2023-05-03

14-vjeçari kishte planifikuar listën me nxënësit që do vriste

 

Vrasjen e 9-fishtë në shkollën fillore Vladislav Ribnikar në qendër të Beogradit, nxënësi 14-vjeçar e kishte planifikuar muaj më parë.

Zëdhënësi i policisë së shtetit në Beograd tha në konferencën për shtyp se 14-vjeçari kishte një liste me emrat e fëmijëve që kishte synuar për t’i vrarë.

Zyrtari shtoi se nxënësi i klasës së shtatë kishte planifikuar me detaje, se në cilat klasa do të hynte kur të kryente masakrën.

Ai tha se motivi i sulmuesit nuk dihet ende, ndërsa policia e ka arrestuar 14-vjeçarin. Idyshuari dyshohet se ka përdorur armën e babait të tij. Oficerët e policisë dhe shërbimet e urgjencës kanë rrethuar zonën përreth shkollës ku kanë ndodhur të shtënat.

Gjakmarrja Lekstakaj-Nikulaj, Londra refuzoi ekstradimin e Pjetër Lekstakaj në 2007-tën

 

Shqipëria ka nisur përpjekjet për të ekstraduar nga Anglia një shqiptarë dhe tre britanik nën dyshim e përfshirjes në vrasjen e Ardian Nikulajt.

Ata janë, Edmond Haxhia, Steven Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman ndërsa në arrati ndodhen Harry Simpson bashkë me Ruben Saraiva.

Në vitin 2007 Shqipëria dështoi në ekstradimin nga Anglia të Pjetër Lekstajt nga familja Lekstakaj në gjakmarrje me familjen Nikulaj.

Ish-korrespondenti Top Channel në Londër Muhamed Veliu i cili e ka raportuar këtë ekstradim të dështuar , risjell detajet. Dosja “Nikulaj” me 300 faqe përkthyer në kohë rekord nga Ministria e Drejtësisë, bashkë me një letër garanci për një gjyq të drejtë, firmosur nga ministri Ulsi Manja, i ka mbërritur gjykatës në Londër.

Kërkesa për ekstradim nga Anglia, e një shqiptari dhe tre anglezëve nën dyshim se u përfshinë në vrasjen e Ardian Nikulajt, është hera e dytë për shtetin shqiptarë kërkues të ekstradojë persona, të përfshirë në një konflikt që daton nga viti 1997 mes familjeve Lekstakaj dhe Nikulaj.

Ky person në këtë foto ekskluzive siguruar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, është Pjetër Lekstaj. Në vitin 2007 do të arrestohej në qytetin e Birminghamit me qëllim ekstradimi në Shqipëri. Pjetër Lekstakaj i ndoqi seancat gjyqësore të ekstradimit në gjendje të lirë me kusht si pasojë e gjendjes së ti shëndetësore.

Gjykata ekstradimeve në Londër me kërkesë të Top Channel vuri në dispozicion vendim për këtë çështje në të cilën thuhet: “Ekstradimi Pjetër Lekstakaj kërkohet nga Shteti Shqiptarë pasi ai është dënuar në mungesë me 10 vite burg për tentativë vrasje dhe përdorim armë luftarake”- shkruhet në vendim.

Disa muaj më pas kjo gjykatë e refuzoi kërkesën e Shqipërisë për të ekstraduar ngas Anglia Pjetër Lekstakaj me këtë arsyetim.

Duke marrë në konsideratë situatën shëndetësore mendore të tij, konstatojmë se ai përbën një risk të lartë për vetëvrasje dhe kërkon kujdes 24 orë nga bashkëshortja. Ai nuk është i mundur për tu përballur me rigjykim. Në të tilla kushte do të ishte jo e drejtë lejimi ekstradimit të tij. Në Shqipëri ka kujdesie të limituar në trajtimin e depresionit ndaj këtij personi si në QSUT apo spitalin e burgut”.

Nëntë vite më pas nga ky proces ekstradimi në Londër, Eltoni djali Pjetër Lekstakajt do ti dërgonte një kërkesë krye prokurorit të Lezhës, për të marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur, e ardhur në Shqipëri bashkë me babanë Pjetrin dhe nënën për të dëshmuar.

Ata donin të depozitonin dëshmitë e tyre për vrasjen e Gëzim Lekstakaj dhe të Laurent Gjetjas në 28.09.1997 bashkë me atë të Gjovalin Lekstakajt në 30.09.1999 ku mbeti i plagosur Pjetër Lekstakaj. Kjo nuk u realizua asnjëherë.

Nëse Pjetër Lekstakaj do të ekstradohej nga Anglia në Shqipëri dhe nëse djalit të tij do ti merrej dëshmia, e më pas të vepronte drejtësia shqiptare, atëherë do të realizohej një shkëputje të zinxhirit të gjakmarrjes. E me të gjitha gjasat kjo do të shërbente për mos tija marrë jetën Ardian Nikulajt bazuar në ligjet e kanunit siç dyshohet deri më tani.

Masakra në Beograd! Prindërit e nxënësve të vrarë ngushëllojnë njëri-tjetrin

 

Mësuesit, nxënësit dhe prindërit kanë ngushëlluar njëri-tjetrin jashtë shkollës fillore në qendër të Beogradit ku ndodhën të shtënat.

Policia ka arrestuar një nxënës 14-vjeçar në shkollën Vladislav Ribnikar në qendër të Beogradit në lidhje me sulmin e mëngjesit të sotëm, ku mbetën të vrarë tetë nxënës dhe roja i sigurisë.

I dyshuari dyshohet se ka përdorur armën e babait të tij.

Oficerët e policisë dhe shërbimet e urgjencës kanë rrethuar zonën përreth shkollës ku kanë ndodhur të shtënat.


1/8

Top Channel

Gjakmarrja Lekstakaj-Nikulaj, Londra refuzoi ekstradimin e Pjetër Lekstakaj në 2007-tën

 

Shqipëria ka nisur përpjekjet për të ekstraduar nga Anglia një shqiptarë dhe tre britanik nën dyshim e përfshirjes në vrasjen e Ardian Nikulajt.

Ata janë, Edmond Haxhia, Steven Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman ndërsa në arrati ndodhen Harry Simpson bashkë me Ruben Saraiva.

Në vitin 2007 Shqipëria dështoi në ekstradimin nga Anglia të Pjetër Lekstajt nga familja Lekstakaj në gjakmarrje me familjen Nikulaj.

Ish-korrespondenti Top Channel në Londër Muhamed Veliu i cili e ka raportuar këtë ekstradim të dështuar , risjell detajet. Dosja “Nikulaj” me 300 faqe përkthyer në kohë rekord nga Ministria e Drejtësisë, bashkë me një letër garanci për një gjyq të drejtë, firmosur nga ministri Ulsi Manja, i ka mbërritur gjykatës në Londër.

Kërkesa për ekstradim nga Anglia, e një shqiptari dhe tre anglezëve nën dyshim se u përfshinë në vrasjen e Ardian Nikulajt, është hera e dytë për shtetin shqiptarë kërkues të ekstradojë persona, të përfshirë në një konflikt që daton nga viti 1997 mes familjeve Lekstakaj dhe Nikulaj.

Ky person në këtë foto ekskluzive siguruar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, është Pjetër Lekstaj. Në vitin 2007 do të arrestohej në qytetin e Birminghamit me qëllim ekstradimi në Shqipëri. Pjetër Lekstakaj i ndoqi seancat gjyqësore të ekstradimit në gjendje të lirë me kusht si pasojë e gjendjes së ti shëndetësore.

Gjykata ekstradimeve në Londër me kërkesë të Top Channel vuri në dispozicion vendim për këtë çështje në të cilën thuhet: “Ekstradimi Pjetër Lekstakaj kërkohet nga Shteti Shqiptarë pasi ai është dënuar në mungesë me 10 vite burg për tentativë vrasje dhe përdorim armë luftarake”- shkruhet në vendim.

Disa muaj më pas kjo gjykatë e refuzoi kërkesën e Shqipërisë për të ekstraduar ngas Anglia Pjetër Lekstakaj me këtë arsyetim.

Duke marrë në konsideratë situatën shëndetësore mendore të tij, konstatojmë se ai përbën një risk të lartë për vetëvrasje dhe kërkon kujdes 24 orë nga bashkëshortja. Ai nuk është i mundur për tu përballur me rigjykim. Në të tilla kushte do të ishte jo e drejtë lejimi ekstradimit të tij. Në Shqipëri ka kujdesie të limituar në trajtimin e depresionit ndaj këtij personi si në QSUT apo spitalin e burgut”.

Nëntë vite më pas nga ky proces ekstradimi në Londër, Eltoni djali Pjetër Lekstakajt do ti dërgonte një kërkesë krye prokurorit të Lezhës, për të marrë statusin e dëshmitarit të mbrojtur, e ardhur në Shqipëri bashkë me babanë Pjetrin dhe nënën për të dëshmuar.

Ata donin të depozitonin dëshmitë e tyre për vrasjen e Gëzim Lekstakaj dhe të Laurent Gjetjas në 28.09.1997 bashkë me atë të Gjovalin Lekstakajt në 30.09.1999 ku mbeti i plagosur Pjetër Lekstakaj. Kjo nuk u realizua asnjëherë.

Nëse Pjetër Lekstakaj do të ekstradohej nga Anglia në Shqipëri dhe nëse djalit të tij do ti merrej dëshmia, e më pas të vepronte drejtësia shqiptare, atëherë do të realizohej një shkëputje të zinxhirit të gjakmarrjes. E me të gjitha gjasat kjo do të shërbente për mos tija marrë jetën Ardian Nikulajt bazuar në ligjet e kanunit siç dyshohet deri më tani.

Top Channel

Paralajmëron OKB: Bota të përgatitet për fenomenin ‘El Ninjo’ dhe temperatura rekorde

 

Bota duhet të përgatitet për një të nxehtë rekord, paralajmëron agjencia meteorologjike e OKB-së, sipas të cilës janë rritur ndjeshëm shanset që fenomeni i motit El Ninjo, të zhvillohet muajt e ardhshëm, duke nxitur temperatura më të larta globale.

Me përllogaritjet e reja, Organizata Botërore Meteorologjike tani vlerëson se gjasat për zhvillimin e El Ninjos para fundit të korrikut janë 60 për qind, ndërsa para fundit të shtatorit, 80 për qind.

 “El Nino ka shumë mundësi të rikthehet këtë vit. Gjasat janë rritur ndjeshëm. Kjo ka për t`i ndryshuar tendencat e motit në të gjithë planetin”, u shpreh kreu WMO Moufoma Okia.

El Ninjo shoqërohet zakonisht me rritje të nxehtësisë në mbarë botën, por edhe me ekstreme si thatësira në disa pjesë të saj, dhe shira të rrëmbyer në zona të tjera. Që nga 2020-ta, globi ishte goditur nga ajo që quhet e kundërta e tij, La Ninja e ftohtë dhe jashtëzakonisht e gjatë, e cila këtë vit sidoqoftë ka përfunduar më herët këtë vit, duke i hapur rrugën kushteve aktuale neutrale.

Pavarësisht efektit të saj ftohës, sipas OKB-së këto tetë vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtët e regjistruar ndonjëherë dhe pa La Ninjën e cila ka frenuar përkohësisht rritjen globale të temperaturave, situata mund të kishte qenë akoma edhe më keq sipas ekspertëve. Deri tani nuk ka të dhëna për fuqinë apo kohëzgjatjen e El Ninos që po afrohet.

Fizikisht..., jo, por shpirtërisht dhe mendërisht ...Ju ishit në Durrës...

 



                                                   Vilhelme Vrana Haxhiraj


 

      I dashur Fatmir dhe i nderuar miku im i mirë!   

      Profesor, nuk befasohem nga të papriturat tuaja, se kemi vite që bashkëpunojmë. Ju përherë keni qenë dhe jeni befasues, për diçka që ju ngroh, u trazon dhe u grish shpirtin tuaj të bukur prej artisti.

    Ishte fillimviti 2008, kur më kishit dërguar analizën e trilogjisë “Vështroni Meduzën”, menjëherë pas botimit të romanit të tretë “Dilema e së nesërmes”, ku të tre romanet shtrihen në mbi 1100 faqe. Kur e pashë të botuar në Media, e lexove me një frymë atë analizë filozofike me një shtrirje si në kohë dhe hapësirë, e pasuruar me sa e sa paralelizma dhe e kam rilexuar disa herë. Ajo që më mbeti në mendje dhe më ka mrekulluar ishte përkufizimi i titullit të analizës: “ Romane psiko-socialë me vlera të mëdha atdhetare dhe historike”.

      Ju ndër vite keni analizuar shumë nga librat e mi, të cilat i kam parasysh...

      E kësisoj, nuk mund të harroj një rast tjetër, kur para disa vitesh ( në vjeshtën e prasme të vitit, 2011, ju dërgova një shkrim, “Mashtrim apo vetmashtrim” (triptik) vetëm për ta parë, se nuk m’u duk shumë i përshtatshëm për ta botuar. Pyetja ime ishte:

      -Z.Famtir, a ia vlen të botohet ky shkrim?

      Befasia, një e papritur e këndshme dhe tejet e bukur, më zgjoi të nesërmen në mëngjes. Teksa kontrolloja postën elektronike, shtanga nga habia...Jo vetëm e kishit botuar tek tribuna e mendimit të pavarur, “Fjala e Lirë”, por edhe e kishit shoqëruar me një analizë të mirfilltë shkencore të titulluar: Kur drithmat e “klimës” prodhojnë semantikë”, më, 8.12.2011. Pas dhjetë vitesh më 2021, këtë analizë unë e vendosa si parathënie tek libri “Kurth, mashtrim apo vetmashtrim”, një vëllim me tregime, novela dhe triptik që u prit shumë mirë nga lexuesi dhe kritika.

      Kjo ngjarje si pa rëndësi në dukje që plotëson dhe përforcon një veçori të karakterit tuaj vital, më erdhi ndërmend sot, sapo lexova shkrimin tuaj analitik për pasojë të përurimit të librit “Genti, mbreti ilir i ardianëve.  Ashtu siç shkruan dhe z.Kadri Tarelli, miku ynë i përbashkët, ishte vërtet një takim mbreslënës, të cilin do ta përshkruaj në një shkrim.

       Si një ngjarje tejet e veçantë dhe e jashtëzakonshme se u organizua , u dirigjua dhe u deklamua bukur dhe madhërishëm nga aktorët e vegjël të skenës. Ata ishin shndërruar aq natyrshëm në mbretin Peurat, në mbretin Gent, në mbretëreshën Etleva dhe bijtë e tyre. Ata fëmijë të bukur që  e duan historinë e vendit të tyre të pacënuar dhe pa gënjeshtra apo shtremërime,  ishin historianët, këngëtarët dhe vallëtarët e lashtësisë, të cilët mbartnin veshjet e bukura kombëtare dhe kurorën e  artë të mbretit. Ata ishin shndërruar në shkrimtaren e atij romani të dashur, që kishte pushtuar zemrat e tyre të pastra.  Ata e intervistuan autoren apo përmes gojës së saj, pyetën dhe bashkëbiseduan me ilirët e lashtë të moshës së tyre. Ai takim ishte një pranverë më vete, që jehonte nga bukuria e veshjeve të tyre dhe zërat melodik të atyre filizave të brishtë e të siqertë, të cilët nuk dinë ta kursejnë dashurinë ndaj diturisë që i ofrohet moshës së tyre të pafajshme, delikate dhe të dlirë.

    Unë ju kuptoj mirë përsa shkruani. I nderuar “Mjeshtër i Madh”, që ju ka vlerësuar bota “Po s’qau fëmija, nëna nuk e ushqen me qumështin e gjirit.”- thotë gojarti popull.

    Për politikën shtetërore dhe organet kulturore shqiptare të të gjitha instancave, shkrimtarët pas viteve ’90, janë inekzistentë. Qeveria shqiptare me gjithë organizmat e saj, edhe pse hiqen bashkëkohorë, me paraqitjen formale dhe farse në ekran apo në median e shkruar, përsëri janë akoma me letërsinë e viteve ’40 dhe me letërsinë e Realizmit Socialist.

       Realizmi real, i viteve të tranzicionit  ë plakur, ku letërsia flet me dhembjen e shpirtit, me ndërgjegje kombëtare, me fakte tronditëse,  ky lloj arti i pas viteve’90, për politikën nuk ekziston. Gjithë krijuesit e vlerave, ose më mirë shkrimtarët që anashkalohen, përjashtohen si njerëz që japin shpirtin, mendjen, gjumin me ato paga qesharake apo pensione të papërfillëshme, për të dhënë dije dhe kulturë,  me qëllim të që zbusin sado pak problemet sociale, do t’i krahasoja me foshnjat jetim.

      Për çdo krijues, “nënë” dhe “babë” është kombi, atdheu, balta që na lindi, na rriti, na edukoi  dhe na mësoi të themi me mburrje “Atdhe” dhe “Mëmëdhe” dy nocione që nuk shqiptohen në asnjë gjuhë tjetër,  kaq bukur sa tingëllojnë në gjuhën shquipe. Politikat dhe politikanët janë “erërat e marsit”, që vijnë sa pët të shkatërruar mundin e shqiptarit dhe largohen, duke lënë pas rënkim pa fund. Kurse letërsia e mirë ngelet, sepse është e skalitur në memorjen e kombit dhe në tabanin kombëtar. Letësisë reale, kurrë nuk i bije vlera, sepse ajo është në opozitë me shkaktarët e problemeve sociale, varfërinë, skamjen, përçarjen mes njerëzve të një race autoktone. Duan apo s’duan politikanët e njëanshëm, letërsia e mirë e të gjitha kohërave do të triumfojë dhe do të jetojë shumë më gjatë se emrat e tyre të përdhosur nga korrupsioni.  

   Prof.dr.Fatmiri, tani që po mbledh të gjitha analizat, kritikat dhe vlerësimet që janë bërë për krijimatrinë time nga ajka e profesionistëve të mirfilltë të penës dhe kritikës letrare, dalin në pah vlerat e pamohueshme të të gjithë miqve të letrave, si, F.Terziu, M.Buçpapa,  E.Ymeri, O.Grillos, T. Laços, D.Bubanit, Xh.Spahiut, A.Kallullit, L.Grishtit, B.Leskaj, K.Tarelli, F.Minguli, Sh.Topollaj, V. Meça, G.Lloidia, A.Habazaj; M.Prençi, F.Sina e dhjetra të tjerë për të cilët shpreh mirënjohjen time të veçantë për secilin.  

    Juve pesonalisht, u  jam mirënjohëse për gjithçka keni evidentuar përmes sitës së kritikës tuaj brilante, veçanërisht, për librin me kritika “Liria në optikën  e letrave të Vilhelme Vranari Haxhiraj”!

     Ju uroj shëndet dhe suksese në artin e bukur dhe të pazëvendësueshëm të letrave shqipe !

    Me konsideratë të veçantë,

    Vilhelme Vrana.

Ps: Ndoshta në verë i promovojmë të dy libra,t Kritikën tuaj dhe Mbretin Gent...Ku i dihet! Mase na i bën Zoti mbarë një bisedë letrare mes miqësh rreth tryezës buzë detit si dikur në Llogara.

     Me sinqeritet, Vivra

Vlorë, 30.4.2023

2023-05-01

Shqiptarët, pa dhëmbë/ Raporti i OBSH për Shqipërinë: Një në tre persona mbi 60 vjeç nuk i ka

 

Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për shëndetin oral evidentonte se 1 në 3 shqiptarë mbi 60 vjeç janë pa dhëmbë.

Mjekët stomatologë në Klinikën Stomatologjike Universitare në QSUT, tregojnë në lidhje me gjetjet e këtij raporti për vendin tonë.

Pacientët që paraqiten në Klinikën Stomatologjike Universitare janë në gjendje më të mirë nga sa thotë raporti i OBSH-së. Arsyet mund të jenë pasi aksesi është më i lehtë në klinikën tonë. Ne jetojmë në kryeqytet, informacioni për kujdesin e dhëmbëve është më i madh, shërbimet që ofron kjo klinikë janë kryesisht pa para, ose shumë të lira, ndaj pacientët vijnë vazhdimisht dhe nuk i lënë dhëmbët në gradën që të prishen përfundimisht, kështu që nuk do të thosha që gjendja e pacientëve tanë të jetë e ngjashme më atë të paraqitur në raportin e OBSH-së. Problematikat më të mëdha janë kariesi dentar tek moshat e vogla nga 1-9 vjeç dhe në moshat madhore nga 50-70 vjeç që kërkojnë protezim.

Problemet e dhëmbëve i shkakton konsumi i ushqimeve me sheqer, të buta, apo ngjitëse, po ashtu konsumimi I alkolit dhe duhanit, si dhe mungesa e higjenës.

Në mbi 15 punë si mjeke stomatologe ajo që ka ndryshuar për mirë është fakti që  njerëzit janë bërë më të vetëdijshëm për kujdesin dentar. Prindërit e rinj i sjellin rregullisht fëmijët çdo 6 muaj, për të parandaluar problemet me dhëmbët dhe nuk i lënë në gradën që duhet të mjekohen. Kjo ka bërë që sëmundshmëria e dhëmbëve të ulet.”- shpjegon Eriselda Simoni, Kirurge Oromaksilofaciale.

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...