Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/04/26

Detaje nga vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj/ Janë përfshirë 7 persona, zbulohet identiteti i ekzekutorit

 

Momenti i vrasjes dhe autori

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e biznesmenit Ardian Nikulajt.

Në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj policia ka zbuluar se janë përfshirë 7 persona. Nga analizimi i provave policia ka arritur të gjejë identitetin e ekzekutorit.

Megjithëse kontrollet vijojnë prej 19 prillit në zonën e Gjadrit, policia ende nuk ka mundur të gjejë motorin e përdorur nga vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj, dhe as ka arritur të shpjegojë me prova ligjore se si ka vijuar lëvizja e tij më tej.

Në një banesë në fshatin Gjadër policia gjeti pjesërisht të djegura disa veshje që dyshohet se janë të ekzekutorit të biznesmenit. Ato po ekzaminohen në laboratorin shkencor.

Nga ana tjetër hetime intensive po kryen edhe për të zbuluar persona të tjerë të implikuar në vrasje si porositës, vëzhgues apo bashkëpunëtorë.

Nga vëzhgimi i imtësishëm i pamjeve të kamerave të sigurisë ka rezultuar se ekzekutori I biznesmenit Ardian Nikulaj ka mbërritur pranë vendit të ngjarjes 8 orë para vrasjes. Gjatë kësaj kohe ai ka qëndruar në një pallat në ndërtim nga ku ka dalë vetëm pasi është njoftuar se ishin krijuar kushtet e përshtatshme për kryerjen e ekzekutimit në lokalin ‘Coral’.

Ky pallat në ndërtim e sipër ku qëndroi i fshehur vrasësi është rreth 100 metra larg vendit ku ndodhi vrasja. Autori i maskuar me jelek fosforeshent dhe skafandër dyshohet se u njoftua që objektivi i tij ishte i vetëm në tavolinë dhe kreu ekzekutimin. Ndër personat e dyshuar si bashkëpunëtor është një anglez i prezantuar si turist. Në kamerat e pallatit në ndërtim i cili shfrytëzohet vetëm në katin përdhes për parkim shfaqet për disa minuta dhe turisti anglez, por policia nuk është e bindur nëse është realizuar një takim mes tij dhe vrasësit që ka qëndruar 8 orë në atë godinë.

Dyshimet e policisë shtohen edhe për faktin se gjatë 5 ditëve të qëndrimit të tij në Shëngjin, turisti ka qëndruar me kapele dhe ka qenë i kujdesshëm për të mos lënë pas gjurmë të tij. Ai ka arritur deri aty sa ka mbledhur edhe bishtat e cigareve që konsumonte. Policia shqiptare është në pritje të të dhënave nga homologët anglez në lidhje me personin që dyshohet si bashkëpunëtor i cili u largua nga Rinasi drejt atdheut të tij vetëm pak orë pas vrasjes.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Adrian Nikulaj, biznesmen në Lezhë, ish kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021-shit dhe kandidat për Këshill Bashkiak në zgjedhjet e 14 majit të këtij viti u vra me pistoletë nga një person i maskuar në ambientet e biznesit të tij Coral rreth orës 13:30 në 19 prill.

Autori mban një maskë, skafandër, jelek fosforeshent dhe i kamufluar me veshje të trasha, opasi kryen vrasjen me pistoletë në një disatancë shumë të afërt dhe i vetëm u largua qetësisht me motor nga vendngjarja. Viktima po konsumonte kafen e tij të fundit në lokalin e tij në Shëngjin, kur autori e ka qëlluar shtatë herë me pistoletë në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Nikulaj ishte kandidat për deputet nën siglën e Partisë Socialdemokrate në zgjedhjet e vitit 2021. Ndërsa në zgjedhjet që pritet të mbahen më 14 maj ai ishte kandidat për Këshillin Bashkiak. Viktima rezulton i arrestuar më herët për armëmbajtje pa leje dhe kontrabandë e falsifikim.

Konkretisht në vitin 2003 ai është dënuar me katër muaj burg për armëmbajtje pa leje, kurse në vitin 2006 ka marrë gjobë për kontrabandë dhe falsifikim dokumentesh.

Qarku i Lezhës ka precedentë në krime që prekin personazhe të përfshira në procesin zgjedhor. Qershorin e vitit 2013 si pasojë e të shtënave nga armët e zjarrit, mbeti i vdekur në vend 49-vjeçari Gjon Gjoni, i cilësuar si simpatizant i LSI.

Në këtë breshëri armësh mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, kandidati i PD-së, Mhill Fufi njëkohësisht edhe nënkryetar i qarkut si dhe i afërmi i tij Kastriot Fufi.

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Kontrolle në Gjadër, policia gjen veshje që dyshohet se i përkasin autorit

 

Kontrollet intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit të vrasësit të biznesmenit Ardian Nikulaj kanë vijuar në Gjadër.

Gazetarja Dorjana Bezat mëson se policia ka arritur të gjejë në një banesë disa veshje, të cilat dyshohet se i përkasin autorit që u largua me motor pas ngjarjes.

Mbetjet e rrobave janë sekuestruar dhe do të dërgohen në laborator për ekzaminime të mëtejshme.

Vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ka qenë i vendosur për të kryer ekzekutimin në momentin më të përshtatshëm, të cilin e ka pritur disa ditë.

Pamjet e kamerave të sigurisë në pedonalen e Shëngjinit kanë fiksuar autorin me të njëjtin mjet dhe me të njëjtën veshje edhe në datat 17 dhe 18 prill.

Ai ka qëndruar pa lëvizur për orë të tëra para lokalit “Coral” në pritje të momentit kur objektivi i tij do të ishte vetëm. Momenti i përshtatshëm u krijua rreth orës 13.30 të datës 19 prill kur Ardian Nikulaj u ul në një tavolinë vetëm.

I dyshimtë për policinë ishte një shtetas anglez i prezantuar si turist i cili ka qëndruar në Shëngjin nga data 14 deri më 19 prill. Fill pas vrasjes ai është larguar nga Shqipëria, por intervistimit ata u lanë të lirë.

Policia dyshonte së në fshatin Kukel të Gjadrit ku autori humbet gjurmët mund të ishte transportuar nga një mjet “Land Rover Discovery”,  por pas 2 ditësh verifikime kjo pistë ra poshtë.TCH

Marrin kthesë hetimet për vrasjen e Ardian Nikulajt/ Dyshohet se ‘turisti’ ndërhyri në kamerat e sigurisë, zbulohen lëvizjet e fundit

 

Teksa kanë kaluar 6 ditë që nga ekzekutimi i Ardian Nikulajt në Shëngjin, duket se policia e Lezhës po shkon në zbardhje të kësaj ngjarje.

Sikurse mëson gazetarja e Top Channel Brixhilda Deda, grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e sigurisë në zonë është parë autori i cili ka qëndruar për disa orë në një ndërtesë të pa përfunduar për të ruajtur objektivin e tij.

Po ashtu burime bëjnë me dije që shtetasi anglez i cili u dyshua që prej fillimit të ngjarjes si një nga informatorët, dyshohet të ketë qenë ai i cili ka ndërhyrë në sistemin e kamerave të sigurisë, për të parë lëvizjet e objektivit.

Shtetasi anglez ka qëndruar 5 ditë tek një resort në Shëngjin, shumë pak metra më tutje lokalit të viktimës. Burime bëjnë me dije se shtetasi anglez është munduar të fshehë identitetin e tij përmes kapelës, dhe në momentin që është paraqitur në recepsion është siguruar që imazhi i tij të mos kapet nga kamerat.

Vetëm pak kohë pas ngjarjes, ai është larguar menjëherë nga Shëngjini dhe dyshohet se ka ndërruar 2 taksi nga Shëngjini në Lezhë dhe më pas ka marrë një tjetër taksi për ta transportuar drejt aeroportit të Rinasit. Kjo ka rritur dhe më tej dyshimet e grupit hetimor se mund të kishte lidhje me vrasjen e Ardian Nikulajt.

Ndërkaq Policia e Lezhës prej ditësh është vënë në lëvizje për gjetjen e autorit, ku ditën e sotme në një banesë të braktisur në Gjadër të Lezhës janë gjetur disa rroba të cilat dyshohet të jenë të autorit ku janë dërguar në laborator për ekzaminime të mëtejshme.

Autoritetet besojnë se ngjarja ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes, gjithashtu janë shpallur në kërkim ndërkombëtare 5 persona ndërsa pritet që të këtë një deklaratë zyrtare nga drejtoria vendore e Lezhës në lidhje me këtë ngjare.TCH 

2023/04/25

Publikoi intervistën ‘ekskluzive’ me Michael Schumacher, botuesit e revistës gjermane pushojnë nga puna kryeredaktoren

 Drejtoresha menaxhuese e revistave, Bianca Pohlmann tha të shtunën: "Ky artikull pa shije dhe i rremë nuk duhet të ishte shfaqur kurrë. Ky artikull në asnjë mënyrë nuk korrespondon me standardet e gazetarisë që ne -- dhe lexuesit tanë -- presim nga një botues si revistë."





Botuesit e revistës gjermane “Die Aktuelle” kanë shkarkuar nga puna kryeredaktoren, i cili publikoi në faqen e revistës një ‘intervistë’ të realizuar me Michael Schumacher, e cila ishte krijuar nga inteligjenca artificiale. Pasi shkarkuan nga puna kryeredaktoren Anne Hoffmann, botuesit e revistës i kërkuan falje familjes legjendës së Formula 1.


Botuesit e revistës gjermane “Die Aktuelle” kanë shkarkuar nga puna kryeredaktoren, i cili publikoi në faqen e revistës një ‘intervistë’ të realizuar me Michael Schumacher, e cila ishte krijuar nga inteligjenca artificiale. Pasi shkarkuan nga puna kryeredaktoren Anne Hoffmann, botuesit e revistës i kërkuan falje familjes legjendës së Formula 1.

Familja e Schumacher tha gjatë kësaj jave se do do të ngrinin padi kundër revistës ‘Die Aktuelle’, pronësi të grupit mediatik Funke. Drejtoresha Funke Bianca Pohlmann, tha se ai artikull nuk duhej të ishte publikuar dhe njoftoi shkarkimin e kryeredaktores.

Ky artikull pa shije dhe mashtrues nuk duhej të ishte shfaqur kurrë. Ai në asnjë mënyrë nuk i plotëson standardet e gazetarisë që ne dhe lexuesit tanë presim nga një botues si Funke.Si rezultat i publikimit të këtij shkrimi do të merren pasoja të menjëhershme për personelin. Kryeredaktorja e Die Aktuelle, Anne Hoffmann, e cila mban përgjegjësinë gazetareske për gazetën që nga viti 2009, do të lirohet nga detyra që nga sot”, tha ajo.

“Die Aktuelle” publikoi atë që e quajti “intervistën e parë” me Schumacher që kur pësoi aksidentin në dhjetor 2013, teksa bënte ski në Alpet franceze. Ish-kampioni i botës që atëherë nuk është parë publikisht, pasi bashkëshortja e tij, Corinna, insiston që ta mbrojë nga publiku në vilën familjare në Zvicër, duke mos ditur me siguri se në çfarë gjendje fizike ndodhet ish-piloti 54 vjeçar. Teksti i revistës fillon duke thënë: "Fol një herë me të. Pyete si ka qenë. Dhe më në fund kemi përgjigjet, 10 vjet pas aksidentit tragjik. Asnjë fjalë nga miqtë. Përgjigje nga ai! Nga Michael Schumacher! Ja ku është, intervista e pabesueshme! Me përgjigje shpenguese për pyetjet djegëse që të gjithë kanë bërë për kaq shumë kohë."

Në fund të shkrimit pranohet se deklaratat janë në fakt të rreme dhe se gazetarët e revistës nuk kanë folur me Schumacher dhe as me askënd në familje. "Michael Schumacher tha vërtet diçka për veten e tij? Intervista ishte online. Në një faqe që ka të bëjë me Inteligjencën Artificiale", mund të lexohet në të.



2023/04/24

Formula 1 / Revista gjermane përdor inteligjencën artificiale për intervistë në emër të Schumacher, përballet me padi/Revista gjermane e shkarkon kryeredaktoren pasi publikoi intervistë të rreme me Schumacher

 Revista gjermane, Die Aktuelle, ka shkarkuar kryeredaktoren e saj, Anne Hoffmann dhe ka kërkuar falje te familja e Michael Schumacher, për publikimin e një interviste të rreme, me fjalët e legjendës së Formula 1 që ishin gjeneruar nga inteligjenca artificiale.

Revista Die Aktuelle botoi një ballinë duke premtuar një intervistë ekskluzive me Schumacher, i cili nuk është parë në publik që kur pësoi një dëmtim të rëndë të trurit në një aksident skijimi në vitin 2013. Vetëm pas 'intervistës' zbulohet në revistë se artikulli është krijuar nga një chatbot i AI(inteligjencës artificiale).

Drejtoresha menaxhuese e revistave, Bianca Pohlmann tha të shtunën: "Ky artikull pa shije dhe i rremë nuk duhet të ishte shfaqur kurrë. Ky artikull në asnjë mënyrë nuk korrespondon me standardet e gazetarisë që ne -- dhe lexuesit tanë -- presim nga një botues si revistë."

Pohlmann tha se po e shkarkonte kryeredaktorin e revistës Die Aktuelle, ku u shfaq e ashtuquajtura intervistë dhe gjithashtu i kërkoi falje familjes së Schumacher.

Një përfaqësues i familjes Schumacher konfirmoi për ESPN të mërkurën se do të ndërmerren veprime ligjore për rastin në fjalë.

Revista printoi në faqen e saj të parë një foto të 54-vjeçarit Schumacher së bashku me fjalët: "Michael Schumacher, intervista e parë!"

Revista gjithashtu shkroi "duket si e vërtetë" me citatet e supozuara që i atribuohen Schumacher të krijuara nga AI. Die Aktuelle është një nga shumë revistat tabloide të famshme në Gjermani.

Schumacher u tërhoq nga F1 në vitin 2012 pas tre sezonesh me Mercedes dhe u zëvendësua në ekip nga Lewis Hamilton, i cili ka arritur rekordin e Schumacher për titujt e F1.

Në Shqipëri mbi-dyfish më shumë vrasje se në Kosovë – këto janë statistikat dhe arsyet

 



nga Besian Beha


Dy atentate brenda pak ditësh të fund-korrikut u kryen në Shqipëri. Katër persona mbetën të vdekur, e një i plagosur si pasojë e breshërive me automatikë që u shkrepën në Fushë Krujë e Laç. Vrasje të tilla janë të shpeshta në Shqipëri, përderisa statistikat e vrasjeve janë shumë më të ulëta në Kosovë. Gazeta Nacionale sjell detaje.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, në Shqipëri janë regjistruar 22 vrasje. Kështu ka bërë të ditur Policia e Shqipërisë në një përgjigje për gazetën Nacionale.

“Si rezultat i punës parandaluese, goditjes së grupeve kriminale dhe të vrasësve me pagesë, 6-mujorin e parë të vitit 2022 kanë ndodhur 13 vrasje më pak. (Gjatë vitit 2021 - 35 vrasje; Gjatë vitit 2022 - 22 vrasje)”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Shqipërisë.

Në këto statistika, nuk hyjnë edhe dy atentatet që ndodhën në Fushë Krujë e Laç. Katër persona mbetën të vrarë në dy atentate, brenda 5 ditësh në muajin korrik. Gjë që e rrit numrin e vrasjeve në mbi 25.

Numër shumë më i ulët i vrasjeve ndodhin në Kosovë. Në statistikat që gazeta Nacionale ka siguruar nga Policia e Kosovës, në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, në Kosovë ka pasur 13 vrasje. Pra, 9 vrasje më pak se në Shqipëri për të njëjtën kohë.

“Gjatë gjashtë mujorit të parë 2022 janë evidentuar 13 raste të vrasjeve”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Nacionalen.

Megjithatë, statistikat dallojnë dukshëm më shumë në të dhënat zyrtare për vrasjet e kryera gjatë vitit 2021

Në Shqipëri, vetëm vitin e kaluar janë kryer 61 vrasje. Kështu thuhet në raportin e Institutit të Statistikave në Shqipëri për vitin 2021.

Përderisa, në Kosovë, përgjatë gjithë vitit 2021, janë kryer 27 vrasje. Bazuar në statistikat e vitit 2021, në Kosovë janë kryer 34 vrasje më pak se në Shqipëri.

Megjithatë, tek veprimtaritë ilegale, aty ku Kosova prin në krahasim me Shqipërinë janë vjedhjet.

Në vitin 2021, Policia e Kosovës ka raportuar mbi 4 mijë e 300 vjedhje, kurse vjedhje të rënda 3 mijë e 223. Kështu thuhet në dokumentin e publikuar në faqen e Policisë për vitin e kaluar.

Kurse, në Shqipëri në vitin 2021 janë raportuar 3 mijë e 500 vjedhje, 85 vjedhje me dhunë, 11 vjedhje me armë, dhe 67 vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Pra, dukshëm më pak se në Kosovë.

Cilat janë arsyet?

Ervin Karamuço është profesor në Universitetin e Tiranës, dhe njëherësh njohës i çështjeve të sigurisë. Në një prononcim për gazetën Nacionale, Karamuço flet për dallimet ndërmjet Kosovës e Shqipërisë në kryerjen e veprave ilegale.

“Ne kemi bërë një vështrim komperativ rajonal. E para në strukturë demografike ne jemi më shumë se Kosova si popullsi. Në strukturë të organizimit kriminal, Kosova ka më shumë vjedhjet. Grupet kriminale janë shumë aktive në Shqipëri, kurse Kosova i ka grupet kriminale jashtë vendit në diasporë. Ndërsa këta të Shqipërisë, pavarësisht çka kryejnë shqiptarët jashtë, kanë ende baza brenda territorit”, ka thënë fillimisht Karamuço.

Profesori në Universitetin e Tiranës rendit arsyet pse në Shqipëri, ka më shumë vrasje se në Kosovë.

“Buxheti kriminal nga jashtë vendit vjen dhe investohet këtu. Hesapet vijnë dhe lahen këtu, me problemet që ndodhin jashtë shtetit. Po flasim për krimet nga organizatat kriminale. Nga ana tjetër, ne kemi të shprehur vetgjyqësinë. Për shkak të mosbesimit të organeve gjyqësore dhe korrupsionit në Polici e institucione. Indeksin e besimit tek organet e drejtësisë e keni më shumë se Shqipëria. Korrupsionin në Polici e kemi gjithashtu. Policia e Kosovës nuk ka lidhje të mirëfillta me krimin e organizuar”, shprehet Karamuço për Nacionalen.

“Në perceptimin publik nëse shoh që gjykata e policia janë të korruptuara, punojnë me bandati, unë e zgjidh vetë hallin tim, e marr armën dhe e vras hasmin vetë. Problemi tjetër është ky, që në 23-24 raste kemi vrasje për pronësi, ju e keni zgjidhur çështjen e pronësisë. Jeni shumë më të sistemuar, dhe me rregull për çështje që mund të ketë konflikt në Shqipëri”, thekson më tutje profesori.

Ai flet edhe për atentatet e fundit në Shqipëri, duke paralajmëruar se lufta mes bandave do të vazhdojë.

“Ka një luftë midis 4-5 bandave nga zona e Fushë Krujës deri në Shkodër, që kanë tre vjet që po konfliktohen midis tyre dhe tani kanë avancuar. Policia i di këto, por është e pafuqishme për t’u futur në disa territore aty. Këto vrasje ishin paralajmëruara, madje priten të tjera në vijim të muajve që vijnë, për shkak të problemeve që kanë”, ka përfunduar Ervin Karamuço për gazetën Nacionale.

Trendi i vrasjeve në Shqipëri, ndër vite ka shkuar duke u rritur. Në vitin 2017 ishin 50 raste, në 2018 u shtua vetëm një, në vitin 2018 u raportuan 58 vrasje në Shqipëri, për të kulmuar në vitin 2021 me 61 vrasje.

Si u krijuan Forcat Ajrore Shqiptare para 72 vitesh

Forcat Ajrore Shqiptare u krijuan zyrtarisht më 24 prill 1951.

Forcat Ajrore Shqiptare janë një nga tre armët e Forcave të Armatosura Shqiptare. Forca Ajrore përbëhet nga Komanda dhe Shtabi i FAj, Baza Ajrore Farkë, Baza Ajrore Kuçovë, Qendra e Vëzhgimit Ajror, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak dhe Kompania e Mbështetjes e FAJ.

Shteti shqiptar bëri përpjekje të shumta për krijimin e armës së aviacionit luftarak, por për arsye politike një gjë e tillë nuk u arrit deri mbas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1945 një grup ish-partizanësh filloi përgatitjen për pilotë luftarakë në shkollën e aviacionit jugosllav.

Ky grup përbëhej nga Niko Hoxha, Edip Ohri, Fahri Bubësi, Pertef Myftari, Ibish Vokshi, Zyhdi Rada, Sazan Xhelo, Irakli Grazhdani, Masar Aga, etj. pas prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, grupi e vazhdoi përgatitjen në Bashkimin Sovjetik.

Forcat Ajrore Shqiptare u krijuan zyrtarisht me 24 prill 1951. Avionët e parë ishin avionë sovjetikë të prodhuar mbas Luftës së Dytë Botërore Yak-18 dhe fillimisht u dislokuan në Laprakë në periferi të kryeqytetit të Shqipërisë, Tirana. Pak vite më vonë, Forcat Ajrore Shqiptare do të pajiseshin edhe me avionë luftarakë reaktive. Skuadrilja e parë me avionë luftarakë MiG-15Bis, kodi i NATO-s ‘Fagot’ e titulluar “Peza” u krijua në vitin 1955. Kjo skuadrilje u dislokua në aeroportin e Kuçovës.

Në vitet e mëvonshme, në kuadrin e ndihmës ushtarake nga Bashkimi Sovjetik, Forcat Ajrore Shqiptare do të pajisen edhe me avionë luftarakë të tipave MiG-17, kodi i NATO-s ‘Fresco’ dhe MiG-19, kodi i NATO-s ‘Farmer’, dhe në fillim të viteve 70-të edhe me avionë luftarakë MiG-21 të prodhimit kinez. Avionët luftarakë që erdhën nga Kina kishin marka prodhimi të ndryshme nga ata sovjetikë, por në Forcat Ajrore Shqiptare, ata u njohën gjithmonë me markën sovjetike të prodhimit.

Në qershor 1957 u krijua regjimenti i parë transportues i pajisur me helikopterë Mi-1 (3 copë), helikopterë të rinj Mi-4 (3 copë) si edhe disa avionë me helikë Yak-18 dhe PO-2. Në vitin 1967 ky regjiment u zgjerua në kapacitet me ardhjen e 30 helikopterëve Mi-4.

Në vitin 1962 u krijua Regjimenti i Rinasit me avionë luftarakë MiG-17 dhe avionë MiG-19. Avionët luftarakë MiG-19 ishin ‘shtylla’ e kësaj force për shkak të numrit të tyre të madh (mbi 70 avionë). Po në të njëjtin aeroport u dislokuan për një kohë të shkurtër avionët luftarakë të sapoardhur nga Kina; avionët luftarakë të tipit F-7A ‘Fishbed C’ të cilët ishin versioni kinez i avionit luftarak sovjetik MiG-21F-13 (modeli i parë i prodhuar në masë). Por pas pak kohe këta avionë (12 në numër) u transferuan në bazën ajrore më të re të Forcave Ajrore Shqiptare; ajo e Gjadrit, ndryshe e njohur edhe si Lezha-Zadrima.

Avionët F-7A (MiG-21F-13) u grupuan në një skuadrilje. Gjithashtu, baza ajrore e Gjadrit kishte edhe 2 skuadrilje me avionë F-6S (MiG-19) dhe një skuadrilje me avionë F-5 (MiG-17) si edhe disa avionë mësimorë MiG-15UTI dy-vendesh. Baza ajrore e Gjadrit dallohej nga dy bazat e tjera nga një tunel i nëndheshëm i ndërtuar nën malin e Gjadrit.

Edhe pse kishte shumë lagështi, ky tunel përbënte një mbrojte ideale kundër sulmeve ajrore armike. Në periudhën 1950-1975, Forcat Ajrore Shqiptare ishin një nga forcat ajrore më moderne në rajon, por edhe në botë si për sa i përket pajisjes logjistike, ashtu edhe përgatitjes së lartë të kuadrit që ajo dispononte.

Pilotët shqiptarë dalloheshin nga pilotët e tjerë në shkollat e huaja të përgatitjes së pilotëve luftarakë si ato të Jugosllavisë, Bashkimit Sovjetik dhe Kinës për aftësitë e larta profesionale që tregonin.

Nuk do të ishte një koment aspak i fryre nëse do të thuhej që ishin Forcat Ajrore Shqiptare që e pajisën Kinën me teknologji radari. Në vitin 1962, Bashkimi Sovjetik furnizoi Forcat Ajrore Shqiptare me 12 avionë luftarakë MiG-19PM, kodi i NATO-s ‘Farmer E’ të pajisur me radarë. Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, Shqipëria u miqësua me Kinën. Qeveria kineze i bëri një propozim qeverisë shqiptare që t’i shkëmbenin avionët luftarakë MiG-19PM me një numër më të madh MiG-19S të prodhimit kinez.

Ky propozim u pranua nga qeveria shqiptare dhe të 12 MiG-19PM u shkëmbyen me avione më pak të sofistikuar të variantit MiG-19S. Këta avionë nuk ishin të pajisur me radarë dhe mund të fluturonin vetëm ditën në kushte optimale atmosferike.

Po në vitin 1962, Akademia e Aviacionit u krijua në Vlorë, akademi e cila kishte statusin e shkollës së lartë. Kjo akademi kishte në dispozicionin e saj, avionë mësimore për stërvitjen bazë CJ-6 (Jak-18), avionë luftarakë reaktive MiG-15bis dhe avionë mësimorë dy-vendesh MiG-15UTI.

Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.

AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...