Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/04/28

Krahu I Djathë I Joe Biden vjen me Urgjencë në Shqipëri për të mbyllur përfundimisht çështjen Sali Berisha

 


Ndihmës Sekretarja për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike Dr. Karen Donfried do të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit, njofton se ajo do vizitojë Shqipërinë më 28 prill, ku dhe është 100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri.

Ajo do të nënvizojë gjithashtu mbështetjen tonë të fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, si dhe do të theksojë nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin.”- thuhet në njoftim.

ABC mëson se Karen Donfried do të zhvillojë një takim edhe me 3 zyrtarët demokratë të cilët vijojnë të mbështesin linjën e amerikanëve, Jorida Tabakun, Gazment Bardhin dhe Enklejed Alibeajn.

Ky takim me demokratët vjen 24 orë para Kuvendit të Sali Berishës që synon të zgjedhë kupolën e re drejtuese të Partisë Demokratike.

Ashtu sikurse Gabriel Escobar bëri në dhjetor, para mbledhjes së Kuvendit të stadiumit edhe shefja e tij, Karen Donfried pritet të bëjë të qartë qëndrimin e amerikaneve nëse drejtimin e partisë me te madhe të opozitës e merr Sali Berisha.

Ndërkohë që mesditën e së premtes është parashikuar një takim edhe me kryeministrin Rama rreth orës 12:00.

Ky është takimi i dytë që Yuri Kim zhvillon me Alibeajn në një kohë shumë të shkurtër. Ndërkohë kujtojmë se së fundmi janë shtuar përplasjet mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ambasadores amerikane. Berisha ka hedhur akuza se Kim po ndikon në procesin e Gjykatës lidhur me drejtimin e PD-së.

Nga ana tjetër pas shpalljes “Non Grata”, SHBA është shprehur se nuk do ta njoh Sali Berishën kurrë si kryetar të PD-së. Ndërkohë vetë Yuri Kim pas një takimi me Enkelejd Alibeja, u shpreh se ai është kryetari i komanduar i PD-së pas tërheqjes së Lulzim Bashës.

Analistët politik, kanë komentuar takimin e zyrtares së lartë të DASH me Alibeajn, duke u shprehur se Karen Donfried prite të mbajë një qëndrim të prerë për Sali Berishën.

2022/04/27

Letërsia moderne në Dardani

 Kosova



Pjesa e letërsisë shqiptare që zhvillohej në Kosovë, kishte afërsisht këto shenja paradalluese: e shkëputur nga letërsia amë dhe nga një pjesë e traditës letrare, ajo pothuajse nuk ishte fare në kontakt me të dhe nuk ishte e informuar për atë që ndodhte në fushën e letërsisë brenda kufirit të shtetit shqiptar. Edhe para luftës, në Kosovën letrare herë pas here ilegalisht, mbase edhe mund të depërtonte ndonjë vepër ose autor nga periudha e viteve '30, kryesisht përmes atyre pak nxënësve që shkolloheshin aso kohe në Shqipëri. Pas luftës, në vitet '50, krijuesit e parë të letërsisë shqiptare në Kosovë, për mbështetje kishin kryesisht letërsinë gojore (të pasur), fare pak vepra nga fondi letrar i traditës si dhe përvojat e huaja letrare, në radhë të parë ato sllave.
Nga emrat e shkrimtarëve, të cilët e kishin filluar veprimtarinë e vet letrare para luftës, do të përmendim këtu vetëm Esat Mekulin dhe Hivzi Sulejmanin. Mekuli u shqua me lirikën e angazhuar shoqërore dhe kombëtare të shkruar gjatë viteve '30, ndërsa i dyti solli përvojën e parë më serioze në llojin e prozës së gjatë me romanin dy vëllimesh "Njerëzit I" dhe "Njerëzit Il", si dhe "Fëmijët e lumit tim". Para tyre Hivzi Sulejmani do të shkruante disa nga tregimet, që edhe sot tingëllojnë moderne.
Ishte poezia ajo që arriti majat e letërsisë shqiptare në Kosovë, duke filluar nga fundi i viteve '50 e sidomos me emrat: Din Mehmeti, Fahredin Gunga, Rrahman Dedaj, Enver Gjerqeku, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Besim Bokshi, Eqrem Basha, Sabri Hamiti. Ndërsa në prozë dallohen: Anton Pashku, Ramiz Kelmendi, Azem Shkreli, Nazmi Rrahmani, Rexhep Qosja, Mehmet Kraja, Musa Ramadani,Naim Kelmendi   etj. Edhe në Kosovë shumë shkrimtarë patën fatin të burgosen, të persekutohen apo të arratisen e të jetojnë jashtë truallit të tyre. Pushteti serb ushtronte dhunën më të egër ndaj intelektualëve që me pushtetin e fjalës përpiqeshin të afirmonin vlerat kombëtare shqiptare. Kështu e pësuan rreptë nga kjo çensurë: Adem Demaçi, Ramadan Rexhepi, Kapllan Resuli (i cili pasi u arratis në Shqipëri u burgos edhe këtu) etj.
Krahas letërsisë shqiptare që krijohej dhe botohej kryesisht në Prishtinë, ajo krijohej dhe botohej edhe në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë, kryesisht me prozën dhe poezinë e Murat Isakut, Abdylazis Islamit, e më pas, me veprën letrare të Resul Shabanit, Adem Gajtanit, Agim Vincës, Din Mehmetit etj. Vlen të përmendet dhe një personalitet i shquar i kulturës, Luan Starova, (shqiptari më i përkthyer sot pas Kadaresë), por shumica e veprave të tij nuk janë në gjuhën shqipe.
Flori Bruqi

LETËRSIA MODERNE NË SHQIPËRI

 Shqipëria



Në fushën e kulturës në përgjithësi dhe në atë të letërsisë në veçanti, gati për gjysmë shekulli, u ndie e ashpër dhuna e shtetit diktatorial ndaj intelektualëve që e kundërshtuan me forcë atë, qoftë nëpërmjet deklaratave apo artikujve në shtyp, qoftë dhe nëpërmjet veprave
të tyre. Kështu prej çensurës shtetërore e pësuan shumë rëndë mjaft njerëz të letrave, të cilët ose u pushkatuan, ose qëndruan me vite të tëra në burg apo mundën të arratisen dhe ta kalojnë tërë jetën e tyre jashtë atdheut. Të tillë janë: Arshi Pipa, Sejfulla Malëshova, Mitrush Kuteli, Petro Marko, Musine Kokalari, Trifon Xhagjika, Bilal Xhaferi, Kasëm Trebeshina, Pjetër Arbnori, Astrit Delvina, Frederik Rreshpja, Visar Zhiti etj.

Sejfulla Malëshova (1900 - 1971), i njohur me emrin letrar Lame Kodra, është nga personalitetet e para disidente në kulturën shqiptare të Pasluftës. Shumica e poezive të Lame Kodrës janë botuar në vëlllmin Vjersha (Tiranë, 1945), ku ai e quan veten poeti rebel. Sipas Malëshovës, Shqipërisë i duhej integrimi kulturor dhe jo izolimi nga Evropa Perëndimore. Ai thoshte se detyra e intelektualëve shqiptarë: Eshtë që të vendosin lidhje të ngushta kulturale me popujt e Ballkanit, me Bashkimin Sovjetik, me Anglinë, Amerikën dhe me gjithë botën demokratike e progresive.
Në vitin 1953, me një guxim të hapur intelektual, Kasëm Trebeshina (1926) i dërgoi një "promemorie" Enver Hoxhës, duke e paralajmëruar se: ... shkatërrimi më i madh do të ndodhë në botën shpirtërore shqiptare. Shpërblimi për guximin e tij ishin tërë ato vjet burgimesh e persekutimesh dhe ndalimi i botimit të veprave të tíj. Edhe pse vepra e tij nuk është botuar e plotë, nga kritika serioze Trebeshina ka vlerësime nga më të lartat.

Ndërkaq, në vitet '60 botohet në Tiranë romani Shkrimtari i Mehmet Myftiut (1930), i cili merret me fatin e artistit në diktaturë. Ky roman është ndër veprat e para disidente në vendet e Lindjes. Ai denoncoi hetuesinë, internimet dhe burgjet komuniste dhe rifuti në letërsi tema dhe personazhe tabu, që i kishte përjashtuar letërsia zyrtare e kohës.
Po në vitet '60, me përmbledhjen e tij të parë me tregime Njerëz të rinj, tokë e lashtë, Bilal Xhaferi (1935-1987) solli një lirizëm të ngrohtë dhe tepër human në letërsinë shqiptare. Ai rishfaqi personazhin e punëtorit me virtytet dhe dobësitë njerëzore, duke iu kundërvënë punëtorit të trajtuar bardhë e zi në letërsinë skematike. Ndërsa vëllimi i tij Lirishta e kuqe u ndalua dhe u hoq nga qarkullimi.
Pati dhe shkrimtarë të tjerë që talenti i tyre u ndërpre në mes dhe ata madje as nuk arritën të botojnë deri para viteve '90 veprat e tyre, si: Astrit Delvina (1920 - 1990), një vëllim i tij me tregime "Ëndrra me ngjyra" u botua në vitin 1996; Pjetër Arbnori (1930), disa novela dhe romane të tij janë botuar pas viteve '90.
Vëllimi poetik i Trifon Xhagjikës (1932 - 1963) Atdheu është lakuriq që u botua më 1994, ilustron në mënyrë bindëse jo vetëm evoluimin e tij drejt një koncepti të ri estetik, duke u shkëputur nga realizmi socialist, por ai bën një kthesë të vërtetë në bindjet dhe ndjesitë e tij artistike. Në vjershën me titull "Apoteza e ditëve tona" autori e vizaton me ngjyra dramatike gjendjen e dyzimit të individit dhe të shoqërisë shqiptare.
Ndërsa Zef Zorba (1920 - 1993) me librin e tij të botuar mbas vdekjes "Buzë të ngrira në gaz" (1994), dëshmon se ështe një poet hermetik, me forma poetike të panjohura në poezinë shqipe. Poezia e tij është shenjë e një tjetër kohe, e kohës universale që nuk e nxinin përmasat e kohës kur ai jetoi.
I lirë të botojë pas viteve '90 është dhe poeti Visar Zhiti (1952), i cili në disa nga vëllimet e tij me poezi (Hedh një kafkë te këmbët tuaja - libri i burgut, Mbjellia e vetëtimave etj.) arrin të reflektojë në një mënyrë tejet të ndjeshme raportin ndërmjet tragjikes individuale dhe asaj kolektive dhe të rrezatojë dashuri e paqe në realitetin më tronditës.
Por përveç këtyre shkrimtarëve që e pësuan me internime apo burgje, çensura shtetërore do të binte dhe mbi veprat e shkrimtarëve të tjerë, paçka se ata kishin mundur të krijonin popullaritet në masën e madhe të lexuesve dhe në një farë mënyre e kishin fituar një status mbrojtës. Kështu vepra e tyre ose ndalohej fare ose detyrohej shkrimtari ta ripunonte atë përsëri. Kështu ndodhi me disa vepra të Ismail Kadaresë, Dhimitër Xhuvanit, Fatos Arapit, Qamil Buxhelit, Naum Priftit, Dritëro Agollit, Xhevahir Spahiut, Koço Kosta etj.


FLORI BRUQI 

LETËRSIA MODERNE NË DIASPORË

 Diaspora



Edhe pse e zhvilluar në kushte të një izolimi gjeografik e ideologjik, fati dhe perspektiva e letërsisë bashkëkohore shqiptare duhet vështruar në një kontekst dhe më të gjerë gjeografik, d.m.th dhe përtej kornizës ngushtësisht nacionale. Pavarësisht nga zhvillimet brenda Republikës së Shqipërisë, si dhe brenda viseve etnike si: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, kjo letërsi pati dhe njohu zhvillime dhe në diasporë. Sa i takon zhvillimeve të saj në diasporë, letërsia shqiptare mund të shikohet gjeografikisht brenda dy vatrave:
Vatra historike e diasporës shqiptare: Itali, Greqi, Rumani, Bullgari, Turqi etj.
Vatra të reja të diasporës shqiptare: Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, etj.

a. Zhvillimet më të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore shqiptare në diasporë ndodhën në Itali, aty ku sot e kësaj dite jetojnë rreth 90.000 arbëreshë, që vazhdojnë të flasin shqipen. Në përgjithësi mund të thuhet se një "rilindje" e letërsisë arbëreshe ndodhi diku rreth fundit të viteve '50, kur dhe nisi të botohej revista "Shejzat" nga Ernest Koliqi në Romë e më pas revistat "Zgjimi", "Katundi ynë", "Zjarri", "Zëri i Arbëreshëvet", "Lidhja", "Bota shqiptare" etj. Këto revista ndikuan në krijimin dhe publikimin e një brezi poetësh e shkrimtarësh që shkruan në arbërisht. Veç të tjerash, një pjesë e tyre funksionoi dhe funksionon dhe si shtëpi botuese, duke publikuar kolana të tëra me poezi dhe vepra të tjera letrare.
Ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të kësaj vatre duhen përmendur:
Françesk Solano (1914), i njohur me pseudonimin Dushko Vetmo, i lindur në Kozencë. Pas një periudhe të gjatë qëndrimi në Argjentinë, Uruguai dhe Kili, ku dhe shugurohet prift, Solano kthehet në vendlindje. Aktiv në shumë fusha të letrave, ai është kryesisht poet, prozator dhe dramaturg. Ndër veprat e tij më të rëndësishme janë: Burbuqe t'egra, 1946, Shkretëtira prej gurit, dramë, 1974, Tregimet e Lëmit, etj.
Domenico Bellizzi (1931), prift nga Frasnita, i njohur me pseudonimin Vorea Ujko, është një ndër trashëgimtarët më të denjë të Jeronim De Radës e Zef Serembes. Ai me poezinë e tij arriti nivele të spikatura të ligjërimit poetik, veçanërisht me veprat: Zgjimet e gjakut, Këngë arbëreshe, 1982, Hapma derën zonja mëmë, 1990 etj.
Karmell Kandreva (1931), poet, bartës i identitetit kombëtar me anë të një ligjërimi poetik origjinal si dhe luftëtar i angazhimit social të arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës origjinale, ka shkruar triologjinë poetike: Shpirti i arbërit rron; Shpirti i arbërit rron. Arbëreshi tregon; Shpirti i arbërit rron. Vuan dega e hershme.
Zef Skiro Di Maxhio (1944), poet, përkthyes dhe dramaturg i shquar. I angazhuar edhe si drejtor i revistës "Bota shqiptare", i shquar për tonin e tij ironik e shpesh sarkastik, ai është autor i rreth dhjetë librave poetikë, ndër të cilat vlen të përmenden: Nëpër udhat e parrajsit shqipëtarë e t'arbreshë. Poemë gjysmëserioze arbëreshe, Orëmira, Për tokën fisnike të Horës etj.
FLORI BRUQI

2022/04/24

Projekt i “Enciklopedisè” nga Akademia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA

 

Projekt i “Enciklopedisè” nga Akademia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA

Akademik Prof.Dr.Nijazi Halili,Ph.D.

Shkrimtari, publicisti, hulumtuesi shkencor, anëtar i rregullt i Akademisë Shqiptare Amerikane për Shkence dhe Arte, Drejtor ne Marrëdhënie me Publikun, Prof.Dr.Flori Bruqi,PhD, kësaj radhe na paraqitet me një libër enciklopedie shumë interesant si rezultat i hulumtueseve shkencor të kësaj akademie në fushat e tyre të thella për shkencën dhe artin.

Në këtë libër, që mban titullin “ENCIKLOPEDIA “…., i ndarë në disa kapituj.

Sipas autori ky libër enciklopedie ka një vlerë të veçantë për kohën kur po botohet dhe t’iu epet në dorë lexuesve të shumtë, të cilët janë të interesuar për t’i thelluar njohuritë e tyre në shumë aspekte për çështjen tonë kombëtare.

Enciklopedia e Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA është një libër enciklopedik që trajton artet në të gjitha hapësirat shqiptare, në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi edhe në diasporë.

Bashkëpunëtoret e kësaj Enciklopedie janë nga të gjitha trevat ku në ketë enciklopedi kanë punuar studiuese si Skender Kodra, Agron Fico, Adem Harxhi, Arjan Hamiti,Asllan Qyqalla, Bedri Tahiri, Dibran Fylli, Eshref Ymeri, Flori Bruqi, Fritz Radovani, Fatos Daci, Hakif Bajrami, Isuf (Isuf) Dedushaj, Jahja Mustafë Lluka, Kujtim Mateli, Migena Arllati, Mixhait Reçi, Namik Muhedin Shehu, Nehat Jahiu, Nijazi Halili, Naim Salih Kelmendi, Ndue Hila, Petraq Risto, Sulejman Abazi (Neshaj), Shyqiri Bytyqi, Vilhelme Vrana Haxhiraj, Gjin Kol Musa, Zef Mulaj,Isak Shema,Salih Kelmendi ,…. etj.të cilët përbëjnë bordin që ndjek ecurinë. Pjesa dërrmuese e punimeve është hartuar nga ky bord, por janë afruar edhe shumë e shumë studiues të tjerë të njohur për zërat e ndryshme të arteve.

Sipas autorit Bruqi, kjo enciklopedi është e para i këtij lloji ne hapësirën shqipfolëse. Ky është një projekt ambicioz në kuadrin e Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA, kur ne e dimë se Shqipëria ende nuk ka enciklopedinë e saj. Ka pasur një fjalor të hershëm enciklopedik dhe tani ka dale ne botim fjalori i ri vetëm me dy vëllime, pritet i treti, ndërsa Enciklopedia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA do të ketë disa vëllime….

Libri i ri enciklopedik i autorit Prof.Dr.Flori Bruqi,PhD, në kuadër të Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA, që po përgatitet tashmë për botim, është enciklopedi që përfshinë kontributin e shumë shkencëtarëve në fushat e tyre.

Enciklopedia ka ka si specifikë se mbart elementë vlerësues për çdo autor; çfarë ai përfaqëson, cilat janë tiparet, profili i tij, nga se çmohen veprat e tij.

Sipas autorit jepet një përshkrim për figurat më të shquara të shkencës nga AAAS-i.

Botimi është një produkt i Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA, mendohet se mbart vlerësimin e mundshëm më të drejtë, nga vlerësime që mund të jepen nga studiues që punojnë në mënyrë individuale. Enciklopedia ka një bord ,emrat më të shquar në fushat e tyre, e kësisoj mendoj se ka dhe një lloj objektiviteti. 

Duke qenë se janë studiues që njohin mirë lëmit e veta, vetvetiu ata do të dinë si ta vendosin e t’i japin vendin e duhur çdo zëri të veçantë.

Sipas autorit të kësaj vepre madhore nuk do të jenë vetëm anëtarët e bordit, që do të përgatisin Enciklopedinë, do të ketë edhe të tjerë që do të shkruajnë.

Për artet figurative, nga shkencat ekonomike, shkencat e mjekësisë, shkencat e historisë nga të gjitha trevat shqipfolëse. për shembull, kemi nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, nga Kosova. Por ama peshën kryesore do ta mbetet tek vetë autori.

Mendoj që në këtë enciklopedi autori ka bërë një sistemim të plotë, të ngjeshur të vlerave që ka krijuar arti shqiptar në shekuj, të emrave dhe them se do të jetë një kontribut goxha i mirë.

Si për shembull kontribuues të shquar të kësaj enciklopedie janë, shumë akademikë të spikatur të AAAS-it.

Ne nuk do të bëjmë plotësisht historinë. Ajo do të jetë tejet e përmbledhur, koncizë.

Por nuk do të lihen pa përmendur edhe institucionet e artit, kompani muzikore, teatrale, galeritë që janë pjesë përbërëse e artit.

Arti pas viteve 1990 sa do të pasqyrohet dhe a ju duket i vështirë për t’u rrokur, sepse dihet që ai është në formim e sipër dhe sa kohë është i tillë mund të mbartë mungesë qartësie ?

Po shtypi i këtyre viteve, i cili mund të mos jetë përfshirë në botime dhe mund të përmbajë mjaft gjëra interesante, a është llogaritur?

Edhe shtypi periodik me të rejat e tij në fushat e artit do të zërë vend, por nuk besoj të jetë parësor si libri, botimet universitare, shtypi shkencor, arkivat, etj.

Sipas autorit, çdokush do të ndjekë fushën e tij me impenjim maksimal. Synimi i autorit ishte që ta plotësojmë enciklopedinë deri ditën e fundit.

Patëm një të dhënë të re, ne do ta bëjmë pjesë të enciklopedisë.

Veprat e realizimit socialist janë pjesë e historisë dhe nuk mund të veçohen. Ka pasur bota pjesë të errëta dhe përsëri shkruhet për to.

Ashtu edhe ne, shprehet autori se kemi qenë ky popull, kemi pasur këtë kulturë dhe kjo do të thuhet. 

Më i vështirë është aspekti historik, se njerëzit janë akoma gjallë, konfliktet janë ende të freskëta, por është gjë e madhe krijimi i hapit të parë.

Ndërsa në rastin tonë autori ka një lloj përgjëgjësie se është botim akademik, bëhet nga njerëz që kanë nivel të lartë akademik për këtë punë dhe çdo gjë kalohet me përgjegjësi në një sitë profesionistësh .

Të dhënat dhe botimet, suplementet e artit, të dhënat e reja që dalin edhe në shtypin periodik do të shfrytëzohen sigurisht.

 Çfarë janë botime për artin do të kalohen të gjitha në filtër. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë gjëra të reja.

Sipas autorit Enciklopedia…. i ka kaluar te gjitha fazat dhe atë përfundimtare dhe ende nuk e ka pare dritën e botimit megjithëse behet fjale për një vepër me rendësi kombëtare. As imediat qofshin ato te shtypit qofshin radio apo tv nuk informojnë për këtë dem kombëtar qe i behet kulturës shqiptare.

Politika qe e ka zëne ne goje. Mbetja e Akademisë se Shkencave e as qeveria nuk shprehen me asnjë fjale për këtë problem edhe ne fund te shekullit XX.

Lexuesi dhe studiuesi shqiptar dhe ai i huaj do ta lexon dhe studionkëtë libër, për dhembjen tonë, të autorit dhe të të gjithë atdhetarëve, për të pasur mundësi të gjykoni…

Prishtinë,14.11.2019.

Shkencëtari shqiptar Nikolla Tesla, nderi i kombit shqiptar –

 

Të dashur lexes shqiptar,


Të dhënat që jepen për Nikolla Teslën sipas librit "John J. O'Neill, Prodigal Genius: The Life of Nikola Tesla, Book Trë, 2007 - Gjeniu pakufi: Jeta e Nikolla Teslës) janë: Ai lindi më 1856 në fshatin Smiljan të Kroacisë (atëhere pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze) dhe vdiq në Nju Jork të SHBA në vitin 1943. 

Ishte një zbulues dhe shkencëtar në Amerikë i përmasave fantastike në fushën e elektricitetit.





 Në Amerikë ai emigroi në vitin 1884. Tesla ishte me origjinë nga një familje serbe (?). Babai Milutin Tesla iu bë vonë prift ortodoks dhe nënën Gjuka Tesla e kishte të pa shkolluar por shumë të zgjuar. Prindërit e Nikolla Teslës ishin nga Serbia jugperendimore, afër Malit të Zi (kështu rrëfen propaganda serbe).
https://www.shqiperia.com/Gjeniu-Nikolla-Tesla-eshte-shqiptar.27392/










 Pra, Nikolla Tesla nuk është serb. Familja e tij ishte nga Sanxhaku, i banuar nga shqiptarë edhe sot. 

Në atë kohë Sanxhaku ishte rajon i Bosnjës, e cila vetë ishte pjesë e Perandorisë Osmane Babai i tij nuk njihte shkrim e këndim dhe në një ditë u bë prift i krishterë ortodoks i quajtur Milutin. Emri i të ëmës së tij ishte Gjuka, qartësisht një emër shqiptar.

     Për shkak të dëbimeve të Serbisë kundra shqiptarë veçanërisht në mesin e shekullit XIX, familja e tij u zhvendos në fshatin Smiljan të Kroacisë perëndimore. Atë kohë Kroacia ishte pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze. Nikola Tesla lindi atje më 10 Korrik 1856.

Gjuha Shqipe nuk ishte në përdorim dhe shkollat shqiptare nuk lejoheshin në shekullin XIX. Prandaj Nikola Tesla paraqitet me njohurinë e gjuhëve serbe dhe gjermane që pat mësuar në shkollat fetare apo shtetrore.

Ndërkaq në gazetën Vecernje Novosti - Lajmet e Mbrëmjes (www,.novosti.rs) të datës 4 Maj 2012 ku shkruhej për Nikolla Teslën jepet një pamje e Nikolla Teslës me veshje popullore; kjo fotografi gjendet lehtas edhe në internet. Sipas këtij shkrimi në gazetë, fotografia është pjesë e koleksioneve të vjetra të ruajtura nga Sllobodan Nikoliçi në Krushevc, i cili pranon se atë fotografi e ka marrë nga një kushëri i Nikolla Teslës. Pamja është e vitit 1880, domethënë 4 vjet para se Nikolla Tesla të emigronte në SHBA.


Këto  fotografi e Nikolla Teslës rrëzon tërë gënjështrën mbi origjinën e gjeniut Nikolla Tesla, sepse kostumi popullor që ai mban veshur është kostum popullor shqiptar i rajonit të Shqipërisë veriore. Vetë emri i tij nuk është serb. Meqenëse prindërit e Nikolla Teslës ishin nga Serbia jugperendimore afër Malit të Zi, kjo domethënë se ishin nga Sanxhaku, Dardania veriore. E megjithatë kurrkund në botimet për të nuk jepet vendi i saktë apo emri i fshtatit të asaj "Serbije Jugperendimore" nga ishin prindërit e tij, të cilët kishin mbartur me vete kostumin popullor kur u larguan për në fshatin e Kroacisë dhe e kishin ruajtur atë tërë kohën.

Tesla mori rreth 300 patenta në të gjithë botën për shpikjet e tij. Disa nga patentat e Teslës nuk llogariten, dhe burime të ndryshme kanë zbuluar disa që janë fshehur në arkivat e patentave. Ekzistojnë minimumi 278 patenta të njohura të lëshuara për Teslën në 26 vende. Shumë nga patentat e Tesla-s ishin në Shtetet e Bashkuara, Britani dhe Kanada, por shumë patenta të tjera u miratuan në vendet rreth globit. Shumë shpikje të zhvilluara nga Tesla nuk u vunë në mbrojtje të patentave.





     Në këtë pamje të vitit 1880 Nikola Tesla paraqitet me veshjen popullore shqiptare të Shqipërisë së Veriut apo Dardanisë. Familja e tij e pat marrë me vete atë veshje popullore si një shenjë shumë e çmuar që sinqerisht trashëgonte origjinën e tyre. Nikola Tesla paraqitet i veshur ashtu në vitin 1880 para se të nisej për në Pragë të Çekisë, më pastaj në Budapest, Paris, e të arrinte në Nju Jork në vitin 1884. Nikola Tesla u shua më 7 Janar 1943 në Nju Jork të ShBA.(Flori Bruqi)


 

     By name, Nikola Tesla ëas not a Serbian. His family was from Sanxhak, inhabited by Albanians even today. That time Sanxhak was a region of Bosnia, which itself was part of the Ottoman Empire. His father was illiterate and in one day became a Christian orthodox priest named Milutin. His mother’s name was Gjuka, an Albanian name.

     Due to the Serbian expulsion against Albanians especially in the mid-19th century, his family relocated to the village of Smiljan in western Croatia. That time Croatia was part of the Austro-Hungarian Empire. Nikola Tesla was born there on 10 July 1856.

     The Albanian tongue was not publicly in use and the Albanian schools were prohibited in century XIX. Therefore, Nikola Tesla showed to know the Serbian and German languages taught in public schools.

     His family had preserved the Albanian folk costume as a dear and sincere legacy of their origin. The costume that Nikola Tesla dressed is typical for Northern Albania or Dardania. He dressed that costume before he left for Prague in 1880, then to Budapest and Paris, and arriving in New York in 1884. Nikola Tesla passed away on 7 January 1943 in New York, USA.

    Dhe pamja që vërteton origjinën shqiptare dhe fshatin e prindërve të Nikola Teslës. Në këtë pamje janë shqiptarë të krishterë ortodoksë nga Galica e ish-Sanxhakut, e cila pas vitit 1912 bëri pjesë në Malzi (Malsi). Kartolina është e vitit 1907 dhe e dërguar nga Selaniku. Prandaj një pamje vlen sa për një milion vite dhe një milion fjalë.


Nikola Tesla ishte 1.88 metra i gjatë dhe 64 kg. Ai ishte një figurë elegante, me stil në Nju Jork Siti, i përpiktë në rregullimin, veshjen dhe rregullimin e tij në aktivitetet e tij të përditshme, një pamje të cilën ai e mbante në mënyrë që të çonte përpara marrëdhëniet e tij të biznesit. Ai u përshkrua gjithashtu se kishte sy të lehta, "duar shumë të mëdha" dhe gishtat e madh të dorës e kishte "jashtëzakonisht të mëdha".

 Trashëgimia e Tesla ka qëndruar në libra, filma, radio, TV, muzikë, teatër të drejtpërdrejtë, komike dhe lojëra video. Ndikimi i teknologjive të shpikura ose të parashikuara nga Tesla është një temë e përsëritur në disa lloje të trillimeve shkencore.Tesla punonte çdo ditë nga ora 9:00 e mëngjesit deri në ora 6:00 pasdite. ose më vonë, me darkë pikërisht në orën 8:10 pasdite, në restorantin e Delmonico's dhe më vonë në Hotel Waldorf-Astoria. Tesla më pas i telefonoi porosinë e darkës së tij kryeparitës, i cili gjithashtu mund të ishte i vetmi që do t'i shërbente. "Ushqimi u kërkua të ishte gati në orën tetë ... Ai darkoi vetëm, me përjashtim të rasteve të rralla kur do t'i jepte një darkë një grupi për të përmbushur detyrimet e tij shoqërore. Tesla pastaj rifilloi punën e tij, shpesh deri në orën 3:00 të mesnatës".

Tesla lexoi shumë vepra, duke memorizuar libra të plotë, dhe gjoja posedonte një kujtesë fotografike. Ai ishte një poliglot, duke folur tetë gjuhë: serbo-kroate, çeke, angleze, frënge, gjermane, hungareze, italiane dhe latine. Tesla tregoi në autobiografinë e tij se ai përjetoi momente të hollësishme frymëzimi. Gjatë jetës së tij të hershme, Tesla ishte goditur vazhdimisht nga sëmundja. Ai pësoi një fatkeqësi të veçantë, në të cilën para syve iu shfaqën flakërima verbuese, të shoqëruara shpesh me vizione. Shpesh, vizionet ishin të lidhura me një fjalë apo ide që ai mund të kishte hasur; herë të tjera ata i dhanë zgjidhjen një problemi të veçantë që kishte hasur. Vetëm duke dëgjuar emrin e një sendi, ai mund ta parashikonte atë në detaje realiste. Tesla vizualizoi një shpikje në mendjen e tij me saktësi ekstreme, duke përfshirë të gjitha dimensionet, para se të kalonte në fazën e ndërtimit, një teknikë e njohur ndonjëherë si të menduarit në fotografi. Ai zakonisht nuk bëri vizatime me dorë, por punoi nga kujtesa. Duke filluar që nga fëmijëria e tij, Tesla kishte shpikje të shpeshta të ngjarjeve që kishin ndodhur më parë në jetën e tij.

Për stërvitje, Tesla eci midis 13 dhe 16 km në ditë. Ai i përdorte gishtërinjtë e tij njëqind herë për secilën këmbë çdo natë, duke thënë se kjo i stimulonte qelizat e trurit.

Tesla u bë vegjetarian në vitet e tij të mëvonshme, duke jetuar vetëm me qumësht, bukë, mjaltë dhe lëngje perimesh.

Tesla pohoi se kurrë nuk do të flinte më shumë se dy orë në natë. Sidoqoftë, ai e pranoi se "dremiste" herë pas here "për të rimbushur bateritë e tij". Gjatë vitit të dytë të studimit në Graz, Tesla zhvilloi një aftësi të pasionuar për bilardo,shah  dhelojë më letra   ndonjëherë duke kaluar më shumë se 48 orë në një shtrirje në një tryezë lojrash. Në një rast në laboratorin e tij, Tesla punoi për një periudhë prej 84 orësh pa pushim. Kenneth Swezey, një gazetar me të cilin Tesla ishte bërë mik, konfirmoi se Tesla rrallë flinte. Swezey kujtoi një mëngjes kur Tesla e thirri atë në 3 të mëngjesit: "Unë isha duke fjetur në dhomën time si një i vdekur ... Papritmas, zilja e telefonit më zgjoi ... [Tesla] foli i animuar, me pauza, [ndërsa ai] ... përpunoi një problem, duke krahasuar një teori me një tjetër, duke komentuar; dhe kur ndjeu se kishte arritur në zgjidhje, papritmas e mbylli telefonin".


Flori Bruqi

&&&&&&

Nikola Tesla, a legacy of the Albanian nation


Nikola Tesla, a legacy of the Albanian nation
Nikola Tesla dressed in Albanian traditional clothing, 1880
By Saimir LOLJA

  By name, Nikola Tesla was not a Serbian. His family was from Sanxhak inhabited by Albanians even today. That time Sanxhak was a region of Bosnia, which itself was part of the Ottoman Empire. His father was illiterate and one day became a Christian orthodox priest named Milutin. His mother’s name was Gjuka, an Albanian name. 

Due to the Serbian expulsion against Albanians especially in the mid-19th century, his family relocated to the village of Smiljan in western Croatia of today. That time Croatia was part of the Austro-Hungarian Empire.

two men in North Albanian folk costume-1880
Men in North Albanian folk costume
Nikola Tesla was born there on July 10, 1856. The Albanian tongue was not publicly in use and the Albanian schools were prohibited in the 19th century. Therefore, Nikola Tesla showed to know the Serbian and German languages taught in public schools. His family had preserved the Albanian folk costume as a dear and sincere legacy of their origin.

Nikola Tesla, a legacy of the Albanian nation
A picture that shows Orthodox Christian Albanians, 1907, from Galica. The postcard is sent from Thessaloniki.
The costume that Nikola Tesla dressed is typical of Northern Albania or Dardania. He dressed that costume before he left for Prague in 1880, then to Budapest and Paris, and arriving in New York in 1884.

Nikola Tesla died on January 7, 1943, in New York, USA

Kush na e solli fantazmën antishqiptare ?

 


fahriuREJa_sot

Fahri Xharra











Kush jam unë?

Çka mësova?

Çka po mësoj?

Studimi i personalitetit është një degë që zhvillohet vazhdimisht dhe shumë me përparësi në ditët e sotit ; Po si ndryshon personaliteti ne boten e mospunës? Si ndihemi dhe si bëhemi kur jemi të aftë për punë e nuk kemi ku të punojmë?

 Po si ndryshon personaliteti ne botën e mos mësimit? Po si ndihemi kur në shkollë shkojmë e mësojmë shumë  apo hiq? Jeta është një evolucion shpirtëror konstant e e cila na sjell një pjekuri. Vetëdija  mund të rritet dhe të zgjerohet dhe duhet lënë unin e vjetër.. Koha prodhon ndryshime në mënyrë të vazhdueshme. Krijimin  e Personalitetit   e bëjmë për të njohur të ardhmen tonë,që ndryshon në në funksion të pasurive që i kemi në vetvete.

Të gjitha këtyre pyetjeve është vështirë t`iu përgjigjemi . Por më e rënda është ; Kush na e solli fantazmën antikombëtare ? A e keni menduar , që do të jemi viktima të kësaj fantazme që është në ne  e ndër ne ? Si duket ajo sajesë e përgatitur posaçërisht për ne ?

Të flasësh për të kaluarën , je i sulmuar . Të shkruash për Skënderbeun je i linçuar . Nëna Terezë është e pa dëshiruar . Ismail Kadare ‘”mos egzistoft “!     Jusuf  Buxhovi  ! O zot ku jemi ?

Ideja e personalitetit është shumë e ndërthurur, është e përcjellur nga idetë e shekullit që ajo po kalon ku ende sot është vështirë të gjendet një   koncept i përafërt i shkollave dhe qëndrimeve të ndryshme . Njësia e personalitetit vjen nga mundësia e organizimit të vetëdijes si baraspeshë e tij . . Sot ideja e përgjithshme që rrjedh nga vizionet e ndryshme të personalitetit është që ai është bashkësia e sjelljeve që e ndërtojnë një person dhe duke pasur parasysh përhershmërinë dhe vazhdimësinë e mënyrave të veprimit dhe reagimit , origjinalitetit dhe specificitetit dhe mënyra e saj për të qenë . Si po e ndërtojmë personalitetin tonë? Çka përgjigjemi në pyetjen se kush jemi?

Ndërtimi i personalitetit duke u identifikuar nëpërmjet rrethit dhe reagimeve të mjedisit; ndryshimi i imazhit duke iu falënderuar roleve të cilat i ofrojnë shkollat, aktivitetet familjare dhe argëtimi; mandej gjatë rritjes në moshën e pjekurisë për të dalluar vetveten me një personalitet më origjinal dhe më të  thellë.
“Me rritje dhe pjekje zhvillohen aftësitë e zhvillimit duke u bazuar në atë se çka jemi të aftë të bëjmë e ndërkohë të krahasohemi me të tjerët dhe të çmojmë aftësitë e mundësitë tona për të gjykuar për vetveten.” – tek ne e kundërta

Kush jam unë? Çka mësova? Çka po mësoj? Të rinjtë tanë që rrinë me një kafe para vetes e i humbin orët e mësimit në kafeteri, çfare është personaliteti i tyre?

Çdo dalje nga  shtëpia e mbyt personalitetin tonë edhe ashtu të shprishur .Ballafaqimet (sfidimet) janë teste të ndryshme natyrore që e vënë në sprovë personalitetin tonë. Sa jemi të aftë me atë që po mësojmë, me atë që po shohim e lexojmë të ballafaqohemi me ardhmërinë tonë. Në rastet e pasigurisë njeriu kërkon mbështetje, në raste të kërcënimit njeriu lyp shpëtim. Sa është e aftë e çka po bën shoqëria jonë në mirëmbajtjen e personaltetit  tonë.? Asgjë .

Si të shkruamë e ta mbrojmë kombin kur  :  “Nuk flliqi duart unë ! Ka kush merret me ty që nesër , mbaje ne mend ketë qe ta thash . Nuk do ta shohësh më token e zezë . Njeher  flas dhe kaq mjafton per mua , zoti te ndihmoft “

Si të mbrohesh apo kush të mbronë , si të dalësh  në publik ?, kur ; Fahri xharra ti lyp me qi krejt me rend cka i ke …..Ti je njeri i shitur po nga ajo organizat e cila te paguan per lajme te rreme .
Shantazhimet , kërcnimet , njollosjet … e nga kush ? Nga vetë shqiptarët .

Dikur , kur Teki Dervishin  nga Gjakova  kur  shkruante kombëtarisht  e dërguan në  burgun famëkeq të Goli Otokut .    Kush ? serbët ,pra  !

E sot serbet nuk po kanë nevojë të merren direkt me ne  se vet po i kryejmë punët e tyre pak ndryshe  por për te mjetin qëllim : mbylljen e gojës së të vërtetës  kombëtare .

“ Tish kone gjall  sultan fatihu met masakru ty far e flliqt  “ i thuhet kësaj qytetërim ?

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...