2023/03/03

Krimineli ushtarak Millovan Drecun : Kemi pranuar propozimin evropian por do ta ndryshojmë marrëveshjen

 




Analisti besnik i kriminelit Sllobodan Millosheviq, tani në shërbim të Vuçiqit, Millovan Drecun, thotë se “Serbia ka pranuar të diskutojë për propozimin evropian si për një koncept, me faktin se propozuesit do të donin që ai të ishte identik me marrëveshjen eventuale. Ai shton se beteja kryesore do të jetë për planin e zbatimit, i cili do të specifikojë se çfarë do të zbatohet nga propozimi e çfarë jo. Ne nuk do të pranojmë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe njohjen e saj as de fakto e as de jure”, pretendon Drecun dhe thekson “se kjo do të shkruhet në planin e zbatimit”.“Ky është një propozim, marrëveshja është diçka tjetër. Ne pranojmë ofertën për të biseduar, por nuk duam që kjo ofertë të jetë marrëveshje përfundimtare. Vetëm ajo që është nënshkruar është e detyrueshme. Ajo çfarë shkruan në propozim nuk do të thotë se ne do ta pranojmë. Njohja de facto në thelb nuk do të thotë asgjë, është për nevojat e brendshme politike të Kosovës dhe Kurtit. Absolutisht nuk do të ketë njohje de jure, madje as de facto. Por, nëse duam të arrijmë ndonjë marrëveshje, atëherë duhet të bëjmë një lloj kompromisi”, ka pretenduar Drecun për N1.

Ai pretendon se propozimi evropian i është paraqitur edhe Serbisë edhe Kosovës sipas parimit “merre ose lëre” dhe se është kërcënuar me sanksione.

“Çështja ishte nëse do të pranonim apo do të refuzonim, dhe kur refuzojmë të përballemi me pasojat”. Ne thamë “do të pranojmë ta diskutojmë propozimin, por si koncept”, me faktin se propozuesit do të donin që ai propozim të ishte identik me marrëveshjen eventuale. Ata thanë se nëse propozimi pranohet, dispozitat nuk mund të ndryshohen. Thamë “në rregull”, u ulëm të bisedojmë. Ne kemi refuzuar çdo përpjekje për të na fajësuar për shkak të dështimit, ndërprerjes së bisedimeve dhe për këtë të përballemi me masa ndëshkuese”, ka thënë Drecun.

Ai shton se “shumica nga bashkësia ndërkombëtare kanë thënë se kjo marrëveshje e propozuar nuk do të thotë njohje”.

“Ne e refuzuam përpjekjen për ta njohur Kosovën përmes këtij propozimi. Më nuk flitet për masa ndëshkuese”, shpreson Drecun.

I pyetur se pse atëherë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, pas bisedimeve mes dy palëve tha se BE-ja do ta publikojë tekstin e propozimit sepse asnjëra palë nuk ka kundërshtime për të, Drecun pretendon se Serbia ka dërguar “kundërshtimet” e saj “në gjashtë faqe të shtypura dendur” ku ka përshkruar çfarë nuk është e pranueshme për ne, “por e pranuam propozimin si koncept për diskutim”, dhe vazhdon, “në nenin 4 pretendohet se Serbia nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare. Ndërsa ne thjesht to të themi – këtë dhe këtë nuk e pranojmë”.

“Ky është propozim, marrëveshja është diçka tjetër. Ne do të bisedojmë, por nuk do të pranojmë që propozimi të bëhet marrëveshje përfundimtare. Obliguese është vetëm ajo që nënshkruhet. Ajo që shkruan në propozim nuk do të thotë se ne do ta pranojmë, mos mendon se sipas parimit “mere ose lëre” dikush do të na detyrojë ta pranojmë pavarësinë e Kosovës”, ka pretenduar Drecun.

Gjenerali shqiptaro-amerikan i tregon Kurtit çka do të ndodhë, nëse e nënshkruan Asociacionin: Mos e bëni këtë tradhti!

 

Foto ilustrim

Gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti, që të mos e nënshkruajë marrëveshjen për krijimin e Asocicacionit të Komunave me shumicë serbe.Maralusha ka thënë se historia kurrë nuk do t’ia falë Kurtit, nëse e nënshkruan krijimin e “Zajednicës”.

Nëse Albini e jep aprovimin për krijimin e “Zajednicës” dhe e nënshkruan, historia kurrë nuk do t’ia falë.

Jo Zajednicës, jo dialogut me Serbinë. Nëse e bën këtë tradhti, Albini duhet ta lë amanet që të varroset afër Esat Pashë Toptanit”, ka thënë Maralusha përmes një postimi në Facebook.

“Shtati i shtatmadhësisë i ushtrisë serbe, është duke i përcjell me mikroskop zhvillimet ushtarake/operacionale në Ukrainë, duke menduar se një disfatë ruse është shumë e lidhur me fatin e ardhshëm të Serbisë.

Çdo disfatë ruse, është një disfatë serbe. Poashtu, i rekomandoj Qeverisë së Kosovës, që të mos ngutet sa i përket dialogut me Serbinë dhe pranimin e planit franko-gjerman “lëre ata le të shkojnë në ferr””, ka shkruar Muharrem Maralusha.

Gjykata në Lubjanë përgënjeshtron gazetarin slloven në rastin e Martin Berishajt







 Gjykata e Qarkut në Lubjanë ka bërë të ditur se padia e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ndaj kryeredaktorit të Planet TV, Mirko Mayer, nuk është mbyllur ende ligjërisht.Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës, Anja Slak.

“Lidhur me pyetjen që ju i keni drejtuar Gjykatës së Qarkut në Lubjanë, 24/02/2023, lënda II K 45570/2022, ju përgjigjemi se lënda ende nuk është mbyllur ligjërisht”, është shprehur Slak.

Ndërsa, dje kryeredaktori i Planet TV, Mirko Mayer, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se gjykata në Slloveni në rastin e hapur nga Berishaj është refuzuar në shkallën e dytë.

Deklarata tronditëse e avokates: Viktima u vra nga forcat serbe, Specialja e dënoi Salih Mustafën

 

Salih Mustafa

Nevenka Trump është një nga autoret e njohura të së drejtës penale ndërkombëtare. Autorja e librit “Gjykimi i papërfunduar i Slobodan Millosheviqit”, ka folur për emisionin “Rubikon”.Gjatë intervistës së saj, zonja Trump ka bërë një deklaratë jashtëzakonisht të rëndësishme. Në Klan Kosova, ajo tha se Salih Mustafa, ish-komandant “Cali”, u dënua me 26 vite burgim për një vrasje të cilën e kryen forcat serbe.

“Gjykimi në rastin e Salih Mustafës ishte abolutisht një shembull i rëndësishëm se si gjërat mund të shkojnë gabim dhe se si gjykatësit mund të bëjnë gabime.

close
volume_off

Fillimisht duke dhënë një dënim kaq të madh, 26 vjet për disa ditë lufte dhe për krime të cilat, kur e lexoj gjykimet, nuk janë e bindur se si Salih Mustafa ka mundur të ketë përgjegjësi. P.sh. për një viktimë që është braktisur në një “kompleks” ku bashkëpunëtorët shqiptarë janë mbajtur dhe është braktisur dhe vrarë nga një plumb serb, nga forcat serbe dhe megjithatë gjykatësit thonë “në rregull, serbët e kanë vrarë, por Salih Mustafa është përgjegjës për vrasje”, tha ajo në Rubikon.

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Olaf Scholz takim në Shtëpinë e Bardhë për luftën në Ukrainë

 

Biden, Scholz takim në Shtëpinë e Bardhë për luftën në Ukrainë

 03/03/2023 17:30

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden zhvillon të premten një takim privat në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ku pritet të diskutojnë për luftën në Ukrainë dhe shqetësimet në rritje se Kina mund të furnizojë me armë Rusinë.

Shtetet e Bashkuara po diskutojnë me aleatët e ngushtë mbi mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Kinës, nëse Pekini ofron mbështetje ushtarake për Rusinë, sipas katër zyrtarëve amerikanë dhe burimeve të tjera.

Nëse Kina furnizon me armë Rusinë, kjo mund të ndryshojë në mënyrë dramatike trajektoren e luftës, sepse i jep mundësi Moskës të plotësojë rezervat e saj që po i pakësohen.

Kina është partneri kryesor tregtar i Gjermanisë dhe vendet evropiane në përgjithësi kanë qenë më të tërhequra se Shtetet e Bashkuara në mbajtjen e një qëndrimi të ashpër ndaj Pekinit. Megjithatë, ka shenja që kjo mund të ndryshojë ndërsa rivalitetet globale bëhen më të tensionuara.

Në një fjalim në parlamentin gjerman të enjten, zoti Scholz i bëri thirrje Kinës që “të përdorë ndikimin e saj që Moska të tërheqë trupat dhe të mos furnizojë me armë Rusinë.”

As Uashingtoni dhe as Berlini nuk thonë se kanë parë prova se Pekini po i ofron armë Moskës, por zyrtarët amerikanë thonë se po monitorojnë situatën nga afër.

Kancelari Scholz vjen në udhëtimin njëditor i pashoqëruar nga media, diçka e pazakontë.

Dy udhëheqësit do të takohen për një orë në Shtëpinë e Bardhë dhe një pjesë e rëndësishme e takimit do të jetë “kokë më kokë”, tha një zyrtar i lartë amerikan, gjë që do t’u japë atyre një shans për të “këmbyer mendime” lidhur me takimet përkatëse të fundit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, si edhe gjendjen e luftës.

“Të dy udhëheqësit donin që ky të ishte një takim pune, të ishte një diskutim në detaje lidhur me Ukrainën,” tha zyrtari.

Një temë kryesore do të jetë ajo e ndihmës së mëtejshme perëndimore për forcat ukrainase, të cilat po përgatiten për t’u përballur me një ofensivë të re ruse në javët e ardhshme, thanë zyrtarët.

Uashingtoni do të njoftojë për një paketë të re ndihme ushtarake prej 400 milionë dollarësh për qeverinë e Kievit gjatë ditës së premte, pikërisht në ditën e vizitës së zotit Scholz, thanë zyrtarët.

Para disa ditësh, në një intervistë për televizionin ABC, këshilltari i sigurisë kombëtare i zotit Biden, Jake Sullivan, tha se presidenti amerikan kishte rënë dakord të dërgonte tanke Abrams në Ukrainë në kundërshtim me rekomandimin e ushtrisë, por vetëm sepse zoti Scholz e kishte kërkuar këtë si parakusht për dërgimin e tankeve gjermane Leopard.

Max Bergmann, një ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit, i cili drejton Programin e Evropës në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, tha se SHBA-të shpesh kanë dashur që Gjermania, ekonomia e pestë më e madhe në botë, të luajë tol më të madh në skenën globale.

“Ekziston shpresa që të mos jemi vetëm ne që ushtrojmë trysni gjithmonë, por Gjermania të marrë një rol udhëheqës,” thotë ai.

Zoti Bergmann thotë se Gjermania e ka forcuar shumë mbrojtjen, por shton se ka më shumë për të bërë.

“Mënyra gjermane e të parit të botës nuk përputhet gjithmonë me mënyrën e SHBA-së të të parit të botës,” tha ai.

Ndryshe nga vizitat zyrtare shtetërore, si për shembull kur presidenti francez Emmanuel Macron erdhi në Uashington vitin e kaluar, vizita e kancelarit Scholz nuk do të shoqërohet me ceremoni zyrtare.

Po ashtu vizitës do t’i mungojë konferenca e zakonshme për shtyp ku të dy udhëheqësit u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve që përfaqësojnë të dy vendet.

Ish kryeministri prof.dr. Sali Berisha mohon audio përgjimin e 21 janarit: Është fals, vepër e Ardi Veliut

 

Ish-kryeministri Sali Berisha mohon vërtetësinë e audiopërgjimit për vrasjet e 21 janarit, që u publikua dy ditë më parë në “Top Story”.

I pyetur nga gazetarja Elda Menga, pas përfundimit të protestës, Berisha u përgjigj se atë përgjigj “e ka bërë Ardi Veliu dhe nuk është i vërtetë”.

Madje, për vrasjen e katër protestuesve në 21 janar 2011, Berisha gjen fajtor Edi Ramën, në atë kohë kryetar i Partisë Socialiste në opozitë.

“Kush i solli mish për top protestuesit? Edi Rama duhet të ishte në burg për 21 janarin. Ka dokumente të pakontestueshme”.

Ndërkohë, pyetjes për vulën refuzoi t’i përgjigjej, duke theksuar se pret vendimin e Gjykatës së Apelit, që do të vendosë se kujt i përket vula dhe logo e Partisë Demokratike.

Modelja paguhej mijëra dollarë për të kaluar $5mln para kriminale në Dubai, të fshehura në valixhe

 

Një ish-modele ka dalë në gjyq në Britani teksa paguhej mijëra paundë nga bandat vendase për të kaluar para të thata kriminale në Dubai.

Jo-Emma Larvin, nga Ripon, North Yorkshire, kishte fshehur paratë në bagazhe teksa nisej nga aeroporti i Heathrow ne Londër.

44 vjecarja ish-modele besohet se ishte paguar rreth 3,000 paundë plus shpenzimet për të kryer punën, të cilët sipas prokurorëve e kishte bërë dy herë në vitin 2020.

Në gusht të atij viti, Larvin kreu udhëtimin e parë me të bashkë-akuzuarën Amy Harrison, 27 vjeçe nga Surrey, shkruanin mediat britanike.

Dyshja arritën të kalonin në Dubai rreth 2.2 milionë paundë të fshehura në shtatë valixhet e tyre.

Ndërsa në udhëtimin e dytë të Larvin në shtator, parneri i saj Jonathan Johnson, 55 vjeç, kishte udhëtuar me të.

Prokurorët thanë se 2.8 milionë paundë ishin kaluar ilegalisht nga çifti, të fshehura në tetë valixhe.

Larvin e Johnson u arrestuan në mars 2022.

Anëtarë të tjerë të rrjetit të trafikut përfshinin Beatrice Auty, 26 vjeçe, Liam Rabone, 29 vjeç, të cilët fluturonin në kategorinë e biznesit, ku lejohen më shumë bagazhe për çdo pasagjer.

Ata gjithashtu mbushnin kutitë e vogla të sendeve të pushimeve me sa para të mundnin.

Prokurori Julian Christopher tha: “Secili nga të akuzuarit ka luajtur rolin e tij në transportimin e shumave të mëdha të parave të thata, në kartëmonedha angleze e skoceze, nga Londra drejt Dubait.

“Miliona paundë të fshehura në valixhe kaluan në kontrollet e aeroporteve.

Sipas rregullave britanike çdo shumë më e madhe se 10,000 Euro duhet të deklarohet.

Gjyqi vazhdon.


1/3
Një ish-modele ka dalë në gjyq në Britani teksa paguhej mijëra paundë nga bandat vendase për të kaluar para të thata kriminale në Dubai.

Elon Musk bën thirrje që "Radio Evropa e Lirë" dhe "Zëri i Amerikës" të mbyllen

                                                    Nga Flori Bruqi Biliarderi afrikano-amerikan  Elon Musk  Tesla bën thirrje që "Rad...