Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/04/24

Dr Hakif BAJRAMI: TREPUSHTETI AKTUAL NË KOSOVË

 


Kosova e ka Kushtetën legjitime dhe legale. Në bazë të saj, dihet seicili institucion shtetëror se me çfarë detyrash është i autorizar t` i ushtrojë. Në bazë të Kushtetutës Republikës Kosovës, Qeveria e Kosovës e drejton politikën e jashtëme. Në këtë politikë ka hise ceremoniale edhe Presidenti i Republikës. Tash shtrohet pyetja, kush e ka autorizuar delgaconin e LDK-ës të takohet javë më parë me Grenellin në Berlin. Qeveria Jo. Edhe më konkretisht.  Kush e ka autorizuar Skender Hysenin pastaj të shkojë në SHBA e ta takojë Grenellin, për të na kthyer kërcnime të “serta”. Qeveria dihet publikisht, se jo. Atëherë sa politika të jashtëme i kemi në shtetin e Kosovës. Po del se së pakut tani për tani janë TRI POLITIKA: Presidenti ceremonial; Qeveria legjitme dhe Skenderi  ‘instutucional”. Pra, deri kurë bota do të na i lexojë naivitetet tona prej bajraktarësh mëhallësh. Dihet se edhe për një kohë të gjatë, do të paguajmë haraq prej mendjemëdhnjësh.

Kosovën dhe plagët e saj ia patën lyer me dyll ndërkombëtarët në Rambuje, duke e plasuar si “pjesë integrale e Jugosllavis Zhablakut më 1999. Tani, kur Jugosllavia e Zhablakut është shërbërë me largimin e Malit Zi, Kosova më 17 shkurt 2008 shpalli pavarësinë në saje të qëndrimit historik të drejtë të Gjorgj Bushit Ri, dhe, mirëkuptimit të shumicës së shtetve të BE-s. E vërteta, pas luftës 1999 në Kosovë Presidneti famëlartë Bill Klinton e kishte lërë një amanet: “Ne e fituam Luftën, Ju fitone paçën”. Këtë fjali të shekullit disa çarqe në Kosovë e kuptuan dhe e keqpërdorën në luftën për nepotizëm, korrupsion dhe garbitje të pasurisë shtetërore, pa asnjë përgjegjësi, natyrishtë duke koketuar me pushtetin “okupator” të UNMIK-ut dhe EULEX-it.

Data e 17 shkurtit 2008, i gëzoi shumë patriotë, se më në fund  pjesës së kombët fatmurg të Kosovës iu dha njëfar satisfaksioni për pavarsi, por me sanksionim Kushtetues, që shteti i ri nuk guxon t`i rrezokojë kufijtë me asgjë. Taksativisht aty thuhet edhe  fakti se Republika e Kosovës nuk guxon të bashkohet me asnjë shtet fqinjë. Më 2010 në këtë rreshtim, Gjykata e Drejtësisë në Hagë e lëshoi verdiktin që Kosova ka të drejtë ta shpallë pavarësinë, sepse nuk e RREZIKON me asgjë paqën ndërkombëtare.

Tri vite më vonë (2013) në Bruksel  Kryetari i Qeverisë Kosovës, dhe Kryetari i Qeverisë Serbisë, do të nënshkruajnë Marrëveshje , nga e cila më 2015, kur u rishqyrtua doli se pala e Kosovës i kishte shkelë për 23 herë parimet e Kushtetutës Kosovës. Në vijim, gjithnjë duke e harruar porosinë e Klintonit në krye të shtetit, u futën BYLMESËT (të paditurit dhe karieristët), sa që Kosovës ia ngjitën një FUSNOTË, ku patjetër në çdo takim ndërkombëtar, obligohet si logo ta vejë në tavolinë nominimin: Rezoluta 1244 e KS OKB, që implikon se: “Kosova është pjesë e Serbisë”. Këtë fakt  Serbia e ka të vizatuar edhe në Preambullën e Kushtetutës vet.

Le të dihet se me statusin e Kosovën taktizuan pa asnjë autorizim: Ketrin Ështon, Frderika Mogerini e tash po taktizon spanjolli Borelli me sllovakun ende  pa niçah Llajçak. E vërteta, edhe angelzja, edhe italianja edhe spanjolli  e sllovaku, nuk janë ata që do ta ndërtojnë mëtej shtetësinë e Kosovës. E vërteta, nëse neve nuk na pelqen ta themi, këta janë nga BE, e cila nuk e pranon pavarësinë e Kosovës. E pse nuk po e mësojmë këtë realitet, por po e shpërndajmë institucionin shtetëror të jashtëm në TRI PJESË. Për këtë GRYERJE të substancës shtetëre, nga vetë ne, kush na ka faj  sot. Fajtor jemi vet, sepse i dijmë pozitat e çdo kujtë dhe i dijmë pasojat fare mirë, por karierizmi i neobajraktarëve na ka siellë buzë defaktorizimit të substancës shtetërore.

Sot ( mars 2020) në Kosovë pra publikisht veprojnë TRI PUSHTETE, plus nëse i shtojmë ndërskamcat bizare të opozitës, kinse po bëjmë politikë (!!!!), atëherë grisha e mollës, nuk mbetët për asgjë. Në lidhje me këtë, nëse dihet se  Prsidentit Hashim Thaçi, të cilit i ka mbetë ves puna e kohës kur ka punaur në ilegalitet; nëse puna “institucionale” e LDK-ës me plotë insufienca për vetëvetën 1989-1999, e që është “pushteti” i LDK-ës, e zgjatë havazin e vjetër, dhe në krye me Isa Mustafën dhe Skender Hysenin pa e pyetë fare as Parlamentin e as Qeverinë, e krye në veti shkon drejtë në Vashigton DC, dhe me Granellin e “ashpër”, na sjellë selame se: “ja si them unë, ja  SHBA  e largon ushtrinë nga Kosova”. Më duket, se këtë selam GRENELL nuk e thot dot, të paktën nuk guxon ta thot nga pozicioni Kushtetues AMERIKANE; nga pozicioni i  Kongresit dhe Senatit , as ta shtrojë në ndonjë takim. Këtë “kërcnim” në bazë të KUSHTETUTËS (që e njoh fare mirë-hb) amerikane nuk ka fuqi ta bëj Grenell, por kanë të drejtë vetëm TRE PERSONA: PRESIDENTI: NËNKRYETARI dhe SEKRETARI i shtetit. Diçka të tillë mund të shtrojë për diskutim edhe GJENERALI I USHTRISË, por me die dhe leje të tre të parëve. Dhe këtu përfundon çdo gjë. Megjithë këtë, neve nuk na ka hije të sillemi me një anarki të shtuar nga koha e “dypushtetit”, nga vitet 1989-1999, sepse për atë dypushtet kemi punuar të gjithë, duke mos i futur pyka LDK –ës fare, edhe pse e kemi pasë në dijeni, për çfar dypushteti është fjala. Tash nuk kemi nevojë për imporvizime karieriste, dhe bota nuk na i falë gabimet.

Pushteti i vërtetë: Qeveria e Kosovës-Qeveria e Alibin KURTIT, vetëm sa nuk është shpallë “persona non grata”, nga Skender Hyseni dhe isa Mustafa, me bekim të tërthortë të Presidentit Hashim Tahqi dhe partive opozitare, shumë të përqara dhe plotë insufienca e atrofi, me kulturë të kultit individit, të sojit të rregjimeve totalitare. Qytetarë të Kosovës politikën e jashtëme e drejton Qeveria, dhe këtu dilemës së krijuar me qëllim i vihet pikë.

Por çka të bëjmë ne që i kuptojmë çështjet profesionalisht? A kemi faj-po- apo jo! Nëse po, përgjigja është: kush të  pyet sot në Republikën e Kosovës, nëse nuk je pulen i nodnjë partie. Nëse jo, prap faji nuk është jetim, sepse institucionet tona shekncore janë në GJUMË të filozofisë “Nuk mirremi me politikë” .  E me besa me asgjë nuk kanë dëshmuar se mirrën me shkencë dhe arsimim të mirëfillët, sepse në botë e kemi vendin e parafundit.

Tani e shtrojmë një pyetje strategjike: po të dilnin sot në zgjedhje për President Adem DEMAÇI dhe Ibrahim RUGOVA, cili do të fitonte. E them pa ekivoke se do të fitonte Ibrahim Rugova, pa balotazhë sepse të tillë e kemi popullin, që iu beson ende hipotezave, të cilat si duket i pëlqejnë edhe disa shtete që janë në dymendësi , ose na urrejnë hapur. Dhe për fund e shtrojmë edhe pyetjën çfarë LLUKSI kanë partitë OPOZITARE kur  e relativizojnë fitorën  VV + LDK, kur vet kanë bërë koalicione të tilla. E vërteta, sulmet politike po ndodhin sikur t` i kishim 100 vjet shtet e jo 100 ditë “pushtet”, e të cilit i rrinë kmesa mbi kokë në çdo çast. Mendoni politikanë me tru e jo me format të zorrëve dhe të xhepit. E besa e shtrojmë edhe këtë pyetje: mos po zhvillohet Lufta e Tretë botërore bilogjike para syve tanë, e ne ende jetojmë në përçarje, thue se çdo gjë është normale.

Historia më e re tregon se “tigri prej letre” dikujtë i ka dalur prej dore, në stilin: është e mundur të krijosh një instutucion, por është më vështirë të ruhet vlera e tij. Kujtone qytetarë rastin e Çernoblit, kur Rusia Sovjetike e mbajti si çështje ilegale; kujtone rastin më të ri të Corona virusit që Kina e mbajti ilegal për një kohë. Pse sespe nuk kanë fuqi ta kontrollojnë “teknologjinë” e civilizimit. E pra, shtetin e Kosovës vet e kemi krijuar me miqë, por vetëm së bashku mund ta ruajmë e ta kultivojmë ashtu si e do Kushtetuta.

2023/04/23

Prof. dr. Hakif Bajrami: Tradhtia nuk po vdes por po merr ves, mund ta ndalin vetëm politikanët patriotë

 Prof. dr. Hakif Bajrami

Akademik Prof. dr. Hakif Bajrami,kryeshef i Departamentit për historiografi në  AAAS  në New York,Prishtinë, Tiranë dhe Shkup .



Gjatë vitit  2017, Vetëvendosja doli në skenën politike të Republikës Kosovës ,e fuqishme se kurrë më parë, duke zhevshur çdo tradhti dhe antikombatarizëm, por duke i joshë edhe kozmopolitët më të përbetuar, se kjo “parti është e ardhmja e shtetit më të ri në Evropë”.  


Po, po bëhen gjashtë vite që në shtypin ditor duke i analizuar sjelljet e partive politike të Kosovës, (ato të mëhallave dhe ato të regjioneve ), Vetëvendosja është dëshmuar si parti e “digitronëve”, me bazament larpamës kombëtar dhe ndërkombëtar.


E vërteta, akterët drejtues dhe  tërë antarësia e kësaj partie ( më parë Lëvizje-hb) del se janë atdhetarë të guximshëm, vërehet se kanë fjalor faktorizues objektiv dhe premtojnë se Republika nëse zhvillohet me diturinë dhe praktikën e tyre, do ti arrijë shumë shpejtë standardet moderne evro-amerikane.

Prandaj, u dëshiroj politikë të shëndetshme dhe jo pushtet pa konkurencë dhe pa llogari para popullsisë, sepse zhgënjimi pastaj do të kalonte në rezignacion, ashtu si i ka shtri për toke partitë “institucionale”, që tani po fundosen dhe po krekosen se janë ende gjallë.

 Hipokrizia e atyre që krekosën nga “funksioni i pozitës” shumë shpejtë do të shkojë në mbeturina të historisë.Nuk jam pajtuar dhe nuk pajtohem si specialsit i historisë sëpartive politike, që një parti të hudhë gas lotësjellës në ambinetet e Parlamentit. 

Po, mjetet tjera “të buta” (edhe pse gasi është i butë!) lejohen, por çdo gjë ka rregulla ligjore, morale , civilizuese dhe njerëzore. Lidhur me këtë, me asnjë gjykim neofashist të kujtdo qoftë nuk pajtohem. 

Nuk pajtohem me disa konceptualistë që këtë parti e quajnë “terroriste”, madje pa asnjë provë sepse dijnë, bje fjala të shkruajnë poezi, por nuk dijnë, ama nuk dijnë asgjë nga kriminalistika. 

Nuk pajtohem me asnjë qëndrim që aktivistët e kësaj partie të denohen më 22 vjetë burg,vetëm për t ua plotësuar hjeksinë disa politikanëve, të cilët qe 18 vite çdo vendim që e kanë marrë, ka qenë në dëm të realitetit objektiv të Republikës Kosovës, si në Rambuje 1999, ashtu edhe në Kumanovë dhe kanë vazhduar në Vjenë e Bruksel dhe çështja ka ardhur nga fitorja në GJND, duke u kthyer në fusnotë që është krijesë dhe sajesë ruso-serbe.

Një pjesë jo e vogël e popullit nuk u pajtuan  kurrën e kurrës me ish Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ish  Kryetarin e Parlamentit Kadri Veselin si dhe më  ish Ministrën e Drejtësisë (Zonjën e nderuar Dhurata Hoxha-sic) ta emrojnë prap Ministër të Integrime Evropiane, kur “në duar të saj”, në firmën e Ministrisë që e drejtonte, është vrarë patrioti Astrit Dehari. 


Nuk pajtohet opinioni, as nuk mund ta durojë moralisht, porfesionalisht edhe unë si historian hulumtues  (një llojë prokurori, advokati dhe gjykatësi) që Astrit Dehari “ka bërë vetëvrasje”, e thënë nga një prokuror pa asnjë kredibiletet profesional, sepse kur e tha nuk kishte asnjë provë kredibile të kriminalistikës. 


E them këtë, sepse qe 50 vite i hulumtoj dosjet e gjyqeve, sepse historia jonë është histori e gjyqeve dhe ngajrjeve të tilla meksine.

 Historia jonë kombëtare është shumë e dhimshme në këtë fushë. 

Po, ka raste kur pesë vllazër (Vllasa nga Llapi, të afërm të prijësit të Kryengritjes së LLapit Ramë Vllasa, kundër okupatorit 1918-1922, kur u burgosën) në burgun e Mariborit më 1938, “vetëvritën”, pesë ditë para se të lirohen, pas 18 vjetë burgu të rëndë. 


Shumë shqiptarë janë vrarë nepër burgjet ish jugosllave në këtë mënyrë. 

Po e shënoj edhe “skajin” tjetër të burgjeve ish jugosllave, kur Adem Demaçi duhej të likudiohej duke u transferuar nga Kroacia në Serbi, në burg pas 28 vjetë burgu të rëndë, më 20 shkurt 1990, pra vetëm disa javë para se të lirohej! 

Bacën nuk e dorëzoi Tuxhmani, le të dihet.

(Lexoni Kujtimet e B. Joviqit të botuara në f. 17).

T` i kthehem rastit tragjik të Astrit Deharit. 

Eshtë për t` u habituar se si ende mjegullohen me vdekjen e tij të dhunshme. 

Prandaj, opinioni nuk pajtohet me ish  Kryetarin e Parlamentit Kadri Veselin, si pjestar i UÇK-ës dhe ish  drejtues i  ish SHIK-ut, që në ambinetet e Kuvendit Kosovës, deputetët e Vetvëndosjes të tërhiqen zvarrë nga policët, të cilët, nuk janë fajtor fare, sepse ata kanë marrë urdhëra të gabuara ligjërisht dhe moralisht nga lartë. 

Këtë urdhër që të dhunohen deputetët publikisht në ambinentet e Kuvendit ka munduar të japë vetëm ndonjë gjykatës, që nuk ka kredibilitet, por është kthyer në zbatues marionetë të kohës. 

Dhe duhet të dihet se çdo gabim i tillë mbetet në firmën e qeverisë, qoftë ai edhe “gjykatës” ideal!. 

Gjykatës të tillë “ideal”, nuk na duhen më, spepse kemi vuajtur prej tyre, dihet sa e si. 

Lexoni lexues të nderuar se si gazetari Faton Mehmetaj, një studiues profesional, shumë kompetent publikisht më 2 dhjetor 2017 në “Epoka e Re” shkruan se në “Parlamentin e Kosovës e kanë hudhë granatë agjenturat ruso-serbe”. 

E pra, mos ia ktheni pushken veti pushtetarë!

Opinioni nuk pajtohet me Ministrin e Drejtësisë të kësaj Qeverie, që të qëndrojë “neutral” që prokurorët, gjykatësit dhe gardianët të sillen si të duan duke lënë përshtypje se po i zbatojnë urdhrat e ndonjë gjykatësi të EULEX-it, që disa prej tyre po sillen në Kosovë sikuse në një koloni moderne edhe pse moto e tyre është shumë e drejtë:  “Askush mbi ligjin”. Aksiomë e mirëfilltë, pa koment.

Do të i këshilloja aktivistët e Vetëvendosjes, që t` i përgjigjen qytetarisht çdo thirrje në gjykatë. 

Lidhur me këtë, edhe disa policë sikur duan të dalin spektakular para opinionit. 

Por nëse kanë moral profesional ata do të duhej ta refuzonin atë spektakël me deputetë, që neser mund t` u bëhen urdhërdhënës, pushtetarë. 

Këtë nuk  e them për frikë, por për etikë shtetërore profesionale. Ativistëve të Vetëvendosjes u them publikisht se po sa kanë hy në politikë, atëherë më lehtë është për ta përthekuar 

Diellin me duar, se sa të dalish nga politika të pastër. 

 Zakonisht ata që kanë dituri thelbësore politike, më shumë mirren me teori të politikës, se sa të bëhen zabtues të saj sepse ligjet në përpikëri nuk mundet t` i zbatojë askush, pa gabime.

2.ÇESHTJA E DEMARKACINIT KOSOVE-MALI i ZI ESHTE FABRIKUAR ME QELLIM ,si fati i Shqipërisë Etnike me katër ish vilajetet më 1913

Në fund, më duhet të theksojë se Vetvendosja tërë këtë histori e ka bërë duke kundërshtura demarkacionin e bërë gabimisht nga një Komision që kurrë nuk është marrë me një punë të tillë; dhe, asociacionin e bërë me 13 shkelje të Kushtetutës.

 Madje Vetvendosja ishte me të drejtë historikisht kundër Gjykatës Speciale, që do të mbetet në histori si tendencë për ta defaktorizuar Republikën e Kosovës, sepse pas shumë gjykimesh dhe vuajtjesh individuale dhe familiare pjestarët e UÇK-ës do të shpallen të pafajshëm. 

Koha do të tregojë se kush kishte të drejtë, por vuajtjet individuale dhe familare do të mbesin.

Lajmet që vijnë nga disa vende të BE si Spanja se NATO shumë “shpejtë do të largohet nga Kosova” tregon se shtetin e Kosovës më parë do ta pranojë Rusia se sa Madridi. 

Por nacionalizmi në Evropë po lulzon. Një lulzim i tillë këto ditë doli në shesh pas Katallonisë dhe Veriut të Italisë. Fjala është për “pavarësimin e Korzikës nga Franca”. 

Zingjiri i tillë nuk do të ndalet këtu edhe pse Veriu i Italisë ka synime të tilla.

Këtë politikë duhet ta kuptojë edhe Kryeqeveritari Ramush Haradinaj, që ka grumbulluar ministri e zavendësministra për eksport, se Vetvendosjen duhet ta kthej në aleat mik, sepse “Demarkacionin e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës” që janë siellë si sulltanët me tokën e popullit të Kosovës, Parlamenti i Kosovës nuk do ta votojnë kurrë, nuk do t` i kanë kurrë 80, plus 1 votë pro në asnjë variantë.

a).Tregtia me tokat shqiptare është bërë kriter tragjik historik

Më 1879 në Konferencën e ambasadorëve të Gjashtë Fuqve evropiane erdhi në rend dite “dalja e Malit Zi në det”. Prpozimi ishte a t` i jipet Boka e Kotorit nën okupimin e Vjenës, apo Tivari shqiptar nën okupimin e Perandorisë Osmane. Kuptohet duhej të denoheshin shqiptarët dhe i “Smuri i Bosforit” u larguan nga Tivari. Dihet se si u okupua Ulqini më 1881.

 Me luftë nuk do të okupohej kurrë. 

Por si të luftohet kundër Anglisë, Francës dhe Stambollit, i cili e kishte shitë jo vetëm këtë lima për ta ruajtur Stambollin nga Peterburgu.Deri kurë?

Dihet se në tetor-nëntor 1912 tri vilajete shqiptare u okupuan nga Fallanga ballkanike në ushtrintë e të cilave ishin instruktorë 620 oficerë të lartë evropian. Prej vilajeteve, Kosovën (Shkupin) dhe Manastirin i okupoi Serbia, Janinën e okupoi Greqia. Ndaj Shkodrës Mali i Zi pati aspirata të forta. Shkodra shpëtoi në saje të pazarit të Vjenës, Peterburgut dhe Beogradit, sepse Serbia si shpërblim për t` u larguar Mali i Zi nga Shkodra i fitoi Gjakovën dhe Dibrën, se për ta ‘siguruar paqën në Evropë”, për të cilëm shkruan diplomacia Vieneze prap shkruan: “ 

Marrëveshja ndërmjet Fuqive lidhur me kufijtë (verior) të Shqipërisë u arrit pas një përpiekje diplomatike të gjatë e të vështirë. U vëndos që bregdeti dhe Shkodra t` i mbeten Shqipërisë, ndërsa Peja, Prizreni, Dibra(pas shumë bisedimsh) dhe Gjakova të lihen jashtë Shqipërisë. 

Kjo marrëveshje le një pjesë të madhe TERRITORI për t` u ndarë midis Serbisë e Malit Zi si fryt i fitorës së tyre. (Po a nuk arritën fitore Shqiptarët me luftë të drejtë dhe e çliruan tërë Vilajetin e Kosovës dhe Shkupin si kryeqytet? Pse nuk u pranua ky fryt. Jo sepse në Shkup më 26 gusht erdhën një rus , një austriak dhe një francez dhe u kërcnuan: “çfardo rezulati të ketë lufta juaj, ndryshin të kufijëve të Perandorisë Osamne nuk ka.

 E pse pati në fund të nëntorit 1912 në favor të Fallangës krishtere ballkaniko evropiane?. Arritëja e kësaj marrëveshje ishte esenciale për paqën e Evropës dhe, sipas mendimit tim, ajo u arrit në kohën e duhur për të ruajtur paqën miis Fuqive të Mëdha”. Thot bindëshem – Eduard GREI më 17 prill 1913, Londër, Ministër i Punëve të Jashtëme të Britanisë. 

Deri kurë këso pazaresh me tokat tona?

I njejti, Eduard GREI më 12 gusht 1913 në Londër deklaroi: “ Vështërsia për të arritur në një marrëveshje me kufij të veçantë (të Shqipërisë) ka qenë shumë e madhe.Seicili do të kujtojë se sa të vështirë dhe sa kritike kanë qenë në ndonjë rast çështjet që kanë dalë për caktimin e kufijve verior e verilindor të Shqipërisë. Ato gjetën zgjidhje disa kohë më parë. Tani (1913) ne kemi arritur në një marrëveshje për caktimin, me disa kushte, të kufijve jugor e kuglindor të Shqipërisë, gjë do të plotësojë caktimin e gjithë kufijve të këtij shteti. Unë e di fare mirë se kur gjithçka do të bëhet e njohur, kjo zgjidhje në shumë pika do të japi shkas për kritika të forta nga kushdo që e njeh vendin dhe që gjykon çështjen nga një pikpamje e ngushtë lokale. Duhet të mos harrohet se gjatë përpiekjeve për të gjetur një zgjidhje të tillë qëllimi kryesor ka qenë që të ruhet marrëveshja midis Fuqive të Mëdha dhe, në qoftë se vendimi mbi Shqipërinë e ka siguruar këtë, atëherë ai e ka bërë punën më të rëndësishme në dobi të PAQES në Evropë”. (Për këtë shiqo: J Sicire, The Rise of a Kingdom, London 1929, p.151/2).Deri kurë do të n shiten trojet tona? Çka ndodhi më 1914-1918. Ndodhi kaspahanja më e madhe në histori. Ja çfar paqe qenka siguruar duke i shitë (okupuar tri vilajete shqiptare dhe duke kërcnuar Shkodrën, të cilën provoi ta shes Esad Pasha. E posedoi fotografinë sekrete, duke ia dhuruar Esadi, qelsat e Shkodrës oficerit serbo-malazez). Tani shtrohet pyetja kush qëndron pas zbritjes së kufitarëve malazezë më 12 janar 2009 për 6 kilomatra në brendi të Rugovës. E Enciklopedia e Arsimit e Jugosllavisë thot: “Klisyra e Rugovës shtrihet prej Pejës e deri në Çakor..).

Për çështjen shqiptare më 1919 në Konferencën e Versajit do të thuhet nga një malazezë : Në konferencat e paqës  pas Luftës Parë Botërore, nuk është bërë tregti si me asnjë vend tjetër sikure është rasti me popullin shqiptar. Oficerët serbianë i kishin të njohura metodat e viteve 1877/8, dhe më 1918 provonin t` ua kalojnë atyre barbarive”. Evropa në Versaj heshti”. Deri kurë?

b).Çka ndodhi më 1926 rreth kufirit Shqipëri-Jugosllavi?

Protokolli për kufirin Shipëri-Jugosllavi u nënshkrua në Firencë më 26 korrik 1926. Këtij protokolli iu bshkangjitë njohtimi për ndërtimin e gurëve kufitar; iu bashkangjit – Harta përshkruese të gurëve kufitar dhe vijës kufitare; Përshkrimi i përgjithëshëm i vijës kufitare; Harata e kufirit Shqipëri-Jugosllavi në proporcion  1 me 5000; Harta e përmbledhëse e Shqipërisë në proporcion 1 me 500 000, në mënyrë që të dihet se deri ku janë kufijtë e shtetit në Pazar-Shqipërisë”. Deri kur? Dosjes iu bashkangjitën- Protokolli për HAXHILLEK të shqiptarëve në Shën Naum (ia fali Zogolli edhe pse e fitoi gjyqin, Pashiqit!!!): Protokolli për tregti në Regjionin e Gjakovës (Malësia me qytetin). Deri kurë ky tretman?; Deklarata e dy delegacioneve (shqiptare dhe jugosllave) për Komisionin ndërkombëtar për kufijët e pranuar. Këto të mira ua solli Zogolli shqiptarëve. Këto dokumente ndërshtetërore nuk janë praktikuar me rastin e nënshkrimit të “vijës kufitare Republika e Kosovës me Republikën e Malit Zi më 2015.

c).Edhe nazifashistët në çështjen e tokave shqiptare i kopjuan parafashistët e çdo lloji

Më 1941-1944 Herman Nojbaher, do të projektojë shpërngulje të shqiptarëve nga Qarku i Mitrovicës për ta ruajtur Trepçën: “Popullsia e Qarkut Mitrovicës (Podujevë, Vushtrii, Mitrovicë dhe Pazari i Ri) duhet shqiptarët t` i shpërngulë në Zonën Italiane, sepse vetëm atëherë do të pushojë ambicja për të iu bashkuar shqiptarët Shqipërisë nën Musolinin.  Mëtutje çështja  e Trepçës nuk do të jetë kontestuese për neve (gjermanët), sepse me M. Nediqin jemi në dakordansë të plotë” (Shiqo: AVIIB, Mirofilm- PRAG 1941/44). Deri kurë me pazare të tilla?

d).Edhe komunistët jugosllavë nuk donin të mbesin duarthatë

Më 1944/5 dihen makinacionet titiste për ta okupuar Kosovën. Së pari Tito e degradoi Shtabin Kryesor të UNÇ dhe AP të Kosovës në Shtab Operativ më 2 shtator 1944, nën vartësinë e Shtabit Kryesor të Serbisë. Pas këtij atentai ushtark vinte në radhë atentati politik (31 mars 1945) e në fund ai institucional që ndodhi në Przren më 10 korrik `1945 në rrethim të plotë të OZN-ës famëkeqe.

Në vijim pa asnjë fakt Tito për hatër të serbianëve vëndosi Diktaturë ushtrake më 8 shkurt 1945 në Kosovë, nën komandën e një gjenerali urrejtës serb (Sava Derleviq) duke vëndosë edhe Gjykatë ushtarake në krye me Milivoje Peroviqin, për t` iu kërcnuar Fadil Hoxhës dhe Miladin Popoviqit më 19 shkurt 1945, të cilët shkuan në Beograd për ankesë ndaj mizorive që bënin serbianët, malazezët dhe maqedonët ndaj shqiptarëve. Muarën kërcnim nga M. Gjillasi se: “Kosovën duhet ta ndajnë Serbia dhe Mali i Zi”. Deri kurë të vihet çdo luftë shqiptare në fatin e fqinjëve grabitqarë vrasës?

e).R.Hollbruk dhe R. Kuk kërcnoheshin si në orkestër 1998/9

Më 1998/9 Riçard Hollbruk kërcnohej para Bac Adem Demaçit: “ UÇK është në indeksin shtetëror si Organizatë terroriste”. Baca, JO, UÇK është çlirimtare. Ajo bënë luftë të drejtë dhe me përpikëri u përmbehet Konventave të Gjenevës 1948/9. Ja ku janë në origjinal.  Zonat tona të luftës u përmbahen këtyre Konventave në përpikëri”. Shumë ndryshe silleshin disa politikanë shqiptarë pacifist, në krye me “kryepolitikanin” për UÇK-ën. Realiteti nuk mund të shlyhet. Qëndrimet kanë mbetë. Tjtër çështje është sot kompromisi i cili është mirë që pajtimi të ndodhë. Po kush i shëron palgët e JASHARAJVE…që simbolizojnë të gjitha vujatjet e Kosovës.

Tani çka na porositin disa miqë për demarkacionin, madje edhe udhëheqësit e Shqipërisë: Kryetrai i Qeverisë dhe Kryetari i Parlamentit, të cilët e me Greqinë, harruan se çështjen e tyre, e bartën në Kushtetuese, e cila i nxorri nga kneta politike e tragjedive të shumta të kombit tonë.Ndaleni turrin politikanë. Çka na porostin disa shtete mike kur vet me qinda vite kanë bërë konteste me fqinjët. Nuk është e vërtetë se VIZAT nuk kanë ardhur për Kosovën, për shkak të kushteve që janë vënë edhe me inateve të brendëshme, por ato VIZA “fantome” nuk do t` i kemi për deri sa PESE shtete të BE-së nuk na pranojnë. Vetoja  e tyre është e sigurtë. Pse po e rrejmë popullin, pse po i fyejmë profesionalistët me shprehje: “pallavra”, “gjëpura”, e gjetje tjera nga arsenali i pozitës dhe injorancës e besa edhe e tradhtisë brendëshme.Ata të jashtmin konceptet i formojnë nga sielljet tona. E nga politikanët tanë është bërë KERKESE që si kusht të qitet demarkacioni. Kjo duhet të thuhet publikisht, se kush janë ata. Mogerini këtë e thot në ndeja private!!!

Po, para njëqindë viteve një familje sherbëtore iu kishte pas smurë fëmija. Aty shkon zotëria dhe i kërcnohet të zojës dhe zotit shpisë shrbëtor: “Pse nuk keni punuar sot në arën time. Nëna e fëmisë i përgjigjet me butësi: e kam fëmiun të smurë rëndë. Por nuk po frigohem që do të vdes me siguri, por ma shumë po frigohem se mos po jetë gjallë e po merr ves”!.

E pua e faljes së trojeve shqiptare, JO që nuk po vdes (ndalet), por ka marrë ves tragjik-nuk po ndalet. Esat pashallarët e rinjë, si duket nuk i frigohen as vdekjes e as vesit, as tradhtisë, siç thuhet në Kushtetutë!



NGA KREMATORIUMI MBI SHQIPTARË NGA SANXHAKU I NISHIT E DERI TE KAMPI I BLLACËS -KË E AKUZOJNË PLAGËT E SHQIPTARËVE DHE KUSH I NXITI 1836-1999

 

      


















Prof. dr. Hakif Bajrami


Akademik Prof Dr Hakif Bjarami, historian


Si t` i kujtojmë plagët tona dhe kush po na “imponon” që t` i plasojmë në frigorifer, është pyetje e pyetjeve sot. E vërteta, tërë një popull më 1999 ishte kthyer në kamp përqëndrimi, prandaj BLLACA ishte vetëm një pjesë e atij kampi që quhet Kosovë.

1.Programet fashiste serbiane që prodhuan mizori shekullore


Tragjedia shqiptare e përjetuar në Bllacë më 1999, është plagë që sot mendon, flet dhe akuzon Serbinë  fashiste e stërmbushur me krimnel të pandëshkuar. Serbia princore, mbretërore dhe republikane -federale, me kohë i kishte të gjitha programet për ta shpronsuar, shpërngulur dhe shfarosur popullin shqiptar, në mënyrë që të dali në pjesën Jugore të Adriatkut. Këtë politikë ekspanzioniste më së miri e vizatojnë progarmet që e nxitën tragjedinë shqiptare:


1.Vuk Stefanoviq Karaxhiq, Serbët të gjithë dhe gjithëkund (Srbi svi i svuda) 1836;

2.Ilija Garashanin, Naçertania 1844;

3,P. M. Nenadoviq, Depërtimi në det (Prodor na more) 1881;

4. Millutin Grashanin, Zgjërimimi ndikimit Serbisë në Maqedoni dhe Kosovë (Proshirenje uticaja Serbije u Makedoniju I na Kosovu) 1885;

5. Nikolla Stanojeviq, Deri në shfarosje të juej ose tonen (Do istrage vase ili nase) 1902;

6. Nikola Pasiq,Çka do Serbia ( Sta hoçe Srbija) 1910;

7.Vladan Djordje viq, Udhëzim për punë me Shqiptarë (Uput rad sa Aranutima) 1910;

8. Kushtetuta e Organizatës ( Ustav organizacije “Ujedinjenje ili smrt”) 1911;

9. Rregullorja e Organizatës (Pravilnik organizacije “Ujedinjenje ili smrt”) 1911;

10. Jovan Cvijiq,Çështja e Shqipërisë Veriore ( Pitanje Severne Albanije);

 11.Zgjërimi territorial I Serbisë (Teritorialno sirenje  Srbije) 1913 I 1919;

12. Stojan Protiq (Ballkanikus),Problemi Shqiptar  (Arbanski problem) 1920;

13. Vasa Çubriloviq,Shpërngulja e Shqiptarëve ( Iseljavanje Aranuta) 1937;

 14.Konventa për shpërnguljen e Shqiptarëve në Turqi  (Konvencija za iseljavanje Aranbuta u Tursku) 1938;

 15.Ivo Andriq,Ndarja e Shqipërisë  ( Podela Albanie) 1939;

16. Stevan Moleviq,Serbia homogjene  (Homogena Srbija) 1941;

17. Drazha Mihajloviq, Shfarosja e muslimanëve  (Likvidacija muslimana) 1942;

 18. Vasa Çubriloviq,Pakicat në Jugosllavi (Manjine u Jugosllaviji) 1944;

19, J. B. Tito-F. Kyprili, Marrëveshja xhentelmene (Xhetelmen dogovor) 1953;

20. Draza Markoviq ,  Libri I Klatërt (Plava kniga) 1976;

 21. Paltforma politike për Kosovë (Politiçka Paltforma za Kosovo) 1981;

 22.Memorandumi I Akademisë Serbiane (Memorandum SANU) 1986;

23,Programi Jugosllav për Kosovën ( Jugoslovenski Program mera I aktivnosti za zaustavljanje iseljavanja Srba I Crnogoraca sa Kosova I povratak onih koji su ga napustili, dolazak svih kjoi zele da zive I rade na Kosovu) 1988 (ky dok. Ishte Naçertania e dytë serbiane me ndihmën e tërë Jugosllavisë që po fashizihej-hb);

24.Kolonizmi I katërt I Kosovës ( Çetverta kolonizaia Kosova) 1988-1994;

25. S. Milloseviq,Koridoret shfarosëse “PATKOI (Koridori istrebljenja) 1995/6.  Këto programe në shkallëm me mekstreme fashiste, do të shpërthejnë si qelbi I ithatit në fund të shekullit XX, për ta shfarosur popullin shqiptar në Kosovë dhe për ta siellë në radhë Shqipërinë. Këto programe kanë synim ekstrem daljen e Serbisë në Detin Adriatik, përmes tokave shqiptare.

Në bazë të këtyre progarmeve kush ka sot të drejtë sërish të TREGTOJË me kufijtë e Kosovës, më së pakut që të thuhet dihet se nuk e njeh historinë tragjike të këtij populli të përgjakur nga grigjat e kriminelëve Serbian, të çdo lloji. Këto progarme tregojnë sa e vështirë ishte e kaluara, por që e japin një mesazh, se si nuk duhet të punohet. Japin mesazh se kur sllavët, sidmos Malazezët, Sllovenët, Kroatët, Maqedonët, nuk munden të jetojnë me serbët, atëherë si të jetojnë në një shtet Shqiptarët.

Serbia do të pranohet si shtet në Kongresin e Berlit më 1878. Nga kjo kohë politika, ushtria dhe kisha serbiane nuk do të ndalen së punuari për ta realizuar projektin e Naçertanisë  1844 (Serbisë së Madhe e cila duhej të ishte një fotokopje e Pernadrisë mesjetare të Dushanit, i cli më 1346 u promovua si “Car Srba, Arbanasa I Bugra”, pra edhe atëherë nuk ka qenë “carevinë” e pastër. E çka provoi S. Millosheviqi, të krijoi nga shqiptarët deri më 28 VI 1999, përpos ta shndërrojë një popull në kufoma. Këtë fakt duhet ta mësojë populli serbian sot, për të startuar një ditë në fqinjësi të mire me shqiptar, pse jo. Nga viti 1836, Kisha serbiane do të hulumtojë për ta promovuar në çdo etapë një ‘Car Dushan’, por që do të ishte vetëm I serbianëve, duke I luftuar shqiptarët në rend të pare dhe pastaj, malazezët, kroatët, boshnjakët, maqedonët, dhe të fillojë pastaj me bullgarët në fund. Dhe, me që shqiptarët, sidomos gjatë shekullit XIX dhe XX, nuk kishin asnjë patron nga Fuqitë evropiane, militarizmi Serbian do të kujdeset që Shqiptarët t` i shfarosë për një herë (si veproi në Sanxhakun e Nishit më 1877 e I trimëruar nga vendimet e Kongresit Berlinit-1878), dhe nepër etpa si do të veprojë nga viti 1913 e deri më 1999, duke e rritur “tirazhin” e krimeve, pa kursyer asgjë.

Shpernguljet nepër etapa: Më 1877/78 Serbia I largoi nga viset e veta etnike 350 000 shqiptarë; Serbia dhe Mali I Zi më 1912-1914 I deportuan në Anadoll mbi 500 000 shqiptarë, Boshnjak dhe Turq të deklaruar; Mbretëria SKS 1918 1929 (mbretria Jugosllave 1929-1941) I deprotoi në Anadolli 255 384 shqiptar etnik; Serbia federale (jugosllavia fedrale) në Anadolli 1950-1966  I depërtoi 415 000 shqiptarë, boshnjak dhe turq të deklaruar ; DFJ (Jugosllavia e Zhablakut) 1992-1999 I deportoi nga viset e veta etnike mbi 1 000 000 shqiptarë në të gjitha viset e botës. Ky deportim është realizuar nepër tri vija largimi me dhunë:1. Pyka nga Mali I Zi;2. Pyka nga Shqipëria (prmes Kuksit dhe Tropojës) dhe 3, Pyka përmes Grykës Kaçanikut (Bllacës) për Maqedoni, që shënon kulmin e të gjitha tragjedive njerozre në Ballkan, nepër të cilin kanë kaluan 440 000 shqiptarë. Këtë tragjedi nuk do të ket laps që do të mundet për ta përshkruar në detale kurrë, sepse tmerri aty ishte më I eger se ferri, më i përgjakshëm se Matahuzeni, dhe çdo kamp Serbian që kishte provuar ngjajshëm kunder shqiptarëve ( lexo kampe Mbretpria SKS  themloi kundër shqiptarëve më 1919 -1923 në: Nish, Leskovc dhe Nikshiq).

Mizoritë nepër etapa i kanë drejtuar:1. Millan Obrenoviq më 1878; 2.Mekëmbsi Aleksander Karagjorhjeviq,3. Nikolla Pashiq,4. Kosta Peçanac,5. Punisha Raçiq, 6.Mihajlo Cerviq, 7.Toma Popoviq, 8.Millan Stojadinoviq  më 1919-1941), 9.A Rankoviq 1950-1966,10. S. Millosheviq 1989-1999.

 Në fund të shek. XX-të, Lufta e drejtë e UÇK-ës ishte për ta thyer kufirin shqiptaro-shqiptar, për ta çliruar vendin, për ta mbrojtur popullin dhe për ta krijuar shtetin e Kosovës. Lufta Serbian ishte për ta mbrojtur shtetin fashist, për ta shfarosur popullin shqiptar duke masjaruar civilë, duke bartur kufoma deri në Beograd për të humbur gjurmë, duke dhunaur femara, duke kriminalizuar kufirin shqiptaro shqiptar, krejtë me qellimin final, për ta hudhur shqiptarizmin deri më 28 VI 1999, në detin Adriatik.

2.Bllaca ’99 ‘ Mathauzeni’ i mizorive Serbe ndaj shqiptarëve

Gjenocidi që e kishte planifikuar Serbia dhe pushteti I saj në fund të shekullit XX e kishin bazën ideore, teoriek dhe praktike në një varg progarmesh të cilat do të përpilohen në etapa të ndryshme, por në kontinutet, që gjithëmonë të shfaroset I tërë kombi shqiptar. Lidhur me këtë Vlladan Gjotgjeviq në Librin “Aranutët dhe Fuqitë e Mëdha”, botuar frengjisht, serbisht dhe gjermanisht do të shkruaj I bazuar në një varg progarmesh para tij se shqiptarët: “nuk janë njerëz, ata kanë bisht dhe jetojnë nepër shpella”. Këtij atentati politik mjerisht një pjesë jo e vogel e shteteve evropiane I besoi më 1913, me faktin se “Aranutët” ( janë persona nuk largohen nga lufta) prandaj duhet shfarosur sikurse Petandorinë Osamne nga tërë Ballkani. Ja faktet: Shpernguljet e shqiptarëve nepër etapa: Më 1877/78 Serbia I largoi nga viset e veta etnike 350 000 shqiptarë; Serbia dhe Mali I Zi më 1912-1914 I deportuan në Anadoll mbi 500 000 shqiptarë, Boshnjak dhe Turq të deklaruar; Mbretëria SKS 1918 1929 (mbretria Jugosllave 1929-1941) I deprotoi në Anadolli 255 384 shqiptarë etnik; Serbia federale (jugosllavia fedrerale)  në Anadolli 1950-1966 I deprotoi me dhunë 415 000 shqiptarë, boshnjakë dhe turq të deklaruar nga vitet 1949-9153; DFJ (Jugosllavia e Zhablakut) 1992-1999 I deortoi nga viset e veta etnike mbi 1 000 000 shqiptarë në të gjitha viset e botës, më shumë se në çdo pushtet parafshist dhe fashist. Këtu duhet kërkuar palnin për GJENOCID të Serbisë për dekadën 23 mars 1989- 28 VI 1999.

Dhe mu për shkakun se gjenocidi ka vazhduar për dy shekuj, shqiptarët nuk duhet ta pushojnë frigën se Serbia e Vuçiq-Daçiqit sot (2017….) nuk do ta përseritë krimin po pati kushte dhe iu krijuan rrethnat politike .

3.Si u krijua Kampi i Bllacës më 1999

Largimi I shqiptarëve nga Kosova në Maqedoni do të ndodhë për faktin se gati 40% e populsisë në Republikën fqinje ishte shqiptare. Pjesa dermuese nga numri prej 440 000 frymësh do të largohen me trenin e tmerrit që nisej nga Fushë Kosova për çdo ditë, drejtë Kaçanikut dhe Elez Hanit. Treni nuk hynte në Maqedoni por ndalej nja 500 metra large kufirit. Aty refugjatët kalonin nepër një kontroll vetëm me leternjohtim për të kaluar pstaj në Doganën Maqedone  ku kontrolli ishte vetëm rutinor. Pas largimit nga Dogana, në afersi pritnin nga 20-30 autobus, të cilët mbusheshin me refugjatë. Kjo popullsi drejtohej në dy kampe pastaj. Në Kampin e pare, në Stanokvec dhe në Kampin e dytë në Çegrean vëndosjen e caktonte policia dhe Kryqi I Kuq. Një pjesë e refugjatëve që kishte farefis ose të njohur, ata dilnin dhe I pritnin në kufi me vetura të tyre. Pas “rahatimit” të refugjatëve, kudo që vendoseshin, duhej nënshtruar një administrimi: fotografimi falas për ta fituar një leje qendrimi për deri në 12 qershor 1999. Thue se dihej deri kur do të kapitullojë Milloshi pa kushte. Por në fillim të fushatës së largimit nga Kosova në BLLACË, do të krijohet një Kamp ku për shkak të shiut dhe të ftoftit, deshmojnë dokumentet do të krijohet një atmosfere e një kampi nazist. Këtë atmosferë e kishin krijuar edhe disa qarqe maqedone që ishin në lidhje me bandat ushtarke dhe policore serbiane. Megjithë këtë, tragjedinë në këtë kamp dhe jo vetëm në te, do ta zbusin veprimet e oragnizatave bemires si :Kryqi i Kuq, Nëna Tereze, El Hilal, mjekët pa kufi etj. Kryesorja këto oragnizata që drejtoheshin nga shqiptarët u siguronin gjërat elemtare të gjithë refuxhatëve pa dallim.

4.Treni i tmerrit  Fushë Kosovë- Hani Elezit

Treni I tmerrit si e quanin refugjatët nisej nga Fushë Kosova heret në mengjes. Deri në stacion të trenit refugjatët shkonin me autobus privat (disa kompani) e që pagunin nga 10 marka. Bileta në Fushë Kosovë nxirrej si udhtim I rendomt, pa asnjë fryrëje të çmimit. Me rastine instalimit të trenit në satcion, refugjatët e përlotur  ngarkoheshin të qetë për  nja 15 minuta. Pastaj treni I tmerrit nisej për Lipjan-Ferizaj-Kaçanik-Hani ELEZIT. Rrugës kishte refugjatë të rralë,të cilët shoqërohshin nga milicët me fytyrë banditësh, shumica nga Bosnja dhe Lika, por kishte edhe Serbian vendas. Pas nja pesë minuatve për çdo ditë (Mars-qershor 1999) treni nisje për Kaçanik, për t` u ndalur rrugës nja dy tri herë mos pale ndokush po zbret nga treni për t` u arratisur në male, pa e ditur se në tren ishin nga 15-20 milicë të armatosur me automatik dhe municion adekuat, plus ata që ishin si civilë. Me kohë plus minus të caktuar treni arrinte në stacionin e Elez Hanit, dhe aty duhej këmbë për ta kaluar të rrethuar nag milicia në të dy anët, deri te kufiri. Aty fillonte kontrolli rutinor I leternjohtimve, ose pa to fare. Nuk kishte malltretime sepse kishte edhe vezhgusesi I OSBE-s dhe UNHCR-it dhe Kryqit Kuq. Ka pasë raste kur leternjohtimet janë qkyer, sepse ata impnoheshin se po e lëshojnë me “vullnet” Kosovën.

5.LARGIMI PËRMES AUTOSTRADES KOSOVË-BLLACË

Largimi me maikna dhe traktor nga Kosova zhvillhej në dy drejtime: kah Kaçaniku dhe kah Rruga nepër Shar drejtë doganës në drejtim të Glloboçicës. Ata që drejtoheshin kah  Hani Elezit zakonisht veturat për kalim nuk iu lejoheshin refugjatëve fare. Ato u sekuestroheshin pa shkuar te kufiri dhe pastaj shkohej këmbë drejtë kufirit me Maqedoninë.

6.DHE KOSOVË – Glloboçicë (Tetovë)

Në veri të Kaçanikut një kahje e autostradës  drejtohet kah Glloboçica (kufiri Kosovë-Maqedoni) dhe pastaj kah Tetova. Këtë rrugë refugjatët do ta kalojnë me vetura dhe traktor e rimorkio me plot refugjatë. Afer Doganës në Glloboçicë për dy mauj e gjysmë në malet e Sharit, do të ndalen me mija refugjatë. Ata kohë pas kohe ishin të lejuar të kalojnë në Maqedoni individualisht, por kishte raste kur kishte kalime të rralla por ato ishin individuale. Lidhur me këtë diku rreth 10 majit 1999, do të ndalohet kalimi dhe një pjesë e refugjatëve serish do të kthehen në Kosovë. Kjo masë e refugjatëve për të dytën herë do të detyrohet të marr rrugën drejtë Maqedonisë me trenin e tmerrit nga Fushë Kosova, me që rast do të pësojë porfesori I njohur Fehmi Agani, sepse ishin hjkesuar nga dikush prej Prishtine!!! Hijeksia kishte ndodhur  duke i telefonuar një kryetari partie  në Maqedoni, se filani është në tren. Dhe kush garanton që telefonata nuk është inçizuar nga të dy anët (serbe e maqedone që bashkpunoni atëbotë).

Ushqimi në këtë arterje ishte kryesisht I përgatitur nga refugjatët, të cilët për të dytën dhe të tretën herë ishin të detyruar ta largohen nga vendbanimet nga kecnimet e udbashëve me farmerka (zakionishtë ata ishin nga tre e i kateri ishte një officer që rrinte disa metra larg hyrjeve të kuartreve në vndbanime. Kërcnimet me shkorpionë dhe automatik vinin edhe nga paramilitarët, sigurimsat dhe ushtrakët që ishin me uniforma dhe mbanin grada. E verteta, deri në jug të Elez-hanit sin jë kamp I Luftës Dytë botërore ishte krijuar pra në Bllacë. Ndërsa, nja tri kolometra larg Glloboqicës ishte krijuar një kamp refugjatësh të cilët qëndronin për ditë të tëra në rrugë në malet e Sharit. Zakonisht flenin natën nepër makina. Lidhur me këtë, makinat ishin të parkuara në anën e djathtë të rrugës, ndërsa në anën e majtë, kohë pas kohe lëviznin mkiant ushtarake. Ata ushtrak ishin të merzitur dhe brutalisht duket se ishin serioz. Ata nuk e kanë ngacmuar askend në atë rrugë, na thane pas kthimit hallëgjinjët. Zakonisht nga një kasollë ,nja pesë kilometra largë Glloboqicës, ushtarët e kishin një stacionim. Nga ajo pikë ndrroheshin kohë pas kohe (çdo tri orë) në punktin tejtër afër kufirit ku kishte kontroll rigoroz të çdo kalimtari.

Në të hyrë te Doganës në Glloboçicë, në rrugën automobilistike për çdo kohë ishte kolona a autombilave për nja pesë kilometra. Nja dy kilometra afër kufirit ishte një roje ushtarke ku seleksioneshin refugjatët. Kishte raste kur kalohej ndonjë i smurë rendë me maikinë, por këmbë zakonisht lejohej kalimi gati pa problem, sepse politika ishte te spastrimi i Kosovës.Nga pjesa tjeter e kufirit në Glloboçicë në Kampin e rrugës sillej ushqimi, zakonisht buk dhe disa konzerva të cilat vinin nga Kryqi I Kuq dhe Shoqata “El Hilal”, Nëna Tereze etj.

7.KAMPI I STANKOVECIT dhe drama shqiptare 1999

Pjesa dermuese e refugjatëve që kalonin nepër kufirin e Tabanofcit në Jug të Elez -hnit ndaleshin në Kampin special të Stankovecit, të cilin e kishte themeluar UNHCER-I dhe Kryqi I Kuq Ndërkombëtar. Në disa etapa aty ishin nga 25 deri në 35 000 refugjatë. Një pjesë e tyre pas një kohe do të largohen në të gjitha anët e botës, përmes aeroportit Shkupit.

8.KAMPI I ÇEGRANIT dhe drama shqiptare 1999

Edhe në një zallinë ku kishte xharpijë dhe egersira tjera, do të stacionohen refuxhatët shqiptarë. Aty ishin zakonisht nga 15-30 000 refugjatë shqiptarë. Edhe nga ky kamp kishte largime nepër të gjitha vendet e botës që pranonin refugjatë. Largimi bëhej me paln dhe në bazë të kërkesave të çdo shteti veç e veç.Ushqimi edhe në këtë kamp sigurohej nga qendra e caktuar nga Kryqi I Kuq dhe në këtë drejtim po thuej se nuk kishte ndonjë problem. Edhe në këtë Kamp kishte kujdestari të mjekëve. Hyrja dhe dalja nga Kampi bëhej me kontroll rigoroz nga kompetentët sikur në kampet naziste në Poloni dhe Austri.

9.Vendosja e refuxhatëve nepër shtëpia të shqiptarëve në Iliridë

Pjesa më e madhe, që nuk duhet harruar kurrë e refuxhatëve ishte e vendosur nepër shtëpia private të shqiptarëve mikpritës. Është për t` u mahnitë se si gjatë atyre tre muajëve ishte tragjedi të jesh refuxhatë shqiptar, por ishte siguri dhe bujari  e besë të jesh nepër shtëpia të bashkomabsëve tanë shqiptar kudo jashtë Kosovës. Kjo solidarësi sot studiohet në të gjitha meridianet e botës. Në atë strehim askush nuk ka vuajtur për ushqim , sherbim mjekësordhe veshmbathje.

Rroli I Kryqit  Kuq Ndërkombëtar, ishte me peshë humanitare dhe në disa raste edhe politike, sepse refuxhatëve u sigurohej vendstrehimi shtetëror. Pra kjo organizatë nuk  e kishte vetëm rrolin humanitar por edhe më tepër se human-sigurinë.

Të njejtin rrol humanitar dhe “politik” e ka pasë edhe Shoqata “Nëna Tereze”, sepse firma e saj ishte pashaportë  më e vlefshme se çdo dokument zyrtar.  I gjatë do të ishte lloji I sherbimeve të kësaj oraganizate, por edhe të tjerave si kjo.

Të njejtin qëndrim dhe efektivitet e kishte edhe organizata “El Hilal”. Në asnjeren prej këtyre oranizatave nuk është vrejtur  rroli rreligjioz, por ekskluzivisht humanitar –shpetimatar me ushqim dhe sherbim shendetësor por edhe me strehim, gja që “El Hilal” dallohet nga të tjerat organizata. Dhe kur jemi këtu, duhet të themi se kjo organizatë më së shumti ka kontribuar në strehimin në shtëpitë private nepër tërë Maqedoninë, ay ku kishte shqiptar, bujari ajo që kurrë nuk do të harrohet.

10.Aktivistet shqiptar që nuk kursyen asgjë prej vetvetës

Është mahnitës aktiviteti I shumë të rinjëve dhe të rejave shqiptare që nuk kursyen as shëndet e as mund për t` u bërë KONAK dhe për t` I furnizuar me ushqim refuxhatët e mjerë. I gajtë do të ishte rendi I personaliteteve që kontribuan në këtë tragjedi. Mendoi se Kryesia e shtetit Kosovës në të ardhmen duhet të interesohet kush ishin ata dhe t` I plasoi me mirënjohje për të mbetur emra lavdie në historinë tonë kombëtare.

11.Largimi I një pjese të refuxhatëve nepër botë

Asgjë ma në këtë botë nuk mundet të mbetet në terr e panjohur, sepse informata është bërë fuqi prodhuese edhe për të shtypurit dhe të shfrytëzuarit. Për ata që kanë shtypur dhe shfrytëzuar, shfrytëzojnë dhe do të provojnë të shtypin në të ardhmën, bota do të jetë shumë më e egër dhe mosduruese. Lidhur me këtë,se refuxhatët shqiptarë nuk ishin të rastësishëm por fati I tyre tragjik ishte më i thellë, madje i planifikuar, e për qëllimin e fundit ndoshta me saktësi nuk do të dihet kurrë, por aty kah 29 marsi 1999 do të fillojë interesimi që Shqipërisë dhe Maqedonisë, e pastaj edhe Malit Zi t` i “lehtësohet” pesha e tragjedisë së refuxhatëve shqiptarë. Shpërndarëja e refuxhatëve shqiptarë do të fillojë përmes porteve ajrore të Riansit dhe Aeroportit “Aleksandri I Madh” nga Shkupi. Dhe, nëse studiohet kjo shpërngulje më thellë, rezulton se largimi i tyre ishte lehtësim për psikologjinë e smurë të Millosheviqit dhe rethit tij, sidomos të Kishës Serbiane e cila palnifikoi që “Shqiptarët deri më 28 VI 1999 të janë sa më largë Kosovës”. Ky largim ishte me një qëllim që Milloshi më 28 VI 1999, ta festojë “Vidovdanin” pa shqiptarë në Gazimestan. (Lexone: Çernomiridin, shënime zyrtare….!!). Bile në këtë progarmim (I posedojmë të dhënat-hb) në Beograd ishte organizuar një tubim HISTORIK për 27 V 1999, në Patrikanën serbiane. Aty, të dy kryesitë e kishave (Ortodokse dhe Katolike) sipas KOS-it duhej ta shënonin “bashkimin e krishtërizmit në një Religjion të krishterë”, ku Serbia do të promovohej në “PIEMONT” historik për gjithëmonë, duke e kthyer “Krishtin në Kryqin e rendomtë të para vitit 1054”!. Mu për këtë dhe jo vetëm për këtë, S. Milosheviqi në Dejton të Ohajos më 1995 ishte shpallur “paçebërës”, duke ia rritur mendjen se mund të ushtrojë Srebernica të reja, dhe mos t` i përgjigjet askujt, sepse e kishte “lejen e shumë kujtë” por që I doli tërësisht ndryshe nga muskujt protestantë-tomahokët e NATO-s.

                                                           12. Kampi i Kuksit 1999

Kjo është e verteta tragjike, pse KUKSI gjatë qershirit 1999 arrijti në 434 175 refuxhatë (Morinë-368 688; Q. Prushi-55 377 refuxhatë; në drejtimin Tropojë vetëm 110 refuxhatë.  Kjo është e verteta që që Maqedonia u popullzua për 440 000 shqiptarë më tepër, për ta “denuar Bullgarinë ndryshe”,mendonte Milloshi.(Lexoni faktet detale:K. Glogorv, Koridoret/s.p. 1/99; lexoni në librin e të nderuarit: Besim R. CENGU, Përmasat e mbijetesës, Kukës 203,f.364 detalisht me ditar).

Përfundim

KE E AKUZOJNË KAMPET E PËRQENDRIMIT NË KOSOVË -janar-qershor 1999

Serbia zyrtare ka bartë KUFOMA dhe ato i ka varrosë nepër Serbi. Këto fakte janë prova të gjalla për ta mshefë GJENOCIDIN. E vërteta në Aeroportin e Mosokës kanë qëndruar 6 avion suhtark për të bartur kufoma të shqiptarëve nga Aeroporti i Beogradit dhe për t` i varrosë ato nepër Rusi. (Lexo: KUJTIMET E QERNOMIRDINIT, të botuara.).Sipas të dhënave që disponojmë, në Kosovë pushteti okupator I kishte koncentruar forcat elite që kishin bërë krime në Kroaci dhe Bosnje. Asnjë njësie nuk I vinte keq pse vritej publikisht fimiu para nënës, nëna para fëmijëve, pse maskarohej plaku dhe hudhej në bunar për të humbur gjurmët, pse bartëshin kufomat deri në Danub, gjithnjë për të humbur gjurmë, pse digjeshin kufomat në shkritore për ta zvogluar çdo shenjë të gjenocidit klasik. Po, në çdo lokalitet të Kosovës janë bërë studime ku janë bërë krimet dhe ku gjinden varrezat amsive. Ato janë hiq më pak se nja 319 lokalitete ku varret janë të renditura nga 5 e deri në 357 në Mejë.

Në bazë të këtyre fakteve duhet thenë publikisht se askush sot nuk ka të drejtë të TREGTOJË me kufijtë e Kosovës, që janë siguraur me vargojë gjaku dhe vuajtje dhe mundime tantaliste. Pra duhet thenë STOP profiterëve dhe tregatrëve të flamujëve, fajdexhive dhe derbederëve, korruptivëve dhe puthadorëve, duke udhtuar tinzisht deri në Bruksel dhe gjetiu, kinse po I sigurojnë viza shtetit Republikës Kosovës. E vizat dihet se nuk i jep në shallter Johanes  Hanni, as F. Mogerini e skuqur nga turpi I pazareve me një popull, por ministrat e punëve të brendëshme të BE.

23 prill 2023 Prishtinë

 

 

 

LULJETA LLESHANAKU: PESË VITE JETË PËR NJË DËSHTIM NË DASHURI

 



luljeta lleshanaku Gjëja që më pëlqente tek ai, poezi nga Luljeta Lleshanaku

Edhe kësaj vere po i vjen fundi.

Nuk e kam fjalën për pishinat e thara,
as erën që rrëmon për kërma si këlysh çakalli
mbi ranishtë…

E kam fjalën për një tjetër verë,
për të tjera shenja.

Momentin kur ndien që ylli yt po ftohet
dhe e nxjerr nga gjoksi jashtë dhe e qep mbi xhaketë,
apo mbi jakën e palltos,
që të tjerët, më në fund, të mund ta vënë re.

Kur mëson të negociosh:
pesë ëmbëlsira për një cigare të vetme,
pesë vite jetë për një dështim në dashuri,
pesë jetë fluture për pesë ditë krimbi në pupë,
kur kupton
se idhtësia është çelësi i ekzistencës.

Dhe kur sheh që relievi i fytyrës së nënës
dhe gjestet e babait
përsëriten përpikmërisht tek ti,
pa asnjë alternativë,
si qyteti i rikthyer në rutinë
pas heqjes së dekorit euforik të festave.

Çfarë ndodhi me atë që dikur na bënte unikë?

Nën derë, duar të panjohura
fusin fletushka promocionale
me ofertat e veshjeve të fundsezonit.

Janë stoqet e verës.

Dhe poshtë jastëkut
të tjera duar
fusin fshehurazi netëve sfida me gjysmë çmimi,
të cilat, gjysma e krenarisë sonë,
do vazhdojë t’i refuzojë.
edhe për pak kohë…


ILIR SHAQIRI: JO FORT E KUPTUESHME KJO PRANVERË …

 


Jo fort e kuptueshme kjo pranverë e njëzetës
Me rregulla t’rrepta, masa, shtrëngim
Dhe bota shprehet, thërret, nuk ndalet
Me të vetmen fjalë: vet izolim!

S’ka akullore në cep të sheshit
As s’ka lypsarë në trotuar
Ka veç policë me goje t’mbyllura
Një gjendje e trishtë dhe e pangjarë.

Dhe humb shikimi përtej së dukshmes
I pafuqishmi mendim, humbak,
Një ambulancë merr kthesën fort
Para një lajmi që vjen pas pak…

Perde lëshuar, heshtim të ndrojtur
Të armatosur veç me durim
Dhe as kujtimi nuk vjen i shkoqur
Siç pas harrimit një përqafim!

Hapet kosishta mbi flokë të thinjur
Dhe numrat rritën ditë e përditë
Çfarë është ky djall, tinëzar, i frikshëm
Që vjen papritur e na kositë?

Kush i dha leje të niset globit
Me hyrje-dalje pa pasaportë?
Apo, gjithçka s’është n’dorë të Zotit,
As n’dorë të shkencës qëkur u mposhtë.

Plot 70-vjet ajo u tkurr
Brram…, në një qoshe, ia shthurën fijet
Dhe për pasojë i ngritën armët
Që të luftojnë, t’i pushtojnë yjet.

S’dimë ku ta hedhim peshën e fajit
Sa larg e lart të hedhim gurë
Ka pasur të zeza e vite të mbrapshta
Por koha e tyre nuk ka qenë kurrë.

Teksa të betuarit e Hipokratit
Kësaj batërdie po i rrinë në ballë
Me mund Sizifi, të pa dorëzueshëm,
Engjëj, heronj i kemi shpallë!

Kush do e zbuloi një ditë të re
Që jetët tona, kot t’mos mërgojnë
Nëse e nesërmja shthurur do ngryset
Zogjtë zoologë do të na gërmojnë…

Këndej të vetmit ata do mbesin
Ato që i bëmë keq, shpejt do t’i prishin
Në degë ullinjsh do të ligjërojnë:
Njerëzit e Planetit të paditur ishin…

Dhe dikur lodhëm, paksa dremitëm
Qetësisht qepallat ngadalë i mbyll
Ca ëndrra e zhgjëndrra bashkë lebetiten
Për kartëmortoret, që rrinë në shtyllë.

Kjo pikë e zezë nën hark të hënës
Si bebëza e syrit nën qerpik
Është shenjë e vlefshme për hatër t’këngës
Për hatër të ëndrrës me pak muzikë.

Kur t’i bëjmë bashkë këto vitet tona
Do të na mungojë e bukura stinë
Së kush na mori, se kush na e treti
Do na e tregoi një Doruntinë…?

E koha ecën…, e jeta rrjedh…
Ditë pranverore, të tjera vijnë
Si para lajm, n’mes të universit
Dy akullore në buzë na shkrijnë!


Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...