2023-02-09

GJON BRUÇI: MJERIMI POLITIK, DIPLOMATIK DHE ATDHETAR I POLITIKANO – PUSHTETARËVE TANË!

 


                Historia ka treguar se në të gjitha rastet e konflikteve midis vendeve e shteteve, ballanca e paqtimit, që kanë përdorur e përdorin Institucionet madhore ndërkombëtare (OKB, SHBA, BE, NATO, OSBE, etj.), ka anuar gjithnjë në favor të të madhit, të të fuqishmit, dhe asnjëherë në favor, ose të paktën në drejtësi për të voglin, të pafuqishmin. Pasqyrë e saktë e këtij konkluzioni, janë bisedimet dhjetëvjeçare midis Serbisë dhe Kosovës për paqtimin e konfliktit gati dy shekullor.

                Të fuqishmit e Botës, SHBA dhe BE, e dinë shumë mirë se gjenocidi serb mbi krahinën shqiptare të Kosovës, ka nisur qysh më 1878, për të mos u ndalur gjer në ditët e sotme. Ishte pikërisht ky gjenocid serbo-sllav, me pikë kulminante vitin 1999, i cili e detyroi SHBA, NATON-n dhe vetë Kontinentin plak, të ndërhynte ushtarakisht për çlirimin e shqiptarëve të krahinës martire nga egërsia gjenocidiste e pushtuesit serb. Mirëpo këtij çlirimi ndërkombëtar, nuk iu “pi kafja” e paqtimit, siç bëhet zakonisht në mbyllje të luftës. “Pleqtë” e Evropës, duket sikur u penduan që e bombarduan Serbinë, ndaj kurdisën bisedimet e pafund mes shqiptarëve dhe serbëve, duke përdorur të njëjtën “peshore” që kishin përdorur etërit e tyre në vitet 1912-1913. Drejtuesit e bisedimeve, e dinë fort mirë se mes Serbisë (Jugosllavisë) dhe shqiptarëve të Kosovës (më saktë, Dardanisë), prej gati dy shekujsh, ka rrjedhur një lumë gjaku i pandërprerë, shkaktuar gjithnjë nga serbosllavët. E megjithatë, gjatë bisedimeve dhjetëvjeçare, ndërsa serbëve u kanë zgjatur “karotën”, shqiptarëve u tregojnë “shkopin”. Futja në “lojë” e të dërguarit të posaçëm të Uashingtonit, ngjalli shpresat e shqiptarëve, me bindjen se miku i madh, ashtu siç bombardoi me bomba Milosheviçin në vitin 1999, do të “bombardonte” me ultimatume Vuçiçin, “gebelsin” e atij të parit. Por Deklaratat e  fundit të  zëvendës-ndihmës sekretarit të shtetit, Gabriel Escobar, e shndërruan shpresën në zhgënjim.

“Projekti  franko – gjerman”, për paqtimin Serbi-Kosovë, kishte mjaft kthesa e pikëpyetje, por  dalja në skenë si pikë e parë e “Asociacionit të komunave serbe”,  mbështetur edhe nga përfaqësuesi i SHBA, e bën projektin të rrezikshëm për të ardhmen e Republikës së Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke kundërshtuar “asociacionin” që është nënshkruar në vitin 2013 nga Thaçi e Daçiqi, paraqiti në parlamentin e Kosovës, një projekt me 6 pika për  “asociacionin e pashmangshëm”. Këto pika, janë jo vetëm në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, por edhe konform çdo lloj asociacioni që është hartuar e zbatuar për pakicat kombëtare të vendeve të tjera. Mirëpo moderatorët e bisedimeve këmbëngulin për “asociacionin” e  vitit 2013, i cili, kërkon që komunat me shumicë serbe të kenë kompetenca kushtetuese, vertikale dhe ekzekutive. Në pikat e hartuara nga Kurti, thuhet se “Asociacioni” nuk mund të përmbajë atribute ekzekutive, por t’i shërbejë bashkëpunimit horizontal të komunave, sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vetëqeverisjes vendore (kreu i 5 i Kushtetutës). Përkundër këtij qëndrimi të Kryeministrit të Kosovës në mbrojtje të Kushtetutës së vendit të tij, i dërguari i posaçëm i Washingtonit, Escobar, shprehet pa ekuivok se: “E pranon ose jo Albin Kurti, asociacioni do të nënshkruhet. . . !”

Pyetjes së gazetarëve për specifikën dhe urgjencën e “asociacionit”, Gabriel Escobar i përgjigjet se: “Asociacioni është specifik dhe urgjent për dy arsye: Së pari, sepse  gjatë një viti e gjysëm të fundit kemi parë një seri konfrontimesh në rritje midis Serbisë dhe Kosovës, të gjitha të përqendruara rreth trajtimit të serbëve në veri dhe mënyrës se si ata ndërveprojnë me qeverinë e Kosovës”!!!    “Faktori tjetër, – vijon Escobari, –  që e bën urgjente “asociacionin”, është lufta në Ukrainë. . . !!!”

Këto deklarata janë tepër të lexueshme edhe për më amatorin e politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare. Fajin për konfrontimin me Serbinë na e paskan të dy palët, edhe serbët, edhe shqiptarët! Madje më shumë shqiptarët dhe qeveria e tyre, që nuk i paskan trajtuar si duhet qytetarët serbë!!! Nuk besoj se mund të ketë ndonjë njeri të besojë se shqiptarët apo qeveria e Kosovës, na paskan keqtrajtuar banorët serbë, përkundrazi ka ndodhur e po ndodh e kundërta. Sa i përket konfliktit dhe luftës në Ukrainë, shqiptarët dhe qeveria e tyre, nuk kanë asnjë rol. Nxitësit e luftës mes Ukrainës e Rusisë, janë bosët e kapitalizmit botëror, që ndërsa tundin flamurin e paqes, vënë në lëvizje makinën e luftës, duke e furnizuar me të gjitha mjetet që të mos ndalet. Shqiptarët e Kosovës, të Shqipërisë dhe të të gjithë trojeve ku banojnë ata, asnjëherë, të paktën në 2000 vjet e këndej, nuk kanë nisur e as nuk kanë nxitur luftëra kundër të tjerëve, por përkundrazi kanë përjetuar e kundërshtuar luftërat pushtuese të të tjerëve, midis të cilëve, serbosllavët kanë qenë agresorë permanent.

                E solla këtë tabllo të shkurtër të situatës, që po kalon populli i Kosovës dhe qeveria e Albin Kurtit, sepse, për fat të keq, përveç analistit Shaban Murati, nuk kam parë asnjë prononcim për këtë çështje, e cila lidhet me fatet e kombit tonë. Ndërsa bisedimet, projektet e planet thuren e shthuren mes qeverisë Serbe dhe simotrës sonë në Kosovë, politikanët, pushtetarët dhe intelektualët tanë, bëjnë gjumin e ariut, mbërthyer pas karriges së pushtetit, në mbrojtje, apo në rrëmbim të saj.

Në një shkrim të para do ditëve, botuar në gazetën “SOT”, pata theksuar se , Albin Kurti, është në pozita shumë të vështira. Ai gjendet midis “akrobacisë europiane dhe diplomacisë amerikane”. E para vepron siç ka vepruar gjithmonë, në dëm të shqiptarëve, ndërsa miku i madh amerikan, zbaton diplomacinë e tij të njohur tashmë, të “miqësisë së përkohshme dhe të interesave të përhershme”. Ndaj nuk duhet të habitemi nëse për hir të kësaj situate, e të këtyre interesave, të sakrifikohen disa nga interesat e vendeve të vegjël. Kështu është vepruar gjatë gjithë konflikteve që kanë ndodhur në botë. Këtyre situatave “mish për top”, u kanë shpëtuar ato vende e ata popuj, të cilët, në momentet kruciale, janë bërë njësh mes vetit, dhe i kanë detyruar të mëdhenjtë ta devijojnë shigjetën e “harkut” të tyre diplomatik.  Ne shqiptarët, për fat të keq, në shumicën e rasteve, nuk kemi arritur të flasim e të veprojmë në unison, ndaj dhe kemi përfunduar në “epruvetat” e eksperimenteve ndërkombëtare.

                Jo vetëm Albin Kurti, por edhe qeveritarët tanë këtu në Shqipëri, e dinë fort mirë se “asociacioni” që ofrojnë ndërkombëtarët për komunat me shumicë serbe në Kosovë, në një të ardhme jo të largët, do t’ia bënte varrin Republikës së Kosovës. Përkundër kësaj situate, heshtja e shtetarëve tanë, është e neveritshme. Vëllezërit tanë të Kosovës e quajnë Republikën e Shqipërisë “Shqipnia nanë”, dhe presin shumë nga ajo. Por aktualisht, kjo “nana” Shqipëri, në këto tri dekada, jo vetëm ka mbetur “e vejë”, por edhe filtron me “dollarin” dhe “euron”, duke i lënë “bijtë e saj” vetëm, përballë ujqërve modernë të lindjes e të perëndimit.

Ndërkohë që çështja e Republikës së Kosovës, është vënë në rrezik, dhe bashkë me të edhe çështja jonë kombëtare, liderët e pushtetit dhe të opozitës, kryesuar nga Rama, Berisha e Meta, përgatiten për “revolucione” e “kundërrevolucione”  të brendshme, në mbrojtje apo rrëmbim të karriges pushtetore, pa e vrarë mendjen se ç’bëhet matanë “kopshtit” të tyre personal.

                Ndaj unë me të drejtë shënova në titull të shkrimit: “Mjerim politik, diplomatik dhe atdhetar i politikano-pushtetarëve tanë!

ASHAK: PAMFLETI MË I RI I PROF. DR. HAKIF BAJRAMIT XHEVAHIR I RADHËS ME SHPIFJET E MËSYMJET E TIJ FRONTALE KUNDËR ASHAK-ut

(Reagim në shkrimin e dr. Hakif Bajramit, botuar në Radion-Kosova e Lirë -Analiza e dt. 6.9.2017, me titull, “Akademia e plagjiatorëve, aktivistë të LKJ-LDK-së i turret Institutit Albanologjik dhe atyre që nuk janë pjesë e klaneve mafioze-politike”)Kriza politike, ekonomike dhe shoqërore në Kosovë, që për fat të keq, ka marrë përmasa shqetësuese për shumicën e qytetarëve tanë, ka hapur shtigje për daljen në skenë të tendencave më retrograde e rrënuese të disa jurishnikëve të njohur qysh në kohën e dalldisjeve shfrenuese të shovinizmit serb kundër Kosovës e shqiptarëve, përkatësisht pas 1981-it, të njohur e të shijuar me pelimin më helmues kundër zhvillimit normal të një rrugëtimi që patëm marrë asokohe.Këto elemente të etura qysh atëherë me vullnetin e tyre të “hekurt” për të zënë vende e pozita të pa merituara në hierarkinë intelektuale, institucionale e politike të kohës, u bënë aleatet më ofensivë në procesin e rrënimit tonë shoqëror, ekonomik, kulturo-arsimor e social, të njohur si procese diferencuese, pasoja këto që i kemi vuajtur në lëkurën tonë.T’i lëmë me një anë ngjashmëritë e periudhave historike dhe t’u kthehemi zhvillimeve të sotme konkrete. Aktualisht, eshalloneve ndëshkuese mbi emrin dhe veprimtarinë shkencore e kadrovike të Akademisë tonë iu ka bashkangjitur me tërë arrogancën dhe mjerimin e tij intelektual e njerëzor një zë sa i njohur e anakronik me primitivizmin e tij antiqytetrues, me një vokabular e terminologji denigruese sa që ua kalon edhe njerëzve më ordinerë. Ky tip kritikuesi identifikohet me emrin e Hakif Bajramit famoz. Sigurisht që në rrethana normale të lëvizjeve shoqërore reagimi ndaj një veprimi të tillë do të ishte nonsens. Mirëpo, nëse bëhet analiza e nevojshme ndaj këtyre atakimeve të ulëta e përbuzëse, të cilat po bëhen të sinkronizuara periodikisht, të imponohet një konkluzion logjik, se këto forma primitive që po marrin hov dita ditës nga jo kompetenca e gjykimit agresiv, që komandohen nga një qendër e cila ka për qëllim të zhvleftësoj gjithçka të arritur me mundin dhe sakrificat e panumërta të inteligjencës dhe të popullit të shumë vuajtur të Kosovës. Përfundimisht kuptohet që kjo qendër mëton për të rrënuar dhe mashtruar opinionin tonë publik lidhur me të kaluarën dhe vlerat e kësaj Kosove, në mënyrë që klima shoqërore të jetë një amulli ose si një kënetë e ideve destruktive për të vu shenjat e barazimit midis të mirës dhe të keqes, dhe definitivisht t’u mundësohet elementeve shpirtëshitura e karrieste më famëkeqe, të cilët kurdoherë kanë qenë dhe janë të gatshëm që “si setra të rrotulluara” t’i ofrojnë shërbimet e tyre “intelektuale” të gjitha regjimeve me parulla demagogjike-patriotike dhe kështu, Kosovën ta shndërrojnë në një “kanton të pandreqshëm historikisht”, në mënyrë që të vlerësohet si domosdoshmëri e një rregullimi të ri nën kamxhikun ruso-serb, i cili do të mund ta sjellte në vete këtë popull “të çmendur” që nuk di se çka dëshiron sipas tyre.Ajo që bën përshtypje e të lë të çuditur se si u lihet hapësirë e lirë këtij soji kritikuesish, janë disa mjedise e media të cilat vetëquhen progresive e në shërbim të “çështjes tonë të madhe”, siç është rasti me “Analizën e Radio Kosovës së Lirë” e dt. 6.9.2017 si dhe disa mediave tjera

ASHAK: PAMFLETI MË I RI I PROF. DR. HAKIF BAJRAMIT XHEVAHIR I RADHËS ME SHPIFJET E MËSYMJET E TIJ FRONTALE KUNDËR ASHAK-ut


 


.

Sa i përket nevojës për të dalluar tipat e tillë komprometues, të cilët s’pritojnë të përdorin sharjet dhe ofendimet më të vrazhda në adresë të ASHAK-ut – është e kuptueshme, por gjithsesi duhet shtruar pyetja se në emër të çfarë interesi këto media i lansojnë “zbulimet” e këtyre biçim “shkencëtarësh” me biografitë e tyre plotë njolla e vepra kontraverse pa asnjë minimum vërtetësie e ndjenje morali.

Sa për ilustrim dua t’u shtrojë disa pyetje konkrete të tillëve, që besoj se do të duhej të gjejnë përgjigjen e duhur nga redaktorët dhe kompetentët që i yshtin jurishnikët revolucionarë për t’i reformuar institucionet tona?!

A është e mundur të mos dini ju kompetentë të kësaj kakafonie shurdhuese se kush ishte dje dhe cili është sot në Kosovë që përfaqësonte pishtarët e idesë së përforcimit ideologjik të jugosllavizmit kundër nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar?!

Historianët dhe filozofët e tipit që personifikon prof. dr. Hakif Bajrami i juaj i cili sot po vajtuaka si një kukuvajkë e shndërruar në viktimën e “akademikëve të pamerituar”, duke u thirrur në dëshmitë e disa figurave të shquara të së kaluarës sonë, të cilët që dy e më shumë decenie janë mbuluar me dheun e zi të kësaj toke, e që ky kritikues rrejshëm i prezanton si dorëzanët e mjeshtërive të tij profesionale, në mënyrë që të merret më bindës nga opinioni i të pa informuarve sa duhet. Me shpresë se megjithatë këto media duhet të jenë në radhë të parë lansuese të vërtetave të dokumentuara e jo pjesë e lojërave djallëzore e disa qarqeve intrigante të individëve me vlera kontestuese morale e profesionale. Së këndejmi do të duhej shtruar disa pyetje në të cilat mund të përgjigjet edhe opinioni ynë publik e intelektual:

Si mbahet mend sundimi policor i rreth 10 vjetëve i Hakif Bajramit në Arkivin e Kosovës dhe i aleatëve e bashkëmendimtarëve të tij në Institutin e Historisë së Kosovës. Sa për ilustrim ia përkujtoj atij shantazhet dhe kushtëzimet që i bënte asokohe një zonje, e cila ishte përzënë nga puna për shkak se regjimi i kishte burgosur politikisht të shoqin;

Duhet përkujtuar se “lavdraçi Goni Trozovaçi” ynë kishte harruar për t’i shënuar në listën e kontributeve të tij e të bashkëmendimtarëve, projektin famoz “Velike bitke za Jugoslaviju” si dhe projektin e turpit të tyre “Kosova – Të vërtetat dhe mashtrimet” (Kosovo – Istine i zablude) e botuar në disa mija ekzemplarë serbo-kroatisht e shqip, e shkruar prej tij dhe ortakëve tjerë shkencorë e mercenarë kosovarë, por me emrin e “patriotit të devotshëm” Sinan Hasani. Natyrisht, e gjithë kjo me shpërblime galla në Brezovicë e Beograd;

Po kush se mban mend rrenën ma monstruoze në shërbim të ofensivës shoviniste serbomadhe kundër figurës së Sekretarit të asaj kohe të OKB-së dhe mikut të popullit shqiptar – Kurt Valdhajmit;

Kush ishte ai që pengoi  ardhjen e Prof. Fehmi Aganit dhe Prof. Muhamet Tërrnava në institut sipas shkresës së Nebi Gashit;

Hakif Bajrami ishte ai “bamirësi i ndjeshëm për vëllazërim-bashkim” dhe shih për këte e me qëllim të krijimit të favoreve për të shkuar profesor në fakultet, e pranoj Jugosllav Gjorgjeviçin i sapo diplomuar në vend udhëheqës në Arkivin e Kosovës. Për të qenë çudia edhe më e madhe, këtij beqari do të ia dhuron banesën e dedikuar për sekretarin e asaj kohe të Arkivit.

Gjithashtu ky Hakif Bajrami është autor “i merituar” i shumë artikujve dhe kontributeve kontraverse të dizajnuara sipas metodologjisë selektive shkencore të sforcuar e të ideuar nga Beogradi zyrtar për figurat e historisë sonë më të re si Bedri Pejani, Adem Boletini, Tahir Zajmi, Bajram Curri edhe shumë akteve tjera të shëmtuara;

Kush s’u trishtua me kryeveprën e turpit e të mjerimit intelektual të ndjekjes dhe mbylljes së derës së Institutit për Profesorin dhe Akademikun tonë të shquar Ali Hadri, emrin e të cilit e thërret në ndihmë për të justifikuar konstruksionet e tij në artikullin e sipër përmendur. Duke vepruar kështu ky fakir edhe me rrenat e fundit në Radio Kosovën e Lirë mëton të duket i besueshëm në opinion.

Prandaj, në emër të së vërtetës dhe të korrektësisë profesionale kërkoj nga Radio Kosova e Lirë që të distancohet nga shkrimi inkriminues i Hakif Bajramit – “kolonelit në rezervë” të shpifur të UÇK-së.

Përfundimisht ky emër, synonim i ndjekjes, shantazheve dhe etiketimeve monstruoze politike ndaj kolegëve të profesionit dhe intelektualëve të tjerë, do të duhej së paku të heshtë e të pushoj së shkruari pamflete me improvizime të tij hallucinative, sepse besoj se është i lodhur shumë me këto “barrë të rënda” të veprimtarisë së tij kreative. Këtë radhë vetëm kaq sa për t’i kujtuar Hakif Bajramit dhe të tillëve si ai se nuk na ka lanë kujtesa për kreativitetin dhe veprimet e tyre të turpshme në një kohë shumë të ndjeshme për Kosovën.

Prishtinë, 26.9.2017     Akademik Jusuf Bajraktari






Analiza/Akademik Prof.Dr. Hakif Bajrami: Akademia e plagjiatorëve, aktivistë të LKJ-LDK-së i turret Institutit Albanologjik dhe atyre që nuk janë pjesë e klaneve mafioze politike

Akademia e Kosovës,  po i mbush 50 vjet që është shndërruar në një bujtinë shterrpakësh. Akademia serbiane nuk kalon muaj pa e botuar ndonjë libër kundër Kosovës dhe Shiptarëve, kuptohet me falsifikime ordinere të metodave dhe fabrikimit të rrenave nga shekulli XIX. Por, “akademikët” e Kosovës janë të heshtur, sepse Isa Mustafa ua ka siguruar një buxhet solid për t’i kaluar pushimet edhe në pushimoret më prestigjioze të botës.

Këta vrojtues senilë i marrin nga 1500 euro në muaj, kuptohet ata që janë të rregullt, kurse ministri i Arsimit –Arsim Bajrami i PDK-së në saje të rezultateve të tij zuri vendin e fundit në PISA, por tani për tani është “akademik” dhe merr  afro 800 euro në muaj për suksesin e shkencës tij kushtetuese, e cila ia siguroi në një Marrëveshje me Beogradin 23 gabime kushtetuese, për të cilat në vendet e civilizuara shkohet edhe në përgjegjësi penale, sepse u lejua të “krijohet një Republika srpska” në Republikën e Kosovës. Madje, jo vetëm kaq. Kryetari i Akademisë nënshkroi se 8500 hektarë tokë Rugove(Kosove) janë të Malit Zi dhe “neve toka e huaj nuk na duhet”!!!Ja ku jemi, por të shkruash për këtë institucion duhet libër voluminoz dhe ai një ditë do të bëhet.

Ja disa argumente që ky institucion duhet të riformohet nga themeli sepse aty janë grumbulluar metritokratët e partive e jo të shkencës,  sidomos të Albanologjisë përmes së cilës duhet të njihemi në botë.

 

Çka pret  ky institucion prej Kuvendit Kosovës, kur të konstituohet?

Nëse ankohesh për ndonjë institucion që është themelues, kur Akademia hapur kërcënohet se nuk i përgjigjet askujt, atëherë anarkia dhe megalomania nuk duan definicion. Thonë kështu sepse Kuvendi vitin e kaluar i ka realizuar detyrat vetëm për 42%, por mëditjet dhe përfitimet persoanle i ka realizuar për 112%. Këtu kemi akademikë, ish sekretarë partie që vinin në Pleqësinë e Fakultetin Filozofik, me nga një bllok në duar si komisar dhe diktonin se ky mund të avansohet “e ai “KY”, nuk e kishte ansjë libër, ndërsa ai që kishte libra dhe nuk ishte me “rang” me nga tri e deri në dhjetë libra mbetej në thirrjen e mëparshme (Rasti i prof dr Murat Bejtës e shumë të tjerë profesor kulminativë)…

 

Po ai komisar marksist-leninist-sociolog, sot është pranuar në Akademi pa asnjë kriter shkencor, por me politikokraci të nëntokës LDK-PDK-LKJ, po se po. Madje ish drejtor që kanë sunduar “me stupc në krah’ , pa asnjë vepër e nivelit kombëtare –kulturor.

Nuk ndërtohet akademia me leksikone të përshkruara prej të tjerëve-Zagrebit, plot plagjiaturë

Sa më shumë që rritet mundësia e informimit, bota duket më afër, ma në shuplakë të dorës. E pra ka ardhur koha që hajnave –plagjiatorëve t` u thuhet e vërteta se narcizmi i ka ngritur mbi stratosferë, e nuk janë as për “zastojë mahalle”. Çdo respekt letërsisë shqiptare, por ma tregoni një akademik që prezantohet me një kapital kombëtar, përjashtim bën Rexhep Qosja me 38 vëllime librash si kapital kombëtar, ma tregoni një historian akademik të Kosovës, që ka një libërth me vlerë kombëtare.  Ma tregoni një sociolog akademik që ka një vepër kapital kombëtare. Nuk ka! E po ku jemi? Si është e mundur që Ministria e Shkencës, Kulturës në konkurset  e tyre së pari i refuzojnë botimet: Dosja DEMAÇI, Dosja Metush Krasniqi, Dosja Fazli Graiçevci. Pse po e rrejmë vetën nëpër tubime përkujtimore kur disa ende i ruajnë librezat e kuqe. Refuzohen se pse u frikësohen dosjeve tjera , ku mund të janë dorë nxirë dhe ka të tillë. Hulumtoni në Arkiv, mos tregoni përralla të “mira”.

Ju që e konsideroni veten akademikë me tapi, ju që mbani kontra simpozium për Isa Boletinin me 7 pjesëmarrës dikur, doni që fjala shkencore që u tha nën  patronatin e Kryetarit  Kuvendit Kadri Veseli, “ishte dytësor”, sepse nuk merr pjesë “akademiku me një libër katundi”, që pretendonte ta mbajë fjalën kryesore”(!!!). Poshtë ka rënë katundi. Ore popull, ore lexues deri kur me kësi kabadahijsh, deri kur me nepotizmin  e mykur aristokrat, e nuk je as  për rrogëtar katundi me dije, deri kur me klanin politik, klanor, krahinor dhe mafio-fajdexhi, që blejnë syza e ngjesin dhëmbë, madje edhe trasfomator “me u nxe qeni në kolibë”, me taksa të popullit.  Ta dini akademikë, të prodhimit serik partiak (LKJ-LDK-PDK si fillim për të i mbuluar pisllëqet), se ia keni nxënë Kosovës Diellin. Ta dini se soji i juaj, Kosovën për çdo vit, po  e prapsë për nga një dekadë prapa. Shikoni se çka po bëjnë akademitë tjera për vendin  e tyre; shikoni se çka po bëni ju për veti, duke sabotuar në çdo segment të jetës në Kosovë se jashtë saj nuk ju njeh askush, ama askush. Do t` i hapim letrat për secilin se kështu nuk shkon ma. Unë nuk ju konkurroj askund në akademi, por deri aty ku dëmtohet Kosova, nuk do t` iu durojë për asnjë çmim. Lufta është e hapur, sepse është kaluar çdo kriter. Në Akademi, kanë hyrë dhe po hyjnë, prap njerëzit me nga një libër, që nuk ka vlerë mesatare shkencore.

 

Tani dihet publikisht se pjesa dërrmuese e “akademikëve” të Republikës Kosovës, janë “emitio per aversionem” (blerje ose shitje titujsh, me fajde, pa dituri). Në historinë  e holokaustit, nazistët insistonin që emrin e çdo hebrenj ta shënojnë me germë të vogël. E tillë është “elita” e paditurisë te ne, sepse: “Akademinë as Kuvendi dhe  askush tjetër nuk e ka këtë të drejtë, as këtu dhe as në ndonjë akademi evropiane, (se këta janë Akademi evropiane!!!), të ndërhyjë për çka do qoftë në punën e Akademisë. Kuvendi i ASHAK-ut është e vetmja instancë që merret me vlerësimin e punës së Akademisë”.

 

E kujt është pra kjo Akademi që nuk i përgjigjet askujt, e që duhet të shkruhet me germë të vogël. E kujt i përgjigjen këta superpoltronë të “ditur”, me këtë bindje sulltanësh dhe totalitarë ideologjikë, mbretëror dhe carist, me “kapela” sulltanësh, kralësh, despotësh, diktatorësh, të cilëve asnjë instancë shtetërore dhe shoqërore kombëtare , gjyqësore dhe ekzekutive nuk guxon për t` iu thënë se jeni në rrugë të ferrit. Këta bëjnë çka të duan,  e pranojnë kën të duan dhe këtu mbaron dialogu i kërcënimit gebellsian.

Kryetari i tanishëm i ASHAK-ut vetëm pse u dekorova më 28 XI 1997, nga Akademia e Shqipërisë dhe Ministria  e Kulturës, organizuan në orkestër ta plagjiatojnë librin tim “Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi” duke grabitur dokumentet kryesore dhe duke i botuar në emër të vet,  Me botimin  e tij deshi të më “shkelë mua, Akademinë e Tiranës dhe Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë.

 

Ja çka pushon ndër lëkurë të dikujt. Krejtë me qëllim që “ne dimë më mirë”!!! të kopjojmë statistika pa hy në arkiva kurrë, ama kurrë!!!. Mjerimi i i tyre dihet. Këta, për para sikurse Esat Pasha e Ceno Begu, do të bashkëpunonin më parë me Akademinë serbiane se sa me atë Tiranës. Po cili është projekti i përbashkët që insiston ta kryej “Akademia” jonë. Nuk ka, sepse aludon ta mbajë “primatin” me pranime false sikurse ai i Oliver Shmitit, i cili pastaj del e shanë e pështynë Gjergj Kastriotin-Skënderbeun. Po nuk është më keq se këta aty i kanë për mentor mortor të gjithë “politikanët kulminantë të ish Jugosllavisë, e pastaj të Kosovës ndrydhur dhe të traumatizuar nga intrigat e këtyre. Po, cila është vepra shkencore e Isa Mustafës që u bë akademikë, në ekonominë ma të varfër në botë?

 

Po, edhe unë Hakif Bajrami jam nënshkrues i “Pamfletit” (2016), kundër kësaj akademie që dhunon diturinë, arsimin, shkencën , kulturën dh artin, jo vetëm në Republikën  e Kosovës, por edhe në të gjitha trojet shqiptare, sepse në botë tani numërohemi, si shteti i dytë shqiptar. Për këtë pozicion edhe duhet të përpiqemi që të forcohet kombi nga çdo patriot. Dhe të numërohet kjo akademi kah fundi në rangun e akademive në botë, vetëm nga shkaku se është institucion shterp shtetëror dhe kombëtar, duke na poshtëruar me do ceremoniale, pa botuar as edhe një leksikon, e lere ma vepra kapitale, që u mungojnë. Jo, nuk do të heshti kurrë.

 

E kjo akademi jeton qe gati 50 vjet. Nuk është Akademia për t` ua lustruar biografinë disa individëve. Tani për tani po e përmendi vetëm një fakt. Dihet se Akademik. Ali Hadri ishte ndër ma meritorët që u themelua Akademia. Por, aty është pranuar më vonë personi që e ka hetuar për dhjetë vjet 1972-1982 punën e Ali Hadrit lidhur me falsifikimet e Tempos. Ka fakte. Ruhen dosjet. Kush me denoncoi në “Rilindje” nuk  e botoi Asllan Fazliu, në “Jedinstvo” në 12 vazhdime se kam kërkuar “napadno”!!! Republikë dihet. Nuk do të flas kësaj radhe. Lexoni publikimin: me autor që kanë dërguar “dosje’ edhe në Hagë dhe UNMIK 1999-2004, por sidomos: “OVK-Kako smo izgubili Kosovo i Metohiju”, Beograd 2002.

 

Nuk kam konkurruar të pranohem në Akademi me përjashtim një herë më 1992 dhe kuptohet pasi që nuk isha në LDK as që isha në rend dite, sepse tani (2016/7) Ligji për pranim është përpiluar që pos këtyre matufëve që kalojnë pesë vjet  dhe nuk i botojnë as pesë rreshta, por marrin rroga gratis LKJ-LDK-PDK në Republikën e Kosovës, “ nuk ka as dituri, as  shkencë, as art, as kulturë, as…”, sepse nuk guxon askush t` u konkurrojë  të paktën këtyre me moshë në injorancë, kuptohet e që i kanë 65 vjet. Politika totalitare nuk ka domethënie tjetër, përpos që është kërcënuese, e pa kontrolluar, pa konkurrencë dhe në fund vrasëse e vetvetes, sepse aty është vendosur i tërë stafi drejtues i ish LKJ+LDK, me disa mikrobe të PDK-ës tash së fundi sa për biber. Pra, është zhvendosur i tërë kreu i pushtetit-kabinetit qeveritar sot, të paktën.

 

Shikoni anëtarët e saj dhe në çka kanë doktoruar dhe cila vepër e tyre është kapital kombëtar: që mendon, flet dhe ngacmon njohuri të reja për të shkruar dhe për t` u bërë pjesë e civilizimit. JO, nuk ka jam te ashti kanceroz. Shikoni se  silleni me Dosjet e botuara: Adem Demaçi, Metush Krasniqi, Fazli Greçevci!.

 

Nuk doni as të financoni për botim.

Janë botuar në saje të donatorëve modest por patriotë.

Rastësisht jam autor unë. Shikoni se si silleni me veprat” “ Si  e okupoi Serbia Kosovën më 1912”  Si  e riokupoi Serbia Kosovën 1918-1941; Si e okupoi Kosovën Jugosllavia 1945-1999; Programet kombëtare që shënuan historinë; Kosova , njëzet shekuj në luftë për liri; koautor në librin kapital: Historia e Popullit Shqiptar III, botuar në Tiranë. Albanci, koautor , Lublanë 1984;  Konventa Jugosllavo-Turke për shpërnguljen e shqiptarëve në Anadoll 1938; Marrëveshja Xhetelmene Tito-Kyprili për shfarosjen e shqiptarëve 1953-1966; Rikolonizimi i Kosovës 1945-1948. Naçertania, Antimemarandumi kundër Kishës Ortodokse Serbe; Kosova prej Buanit në Kaçanik e publikime tjera kapitale, të dokumentuara nga arkivat përkatëse Evropiane. E kam fjalën për shkencat shoqërore, jo për ato natyrore, se nuk i njoh, por akademia duhet të reformohet , është në interes të Kombit-është në interes të Kosovës dhe jo në interes të Isa Mustafës dhe Lagjës Preshevës, sepse më shumë e dua unë Preshevën e Ibrahim Kelmendit se të gjithë intelektualët e asaj ane. Pra nuk jam antilokalist. Tash është lehtë të shkruash për Ibrahim Kelmendin, “por kur është hangër fasulja nga kokërr” disa e kanë lëshuar simpoziumin kur kam filluar të flas. Mos u frikësoni komunistë, vëllezërit e të cilëve dihet se çfarë biografie kanë pasur dhe kanë. Por nuk mund ta reformojnë Akademinë këta që e kanë sjellë buzë mbylljes totale në vetvete. Po, këtyre u pengon Instituti Albanologjik sidomos, për shkak se aty megjithatë punohet.

Tani në retrospektivë

Në nëntor-dhjetor 1980, më pati pranuar në bisedë Akademik Aleks Buda. E kishte lexuar doktoranturën time “Rrethanat shoqërore dhe politike në Kosovë 1918-1941 në 1100 faqe dorëshkrim me 4316 referenca dokumente. Ai më pyeti  pse nuk je  i pranuar në Akademi, kur aty ka akademikë që nuk e kanë asnjë libër të botuar, ose kanë nga një, por me ngjyrë ideologjike.”. Të them se prej atij dorëshkrimi janë botuar doktorantura e mbrojtur më 15 janar 1979, e botuar më 1981, PKJ në Kosovë 1919-1941; Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, Bedri Pejani, Xhemjeti, Konventa Jugosllavo Turke për shpërnguljen e shqiptarëve, Shpërngulja  e shqiptarëve 1877-1966; Kolonizimi dhe serbizimi i Kosovës 1912-1941; Partitë politike  jugosllave-të gjitha të pabotuara atëbotë. Profesor Aleksit i thash : “Jo nuk kam emër për Akademi”. Do të bisedoi me Vllaçkon (Ali Hadrin) tha, dhe çdo gjë mori fund me kaq. Erdhi viti 1981 dhe çdo gjë ndryshoi.

Po, më 1983 më ka ftuar i famshmi Akademik Esat Mekuli, me të cilin kam bashkëpunuar për tetë vite në “Leksikografski Zavod” të Zagrebit, për përpilimin e “zërave” për shqiptarë, që të konkurroj në Akademi. E pata lutur dhe i thashë se  i kam lexuar si drejtor i Arkivit Shtetëror të Kosovës (Kështu ka qenë i regjistruar-HB) dosjet e Akademikëve. Çdo respekt për Juve, për dy tre anëtarë aty e sidomos për Akademik Ali Hadrin, të cilin po  hetojnë qe DHJETE vjet pesë anëtarë  të pushtetit: (tre shqiptar e një  serb-Bora Zivgareviq, një malazez-Mihaljo Zvicer), të cilët e kanë themeluar Akademinë, sepse kanë qenë pushtetarë. Mos më ngatërro se aty UDB-a i ka rrënjët shumë thellë. Dhe, Esati si patriot që ishte , u ndal dhe më tha: “ Bën që ta bisedojë këtë me shokun Fadil?”. Jo profo, unë qe tri herë konkurroi në Katedrën e Historisë, dhe dikush nga aty po ua sjellë “vërtetimin” nga UDB se unë mbi punëtorinë e Simon Shirokës më 27 XI 1968, e kam mbajtur Flamurin Kombëtar, derisa Osman Dumoshi i ka lexuar kërkesat e Demonstratave revolucionare patriotike shqiptare, se unë në Dekanatin e Fakultetit Filozofik, iu kam kërcënuar dy profesorëve, se ju ma nuk do të jeni në këtë fakultet dhe na paska “pajtuar” Ismail Bajra dhe Qenan Shaipi; I pari profesot Esat është gjallë dhe mund ta konsultosh se si jam sjell me ta. Unë kam qenë demonstrant dhe e kam mbajtur Flamurin pranë Osman Dumoshit, të cilin, asokohe  nuk e kam njohur fare, po cili historian do të rrinte neutral në ato ngjarje historike për pjesën e shtypur të kombit.

Po, nuk e kam lejuar t` i afrohen telefonit për të na rrethuar milicia, kur tanket veq kishin hy në Prishtinë. Po, pastaj ( e them për herë të parë-HB) kam ndejtur ilegal në “Kodrën e Triamve” tre muaj në banesën e  Osman Zekës, në shtëpinë e Kryetarit të sotëm (2017) të Parlamentit Prishtinës,  zotëri Halim Halimi, por as i zoti i shtëpisë, as tre nxënës që ishin aty, asnjëri nuk më ka lajmëruar.

I falënderoj publikisht, se me kanë sjellë edhe ushqim, pemë dhe perime. Bile ka shumë fqinjë që më kanë sjellë edhe bukë dhe pemë  e perime, e nuk i njihja fare. Me kaq Esat Mekuli  e mbylli akademizimin tim, sepse tre historianë me kishin akuzuar se në Librin PKJ në Kosovë 1919-1941, madje kisha kërkuar republikë dhe bashkim me Shqipërinë, duke cituar Kongresin e Drezdenit dhe Konferencën e V-të të PKJ më 1940..

Në mars të vitit 1989, jam ftuar në Akademi nga Jashar Rexhepagiqi, Gazmand Zajmi, Syrja Popovci, Idriz Ajeti, Vuk Filipoviqi, Esat Mekuli, Muslim  Mulliqi, Dervish Rozhaja, Enver Gjergjeku. Më është komunkuar se: “Je i zgjedhur “akademik” i rregullt”, dhe ti duhesh ta përfaqësosh Akademinë në kuvendin e Gazimstanit (1989), ku do të mbajë fjalim Milloshi më 28 VI 1989”. Kam reaguar si vetëtima, gati i pakontrolluar, por shumë i vendosur dhe thellësisht i binduar se si po sillem: “Dëgjoni akademikë të nderuar, shumë ju respektoi.  E keni gabuar adresën, unë për të gjallë në atë tubim fashist (popo- fashist!) nuk marrë pjesë kurrë , për jetë. Aty lexohet dhe provohet hyrja në “memorandumin e shqiptarëve në Kosovë!” Lidhur me këtë e kisha një kurajo dhe përvojë nga ballafaqimet dhe kundërshtimet publike me Tempon në Beograd dhe Prishtinë (1988/9),  e kisha një përvojë me takimin me kasapin e Kosovës, oznashin kryekriminel Spasoje Gjakoviq,  në Beograd 15 maj 1985, që më kërcënonte nga viti 1981 kur ishte inkorporuar në Shtabin e Dushko Ristiqit, e ku bënin pjesë edhe dy akademikë, por të tjerëve ku kishte sllovenë, kroatë, boshnjakë, malazezë, maqedonë dhe një hungarezë. Shtab i plotë sikur të ishte Rankoviqi shef i tyre. Dhe atë farë letre të vulosur  e kam bërë (1989) copë e grimë, para tyre. Të vetmit që kanë qenë i qetë dhe më kanë përcillte ishin Baca Esat, Idriz Ajeti e i fundit Muslim Mulliqi, i cili më tha kur dola te dera: “Pranoje dhe mos shko”!. Jo prof , i thash se këta më paraqesin në milici pastaj. Janë të njohur për këto marifete për shokët e tyre më parë. Baca Esat, si e quaja edhe në kabinetin e  tij ku ishte Drejtoria e “Leksikorgafski Zavodit” të Zagrebit, që përgatitej të jetë e Kosovës në ndërtesën “Iber-Lepencit”, prap një ditë doli nga zyrja dhe më ftoi duke më thën : “Mirë bëre, por dikush duhet të shkojë në Gazimestan. Ky është qëndrim i shtetit”. Unë: Kush shkon është problem i juaj, jo i imi Baca ESAT.

Kush shkoi nga akademia në Gazimestan më 28 qershor 1989?

Pas dhjetë ditësh më vjen akti nga Kuvendi i Kosovës me një DOSJE, që gjendet në Arkivë, se për Gazimetan 1989, janë zgjedhë akademikët: Jashar Rezhepagiqi, Vuk Filipoviqi, një jurist  nga akademia që nuk i fioguron emëri, shkrimtari, Bedri Hysa dhe drejtori i “Putnikut” . E unë në vend që të bëhem akademik për shkak se e botova Konventën Jugosllavo -Turke 1938, për deportimin e shqiptarëve në Anadoll në “Gjurmime Albanologjike”, me insitim të guximshm të Rexhep Qosjes dhe  Kryeredaktorin Xheladin Shala në 82 faqe , pa e evituar asnjë rresht; se e botova për herë të parë “Naçertanin 1844” ne gjuhen shqipe ne vitin 1986 ne Vjetarin e Arkivit te Kosovës; pse e botova dokumentacionin për Diktaturën ushtarake, të vendosur në Kosovë më 8 II1945; pse botova fjalimin e Emin Durakut të shkurtit 1942; pse e botova tërë dokumentacionin e Konferencës Bujanit 1943/4, më 1983 në “Vjetar”, me recensent, prof dr Tahir Abdylin, e “fitova” kohën trevjeçare nën hetime të prokurori Njazi Burgideva ( me spiunime nga kjo akademi e mykur në shovinizëm dhe racizëm, jo ndaj të tjerëve, por ndaj bashkëvendasëve!!!

Ja kush jeni, dokumentet janë, dikush do të i botoi një ditë. Dhe, askush përpos atyre që janë në majat e diturisë në lëminë  e vet shkencore, nuk e din se sa çelb është grumbulluar në këtë katrahurë  akademie, që quhet akademi nepotiste politike, fillim e mabrim. Atëbotë, Najzi Burgideva si prokuror e mbante emrin tim në “bllokun privat”. I falëm nderit, se ka mund të veprojë ndryshe, sepse botimi ishte publik dhe nuk kisha çka të them vetëm se: Ja ku jam, nuk pendohem për punë shkencore kurrë, përgjegjësia është e imja dhe askujt tjetër. Ja kush janë disa akadmikë tanë atëherë e tani, ku ka pasur dorë edhe një historikuc dervish ; pa asnjë fije morali njerëzor. Hulumtoni në Arkivin e Kosovës në fondin Këshilli Ekzekutiv i Kosovës. Aty i keni të gjitha të palarat, çka i keni spiunuar edhe njeri tjetrit, madje duke derguar edhe në izolime famëkeqe. Por, kësaj pune i thonë: “Ah Shqipni mos thuej mbarova….”!

Më 1993 në Tiranë mbahej një simpozium, ku prezantova temën për “Shpërnguljet e shqiptarëve nga viti 1877 e deri më 1966” me dokumente arkivore, temë kjo që në Institut  e kisha hulumtuar për katër vjet 1978-1982. Aty  ngrihet Hivzi Islami dhe më akuzon se po i rriti numrat e të shpërngulurve!!!

Nuk kishte hy ky narcist kurrë në jetë në ndonjë arkiv të hulumtonte shpërnguljen por manipulonte me do statistika monstruoze të Punisha Raçiqit, Tomë Popoviqit, Milivoje Magovqeviqit e pastaj si vulosës i tyre ishte Bozha Maksimoviq Kundak. (Ndoshta edhe nuk e dinte se kush i ka përpiluar ato statistika më 1921 dhe 1931. Heshta.). Se po  flisja me faktet e Seksionit të Kryqit Kuq  Ndërkombëtare për emigrantët, me shifrat që i kisha hulumtuar në Gjenevë, në të ashtuquajturën “Dosjen e NANSENIT”, dhe statistikat shtetërore sekrete serbiane , të cilat disa herë i kisha prezantuar nëpër ish Jugosllavi dhe askush nuk kishte patur guxim të reagojë, sepse ato  ishin fakte të verifikuara, plus shtypi i kohës nga katër gjuhë botërore që ishin grumbulluar në CPB të DASIP-it. Dhe ky gjeogarfi (H.I) i statistikave falso të ish jugosllavive, vetëm sa të më “poshtërua” publikisht, me një dituri mjerane të regjistrimit të popullsisë më 1921 (po çfarë regjistrimi ka pasur më 1921 kur e tërë Kosova ishte në flakë të kryengritjes-HB), me shifra nga qeveria fashiste jugosllave 1931, por kurrë duke mos i pasur statistikat e ushtrisë që ishin sekrete, të sakta sepse i nevojiteshin ushtrisë dhe qeverisë për hesape ushtarake, se sa shqiptarë “po  e lëshojnë vendin për çdo muaj, çdo gjashtë muaj, çdo vit”. Ja “shkenca” e akademikut tonë pra.

Më duhet të them se më 1993, nuk ka pasur akademikë nga Preshva e Bujanofci , si ia kthejnë sot armët veti këta tre “preshevarët”, me nga dy mandate dhe të mbajnë një akademi në maje të thikës pa asnjë vepër kapitale kombëtare.

E them sinqerisht se asnjë intelektual i mirëfilltë në Kosovë, nuk ka sot asgjë kundër Kosovës Lindore , sepse lufta jonë dihet. Unë atje kam lëvizë e pajtuar madje edhe gjaqe me Anton Qetën e Idrzi Kosovën. Populli dhe  intelektualët e asaj treve kreshnike  të Ibrahim Kelmendit , Ali Aliut   etj. për mua janë heronj, e heronjtë nuk janë krahinorë, siç po na trajtojnë disa neve tani duka na quajtur se kemi bërë reagim pamflet! Kurrë në jetë nuk kam nënshkruar pamflet, por këtë shkrim e kam nënshkruar por është dashur ta konkretizojmë edhe më thellë (Si vepër e Institutit Albanologjik).

Më 1995 arrita që ta përpiloj një dorëshkrim me titull: “Politika  e shfarosjes së Shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995, QIK, Prishtinë 1995. Këtë dorëshkrim ia prezantoi së pari Akademisë për botim, në prani të katër profesorëve ordinarë. Jo,  e refuzojnë se “nuk merren me krime”. Çka ngjanë. Kur dëgjon Gazmend Zajmi, se është ofruar një dorëshkrim i tillë me fton në zyre dhe propozon: “Do ta mbajmë një simpozium për gjenocidin serb”. Unë (Gazmend Zajmi ) do ta shtjelloi gjenocidin në aspektin ideor, Zekeria Cana në aspektin teorik,  e Hakif Bajrami në aspektin praktik, sepse i ke faktet.  Pas kësaj ti dhe Zeqa, Ju premtoi se do të pranoheni në Akademi si anëtar të rregullt. Pas një muaji shqyrtimesh propozimi i Akademik Gazmendit, çitet në kosh, dhe Zeqa me shumë vështirësi erdhi për ta lexuar kumtesën pastaj. E unë ia dorëzova Akademisë tërë DOSJEN E KRIMEVE dhe elaboratet serbe , nga 1844 e deri më 1995, kuptohet si fotokopje. Jo që nuk pati pranim, por pati hipokrizi dhe fyerje, po prej këtij stafi, që edhe të ndjerin Fehmi Aganin  e qitën në kurth më vonë, e lanë rrugëve…

 Si u dekorova më 27 XI 1997 në Tiranë për librin “Dëbimi dhe shpërngulja e shqiptarëve në Turqi (Dokumente) nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë si dhe nga Ministria  e Kulturës?

Pikërisht këtë libër e zgjodhi Hivzi Islami, që me një plumb  në stilin:“t`i vrasi dy veta”, që ta përvetësojë tërë librin tim, botim i Shoqatës “Hasan Prishtina”, se “autori nuk paska ditur mirë të përkthejë…” dhe i përvetëson :“Naçertaninë 1944’, kinse me përkthim të Idriz Ajetit, të cilit vet ia kisha dorëzuar botimin tim, por duke i thënë se përkthimin e ka bërë Kadri Halimi. Një tjetër e përvetëson Konventën , e cila në DASIP është vetëm një ekzemplar frëngjisht. Askush kurrë-kurrë, nuk  e ka hulumtuar tjetër, e Hivzi Islami e përvetëson. Si është e mundur që Elaboratin e Ivo Andriqit 1939, V. Çubrilloviqit (ky është në çdo kënd sepse është shpërndarë nga M. Pirraku), S. Moleviqit, D. Mihajloviqit etj. t` i përvetësoi Hivziu i gjithëdijshëm pa hy në arkiva kurrë. Nuk durohet ma me këta piratë mizantrop që nuk respektojnë asnjë Ligj për autorësinë sepse janë tiranë, janë pa konkurrencë grabitçarë, që pastaj edhe fyejnë sepse i kanë mekanizmat politik dhe pushtetar dhe dalin  e shkruajnë se “nuk ka askush çka na ban”.

Më 30 dhjetor 1998 në Institutin Albanologji mbahet konferencë për Buajnin. Adem Demaçi me kishte autorizuar me shkrim që ta përshëndes n` emër të Zyrës Politike të UÇK-ës tubimin dhe të japim shenjen se po lidhen epokat e luftës Nacionalçlirimtare. Aty, dy anëtarë të LDK reagojnë duke pështytë LUFTEN E SHEJTE që po zhvillohej si Epope e Adem Jasharit-Legjendarit. Kur i tregova Fadil Hoxhës, që ishte aty se kush po pengon përshëndetjen, prapë të njëjtit nuk lejuan publikun të kthehet në sallë dhe çdo gjë u mbyll. E sot, njeri prej atyre që më kanë paditë se kam kërkuar Republikë më 1983?, se aty nuk lejoi që të lexohet Letra përshëndetëse e UÇK-së për pjesëmarrësit e Bujanit 1943/4, se njeri prej tyre më 2001 do të pajtohet dhe nënshkruaj dokument të UNMIK-ut dhe do të nënshkruajë së bashku me një averazh që e ka sjellë  tash në akademi, kanë shkruar e nënshkruar se “në Kosovë nuk ka pasë luftë çlirimtare, por ka pasë konflikt”, që do të thotë se ne kemi qenë për ndryshim të regjimit në Beograd, e jo për ndryshim të kufijve shtetëror. Ja ku jemi, me këta tiranë që i kanë tiranizuar edhe disa të tjerë që janë aty për shkak se buxheti i kësaj Akademie është më i larti në Ballkan, por puna  e saj është ZERO vlerë, se paratë ua siguron Isa Mustafa ish nxënës i Kumrovcit.

Tani reagimin e 47 intelektualëve (2017) akademikët e matufosur e quajnë “pamflet” dhe krekosen se nuk ka ligje për ta. Madje  duke i stigmatizuar 28 nënshkrues nga Instituti Albanologjik. E ta dini akademikë të Kosovës varfër se Institutin Albanologjik kur ta përmendni, duhet të lëvizni prej vendit, se prej aty kanë filluar të gjitha të mirat e Kosovës. Edhe më qartë. Nëse Kosova e ka vend të SHEJTE PREKAZIN e ADEM JASHARIT ne rrafshin e luftës, këtë vend ne rrafshin shkencore e ka Instituti Albanologjik, të cilin e urreni. Ja një shembull e ka edhe plot tjerë. Këto ditë isha në një qytet kala i mbrojtur nga UNESCO, dhe nëpunësi i lartë ma tha këtë se: “Po t` i botonte 16 vëllime këngë kreshnike ndonjë intelektual francez,siç i botoi Zymer Neziri, ai do të ishte akademiku më i respektuar në Francë”. Profesor.Dr. Zymer Neziri është në Institutin Albanologjik por jo ne Akademi, dhe mu për këtë shahet e pështyhet Instituti.

Tani po i kthehem rastit tim. Nëse më ka propozuar për Akademik: Aleks Buda (1980, unë them pa meritë, por të tillë ishin edhe akademikët tjerë të asaj kohe, pa libra fare mbi gjysma!!!), nëse më kanë propozuar për akademik: Esat Mekuli më 1983, Jashar Rexhepagiqi (1989), Kristo Frashëri, Stefanaq Pollo, Mark Krasniqi (më 1997), Muslim Mulliqi, Bacë Adem DEMAÇI publikisht, e ndonjë tjetër, atëherë unë jam akademik moral shumë më i qëndrueshëm se sa, nëse të votojnë disa partiakë anonim dhe plagjiaturë, për t` ua mbuluar të palarat. Jo kurrën e kurrës, mos qofsha aty me këtë strukturë dhe këtë Ligj që është sajuar në mënyrë meskine me qëllim, që pas këtyre “akademikëve’, Kosova të rangohet edhe më ulët se sa Zanzibari. JU qoftë rruga  e mbarë, “akademikë” që jeni grumbulluar aty për të marrë rroga, e jo për ta lartësuat  zërin e Kosovës, sepse nuk jeni Kosova, por ju jeni “akademikë në stilin unë ty, ti mua, punë me fajde-fajdexhi”.

Po e përfundoj me një thënie se ju keni blerë e shitë tituj pa dituri, në dëm të Republikës Kosovës dhe popullit të saj heroik. Jam i lumtur që nuk jam në atë mes, që kur të botohen dokumentet, toka do të flasë, sepse do të akuzoheni: Se si shumë korba i bëtë shqipe; popull, si i duron e kryet s` jau shtype”. Jo, unë jam që me punën time , me 47 libra, prej tyre nga 12 si vlera kombëtare, me 6200 zëra artikujsh nëpër gazeta e revista në gjashtë gjuhë botërore, me 86 vëllime dokumente të sjella në Kosovë nga Arkivat e botës, nuk e meritoj që të më klasifikojë një anonimus që nuk i di kufijtë e Kosovës, kurrë-kurrë, sepse as Ligji nuk ma lejon, sepse i kam mbi 65 vjet punë letrare, duke filluar si nxënës, dhe shkencore si student , postdiplomë studenti i parë i Kosovës, e doktoranturë në afat rekord, docenturë, inordinar dhe ordinar. Majftë është për mua, kudo i kam dyert e hapura, vetëm ish nxënësit e Gjimnazit Prishtinës ku isha arsimtar, shokët e Institutit Historisë, Institutit Albanologjik, Institutit Historisë Tiranës, Akademisë Shqipërisë, Leksikografski Zavod’ i Zagrebit, punëtorët e Arkivit shtetëror të Kosovës (ku i kam botuar 47 vëllime të Vjetarit); për mua është pasuri e patundshme. Unë jam pa modesti ,( pasi që jeni kaq alergjik në punën  shkencore te të tjerëve), Akademik me germë të madhe, të paktën për juve anonimusa!  Për popull dhe për këtë pushtet plotë nepotizëm, korrupsion dhe hajni, nuk dua as nuk kam shans “teorike” të bëhem akademik, bile me germë të vogël! Këto ditë “Epoka e Re” po  e boton studimin tim në 527 faqe me titull: Kë e akuzojnë plagët e Kosovës 1844-1999. Mos është edhe Akademia e Kosovës hisedare e asaj plage. Kush thoshte më 1989 nuk humbin asgjë. Akademikët tanë që nuk janë më e askush nuk është distancuar prej tyre!!!!.

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami : SHQIPTARËT JANË POPULL KRYENGRITËS











Akademik, prof. dr Hakif Bajrami: Edi Rama po e luan rrolin e “Kalit Trojës’, në “minishengen”

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami 


Deri me okupimin osman të Dradanisë, Arbansit ishin populli më Kryengritës në Iliri. Është pak e njohur se sa kryengritje i organizuan Arbanasit kundër Bizantit. Por, pas dobësimit të këtij shteti në trojet ilire do t` ia mësyjnë për t` i okupuar shumë popuj barbar, e dnër ta sllavët, duke e vrejtur truallin e përshtatshëm për jetesë nuk lëvizen tutje në Perendim, por vëndosen të ndalen në Iliri. Lidhur me këtë, kryesisht në Dradani në bazë të dokumenteve bizantine kam arritur për t` i identifikuar TRI kryengritje të mëdha arbanase sidomos kundër sllavëve palqkitës. Për këto kryengritje është fenomen se në to marrin pjesë edhe gratë.

Gjatë dyndjeve të popujve të Lindjes në Perendim, duke kaluar ose duke u stacionuar nepër ILIRI ata (Gotët- më 472, Vizigotët, Hunët, Vandalët, Normanët –shekulli XI, Avarët më 580 dhe Sllavët-shekulli VII-XI)  do të shkatrrojnë çdo gjë duke e djegur dhe plaqkitur 38 qytete vetëm në Dradani. Nga ajo kohë e brabarive ka mbetur ky shkrim në gjuhën latine: “ Ubique luctus, ibique gemitus et plurima mortis imago”-Çdo kund dhëmbje, gjithëkund vaj, më së shumti realitet i vdekjes totale”. 

                                                 Kryengritja e parë Arbanase

Kryengritja e parë do të organizohet në trevat e Leskofcit dhe Kushumlisë më 1297. Kjo kryengritje u organizua për ta mbrojtur GJUHËN e NËNËS. Deri vonë është mbajtur në mend si: “KRYENGITJE E TË FOLURIT ARBËRISHT”. Në kryengritje muarën pjesë mbi 10 000 arbanas dhe arbanse, kryesisht të armatosur me tfurq, sopata dhe një lloj shtize nga druri i thanës, të cilën e hudhin nga largësia prej 15-30 metrave larg, nga forcat e kundershtarit. Kryengritja mabroi me fitore të plotë të arbanasëve, që për pasojë pati arratisjen e sllavëve në drejtim të Rasës (Rashkës) dhe qytetit të vjetër në Sanxhakun e sotëm që quhej NAISUS DUO.

                                                Kryengritja e dytë Arbaso-shqiptare

Kryengritja e dytë e Arbanasëve u organizua në trevat e Dukagjinit kundër kishës më 1321. Kryengritja shpërtheu për faktin se Kisha serbiane ua ndalonte Arbanasëve çdo lutje në gjuhën e tyre. Lutjet sipas kishës duhej bërë në shej respekti për Çirilon dhe Metodin, të cilët nuk ishin të arealit Ilirik. Kryengritja ka zgjatë njëzetë ditë, me fitorën e plotë arbase.

                                               Kryengritja  e tretë shqiptare

Kryengritja e tretë e Arbanasëve u organizua në Rrafshin e Dradanisë (diku në mes Lipjanit dhe Ferizajit sotëm) më 1352 dhe quhet luftë kundër hangarisë në ndertimin e rrugëve për lidhje me Shkupin dhe Prizrenin. Faktori i dytë për kryengritje ishte se: “kusarët që lëviznin nepër Dradani zakonisht plaqkitin familjet stabile arbanase”. Në kryengritje ishin ngritur ata që mirreshin me blegtori. Lidhur me këtë nuk kemi të dhëna tjera, por kjo luftë nuk ishte shpallur se kishte fituar popullsia autoktone.

                                   KRYENGRITJET SHQIPTARE GJATË OKUPIMIT OSMAN 

Se pushtetarët ishin shumë të organizuar në aspektin ushtrak, vërteton fakti se në Iliri: Perandoria romake zgjati 503 vjet; Pernadoria bizantine zgjati 1058 vjet; Perandoria islame zgjati 508 vjet, jashtë Ilirisë; Pernadoria osmane zgjati 560 vjet. Lidhur me këtë historiani osman Mustafa Naim (1652-1715) pati shkruar se: edhe krijesat njerëzore lindin, rritën, zhvillohen, lulzojnë, dhe në fund vdsin. Në këtë drejtim osmanlinjët qysh më 1299 kishin themeluar një Principatë prej 300 çadrash në juglindje të detit Marmara. Siperfaqja e kësaj principate arrinte në 3000 kilometra katror. Duke bërë strategji gjeniale ushtraka, osmanlinjët nuk e sulmuan Konstandinopojën me një herë, por taktizuan. Kështu më 1354 ushtria oasmane kaloi në tokën e Ilirisë, duke e kaluar grykën e Dardaneleve dhe u stacionuan në vendin Maricë më 1371. Në këtë nye strategjike do të shënojnë fitore spektakulare ndaj aleancës krishtere. Dhe, pasi që ishin stabilizuar në Iliri, osmanlinjët duke fituar betejë pas betje okupuese, ia filluan realizimit të planit për ta pushtuar Bizantin. Më në fund, pas një lufte të gjatë gjenerali shqiptar Ballaban PASHA arrijti që më 29 maj 1453 ta okupoi Konstandinopojën. Ta themi edhe këtë se Ballaban Pasha ishte arbanas, mercanar në ushtrinë Osmane. Prejardhja e tij ishte nga Mati i Shqipërisë.

Dhe, pse mos ta theksojmë një kurozitet se shqiptarët vërtetë i organizuan 54 kryengritje kundër Osmanlinjëve. Por, paravrësinë Shqipëria e arrijtën të fundit në Iliri, vetëm më 29 korrik 1913, kur integritetin e saj e garntonin Fuqitë e Mëdha, kuptohet duke dërguar një Komision Nderkombëtar të Kontrollit (KNK). Dërgimi i këtij Komisioni zbuloi faktin se: “shqiptarët po denoheshin pse e kishin okupuar Stambollin dhe pse e kishin pranuar një pjesë e madhe e tyre islamin si rreligjion monoteist”. (Shiqo: Nexhip P. Allpam, Shqiptarët në Perandorinë Osmane, botim “Albin” 1997, f.22/23).

                                                           Mos të harrojmë se

 Kontakti i parë i arbanasëve me osamnlinjët shënohet më 1336. Në këtë kontakt tre princa arabanas do t` i lutën prijsit osman që t` i mbrojë nga zollumi i princave sllavë, të cilët nuk lënin mjet pa përdorë për t` i mposhtë si autoktonët që ishin. Kontakti i dytë i arbanasëve me oficerët osman do të ndodhë më 1348 në Brusë. Aty do të klithën kërkesa konkrete për lëvizjen e oficerëve hulumtues në Iliri, për ta kuptuar se në këtë trevë po ndodhëte një shtypje nder më të egrat që kishte përjetuar Iliria.

Nga Brusa oficerët osman do të instalohen pa luftë në Edrene, duke kaluar Dradanelin. Nuk do ta sulmojnë Bizantin, por me kujdes do të koncentrohen më 1371 në pikën stratregjike Maricë, ku do të ndeshën me bullgarë dhe fise tjera krishtere, me që rast në atë luftë do të ballfaqohen dy rreligjione: Rreligjioni krishter që e drejtonte mbreti bullgar dhe Rreligjioni Ilslam që e përfaqsonte Sulltan Murati. Në bazë të dokumenteve të kohës arma osmane do të ngadhnjej mbi armen krishtere, duke detyruar drejtuesin Bullgar t` i paguaj 1000 dukat ari dhe 1000 ushtarë për të luftuar nën komandën e Padishaut. Edhe prici serbina Lazar Herbelanoviq do ta pranojë vazalitetin pa marrë pjesë në luftë fare, me kushte që t` i paguaj 1000 argjend dhe 1000 ushtarë për të luftuar në anën e Padishahut. Prej këndej oficerët osman do të drejtohen kah nyeja strategjike e Ilirisë, duke u stacionuar në Naisus. Nga ky pozicion oficrët hulumtues strategjik të sulltanit, do të ndahen në tri drejtime. Një drejtim hulumtues do të shkojë kah Smedereva; një drejtim hulumtues do të shkojë kah Drina (Sarajeva). Dhe një drejtim hulumtues do të drejtohet kah Dardania e begatëshme me blegtori dhe bujqësi, në rrugën: Nish-Prekupe-Kushumli-Llap-Prishtinë-Shkup. Oficerët e këtij drejtimi me vendasit kanë folur me vendasit në gjuhën arbanase, përmes mercenarëve që ishin në ushtrinë osmane. Ta shënojmë këtu një kuriozitet se Ballanan Pasha që e okupoi Stambollin (ishte shqiptar nga Mati), por u vra nga një ushtar i Skenderbeut në rrethinën e Krujës më 1354.

                                  Qëndrimi osman ndaj popujve të okupuar

Osamnlia kudo që ka shkuar i ka kryer TRI detyra: Së pari ka ndërtuar garnizonin ushtrak; së dyti  ka ndërtuar medresenë,  dhe së treti, kush dëshiron për ta pranuar Islamin “ka mundësi që të kyqet në forcat ofenzive osmane në luftë për të përvetësuar troje të reja dhe për t` u pasuar”. Në lidhje me këtë numri i pashallarëve shqiptar nuk është i njohur, por llogaritet se 32% të kvotës përgjithëshme ishin arbaso-shqiptar.

   Pse shqiptarët i organizojnë 54 kryengritje kundër osamnlisë dhe gati të gjitha i humbin.

Mentaliteti shqiptar ishte gjithëmonë që lufta të fillojë rrufeshëm dhe mos të zgjatë më shumë se tri deri në shtatë ditë. Okupatorët e kuptuan me kohë këtë filozofi, dhe durimi i tyre ishte vendimtar. Por, shtrohet pyetja pse një kohë e tillë e kufizuar po përseritej nga shqiptarët. Ishte ky fakt sepse shqiptarëve u mungonte armatimi si dhe furnizimi me ushqim për një kohë të gjatë lufte. Po edhe një fakt duhet marrë para sysh. Shqiptarët kurrë nuk janë ngritë në armë në shkallë kompakte, të organizohen dhe komandohen prej një qendre, me përjashtim të Kohohës së Gjergj KSTRTRIOTIT-Skenderbeut, realitet ai që duhej mësuar, por për fat të keq, ajo kohë mbeti vetëm për t` u përshkruar në libra .

                                             Çka e karakterizon shtetin osman

Perandorinë osmane e karakterizojnë pesë perudha të mëdha kohore. Periudha e parë quhet e themelimit (1299-1453); Periudha e dytë quhet e lartësimit (1453-1579); Perudha e tretë quhet e ngadalsimit (1579-1683); Periudha e katërt quhet e dekadencës (1683-11792) dhe Periudha e pestë quhet e rrximit (1792-1922). Kjo pernadori është njera nder fuqitë kryesore që ka caktuar në shumë periudha kohore fatin e qindra popujve, me qenë ose mos me ekzistuar fare. Dhe, me zhvillimin ekonomik, sidomos në Evropë, në pjesën e dytë të shekullit XIX do të projektohen disa programe nga shtetet që pretendonin ta TRASHËGOJNË Osmanlinë në Bosfor. Në këtë projektim të pashkëputur ndër më të randësishmit është Marrëveshja SEKRETE në mes Austro-Hungarisë dhe Rusisë e arritur në Budapesht më 15 janar 1877. Në këtë takim u arritë pelqimi që Wjena ta ndihmojë Serbinë në luftë kundër Stambollit. Kurse Rusia ta ndihmojë Bullgarinë në okuoimin e plotë të Stambollit, kuptohet për interesa strategjike të Rusisë, për të dominuar në Mesdhe. Nga pazari i 15 janarit 1877, Rusia nxitoi dhe i shpalli luftë Portës pas dy muajëve. Ajo luftë do të përfundojë me fitore të plotë të Rusisë cariste, e cila diktoi në Paqën e Shën Stefanit më 3 mars 1878, duke e krijuar Bullgarinë e Madhe. Në këtë traktat pansllavizmi doli si fuqi domunuese që do të diktonte në ndarjen e tokave të Pernadorisë, e sidomos në largimin e plotë të dominimit Osman në Ballkan, duke i humbur rreth 195 000 kilometra katror. Ky fakt sa i gëzoi fuqitë tjera Evropiane si Anglinë, Francën, Gjermaninë, Austro- Hungarinë dhe Italinë, për më tepër u vrejtë rreziku i domnimit pansllavist rus, për interesa të tyre koloniale. Kështu Çështja lindore sa vinte e po bërej pozicion i luftës për dominim në Mesdhe dhe në Lindje në përgjithësi.

Wjena si më  e interesuara për këtë depertim në Lindje, do t` i drejtohet Principatës Serbe dy herë për t` i shpallë luftë Portës, por nuk kishte përgaditje të duhura, sepse më 1876 Principata serbiane e kishte humbur luftën. Ma në fund Principata serbiane u pajtua që më 1 dhjetor 1877 t` i shpallë luftë Portës. Dhe për 28 ditë luftë  (deri më 28 dhjetor 1877) Serbia arrijti ta largojë pushtetin osman deri në Prishtinë, duke i okupuar 10, 972 kilometra katror-tërë Sanxhakun e Nishit dhe një pjesë të Snaxhakut Prishtinës.

Duke e vrejtur se Gjermania po e humbaste hapin me synimet që i kishte të shkruara, ajo do të kërcnojë Rusinë se: “ka shkuar tepër largë me synimet e  veta”. Dhe do ta thrras Kongresin e Berlinit më 13 qershor 1878. Kongresi i Berlinit përpos që e shfuqizoi Traktatin e Shën Stefanit, por krijoi një realitet të ri në tokat e Osmanlisë në Evropë. Kështu Kongresi i Berlinit do ta kthejë Bullgarinë në një principatë e cila do t` i pagunate taksa Stambollit; e veqoi Maqedoninë në të cilën Stambolli do të zbatonte reforma evropiane; e veqoi pjesën e mbetur në Rumeli Lindore i cila mbetej nën pushtetin e Stambollit, por që do të qeverisej prej një valiu krishterë.

Kongresi i Berlinit Bosnje Hercegovinën e nominoi si autonomi por nën pushtetin e Wjenës, i cili do ta ankesojë më 1908. Mali i Zi dhe Serbia në Kongresin e Berlinit do ta fitojnë pavarësinë, kurse Greqisë iu lejua që të zgjërohet në Thesali.

Shtrohet pyetja ku janë tokat shqiptare sipas Kongresin të Bizmarkut: Janë popull që nuk përmenden askund; janë popull i destinuar për t` u zhdukur nga faqja e dheut. Bile, lindën fjalë nga përfaqsuesi anglez dhe freng se: Osamnlinë e mbrojnë Shqiptarët në Perendim dhe Turqit në Lindje”. Nga ky pozicion me ndihmën e Fuqive Evropjane Serbia, Mali i Zi dhe Greqia do të pozicionohen që t` i “trashegojnë të gjitha trojet shqiptare”, do të shkuraj Karateodor Pasha, i përkrahur nga Mehmet Ali Pasha dhe Sadullah Beu (ambasador i Portës në Berlin).

                                         Më 1876 u projektua një vilajet shqiptar

Më 1869 Sulltani do ta lejojë, e pastaj do ta bllokojë themelimin e një Vilajeti Shqiptar, në të cilin do të përfshiheshin: Vilajeti i Shkodrës me 10,800 kilometra katror; Vilajeti i Manstirit me 28.500 kilometra katror; Vilajeti i Janinës me 17. 900 kilometra katror dhe Vilajeti i Kosovës me 32. 900 kilometra katror.

E vërteta, Vendimet e Kongresit Berlinit nuk mund të kuptohen pa u njohur Konventa në mes Austro-Hungarisë dhe Principatës Serbe më 28 qershor 1881 e lidhur në Wjenë me deyra striktive: Serbia mos të përzihet në Bosnje Hercegovinë, që do ta aneksojë Austria. Ndërsa Wjna do ta ndihmojë Serbinë për ta okupuar Vilajetin e Kosovës”. Kështu Wjena pa luftë e ankesoi Bosnjen më 1908, kurse Serbia me luftë e okupoi Kosovën dhe Maqedoninë më 1912.

Në Kongresin e Berlinit u vrejtën kundërthënjet në mes fuqive evropiane. Shenjat e para do të shënohen më 1879 kur u lidh aleanca në mes Gjermanisë dhe Austro Hungarisë. Në vijim, më 1882 do të lidhet aleanca në mes Gjermanisë dhe Italisë dhe më 1897 do të mbyllet aleanca në mes Italisë dhe Austro-Hungarisë. Kështu u krijua blloku i paknaqur me ndarjen e botës në sfera interesi, që do të thot u krijua blloku që ishte për një luftë totale.

Më 1893 do të lidhet aleanca Francë-Rusi; ndërsa më 1904 do të lidhte aleanca Francë-Angli. Kurse më 1907 do të mbyllet aleanca Angli-Rusi. Kështu u krijua Antanta e cila kishte koloni të mjaftuara, por nuk kishte kapital për t` i mbuluar.

Këto blloqe ushtrako-politike e kishin një emrues të përbashkët në synimet gjeostrategjike për popujt e vegjël dhe për luftën koloniale. Pra për të qenë në fokusin e interesit tyre nga viti 1878- 1918 për të dy blloqet vlente parimi: Anti islam; anti turk dhe pro ortodoks. Me këtë filozofi do të mbyllet edhe Lufta e Parë botërore më 1919-1941 zgjatë politika neokolonaile kur fikozofia properendimore duhej të ishte në harmoni me qëndrimin: Anti Kominternë; anti gjerman dhe pro Vatikanit. Të përgjakëshme do ta kanë historinë ata popuj që nuk janë përputhë në këtë “pentagram” masonerie.

Gjatë Luftës Dytë Botërore do të vijëzohet filozofia politike 2+2+2, që do të thot: Dy shtete ballkanike duhet të janë pro perendimore (Turqia dhe Greqia); dy shtete ballkanike duhet të fokusohen në shtete pro lindore (Bullgraia dhe Rumunia)  dhe dy shtete duhet të mbesin NEUTRALE (Jugosllavia dhe Shqipëria).       

             Shqiptarët gjatë okupimit serbo-jugosllavë i organizuan 11 kryengritje

Prej 11 kryengritjeve 10 i kemi humbur. Ndërsa vetëm më 1997/1999 e fituam luftën përmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo luftë, madje u avansua edhe në bombardime të NATO-s, fakt ky që ia shtoi namin UÇK-ës në të gjitha nivelet, duke shënuar në tërë historinë e nejrëzimit Epokën e Neoluftës.

Shqiptarët shumë lehtë ngritën në kryengritje, do të shkruaj një gjeneral osman më 1897. Në lidhje me këtë fenomen, një apo më shumë trima shqiptarë tubohen rreth një prisi. Këtyre u bashkohën pastaj edhe shumë siampatizonjës dhe patriotë që mendojnë se ia vlen për të bërë luftë të drejtë-çlirimtare, ia vlen për ta sakrifikuar jetën për liri. Kryengritësit, zakonish janë të armatosur me armë të lehta dhe sasi të kufizuar municioni. Pra si tham më lartë, ky fakt e dikton luftën e rrufeshme, e cila zgjatë zakonisht 3 deri në 7 ditë. Zakonisht në kryengritjet shqiptare determinuese është sa të zgjatë sasia e municionit. Së këndejmi, ufta është frontale dhe me mundësi të sulmeve nga pusia si formë e luftës specale, por këto raste janë shumë të rralla. Po, ka pasë raste kur kryengritjet shqiptare i kanë nxitë okupatorët, në anën tejtër, për të pasë shkas pastaj në racione represive, ndaj popullit në përgjithësi.

                                     Çka ndodhë pas humbjes së luftës me shqiptarë

Ata kryengritës shqiptarë që shpëtojnë ndahen në çeta të vogla ofenzive, dhe sulmojnë nga pusia ose nga largësia për ta dezorinetuar armikun. Kjo ndodhë sepse armiku sulmon me armë të rënda nga largësia. Ky sulm është me vlerë psikologjike dhe strategjike, sepse popullsia duhet të arratiset dhe ajo arratisje pastaj shkakton nevoja sociale, për çka armiku fillon të zbatojë rrethim të plotë, për ta shkaktuar urinë dhe kërkesën e dorëzimit masiv të kryengritësve. Zakonisht kryengritësit shqiptarë kundër Jugosllavisë i kanë sulmuar stacionet e xhandarmërisë. Pas këtyre sulmeve pushteti pastaj me ushtri dhe xhandarmëri, vrehet nga dokumentet se sulmonte lokalitete të tëra shqiptare. Së pari hudhëshin disa granata për ta frigësuar popullsinë, dhe pastaj shtëpive u jipej flaka dhe po thuej se digjeshin deri në themel sepse ishin të mbuluar me kashtë dhe material ndërtimor prej druri. Kështu popullisa në arrati ka pësuar më së shumti. Pas arratisjeve ushtria e kursente armatimin dhe ken e haste në frontin e tyre zakonisht vritej nga afersia, me thikë brezi. Pra kursehej municioni.Në një dokument të kohës tekstualisht shkruan: “Natën fshatrat të tërë po digjen. Flaka shihet nga çdo situatë se i ngjante netëve të Bengalit. Kurse fëmijët dhe femrat qanin dhe vajtonin për pozitën e tyre fatmjerë”.

                                                                Të përfundojmë

 Shqiptarët si gjatë okupimit osman ashtu edhe gjatë okupimit serbo-jugosllavë, nuk e kanë pasë të sigurtë: jetën, lirinë, pronën, të drejtën elementare qytetare, gjuhën, shkollimin amtar, mësimin publik dhe themelatat publike.

Shqiptarëve në Mbretërinë SKS iu lejua themelimi i një partie (Xhemjet-Bashkim) sepse votat i nevoiteshin pushtetit. Ajo parti e kishte zanafillën qysh nga vitit i planifikimit definitiv të luftës për pavarësi më 1909 me emrin “Shqiptari”, me seli në Stamboll. Pastaj kjo shoqatë politike e mori emrin më 1912 “Bashkimi”. Por më 1915 u shndërua në organizatë “Shpëtimi”, për t` u trasferua më 1919 në organizatë “XHEMJETI” , që do të thot bashkimi por që nuk lejohej asnjë fjalë, qoftë edhe nepër kongreset e saj të flitet shqip. E vërteta në shpërnguljen e shqiptarëve kanë ndikuar pazaret serbo-turke dhe ajo tragjedi kombëtare ende nuk është studiuar nga të gjitha dimensionet e saj.

Nga tërë ajo që u tha më lartë, del një fakt tragjik se shqiptarët nga tërë historia e tyre, 86% e kanë kaluar në robëri. Kjo për faktin se trualli i tyre është shumë i pasur, por paraqet në anën tejtër edhe një nye gjeostrategjike edhe për dominim në Evropë, për t` ia msy Azisë; për të diktuar në Afrikë. Pra, ndikimi në tri kontinente të botës e avanson truallin shqiptar dhe shqiptarët në një pozitë që kurrë nuk do të janë të sigurtë në sovranitetin e tyre edhe sot. Prandaj shqiptarëve u nevoitet një superfuqi që ua garanton ekzistencën siq është sot Amerika.

Prishtinë më 8 shkurt 2023   

 

 

 








 

2023-02-08

Siria e braktisur mes dëshpërimit: Nuk na ndihmon njeri

Ushtarë rusë shihen në pamjet e shpërndara nga ministria e mbrojtjes në Moskë duke nxjerrë një burrë nga rrënojat e banesës së tij të shembur në Aleppo të Sirisë. E njëjta video tregon më tej trupat ruse duke shpërndarë ndihma humanitare për banorët e traumatizuar të qytetit historik. Dhe kjo duket deri tani e vetmja ndihmë nga jashtë që kanë marrë. Gjysmëhëna e Kuqe siriane i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të heqë sanksionet e vendosura ndaj regjimit të presidentit autoritar sirian, Bashar al-Assad, për të lehtësuar përpjekjet e shpëtimit, në mënyrë që ndihma ndërkombëtare të mbërrijë dhe për banorët e zonave në anën siriane te kufirit, të prekur nga tërmetet shkatërrimtare të së hënës dhe nga paslëkundjet që nuk reshtin. Të vetmit me sa duket që ka lejuar të nisen atje, janë forcat e aleates së vjetër të Assadit, Moskës. Por në këto momente, njerëzve të përballur me tragjedinë e humbjes së të afërmve, humbjes së cdo gjëje që zotëronin e që për të cilën kishin punuar në jetë, politika është gjëja e fundit që u shkon në mendje. Ato që do të mbeten ndërkohë gjatë të rrënjosura në memorien kolektive, janë imazhe tragjike si kjo video e një vogëlushi 3 vjeçar të bllokuar nën rrënoja, të cilit ekipet e shpëtimit mundohen t’i japin ujë përmes kapakut të një shisheje, teksa vijojnë punën për nxjerrjen e tij e për ta shpëtuar nga kthetrat e vdekjes, një mision që në fund, fatmirësisht, u mbyll me sukses. Anekënd botës jehon sakaq dënesa e dhimbshme e Samer Al-Saraqbit nga qyteti verior sirian i Xhindiresit, i cili humbi 12 pjestarë të familjes në këtë fatkeqësi. “Jemi të shkatërruar krejtësisht, ne s’ka kush të na shpëtojë”, thotë burri mes lotësh teksa shtrëngon në krahë trupin e fëmijës së tij të pajetë. Shpesh, edhe thjesht me duar, banorët përpiqen t’i nxjerrin vetë njerëzit nga rrënojat. “I dëgjojmë zërat e tyre, e kuptojmë që janë gjallë, po përpiqemi por s’kemi sesi t’i nxjerrim. Nuk kemi mjete, nuk kemi asnjë lloj kapaciteti këtu. I bëjmë thirrje çdo vendi që të mundet, bëjmë thirrje për hir të njerëzve këtu, na ndihmoni. Nëse keni ndërgjegje, na ndihmoni”, tha një banor. Me spitalet e mbushur plot, shumë të lënduarve ndihma e parë u jepet në rrugë apo në automjete. Lufta civile shumëvjecare e ka lënë Sirinë pa kapacitetet e nevojshme për të menaxhuar katastrofa të mëdha, ndërsa apelet për ndihmë nga perëndimi bëhen gjithmonë e më të dëshpëruara, aq më tepër që tërmeti në këtë pjesë të kufirit goditi më shumë pikërisht ata njerëz, të cilët edhe më parë jetonin në kushtet e një varfërie të thellë.

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...