2023-04-05

Encefaliti i lindur nga rriqrat (TBEV) është zbuluar së fundmi në të gjithë Anglinë, duke përfshirë rastin e parë të konfirmuar në vend.

 

Britanikët janë paralajmëruar të jenë vigjilentë pasi një virus i ri i lindur nga rriqrat, i cili mund të shkaktojë meningjitin, u konfirmua se ishte gjetur në disa vende të Anglisë.

Encefaliti i lindur nga rriqrat (TBEV) është zbuluar së fundmi në të gjithë Anglinë, duke përfshirë rastin e parë të konfirmuar në vend.

Në tre zona të Anglisë janë gjetur prani TBEV, ndërsa vitin e kaluar një rast u konfirmua në Yorkshire.

Krahas kësaj, virusi është zbuluar edhe në Hampshire/Dorset dhe Norfolk, por britanikët janë paralajmëruar se mund të jetë i pranishëm edhe në vendet e tjera të Mbretërisë së Bashkuar, sepse speciet e rriqrave që e mbartin atë janë të përhapura, sipas The Mirror.

Janë zbuluar tre raste të mundshme ose të konfirmuara që nga viti 2019 dhe TBEV mund të shkaktojë një sërë sëmundjesh nga gripi i lehtë deri te meningjiti ose encefaliti.

Simptomat janë shpesh të ngjashme me ato të meningjitit, duke përfshirë temperaturë të lartë, dhimbje koke, qafë të ngurtë dhe ulje të vetëdijes.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar dhe Departamenti për Mjedisin e Ushqimit dhe Çështjeve Rurale po hetojnë rritjen e rasteve me këtë virus në vitet e fundit.

Lista e simptomave të meningjitit:

-Dhimbje koke e fortë

-Qafë e ngrirë

-Dhimbje duke parë dritat e ndritshme

Zhvillon simptoma neurologjike:

-Shfaqja e ndonjë krize

-Konfuzion i papritur ose ndryshim në sjellje

-Dobësi ose humbje e lëvizjes në krahë dhe këmbë

-Rënie e fytyrës, ndryshim në shikim ose të folur të paqartë

Krahas TBEV, britanikët janë gjithashtu në rrezik të infeksioneve të tjera që mbartin araknidi parazitar, si sëmundja e Lyme.

Ndërsa kjo shënon herën e parë që TBEV është i pranishëm në Angli, prej kohësh dihet se është i përhapur në pjesë të tjera të botës, duke përfshirë Evropën.

Nëse nuk jeni mirë pas një pickimi të rriqrës, kërkoni ndihmë nga  mjeku i përgjithshëm dhe kërkoni kujdes urgjent mjekësor.

“SHBA-në do ta marrë lumi”, Donald Trump shfaqet sfidues pas ngritjes së akuzave

 Shumica e republikanëve që po kandidojnë për Shtëpinë e Bardhë ose që kanë në plan të shpallin kandidaturën kanë shprehur mbështetjen për të. Përmes deklaratave ata janë shprehur se hetimet ndaj Trump janë të motivuara politikisht. Edhe vetë rivali i tij kryesor për nominimin republikan,  guvernatori Ron DeSantis tha përmes një postimi në Twitter se ngritja e aktakuzës ishte joamerikane.


Gjatë kohës që ishte në gjykatë nuk tha pothuajse asgjë, por në momentin e kthimit në Florida, përpara mbështetësve të tij Donald Trump përmendi laptopin e vjedhur të djalit të Joe Bidenit, Hunter, përsëriti edhe një herë bindjen e tij se zgjedhjet presidenciale të 2020-tës u vodhën e u ankua për bastisjen e FBI-së në rezidencën e tij në Mar-A-Lago  për të marrë dokumente të klasifikuara.

Ish kreu i shtetit e cilësoi aktakuzën e ngritur ndaj tij në Nju Jork, si më të fundit të një serie sulmesh me hetime mashtruese.

“Kjo aktpadi e rreme u ngrit vetëm për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2024 dhe duhet të mbyllet menjëherë. Nuk kam menduar kurrë se diçka e tillë mund të ndodhte në Amerikë. Kështu si e ka nisur, vendin tonë do ta marrë lumi. Krimi i vetëm që kam kryer ka qenë mbrojtja pa frikë e tij ndaj atyre që kërkojnë ta shkatërrojnë”, tha Trump.

“Përdorimi politikisht i sistemit tonë të drejtësisë për të avancuar një axhendë politike e kthen me kokë poshtë zbatimin e ligjit”, ka shkruar ai.

Pak demokratë kanë reaguar në lidhje me këtë gjë. Prokurorët argumentojnë se Trump falsifikoi të dhënat e biznesit në Nju Jork për të fshehur një përpjekje të paligjshme për të minuar integritetin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, si dhe shkelje të tjera të ligjeve zgjedhore. Gjithsej janë 34 akuza të ngritura kundër ish presidentit, që vetë u deklaruar i pafajshëm në sallën e gjyqit.

2023-04-04

UÇK s’kishte armë, uniformat i ngjyroste!/ Gjenerali shqiptar- Ja prapaskenat e luftës

Lufta nuk është e mirë asnjëherë për askënd. 

Ne luftën nuk do ta zgjidhnim kurrë as si profesion e as si pasion, por ajo ishte domosdoshmëri për mbijetesën si komb e si shoqëri”. Kështu e nisi ish-gjenerali i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), 


Gjenerali i luftës zt.Rexhep Selimi fjalimin e tij në ditën e dytë të gjykimit ndaj tij dhe tre-bashkëluftëtarëve të tjerë, Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqi në Hagë.

Spiunia ruse Svetlana Timofeevas refuzon ekstradimin: Nuk dua të shkoj në Rusi, kam kërkuar azil në Shqipëri

 

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Svetlana Timofeevas në Gjyqin e Elbasanit.

Për shkak të refuzimit të vetë Timofeevas dhe për shkaqe të tjera prokuroria i ka kërkuar gjykatës të mos lejojë ekstradimin e shtetases ruse. Prokuroria arsyeton se shkaqet e mësipërme e bëjnë të besojë në mosrespektimin e të drejtave të saj në Rusi.

Për këtë arsye prokuroria i kërkon gjykatës që Svetlana Timofeeva të mos ekstradohet.

Ndërkohë ka folur për herë të parë Svetlana Timofeeva, e cila ka kërkuar që të refuzohet kërkesa e Rusisë dhe ajo të qëndrojë në Shqipëri.

“Kërkesa e vendit tim duhet refuzuar. Kam bërë kërkesë si azil-kërkuese në Shqipëri dhe kjo kërkese e imja po shqyrtohet. Dua te qëndroj në Shqipëri dhe të mos më dërgoni në Rusi“- ka thënë ajo para Gjykatës.

Gjykata e Elbasanit do të japë vendimin më 13 prill ora 9:00.

Pritet që beteja ligjore në Shqipëri të vijojë pasi 33-vjeçarja nuk pranon ekstradimin në vendin e saj i cili e akuzon për marrje në mënyrë të jashtëligjshme të informacioneve që përbëjnë sekret shtetëror.

Rusja, e cila u arrestua në Shqipëri në gusht të vitit 2022 teksa kaloi një perimetrin e sigurisë së uzinës së armëve në Gramsh, përballet në Shqipëri me një tjetër proces, e akuzuar sërish për spiunazh.

Teksa përfundoi afati i arrestit me burg, Gjykata e Elbasanit vendosi zgjatjen e afateve të paraburgimit edhe pse ky vendim u cilësua i jashtëligjshëm dhe në shkelje të të drejtave nga ana e mbrojtjes.

Në të njëjtin proces, me akuzën e marrjes së informacionit që përbën sekret shtetëror, dhe goditjes për shkak të detyrës, gjykohen edhe dy bashkëpunëtorët e Zvetlana Timofevës, një shtetas rus dhe një ukrainas.

Avokati i Veselit, Ben Emmerson tha se mbrojtja në themel e kundërshton përshkrimin që Prokuroria i ka bërë UÇK-së si një organizatë që drejtohej nga lartë-poshtë.

Në gjykatoren e Dhomave të Specializuara në Hagë këtë pasdite ka vazhduar dhënia e deklaratës hyrëse të mbrojtjes së Kadri Veselit.

“Ju tashmë e dini se mbrojtja në themel e kundërshton përshkrimin që prokuroria i ka bërë UÇK-së si një organizatë që drejtohej nga lartë-poshtë, apo që udhëhiqej administrohej apo mikroadministrohej nga individë që përgjithësisht thuhet se kanë qenë anëtarë të shtabit të përgjithshëm. Dëshmitar pas dëshmitari në proceset e mëparshme në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ) e kanë përshkruar strukturën e pushtetit brenda UÇK-së si një strukturë e që në thelb ishte horizontale-vertikale, ku komandantët e zonave madje edhe komandantët lokalë më në bazë ushtronin nivele shumë të larta autonimie dhe e konsideronin veten se ishin në nivel operativ tërësisht të pavarur nga njëri-tjetri por dhe nga shtabi i përgjithshëm. Prandaj, ta përshkruash siç ka konstatuar TPNJ, ta përshkruash këtë organ si një shtab i përgjithshëm në kuptimin konvencional do të ishte përshkrim i shtrembëruar i fakteve. Sigurisht në një ushtri guerile që u formua në mënyrë të shpejtë në pranverën e vitit ’98-të dhe se përbehej nga civilë shqiptarë me armatime të pakta dhe të pastërvitur u bënë orvatje që UÇK ta paraqisnin kundrejt botës si jashtme si një gjë më të organizuar dhe unifikuar dhe më efektive se që ishte në të vërtetë. Propaganda është përdorur nga të gjitha palët, përfshirë këtu UÇK-në”, tha ai.

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson është shprehur se historia e trafikimit të organeve është mit.

Ai po ashtu shtoi se disa persona e kanë ekzagjeruar rolin e tyre në UÇK për qëllime politike, e disa të tjerë janë distancuar për shkak të frikës se mund të përballen me një gjykim.

Miti i trafikimit të organeve është një prej historive të shumta mbase përmes një amplifikimi, elementi etj., e diçka që ka hedhur rrënjë por që nuk është e bazuar në fakte. Historia e luftës po kështu është shkruar dhe rishkruar në përkujtime, artikuj në gazeta, intervista libra, shpesh është shtrembëruar për t’u shërbyer interesave të protagonistëve të ndryshëm. Por, kjo histori ka qenë objekt edhe i një shqyrtimi të konsiderueshëm dhe të kujdesshëm gjyqësor nëpër proces gjyqësore si brenda Kosovës nëpër gjykata të ngritura nga EULEX dhe këtu sigurisht në Hagë në TPNJ. Dhe nuk është nevoja se jo të gjithë personat e përfshirë në këto ngjarje janë historianët njësoj të besueshëm, disa njerëz e kanë ekzagjeruar rolin dhe rëndësinë që kishin në UÇK. Shpesh për qëllime të aktualiteti politik të ditës, por të tjerë janë përpjekur të distancohen nga ngjarjet ku kanë marr pjesë sepse e dinë se disa prej veprimeve të tyre ishin së themi së paku tejet të dyshimta dhe mund të bënin që ata të dilnin para një gjykate penale. Të gjitha këto ndërlikohen më tej akoma nga propaganda e luftës që kanë bërë të gjitha palët gjatë vetë periudhës së konfliktit dhe sigurisht që ngjarjet që do t’i shihni kanë ndodhur para pothuajse 25 vitesh dhe me keqbesim apo jo kujtimet edhe mund të dobësohen apo shtrembërohen gjatë një periudhe kaq të gjatë kohe”, tha ai.

Mbrojtja e Veselit foli edhe për dëshminë e Bislim Zyrapit mbi të cilin u shpreh se ZPS është mbështetur për të paraqitur dëshminë dhe për të përshkruar disa rregullore të UÇK-së.

Emmerson u shpreh se vetë Zyrapi kishte deklaruar se këto rregulla u hartuan si pjesë e një plani për ta profesionalizuar UÇK-në.

“Ai u bë shef i shtabit të përgjithshëm të UÇK dhe ai dëshmitari mbi të cilin është mbështetur prokuroria për të paraqitur dëshmi dhe komentuar shumë prej ato që u përshkruan dje si dokumente rregullatore të UÇK kundrejt që përshkruanin sjelljen, disiplinën, të cilat prokuroria ia tregoi dje. Siç e di edhe ZPS-ja zotëri Zyrapi ka dëshmuar disa herë për këto dokumente këtu në Hagë ku ka dëshmuar se këto rregulla ishin thjesht në nivele aspirate nuk u vënë ndonjëherë në jetë, ishin projekt-dokumente që nuk kishin asnjëfarë lidhje me analitetin në terren siç është shprehur edhe vetë dëshmitari i prokurorisë. Sipas zotëri Zyrapi këto rregulla u hartuan si pjesë e një plani për ta profesionalizuar UÇK nga fundi i vitit ’98-të për ta konvertuar këtë nga një forcë kaotike guerile e cila ishte shpartalluar nga ofensivat e pranverës dhe verës ’98-të pra në një ushtri që ishte e aftë për të mbrojtur popullatën civile kundër asaj fushate të gjatë që synonte nivele të konsiderueshme të spastrimit etnik”, tha ai.

Tomë Gashi: Serbia po kënaqet me gjyqin e ish-krerëve të UÇK, po harrohen krimet e serbëve!

 

Në Hagë vazhdon gjykimi i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të akuzuar nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ndërsa ditën e djeshme iu dha mundësia akuzës të fliste mbi çështjen, sot ka qenë radha e palës mbrojtëse për të paraqitur argumentet.

Për emisionin “Top Talk” me Juli Xhokaxhi, avokati Tom Gashi, kryeredaktori i Telegraf, Muhamet Hajrullau, dhe pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritan Hoti, kanë deklaruar se Serbia do ta përdor këtë çështje për ta vendosur veten në një pozitë tjetër, dhe kështu siç po shkojnë punët, ka të gjarë që gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së të sjellë më shumë tensione në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, sesa normalizim të raporteve.

Pjesë nga debati:

Juli Xhokaxhi: Cfarë impakti ka ky gjyq dhe këto akuza për mbarëvajtjen e bisedimeve, dialogut, marrëveshjes së pashkruar mes Kosovës dhe Serbisë, situata e tensionuar në veri?

Tom Gashi: Është e ditur që Serbia do ta përdor gjykimin që është duke u mbajtur në Hagë, siç do ta përdornim ne në një situatë tjetër kur do të kishim establishmentin më të lartë ushtarak dhe politik të Serbisë për akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Me siguri që Serbia është duke u kënaqur që po i sheh disa nga drejtuesit e UÇK-së në të tilla pozita, ndërsa tani bota po e harron dalë nga dalë se kush kreu krimet më të tmerrshme pas Luftës së Dytë Botërore. Mbi 15 mijë qytetarë shqiptarë të vrarë vetëm për shkak të përkatësisë nacionale të tyre. Kemi mbi 20 mijë gra të dhunuara, mbi 1400 fëmijë shqiptarë që u vranë vetëm për shkak të përkatësisë nacionale dhe kemi Kosovën që në kohën e luftës është kthyer në hi. Dhe për ta parandaluar gjenocidin ndaj nesh intervenojë NATO

Dritan Hoti: Serbia do të tentojë të vendosë një paralele ndërmjet krimeve dhe praktikave genocidare në Kosovë, por problemi i saj nuk qëndron këtu. Beogradi kërkon ideologjizimin e elitës dhe shoqërisë së saj politike. Deri në momentin që Serbia të jetë ideologjizuar plotësisht, ajo do të jetë nën diktatin e Perëndimit. Me revizionimin e politikave të saj etniko-fetare Serbia do të shndërrohet në një shtet normal, duke restauruar kështu ekuilibrin e paqes. Pra nuk është se do të ketë një përfitim madhor Serbia sa iu përket pozitave të saj në Evropën Juglindore. Dëgjo, nuk zhbëhet pavarësia e Kosovës dhe realiteti i ri i shqiptarëve në Ballkan. E kemi tejkaluar këtë pikë.

Muhamet Hajrullau: Ka nis procesi shumë vonë, u bën tashmë dy vjet. As Sllopodan Millosheviçit nuk i ka ndodh kjo në procesin e Hagës. Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, duhet ta pranojmë se Beogradi do ta përdor këtë çështje për ta vendosur veten në një pozitë tjetër. Unë mendoj se kjo çështje do të sjell më shumë tension sesa do të shkojë mes normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Gjenerali i UÇK-së Rexhep Selimi në gjykatën e Hagës: Nuk kam të bëj me asnjë nga krimet e pretenduara

 

Ish-kreu i UÇK-së, Rexhep Selimi, sërish para Dhomave të Specializuara tha se nuk ka të bëjë me asnjë nga krimet e pretenduara në aktakuzën ndaj tij.

“Jemi këtu përballë një aktakuze që ende vazhdojmë ta konsiderojmë të pabazuar mbi fakte dhe argumente”, u shpreh Selimi në ditën e dytë të gjykimit ndaj tij dhe tre ish-drejtuesve të tjerë të UÇK-së.

Ai shtoi se shpreson që në fund të procesit do të vërtetohet pafajësia e tij.

“Pas themelimit të kësaj gjykate, jo rrallë herë jam pyetur se a kisha frikë nga drejtësia. Gjithmonë kam thënë dhe sot e përsëris: unë nuk kam frikë nga drejtësia, por nga padrejtësia duhet të kemi frikë të gjithë. Por, pavarësisht kësaj unë qëndroj sot përballë jush me besimin e plotë se në fund të këtij procesi ju do të vendosni në favor të pafajësisë time”, tha ai.

Selimi deklaroi se Kosova nuk kishte një ushtri të mirëfilltë, të organizuar mirë, kishte mungesë të armëve e njerëzve. Sipas tij, Kosova nuk do ta zgjidhte kurrë luftën, por lufta “ishte domosdoshmëri për mbijetesë”.

“Opozita serbe është një mjet në duart e shërbimeve sekrete kriminale dhe të huaja. Këta të rinj pak a shumë po përdoren prej tyre”, tha kryetari i Serbis1% Aleksander Vuçiç

                     Kërko brenda në imazh                              Nga Flori Bruqi p residenti serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar opozitë...