Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/04/24

​Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç: Na duhet bisedime të vërteta me shqiptarët

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se në zgjedhjet e djeshme në veri të Kosovës, kanë votuar vetëm 13 serbë.

Në një konferencë për media ai ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare, derisa ka thënë se me Kosovën nevojitet një dialog i vërtetë.

“Pra gjithsej 45095. Serbë gjithsej trembëdhjetë kanë dalë në zgjedhje, dy prej tyre thonë se janë dal gabimisht, por nuk do të hyj në këto detaje tani. Pra, 13 janë gjithsej 0.029 për qind e votave, ajo që është interesante është se në komunën e Zubin Potokut nuk ka marrë pjesë asnjë serbë, në Mitrovicë dy persona, në Leposaviq 7 dhe katër në Zveçan”, tha ai.

Vuçiç ka komentuar edhe dialogun Kosovë-Serbi.

“Ajo që ne do të insistojmë është një dialog i vërtetë, ose doni të dëgjoni serbët, dhe ajo që ju e konsideroni dialog është kur ju pesë vini dhe thoni merre ose lëre, ndryshe do ta bëjmë, nuk di çfarë të bëjmë nëse nuk e merr, ky nuk është dialog dhe të çon drejtën në pasoja të tilla, ne na duhet bisedime të vërteta me shqiptarët, duhen bisedime reale me evropianët, ne duhet të jemi në rrugën evropiane, por duhet të kemi një dialog të vërtetë dhe biseda reale për çështjet tona kombëtare dhe shtetërore”, tha ai.

Ai dha një koment edhe për kryeministrin Albin Kurti.

“Me Kurtin nuk i kam shtrënguar duart në jetën reale, aq më pak që nuk kemi diskutuar për ndonjë problem serioz dhe pyetje serioze, ai nuk ka dashur të flasë kurrë sepse ata kanë vetëm një kusht dhe ai është që të njohësh pavarësinë e Kosovës. Gjithçka është e jona, ju nuk keni asgjë dhe kaq, dhe ata kanë mbështetjen e KUINTI për këtë”, tha Vuçiç.

Vuçiç kritikoi edhe bashkësisë ndërkombëtare.

“Që të mos ketë interpretime të ndryshme, do të votojmë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, të ashtuquajturës Kosovë, dhe ndaloni të na gënjeni dhe mashtroni më. Kjo është gjithçka që kam për t’u thënë atyre nga Evropa dhe bota që mendojnë se kanë të drejtë të na gënjejnë dhe të na mashtrojnë dhe t’i interpretojnë gjërat ashtu siç e shohin të arsyeshme dhe jo si është e shkruara apo të rënë dakord”, tha ai.

Sipas Vuçiç, të dielën u zhvillua një “kryengritje politike, paqësore e popullit serb”.

Anulohet lëshimi i raketës SpaceX/ Elon Musk

 

SpaceX e Elon Musk anuloi lëshmin e raketës më të madhe ndonjëherë, pasi një valvur presioni ishte e ngrirë.

“Një valvul presioni duket se është ngrirë, kështu që nëse nuk fillon të funksionojë së shpejti, nuk do të lëshohet sot”, shkroi Musk në Tëitter.

SpaceX nuk ishte i përgatitur të rrezikonte nisjen e Starship nëse diçka shkon keq, ashtu siç Musk kishte paralajmëruar që të ulnim pritshmëritë.

Përveç kësaj, duket se ka shkuar mirë dhe mund të jenë në gjendje të provojnë përsëri këtë të mërkurë ose të enjte.

Pothuajse 120 metra e lartë, lëshimi i saj do të bëhet nga Boca Chica në Teksas. Synimi është që ajo të fluturojë në drejtim të lindjes dhe të përfundojë një qark të globit për rreth 150 minuta.

Grupi kibernetik izraelit NSO zbulohet duke përgjuar përdoruesit e iPhone

 

Studiuesit e Universitetit të Toronto publikuan të dhënat pasi zbuluan programin infiltrues në aparatet e aktivistëve meksikanë të të drejtave të njeriut.

Ata thanë se grupi izraelit i sulmeve kibernetike NSO ka kryer të paktën tre sulme të tipit  “zero click” ndaj aparateve iPhone të anëtarëve të shoqërisë civile vitin që shkoi.

Studiuesit e grupit Citizen Lab publikuan zbulimet  ku flitej për gamën e gjerë të aktivitetit të NSO, pas infektimit të celularëve të të paktën dy aktivistëve në Meksikë në vitin 2022.

Programi Pegasus i grupit NSO mund të infiltrohet në aparate me anë të një mesazhi teksti që përdoruesi klikon, ose së fundmi me anë të sulmeve të tipit “zero-click”.

Ndërhyrjet bëhen për të monitoruar çdo informacion në celularin e përdoruesit.

Në sulmet e indentifikuara nga Citizen Lab ishin shënjestruar aparate iOS 15 e iOS 16, për të cilat thanë se kishin njoftuar kompaninë Apple, me qëllim përmirësimet për të shmangur ndërhyrjet.

NSO Group është një agjenci mbikëqyrjeje izraelite e ministrisë së mbrojtjes, thotë Citizen Lab i Universitetit të Toronto, të cilët kanë studiuar gjerësisht Pegasus.

Citizen Lab tha se zbuloi fillimisht sulmet gjatë hetimit të anëtarëve të OJQ-ve meksikane ‘Red en Defensa de los Derechos Digitales’ ose RD3, teksa ekzaminonte celularët e aktivistëve të të drejtave të njeriut.

“Koha e ndërhyrjeve korrespondonte me aktivitete të rëndësishme të organizatës dhe sugjeron se operatori i Pegasus kërkonte të depërtonte duke ndaluar punën e organizatës në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut nga ushtria meksikane”, thuhet në raport.

‘Centro PRODH’ është një grup i ligjshëm meksikan për të drejtat e njeriut dhe heton një rrëmbim masiv të dhjetra stundentëve në Meksikë në vitin 2015.

Një nga celularët e infektuar i përkiste kreut të grupit Centro PRODH, Jorge Santiago Aguirre Espinosa, për të cilin Citizen Lab tha se ishte kompromentuar të paktën tre herë prej vitit 2016.

I dyti ishte ai i anëtares së Centro PRODH, María Luisa Aguilar Rodríguez, që ishte infektuar teksa raportonte për shkeljet e të drejtave nga ushtria e Meksikës.

Sipas një raportimi të  rrjetit Washington Post, Meksika ka qenë “një klient i rregullt i grupit kibernetik NSO”.

Zyrtarët izraelitë të NSO mohojnë shkeljet e ligjit ose shërbimet e spiunazhit për qeveritë në botë, duke thënë se Pegasus është krijuar vetëm kundër “kriminelëve dhe terroristëve”.

FOTO GALERI
1/3
Programi Pegasus i grupit NSO mund të infiltrohet në aparate me anë të një mesazhi teksti që përdoruesi klikon, ose së fundmi me anë të sulmeve të tipit “zero-click”.

Top Channel

Polonia, Çekia dhe Sllovakia në alarm!/ ‘Lufta mund të përfundojë pa çliruar Ukrainën’




 Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia e kanë bërë të qartë të hënën se nuk pranojnë që lufta në Ukrainë të përfundojë me një kompromis. Kryeministri polak, Mateusz Moraëiecki, Petr Fiala i Republikës Çeke dhe Eduard Heger i Sllovakisë paralajmëruan aleatët se lufta mund të përfundojë vetëm duke përmbushur kushtet e vendosura nga Kievi.

Gjendet makina me pronar italian që u përdor në vrasjen e Nikulajt! Policia shoqëron dy shtetas dy huaj

Vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ka qenë i vendosur për të kryer ekzekutimin në momentin më të përshtatshëm të cilin e ka pritur disa ditë.

Pamjet e kamerave të sigurisë në pedonalen e Shëngjinit kanë fiksuar autorin me të njëjtin mjet dhe me të njëjtën veshje edhe në datat 17 dhe 18 prill. Ai ka qëndruar pa lëvizur për orë të tëra para lokalit “Coral” në pritje të momentit kur objektivi i tij do të ishte vetëm. Momenti I përshtatshëm u krijua rreth orës 13.30 të datës 19 prill kur Ardian Nikulaj u ul në një tavolinë vetëm.

I dyshimtë për policinë është parë edhe një shtetas anglez, i prezantuar si turist, i cili ka qëndruar në Shëngjin nga data 14 deri më 19 prill. Fill pas vrasjes, ai është larguar nga Shqipëria.

Këtë të hënë, një grup ekspertësh nga policia e Lezhës janë fokusuar në aeroportin e Rinasit për të vëzhguar pamjet e kamerave të sigurisë të datës 19 prill ku turisti anglez që dyshohet si informator ka lënë Shqipërinë. Hetuesit pritet të zbulojnë me kë shoqërohej ai, me shpresën për të gjetur bashkëpunëtorët në këtë ekzekutim.

Policia e Lezhës ka mundur të gjejë mjetin “Land Rover Discovery” në pronësi të një italiani që dyshohet se transportoi ekzekutorin së bashku me motorin nga fshati Kukel në drejtim të Velipojës.

Mjeti është parë në kamerat e sigurisë edhe në pedonalen e Shëngjinit në datat 17 dhe 18 prill. Në komisariat janë shoqëruar dy persona të huaj, një burrë dhe një grua të cilët pritet të merren në pyetje.

Lirohet turistët, nuk kanë lidhje me vrasjen e Nikulajt! Hetimet kthehen në pikën zero

 

Vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ka qenë i vendosur për të kryer ekzekutimin në momentin më të përshtatshëm, të cilin e ka pritur disa ditë.

Pamjet e kamerave të sigurisë në pedonalen e Shëngjinit kanë fiksuar autorin me të njëjtin mjet dhe me të njëjtën veshje edhe në datat 17 dhe 18 prill.

Ai ka qëndruar pa lëvizur për orë të tëra para lokalit “Coral” në pritje të momentit kur objektivi i tij do të ishte vetëm. Momenti i përshtatshëm u krijua rreth orës 13.30 të datës 19 prill kur Ardian Nikulaj u ul në një tavolinë vetëm.

I dyshimtë për policinë është parë edhe një shtetas anglez i prezantuar si turist i cili ka qëndruar në Shëngjin nga data 14 deri më 19 prill. Fill pas vrasjes ai është larguar nga Shqipëria.

Këtë të hënë një grup ekspertësh nga policia e Lezhës janë fokusuar në aeroportin e Rinasit për të vëzhguar pamjet e kamerave të sigurisë të datës 19 prill ku turisti anglez që dyshohet si informator ka lënë Shqipërinë. Hetuesit pritet të zbulojnë me kë shoqërohej ai me shpresën për të gjetur bashkëpunëtorët në këtë ekzekutim.

Për sa i përket lëvizjes së autorit pas krimit hetimet kthehen në pikën zero. Policia dyshonte së në fshatin Kukel të Gjadrit ku ai humbet gjurmët mund të ishte transportuar nga një mjet “Land Rover Discovery”,  por pas 2 ditësh verifikime kjo pistë ra poshtë.

Mesditën e kësaj të hëne policia gjeti makinën dhe shoqëroi 2 turistë të huaj të cilët thanë se kanë marrë një shtëpi me qira në Kukel dhe nuk kishin lidhje me ngjarjen. Pas intervistimit ata u lanë të lirë.

Vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ka qenë i vendosur për të kryer ekzekutimin në momentin më të përshtatshëm të cilin e ka pritur disa ditë.

Makina që fshehu motorin e autorit vëzhgoi prej ditësh viktimën! Një ‘turist’ anglez shërbeu si informator për vrasjen në Shëngjin

 

Makina “Land Rover Discoveri” dyshohet se është përdorur jo vetëm për te larguar autorin e vrasjes së Ardian Nikulajt në Shëngjin, por edhe për të vëzhguar objektivin e sulmit.

Kamerat e kanë kapur dy ditët e fundit para krimit duke patrulluar në zonën e Shëngjinit dhe pranë lokalit “Coral” ku ndodhi atentati.

Në pamje, duken një burrë dhe një grua, të cilët nuk janë identifikuar ende dhe nuk përjashtohet mundësia se mund të jenë maskuar. Makina rezulton në pronësi të një shtetasi italian.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, raporton se policia është në pritje të të dhënave nga Italia për të parë nëse mjeti është i vjedhur dhe për të verifikuar italianin që rezulton pronar.

Policia ka dyshime se si informator ka shërbyer një shtetasi anglez, i cili është prezantuar si turist dhe ka qëndruar në Shëngjin nga data 14 deri ne 19 prill. Një grup ekspertesh po vëzhgojnë kamerat e aeroportit të Rinasit për të parë lëvizjet dhe se me kë shoqërohej anglezi i dyshuar.

Lexo edhe: Motori u fsheh në një makinë/ Pas atentatit në Shëngjin e priste “Land Roveri” në Kukël

Top chanel 

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...