Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/03/03

Piktura që u vodh nga nazistët, shitet në ankand për 42 milionë euro

 


Një kryevepër e Wassily Kandinsky që ishte vjedhur nga nazistët, të cilët vranë pronarin e saj në kampin e përqendrimit të Aushvicit në vitin 1944, është shitur për një rekord prej 42 milionë eurosh, në një ankand në Londër.

Piktura u shit në Sotheby’s në emër të stërnipërve të pronarit. Ata u ribashkuan së fundmi me veprën e vitit 1910, të titulluar Murnau mit Kirche II (Murnau me Kishën II), e cila ishte zbuluar në një muze në Eindhoven në Holandë.

Pasardhësit e Johanna Margarethe Stern-Lippmann dhe Siegbert Stern, themeluesit e një kompanie tekstile dhe koleksionistësh të etur arti, thanë se do të përdornin disa nga të ardhurat e shitjes për të gjetur më shumë nga koleksioni i madh i artit të familjes, që u sekuestrua nga nazistët në vitet 1930.

Piktura, e cila përshkruan fshatin bavarez të Murnau me një shpërthim ngjyrash, ishte varur në dhomën e ngrënies së çiftit në vilën e tyre në Potsdam, Berlin. Thuhet se ka paralajmëruar lëvizjen e mjeshtrit rus drejt artit abstrakt.

Shitja prej 42 milionë eurosh për një ofertues telefonik ende të panjohur vendosi një çmim të ri rekord për një Kandinsky.

Pronarët e saj origjinal ishin miq me disa nga shkrimtarët dhe mendimtarët më me ndikim të kohës së tyre, duke përfshirë Thomas Mann, Franz Kafka dhe Albert Einstein. Koleksioni i çiftit me më shumë se 100 vepra arti varionte nga pikturat e vjetra mjeshtërore holandeze te Renoir dhe artistët modernë duke përfshirë Munch dhe Kandinsky.

Megjithatë, gjithçka ndryshoi pas ardhjes në pushtet të nazistëve. Edhe pse Stern vdiq për shkaqe natyrore në 1935, Stern-Lippmann u detyrua të largohej nga Gjermania dhe më vonë u vra në Aushvic. Koleksioni i tyre spektakolar i artit u grabit dhe u shpërnda në të gjithë rajonin. Vendndodhja e shumë prej pikturave është ende e panjohur.

Murnau mit Kirche II u zbulua pothuajse 10 vjet më parë në muret e Van Abbemuseum në Eindhoven, ku ishte varur që nga viti 1951. Pas një beteje të gjatë ligjore, ai iu kthye 13 pasardhësve të familjes Stern, vitin e kaluar, shkruan Guardian, përcjell Klankosova.tv.

“Megjithëse asgjë nuk mund të zhbëjë gabimet e së kaluarës, as ndikimi në familjen tonë dhe ata që ishin fshehur – njëri prej të cilëve është ende gjallë – kthimi i kësaj pikture që do të thoshte kaq shumë për stërgjyshërit tanë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne”, sepse është një mirënjohje dhe mbyll pjesërisht një plagë që ka mbetur e hapur ndër breza”, tha familja.

Ata thanë se një pjesë e të ardhurave nga shitja do të financonte kërkime të mëtejshme për fatin e koleksionit të familjes.

Këngëtarja më famë botërore,Shqiptarja Dua Lipa kërkon të mbahet premtimi për liberalizimin e vizave

 


Nuk ka të ndalur rrugëtimi i slloganit #SetMeFree – (Më çliro). Festivali “Sunny Hill” përmes edicionin e kaluar bëri thirrje që kosovarët të lëvizin pa viza.

Këtë javë, ky sllogan është rikthyer në vëmendje nga vetë Dua Lipa. “Liri për kosovarët”, ka shkruar Lipa në “Service95”, në platformën e rëndësishme për art dhe kulturë, të themeluar nga vet ajo, transmeton Klan Kosova.

Edicioni i radhës nisi me thirrjen e Dua Lipës për liberalizimim e vizave dhe vazhdoi me shkrimin e gazetares së kulturës, Suzana Vuljevic. “Liri për kosovarët”, ka shkruar Lipa në platformën e saj për art dhe kulturë, të themeluar në vitin 2021.

Lipa ka shkruar se çdo vit, gjatë verës, mundohet që të kalojë sa më shumë kohë në Kosovë.

“Ka një energji që nuk e kam parë askund, ndoshta për shkak se gjysma e popullsisë është nën moshën 27 vjeçare. Energjia është shumë evropiane, me një skenë të muzikës e artit po ashtu energjike. Megjithatë, në shumë mënyra, të rinjve kosovarë u janë prerë krahët. Kosova mbetet një nga shtetet e pakta evropiane qytetarët e të cilës kanë nevojë për viza për të udhëtuar në Evropë, si për një takim biznesi apo për pushime”, ka thënë Lipa.

Në anën tjetër, gazetarja Suzana Vuljevic ka shpalosur se çfarë nënkupton liria e lëvizjes për kosovarët dhe pse zotimi i Bashkimit Evropian që liberalizimi i vizave të bëhet në janar të vitit të ardhshëm është një premtim që duhet mbajtur.

Shkrimi me titullin “#SetMeFree: A do e kenë, më në fund, qytetarët e Kosovës lirinë e lëvizjes në vitin 2024 (#SetMeFree: Will 2024 See Kosovar Citizens Finally Granted Their Freedom Of Movement), tregon për sfidat e deritanishme të Kosovës karshi kësaj kërkesë të kamotshme.

Vuljevic ndalet të kampanja #SetMeFree që nisi Festivali “Sunny Hill”. Vitin e kaluar, Dukagjin Lipa, themeluesi i festivalit të përvitshëm të muzikës erdhi me idenë që të përdorur platformat e Festivalit për të vënë në vëmendje këtë çështje dhe për të theksuar urgjencën për liri të lëvizjes pa viza për kosovarët. Ndjekësit e festivalit mund ta gjenin kudo këtë sllogan, madje edhe të gdhendur në shiritat e tyre të dorës. Rrjetet sociale u vërshuan me “#SetMeFree”.

Sipas Vuljevic, për të rinjtë e Kosovës sllogani “Set Me Free” shpërfaq ndjenjën e pafuqisë dhe nevojën thellësisht njerëzore për të shkuar përtej kufijve të vendit të vet për të shkëmbyer ideja dhe eksperienca me bashkëmoshatarët e vendeve të tjera.

“Lajmi se liberalizimi i vizave do të ndodh në vitin 2024 është konsideruar një lajme me rëndësi të madhe. Për shumë qytetarë që mbesin në pritje, është e vështirë që të mos e shohin këtë si një premtim tjetër që nuk do të realizohet, por ka akoma shpresë”, ka shkruar Vuljevic.

E kur kjo e drejtë njerëzore të garantohet, Lipa beson se: “Evropa do të përfitojë jashtëzakonisht shumë nga kreativiteti i rinisë sonë”.

Në numrin e kësaj jave të “Service95” mund të gjeni shkrimin dedikuar 29-vjeçarit nga Venezuela, Samuel Mariño i cili po e bën të qasshme skenën e operës për një audiencë të re si dhe rubrikën “The good buys”.

Gazetarja Elmedina Ballazhi: Haga proces i dështuar, filluan me një raport të Dick Marty dhe vazhduan me postime në Facebook

 

Gazetarja, Elmedina Ballazhi, që ka dëshmuar në një seancë gjyqësore të rastit ndaj ish-kryetarit të OVL UÇK-së, Hysni Gucati, dhe ish-nënkryetarit, Nasim Haradinaj, thotë se Gjykata Speciale po merret më shumë me postime në Facebook dhe video të gazetarëve, sesa me fakte të tjera.

Ajo tregoi se tash ka pak frikë në ushtrimin e detyrës si gazetare, sipas saj, përshkak të cenimit të lirisë së shprehjes.

“Pse Gjykata Speciale varet prej Facebook-ut? Mund të them edhe kështu se Gjykata Speciale filloi me një raport në Dick Marty, ose ndryshe një diplomë të falsifikuar të Dick Marty dhe vazhdoi me postimet në Facebook, pra nuk i besoj kësaj.” u shpreh në emisionin Ora Shtatë, në Klan Kosova.

Tutje, ajo e quajti proces të dështuar dhe tha se pyetjet që iu bënë ishin më shumë klishe dhe jo të vërteta. Kurse, sipas saj, as familja nuk e ka ditur që ajo është ftuar për dëshmi në Hagë, pasiqë i është kërkuar nga Gjykata të mos e flasë shumë në lidhje me dëshminë e saj.

“Stafi ka qenë shumë mirë, na kanë pritur shumë mirë, prej arritjes në aeroport deri në akomodimin në hotel, stafi ka qenë shumë i mirë nga trupi gjykues mbrojtës i zotit Haradinaj dhe Gucati. Kemi vazhduar edhe me takim me psikologë, për shkak që të na dinë edhe gjendjen tonë sa jemi emocional.”

Ballazhi  foli edhe për deklaratën që bëri gjatë dëshmisë kur tha se nuk i sheh si të akuzuar, Gucatin dhe Haradinajn.

“Duke e pas parasysh që rrjedhja e atyre dosjeve ishte vetëm nga Gjykata Speciale, pse nuk i kanë mbrojtur ata dosjet e tyre, dhe pse po mbahen ata peng dhe jo të akuzuar. Rrjedhja e dosjeve ndodhi nga ata nuk ndodhi nga ne, pse nuk ishin të zotë t’i mbajnë ato dosje, pse erdhën në Kosovë.”

Gazetarja tregoi se pas dëshmisë kishte marrë komente pozitive për mënyrën se si ka dëshmuar dhe i falënderoi të gjithë që e kanë përkrahur.

Në ambientet e Universitetit të Prishtinës është inauguruar sot Shkolla Kombëtare e Doktoratës në TIK.


Në këtë ceremoni, të pranishëm ishin: kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, përfaqësues të qeverisë dhe misioneve diplomatike në vend, prof. dr. Qerim Qerimi, rektor i UP-së, rektorët e universiteteve partnere, profesorë e studentë. 


Hapjen e ceremonisë e bëri rektori i UP-së, prof. dr. Qerim Qerimi. “Universiteti ynë ka luajtur një rol vendimtar në realizimin e kësaj shkolle dhe ne jemi të emocionuar ta presim dhe ta bashkërendojmë atë për dy vjetët e ardhshëm”, tha rektori në nisje të fjalës së tij. Ai tha se shpreson që kjo shkollë të shërbejë si një katalizator për inovacion, bashkëpunim dhe ndikim të mëtejshëm në fushën e TIK-ut, si në Kosovë ashtu edhe më gjerë, duke i inkurajuar studentët tanë që ta përqafojnë këtë mundësi me entuziazëm, kuriozitet dhe përkushtim.

Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës tha se ky projekt sjell bashkëpunimin e nevojshëm ndërmjet universiteteve prestigjioze evropiane dhe universiteteve në vendin tonë. “Kjo shkollë, që po e inaugurojmë sot, është një bllok i rëndësishëm në ndërtimin e progresit që e synojmë. Ky program ndihmon në zhvillimin e ideve inovative, të cilat kanë potencial krijimin e produkteve të reja, bizneseve dhe profesioneve, të cilat e ndihmojnë këtë vend të bëjë transformimin e nevojshëm”.

Inaugurimi i shkollës së TIK-ut në Kosovë u përshëndet edhe nga ambasadori i Norvegjisë, shkëlqesia e tij, z. Jens Erik Grondahl. Ai tha se është i lumtur që qeveria norvegjeze po bashkëpunon me atë kosovare në ngritjen e transformimit digjital në Kosovë. “Kosova është një superfuqi digjitale, e cila po vazhdon të shfaqet dhe e cila është shumë para vendeve fqinje në këtë fushë. Së bashku, me hapa të tillë, mund të themelojmë bazën për zhvillim të mëtejshëm. Kjo ditë është një moment historik”, theksoi ambasadori.

Projekti i lansimit të shkollës është mbështetur edhe nga ambasada e Suedisë në Kosovë. Përfaqësuesja nga kjo ambasadë, znj. Katja Holboll, tha se Suedia ka kohë që e ka vendosur fokusin e saj në arsim dhe hulumtim, gjë e cila ka ndikuar në ngritjen e kapaciteteve për inovacion. Sipas saj, potenciali i njëjtë është edhe në Kosovë.

Për rëndësinë e shkollës së TIK-ut në Kosovë folën edhe zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Edona Maloku-Berdyna, dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi. Të dyja theksuan përkushtimin e ministrive për ngritje të kapaciteteve në fushën e teknologjisë dhe komunikimit. Njëherësh, u theksua edhe nevoja për përfshirje të diasporës në këtë zhvillim.

Ndërkaq, rektorët dhe përfaqësuesit e universiteteve partnere në këtë projekt, prof. Peter Aronsson nga Universiteti Linnaeus, prof. Samedin Krrabaj, nga Universiteti i Prizrenit, profesor Edmond Hajrizi nga kolegji UBT, Nikos Zaharis, drejtor në Qendren Kërkimore të Evropës Juglindore, si dhe Mohamed Abomhara, përfaqësues i Universitetit Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë, shpalosën angazhimet e tyre për themelimin e kësaj shkolle dhe theksuan edhe gatishmërinë e tyre për avancim tutje të misionit të saj.

Në fund të ceremonisë, prezantuan Christina Keller nga Shkolla Suedeze e Menaxhmentit dhe IT-së dhe Anita Mirijamdotter, koordinatore e projektit PhDICTKES.

Mbylljen e ceremonisë e bëri profesori Drilon Bunjaku, njëherësh drejtor i Shkollës së TIK-ut në Kosovë. Ai shpalosi objektivat e kësaj shkolle, të cilat, ndër të tjerash, përfshijnë: ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve të arsimit të lartë në TIK; fasilitimin dhe krijimin e kapaciteteve njerëzore për ndërlidhje të arsimit të lartë me industrinë; organizimi i aktiviteteve shkencore për studentët e doktoratës, ndërkombëtarizimin e punës shkencore, e të tjera qëllime.

Shkolla është themeluar në kuadër të projektit “Zhvillimi dhe implementimi i një programi të TIK-ut për Sistemin e Arsimit në Kosovë – PhDICTKES”, pjesë e programit Erasmus+ Key Action 2. Synimi i shkollës është të fasilitojë studimet e doktoratës në këtë fushë, duke u bazuar në përvojën e universiteteve partnere të BE-së./ KultPlus.com




Luigj Gurakuqi në 1912: Shqiptarët do ta fitojnë pavarësinë ose do të vdesin duke luftuar për të

 



Nga Aurenc Bebja

“La Petite République” ka botuar, të martën e 19 nëntorit 1912, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me intervistën e Luigj Gurakuqit në gazetën “Neues Wiener Tagblatt”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar

Deklaratat e një shqiptari të shquar

Vjenë, 18 nëntor

Neues Wiener Tagblatt boton një intervistë të Dr. Luigj Gurakuqit, një shqiptar i shquar, i cili udhëtoi nëpër Vjenë për t’u nisur për në Vlorë.

Çështja e Lindjes nuk do të zgjidhet përfundimisht, thotë ai, nëse Serbia ose Mali i Zi pushtojnë qoftë dhe një pjesë të vetme të Shqipërisë.

Shqiptarët nuk duan të bëhen sllavë, ata duan të jenë të pavarur dhe do ta fitojnë pavarësinë ose do të vdesin duke luftuar për të.

Luigj Gurakuqi ishte veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet dhe Hero i Popullit shqiptar. Dora e tij shkroi alfabetet e miratuar nga Kongresi i Manastirit.

Luigj Gurakuqi është një nga personalitetet më të shquara të lëvizjes sonë kombëtare, arsimore e kulturore në fundin e Rilindjes Kombëtare dhe fillimeve të Pavarësisë duke përjetuar ngjarjet më kulmore të jetës së vendit në çerekun e parë të shekullit 20 në shumicën e të cilave në mos organizator, qe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë. Në shkrimet e tij përdorte emrat e pendës Jakin Shkodra e Lekë Gruda.




U lind në Shkodër më 20 shkurt 1879, ndërsa në një dorëshkrim shënohet data 19 shkurt 1880 dhe u rrit në gjirin e një familje tregtare të kulturuar shkodrane, nga prindërit Pjetër e Leze Gurakuqi. Me edukimin e tij u mor në mënyrë të veçantë i ati. Pjetër Gurakuqi ishte një tregtar me kulturë relativisht të ngritur, me një rreth të gjerë shokësh e miqsh në mes tregtarëve e intelektualëve të Shkodrës, me një jetë aktive në pazarin e qytetit dhe me marrëdhënie tregtare me Venedikun e Milanon.

Shtëpia e këtij tregtari të kulturuar e të shëtitur gumëzhinte nga hyrjet e daljet e njerëzve që vinin të diskutonin hallet e kohës e të merrnin vesh lajmet e botës. I ndodhur përherë pranë të atit, dëgjonte me vëmendje bisedat e diskutimet për ngjarjet e së kaluarës dhe të ditës, për luftërat heroike të popullit kundër pushtuesit otoman dhe grabitqarëve ballkanikë dhe për burrat që i udhëhoqen ato. Duke kujtuar këto vite, Gurakuqi student do të shkruante:

"Më çohet mall me kenë në shpi e me ndigjue baben tue kallzue, si përpara, në ngjarjet e Pashallarvet të Shkodres, trimnitë e malcorvet e luftat e Malit te Zi, sende qi kishte ndî prej t'et e që edhe ai vetë shume kish pa".

Shkollën fillore e të mesme jo të plotë i ndoqi në Kolegjin Saverian në rendin tekniko-tregtar, që ishte shkolla më e organizuar dhe më e kompletuar që kishte Shqipëria asaj kohe. Luigji ishte ndër nxënësit më të zellshëm të shkollës dhe shumë shpejt, që në moshën 13-vjeçare i shfaqen prirjet për gjuhën shqipe dhe krijime letrare, vjershën e parë e ka shkruar 13-vjeç. Prej Kolegjit Saveriane doli më 1897. Më pas plotëson arsimin e mesëm në Kolegjin arbëresh e Shën-Mitër Koronës, ku pati mësues De Radën, figurë që e frymëzoi për tërë jetën; ai ishte nxënësi i parë shqiptar aty. Takimin me 'të, Gurakuqi e kujton:

“... tue pà syt e tij të mekun kah ndizeshin e shkëlqeshin, tue e përmendë Shqipnín, unë gjith përmallue, nuk mujta me u ndalë pa lëshue, bashkë me dy pika lot, nji të puthun të nxehtë mbi at dorë që punoi sá e sá për Atdhé...!”Diplomën e pjekurisë e merr në Kozencë për sciences naturelles, duke pas ndjekur dhe kurse të veçanta në filozofi. Vijoi studimet universitare në Napoli (Itali) në Fakultetin e Mjekësisë në vitet 1901-1906, ku njohu Zef Skiroin, profesorin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Institutin Lindor të Napolit. Veprës së Skiroit Luigji do t'i përpilonte një parathënie, të cilën Konica do t’ia paraqiste botës frënge me një përkthim të bukur në të përkohshmen "Albania". I përpirë nga ajo frymë që i kushtohej Shqipërisë detyrohet të lë studimet përgjysmë që t'i kushtohej valës së luftërave për lirinë kombëtare duke marrë emrin e tyre në pseudonimin Lekë Gruda.

Me veprën "Vargënimi n'gjuhë shqype me nji fjalorth shqyp-frengjisht n'marim" (Napoli, 1906), bëri të parën përpjekje të suksesshme për kodifikimin e metrikës së poezisë shqiptare. Po atë vit, botoi në Bukuresht librin "Abetar i vogël shqyp mas abevet t'Bashkimit e t'Stambollit me tregime n'dy dhialektet" e në Napoli "Fjalorth Shqyp-Frengjisht e Frengjisht-Shqyp i fjalëve të reja" etj.

Luigj Gurakuqi botoi mjaft poezi që dallohen për përmbajtjen patriotike, për lirizmin dhe teknikën e vjershërimit. Me artikujt e tij ai dha edhe një ndihmesë me rëndësi në mendimin estetik e në kritikën letrare shqiptare. Sa i përket vokacionit të tij të gjuhës shqipe, Atë Justin Rrota «gjuhën shqype e njofti mâ mirë e mâ këthelltë se çdo shqyptár”.

Ngatërresën e parë me autoritetet turke e pati më 1904 nga shkaku i një botimi të vogël mbi kolonitë shqiptare në Itali “Dy Koloní Shqiptare n'Italí deri tash të panjohtuna” Më 1905 u shtrëngua me marrë malet për t'i shpëtuar ndjekjeve. Me shpalljen e Kushtetutës falen të gjithë që kishin bërë faje politike.

Më korrik 1908 mbërrin në Shkodër i adhuruar nga populli, mban një fjalim në gjuhën shqipe në praninë e Komitetit të Turqve të Rinj, e përcjellin deri në shtëpi. Në nëntor merr pjesë në Kongresin e Manastirit krah përfaqësuesve nga Shkodra: Atë Fishtës, Dom Mjedës, Hilë Mosit e Mati Logorecit, ku u zgjodh nënkryetar dhe anëtar i komisionit për njësimin e alfabetit.

Bashkë me Fishtën ishte përfaqësues i "Bashkimi"-t, me Logorecin kishin mandat të përfaqësonin inteligjencën shkodrane, gjithashtu vetë Luigji kishte mandat të përfaqësonte arbëreshët e Italisë.

Gurakuqi pati meritën dhe fatin që udhëhoqi drejtpërdrejt luftën për krijimin e shkollës kombëtare shqiptare dhe sistemit tonë arsimor. Nën drejtimin e tij u hodhën themelet e para të sistemit arsimor fillor shtetëror në Shqipëri. U krijua përvoja e parë e ngritjes së administratës arsimore shqiptare, u hartuan dokumentet e para shkollore, u ngrit një sistem i tërë i përgatitjes dhe i kualifikimit të mësuesve. Dora e tij shkroi alfabetet e miratuar nga Kongresi i Manastirit dhe i zbuloi para delegatëve.

Në tetor të 1909 u emërua drejtor i së parës shkollë normale që u hap në Elbasan, ku dha një ndihmesë me vlerë për vënien e arsimit mbi baza kombëtare. Gurakuqi ka meritën se përcaktoi drejt e qartë, më shumë se çdo paraardhës, konceptin mbi shkollën kombëtare shqiptare, përmbajtjen, karakterin dhe parimet e ndërtimit të saj. Ai kërkonte që gjithë fryma dhe përmbajtja e shkollës të ishte në funksion të qëllimeve dhe idealeve kombëtare. Gurakuqi është tekstologu më i shquar shqiptar i fillimit të shekullit 20. Ai i dha shkollës shqipe, si autor e bashkautor, 8 tekste mësimore me një vëllim prej 738 faqesh.

Detyrohet të ikë prej Elbasanit, të dalë jashtë shtetit bashkë me Aqif pashë Elbasanin. Në prill 1911 merr pjesë në kryengritjen e malësorëve të Mbishkodrës e si një nga udhëheqësit e saj, harton së bashku me Atë Mati Prennushin Memorandumin e Greçës, apo Librin e Kuq siç njihet ndryshe të malësorëve kryengritës, zjarri i armëve të të cilëve do të paralajmëronte pavarësinë. Më 1912 zhvillon një veprimtari të dendur për organizimin e kryengritjes së përgjithshme, duke qenë i pranishëm në Toskëri dhe më vonë edhe pranë krerëve të Kosovës.

Mori pjesë në mbledhjen e Bukureshtit dhe do të merrte pjesë në shtegtimin nga Bukureshti në Vjenë. Me vaporin e dhënë nga austro-hungarezët duke shoqëruar Ismail Qemalin zbret në Durrës më 24 nëntor në orën 4 pasdite, u nisën të nesërmen më 25. Një natë fjetën në Çermë te Dervish bej Biçakçiu, dhe një natë në Fier tek Omer Pashë Vrioni. Në Vlorë mbërritën më 27 dhjetor, në darkë.

Në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës (dhjetor 1912) u zgjodh ministër i Arsimit dhe vendosi arsimimin e detyruar fillor për djem e vajza. Merr pjesë në Konferencën e Londrës më 1913, me Ismail Qemalin e Isa Boletinin. Nga gjendja e tensionuar në Shqipërinë e mesme, pasi qëndresa nuk u shfaq e frytshme tërhiqet në Shkodër me Aqif pashën ku vihet në krye të një Komisioni Sundimtar të Përkohshëm. Me Luftën i Botërore Shkodra pushtohet nga ushtria malazeze, Luigj Gurakuqi internohet në Podgoricë nga 17 korriku 1915 deri në janar 1916.

Gjatë pushtimit austro-hungarez, prania e Korparmatës XIX të komanduar nga gjeneral Trollmann vihet drejtor i përgjithshëm i Arsimit, hapi shumë shkolla shqipe. Qe një nga themeluesit e Komisisë Letrare më 1916. Profesori i Filologjisë romane në universitetin e Lubjanës, më parë profesor në Universitetin e Gracit në Austri që bëri pjesë në punimet e kësaj Komisie, Radomir Nachtingall, e çmon Gurakuqin. Ka merita të shquara në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe, në përpunimin e gjuhës letrare dhe në njësimin e shqipes së shkruar, në stabilizimin e drejtshkrimit, në pasurimin e fjalorit, në çështjet e leksikologjisë, terminologjisë e gramatologjisë.

Arsimi vazhdoi të mbetet, siç e thotë vetë ai, dega më e dashur e zemrës së tij. Ai parashtroi në parlamentin shqiptar ide dhe mendime shumë interesante për politikën arsimore dhe rrugën që duhet të ndiqte shkolla shqiptare. Gurakuqi kishte një vizion të qartë për rolin e shkollës në një shoqëri moderne, për lirinë dhe të drejtat themelore të individit në fushën e arsimit, dhe kërkoi zhvillimin mbi baza ligjore, shkencore e pedagogjike të shkollës shqiptare. Në qeverinë e dalë nga Kongresi i Durrësit, ku ishte përfaqësues i Shkodrës dhe Mirditës, u emërua zëvendës i dr. Mihal Turtullit në Ministrinë e Arsimit të kabinetit të Turhan Pashë Përmetit. Që në mbledhjen e parë të Kongresit të Durrësit, më 1918, Luigj Gurakuqi "âsht kundër që në një mbledhje kombëtare të përmenden fjalët toskë e gegë dhe të krishtenë e mysliman", kërkon që fjalë të tilla të jenë të ndaluara dhe shton se "...çështja e lirisë dhe e nderimit të feve në Shqipni duhet të zgjidhet mbas formulës: "Feja e lirë në shtet të lirë". I ngarkuar nga kjo qeveri si anëtar i delegacionit të saj në Konferencën e Paqes në Paris ku qendroi 15 muaj. Çdo shkresë e përdorur nga delegacioni u shkrua nga duart e tij e të Mustafa Merlikës.

Iu dha edhe posti i ministrit të Brendshëm, në kabinetin disaditorë të Hasan Prishtinës. Këto ide e mendime Luigj Gurakuqi i shtjelloi hollësisht në diskutime në parlamentin shqiptar dhe, posaçërisht në artikullin: "Bazat e bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëvet muhamedanë e të krishtenë". Ai ishte kategorikisht kundër atyre që mendonin se për të larguar konfliktet fetare që mund të lindnin, duhet, me të butë e me të fortë, të shuhen besimet fetare në Shqipëri. Më 1921-1924 ishte deputet i Shkodrës në Këshillin Kombëtar ku si një nga udhëheqësit e opozitës demokratike luftoi për demokratizimin e jetës së vendit, për lehtësimin e gjendjes së bujkut nga shtypja e rëndë, për zhvillimin ekonomik e kulturor dhe për mbrojtjen e pavarësisë nga synimet skllavëruese të fuqive imperialiste. I qëndroi besnik deri në fund të jetës idealit për të parë një ditë të bashkuar rreth tokës amtare gjithë vëllezërit e kombit. Ai ankohej se:

"Na kanë marrë qytetet e na kanë lanë malësinë, na kanë marrë viset ma të çmueshme t'atdheut duke na lanë si një trup pa kokë".

Tingëllojnë të freskta demaskimet që i bënte Gurakuqi politikës së pastrimit etnik që ndiqnin shovinistët serbë:

"Qeveria jugosllave nuk do të ndalet para asnjë mjeti",- deklaronte ai,- "për t'i ndërrue fytyrën Kosovës".

Për gjendjen tepër të vështirë të shqiptarëve në shtetin jugosllav fajëson Fuqitë e Mëdha, të cilat bënë theror shqiptarët e trojet e tyre për interesat e veta e të aleatëve të tyre. Luigj Gurakuqi është partizan për të ndihmuar e për t'i dalë zot të drejtave të popullsisë së Kosovës. E quante si detyrë të rëndësishme të shtetit shqiptar.

Faji i vetëm i kosovarëve qëndronte në atë se ata ishin shqiptarë e donin të mbeteshin shqiptarë.

Ndër fjalimet më të fuqishme të Gurakuqit në parlament janë ato mbi mbrojtjen e popullsisë shqiptare të Kosovës. Kur qeveria jugosllave në një telegram e quante ndërhyrje në punët e brendshme të saj interesimin e shqetësimin e qeverisë shqiptare për gjendjen tepër të vështirë të shqiptarëve të Kosovës, Gurakuqi, plot indinjatë e zemërim do të merrte fjalën e do të thoshte:

"Si mundte me thanë një qeveri (Jugosllave) e cila ka mbjellë viset tona me varre të vllazënve tonë, se po i përzihemi në punët e mbrendshme të saj. Si mundte nji qeveri me thanë se po i përzihemi në punët e mbrendshme, kur shohim se për shkak të saj me mijëra fëmijë e gra sillen të zhveshur e të zbathur këtu nepër Tiranë e ushqehen me sevapet e amerikanëve e tepricat e ushtrisë. Qeveria Jugosllave nuk ka të drejtë për të na akuzue për një gjë të tillë kur parlamenti shqiptar kërkonte vetëm në emër të njerëzizë e humanizmit të ndërpriten mizoritë serbe ndaj shqiptarëve."

Më 5 mars 1924 u sëmur rëndë nga një grip i fortë që e mbërtheu afro një muaj në shtrat. Shtypi i dha vëmendje të veçantë, aq sa Avni Rustemi i thoshte Dom Shantojës "Opozita po pushon: Kemi Gurakuqin e sëmurë".

Në qeverinë e kryesuar nga Fan S. Noli u emërua ministër i Financave. U dallua për ndjenjën e lartë të përgjegjësisë dhe për vendosmërinë e përpjekjet për krijimin dhe forcimin e shtetit demokratik shqiptar. Mori pjesë në Konferencën e Gjenevës krahas Nolit më 1924. Kur në Parlament Ali Këlcyra i bën vërejtje për qëndrimet e tij liberale, Luigji përgjigjet,

"Z. Ali Këlcyra më tha si për qortim se jam liberal. I falemnderit dhe mund të jetë i sigurtë zotnia e tij se vdekja do të më ndajë nga mendimet e mija liberale".

Duke u deklaruar demokrat e liberal, Gurakuqi thoshte se nuk është as revolucionar as bolshevik e as socialist, koncepte këto që në vitet '20 ishin të baras vlefshëm dhe kishin kuptimin e ndryshimeve me dhunë, me forcën e armëve, me kryengritje. Gurakuqi do të shkruajnë se ishte trim, por s'e pëlqente gjakderdhjen. Gurakuqi ishte për zgjidhjen paqësore të probleme nëpërmes ligjeve, zgjidhjeve "me drejtësi e në mënyrë të butë". Si i tillë, ishte kundër futjes se popullit në udhën e kryengritjes së armatosur. Duke pasur këto koncepte mbi rolin e ligjit, dhe zgjidhjen paqësore dhe jo kryengritjen e zgjidhjen me dhunë të problemeve, Gurakuqi u përfshi në Lëvizjen e 1924, pas një hezitimi e kundërshtimi të fortë. Miku i tij, Mustafa Merlika-Kruja shkruan në letërkëmbimin me Atë Paulin Margjokajn:

"Në lëvizjen e qershorit 1924 ka qenë kundërshtar deri që nuk qe vendosun, ka luftue si Luâ për t'a ndalue, tue profetue pikë për pikë të gjitha pasojat qi u vërtetuen ma vonë njana mbas tjetrës. Por, mjerisht, mandej kur s'i eci fjala, vot mbas rrymës e u bâ edhe ministër me Fan Nolin".

"Gurakuqi u tërhoq (në revolucion) pas një kundërshtimi të fortë. Mund ta dëshmojnë sa u ndodhën në Vlorë". - shkruante Stavro Vinjau.

Për veprimtarinë e tij si ministër vazhdojmë të lexojmë Vinjaun:

“... si ministër i Financavet i Kabinetit Noli bëri çudira. Gjeti 4 milion franga ari të papaguara; me administrimin e tij të shkëlqyer, me ngursimet e tij (ngursente parat e Shtetit më tepër se paratë e tij) arriti që jo vetëm buxhetin e ri t'a mbyllnjë me një tepricë prej 1.000.000 franga ari, po edhe të gjithë borxhet e Shtetit të kohës së kaluar të paguhen; nëpunësit të cilët prej 2-3 vjetëvet qenë mësuar të paguheshin me një vonesë prej 3-4 muajsh, arritne ditët e fundit të administrimit të tij të paguhen rregullisht. Dhe barasimin e buxhetit e bëri pa mbyllur asnjë pagesë të dobishme në arësim e P. Botore, pa pakësuar ushtrin dhe duke i dhënë xhandarmëris sa kërkoj Komanda e Përgjithëshme.”

Pas shtypjes së Lëvizjes së qershorit shkoi në Itali, ku më 2 mars 1925 u vra në Bari prej Baltjon Stamollës në derë të hotel “Cavour”, kushëri i vetë Luigjit. Ishte mbrëmja e 2 marsit, në restorantin e hotelit, Luigj Gurakuqi po darkonte me dy miq të tij dhe gruan e njërit prej tyre: Riza Dani me bashkëshorten Makbule dhe vëllai i tij Dan Hasani. Kërkoi leje prej tyre duke i paraqitur arsyen: do t'shkoj tek Sotiri, mbâsi i kam premtue nji kukull vajzes së tij. Në xhepat e shqyer të ish-ministrit të Financave policia italiane gjeti vetëm 350 lira. Nisi të hante një herë në ditë me të dalë refugjat.

Në organizimin e këtij atentati kishin dorë si Ahmet Zogu, Ceno Kryeziu, ashtu dhe Çatin Saraçi, dëftuar kjo nga letra nisur nga vrasësi që kërkon ndihmë:

“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni për pshtim pranë Qeveriës Italjane. Pyetnij Çatin Saraçin ku asht...? "besa" ndihma!...

Miku i tij, Hasan Prishtina, mbi varrin e tij do të shprehej: "Flej i qetë Gurakuq, shpagen tânde do ta marrim me përparimin e Shqipniës."

Autoritetet italiane nuk lejuan që funerali të mbahej në qytet, por vetëm brenda mureve të varrezave. Në ato çaste tragjike miku i afërt i Gurakuqit, Lin Kamsi ruajti veshjen me të cilën ishte vra "trimi i bardhë si dëborë" për t'ia lanë si kujtim brezave të ardhshëm. Në Bari rendën refugjatë shqiptarë prej gjithkah. U mbajtën fjalime prej bashkëshortes së Sotir Gjikës, zonjës Lilli Quarta, prej Hasan Prishtinës, Llazar Fundos, Beqir Valterit etj.

Tri seanca parlamentare i caktoi për javën e ardhshme Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e së premtes. Të hënën do të mbahet seancë plenare për përvjetorin e Epopesë së UÇK-së, të mërkurën do të jetë vazhdimi i seancës me pikat e papërfunduara, teksa të enjten do të ketë seancë të re plenare. E pas mbledhjes përfaqësues të partive opozitare i numëruan disa kërkesa për kryeministrin Albin Kurti rreth dialogut dhe Planit të zbatimit të propozimit evropian Përpjekje për ta nxjerrë maksimumin nga procesi i dialogut me Serbinë, në raport me situatën e trashëguar nga qeveritë e mëhershme po e bën aktualisht Qeveria e Kosovës, ka thënë të premten shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Në adresimin për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Kusari-Lila ka numëruar si çështje të rëndësishme për Kosovën në procesin e dialogut krijimin e mundësive për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe njohjen nga shtetet mosnjohëse. E për këto çështje ajo tha të jenë komprometuar gjatë fazës më të hershme të dialogut. “Edhe në këtë fazë të procesit të dialogut kjo është qasja e Kosovës që të nxjerrë maksimumin nga hapësira e ngushtë, e cila është krijuar ndër vite më shumë se një dekadë në procesin e dialogut me Serbinë. Dhe natyrisht të sigurohen të gjithë mekanizmat garantues për ngritjen e subjektivitetit të Kosovës”, ka thënë Kusari-Lila. Enver Hoxhaj, deputet i Partisë Demokratike, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që në aspektin e Planit të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përqendrimin kryesor ta ketë te mbrojtja e interesave të Kosovës. “Ne kërkojmë prej zotëri Kurtit, i cili është marrë gjatë me këtë temën e dialogut sa ka qenë në opozitë, i cili ka mbledhur përvojë sa ka qenë në opozitë, tash ta ketë një dije funksionale dhe të negociojë në mënyrë shumë politike, shumë profesionale për çdo nen të kësaj marrëveshjeje, para se këto të zbërthehen në planin e zbatimit. Ne insistojmë që mbi të gjitha të mbrohen Kushtetuta dhe rendi kushtetues i Kosovës”, ka thënë Hoxhaj. Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka bërë thirrje që procesi i dialogu të përmbyllet sa më parë pasi që, sipas tij, ai e ka marrë vëmendjen nga problemet sociale të vendit. Ndërkaq lidhur me qeverisjen dyvjeçare të kryeministrit Kurti, ai ka thirrur debat parlamentar për të enjten. “U miratua që në dyvjetorin e qeverisë Kurti të ketë një debat parlamentar për punën e Qeverisë. Për ne, si GP dhe si subjekt politik, brenga kryesore për momentin është gjendja sociale-ekonomike, papunësia dhe humbja e shpresës, si dhe ikja e rinisë nga Kosova. Për dy vjet ka pasur fjalë, premtime, ka pasur zotime, por nuk ka pasur asnjë veprim të mirëfilltë”, ka thënë Tahiri. Në mbledhjen e së premtes të Kryesisë u mor vendim që gjatë javës së ardhshme të mbahen tri seanca parlamentare. Për të hënën u caktua seancë solemne për përvjetorin e Epopesë së UÇK-së, për të mërkurën vazhdimi i seancës me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara dhe për të enjten u caktua seancë e re plenare.

 

Tri seanca parlamentare i caktoi për javën e ardhshme Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e së premtes. Të hënën do të mbahet seancë plenare për përvjetorin e Epopesë së UÇK-së, të mërkurën do të jetë vazhdimi i seancës me pikat e papërfunduara, teksa të enjten do të ketë seancë të re plenare. E pas mbledhjes përfaqësues të partive opozitare i numëruan disa kërkesa për kryeministrin Tri seanca parlamentare i caktoi për javën e ardhshme Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e së premtes. Të hënën do të mbahet seancë plenare për përvjetorin e Epopesë së UÇK-së, të mërkurën do të jetë vazhdimi i seancës me pikat e papërfunduara, teksa të enjten do të ketë seancë të re plenare. E pas mbledhjes përfaqësues të partive opozitare i numëruan disa kërkesa për kryeministrin Albin Kurti rreth dialogut dhe Planit të zbatimit të propozimit evropian

Përpjekje për ta nxjerrë maksimumin nga procesi i dialogut me Serbinë, në raport me situatën e trashëguar nga qeveritë e mëhershme po e bën aktualisht Qeveria e Kosovës, ka thënë të premten shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Në adresimin për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Kusari-Lila ka numëruar si çështje të rëndësishme për Kosovën në procesin e dialogut krijimin e mundësive për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe njohjen nga shtetet mosnjohëse. E për këto çështje ajo tha të jenë komprometuar gjatë fazës më të hershme të dialogut.

“Edhe në këtë fazë të procesit të dialogut kjo është qasja e Kosovës që të nxjerrë maksimumin nga hapësira e ngushtë, e cila është krijuar ndër vite më shumë se një dekadë në procesin e dialogut me Serbinë. Dhe natyrisht të sigurohen të gjithë mekanizmat garantues për ngritjen e subjektivitetit të Kosovës”, ka thënë Kusari-Lila.

Enver Hoxhaj, deputet i Partisë Demokratike, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që në aspektin e Planit të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përqendrimin kryesor ta ketë te mbrojtja e interesave të Kosovës.

“Ne kërkojmë prej zotëri Kurtit, i cili është marrë gjatë me këtë temën e dialogut sa ka qenë në opozitë, i cili ka mbledhur përvojë sa ka qenë në opozitë, tash ta ketë një dije funksionale dhe të negociojë në mënyrë shumë politike, shumë profesionale për çdo nen të kësaj marrëveshjeje, para se këto të zbërthehen në planin e zbatimit. Ne insistojmë që mbi të gjitha të mbrohen Kushtetuta dhe rendi kushtetues i Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka bërë thirrje që procesi i dialogu të përmbyllet sa më parë pasi që, sipas tij, ai e ka marrë vëmendjen nga problemet sociale të vendit.

Ndërkaq lidhur me qeverisjen dyvjeçare të kryeministrit Kurti, ai ka thirrur debat parlamentar për të enjten.

“U miratua që në dyvjetorin e qeverisë Kurti të ketë një debat parlamentar për punën e Qeverisë. Për ne, si GP dhe si subjekt politik, brenga kryesore për momentin është gjendja sociale-ekonomike, papunësia dhe humbja e shpresës, si dhe ikja e rinisë nga Kosova. Për dy vjet ka pasur fjalë, premtime, ka pasur zotime, por nuk ka pasur asnjë veprim të mirëfilltë”, ka thënë Tahiri.

Në mbledhjen e së premtes të Kryesisë u mor vendim që gjatë javës së ardhshme të mbahen tri seanca parlamentare. Për të hënën u caktua seancë solemne për përvjetorin e Epopesë së UÇK-së, për të mërkurën vazhdimi i seancës me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara dhe për të enjten u caktua seancë e re plenare.

Përpjekje për ta nxjerrë maksimumin nga procesi i dialogut me Serbinë, në raport me situatën e trashëguar nga qeveritë e mëhershme po e bën aktualisht Qeveria e Kosovës, ka thënë të premten shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Në adresimin për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Kusari-Lila ka numëruar si çështje të rëndësishme për Kosovën në procesin e dialogut krijimin e mundësive për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe njohjen nga shtetet mosnjohëse. E për këto çështje ajo tha të jenë komprometuar gjatë fazës më të hershme të dialogut.

“Edhe në këtë fazë të procesit të dialogut kjo është qasja e Kosovës që të nxjerrë maksimumin nga hapësira e ngushtë, e cila është krijuar ndër vite më shumë se një dekadë në procesin e dialogut me Serbinë. Dhe natyrisht të sigurohen të gjithë mekanizmat garantues për ngritjen e subjektivitetit të Kosovës”, ka thënë Kusari-Lila.

Enver Hoxhaj, deputet i Partisë Demokratike, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që në aspektin e Planit të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përqendrimin kryesor ta ketë te mbrojtja e interesave të Kosovës.

“Ne kërkojmë prej zotëri Kurtit, i cili është marrë gjatë me këtë temën e dialogut sa ka qenë në opozitë, i cili ka mbledhur përvojë sa ka qenë në opozitë, tash ta ketë një dije funksionale dhe të negociojë në mënyrë shumë politike, shumë profesionale për çdo nen të kësaj marrëveshjeje, para se këto të zbërthehen në planin e zbatimit. Ne insistojmë që mbi të gjitha të mbrohen Kushtetuta dhe rendi kushtetues i Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka bërë thirrje që procesi i dialogu të përmbyllet sa më parë pasi që, sipas tij, ai e ka marrë vëmendjen nga problemet sociale të vendit.

Ndërkaq lidhur me qeverisjen dyvjeçare të kryeministrit Kurti, ai ka thirrur debat parlamentar për të enjten.

“U miratua që në dyvjetorin e qeverisë Kurti të ketë një debat parlamentar për punën e Qeverisë. Për ne, si GP dhe si subjekt politik, brenga kryesore për momentin është gjendja sociale-ekonomike, papunësia dhe humbja e shpresës, si dhe ikja e rinisë nga Kosova. Për dy vjet ka pasur fjalë, premtime, ka pasur zotime, por nuk ka pasur asnjë veprim të mirëfilltë”, ka thënë Tahiri.

Në mbledhjen e së premtes të Kryesisë u mor vendim që gjatë javës së ardhshme të mbahen tri seanca parlamentare. Për të hënën u caktua seancë solemne për përvjetorin e Epopesë së UÇK-së, për të mërkurën vazhdimi i seancës me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara dhe për të enjten u caktua seancë e re plenare.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...