2023-03-09

Periudha skënderbejane mbetet më e ndritura në historinë e kombit shqiptar

 





                                    Akademik Prof. Dr. Eshref Ymeri:AAAS 



Skënderbeu ishte gjenerali dhe strategu i shquar, i cili, me Lidhjen e Lezhës të 2 marsit të vitit 1444, hodhi themelet e krijimit të një shteti shqiptar





  • -Periudha skënderbejane mbetet më e ndritura në historinë e kombit shqiptar.
  • -Skënderbeu ishte gjenerali dhe strategu i shquar, i cili, me Lidhjen e Lezhës të 2 marsit të vitit 1444, hodhi themelet e krijimit të një shteti shqiptar
  • -Në vitin 1855, gjejmë një letërkëmbim diplomatik ndërmjet sulltan Mehmetit dhe heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit.
  • -Sulltani, në pamundësi të mposhtë “vëllain” e tij, ashtu siç i thur lajka në letër, i propozon disa kushte në këmbim të paqes
  • – Gjergj Kastrioti, me zgjuarsi dhe kurajo, duke mos dyshuar aspak në dinakërinë e Mehmetit, i kthen atij përgjigjen e merituar, madje duke e trajtuar atë si Princ dhe jo si Sulltan
  • -Letra e Sulltan Mehmetit është e datës 6 maj 1461, kurse Letra e përgjigjes e Skënderbeut mban datën 1 qershor 1461.
  • – Historiani Aleksandër Lambert ka thënë se 20 perandorë romakë dhe disa papë të Vatikanit kanë qenë ilirë
  • – Se 36 kryeministra shqiptarë i kanë shërbyer perandorisë së errësirës otomane
  • – Se shqiptarët, kur grekët fshiheshin ferrave, kryen revolucionin grek të vitit 1821 dhe, për pazotësinë e tyre, fitoren ua dhuruan grekëve, të cilët krerët e tyre i shfarosën një e nga një
  • – Se 11 kryemistra shqiptarë i kanë shërbyer Greqisë
  • – Se beteja vendimtare në Luftën e Krimesë të vitit 1856 midis trupave ruse dhe otomane, u fitua nga otomanët falë trimërisë së shqiptarëve
  • – Se beteja vendimtare mes trupave otomane dhe trupave anglo-franceze në betejën e Çanakalasë të vitit 1915, u fitua nga trupat otomane falë trimërisë së shqiptarëve
  • – Se Mustafa QemalAtaturku (1881-1938) ka qenë shqiptar, por që nuk i ra asnjëherë ndër mend të kujtohej për prejardhjen e tij?
  • -Se kryeministri Italian Françesko Krispi (1819-1991) ka qenë shqiptar arbëresh, por nuk u bë i gjallë asnjëherë për të kujtuar rrënjët nga e kishte pasur origjinën?
Sigal

17 janari në nderim të Skënderbeut, emocione dhe trishtim

(Me një parantezë)

Gjatë një periudhe të gjatë, në Tiranë dhe në Prishtinë, historianët kanë botuar vepra, në të cilat përshkruhen krimet e shumta që serbogrekët kanë kryer kundër shqiptarëve.

Mendoj dhe shtroj pyetjen:

Edhe sa dhjetëvjeçarë apo shekuj do të vazhdojmë ne shqiptarët të ekspozojmë faqe vetes dhe faqe botës iventarin e krimeve serbe dhe greke kundër kombit shqiptar? Mendoj se me ekspozimin e vazhdueshëm të këtij inventari për vite e vite me radhë, ne shqiptarët jemi bërë qesharakë në sytë e botës. Dhe vetvetiu asaj bote i lind pyetja:

Po ju shqiptarët ku keni qenë, me se jeni marrë kur serbët dhe grekët kryenin krime kundër jush? Se ju keni qenë etnia më e madhe në Gadishullin e Ilirisë, çka dihet shumë mirë nga historia?

Jo më kot shqiptari, i Madhi Mitrush Kuteli, pati shkruar poezinë e famshme me titull “Sot jam këtu kur s’kish njeri, kur s’kish kufi, as fqinjëri, as shkja të zi”.

Dihet se kombi shqiptar u bë objekt i shfarosjes së heshtur nga ana e shovinizmit serbo-grek pas Nartanies së serbit Garashanin dhe Megalidesë së kryeministrit grek Koleti të vitit 1844. Dihet, gjithashtu, se në vitin 1850, trojet shqiptare populloheshin nga 1 600 000 banorë, kurse Greqia dhe Serbia kishin respektivisht 1 200 000 dhe 600 000 banorë. Pra, popullsia shqiptare ishte gati sa popullsia serbe dhe greke të marra së bashku. Po atëherë si shpjegohet që serbogrekët të arrinin të kryenin ato krime të përbindshme kundër shqiptarëve, për çka edhe Bajroni (1788-1824) shkruante: “Dy shekuj gjenocid mbi shqiptarët. S’ka komb tjetër të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm nga shtetetfqinjë”? Përgjigja është fare e thjeshtë: sepse shqiptarët, tradicionalisht, duke filluar që nga pararendësit e tyre pellazgoilirianë, kanë qenë tragjikisht të përçarë dhe vazhdojnë të jenë të përçarë deri në ditët tona. Nuk jam në gjendje ta shpjegoj arsyen e kësaj përçarjeje tragjike, e cila të bën të mendosh se kemi mallkim hyjnor.


Një gazetar italian që pati ardhur për vizitë në vendin tonë në fillim të viteve ’90, qe shoqëruar nga një kolegu i tij shqiptar, i cili ka 22 vjet që jeton në Shtetet e Bashkuara. Në njërën nga bisedat e zhvilluara mes tyre, gazetari italian i pati thënë kolegut shqiptar: “Para se të vija për vizitë, pata lexuar shumë për historinë e vendit tuaj. Nga sa lexova, erdha në përfundimin se ju shqiptarët, përveç periudhës së Pirros së Epirit dhe të Skënderbeut, nuk keni më histori”.

Mendoj se gazetari italian ka pasur shumë të drejtë. Pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët, në shumicën dërrmuese, përqafuan fenë e errësirës otomane, elitat e tij hynë në shërbim të saj dhe nuk u mjaftuan vetëm me ndërrimin e fesë, por huazuan edhe të gjithë emrat e njerëzve të asaj errësire, duke braktisur emrat e bukur ilirianë. Që nga vdekja e Skënderbeut deri në shpalljen e pavarësisë, patën shpërthyer kryengritje të armatosura, sidomos në periudhën e Rilindjes Kombëtare, patën dalë në skenën e historisë një sërë trimash në udhëheqje të çetave kryengritëse që luftonin veç e veç, por nuk u vu re kurrë një vetorganizim mbarëshqiptar. Një vetorganizim i  tillë nuk u vu re absolutisht edhe pas shpalljes së pavarësisë, deri edhe në ditët tona. Pikërisht për shkak të paaftësisë sonë për vetorganizim mbarëkombëtar, çka të ngjall shumë trishtim, Shqipëria londineze, si asnjë vend tjetër në mbarrë rruzullin tokësor, ka më shumë se një shekull që vazhdon të rrethohet ende nga troje amtare, të populluara nga bashkëkombasit tanë.


Kohët e fundit, mjetet e informimit masiv patën propaganduar gjithandej mendimet e historianit Aleksandër Lambert për shqiptarët, të cilët, sipas tij, kanë drejtuar botën në mesjetë. Po a duhet të mburren  shqiptarët se 20 perandorë romakë dhe disa papë të Vatikanit kanë qenë ilirë? Se 36 kryeministra shqiptarë i kanë shërbyer perandorisë së errësirës otomane? Se shqiptarët, kur grekët fshiheshin ferrave, kryen revolucionin grek të vitit 1821 dhe, për pazotësinë e tyre, fitoren ua dhuruan grekëve, të cilët krerët e tyre i shfarosën një e nga një? Se 11 kryemistra shqiptarë i kanë shërbyer Greqisë? Se beteja vendimtare në Luftën e Krimesë të vitit 1856 midis trupave ruse dhe otomane, u fitua nga otomanët falë trimërisë së shqiptarëve? Se beteja vendimtare mes trupave otomane dhe trupave anglo-franceze në betejën e Çanakalasë të vitit 1915, u fitua nga trupat otomane falë trimërisë së shqiptarëve? Se Mustafa QemalAtaturku (1881-1938) ka qenë shqiptar, por që nuk i ra asnjëherë ndër mend të kujtohej për prejardhjen e tij? Se kryeministri Italian Françesko Krispi (1819-1991) ka qenë shqiptar arbëresh, por nuk u bë i gjallë asnjëherë për të kujtuar rrënjët nga e kishte pasur origjinën?

Pra, rezulton se shqiptarët kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten mercenarë të zellshëm në shërbim të të huajve dhe varrmihës të vetvetes. Shembullin më të freskët të mercenarizmit, në vazhdën e mercenarizmit të kryeargatit të serbosllavizmit Enver Hoxha, po vazhdon ta japë Rama, si kryeservil i Beogradit, një kryeservil ky i përmasave të pështira me fjalën që mbajti online për parlamentin serb nga zyra e tij më 23 nëntor 2021.


Rasti më i freskët i mercenarizmit dhe i servilizmit të kastës tradhtare nën udhëheqjen e politikës shqiptare me Ramën në krye, u vu re edhe në ditën e parë të këtij viti, kur ministria e jashtme, më 1 janar 2022, botoi një komunikatë, në të cilën theksohej se vendi ynë do të fillonte zyrtarisht mandatin dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Me këtë rast, në atë komunikatë deklarohej në mënyrë idiote se mandatin Shqipëria do ta përdorte, demek, për avancimin  e “çëshjes së Kosovës”. Kjo deklaratë është një idiotësi me brirë, se “çështja e Kosovës” është zgjidhur që më 17 shkurt të vitit 2008. Por Rama, si kryetradhtar i kombit shqiptar dhe argat i verbër i Vuçiçit, kërkon të jetë në një gjatësi vale me shovinizmin serbomadh dhe rusomadh, dy armiq të egër tradicionalë të kombit shqiptar, të cilët nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Po si shpjegohet që shqiptarët janë shquar kaq shumë në shërbim të të huajve, kurse vatrën e shtëpisë së vet e patën shuar me ujë? Si shpjegohet që shqiptarët, siç thotë historiani Aleksandër Lambert, nuk kanë sulmuar kurrë territore të huaja? Po a duhet të mburremi ne shqiptarët para botës se nuk kemi pasur synime për pushtim të territoreve të huaja? Sepse bota qesh me ironi dhe na nxjerr gjuhën kur dëgjon deklarata të tillë. Se ajo shtron pyetjen:

Mirë që s’keni pasur synime të pushtoni territore të huaja, por territoret e veta pse nuk i kanë mbrojtur? Se territoret tuaja, një herë e një kohë, shtriheshin që nga Peloponezi deri në Danub, kurse tani territori juaj është katandisur sa një “fushë tenisi”?

Që të pushtosh territore të huaja, duhet të kesh siguruar ngjizjen brendakombëtare. Shqiptarët s’kanë qenë të aftë për ta siguruar një ngjizje të tillë, prandaj e kanë pasur të pamundur të pushtonin territore të huaja. Se nuk i ka pasë lejuar përçarja brenda tyre. Pikërisht për shkak të asaj përçarjeje të mallkuar, principatat e Ilirisë i hanin kokat njëra-tjetrës, ndërkohë që ardhacakët sllavë, të pagëzuar serbë me kalimin e kohës, filluan t’u zaptonin trojet dhe t’i vinin  nën sundimin e tyre.


Prandaj mendoj dhe kam bindjen e plotë se  shqiptarët duhet t’i japin fund ekspozimit kohë e pa kohë të inventarit të krimeve serbe dhe greke kundër kombit tonë, për të mos vazhduar të mbetemi qesharakë në sytë e opinionit ndërkombëtar për pazotësinë tonë, duke reklamuar përçarjen tonë.

Prandaj 17 janari, për çdo shqiptar me vetëdije të lartë kombëtare, është dita e nderimit të kujtimit të heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, sepse periudha skënderbejane mbetet më e ndritura në historinë e kombit shqiptar. Sepse Skënderbeu ishte gjenerali dhe strategu i shquar, i cili, me Lidhjen e Lezhës të 2 marsit të vitit 1444, hodhi themelet e krijimit të një shteti shqiptar, në të cilin, deri asokohe, princat shqiptarë i hanin kokat njëri-tjetrit. Ai, me largpamësinë e një ushtaraku dhe burrështetasi të madh, krijoi atë organizim mbarëshqiptar, i cili u kalli dërrmën hordhive të errësirës otomane për një çerek shekulli me radhë.

Çdo shqiptar me dinjitet kombëtar, përjetoi emocione të fuqishme kur para disa vjetësh mësoi se Vatikani paskej zbuluar diçka krejtësisht të panjohur për historinë tonë kombëtare. Asokohe qe botuar në internet informacioni në vijim:

“Për herë të parë del në dritë dokumenti ku është shpallur Skënderbeu mbret. Një akt diplomatik, mandat, në të cilin emërohet Martin Muzaka ambasador i Skënderbeut. Është një letër origjinale në pergamen me një vulë shtetërore të varur, që ruhet në Arkivin Sekret të Vatikanit, në fondin Miscellanease, volumi XXXIX, dokumenti 2398, nga viti 1458. Pikërisht në këtë mandat Skënderbeu quhet “mbret”. Ka qenë dr. Musa Ahmeti, një hulumtues i kahkohshëm i arkivave të Vatikanit që ka publikuar disa ditë më parë, në internet, mandatin e mbretërisë shqiptare” (Citohet sipas:(“Skënderbeu është njohur si mbret i Shqipërisë dhe i Maqedonisë që në vitin 1458. Fakte që publikohen për herë të parë”. Nga Violeta Murati. Botoi në faqen e internetit Sitki Cerekja. 6 tetor 2015).


Gazetari turk Ahmet Dursun shkruan se Skënderbeu  “… si një ushtarak i zoti, por me një diplomaci prej filozofi, u vendos në krye të një lëvizjeje për ta mbrojtur vendin nga ky sulm i çoroditur. Rezistenca e tij qartësisht tregon se sa mirë e ka njohur perëndimin, por edhe lindjen, dhe sa shumë i ka vlerësuar këto kultura që të mos hyjnë në një luftë direkte, e cila, si fillim, do të mund të shkatërronte perëndimin, por disa dekada më vonë, një sulm i ngjashëm me ato të kryqëzatave, mund t’i nxirrte turqit sërish nga Stambolli…” (Citohet sipas: Gazetari turk: Skënderbeu, “tradhtari” që shpëtoi dy qytetërime…Nga Ahmet Dursun”. Faqja e internetit voal.ch”. 6 korrik 2016).

Skënderbeu qe bërë aq shumë simbol i tmerrit për kryeagain e Stambollit, saqë ky i fundit i lutej për të lidhur një marrëveshje me njëri-tjetrin.

Faktet flasin me gjuhën e dokumenteve. Një hulumtues i talentuar shqiptar në Paris ka zbuluar një dokument të tillë, në të cilin thuhet:

“Në librin e autorit francez, Camille Paganel (1795-1859), me titullin “Histoire de Scanderbeg ou Turks et Chrétiens au XV siècle”, të vitit 1855, gjejmë një letërkëmbim diplomatik ndërmjet sulltan Mehmetit dhe heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit. Sulltani, në pamundësi të mposhtë “vëllain” e tij, ashtu siç i thur lajka në letër, i propozon disa kushte në këmbim të paqes. Gjergj Kastrioti, me zgjuarsi dhe kurajo, duke mos dyshuar aspak në dinakërinë e Mehmetit, i kthen atij përgjigjen e merituar, madje duke e trajtuar atë si Princ dhe jo si Sulltan dhe Emir” (Citohet sipas: “Zbulohen letrat: Kur Skënderbeu u përgjigjej kushteve të Sulltan Mehmetit”. Nga Aurenc Bebja, Francë, Faqja e internetit Voal”. 25 shtator 2017).

Letra e Sulltan Mehmetit është e datës 6 maj 1461, kurse Letra e përgjigjes e Skënderbeut mban datën 1 qershor 1461.

Shqipëria, edhe në periudhën e diktaturës komuniste, edhe pas vitit 1990, ka pasur dhe vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me Republikën e Turqisë, çka është konkretizuar edhe me vizita të ndërsjella personalitetesh të niveleve të larta. Por udhëheqësit shqiptarë, çuditërisht, as edhe një herë të vetme, nuk i patën shtruar kurrë palës turke pyetjen se cila ishte arsyeja që perandoria otomane e pati trajtuar egërsisht popullin shqiptar, pavarësisht se ai, në shumicën dërrmuese, pati përqafuar fenë islame, pra, fenë e asaj perandorie pushtuese. Elitat e tij hynë në shëbim të sulltanit, çka u konkretizua me 36 kryeministra shqiptarë. Por jo vetëm kaq. Ajo perandori na ndaloi edhe shkollat shqipe gjatë një perudhe më shumë se katërshekullore. Veç kësaj, pala shqiptare nuk e pyeti asnjëherë palën turke se pse Turqia, gjatë shekullit XX, pati nënshkruar marrëveshje me Jugosllavinë për pranimin  e shqiptarëve të shpërngulur me dhunë nga trojet e veta amtare. Pra, në vend që popullin shqiptar, perandoria otomane ta trajtonte me shumë kimet, ajo, përkundrazi, pati mbajtur një qëndrim shumë të egër ndaj tij. Mos vallë kjo ishte një hakmarrje katërshekullore për inat të Skënderbeut që nuk e mposhti dot kurrë? Heshtja e palës shqiptare për këto çështje madhore, ka dëshmuar dhe dëshmon shkoqur fare se në marrëdhëniet me të huajt ajo nuk është çliruar kurrë nga mercenarizmi, nga servilizmi dhe nga nënshtrimi para tyre. Pikërisht për shkak të servilizmit që ushqen ndaj të huajve, ajo nuk e ka vënë kurrë ujët në zjarr për fatet e bashkëkombasve tanë në vendet e huaja dhe përgjithësisht për diasporën shqiptare. Në Turqi jetojnë më shumë se 7 milionë shqiptarë, por Tirana zyrtare nuk është interesuar kurrë për fatin e tyre.

Republika e Kosovës në çarkun e tradhtisë

 




                     Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri


 

Në Portalin “Dritare” të datës 05 mars, lexova analizën me titull “Albin Kurti midis tradhtisë de fakto dhe de juro”, me autor analistin Dritan Goxhaj, një specialist i artit ushtarak, i njohur në mbarë trojet tona etnike për kontributin e tij të spikatur gjatë luftës në Kosovë dhe në Maqedoni në fundin e viteve ’90.

          Në atë analizë është argumentuar në mënyrë shteruese fakti që Kosova nuk gëzon pavarësi, se, konkretisht, siç e kam theksuar në dy artikuj, të botuar kohët e fundit, ajo gëzon vetëm fasadë-pavarësi. Me sa duket, tradhtinë e rëndë të Thaçit dhe të Mustafës, me nënshkrimin e marrëveshjeve në Bruksel me palën serbe në vitin 2013 dhe 2015, Albin Kurti nuk pati vendosmërinë ta ndëshkonte me një Vendim të posaçëm të Kuvendit, të mbështetur fuqimisht edhe nga një Referendum mbarëpopullor. Fakti që Albin Kurti, kur ishte në opozitë, deklaronte se nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh me Serbinë, pa flakjen nga kushtetuta serbe të nenit, në të cilin Kosova figuron si pjesë e Serbisë, dhe pa njohjen reciproke, kurse pas ardhjes në pushtet më 14 shkurt 2021, harroi çfarë kishte deklaruar para kësaj date, dëshmon shkoqur fare se ai qenka thjesht politikan, por jo burrë shteti. Pra, po e përsëris: përderisa marrëveshjet tradhtare, të firmosura nga Thaçi dhe Mustafa, tërësisht për interesat e Serbisë, Albin Kurti nuk i flaku në koshin e mbeturinave me Vendim të Posaçëm të Kuvendit, të mbështetur edhe me Rederendum mbarëpopullor, atëherë ai i paska përkrahur ato marrëveshje.    Në këto kushte, vetvetiu lind pyetja:

          Cila është arsyeja?

          Shtrimi i kësaj pyetjeje nuk lë shteg për t’u habitur. Jo, sigurisht. Sepse historia jonë pa histori, është bindëse katërcipërisht: në krye të politikës shqiptare gjithmonë kanë dalë vetëm politikanë me karakter të dobët. Prandaj kishte shumë të drejtë ai gazetari italian që pati ardhur për vizitë në Tiranë në vitin 1992, kur kolegut shqiptar që e shoqëronte, i pati deklaruar:

          “Para se të vendosja të vija për vizitë, pata lexuar shumë për historinë tuaj. Nga sa lexova, erdha në përfundimin se pas Pirros së Epirit dhe Skënderbeut, ju nuk keni histori absolutisht”.

          Është kjo arsyeja që “kurva e motit”, duke e ditur me kohë e me vakt se ç’politikanë të pavendosur kemi pasur dhe kemi në krye të vendit, ndaj nesh, në heshtje, ka mbajtur një qendim tradicionalisht shpërfillës, deri në përbuzje, dhe trojet tona etnike i ka konsideruar vetëm si laborator për eksperimente. Për pasojë, Serbia, si e përkëdhelura e “kurvës së motit”, vërtet doli e humbur nga lufta e vitit 1999, por ajo siguroi nga Perëndimi një përkrahje mbresëlënëse në periudhën e pasluftës.

Nënshkrimi paskëtaj i çdolloj marrëveshjeje mes palës kosovare dhe palës serbe, ku figuron shprehja “bashkësia e komunave serbe”, është tradhti e rëndë kombëtare. Kjo për arsyet në vijim:

          Së pari, nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë, me shprehjen e lartpërmendur brenda, ndërkohë që në një nen të posaçëm të kushtetutës serbe, Kosova quhet pjesë e Serbisë, është tradhti e rëndë kombëtare.

          Së dyti, nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë, me shprehjen e lartpërmendur brenda, ndërkohë që Serbia nuk ka kërkuar ndjesë publike për të gjitha krimet barbare që pati kryer gjatë dhjetëvjeçarit të fundit të shekullit që kaloi, është tradhti e rëndë kombëtare.

          Së treti, nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë, me shprehjen e lartpërmendur brenda, ndërkohë që Serbia vazhdon të heshtë për të zhdukurit pa lënë gjurmë, është tradhti e rëndë kombëtare.

          Së katërti, nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë, me shprehjen e lartpërmendur brenda, ndërkohë që Treshja që erdhi në pushtet pas 14 shkurtit 2021, nuk i hodhi poshtë me vendim Kuvendi dhe me Referendum mbarëpopullor të gjitha marrëveshjet e kryetradhtarëve Thaçi dhe Mustafa, të nëshkruara me Beogradin në Bruksel në vitet 2013 dhe 2015, është tradhti e rëndë kombëtare.

          Së pesti, nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë, me shprehjen e lartpërmendur brenda, ndërkohë që shpërfillen   marrja e një vendimi të Kuvendit dhe zhvillimi i Referendumit mbrëpopullor për vjeljen e mendimit që kanë shumica dërrmuese e deputetëve dhe e qytetarëve për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, është tradhti e rëndë kombëtare.

          Së gjashti, nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë, me shprehjen e lartpërmendur brenda, ndërkohë që Serbia fashiste doli e mundur nga lufta që nisi në Kosovë në vitet ’90, pëprmbys një realitet historik, sepse një shtet agresiv që ka kryer krime barbare dhe e ka humbur luftën, në vend që të ndëshkohet me dëmshpërblimin e krimeve të kryera, shndërrohet në një shtet fitimtar dhe viktima e agresionit të tij shndërrohet në fajtore, se i zhvatet  një pjesë e territorit. Në këto kushte, nënshkrimi në fjalë është vetëposhtërim i Republikës së Kosovës, është tradhti e rëndë kombëtare.

            Së shtati, në bazë të propozimit evropian për Marrëveshjen Kosovë-Serbi, në Nenin 7 thuhet:

“Të dyja palët angazhohen… për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë…”.

Vetëmenaxhim i komunitetit serb, do të thotë shkoqur fare “vetadministrim për komunitetin serb”, një shprehje kjo, me të cilën Brukseli mundohet të maskojë djallëzisht të drejtën e atij komuniteti për vetëvendosje, domethënë për shpalljen e një shteti serb brenda territorit të Republikës së Kosovës. Kuptohet vetvetiu që nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë është tradhti e rëndë kombëtare.

          Së teti, Propozimi evropian për Marrëveshjen Kosovë-Serbi ka në themel pikëpamjen e kancelarit  gjerman Sholc (Scholz) dhe të Presidentit francez Makron (Macron). Sipas tyre,  propozimi është frymëzuar nga Traktati themeltar i dy Gjermanive të vitit 1972, dhe se nuk bëhet fjalë për njohje reciproke, por për bashkëjetesën dhe bashkëpunimin paqësor.

          Është me të vërtetë e çuditshme se si ka mundësi që këto dy personalitete të larta të Bashkimit Evropian t’i lejojnë vetes një krahasim të tillë të Kosovës dhe Serbisë me dy Gjermanitë e para vitit 1990! Dy Gjermanitë përbëheshin nga një etni e vetme - nga etnia gjermane, e cila, për arsyet që dihen, u nda në dy shtete - në pjesën lindore (sovjetike) dhe në pjesën perëndimore (amerikano-anglo-franceze). Kurse Kosova dhe Serbia përfaqësojnë dy etni krejtësisht të ndryshme, të cilat, gjatë shekujve, as i  ka bashkuar dhe as i bashkon absolutisht asgjë, deri sot e kësaj dite, në çdo aspekt të jetës. Një krahasim i tillë tingëllon sa naiv, aq edhe paradoksal, krahasim ky që zbulon ose mangësinë e theksuar të formimit intelektual, ose hilenë e këtyre dy kryepërfaqësuesve të politikës evropiane.

          Ky krahasim i papranueshëm dhe revoltues, përbën një gafë të rëndë politike dhe të kujton një deklaratë absurde të presidentit italian Serxho Matarela (Sergio Mattarella - 1941), i cili, gjatë një vizite në Beograd në maj të vitit 2015, nga tribuna e parlamentit serb, lëshoi broçkullën në vijim:

“Rrënjët e marrëdhënieve tona, atyre mes Serbisë e Italisë, janë të thella, ndër shekuj në histori. Serbia ka nxjerrë nga gjiri i  saj 17 perandorë romakë, ndër të cilët veçohet figura e Konstandinit”.

Presidenti italian, ose për shkak të një “hapësire boshe” në formimin e vet intelektual, ose me qëllime dashakeqe, shtrembëronte të vërtetat historike për perandorët romakë me prejardhje ilire, të cilët kërkonte t’i shiste për perandorë “me prejardhje serbe”. Se dihet historikisht që 20 perandorë romakë, duke filluar nga Deciusi (249-251) deri te Justiniani I (527-565) e kanë pasur prejardhjen nga Iliria. Aq më tepër që gjatë kohës së Perandorit Konstandini i Madh (274-337) në krye të perandorisë romake gjatë 31 viteve (306-337), serbosllavët dergjeshin stepave të Rusisë apo nëpër shpellat e maleve Ural.

Pikërisht edhe për këtë arsye, nënshkrimi i marrëveshjes, me shprehjen e larpërmendur brenda, është tradhti e rëndë kombëtare.

          Së nënti, në bazë të propozimit evropian për marrëveshjen Kosovë-Serbi, në Nenin 10 thuhet:

Të dyja palët konfirmojnë detyrimin e tyre për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara të Dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese”.

Ky nen e përmban paradoksin brenda. Sepse edhe një lexues me arsim 8-9 vjeçar apo të mesëm, sapo njihet me përmbajtjen e tij, normalisht, shtron pyetjen:

“Përderisa u dashkan zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara, të firmosura nga dy kryetradhtarët Thaçi dhe Mustafa, atëherë përse Brukseli na shtruaka një tjetër propozim për marrëveshje me 11 nene?”.

Veç kësaj, politikani kryesor që pati dhënë orientimet dhe pati nënshkruar ato marrëveshje, ishte Hashim Thaçi, kryetradhtari i Republikës së Kosovës, i cili ka kohë që prehet në qelitë e Hagës. Por ky fakt nuk u bën përshtypje as Kancelarit gjerman, as Presidentit francez, as Brukselit në tërësi, se Thaçi, si argat i Beogradit, ka tradhtuar njerëzit e vet, shqiptarët, çka atyre nuk u ngjall kurrfarë emocioni dhe thonë me vete, në heshtje:

“Shqiptarët vrafshin veten! Se ne na intereson ta kthejmë Serbinë drejt Bashkimit Evropian”.

 Pra, për ndryshimin e antenave të Serbisë drejt Perëndimit evropian, Kancelari gjerman, Presidenti francez dhe Brukseli, kërkojnë të bëjnë kurban Republikën e Kosovës me copëtimin e tropjeve të saj. S’kemi pse habitemi: “kurva e motit” ka përvojë të gjatë prej gati një shekull e gjysmë në veprën e saj kriminale për copëtimin e trojeve tona etnike dhe vazhdon të mos ketë të ngopur ende.

Kjo është një tjetër arsye plus që nënshkrimi i marrëveshjes, me shprehjen e larpërmendur brenda, është tradhti e rëndë kombëtre.

          Së dhjeti, Kancelarit gjerman dhe Presidentit francez, si edhe Brukselit prapa tyre, nuk u bëjnë kurrfarë përshtypjesh krimet e rënda, masakrat e përbindshme,  shkatërrimet masive dhe spastrimi etnik i përmasave biblike që bisha fashiste serbe i shkaktoi një populli të tërë në Kosovë, për çka Serbia duhet të dëmshpërblejë detyrimisht. Nuk u bëjnë përshtypje absolutisht, prandaj edhe në të 11 nenet e propozimit të tyre për marrëveshje, ato krime anashkalohen qëllimisht, për t’i bërë qejfin vetëm Serbisë, si të përkëdhelurës së tyre. Një anashkalim i tillë është mjaft revoltues për mbarë kombin shqiptar, sepse, në heshtje, është një pendesë, është një kërkim ndjese para Serbisë për bombardimet e NATO-s në pranverën e vitit 1999, ndjesë, të cilën, sipas emisionit të lajmeve të “Zërit të Amerikës” të datës 13 tetor 2016, kandidati për president i Shteteve të Bashkuara Donald Tramp (Trump), e pati kërkuar publikisht, sapo filloi fushatën zgjedhore në dhjetor të vitit 2015, duke sulmuar Bill Klintonin dhe administratën e tij.

          Anashkalimi i lartpërmendur është një arsye edhe shumë më e fortë që nënshkrimi i marrëveshjes me atë shprehjen e përsëritur më sipër, është tradhti e rëndë kombëtare.

          Mosnënshkrimi i marrëveshjes nga ana e Vuçiçit gjatë takimit të tij me Kurtin  më 27 shkurt në Bruksel, fsheh në vetvete një djallëzi nga ana e tij, me qëllim që t’ia rritë kredinë vetes në sytë e opinionit publik serb. Sepse mospranimi i tij për ta nënshkruar është me të vërtetë qesharak, kur dihet që marrëveshja është tërësisht në favor të Serbisë, sidomos Neni 7, për krijimin  dhe vetadministrimin e bashkësisë së komunave serbe, diçka varrmihëse për Republikën e Kosovës. Por fakti që serbët, më 05 nëntor 2022, i braktisën të gjitha institucionet e saj, dëshmon pa mëdyshjen më të vogël se ata, faktikisht, e kanë krijuar tashmë bashkësinë në fjalë dhe nënshkrimi i marrëveshjes më 18 mars në Bruksel, për ta është thjesht formal, vetëm sa merr vlerë juridike. Ndërkohë, Treshja udhëheqëse në Prishtinë rri e luan thjesht rolin e soditësit të paanshëm!

          Në mbyllje dëshiroj të theksoj:

Treshja Osmani-Kurti-Konjufca nuk e vendosën  krejt territorin e vendit nën një qeverisje  të rreptë në zbatimin e ligjit, në përputhje me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese për moslejimin e krijimit të bashkësisë së komunave serbe, çka solli si pasojë që ata ta pranojnë, faktikisht, ndarjen e Republikës së Kosovës, duke u bërë pjesë e tradhtisë së Thaçit dhe Mustafës. Për pasojë, më 18 mars, Kurti ka për ta nënshkruar marrëveshjen me Serbinë, me qëllim krijimin e bashkësisë së komunave serbe apo të shtetit brenda shtetit. Po ashtu, sipas Nenit 7, do të bëhet edhe zyrtarizimi i statusit të kishës ortodokse serbe, një  tjetër shtet ky brenda shtetit të Republikës së Kosovës. Prandaj Kancelari gjerman dhe Presidenti francez, siç dëshmohet në faqen e internetit “Albanian Post” të datës 04 shtator  2022, në një letër që i dërgonin Kryeministrit Kurti, i jepnin porosi që “të përgatitej për vendime të vështira”.

Sigurisht, për vendime të vështira u dashka të përgatitet Kryeministri i Republikës së Kosovës, e cila ishte viktimë e barbarisë së egër serbe, dhe jo Serbia fashiste. Domosdo, sepse, siç ka pasë deklaruar shumë vite më parë Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zanieri, “…pas ndërhyrjes ushtarake (pas bombardimeve të NATO-s - E.Y.), një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë” (Citohet sipas: Lamberto Zanieri. “Kosova ka mbetur në mes të rrugës”. Faqja e internetit “Radio Evropa e Lirë”. 16 prill 2011).

Shqiptarët e mbarë trojeve etnike kanë qenë të bindur plotësisht se Evropa, pas luftës, me përjashtime të rralla, do të merrte anën e Serbisë, anën e shtetit agresor, siç edhe ndodhi faktikisht. Dhe nuk habiten aspak, se ata kanë parasysh karakterizimin që Fishta i Madh i ka pasë bërë Evropës, si “kurva e motit”, për qëndrimin e saj tradicionalisht antishqiptar. Por shqiptarëve nuk u shkonte kurrë ndër mend se anën e Serbisë, shumë vite më vonë, do ta merrte edhe Departamenti i Shtetit. Ambasadorët amerikanë Xhef Hovenier (Jeff Hovenier) në Prishtinë dhe Kristofer (Christopher) Hill në Beograd, kanë kohë që këmbëngulin për krijimin e bashkësisë së komunave serbe.

A nuk do të ishte mirë që këta ambasadorët amerikanë t’u përgjigjeshin pyetjeve në vijim që ka shtruar në faqet e internetit publicisti i njohur Gjokë Dabaj, me prejardhje nga shqiptarët që jetojnë në trojet e veta në Mal të Zi?

“Unë e kam thënë me kohë. A kanë serbët asociacion në Kroaci? A kanë serbët asociacion në Seged të Hungarisë? A kanë serbët asociacion në Timishuarë të Rumanisë? Pastaj: A kanë hungarezët asociacion në shtetin që quhet Republika e Serbisë? A kanë boshnjakët asociacion në shtetin që quhet Republika e Serbisë?”.

Të njëjtat pyetje, dhe ca më shumë, ka shtruar në internet Profesori Saimir Lolja:

A kanë serbët asociacion në Kroaci? 

A kanë serbët asociacion në Seged të Hungarisë? A kanë serbët asociacion në Timishuarë të Rumanisë? A kanë hungarezët asociacion në shtetin që quhet Republika e Serbisë? A kanë hungarezët asociacion në Rumani? A kanë boshnjakët asociacion në shtetin që quhet Republika e Serbisë? A kanë austriakët asociacion në Itali? A kanë turqit asociacion në Greqi dhe anasjelltas? A kanë turqit asociacion në Bullgari?

Në atdheun amë, Rama ka bërë emër si pasues i kryeargatit të Beogradit Enver Hoxha, duke komplotuar me Vuçiçin për ndarjen e Republikës së Kosovës, përmes krijimit të bashkësisë së komunave serbe. Ambasadorja amerikane Yuri Kim, sapo filloi mandatin e vet në Tiranë, u rreshtua haptas në përkrahje të Ramës dhe filloi të sillej në atë mënyrë, ashtu si edhe deri tani, sikur është anëtare e asamblesë së partisë socialiste. Përkrahja nga ana e saj e krahut të majtë të politikës shqiptare, është mbështetje e hapur për Ramën dhe Vuçiçin, për rrjedhojë, për krijimin e bashkësisë së komunave serbe.

Por mbështetjes për Ramën me të gjitha mënyrat, mikut të përzemërt të Vuçiçit, nga ana e ambasadores Yuri Kim, ia vuri vulën  përfundimisht prania shtatë orë rresht në sallën e Gjykatës së Apelit e dy përfaqësuesve të ambasadës amerikane, në pritje të vendimit për vulën e Partisë Demokratike. Me këtë rast, ja çfarë deklaron publicisti dhe analisti i njohur Adriatik Dosti:

“Sapo kam mbaruar një bisedë telefonike me një mikun tim të mirë e të hershëm amerikan, Profesor e Jurist për nga profesioni e që momentalisht jep mësim e leksione në Universitetin e “Ann Arborit” këtu në Michigan, për të Drejtën ndërkombëtare dhe Relacionet diplomatike në politikën e jashtme mes shteteve. Pasi i shpjegova gjithë ç’ka ndodhur, ai m’u përgjigj:

“Është më tepër se skandal,.. është shkelje flagrante e Konventës diplomatike të Vjenës,.. konsiderohet ndërhyrje banale në punët e politikën e brendshme të një shteti të pavarur e sovran,.. e thënë troç fare, - më shpjegoi miku im, - përpos presion, kërcënim e shantazh, është njëkohësisht dhunim skandaloz i sistemit të drejtësisë së një shteti tjetër” (Citohet sipas: Adriatik Dosti - SHBA. “Ne shqiptarët e mirë historikisht kemi qenë e jemi me Amerikën, po Amerika më kë është?”. Faqja e internetit “Syri””. 05 mars 2023).

Si gjithmonë, do të dalë përsëri në pah paaftësia tradicionale e popullit shqiptar për vetorganizim, çka politikanëve u ka krijuar hapësira mjaft të bollshme për nënshtrim skandaloz para të huajve, kushdo qofshin ata, të shoqëruar me tradhti kombëtare.

Ndokush mund të thotë:

“Albin Kurti u gjend para presionit të amerikanëve dhe prandaj qe i detyruar ta pranonte nënshkrimin e Marrëveshjes. Për ndryshe prishej miqësia me amerikanët”.

Po pse Albin Kurti nuk ua ka shpjeguar përfaqësuesve amerikanë prerë dhe vendosmërisht se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga pararendësit e tij, sidomos marrëveshja për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, dhe zyrtarizimi i statusit të kishës ortodokse, përbëjnë tradhti të rëndë kombëtare, sepse shkallmojnë përfundimisht themelet e pavarësisë së Republikës së Kosovës përmes copëtimit të saj? Para amerikanëve, Albin Kurti do ta prezantonte veten me shumë burrëri dhe vendosmëri, sikur të kishte në çantën e vet, veç Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, edhe Vendimin e Kuvendit dhe rezultatin e Referendumit mbarëpopullor kundër krijimit të bashkësisë së komunave serbe dhe zyrtarizimit të statusit të kishës ortodokse. Dhe Albin Kurti kështu do të kishte një arsye shumë të fortë për t’i kundërshtuar amerikanët, të cilët e dinë shumë mirë se vullneti i popullit është Vullneti i Hyjnisë

E kam theksuar edhe herë të tjera në analizat e mia se është gatuar me kohë një strategji djallëzore për ftohjen e shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çka është mjaft i interesuar boshti ortodoks serbogrek, me në krye Rusinë fashiste të ditëve tona. Por ne shqiptarët duhet t’i shtrojmë edhe një pyetje vetes: mos vallë edhe vetë ne jemi fajtorë për ftohjen e atyre marrëdhënieve? Ne kemi pasur dhe kemi arsye boll të forta, të cilat dihen mjaft mirë, për ta dashur dhe respektuar Amerikën jashtëzakonisht shumë. Por mos vallë jemi treguar jo dinjitozë me dashurinë dhe respektin tonë ndaj saj, duke harruar krejtësisht të respektojmë vetveten? Mos vallë me dashurinë tonë i kemi lejuar vetes të zbresim deri në një nivel aspak serioz? Sepse njerëzit jo dinjitozë nuk i respekton kush. Aq më tepër që dashuria e dendur për dikë dihet se çfarë fundi ka. Sidomos kur politikanët tanë zhvishen nga çdolloj dinjiteti, personal dhe kombëtar, gjatë kontakteve me të huajt, të cilët, nën zë, nuk ushqejnë kurrfarë respekti për ta. Dhe nënkuptohet që, politikanë të tillë, na turpërojnë, sepse bëhen lolo në sytë e botës dhe pasojat reflektohen në kurriz të popullit dhe te tkurrja e trojeve tona etnike.

Ne shqiptarët duhet të kemi parasysh një porosi të artë të Sokratit (470-399), i cili ka thënë:

          “Do të ishte mirë që njeriu ta gjykojë seriozisht veten se kush është, për të parë se ç’vlera ka për të pasur miq”.

            Kaliforni, 08 mars 2023

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Bucka, i vetgraduar kolonel

 Duke ndjekur emisionin e TV Dukagjinit, me titull: “Të pathënat për UCK-në”, të përgatitur prej gazetarit, Ermal Panduri, transmetuar në datën 10 tetor 2018, e cila është intervista ku kanë folur: bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit Fadil Begu, kryetari i Organizatës së Veteranëve  të  UÇK-së për Shqipërinë, Sokol Poga, Komandanti i Qendrës Stërvitore të UCK-së në Helshan, kolonel Maliq Doci, një prej furnitorëve kryesorë për formacionet e UCK-së prej Hasi në brendësi të Kosovës Qamil Cahani, dhe autori i këtij reagimi.

Mirëpo, në fund të asaj interviste, gazetari Panduri i ka bashkangjitur edhe një intervistë të  ish-oficerit nga Shqipëria, i njohur me emrin Spiro Butka, por de fakto mbiemrin e ka Bucka, i vetgraduar kolonel. Mirë ka bërë, e drejt e tij si gazetar. Por, sikundër do ta shpjegojmë më pas, kjo shtesë e tij është qëllim keqe.

Themi për Spiron “i vetgraduar”, për faktin se nuk e ka gëzuar kurrë atë gradë ushtarake sa ka qenë oficer efektiv në Ushtrinë e Shqipërisë. Kjo për arsyen e thjeshtë se, kur Spirua është liruar nga Ushtria e Shqipërisë , (në gjysmën e dytë të viteve ’70-të të shekullit XX), jo vetëm që Ushtria Shqiptare nuk kishte grada, por që të gëzoje atë gradë duhej të ishe minimalisht komandant Brigade (Regjimenti), ndërkohë që ai zotëri ka qenë shef stërvitjeje a shef operativ Brigade, që po të ishin gradat në atë kohë, do t’i takonte maksimalisht grada major, por kurrë kolonel.

Por ky zotëri, me sa po duket, e ka qejf vetgradimin, pasi edhe kur krijoi  Armatën Kombëtare Shqiptare në vitin 2003, për të cilën u fut edhe në listën e zezë të Presidentit të SHBA, Xhorxh Bush (i vjetri), edhe atëherë u vetgradua Gjeneral-Kolonel, (për t’u barazuar me Enver Hoxhën kur iu dha kjo gradë në Kongresin e Përmetit, 24 maj 1944, kur vendosi gradat), dhe  zgjodhi për pseudonim një emër e mbiemër madhështor për t’u paraqit si i lindur nga Zoti për beteja të mëdha ushtarake, Vigan Gradica. Edhe mbiemrin Gradica e ka zgjedhur për të na thënë se është Mehmet Gradica  i kohës sonë! Kjo tregon se djallëzia e tij është e pa arritshme.

Por që të mos largohemi nga tema, z. Ermal Panduri përveç që i ka censuruar thëniet tona për  “viganin” Spiro Bucka, por e mbyll qëllimisht atë intervistë me thëniet e tij. Dhe kuptohet se cili është qëllimi i këtij gazetari: që t’i paraqesë të pavlera e të paqena gjithçka folën e treguan parafolësit,  protagonistët e vërtetë të atyre ngjarjeve që ata trajtuan e folën për operacionin “Shigjeta” si dhe për çështjen e të qenit të Spiro Buckës dëshmitar prefencial i Prokurorit, Elez Blakaj.

Ç’është gjithë kjo dashuri dhe përkrahje e prokurorëve dhe e disa gazetarëve  në Kosovë ndaj një magazinieri të UÇK-së që vepronte gjatë luftës në qytetin e Kuksit dhe kurrë në Kosovë, madje i përkrahur pa rezerva edhe nga Azem Syla, e i mbështetur pas lufte edhe nga shumica e ish-anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së?! Ku vallë flen lepuri?

Dhe ajo që është interesante në intervistën e Spiro Buckës, në këtë emision, është shprehia e tij: “Unë, po të kisha 3000 ushtarë do ta çliroja Prizrenin”. Ç’paska humbur Kosova një fat të madh!

Kjo deklaratë pompoze e Vigan Spiro Buckës tregon se, ky zotëri ose nuk ka pirë ilaqet kur ka dhënë intervistën, ose nuk e kanë çuar për ta vizituar te mjeku psikiatër. E themi këtë për vet faktin se ai bie ndesh me ato çka ka thënë në shumë shkrime të tij. Në ato shkrime, ai është deklaruar se na paska qenë emëruar nga Azem Syla zevendës Komandant i Operacionit “Shigjeta”. Madje ka deklaruar edhe tjetrën: e ka komanduar atë luftim, (le ta quajmë operacion), nga një largësi 20-30 kilometra larg, pasi, sikundër tregojnë të gjithë pjesëmarrësit në të quajturin Operacioni “Shigjeta”, ai ka qenë në një zyrë në ish-Uzinën Mekanikë të Kuksit!

Dhe kjo duhet të jetë një risi në artin ushtarak botëror dhe jo vetëm shqiptar, që ta drejtosh luftimin nga një zyrë, pa dritare dhe në një largësi të tillë, duke mos qenë nevoja ta shohësh fare as frontin e jo më vijën e parë të luftimeve.

Mirëpo, dimë që në mal të Pashtrikut dhe në Koshare u grumbulluan e u angazhuan në luftim gati 5000 ushtarë. Nëse do të pranojmë se ky zotëri ka qenë zëvendës komandant i atij operacioni të planifikuar nga Shtabi  Përgjithshëm dhe jo nga ministri Azem Syla, sikundër na e paraqet ky, në disa dokumente me nënshkrimet e Azem Sylës, si është e mundur që nuk e çliroi Prizrenin? Dhe kjo do të ketë ndodhur për faktin se kanë qenë më shumë ushtarë se sa i duheshin Spiros, ishin 5000 dhe jo 3000, prandaj nuk e ka marrë mundimin ky “trim vigan” që ta çlironte Prizrenin!

 Ngaqë kanë qenë 5000 dhe jo 3000 luftëtarë, prandaj ky zëvendës komandant operacioni nuk mundi të çlironte edhe ato 300-1000 metra të territorit të Republikës së Shqipërisë që ishin pushtuar e fortifikuar nga forcat serbe, prej Qafës së  Prushit e deri Gorozhup. E paskemi vrarë mendjen kot se pse nuk u realizua detyra për hapjen e korridorit të furnizimit si në Koshare edhe në Pashtrik, ngaqë kanë qenë më shumë se sa i nevojiteshin, Viganit Spiro Bucka. Pse nuk na e ka thënë më pare ky vigan, që mos të ishim lodhur kaq shumë.

 Dhe me këtë deklaratë mburravece të këtij “trim vigani”, gazetari Ermal  Panduri na e mbyll intervistën e “të pathënave për UCK-në”.   Turp, e faqe e zezë, kur duan të na i paraqesin si të vërteta këto broçkulla mburravece të një ish-oficeri të përjashtuar nga tre ushtri, dy shqiptare e një ndërkombëtare, si i padenjë për të qenë oficer ushtrie: nga Ushtria e Republikës së Shqipërisë, nga TMK-ja dhe nga KFOR-i .

Spiro Bucka



Vërejtje e redakisë Floripress:

Spiroja është vlleh,nuk është shqiptar dhe është person non grata për State departamentin e USA_së!


A është e mundur të ëndërrosh në disa gjuhë të ndryshme? Shkencëtarët kanë bërë zbulime interesante që mund t'ju habisin

Gjumi luan një rol shumë më të fuqishëm në mësimin e gjuhës sesa mendohej më parë. A është e mundur të ëndërrosh në disa gjuhë Gjumi luan një rol shumë më të fuqishëm në mësimin e gjuhës sesa mendohej më parë. Nëse flisni më shumë se një gjuhë, ndonjëherë mund të keni përjetuar përzierjen e tyre në gjumë. Sophie Hardach, për BBC-në, flet për përvojën e saj shumëgjuhëshe gjatë gjumit:– Ëndrrat e mia shpesh përmbajnë anglisht, të cilën e flas në jetën e përditshme këtu në Londër, si dhe gjermanisht, gjuhën e fëmijërisë sime.

Por, pyetja është se si dhe pse truri ynë arrin në këto ëndrra shumëgjuhëshe, si dhe a mund të ndikojnë në aftësitë tona gjuhësore në jetën reale.


Deshifrimi i gjuhëve tona të ëndrrave

Në pamje të parë, mund të mos duket e habitshme që shumë njerëz ushtrojnë gjuhë të ndryshme ndërsa flenë, madje edhe njerëzit që sapo kanë filluar të mësojnë një gjuhë të huaj i përdorin ato gjuhë në ëndrrat e tyre.

Gjuha që ne flasim gjatë ditës përcillet kryesisht në netët tona.

Një studim i njerëzve të shurdhër dhe me dëgjim të dëmtuar zbuloi, për shembull, se ata komunikonin në ëndrra, si dhe kur ishin zgjuar, duke përdorur gjuhën e shenjave.

Megjithatë, një vështrim më i afërt i ëndrrave shumëgjuhëshe zbulon një pamje më komplekse, zbulojnë shkencëtarët.

Si fillim, në vend që të luajmë rastësisht fragmente gjuhësore nga koha jonë, truri ynë duket se i përzien ato me të gjitha llojet e shqetësimeve, kujtimeve dhe problemeve të përditshme. Truri ynë mund të krijojë dialogë të tërë në një gjuhë të panjohur fantazie, ose një gjuhë që ëndërrimtarët e kanë hasur në jetën e zgjuar, por nuk e përdorin.– Në ëndrrat e mia, ndonjëherë kam biseda të gjalla në japonisht, një gjuhë që e studiova, por nuk arrita ta zotëroja në jetën reale, shpjegoi një i anketuar.

Studiuesit e gjumit thonë se mekanika e saktë pas ëndrrave të tilla është mjaft e vështirë për t’u përcaktuar, pjesërisht sepse ëndrrat në përgjithësi janë ende një fenomen mjaft misterioz. Ajo që kuptohet më mirë është se si dhe pse truri ynë përpunon gjuhët dhe madje mëson fjalë të reja në gjumë.

Pse ju del gjak nga hundët

 


Ja pse ju del gjak nga hundët

Gjakderdhja në hundë, e quajtur ndryshe epistasa, përfshin rrjedhjen e gjakut nga brenda hundës. Shumica e njerëzve kanë më raste gjakrrjedhje nga hunda, sidomos fëmijët dhe moshat e treta. Edhe pse gjakrrjedhja nga hundët mund të duket e frikshme, në shumicën e rasteve nuk është e rrezikshme. Gjakrrjedhje e shpeshtë nga hunda konsiderohet ajo kur ndodh më shumë se një herë në javë.

Ja cilët janë disa nga shkaktarët e gjakrrjedhjes nga hunda: Pjesa e brendshme e hundës përmban disa enë të vogla gjaku që qëndrojnë përreth hundës dhe mund të dëmtohen lehtësisht.

Dy nga shkaktarët më të zakonshëm të gjakrrjedhjes nga hunda janë: Ajri i thatë – kur thahen membranat e hundës, janë më të ndjeshëm ndaj gjakderdhjes dhe infeksioneve; dhe kruajtja e hundës.

Shkaktarë të tjerë të gjakrrjedhjes janë: Sinusiti akut; alergjitë; përdorimi i aspirinës; hemofilia (dhe çrregullime të tjera të gjakut); holluesit e gjakut, si warfarin and qeparin; irrituesit kimik, si amoniaku; sinusiti kronik; përdorimi i kokainës; ftohjet e zakonshme; trupa të huaj në hundë; spraji për hundët, si ai që përdoret për të trajtuar alergjitë, nëse përdoret shpesh; riniti jo-alergjik; goditjet në hundë

Shkaktarët më pak të zakonshëm të gjakrrjedhjes janë: përdorimi i alkoolit; telangiektasi hemorragjik i trashëguar (zgjerim i kapilarëve të gjakut); leucemia; polipet nazale (mishi i huaj në hundë); ndërhyrje kirurgjikale në hundë; tumor nazal; tremujori i dytë i shtatzënisë.

Enver Hoxha nga vrasjet e kryeministrave te arrestimi i 1400 studenteve ne 1 vit

Në listën e 33 drejtuesve të qeverive shqiptare, prej vitit 1912 deri më sot, Enver Hoxha ishte kryeministri i 22­të. Ai e mbajti këtë dety...