Në gjykatoren e Dhomave të Specializuara në Hagë këtë pasdite ka vazhduar dhënia e deklaratës hyrëse të mbrojtjes së Kadri Veselit.
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson është shprehur se historia e trafikimit të organeve është mit.
Ai po ashtu shtoi se disa persona e kanë ekzagjeruar rolin e tyre në UÇK për qëllime politike, e disa të tjerë janë distancuar për shkak të frikës se mund të përballen me një gjykim.
“Miti i trafikimit të organeve është një prej historive të shumta mbase përmes një amplifikimi, elementi etj., e diçka që ka hedhur rrënjë por që nuk është e bazuar në fakte. Historia e luftës po kështu është shkruar dhe rishkruar në përkujtime, artikuj në gazeta, intervista libra, shpesh është shtrembëruar për t’u shërbyer interesave të protagonistëve të ndryshëm. Por, kjo histori ka qenë objekt edhe i një shqyrtimi të konsiderueshëm dhe të kujdesshëm gjyqësor nëpër proces gjyqësore si brenda Kosovës nëpër gjykata të ngritura nga EULEX dhe këtu sigurisht në Hagë në TPNJ. Dhe nuk është nevoja se jo të gjithë personat e përfshirë në këto ngjarje janë historianët njësoj të besueshëm, disa njerëz e kanë ekzagjeruar rolin dhe rëndësinë që kishin në UÇK. Shpesh për qëllime të aktualiteti politik të ditës, por të tjerë janë përpjekur të distancohen nga ngjarjet ku kanë marr pjesë sepse e dinë se disa prej veprimeve të tyre ishin së themi së paku tejet të dyshimta dhe mund të bënin që ata të dilnin para një gjykate penale. Të gjitha këto ndërlikohen më tej akoma nga propaganda e luftës që kanë bërë të gjitha palët gjatë vetë periudhës së konfliktit dhe sigurisht që ngjarjet që do t’i shihni kanë ndodhur para pothuajse 25 vitesh dhe me keqbesim apo jo kujtimet edhe mund të dobësohen apo shtrembërohen gjatë një periudhe kaq të gjatë kohe”, tha ai.
Mbrojtja e Veselit foli edhe për dëshminë e Bislim Zyrapit mbi të cilin u shpreh se ZPS është mbështetur për të paraqitur dëshminë dhe për të përshkruar disa rregullore të UÇK-së.
Emmerson u shpreh se vetë Zyrapi kishte deklaruar se këto rregulla u hartuan si pjesë e një plani për ta profesionalizuar UÇK-në.
“Ai u bë shef i shtabit të përgjithshëm të UÇK dhe ai dëshmitari mbi të cilin është mbështetur prokuroria për të paraqitur dëshmi dhe komentuar shumë prej ato që u përshkruan dje si dokumente rregullatore të UÇK kundrejt që përshkruanin sjelljen, disiplinën, të cilat prokuroria ia tregoi dje. Siç e di edhe ZPS-ja zotëri Zyrapi ka dëshmuar disa herë për këto dokumente këtu në Hagë ku ka dëshmuar se këto rregulla ishin thjesht në nivele aspirate nuk u vënë ndonjëherë në jetë, ishin projekt-dokumente që nuk kishin asnjëfarë lidhje me analitetin në terren siç është shprehur edhe vetë dëshmitari i prokurorisë. Sipas zotëri Zyrapi këto rregulla u hartuan si pjesë e një plani për ta profesionalizuar UÇK nga fundi i vitit ’98-të për ta konvertuar këtë nga një forcë kaotike guerile e cila ishte shpartalluar nga ofensivat e pranverës dhe verës ’98-të pra në një ushtri që ishte e aftë për të mbrojtur popullatën civile kundër asaj fushate të gjatë që synonte nivele të konsiderueshme të spastrimit etnik”, tha ai.
No comments:
Post a Comment