Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/09/25

Mbreti Ahmet Zogu I

 

Jump to navigationJump to search
Ahmet Zogu
King Zog I.jpg
Mbreti i Shqiptarëve
Në detyrë
1 Shtator 1928 – 8 Prill 1939
Paraprirë ngaVendosja e monarkisë
Pasuar ngaViktor Emanueli III
Presidenti i Shqipërisë
Në detyrë
Shkurt 1925 – 11 Korrik 1928
Paraprirë ngaVendosja e Republikës
Kryeministër i Shqipërisë
Në detyrë
2 Dhjetor 1922 – 12 Shkurt 1924
Paraprirë ngaXhaferr bej Ypi
Pasuar ngaShefqet bej Vërlaci
Të dhëna vetjake
U lind më8 Tetor 1895
BurgajetPerandoria Osmane
Vdiq më9 Prill 1961
ParisFrancë
NënshtetësiaShqiptar
Bashkëshortja/etMbretëresha Geraldinë
FëmijëtLeka Zogu I
PunësimiUshtarak, Politikan

Nalt Madhnija e Tij Zogu I, Mbreti i Shqiptarëve (Burgajet8 tetor 1895 – Paris9 prill 1961) i lindur Ahmed Muhtar bej Zogolli, pas vitit 1922 thjesht Ahmet Zogu, ishte udhëheqësi i Shqipërisë nga 1922 deri më 1939. Ai së pari shërbeu si kryeministër shqiptar (1922–1924), pastaj si president (1925–1928), dhe së fundi si mbret (1928–1939).

I lindur në gjirin e një oxhaku derebejsh, Zogu qe aktiv në ngjarjet e vendit që në moshë të re. Në krye të matjanëve u nis të ndihmonte qëndresën në mbrojtje të Shkodrës gjatë Luftës së Parë Ballkanike, më tej gjatë Luftës së Parë Botërore luftoi përkrah ushtrisë austro-hungareze që kishte pushtuar dhe administronte një pjesë të territoreve shqiptare. U syrgjynos prej autoriteteve të tyre ushtarake në Vjenë ku fitoi përvojë. Pas Kongresit të Lushnjes drejtoi ministri dhe iu besua formimi i një kabineti, por u dëbua në mërgim nga Lëvizja e Qershorit. Por u kthye pas gjashtë muajve i mbështetur nga britanikët, jugosllavët dhe një njësi të ushtrisë cariste. U rivendos kryeministër për pak kohë, më pas u vendos republika i së cilës u caktua president. Më 1928 Shqipëria u shpall mbretëri dhe Zogu mbret i saj. U martua me konteshën Geraldina Appony, së bashku patën një djalë, Lekën.

Pas 1924, me dy paktet e Tiranës varësia fiskale e Shqipërisë ndaj Italisë u rrit duke kushtëzuar disa vendimmarrje të brendshme, por duke lehtësuar presionin e fqinjëve ballkanikë. Më 1928 u miratuan kodet e rëndësishme ligjore për modernizimin dhe laicizimin e shtetit shqiptar, duke i përngjarë reformave që Ataturku ndërmori në Turqi. Përpjekja për shkollimin e të rinjve u rrit, duke themeluar gjimnaze të forta shtetërore si ai i Shkodrës dhe i Tiranës, duke u mundësuar bursa të shumta për studime kryesisht në Austri, Itali dhe Francë. Kriza e viteve '30 e ngadalësoi ndjeshëm ecurinë e përpjekjeve modernizuese.

Pas pushtimit italian e shkoi jetën e tij në mërgim, sa në Greqi, Turqi, Angli, Egjipt, Shtetet e Bashkuara dhe Francë ku ndërroi jetë.


Prejardhja dhe hapat e parë politik

U lind në kalanë e Burgajetit, në Perandorinë Osmane, djali i dytë i Xhemal pashë Zogollit, por djali i parë nga gruaja e dytë, Sadije hanëm Toptani. Nga lisi i gjakut rrjedhte nga oxhaku i derebejve të Matit, të njohur prej katër shekujsh si bajraktarë të fiseve të atjeshme dhe, prej tre shekujsh, edhe si kajmekamë të trashëguar si mëkëmbës vendorë të sanxhakbeut të Ohrit dhe pas 1840 të valiut të Shkodrës. Nga ana e nënës vinte nga Toptanët e Pishës, degë dytësore e bejlerëve të Krujës dhe Tiranës.

Si datë e lindjes është dhënë 8 tetori, kurse si vit i lindjes janë dhënë 3 vite të ndryshme: 1891, 1895 ose 1898. Zogu konsideronte të saktë datën 8 tetor 1895. Mësimet e para i mori në vendlindje nga mësuesit privatë Hysen efendi Çeka nga Elbasani për gjuhën shqipe dhe nga Hafiz Muharremi nga Dibra për gjuhën turke, deri në moshën 13 vjeçare. Më 1903, u largua për në Stamboll me vetëm një shoqërues,Lalë Krosin, dhe filloi studimet në "Numenu Tereki", e më pas vazhdoi shkollën e oficerëve.Pasi u gradua oficer, ndoqi dhe kreu gjithashtu liceun francez Gallatasaraj në kryeqytetin perandorak. Qëndroi në Stamboll deri në fund të pranverës të vitit 1912, kur mësimet shkollore u mbyllën për pushimet verore.Kur u kthye në vendlindje, më 17 gusht 1912, mënjanoi me ngadalë vëllain, Xhelal beun, dhe i siguroi vetes parësinë e krahinës së Matit duke marrë titullin Myhtar.


Në fillim të konfliktit ballkanik, megjithatë për shkak të gjyshit dhe të babait respektohej si kreu i Zogollëve të Burgajetit të Matit, prandaj ishte njëri ndër 3 përfaqësuesit e Matit që morën ftesë për të përfaqësuar krahinën e tyre në Kuvendin e Vlorës, së bashku me Riza Çelën dhe Kurt Kadinë. Asnjëri prej tyre nuk arriti në Vlorë. Zogu dhe delegatët e Matit arritën në Elbasan më 1 dhjetor, tri ditë pasi ishte shpallur pavarësia, kurse me 2 dhjetor arritën në Lushnjë. Aty dëgjuan për mizoritë e serbëve në Lumë dhe afrimin e ushtrive serbe në Mat, prandaj e ndërprenë udhëtimin drejt Vlorës dhe u kthyen në Mat. Nga Lushnja, Ahmet Zogu i dërgoi një telegram Ismail Qemalit dhe e porositi të nënshkruante deklaratën e pavarësisë në emër të tij, gjë që Qemali nuk e bëri.Gjatë Luftës së Parë Ballkanike organizoi forcat e tij në Kakarriq kundër forcave serbo-malazeze.

Në vitin 1913, ndërmori një vizitë për në Vlorë për t’u takuar me Ismail Qemalin, por mbeti i zhgënjyer nga plani i Qeverisë për reformat administrative moderne që do të zbatoheshin në tërë Shqipërinë, përfshirë dhe Matin. Për Zogun, reforma të tilla nënkuptonin humbjen e pushtetit personal që derebejtë si oxhaku i Zogollëve ushtronin prej shekujsh në krahinat e tyre. Prandaj u bashkua me kushëririn e tij, Esat pashë Toptanin. Zogu nuk pranoi që autoriteti i Qeverisë së Vlorës të shtrihej në Mat. Me të formuar Esati "Pleqësinë e Durrësit", u solidarizua me të, sepse Pleqësia njihte pushtetet lokale të qeveritarëve krahinorë.

Shtatorin e 1914 ndihmoi kushëririn e tij, Esad pashë Toptanin, me 1500 matjanë, të kryesuar nga i vëllai, Xhelal beu, për të luftuar rebelët në Kryengritjen e Shqipërisë së Mesme, por pësuan disfatë pranë Krujës dhe u kthyen në Durrës. Më 1916 ndërmori nismën që të organizonte një kongres kombëtar në Elbasan[7] me ndihmën e ushtrisë bullgare të vendosur në qytet me Aqif pashë Elbasanin. Përhapi lajmin në parinë shqiptare, duke synuar të përtërinte punën e Kuvendit të Vlorës, të pohonte besnikërinë ndaj Princ Vidit dhe të rivendoste administratën shqiptare në shpresën që do t'i njihej autonomia nga autoritetet austro-hungareze që ishin vendosur në Shkodër. Nga karantina e vendosur në qytet për shkak të shpërthimit të murtajës, u tërhoq në Mat. Administrata austro-hungareze e bindi të rekrutonte dhe komandonte vullnetarë kundër italianëve me gradën e kolonelit të ushtrisë mbretërore e perandorake. Por me vijimin e planeve për autonominë shqiptare, autoritetet austro-hungareze e mërguan në Austri në janarin e 1917 duke e parë si të dëmshëm për politikën austro-hungareze në Shqipëri asokohe.Qe pjesë e delegacionit ceremonial shqiptar, si përfaqësues i Matit, që i ofroi nderimet kurorëzimit të perandorit Karli I; delegacioni shqiptar u prit në dëgjesë nga perandori i ri, dhe Zogu u dekorua. Në pamundësi për të ikur nga kryeqyteti perandorak, sepse shihej si dezertim, mundi të kthehej në atdhe vetëm pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore.[15] Qëndroi deri në dhjetor 1919 në Vjenë, ku fitoi përvojë të veçantë në oborrin perandorak austro-hungarez,dhe u kthye duke zotëruar gjermanishten.


Në Kongresin e Lushnjës u ftua të merrte pjesë si delegat i Matit.[17] Ndryshe nga delegatët e tjerë të cilët shkuan atje me revolver në brez ose me 2-3 trima të armatosur, Zogu mori me vete në Lushnjë 100 matjanë kurse 200 të tjerë i la në Tiranë. Kongresin e garantoi me besnikët e tij matjanë. U caktua Ministër i Brendshëm, për arsye se, e kishte të mundur ta krijonte brenda disa ditëve xhandarmërinë duke rekrutuar "vullnetarët" e tij. Xhandarmëria me të cilën kishte lidhje personale, që nga ky moment, u bë pikënisje e forcimit të pushtetit të tij personal. Ai shtoi radhët e saj me anë të miqve të vet. Pati suksese në vendosjen e rendit publik dhe në organizimin brenda disa javëve të administratës shtetërore në gjithë vendin. Më 20 shkurt 1920 bëri t'i dorëzohen arkivat nga Qeveria e Durrësit dhe marsin vijues, hyri në Shkodër me Hoxha Kadrinë, duke e marrë në dorëzim të qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjes.[22] Si Ministër i Brendshëm dhe komandant i fuqive shtetërore, u angazhua në Luftën e Koplikut.[23]

Më 5 prill 1921 u zgjodh deputet i Partisë Popullore në Këshillin Kombëtar. Më 4 nëntor 1921, u emërua nga qeveria e Pandeli Evangjelit komandant i operacioneve ushtarake për të shtypur rebelimin e Mirditës. Emërimi i tij pa lejen e Këshillit të Naltë shkaktoi krizë politike në dhjetor 1921. Më 14 dhjetor 1921, pas tejkalimit të krizës u kthye në Tiranë. Më 25 dhjetor 1921 u emërua sërish ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e Xhafer bej Ypit.

Më 2 dhjetor 1922, Zogu u emërua kryeministër duke mbajtur në të njëjtën kohë postin e ministrit të brendshëm.

Zogu përkrahu orvatjet e Beogradit për të eliminuar Zonën Neutrale të Junikut në Kosovë në fillim të vitit 1923, vend ku ishin strehuar udhëheqësit e rezistencës çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës. Më 9 janar 1923, Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë lëshoi urdhrin që Bajram Curri, Hasan Prishtina, Hoxhë Kadri Prishtina, Sadik Rama dhe udhëheqësit e çetave kaçake të vriteshin. Më 30 janar, me udhër të Zogut, u hodhën nga Shqipëria në Zonën Neutrale të Junikut forcat ushtarake shqiptare. Për të shmangur vëllavrasjen, Hasan Prishtina, i këshilloi drejtuesit e çetave kryengritëse shqiptare të tërhiqeshin. Që nga kjo kohë lëvizja kaçake në Kosovë shkoi duke rënë, për shkak se nuk kishte as mbështetje morale nga Tirana, as vend ku të strehoheshin kaçakët.

Gjatë viteve si kryeministër dhe ministër i brendshëm, me anë të lidhjeve që krijoi me krerët e institucioneve administrative të emëruara nga ai, vuri nën kontroll të tij mbarë vendin. Qarqet demokratike e akuzuan se synonte të vendoste pushtetin personal. Zogu i kushtoi rëndësi vendosjes së rendit publik, duke mos kursyer asnjë mjet. Gjithashtu ndërmori edhe një fushatë çarmatimi, e cila u shoqërua me dhunë, gjithashtu shtypi revoltat që shpërthyen në këtë periudhë

Kriza politike e qeverisë së Zogut u përshkallëzua gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 27 dhjetor 1923, kur Zogu, duke parandier humbjen, përdori falsifikimin e votave, korrupsion dhe terror ndaj zgjedhësve.[29]

Më tej dha dorëheqjen, dhe, pas vrasjes së Rrustemit, gjendja u acarua. Në maj–qershor 1924 opozita organizoi Lëvizjen e qershorit. Qeveria Vrioni që u rrëzua më 10 qershor 1924 e kishte emëruar ditët e fundit të saj, komandant për shtypjen e grushtit të shtetit në veri. Në qershor 1924, u largua për në Jugosllavi me qindra përkrahës të tij. Gjykata politike e kundërshtarëve të tij politikë e dënoi me vdekje në mungesë më 10 nëntor të po atij viti.

Zogu me anë të emisarëve të tij u premtoi italianëve se po të rikthehej në pushtet do të ndiqte një politikë të orientimit drejt Italisë.

I mbështetur nga Beogradi, në fillim të dhjetorit 1924, Zogu iu afrua anës jugosllave të kufirit me Shqipërinë.Hyri në Shqipëri me përkrahjen e bjellogardistëve kundër-revolucionarë të gjen. Vrangel, të drejtuar nga kol. Ullagaj dhe me vullnetarë shqiptarë të rekrutuar në viset shqiptare të zonave të ndikimit të Begollajve të Pejës, kunatit Ceno bej Kryeziu dhe pjesën më të madhe të parisë dibrane.

Sundimi i tij, 1925-1939

Me t'u kthyer në Shqipëri, u rivendos qeveria Vrioni dhe u shpall "Triumfi i Legalitetit". U vendos gjendja e jashtëzakonshme, u hoq liria e fjalës dhe e shtypit, u shpërndanë organizatat politike, u përndoqën kundërshtarët e qeverisë, u internuan familjet e të arratisurve dhe të atyre që i strehonin. Më 6 janar 1925, Zogu që kishte marrë në duar tërë pushtetin u emërua prapë kryeministër.[36]

Më 21 janar 1925 e shpalli Shqipërinë republikë. Dhjetë ditë më vonë, Asambleja e shpalli kryetar të republikës, duke qenë në të njëjtën kohë edhe kreu i qeverisë.[37]

Presidenti i parë i Republikës Shqiptare, Ahmet Zogu

President[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në dhjetor 1924, pasi u rikthye në pushtet me paratë dhe armët e serbëve, i duheshin para dhe krahë të fortë për ta ruajtur dhe për të qëndruar gjatë në pushtet. Midis Italisë dhe Jugosllavisë, zgjodhi Italinë, e cila ishte më e fortë dhe më e pasur se Jugosllavia. Gjatë konsolidimit të pushtetit të Zogut në vitet 1925-1928, kishte shumë pragmatizëm e shumë pak kujdes për të mbrojtur interesin kombëtar. Në këmbim të ndihmave financiare italiane, Zogu i dha Musolinit bazën juridike të kontrollit të ekonomisë shqiptare, të kufizimit të sovranitetit në politikën e jashtme dhe të drejtën për të ruajtur integritetin territorial të Shqipërisë. Traktatet e vitit 1926 dhe vitit 1927 për Aleancën mbrojtëse, shënuan fillimin e proteksionizmit italian.

Mbret i Shqiptarve

Këshilltari i tij ishte Mehmed Orhan. Për të siguruar vazhdimësinë e sundimit të tij vendosi ta shpallte veten mbret dhe për këtë siguroi përkrahjen e Italisë dhe Britanisë së Madhe.[39] Për të hequr pengesat e brendshme, gjatë viteve 1925-1927 eliminoi kundërshtarët e brendshëm nga kampi i artistokracisë çifligare. Në prag të shpalljes së mbretërisë u sajuan disa rrethana të cilat gjoja e rrezikonin regjimin. Zyrtarët e tij "zbuluan" në disa qytete të Shqipërisë persona të cilët gjoja kishin përgatitur atentate ndaj Zogut, të cilat më pas u ekzekutuan.

 Më 1 shtator 1928, Asambleja Kushtetuese e mbushur me partizanë zogistë e shpalli Shqipërinë mbretëri dhe Ahmet Zogun mbret.

 Mbretëria shqiptare falë ndihmës së dhënë nga Anglia dhe Italia u njoh nga qeveritë e huaja, madje edhe ajo e Jugosllavisë, por qeveria e Turqisë nuk pranoi ta njihte dhe marrëdhëniet mes dy vendeve u ftohën.


Zogu betimin e bëri mbi Kuranin dhe Biblën:

“Unë Zogu, Mbret i Shqiptarëve, në çastin në të cilin po hudh kambën mbi Thronin e Mbretnís Shqiptare dhe po marr në duer Pushtetin Mbretnuer, betohem përpara fuqisë së Zotit me mbajtë Bashkimin Kombëtar, Independencën e Shtetit dhe Tokat. Betohem edhe të mbahem besnik ndaj Statutit dhe të veproj mbas pikave të tij dhe mbas ligjeve që ndodhen në zbatim, duke pas parasysh kurdoherë të mirën e popullit. Zoti më ndihmoftë”.

Pas shpalljes së mbretërisë, më 5 shtator u krijua qeveria e parë e Mbretërisë Shqiptare.Gjatë viteve të monarkisë administrata shtetërore u forcua më tepër megjithëse jo me rrugë demokratike, por me mjete autoritare. Pluralizmi politik u asgjësua. Pati përndjekje politike, burgosje dhe internime. Vendi u shoqërua me trazira të brendshme. Në vitin 1932 ndodhi lëvizja e Vlorës, më 1935 Kryengritja e Fierit, më 1937 rebelimi i Delvinës.



Pushtimi i Shqipërisë

Mëngjesin e 7 prillit 1939 filloi agresioni ushtarak italian kundër Shqipërisë.[43] Një orë e gjysmë para sulmit, mbreti e nisi mbretëreshën me të birin për në Greqi.[44] Mëngjesin e 7 prillit mbreti dhe ministrat e tij kishin braktisur zyrat nga frika e bombardimeve dhe ishin mbyllur në shtëpi. Nga aty i dha udhëzimet e fundit përfaqësuesit që u nis për të biseduar me gjeneralin italian Guxoni në Durrës. Më pas Zogu urdhëroi të hartohej një thirrje drejtuar shqiptarëve e cila u transmetua në Radio Tiranë afër drekës, pasi kishin arritur njoftimet për pushtimin e Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit. Thirrja akuzonte Italinë se kishte shkelur traktatet në fuqi, marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve dhe pavarësinë e Shqipërisë. Mbreti ftoi popullin të bashkohej për shpëtimin e atdheut dhe pavarësisë, për t'u mbrojtur deri në pikën e fundit të gjakut.[45][43] Ky ishte akti i fundit zyrtar i Zogut. Tri orë pasi u kishte bërë thirrje qytetarëve për të luftuar dhe ishte betuar që qeveria do të luftonte për çdo pëllëmbë tokë, mbreti Zog u largua nga Tirana në krye të një karvani të madh qeveritar. Natën arriti në Zemblak ku qëndroi për të pushuar dhe mesditën e 8 prillit kaloi kufirin në Kapshticë.


Në mërgim mbajti qëndrim të rezervuar ndaj rezistencës antifashiste shqiptare.


Mërgimi


Sapo kaloi kufirin e shpërndau qeverinë duke e lënë Shqipërinë pa qeveri antifashiste në mërgim.Mbërritën në Follorinë dhe ndenjtën tri javë në mënyrë që Mbretëresha Geraldinë të merrte veten nga lindja. Më 2 maj ia mbajtën për në Stamboll me 115 mërgimtarë, ku qëndruan dy muajt e ardhshëm. Më 15 qershor lajmërohet që i ishte siguruar azil politik në Britaninë e Madhe, për ku u nis më 30 qershor me 19 shoqërues nga Stambolli për në Konstancë. Nga Konstanca për në VarshavëGdinjaRigë, Stokholm, Oslo, Anversë dhe Paris ku mbërritën më 8 gusht. U vendosën në Château de la Maille në Versajë, ku qëndruan deri kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, në shtator dhe më pas u vendosën në Bretanjë. Me avancimin e trupave gjermane, Zogu me tashmë 35 shoqëruesit e tij u larguan me veturë drejt Bordosë, ku u ndihmuan të iknin me anije nga komandanti Ian Fleming, i shërbimit sekret të marinës britanike dhe mbërritën në Britani më 26 qershor 1940.[49] Në mesin e 1940 Mbreti Zog mbërriti në Britaninë e Madhe me eskortën e vet të përbërë nga 35 vetë, u vendos në hotelin "Ritz".[49][50]

Para largimit, Zogu nuk i shpalli luftë Italisë dhe kjo çoi në trajtimin e Zogut në Perëndim si emigrant i zakonshëm dhe jo si kryetar i një shteti demokratik. Në mërgim Zogu u përball me problemin e legjitimitetit. Asnjë qeveri nuk e njihte si lider të një qeverie në ekzil ose lider të shqiptarëve. Njohja e tij si sovran në mërgim kundërshtohej nga Moska dhe Uashingtoni.

Me kalimin e viteve intrigat e Zogut për tu kthyer në pushtet u bënë gjithnjë e më të dëshpëruara. Në një intervistë të dhënë në janar 1944 Shoqërisë Ango-Hebraike, Zogu premtonte që do të sponzorizonte një plan për vendosjen e hebrenjve në Shqipëri në shkëmbim të ndihmës për tu kthyer në fron. 


Më 12 shkurt 1946, u nis në Egjipt mbasi merr një ftesë nga ambasadori egjiptian në Mbreti Faruk i Egjiptit. Në qëndrimin e tij nga shkurti i 1946 e deri në verën e 1955, organizoi Lëvizjen e Legalitetit dhe u përpoq të fitonte mbështetjen e shqiptarëve antikomunistë në mërgim. Në këtë hulli më 25 korrik 1951 udhëtoi për në New York me Princ Tatin me ftesë të shërbimeve sekrete amerikane, me çrast edhe bleu një pronë në Long Island, por iu pamundësua nga autoritetet e emigracionit në Amerikë për shkak të shqiptarëve që donte të merrte me vete. Asokohe, i sëmurë nga kanceri në mushkëri, donte të lëvizte nga Egjipti që kishte ardhur duke u bërë i paqëndrueshëm politikisht. Korrikun e 1955 oborri mbretëror i organizuar nga mbretëresha u zhvendos për në Francë, ku u vendosën në Ville St Blaise në Kanë, buzë Rivierës.



Ahmet Zogu ndërroi jetë më 9 prill 1961 në spitalin Foche në Suresnes, pranë Parisit. U shti në dhé në varrezat në Thiais. I biri, Princ Leka, u shpall mbret i shqiptarëve në një ceremoni në mërgim në hotelin Bristol në Paris.


Riatdhesimi


Për qindvjetorin e pavarësisë, qeveria Berisha e rehabilitoi Mbretin Zog duke riatdhesuar eshtrat e tij në mauzoleumin e ri në Tiranë.[52]

Trashëgimia


Politike


Politika autoritare e Zogut (1925-1939) solli njëfarë stabiliteti, duke konsoliduar aparatin shtetëror dhe luajtur rol të rëndësishëm në formësimin e ndërgjegjes kombëtare shqiptare.[53] Qershorin e 1925 organizoi në Namazgjah të Tiranës pritjen e 540 krerëve tradicionalë të bajrakëve e maleve, edhe armiq të betuar të Presidentit të ri, dhe u kërkoi besën që të rronin paqësisht me njëri-tjetrin, të dorëzonin armët, të mos bënin vetëgjyqësi, por t'ia linin shtetit tagret e së drejtës,

 duke arritur kështu stabilitetin duke u ujdisur me krerët e tjerë vendorë, si bejlerët dhe shehlerët;

 i përkrahu komunitetet fetare, duke i çmuar edhe si mur mbrojtës kundrejt bolshevizmit.

 Rikthimi i tij në pushtet dhjetorin e 1924 është konsideruar nga ndonjë historian si "pengesa më serioze për përhapjen e komunizmit në Shqipëri".Zgjedhja president u shoqërua me një amnisti të gjerë për shumë të arratisur dhe të burgosur, duke u përpjekur të pajtonte të kaluarën me të tashmen.Vazhdimi i amnistive më 1927, 1932 qe baza e asaj që Zogu quante "pajtim kombëtar"; me 10-vjetorin e Mbretërisë Shqiptare në shtator 1928, u shpall falja e përgjithshme për të arratisur politikë




Të tjerë e kanë hedhur poshtë argumentin e stabilitetit duke vënë në pah se vendi u trondit disa herë nga trazira dhe kryengritje.

 Po këto e shohin se de facto e shndërroi Shqipërinë në monarki absolute. Ai përqendroi në duart e veta, diku haptazi e diku tërthorazi, pushtetet legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.

 Gjatë sundimit të tij, Shqipëria u bë koloni ekonomike e Italisë dhe kjo e fundit kishte edhe ndikim politik.


Arratisja e Zogut në prill 1939 pas sulmit të Italisë fashiste është kritikuar ashpër dhe është quajtuar dezertim. Ikja e tij e pazakontë e dëmtoi popullaritetin e tij të mbetur. Sipas Fischer, po të kishte qëndruar dhe po të kishte organizuar rezistencën do t'i kishte bashkuar shqiptarët dhe do të kishte lënë përshtypje më të mirë në histori, mirëpo pas zbarkimit të italianëve dhe ikjes së mbretit pothuajse tërë shqiptarët iu dorëzuan fatit të pashmangshëm. Zhdukja e Zogut dhe kolapsi i rezistencës u mundësoi italianëve që me 8 prill ta marrin Tiranën pa u shkrepur asnjë plumb i vetëm.Arratisja e Zogut është dënuar edhe nga liderë të së djathtës shqiptare, të cilët e akuzojnë për prerje në besë të shqiptarëve. Po të kishte qëndruar, thotë Abas Ermenji, forcat e reja do t'ishin mbledhur rreth Zogut, do t'ishte krijuar një tjetër bosht përqendrimi dhe do t'i ishte prerë Udha komunizmit.



Socio-ekonomike


Në vitin 1939, kur mbreti Zog iku në mërgim, Shqipëria mbetej vendi më i varfër, më i izoluar dhe më i prapambetur në Evropë. Mungesa e talentit konstruktiv të Zogut, paaftësia e tij për të kuptuar ekonominë moderne ose për të gjetur këshilltarë që e kuptonin dhe dështimi i tij për të zgjidhur çështjën e bujqëve e lanë Shqipërinë shumë prapa vendeve tjera evropiane. Më shumë se 80% e popullsisë merrej me bujqësi dhe blegtori në një vend ku vetëm 11% e tokave ishin të punueshme. Bujqësia dhe blegtoria ishin në nivel mesjetar. Përpjekjet e pasuksesshme të Zogut për të bërë reforma agrare e lanë pjesën dërrmuese të tokave në duart e feudalëve myslimanë dhe urdhrave fetarë. 60% e tokave të punueshme në Shqipëri ishin në duart e vetëm 150 pronarëve të mëdhenj. Të paktën 40% e fshatarëve ishin pa tokë dhe jetonin në varfëri të skajshme.

Edhe kushtet shoqërore mbetën në nivel primitiv. Në veri ende bënte kërdinë gjakmarrja. Në jug, toskët e varfër trajtoheshin si bujkrobër nga feudalët myslimanë.

 15% e popullsisë jetonte në qytete. Vetëm Durrësi, Vlora dhe Tirana dukeshin si qytete evropiane, sidomos kjo e fundit ishte rritur shumë shpejt pasi u caktua kryeqytet i Shqipërisë dhe në vitin 1939 numëronte 30 mijë banorë. Në qendër të Tiranës ishin ngritur nga italianët disa ndërtesa qeveritare dhe Hotel Dajti.[64] Paratë e huave italiane nuk u shpenzuan në mënyrë të duhur; udhët dhe urat e konstruktuara i shërbenin në radhë të parë qëllimeve ushtarake italiane; godinat e ndërtuara nuk ishin të domosdoshme duke përfshirë godina qeveritare fashiste mburravece dhe një pallat për mbretin Zog. Nuk u investua në kanalet e ujitjes dhe në kanalizime, të cilat ishin nevojat kryesore.


Kushtet e jetesës ishin të mjera. Të ushqyerit ishte i dobët, shërbimet e shëndetit publik nuk ekzistonin, njerëzit ishin të rrezikuar nga sëmundjet.

 Zija e bukës ishte dukuri kronike në Shqipëri. Në vitin 1935 mori përmasa më të mëdha. Me mijëra burra, gra dhe fëmijë të uritur dhe të zhveshur grumbulloheshin para dyerve të prefekturave dhe kërkonin misër. Rrugët mbusheshin me turma fëmijësh të uritur që lypnin bukë.

 Si pasojë e keqësimit të gjendjes ekonomike të popullit, të mungesës së ushqimit dhe të gjendjes së rëndë sanitare në vend u përhapën tuberkulozimalarjaskarlatinafruthisifilizi etj. U rrit vdekshmëria e fëmijëve.

 Edukimi ishte i mangët. Shqipëria kishte shkallën më të lartë të analfabetëve në tërë Evropën, me 85%. Në Shqipëri nuk kishte universtet dhe kishte fare pak shkolla të larta.

 Për arsimin dhe kulturën shpenzoheshin shuma të vogla të buxhetit të cilat për shkak të krizës ekonomike u shkurtuan edhe më shumë për të mbuluar deficitin buxhetor.


Censura

Shtypi ishte nën kontrollin e Ministrisë së Brendshme. Në shtyp mund të kritikoheshin nëpunësit e vegjël por jo Mbreti, Qeveria, parlamenti apo gjykatat. Zogu nuk lejoi të krijohen parti politike opozitare.


Kosova


Figurat politike kosovare si Bajram CurriHasan Prishtina dhe Hysni Curri e akuzonin Zogun si filoserb.

 Pasi Komiteti i Çlirimit të Kosovës doli nga Komiteti i Çlirimit Nacional më 1930, krerët e KÇK-së kthehen në atdhe dhe Zogu kërkoi të zgjedhë rrugën e marrëveshjes me ta. Nëpërmjet njerëzve të tij të besuar, si Salih Vuçitërni dhe Dom Gjon Bisaku, Zogu e futi çështjen e Kosovës në tabanin kombëtar, përkrahu përkujtesën "Gjendja e pakicës shqiptare në Jugosllavi" që klerikët katolikë D. Bisaku, D. Shtjefën Kurti dhe D. Luigj Gashi ua nisën sekretarit të Lidhjes së Kombeve në Gjenevë, Erik Drymund. Zogu përkrahu gjithashtu të përkohshmen Kosova me redaktor Gjergj Bubanin, e që shtypej në Rumani, e që shërbente thuajse si organi zyrtar i Komitetit të Kosovës.


Hebrenjtë


Nga 1932 u bënë përpjekje diplomatike disapalëshe për nisjen e strehimit të hebrenjve përpjestimisht me territorin dhe popullatën shqiptare. Qindra hebrenj hynë në territorin shqiptar gjatë periudhës 1932-1939 me viza të rregullta të lëshuara prej zyrave konsullore shqiptare. Politika prohebraike e administratës së Zogut vijoi edhe në mërgimin e tij përfundimtar, ku pati premtuar se, po të rikthehej në pushtet, në këmbim të mbështetjes dhe simpatisë britanike "do të mundësonte strehimin e mbi 25 mijë familjeve hebraike në vendin e tij".


Mërgimi


Në Perëndim si emigrant i zakonshëm dhe jo si kryetar i një shteti demokratik. U largua nga Shqipëria pa bërë asnjë deklaratë dhe sapo kaloi kufirin e shpërndau qeverinë duke e lënë Shqipërinë pa qeveri antifashiste në mërgim.

 Ikja e tij krijoi në Shqipëri vakuum institucional, i cili i dha mundësi Musolinit për të manipuluar statusin politik të Shqipërisë sipas interesave të Italisë fashiste. Më 12 prill një Asamble Kombëtare e përbërë nga kolaboracionistë të rekrutuar nga qarqet monarkiste zogiste dhe qarqet antizogistë në emigracion shpalli se në Shqipëri nuk kishte ndodhur okupacion ushtarak, por vetëm ndërrim i kreut të shtetit.[72] Qe mjaftueshëm aktiv në shtypin perëndimor, në të cilin numëroheshin dhjetëra intervista dhe shkrime për të në gazetat më të njohura britanike. Në një intervistë për gazetën Manchester Guardian më 12 shtator 1942, lakoi mundësinë për një Federatë Ballkanike.

 Njohja e tij si sovran në mërgim kundërshtohej nga Moska dhe Uashingtoni.


Komiteti i Fshehtë i Stambollit


Në vjeshtën e 1940 disa përkrahës të Zogut në Stamboll formuan Komitetin e Fshehtë, të organizuar nga kol. Stërling me pjesëmarrës KonicënMerxhaninHiqmet Delvinën, A. Sylën dhe Dibrën. Detyra e tij ishin të merreshin me çështjet shqiptare si dhe anglezët të kishin një organ informativ. Për komitetin kishte dijeni Musa Juka. Komiteti paguhej nga një zyrë angleze që quhej EAC (Economic Advisory Committee)

Monumenti i Mbretit Zog në Burrel - foto nga dhjetori i vitit 2017.

Atentatet

Më 23 shkurt 1924 për shkak se Zogu me anë të një koalicioni me independentistët siguroi një shumicë të re, iu organizua një atentat brenda Kuvendit Kushtetues, ku gjatë hyrjes i bëri pritë Beqir Valteri. Dorasësi qëlloi tri herë e Zogu mori dy plumba kalimthi, njëri në kofshë dhe tjetri në baqth. Plagët iu lidhën përkohësisht nga dr. Simonidhi.

 Pasi atentatori mori garancinë personale, doli përzierja e Avni Rustemit në atentat, komplotin e kishin organizuar 15-20 vetë dhe u burgosën ndër organizatorët Sali Hoxhë Elbasani (Hidri), Sejfulla MalëshovaOmer Nishani, etj.]

Më 1927 dështon në embrion një atentat i organizuar nga jugosllavët.

Më 20 shkurt 1931 në një vizitë në Vienë, pasi ndoqi operën "Der Bajazzo" ("Pagliacci") i bëhet një atentat nga Aziz Çami e N. Gjeloshi. Atentatorët qëlluan nëntë herë mbi mbretin dhe suitën e tij, duke vrarë majorin Llesh Topallaj dhe plagosur ministrin e oborrit Eqrem Libohovën, të dy me pasaporta diplomatike jugosllave dhe që ndihmoheshin nga "Bashkimi Kombëtar".

Më 1933 sipas dëshmisë së Ibrahim Çelos, Hasan Prishtina u përpoq ta bindte që t'i bënte atentat Zogut./Mars 1939 dështon plani italian për një atentat kundër tij.

Bashkëkohësit

Kur u kurorëzua, Noli e denoncoi si “një krim i urryeshëm ndaj shqiptarëve” nga Viena. Monarkia zogiste ishte një “një farsë e përgatitur në Romë dhe e vënë në jetë në Tiranë”. Bejlerët e dëbuar në lëvizjen rivale “Bashkimi Kombëtar” ishin po aq të indinjuar.

Historiografia


Më mungesë të burimeve dokumentare dhe të ndikuar nga romanticizimi nacionalist, biografistët e mbretit Zog përdorën narrativa gojëdhanore për ta lashtësuar origjinën e familjes deri në kohën e Skënderbeut. Dy prej tyre, 10 vjet mbretni, 1928-1938 nga Zoi Xoxa dhe Nga notimet e Zogut I Mbretit të shqiptarëve nga adjutanti i tij, kol. Hysen Selmani përmbajnë eulogji, mitndërtimin e heroit rreth figurës së tij si dhe nxjerrjen e origjinës të familjes amësore të Toptanëve nga Topiajt.[79]

Sipas disa historianëve, me 7 prill 1939 grabiti arkën e financës shtetërore.[80] Mbi shumën e saktë ka pasur gjithnjë debate. Sipas disa historianëve, thesari i Shqipërisë gjatë mbretërimit të Zogut ndodhej në Romë, ndërsa sasia e arit e tërhequr ishte e barazvlefshme me rrogën vjetore duke i shtuar përfitimin e shitjes së një pylli në vendlindje.

 Sipas italianëve mori 550 mijë franga ari, të tjerë flasin për 18 arka me flori, ndërsa burime tjera flasin që mori me vete 50 mijë stërlina por kishte depozituar jashtë shtetit edhe 2 milionë dollarë. Është e dokumentuar zyrtarisht që mëngjesin e 7 prillit para se të largohej nga Tirana mori nga thesari i shtetit një shumë të madhe në ar dhe monedha ari që arrinin në 183kg ar.


Në librin e autores angleze Margaret MacMillan Paris 1919: Six Months that Changed the World gjenden pohime të tilla të gabuara si "Esat Pasha ishte dajë i Ahmet Zogut". Në të vërtetë gjyshi i Zogut nga e ëma ishte kushëri i dytë me Esad Pashën.Nëpër librat e historiografisë komuniste do të përmendej vazhdimisht atentati i 23 shkurtit 1924, por pa u përmendur se kush e bëri sepse Valteri qe ndër të dënuarit me vdekje nga Gjyqi Special.(huazuar nga web faqja Wikipedia).


2022/09/20

Agim Xhafa :Paç fat, Bajram! Në atdhe do të ngelet veç Rama me Spiropalin

 


Në whatsapp, afër mëngjesit, më erdhi një mesazh: “Sapo zbrita në Ancona, bashkë me çunat, gruan dhe vajzën. Të përshëndes.  Bajrami.”

Nuk e kam shok të ngushtë, as mik të vjetwr. Jemi njohur dy muajt e fundit në një librari. Unë për të blerë një libër, ai për një zgjidhje interesante me librashitësin. Merrte botime me qira. 

Duket si çudi, por nga që ishte pa punë zgjidhte atë që i pëlqente, e paguante me çmim të plotë e pasi e lexonte, e kthente të padëmtuar. Atëherw shitësi i kthente lekët, mbante veç 100 lekë të reja. Kaq ishte qiraja. Në një nga ato ditë u ulëm te një kafe pranë. Më tha se qe nga Dukati, u shenjua familje ballistësh dhe ashtu u trajtua vite e vite. Vuajti për shkollim, për punë dhe për martesë. Tamam si shprehja, donim të tjera, na donin të tjera, u martuam me të tjera, qeshte. I ra bretku në kooperativë. 

Më pas erdhi përmbysja e Bajrami ia nisi shkollës. U bë ekonomist dhe filloi punë në bankë. U rritën fëmijët. Çunat nuk i la të iknin jashtë. Po bënin ca punë në qytet. Me mundim, por fitonin diçka. Më tej erdhën bijtë e komunistëve. I hoqën nga puna. Bajramin të parin, pastaj gjoba biznesit të çunave. Luftë si nazizmi, hebrenjve. 

U përpëlit ca vite, ashtu duke punuar me orë e ditë deri sa i dha zgjidhje. Një motra e vet në Napoli ia gjeti anën t’u nxirrte leje pune të gjithëve. E nuk e bëri dysh. Hipi në traget e iku si familje. “Do kujtoj Çajld Haroldin”, më tha. “Kur të jem larg brigjeve do recitoj si ai se asgjë nuk më bën më të kthehem”.

Dje u largua një familje komplet. E braktisi atdheun. Fluturoi për bukën e gojës. Të tjera po presin varg, si hudhrat lidhur në spango. Faji i vetëm: “Nuk ishin mbështetës të qeverisë. Ishin kundërshtarë të komunizmit dje dhe të neokomunistëve sot.”

Ikja e Bajramit më lëndoi. Se ishte i vuajtur, i ditur, punëtor dhe ne si shoqëri qemë në borxh ndaj tij. Mesazhi që la qe dhimbja. Ngrita kokën atë çast e në tv lexova: ”Ulet rritja ekonomike. Nga 4% shkon në 2,2%”. As borxhet nuk do shlyejmë dot me kaq zhvillim. Mbase nesër të gjithë do i bashkohemi Bajramit. Në atdhe do ngelet veç Rama me Spiropalin. E do ndjehen keq. Shumë keq. Se nuk do kenë kë të shajnë e për kë të shpifin. A do jetojnë dot ashtu?!

Paç fat, Bajram!





George Orwell"1984" dhe Pallati i Endrrave i Ismail Kadraesë ,dy libra të shkruar në kohë të ndryshme dhe vende t• ndryshme...

 

Romani “1984” dhe “Pallati i ëndrrave” janë dy libra të shkruar në kohë të ndryshme dhe vende të ndryshme. Njëri është i shqetësuar për aktualitetin. Tjetri për të ardhmen. Të dy kanë të njëjtin shqetësim. Njëri rrjedh nga eksperienca praktike, tjetri nga frika se çfarë mund të bëjë pushteti për të mbajtur nën kontroll individin. Të dy mund të lexohen në çdo kohë dhe çdo vend dhe gjithsesi kanë kuptim. George Orwell e shkroi romanin e tij 1984, në vitin 1948, pra e vendosi ngjarjen 36 vjet në të ardhmen.
Thuhet se ky ka qenë romani fantastiko-shkencor më i fuqishëm i shekullit të njëzetë, një satirë apokaliptike tregon deri diku me bindje se si personaliteti individual i Uinston Smithit lihet mënjanë dhe se ai rikrijohet nga përpunimi i partisë, deri sa jo vetëm që i bindet Vëllait të Madh, por arrin deri aty sa ta dojë atë. Orwell jetonte në një vend të lirë kur ky roman u publikua. Kritikët e interpretuan romanin dhe fantazinë e autorit me mjetet e psikanalizës. Thanë se romani qe produkt i ndjesive të autorit në rininë e hershme, kur shkonte në shkollë dhe ndjehej i mbikëqyrur nga autoritetet.
Ismail Kadare qe në një situatë krejt të ndryshme. Në vitin 1981, ai publikoi romanin Pallati i Ëndrrave, ku personazhi kryesor qe një çunak që përdori emrin e familjes së vet aristokratike për të bërë karrierë në ministrinë e gjumit dhe të ëndrrave. Kadare jetonte në një vend që i ngjante kryekëput botës së përshkruar nga Orwell në romanin 1984. Autoritetet nuk përdorën interpretimet gajasëse të psikanalizës për të sulmuar këtë vepër por e ndaluan menjëherë qarkullimin e saj. Siç janë ngjashmëritë e shumta, duket se janë edhe dallimet. Për shembull, Pallati i Ëndrrave është vendosur në botën mikroskopike të mesjetës, ndërsa 1984 ka një këndështrim për të gjithë planetin e së ardhmes. Burrokracia në rastin e Orwell është shumë mirë e përcaktuar, e strukturuar nga lartë-poshtë dhe e pathyeshme. Te Kadare, kemi më së shumti një farë kaosi burokratik. Në fund, të dy ia vlejnë të lexohen.

Ernesto Sábato, (1911 – 2011)

 


Eshte  shkrimtar, gazetar dhe eseist argjentinas, romanet e të cilit njihen për shqetësimin që shprehin mbi çështjet filozofike dhe psikologjike. Esetë e tij politike dhe shoqërore kishin ndikim të madh në Argjentinë përgjatë gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë.

Sábato u arsimua si fizikant dhe matematicien në Universitetin La Plata dhe më pas në laboratorin Curie në Paris e në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts, Shtetet e Bashkuara. Ai u kthye për të punuar si profesor fizike në Argjentinë në vitin 1940 dhe më pas filloi të merret me gazetari dhe letërsi, duke kundërshtuar qeverinë e Juan Perón, gjë që solli shkarkimin e tij nga pozicioni i profesorit në universitet më 1945.

Sábato fitoi çmimin Servantes në vitin 1984, çmimi më prestigjioz i letërsisë hispanike ndërsa ndihmoi në luftën për drejtësi duke kontribuuar në hartimin e një raporti të hollësishëm mbi krimet e regjimit ushtarak të Argjentinës gjatë periudhës së Luftës së pistë (1976-83), ku 10 mijë deri në 30 mijë qytetarë u ekzekutuan nga diktatura.

Vladimir Putin është në majë të një Piramide Pushteti që po rrënohet

 Vladimir Sorokin






Më 24 shkurt, prazmorja e “autokratit të ndritur” që bartte Vladimir Putinin që prej njëzet vjetësh, u kris dhe u bë copash. Bota pa një përbindësh – i çmendur nga dëshirat dhe i pamëshirshëm në vendimet e veta. Përbindëshi është rritur gradualisht, duke fituar forcë vit pas viti duke marinuar autoritetin e vet absolut, agresionin perandorak, urrejtjen për demokracinë perëndimore dhe të keqen e ushqyer nga trishtimi i krijuar nga rënia e BRSS-së. Tani, Evropa do të duhet të merret, jo me ish-Putinin, por me Putinin e ri, i cili ka hequr maskën e “partneritetit në biznes” dhe “bashkëpunimit paqësor.” Nuk do të ketë më kurrë paqe me të. Po si erdhëm deri këtu?

Në filmin final të Peter Jackson, The Lord of the Rings trilogy, kur Frodo Baggins shkoi të hidhte në lavën e nxehtë unazën që pati sjellë kaq shumë vuajtje dhe luftë për banorët e Botës së Mesme, ai papritur vendosi ta mbajë atë për vete. Dhe, nën ndikimin e unazës, ai papritur fillon të ndryshojë, duke u bërë i keq dhe djallëzor. Unaza e Pushtetit e vuri atë nën kontroll. Pavarësisht kësaj, në librin e Tolkien, pati një fund të lumtur…

Kur Putini u vendos në fronin e pushtetit të Rusisë nga Boris Jeltsini i moshuar më 1999, fytyra e tij ishte disi simpatike, madje edhe tërheqëse – ndërsa retorika e tij ishte tërësisht e shëndetshme. Për shumë dhe shumë njerëz dukej se njeriu që po merrte komandën në majë të Piramidës së Pushtetit të Rusisë ishte një zyrtar inteligjent pa fodullëk dhe pa arrogancë, një individ modern që kuptonte se për Rusinë post-sovjetike kishte vetëm një rrugë drejt të ardhmes: demokracinë. Ai foli për demokacinë goxha në intervistat e tij pas në atë kohë, duke i premtuar qytetarëve të Federatës Ruse vijim të reformave, zgjedhje të lira, liri shprehjeje dhe respektim të të drejtave të njeriut nga autoritetet, bashkëpunim me perëndimin dhe, më e rëndësishmja, rotacion të vazhdueshëm të pushtetit.

“Nuk kam në plan të kapem pas kësaj karrigeje!” tha ai.

Në Rusi, siç e dinë të gjithë, njerëzit vijonin të besonin në fjalët dhe shfaqjet e sundimtarëve të tyre. Dhe, pas në atë kohë, ky burrë ishte “individi i këndshëm në çdo drejtim,” siç shkroi Nikolai Gogol për protagonistin e tij te Frymë të vdekura: Hapur për biseda, në përpjekje për të kuptuar çdokënd, serioz por jo se i mungonte humori, e madje edhe aftësia për të bërë shaka me vetveten.

Për më shumë, politikanë të caktuar, intelektualë dhe teoricienë politikë që sot janë kundërshtarë të ashpër të Putinit dhe sistemit të tij, e mbështetën atë, disa madje edhe duke kalur përmes dyerve të selisë së tij të fushatës, për ta ndihmuar atë të fitonte zgjedhjet. Dhe ai i fitoi. Por unaza fatale e pushtetit rus sakaq ishte në gishtin e tij dhe po bënte punën e saj të mbrapshtë; një përbindësh perandorak filloi të zë vendin e këtij individi të gjallë dhe të këndshëm.

Në Rusi, pushteti është një piramidë. Kjo piramidë u ndërtua nga Ivani i Tmerrshëm në shekullin e gjashtëmbëdhjetë – një car ambicioz dhe brutal i mbytur nga paranoja dhe shumë vese të tjera. Me ndihmën e ushtrisë së tij personale – oprichnina – ai në mënyrë të pamëshirshme dhe të përgjakshme ndau shtetin rus në pushtet dhe në popull, në miq dhe armiq dhe hendeku mes tyre u bë i thellë. Miqësia e tij me Golden Horde e bindi atë se e vetmja mënyrë për të sunduar pafundësinë e Rusisë ishte që të bëhej pushtues i saj. Fuqia pushtuese duhet të jetë e fortë, e pamëshirshme, e paparashikueshme dhe e pakuptueshme për popullin. Njerëzit nuk duhet të kenë zgjidhje tjetër veçse ta adhurojnë pushtetin. Dhe një person i vetëm ulet në majë të kësaj piramide të errët, një person i vetëm që posedon pushtetin absolut dhe të drejtën për çdo gjë.

Paradoksalisht, parimi i pushtetit rus nuk ka ndryshuar as së largu përgjatë pesë shekujve të fundit. Unë e konsideroj këtë si tragjedinë kryesore të vendit. Piramida jonë mesjetare qëndroi e lartë përgjatë të gjithë kohës së saj, duke ndryshuar në sipërfaqe por duke mbetur gjithmonë e njëjta në themel. Dhe gjithmonë ka pasur një sundimtar të vetëm rus në majë: Pjetri i I-rë, Nikolai i II-të, Stalini, Brezhnjevi, Andropovi… Sot, Putini ka qëndruar në majë për më shumë se njëzet vjet. Pasi shkeli premtimin e tij, ai është kapur pas karriges me sa fuqi ka. Piramida e Pushtetit helmon sundimtarin me autoritet absolut. Ajo lëshon vibrime mesjetare dhe arkarike te shpura e sundimtarit, duke u dukur se thotë: “ju jeni padroni i një vendi, i cili mund të mbahet njësh dhe i tërë vetëm përmes dhunës dhe mizorisë; bëhuni po aq opak sa jam edhe unë, po aq mizorë dhe të paparashikueshëm, çdo gjë ju lejohet ju, ju duhet të përçoni më tutje tronditjen dhe tmerrin në popullsinë tuaj, njerëzit duhet të mos ju kuptojnë, por ata duhet t’ju kenë frikë.”

Nëse shikojmë se si rrodhën ngjarjet e fundit, ideja e rikthimit të Perandorisë Ruse duket se e ka pushtuar tërësisht Putinin.

Për fat të keq, Jeltsini, i cili erdhi në pushtet në majë të dallgës së Perestrojkës, nuk e shkatërroi formën mesjetare të piramidës; ai thjeshtë sa rirregulloi sipërfaqen e saj: në vend të betonit të zymtë sovjetik, ajo u bë shumëngjyrëshe dhe e mbuluar me pankarta reklamash që reklamonin mallra perëndimorë. Piramida e Pushtetit nxorri në pah dellin më të keq të Jeltsinit: ai u bë i paedukatë, bullizues dhe pijanec. Fytyra e tij u bë e rëndë, e palëvizshme, një maskë e shkujdesur arrogance. Nga fundi i sundimit të tij, Jeltsini nisi një luftë të pakuptimtë mbi Çeçeni kur ajo vendosi të ndahej nga Federata e Rusisë. Piramida e ndërtuar nga Ivani i Tmerrshëm ia doli të zgjojë imperialistin edhe te Jeltsini, një demokrat jetëshkurtër; si car rus, ai dërgoi tanke dhe avionë në Çeçeni, duke dënuar popullin çeçen me vdekje dhe vuajtje.

Jeltsini dhe krijuesit e tjerë të Perestrojkës që e rrethuan atë jo vetëm që nuk e shkatërruan Piramidën e Pushtetit, por ata as nuk e groposën të shkuarën sovjetike, ndryshe nga gjermanët e pasluftës që varrosën kufomën e nazizmit të tyre në vitet 1950. Kufoma e këtij përbindëshi, që shfarosi dhjetëramilionë njerëz nga shtetasit e vet dhe e hodhi vendin shtatëdhjetë vjet pas, u vendos në një cep: mendimi i tyre ishte që kjo kufomë do të kalbej vetë. Por doli se ajo as nuk kishte vdekur.

Pasi erdhi në pushtet, Putini filloi të ndryshojë. Dhe ata që fillimisht e mikpritën sundimin e tij, gradualisht filluan të kuptojnë se këto ndryshime nuk paralajmëronin asgjë të mirë për Rusinë. Kanali televiziv NTV u shkatërrua, kanale të tjera filluan të kalojnë në duart e shokëve nën armë të Putinit, pas të cilit, një cenzurë e rreptë hyri në fuqi; nga ajo pikë e më pas, Putini u bë i pakritikueshëm.

Mikhail Khodorkovsky, kreu i kompanisë më të pasur dhe të suksesshme të Rusisë, u arrestua dhe u burgos me dhjetë vjet burg. Kompania e tij Yukos u grabit nga miqtë e Putinit. Ky “operacion special” u konceptua për të frikësuar oligarkët e tjerë. Dhe kështu ndodhi: disa prej tyre ikën nga vendi, të tjerët iu betuan për besnikëri Putinit, disa madje u bënë edhe kuletat e tij personale.

Piramida e Pushtetit po vibronte dhe vibrimet ndaluan kohën. Si një ajsberg i stërmadh, vendi po lundronte nëpër të shkuarën – fillimisht në të shkuarën sovjetike, pastaj vetëm në të shkuarën e vet mesjetare.

Putini deklaroi se kolapsi i BRSS-së ishte katastrofa më e madhe e shekullit të njëzetë. Për të gjithë njerëzit me mendje të kthjellët sovjetikë, rënia e saj ishte një bekim; ishte e pamundur të gjeje një familje të vetme të paprekur nga rrota e kuqe e represionit stalinist. Miliona u shfarosën. Dhjetëramiliona u burgosën nga avujt e komunizmit – një objektiv i paarritshëm që kërkonte sakrifica morale dhe fizike nga shtetasit sovjetikë. Por Putini nuk ia doli të dalë nga oficeri i KGB-së që kishte brenda vetes, oficeri që kishte mësuar se BRSS-ja ishte shpresa më e madhe për progresin e njerëzimit dhe se perëndimi ishte një armik i aftë vetëm për korrupsion. Duke nisur makinerinë e tij të kohës drejt të shkuarës, ai sikur po kthehej te rinia e tij në kohën sovjetike, gjatë së cilës kishte qenë kaq rehat. Ai gradualisht detyroi të gjithë nënshtetasit  tij të kthehen gjithashtu atje pas.

Perversiteti i Piramidës së Pushtetit qëndron në faktin se ai që ulet në majë transmeton gjendjen e tij psikomatike te e gjithë popullsia e vendit. Ideologjia e Putinizmit është shumë eklektike; në të, respekti për sovjetizmit gjendet krah më krahë me etikën feudale, Lenini ndan një krevat me Rusinë Cariste dhe kristianizmin ortodoks rus.

Filozofi i parapëlqyer i Putinit është Ivan Ilyin – një monarkist, nacionalist rus dhe anti-semit, një ideolog i lëvizjes së Bardhë, i cili u përzu nga Rusia Sovjetike nga Lenini më 1922 dhe përfundoi jetën në ekzil. Kur Hitleri erdhi në pushtet në Gjermani, Ilyin-i e uroi atë ngrohtësisht për “ndalimin e bolshetivizimit të Gjermanisë.”

“Unë kategorikisht refuzoj të vlerësoj ngjarjet e tre muajve të fundit në Gjermani nga këndvështrimi i çifutëve të Gjermanisë… hipnoza liberal-demokratike e mosrezistencës është hedhur tutje…” shkroi ai. Gjithsesi, kur Hitleri shpalli sllavët rracë inferiore, Ilyin-i u ofedua dhe Gestapo shpejt e arrestoi atë për kritikat që kishte filluar të hidhte. Ai u shpëtua nga Sergei Rachmaninov dhe u arratis për në Zvicër.

Në artikujt e tij, Ilyin-i shpresonte që, pas rënies së bolshevizmit, Rusia të kishte führer-in e vet të madh, i cili mund të ngrinte vendin sërish në këmbë. Në të vërtetë, “Rusia që ringrihet në këmbë” është shprehja e parapëlqyer e Putinit dhe Putinistëve të tij. Ai dukshëm ka marrë ide nga Ilyin-i kur foli me përbuzje për Ukrainën si një shtet “i krijuar nga Lenini”. Në fakt një Ukrainë e pavarur nuk u krijua nga Lenini por nga Central Rada në janar 1918, menjëherë pas shpërndarjes së Asamblesë Themeluese nga Lenini. Shteti u ngrit për shkak të agresionit të Leninit dhe jo falë përpjekjeve të tij. Ilyin-i ishte i bindur se, pas bolshevikëve, autorietet në Rusi do të “[bëheshin] antikombëtarë dhe antishtet, lajkatarë ndaj të huajve, të gatshëm për të shpërbërë vendin, [për t’u bërë] të paprincipë, që nuk mbronin vetëm interesin e kombit të madh rus dhe nuk do të ishin të tillë që nuk duhej të kishin asnjë respekt për rusët inferiorë [ukrainasit], të cilëve Lenini i dha shtetin, pastaj revolucioni nuk mbaroi, por hyri në fazën e vet të re të shkatërrimit nga dekadenca perëndimore.”

Mbështetësit e tij sot brohorasin shpesh duke thënë se “Rusia nën drejtimin e Putinit është ngritur në këmbë.” Dikush bëri humor: vendi me të vërtetë u ngrit në këmbë, por shpejt ra barkas: korrupsioni, autoritarizmi, arbitrariteti burrokratik dhe varfëria. Ne tani mund të shtojmë edhe një tjetër këtu: luftën.

Shumë gjëra kanë ndodhur në 20 vitet e fundit. Presidenti i Federatës së Rusisë është bërë një maskë e pakuptueshme që rrezaton mizori, zemërim dhe pakënaqësi. Instrumenti i tij kryesor i komunikimit është bërë gënjeshtra, gënjeshtra e vogël dhe e madhe, sipërfaqësore naive apo shumë e strukturuar, gënjeshtrra që duket se i beson edhe vetë si dhe gënjeshtra që ai nuk i beson vetë. Rusët sakaq janë të mësuar me retorikën e mbushur me gënjeshtra të presidentit të tyre. Por, tani, ai ka mësuar edhe evropianët me këto gënjeshtra. Krerë të vendeve evropiane fluturojnë në Kremlin pët të dëgjuar pjesën e tyre përkatëse të gënjeshtrave më fantastike (tani tërësisht paranojake), për të tundur kryet e tyre, për të thënë se “dialogu ishte konstruktiv” në konferencë për shtyp para se të fluturojnë tutje.

Angela Merkel pranoi se, në opinionin e saj, Putini jeton në botën e vet të fantazisë. Nëse është kështu, çfarë kuptimi ka të ndërveprosh seriozisht me një sundimtar të tillë? Ai nuk është shkrimtar apo artist; atij i duhet të jetojë në botën reale dhe të jetë i përgjegjshëm për çdo fjalë të vetme që thotë. Për gjashtëmbëdhjetë vjet, Merkel, e cila u rrit në Gjermaninë Lindore dhe që për rrjedhojë duhet ta kuptojë natyrën e vërtetë të Putinit, “ka krijuar dialog”. Rezultati i këtij dialogu: pushtimi i territoreve në Gjeorgji, aneksimi i Krimesë, kapja e DPR dhe LPR dhe tani, lufta tërësore në Ukrainë. Pas luftës me Gjeorgjinë dhe kapjes së territoreve të saj, “paqebërësi” Obama i ofroi Putinit… një reset në marrëdhëniet mes dy vendeve! Gjë që do të thotë, eja Vladimir, le t’i harrojmë të gjitha dhe të fillojmë nga e para. Rezultati i këtij reset-i ishte aneksimi i Krimesë dhe lufta në Ukrainën Lindore.

Përbindëshi i brendshëm i Putinit nuk u krijua vetëm nga Piramida e Pushtetit që kemi ne dhe nga elita e korruptuar ruse, të cilës, Putini, si cari dhe satrapër e tjerë, i hedh copa të mira dhjami nga korrupsioni i tavolinës së tij.

Ajo u kultivua gjtihashtu me miratimin e politikanëve të papërgjegjshëm perëndimorë, biznesmenëve cinikë dhe gazetarëve të korruptuar e ekspertëve të shkencave politike të korruptuar.

“Një sundimtar i fortë dhe i qëndrueshëm!” kjo është çfarë i magjepsi ata. “Një car i ri Rus: ishte për ta, diçka si të thoje, vodka ruse apo kaviar: ishte diçka që të gjallëronte.

Gjatë kësaj periudhe kohe, unë u takova me shumë admirues të Putinit në Gjermani, nga shoferë taksie në biznesmenë dhe profesorë. Një pjesëmarrës i moshuar në revolucionin studentor të 1968, rrëfeu:

“Unë me të vërtetë e pëlqej Putinin!”

“Po pse tamam e pëlqen?”

“Ai është i fortë. Thotë të vërtetën. Dhe ai është kundër Amerikës. Jo si gjallesat që ne kemi këtu.”

“Dhe a nuk të shqetëson ty se, në Rusi, ka korrupsion të përbindshëm, praktikisht nuk ka zgjedhje dhe as gjykata të pavarura, opozita është shkatërruar, provincat janë varfëruar, Nemtsov-i u vra dhe televizioni është bërë propagandë?”

“Jo. Këto janë problemet tuaja të brendshme. Nëse rusët e pranojnë të gjithë këtë dhe nuk protestojnë, atëhere do të thotë se ata e pëlqejnë Putinin.”

Kjo ngjan logjikë e hekurt. Eksperienca e Gjermanisë në vitet 1930 duket se nuk i ka mësuar asgjë evropianëve të këtij lloji.

Por unë shpresoj që shumica e Evropianëve të mos jenë të tillë. Që ata ta dinë dallimin mes demokracisë dhe diktaturës – mes luftës dhe paqes. Në fjalimin e tij përplot me gënjeshtra, Putini e quajti sulmin në Ukrainë një “operacion ushtarak special” kundër “agresorit ukrainas”. Gjë që do të thotë: Rusia paqedashëse fillimisht aneksoi Krimenë nga “Junta Ukrainase”, pastaj nisi një luftë hibride në Ukrainën lindore dhe tani po sulmon të gjithë vendin. Pak a shumë njësoj si Stalini me Finlandën më 1939.

Për Putinin, jeta vetë ka qenë gjithmonë një operacion special. Që nga koha e KGB-së ai ka mësuar jo vetëm që të përbuzë njerëzit “normalë”, të cilët janë gjtihmonë një gjë që mund të konsumohet për shtetin Sovjet Moloch, por ky është edhe parimi kryesor i Çekistëve: nuk duhet të ketë asnjë fjalë të vërtetë. Çdo gjë duhet të fshihet, të klasifikohet. Jeta persona,e të afërmit, veset – çdo gjë është fshehur, është ngatërruar me thashetheme dhe spekulime.

Tani, një gjë është bërë e qartë: me këtë luftë, Putini e ka shkelur vijën – ka shkelur vijën e kuqe. Maska është hequr, prazmorja e “autokratit të ndritur” është thyer. Tani, të gjithë perëndimorët që simpatizuan “carin e fortë rus” janë zgjuar dhe kanë kuptuar se një luftë e plotë është nisur në Evropën e shekullit të njzet e një. Agresori është Rusia e Putinit. Ajo nuk do të sjellë asgjë veç vdekje dhe shkatërrim në Evropë. Kjo luftë është nisur nga një njeri i korruptuar nga pushteti absolut, i cili, në çmendurinë e tij, ka vendosur të rivizatojë hartën e botës sonë. Nëse dëgjon fjalimin e Putinit që shpall “operacion special,” vëren se Amerika dhe NATO përmenden më shpesh se sa Ukraina. Ne duhet ta konsiderojmë atë si “Ultimatumi” i Putinit ndaj NATO-s. Si i tillë, objektivi i tij nuk është Ukraina por është qytetërimi perëndimor, urrejtja që është ushqyer bashkë me qumështin e zi që ai ka pirë nga sisa e KGB-së.

Kush e ka fajin për këtë? Ne. Rusët. Dhe ne do të na duhet të jetojmë me këtë faj deri sa regjimi i Putinit të rrëzohet. Sepse me siguri që ai do të rrëzohet dhe sulmi ndaj Ukrainës së lirë është fillimi i fundit.

Putinizmi është i dënuar për shkak se është armik i lirisë dhe armik i demokracisë. Njerëzit më në fund e kanë kuptuar këtë sot. Ai sulmoi një vend të lirë dhe demokratik pikërisht për shkak se është i lirë dhe demokratik. Por ai është ai i dënuari për shkak se bota e lirisë dhe e demokracisë është shumë më e madhe se sa strofkulla e tij e errët dhe e zymtë. E dënuar për shkak se ajo që ai dëshiron është një Mesjetë e re, korrupsion, gënjeshtra, dhunim të të drejtave të njeriut. Për shkak se ai është e shkuara. Dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë që kemi në dorë për ta bërë këtë përbindësh të rrijë atje, në të shkuarën, për të gjitha kohërat, bashkë me Piramidën e tij të Pushtetit.

Vladimir Sorokin është shkrimtar bashkëkohor rus.

Universiteti italian tërheq vendimin e ndalimit të kursit të Dostojevskit pas protestave

Universiteti Milano-Bicocca bëri të ditur se një vendim i mëparshëm për të ndaluar leksionet e shkrimtarit Paolo Nori mbi veprën e Dostojevskit për shkak të sulmit rus kundër Ukrainës, është tërhequr.Në vitin 1867, Dostojevski dhe bashkëshortja e tij u arratisën nga Rusia për t’i shpëtuar kreditorëve dhe mbijetuan si varfanjakë në Zvicër dhe Itali, ku shpesh u përzunë nga shtëpitë për shkak se nuk paguanin dot qiranë. Dhe gjatë kësaj periudhe, gjigandi i letërsisë ruse shkroi Idiotin, një nga kryeveprat e tij.






Por Idioti dhe autori i tij, Dostojevski, tërhoqën vëmendjen për një telash tjetër ditët e fundit: shkrimtari Paolo Nori u ankua në një video të postuar në Instagram se universiteti Bicocca në Milano kishte njoftuar “shtyrjen për më vonë” të një serie leksionesh të planifikuara të tij. Tema e leksioneve: Fjodor Dostojevski. Arsyeja e “shtyrjes”: dallga anti-ruse që ka mbërthyer botën pas sulmit të Putinit mbi Ukrainën.  

“I dashur profesor, zëvendësrektori i Didaktikës më ka informuar për një vendim të marrë me rektorin për të shtyrë për më vonë leksionet mbi Dostojevskin,” shkroi emaili, sipas videos së Norit.

“Kjo bëhet për të shmangur çdo debat, veçanërisht në nivel të brendshëm, gjatë kësaj periudhe me tensione të forta.”

Nori tha se ishte ftuar nga universiteti për të dhënë katër leksione mbi Dostojevskin, romanet e të cilit, Krim dhe ndëshkimIdiotiDjajtëdhe Vëllezërit Karamazovë kanë magjepsur botën që nga koha kur u publikuan por që në Rusinë Sovjetike, pati një periudhë mes viteve 1935 dhe 1955, në të cilën, nuk u botuan dhe as nuk u studiuan nëpër shkolla.

(Në Shqipëri, veprat e Dostojevskit ishin praktikisht të ndaluara gjatë kohës së komunizmit dhe u botuan për herë të parë vetëm pas vitit 1991, shpesh të përkthyera në ilegalitet apo në burg.)

“Ata më ftuan mua. Leksionet duhej të zgjasnin 90 minuta dhe ishin të hapura për të gjithë,” tha Nori dhe pastaj vijoi: “E kuptoj se ajo që po ndodh në Ukrainë është e tmerrshme dhe më vjen të qaj kur mendoj për të. Por kjo që po ndodh në Itali është qesharake. Jo vetëm të qenit një rus që jeton sot qenka e gabuar në Itali, por edhe të qenit një i vdekur rus, një i tillë, si Dostojevski, i cili u dënua me vdekje më 1849 vetëm për shkak se kishte lexuar diçka të ndaluar. Është e pabesueshme që një universitet të ndalojë leksionet mbi një autor si Dostojevski.”

Video e Norit shkaktoi zemërim të gjerë publik dhe shumë figura publike ndërhynë në mbështetje të tij.

Të mërkurën, universiteti publikoi një deklaratë në median sociale ku njoftoi se vendimi është tërhequr dhe se leksionet do të mbahen siç ishin planifkuar.

“Universiteti është i hapur për dialog dhe dëgjon,” thuhet në deklaratë.

Bota demokratike është revoltuar gjatë ditëve të fundit me Rusinë putiniste dhe agresionin ushtarak në Ukrainë.

“Fije Bari”, libri që u ndalua të qarkullojë, dhe i kushtoi poetit Walt Whitman vendin e punës

 Sot është një nga librat që paraqet shpirtin e Amerikës ndërsa autori konsiderohet si poeti kombëtar i Shteteve të Bashkuara. Por kur u botua për herë të parë, situata ishte krejt ndryshe.



Përmbledhja me poezi Fije bari nga poeti amerikan Walt Whitman u botua për herë të parë në vitin 1855, por poeti kaloi të gjithë jetën duke e plotësuar dhe rishikuar këtë vepër. Dhe përgjatë të gjithë jetës, ai u përball me popullaritet të madh dhe kundërshti po aq të madhe, me urdhra ndalimi të librit të tij për shkak të asaj që kritikët i panë në atë kohë si pasazhe seksualisht sugjestionuese në disa prej poezive të tij.

Në vitin 1865, ndërsa Whitman po punonte në Departamentin e Punëve të Brendshme në Uashington d.c., bosi i tij gjeti një kopje të librit në tryezën e tij të punës dhe ai ishte aq i zemëruar se vendosi ta pushojë nga puna.

“Nuk do ta mbaj në këtë departament autorin e këtij libri,” deklaroi Sekretari për Punë të Brendshme James Harlan kur firmosi urdhrin e pushimit nga puna.

Poemat e Whitmanit për kënaqësitë e jetës mbartin referenca për marrëdhënie seksuale, përfshirë marrëdhënie brenda gjinisë, të cilat në atë kohë konsideroheshin si tronditëse. Libri shkaktoi protesta plot zemëratë si dhe deklarata të ashpra nga politikanët konservatorë. Bibliotekat publike refuzuan ta blenin atë ndërsa biblioteka e kolegjit të Harvardit hoqi nga raftet të vetmen kopje që kishte dhe e mbajti atë të mbyllur me çelës bashkë me libra të tjerë të ndaluar. Presidenti i Universitetit të Yale në atë kohë krahasoi poemat e Whitman-it me “të ecurit lakuriq në rrugë.”

Whitman publikoi me fondet e veta edicionin e parë të Fije bari më 1855 në qytetin e tij të lindjes Bruklin, i cili më pas u bashka me qytetin e Nju Jorkut. Botimi i parë kishte 800 kopje. Të 12 poemat janë të shkruara në vargje të lira, pra nuk kishin rimë. Poeti e shihte veten si zëri i amerikanit punëtor. Poema e parë fillon në këtë mënyrë:

Unë lartësoj veten time,

Dhe ajo që unë supozoj ti duhet të supozosh,

Sepse çdo atom që më takon mua të takon edhe ty.


Një prej kritikëve e shau librin si “një masë pisllëku.” Ndërsa Ralph Waldo Emerson — poeti kryesor i asaj kohe – nuk ishte dakord me këtë dhe i shkroi 36 vjeçarit Whitman: “Ky është një prej veprave më të jashtëzakonshme me të cilat Amerika ka kontribuar deri më sot. Unë të përshëndes ty në nisjen e një karriere madhështore.”

Por edhe Emerson pati pakënaqësi kur lexoi botimin e zgjeruar të vitit 1856 me 178 poema. Whitman-i shtoi poezi të tilla sensuale si “Fëmijët e Adamit (“Silueta femërore afrohet, unë mendueshëm, duke rënkuar nga dashuria për mishin”) dhe “Kalumus” në të cilën foli për një të ri “që afrohet heshtur dhe ulet pranë tij, aq sa mund ta kapte për dore.” (Whitman besohet se mund të ketë qenë gej.)

Vonë në vitin 1862, ndërsa Lufta Civile ishte në kulm, Whitman shkoi në front për t’u kujdesur për vëllain e tij, një oficer të trupave të veriut që ishte plagosur në Betejën e Fredericksburg-ut në Virxhinia. Një gazetë raportoi në këtë kohë se Whitman “tani po jeton në Uashington pasi ka lënë pas krahëve poezitë e këqija që të sëmurin”.

Në janar 1865, Whitman mori një vend pune si zyrtar i ulët në Byronë e Çështjeve Indiane në Departamentin e Punëve të Brendshme. Ai paguhej 1,200 dollarë në vit, afërsisht 22 mijë dollarë të sotme.

“Është punë shumë e lehtë, unë i bëj gjërat shumë thjeshtë, rregulli është të rri në punë 9 me 4, por unë nuk vi në 9 dhe mund të qëndroj deri në orën 4 vetëm kur të më teket,” i shkroi Whitman  të ëmës.

Ai u bë admirues i presidentit Abraham Lincoln. “E shikoj presidentin pothuajse çdo ditë në qytet,” shkroi ai. “Ajo që më pëlqen shumë nga Lincoln-i është se ai ka kurajë.”

Kur Lincoln-i u vra më 14 prill 1865, Whitman-i gjendej në shtëpinë e të ëmës së vet në Bruklin, ku vuri re jargavanët e lulëzuar në kopsht. Në përkujtim të presidentit, ai shkroi poemat: “Kur jargavanët lulëzojnë gjatë” dhe “O Kapiten! Kapiteni im!”

Në maj 1865, Harlan, një ish-senator republikuan nga Ioëa dhe Metodist i përkushtuar, mori postin e sekretarit për punë të brendshme. Një nga stafi e informoi atë se një prej të punësuarve të departamentit ishte autori i një “libri imoral”. Një natë, Harlan-i po ecte rrotull nëpër tavolinat Zyrës së Patentave kur gjeti një kopje të “Fije Bari” mbi tryezën e Whitman-it.

Më 30 qershor, Whitman mori një letër me një rresht ku shkruhej: “Shërbimet e Walter Whitman nga Nju Jorku nuk nevojiten më nga data e kësaj letre e më pas.” Ai u pushua nga puna sepse Harlan-i besonte se ai “nuk kishte rregllat dhe cilësitë e kërkuara për qytetërimin e krishterë.” Miqtë e poetit iu lutën të ndryshonte mendim por ai deklaroi: “Nëse Presidenti i Shteteve të Bashkuara më kërkon ta rimarr në punë, unë jap dorëheqjen.”

Gazeta Brooklyn Eagle raportoi se “Qytetari ynë eksentrik Walt Whitman e humbi vendin e punës te Departamenti i Brendshëm në Uashington në bazë të një urdhri të përgjithshëm që kërkon shkarkimin e personave të pamoralshëm”.

Whitman gjeti një punë të re te zyra e prokurorit të përgjithshëm.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...