd Edi Ramën -Kryrministrin e Shqipërisë, dhe serbët anë duke blerë qindra femra shqiptare nga Shqipëria, me nga 2000 euro për secilën për dhëndurët serbë, me të vetmin qëllim që ta rritni natalitetin.

O Aleksandër Vuçiiq krimineli, po i bën gabim hesapet matematrikore, sepse Serbisë po t’ia heqish hungarezët e Vojvodinës, shqiptarët dhe boshnjakët e Sanxhakut, shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe romët, në Serbi mbesin shumnë pak serbë të pastër.

Ndërkaq në Ballkan jetojnë më shumë se 6 milionë shqiptarë autoktonë. Ktij numri po t’ia shtojmë edhe shqiptarët që Serbia në vitet e 50-ta të shekullit të 20-të me politikën e saj nacionaliste-shoveniste i detyroi të shpërngulen në Turqi , e që tash janë bërë më shumë se 6 milionë shqiptarë. Kjo don të thotë se në Ballkan jetojnë më shumë se 12 milionë shqiptarë, që don të thotë se në Bllkan tani jetojnë shumë më tepër shqiptarë autoktonë , se sa serbë ardhacakë nga Karpatet.

Deklarata jote se, “ Serbia ka ushtri të fuqishme dhe se nuk e sheh të arsyeshme të hyjë në aleancën e NATO-s, se Serbisë do t’i mjaftonte një bashkëpunim i mirë me NATO-n, dhe se Serbisë më shhumë nuk i duhet”. Fund e krye është deklaratë pro ruse.

Është deklatrtë pro ruse, sepse Serbia kurrën e kurrës nuk mund ta kushtëzojë NATO-n sipas tekeve serbe , e para, dhe e dyta sepse NATO është fuqia ushtarake dominuese në botë, dhe nuk do të lejojë një çiban kanceroz serb në organizmin e shëndoshë të NATO-s.

O Aleksadër Vuçiq krimineli, mos e mashtro veten se dialogu Kosovë-Serbi do të zhvillohet mbi bazën e një kompromisi.

Albin Kurti-Kryrministri i Kosovës, Vjosa Osmani-Presidente e Kosovës dhe Glauk Konjufca- Kryeparlamentari i Kosovës, nuk janë si trtadhtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Vlora Çitaku dhe Edi Rama.

Udhëheqësia e sotme e Kosovës din që ta mbrojë me dinjitet, përkushtim dhe ndershmëri të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës, se Serbia në Kosovë ishte agresore gjenocidale dhe se Kosova ishte viktimë e këtij agresioni.

O Aleksandër Vuçiq krimineli, nuk mund t’I mashtrosh as SHBA-të dhe as Be-në me lajkat e t’ua bajate, sepse të kanë rënë brekët, të kanë rënë maskat dhe je demaskuar tërrësisht.

Marrëveshje përfundimtare në dialogun Kosovë-Serbi do të ketë vetëm nëse Serbia kriminale e pranon gjenocidin e kryer në Kosovë, ku Serbia vrau dhe masakroi më shumë se 13 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, në mesin e tyre edhe femijë duke pi qunësht në gjoksin e nënës.

Vetëm nëse Serbia kriminale e tregon vendnodhjen e varrëzave masive në Serbi ku janë varrosur mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë dhe të transportuar e varrosur në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve.

Vetëm kur Serbia kriminale do ta zbardhën fatin e 1643 shqiptarëve autoktonë të rrëmbyer nga Serbia kriminale.

Vetëm nëse Serbia t’i nxjerr para ligjit kriminelët e Serbisë kriminale që i kryen tërë ato krime e dhunime në Kosovë.

Vetëm nëse Serbia kriminale pranon ta paguajë reparacionin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni gjenocidal i Serbisë kriminale, kur e bëri shkrumb e hi Kosovën dhe i detyroi më shumë se 1 milin shqiptarë të marrin rrugën e eksodit.

Fitorja e LVV-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 sipas Exipolit.-

 LVV (Levizja Vetëvendosje) 43.3% 7,535 PDK (Partia Demokratike e Kosovës) 18.4% 3,204 LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës) 12.9% 2,256   AAK...