2023-02-06

Babi e përqafon mes lotëve, 5-vjeçarja nxirret e gjallë nga rrënojat pas 7orëve

 

5-vjeçarja Ajshe, e cila ishte nën rrënoja në Kahramanmaraş, u shpëtua nga tërmeti pas 7 orëve.

Ndërtesa 6-katëshe, e vendosur në qendrën e qarkut Kahramanmaraş, Pazarcık, u shemb nga tërmeti me magnitudë 7.7 që ndodhi në mëngjes.

Nën rrënoja mbeti edhe familja Güneş me 4 anëtarë që jetonte në ndërtesë. Disa orë më vonë, zëri i Ajshes, vajzës së vogël të familjes, u dëgjua.

 Ekipet u përpoqën të ruanin qetësinë duke biseduar vazhdimisht me vajzën 5-vjeçare. Vogëlushja u dërgoi edhe një mesazh ‘Jam mirë’ ekipeve nga nën rrënoja.

Ajshe e vogël u nxor nga rrënojat 7 orë pas tërmetit si rezultat i punës së ekipeve. Ajo u bashkua me familjen e saj dhe u dërgua në spital.

Top Channe

Ishte parashikuar tërmeti vdekjeprurës në Turqi? Çfarë postoi studiuesi sizmik tre ditë më parë

 

Një studiues sizmik, Frank Hoogerbeets duket se e kishte parashikuar tri ditë më parë tërmetin e fuqishëm në Turqi.

“Herët apo vonë do të ketë një tërmet rreth 7.5 në rajonin e Turqisë jugore dhe në Jordani të Sirisë”,  shkroi ai në rrjetin e tij social.

Një tërmet i fuqishëm goditi sot Turqinë dhe Sirinë duke shkaktuar mbi 1 mijë të vdekur dhe qindra të plagosur.

Disa përdorues të Twitterit megjithatë e fshikulluan duke e quajtur një “pseudo-shkencëtar”,  dhe vunë në dyshim parashikimet e tij të mëparshme. Por tërmetit katastrofik të mëngjesit të sotëm, postimi i tij në Twitter është shpërndarë me shpejtësi në internet, duke u bërë viral.

Një antropolog armen shkroi se “Hoogerbeets i parashikon tërmetet bazuar në modelet e gjeometrisë hënore dhe planetare dhe megjithëse shumë nga profetizimet e tij kanë dalë boshe, disa të tjera, e  veçanërisht ky i fundit për një lëkundje shkatërrimtare në kufirin turko-sirian ishte jashtëzakonisht i saktë”.

Tërmeti i sotëm, me epiqendër rreth 33 kilometra larg qytetit turk të Gaziantepit, u pasua nga disa të tjera lëkundje, njëra prej të cilave arriti magnitudën 6.7 sipas shkallës Rihter. Sizmologu nga London College, Stephen Hicks, tha se një tërmet i nivelit 7.8 e ka kishte goditur Turqinë në vitin 1939, duke vrarë atëherë 30.000 persona.

Pamje nga kamerat e sigurisë, lëkundjet zgjasin më shumë se dy minuta

 

Një tërmet me magnitudë 7.8 ka goditur në orët e para të mëngjesit Turqinë.

Pasgoditje me magnitudë 6.5 dhe 6.4 ballë kanë ndodhur në Gaziantep, ndërsa tërmeti i fuqishëm ka zgjatur më shumë se dy minuta, sipas CNN turk.

Një zhurmë e madhe është dëgjuar, ndërsa ndërtesat janë shembur në pak sekonda. Këtë e tregon një prej videove të xhiruara nga qytetarët në momentet e lëkundjeve.

Top Chan

“O Zot!”momentet e lëkundjeve të tërmetit në Turqi! Zhurmë e madhe, ndërtesat shemben në pak sekonda

Një tërmet me magnitudë 7.8 ka goditur në orët e para të mëngjesit Turqinë. 

Pasgoditje me magnitudë 6.5 dhe 6.4 ballë kanë ndodhur në Gaziantep.

Një zhurmë e madhe është dëgjuar, ndërsa ndërtesat janë shembur në pak sekonda. Këtë e tregon një prej videove të xhiruara nga qytetarët në momentet e lëkundjeve.

Top Channel

Sizmologu britanik: Mund të ketë pasgoditje më të madhe se kryesorja, ishte lloji më i keq

 

Sizmologu britanik Stephen Hicks ka paralajmëruar se Turqia dhe Siria mund të presin mijëra pasgoditje për javët apo muajt e ardhshëm. 

Teksa ka folur pak para goditjes së tërmetit të dytë, 7.5 ballë, Stephen Hicks, nga University College London, ai shpjegoi se 11 minuta pas tërmetit me magnitudë 7.8 të mëngjesit të sotëm, u regjistrua një pasgoditje prej vetëm një njësie me magnitudë më pak. 

Ai tha se pasgoditjet më të fuqishme zakonisht vijnë së pari, por shtoi se askush nuk mund të “përjashtojë plotësisht” që një tjetër me përmasa të ngjashme të godasë përsëri. 

Ai tha se ekziston gjithashtu një shans shumë i vogël që të ketë një tërmet tjetër më të madh se goditja kryesore. 

“Ne nuk mund ta përjashtojmë plotësisht këtë. Do të ketë dhjetëra dhe mijëra pasgoditje që do të ndodhin ende në javët apo muajt e ardhshëm, por ato gradualisht do të ulen me kalimin e kohës.” vazhdoi zoti Hicks.

Hicks shtoi se nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar me saktësi se kur do të ndodhë një tërmet, dhe ky ishte “lloji më i keq”, që zgjati rreth 100 sekonda dhe udhëtoi rreth 400 km në atë kohë. 

“Është një tërmet shumë i cekët nën një zonë shumë të populluar dhe në një rajon ku ndërtesat thjesht nuk mund ta durojnë këtë nivel të lëkundjes, Kur flasim për tërmete kaq të mëdha, epiqendra nuk është një pikë e vetme. Në fakt është shpërthyer përgjatë një çarje prej rreth 400 km” -tha ai.

Tërmeti me qindra viktima në kufirin Turqi-Siri/ Niset nga Shqipëria ekipi me mjekë dhe specialistë të kërkim-shpëtimit

 

Një mision ndihme nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile me 53 personel mjekësor, specialistë të kërkim-shpëtimit si dhe 7 mjete janë nisur drejt Turqisë, ku do të marrin pjesë në operacionet e kërkim për të mbijetuarit e tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin këtë të hënë.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, teksa përcolli ekipin tha se ky është një kontribut që i kthehet Turqisë, e cila e ka ndihmuar Shqipërinë vazhdimisht edhe gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019.

“Turqia është një vend mik shumë i rëndësishëm për ne, që na ka mbështetur vazhdimisht. Kështu që në një farë mënyre ky është kthim i kontributit. Por, edhe nëse një fatkeqësi do t’i ndodhë një vendi tjetër, Shqipëria jonë e vogël do të tregojë se është gjithmonë e gatshme që kapacitetet e veta t’i verë në dispozicion, sepse në emergjencë apo solidaritet ne jemi tashmë pjesë edhe e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, ku nuk jemi vetëm për të marrë, por edhe për të dhënë. Unë ju falenderoj shumë për kontributin që do të jepni aty. Mirënjohje edhe në emër të qeverisë shqiptare, Kryeministrit dhe të ktheheni shëndoshë”, u shpreh Peleshi.

Pjesë e ceremonisë ishin edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral brigade Arben Kingji, Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako si dhe komandantë forcash të FA.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

1651 viktima deri tani nga tërmeti, Erdogan shpall një javë zie kombëtare në Turqi

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpalli shtatë ditë zie kombëtare për shkak të tërmetit që deri tani ka marr1% 1651 jetë njerëzish dhe qindra të plagosur.

“Për shkak të tërmeteve që ndodhën në vendin tonë më 6 shkurt 2023, është shpallur zie kombëtare për shtatë ditë. Flamuri ynë do të valëvitet në gjysmështizë deri në perëndimin e diellit të dielën, më 12 shkurt 2023. , në të gjithë vendin tonë dhe brenda përfaqësive të huaja”- shkroi Erdogan në Twitter.

 

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...