Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/06/06

Shkrimtari Ismail Kadare në panairin e librit “Prishtina 2023”: Letërsia shqipe do rikthehet më e fortë

 


Prishtinë, 6 qershor 2023.

Panari i librit “Prishtina 2023” u çel sot me praninë e një figure të shquar të letërsisë shqipe, shkrimtarin Ismail Kadare. Në panairin e Prishtinës, Kadare është i ftuari i nderit duke u cilësuar në hapjen e eventit si forcë gjigante e ngritjes së gjuhës e kulturës shqiptare, por edhe zë për liri.

Para të pranishmëve, shkrimtari Ismail Kadare teksa shprehu gëzimin për praninë e tij në këtë panair, tha se, ai shpreson se letërsia shqiptare do të rikthehet më mirë e më fortë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pranishëm në ceremoni, e quajti Kadarenë shkrimtarin më të madh të gjallë në botë. “Populli i Kosovës i ka borxh Ismail Kadaresë sa nuk thuhet pasi vetëdija për trungun shqiptar është formuar nga botimet e Kadaresë”, u shpreh kreu i qeverisë së Kosovës.

Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca teksa ka falënderuar Ismail Kadarenë që letërsinë shqipe e bëri të përbotshme, tha se, shkrimtari është ngritur në simbolin më të lartë e kuptimplotë për popullin tonë.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama u shpreh me këtë rast se kryeqyteti është shndërruar në vatër që shpalos magjinë e fjalës në letër. Rama tha se është e qartë se inkurajimi i të rinjve për të lexuar libra duhet të përshtatet me epokën digjitale, por gjithmonë duke e ruajtur thelbin e të shkruarit.

Në edicionin e 23-të të panairit të librit “Prishtina 2023”, marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora. Shoqata e Botuesve të Kosovës ka bërë të ditur se janë rreth dy mijë tituj të rinj.

Në kuadër të panairit do të shënohen edhe disa përvjetorë si: 120-vjetori i lindjes së Ernest Koliqit, 110-vjetori i lindjes së Petro Markos, dhe 100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës.

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë, studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale.

Panairi do të qëndrojë i hapur deri pasditen e 11 qershorit.

U hap sot në Prishtinë panairi i librit “Prishtina 2023”, në Pallatin e Rinisë,i ftuar nderi edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare

 


Në këtë panair marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora. Shoqata e Botuesve të Kosovës ka bërë të ditur se janë rreth dy mijë tituj të rinj në panairin “Prishtina 2023”.

Në kuadër të panairit do të shënohen edhe disa përvjetorë si: 120-vjetori i lindjes së Ernest Koliqit, 110-vjetori i lindjes së Petro Markos, dhe 100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës.

I ftuari i nderit i kësaj ngjarjeje me rëndësi kulturore është shkrimtari Ismail Kadare, i cili ditë më parë konfirmoi pjesëmarrjen.

Do të ketë mbi 40 aktivitete, promovime, autorë të pranishëm në panair, ku spikasin kurorëzimi i veprimtarisë letrare të shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadaresë, me botimin e kompletit shtatëvëllimësh të veprave letrare, të cilat përfshijnë shtatë dekada krijimtari; botimi dhe promovimi i vëllimit të fundit të ditarëve të Rexhep Qosjes, një komplet prej nëntë vëllimesh.

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë, studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale. Do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë.

Panairi do të qëndrojë i hapur deri pasditen e 11 qershorit 2023.

BERLIN – Scholz: Shkatërrimi i hidrocentralit në Ukrainë dimension i ri i pushtimit rus

 

Nga Atila Kolta


BERLIN, 6 qershor /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Olaf Scholz akuzoi Moskën për sulmet në rritje ndaj objektivave civile pas shkatërrimit të një hidrocentral pranë digës së dëmtuar në Nova Kakhovka, në jug të Ukrainës, duke thënë se kjo tregon një “dimension të ri” në taktikat e luftës së Rusisë.

“Kjo është gjithashtu diçka që është pjesë e shumë krimeve që kemi parë në Ukrainë që janë kryer nga ushtarë rusë”, tha sot kancelari, Scholz në Europaforum të WDR-së në Berlin.

Deklarata e tij vjen si një përgjigje ndaj një pyetjeje në lidhje me pasojat e mundshme të këtij shpërthimi.

“Forcat ruse do të sulmojnë gjithashtu qytete, fshatra, spitale, shkolla dhe infrastrukturën”, tha ai.

“Prandaj, kjo është diçka që ka një dimension të ri, por i përshtatet mënyrës se si Putin po e bën këtë luftë”, shtoi Scholz.

Një hidrocentral pranë digës së dëmtuar në Nova Kakhovka,  në jug të Ukrainës është shkatërruar, sipas zyrtarëve rusë dhe ukrainas.

“Është e qartë se riparimi i tij nuk do të ishte i mundur”, tha kryetari i bashkisë së Nova Kakhovka, Vladimir Leontyev, i emëruar nga Moska.

Operatori ukrainas i centralit tha gjithashtu se ai ishte shkatërruar plotësisht.

Secila palë në luftë fajësuan njëra -tjetrën për dëmtimin e digës.

Pas ngjarjes, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Akademia e Shkencave sjell për lexuesin veprën “Banda Kombëtare Vatra

 

Nga
 Axhencia Telegrafike Shqiptare
 

ATSH-Bledi Naska/ Akademia e Shkencave në Shqipëri sjell për publikun historinë e jashtëzakonshme të bandës së njohur Vatra.

Botimi i kësaj vepre vjen me titullin “Banda Kombëtare Vatra”  tregon lidhjet që kanë pasur dy kombet si pasojë edhe e diasporës Shqiptare në Amerikë që shumë vite më parë.

Kjo vepër vjen në 100 -vjetorin e kohës në të cilën kanë ndodhur edhe këto ngjarje. Është pikërisht koha kur para 100 vitesh erdhën edhe vullnetarët shqiptaro-amerikan në 1920 për të mbështetur popullin shqiptar dhe për ti dhënë atyre një nxitje për rritjen e vetëvlerësimit dhe ndjenjën e atdhedashurisë. Ishte koha kur populli ynë duhej të ngrihej dhe të bënte atë që i takonte dhe që po tentohej ti mohohej, duhet të drejtonin vendin e tyre dhe të ishin të lirë, gjithashtu kishte ardhur koha që qytetet e Shkodrës dhe të Korçës t’i ktheheshin sërish vendit dhe të drejtoheshin prej shqiptarëve.

Banda e njohur në atë kohë me emërtimin “VATRA” u bë pjesë e kësaj fushate me repertorin e saj kaq shumë të njohur për të mbështetur luftën e shqiptarëve dhe për ti nxitur edhe më tepër ata që të përballeshin drejtë për drejtë me armikun.

Një nga këngët simbol të kësaj periudhe dhe të kësaj bande ishte pikërisht edhe kënga aq e njohur me titullin “Vlora-Vlora” e kompozuar nga Thanas Nasi dhe me tekst të Ali Asllanit e cila jo vetëm që e nxiti aq shumë popullin vlonjatë, por edhe mbarë shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve.

Ky botim i Akademisë së Shkencave vjen për lexuesit i shoqëruar bashkë me një CD ku janë regjistruar disa nga interpretimet më të mira të bandës “Vatra”. 

Me Amerikën kundër Serbisë koloniliste, neokolonialiste dhe militariste

 




Shkruan: Akademik Prof.Dr.Mehdi Hyseni,

AAAS New York,Tiranë, Prishtinë Shkup





***-Ndryshe, të vetmuar, nuk na mbetet rrugë tjetër veçse drejt “Gulagut”  famëkeq  ballkanik me  kolonistët sllavo-danubianë bizantinë.Kjo do të ishte një tragjedi e re jo vetëm për Kosovën, por për gjithë Shqipërinë Etnike. Nëse do të ndodhte diç e tillë ( si rrjedhojë e izolimit të Kosovës nga Amerika dhe nga NATO-ja), Kosova do të shuhej si shtet i pavarur dhe sovran në Ballkan.

Mirëpo,  për të penguar dhe parandaluar kanonierat diplomatike ruso-sllave evropiane të sferave të interesit lindor sllav ( të botës sllave) dhe  manovrat politiko-propagandistike, diplomatike, gjeopolitike dhe ushtarake serbo-ruse të “dizajnuara” nga kryeliderët e Serbisë dhe të Rusisë, Aleksandër Vuçiq dhe Vladimir Putin, që me forcë dhe me agresion të përbashkët të zhbëjnë shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës (17 shkurt 2008- 2023) ,krerët udhëheqës së Republikës së Kosovës (Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca), duhet të forcojnë në maksimum lidhjet dhe bashkëpunimin e gjithanhsëm politiko-propagandistik, diplomatik dhe ushtarak me Amerikën , me NATO-n dhe me BE-në (me 22 vendet që e kanë njohur Republikën e Kosovës), në mënyrë që Kosova të shpëtojë nga agresioni dhe nga pushtimi militarist neokolonial dhe gjenocidal i aksit Beograd-Moskë.

Lufta nuk është strategji dalëse nga konflikti në Veriun e Kosovës, por paqja  e drejtë dhe e domosdoshme

Kjo duhet të jetë strategjia dalëse nga konflikti i krijuar në Veriun e Kosovës, (ruajtja  sine qua non e marrëdhënieve miqësore dhe aleatare me Amerikën), jo përplasja diplomatike  mes Prishtinës dhe Uashingtonit, sepse  këtë me çdo kusht po e provokon dhe po e stimulon politika, propaganda dhe diplomacia e Beogradit zyrtar me presidentin e saj Aleksandër Vuçiq në krye. Këtë kurs të regjimit militarist serb dhe antidemokratik të Serbisë për destabilizimin e Kosovës, para së gjithash e paralajmëruan: (1) tërheqja e policëve nga instiutcionet dhe nga organet shtetërore të Kosovës dhe (2) protestat e organizuara të kriminelëve paramilitarë të maskuar në Zveçan (26-31 maj 2023), të cilët brutalisht i sulmuan me forcë dhe i plagosën “34 ushtarë” të KFOR-it, si dhe plagosën një polic shqiptar, me qëllim që të pengonin inaugurimin dhe fillimin nga puna të katër kryetarëve shqiptarë, të zgjedhur në katër komunat veriore të Kosovës (Zubin Potok, Mitrovicë Veriore, Zveçan dhe Leposaviq). Kjo ndërhyrje e forcave kriminele serbe ishte krejtësisht antiligjore,antiukshtetuese,antidemokratike dhe antipaqësore, sepse dhunuan të drejtën e sovranitetit dhe të integritetit shtetëror të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, dhunuan edhe të drejtën humanitare e paqësore ndërkombëtare, ngase plagosën “34 ushtarë” të NATO-s, të dislokuar sipas Rezolutës 1244 të OKB-së (10 qershor 1999).  

 Kryeministri Albin Kurti nuk rrezikon strategjinë amerikane në Kosovë e as në Ballkan

Vërtet, vështruar nga prizmi diplomatik i aletëve dhe i miqve tanë amerikanë dhe evroperëndimorë, qasja taktike politike e Albinit ishte e gabuar lidhur me shtrirjen dhe me mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës në Veriun e Kosovës (sepse sipas tyre nuk ishte konsultuar paraprikisht me Amerikën dhe me ambasadorët e shteteve përfaqësuese të Kuintit në Prishtinë), por jo në shpërputhje me qasjen dhe me interesat  vitale të strategjisë amerikane në Kosovë, as me Kushtetutën e Kosovës e as me të drejtën ndërkombëtare për  mbrotjen dhe për respektimin e sovranitetit të Kosovës.

Në këtë rast, Amerika do të duhej të ndëshkonte ndërhyrjen agresive të Serbisë së presidentit Aleksandër Vuçiq, jo Albin Kurtin dhe Kosovën, duke e mënjanuar nga manovrat ushtarake “Defender 23”, vetëm pse tentoi që ligjërisht dhe me Kushtetutë ta rikthente sovranitetin e humbur në pjesën veriore të Kosovës ( qershor 1999-2023).

Për mikun dhe për drejtësinë ky akt sanksionues reflekton ca paqartësi, që  do të thotë se nuk është në frymën e drejtësisë dhe të objektivitetit të gjendjes së krijuar në terren, atje ku qe 20 vjet (1999-2023) Serbia, duke instrumentalizuar dhe ndihmuar minoritetin serb ka futur nën kontrollin e saj sovranitetin e Kosovës, që nga përfundimi i luftës në Kosovë (qershor 1999). Kjo ndërhyrje e Serbisë nuk mund të quhet ndryshe veçse agresion direkt dhe indirekt madje “në mënyrë paqësore” me lejen e bashkësisë ndërkombëtare! (OKB-ja hesht, edhe pse Serbia e ka shkelur Kartën e saj me të dy këmbët, duke ndërhyrë në punë të brendshme të Kosovës. Ky është absurditet juridik ndërkombëtar, që shpërfaq paaftësinë e OKB-së për zgjidhjen paqësore të këtij problemi kolonial mes Serbisë dhe Kosovës (1912-1999).

Në këtë rast konkret , Kosova nuk mund të jetë shtet i pavarur në kuptimin juridik ndërkombëtar, ngase Serbia e ka vënë gjendje varësie dhe ndërvarësie, duke ia mohuar ushtrimin e së drejtës së sovranitetit brenda tërësisë territoriale të saj summa potestas.

Jo Kurti, por Serbia të sanksionohet, që nuk po tërheqet nga Veriu i Kosovës !

Derisa Serbia nuk  e heq  nga Kushtetuta e saj në fuqi (2006) sintagmën: “Kosova është provincë e Serbisë”, dialogimi me Beogradin zyrtar është i kotë, pa asnjë dobi reciproke për palët negociuese të Serbisë dhe të Kosovës.

Derisa  krerët udhëheqës politikë të Serbisë (Aleksandër Vuçiq, president; Ivica Daçiq, ministër i Jashtëm, Ana Bërnabiq, kryeministre…etj.,) të japin deklarata kërcnuese se ‘Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën”,  vazhdimi i dilaogut me Beogradin nuk do të ketë kurrfarë efekti politik, diplomatik, demokratik dhe paqësor.

Derisa Serbia nuk tërheq forcat kriminale paramilitare pa uniforma nga Veriu i Kosovës, nuk do të ketë  shtendosje të situates së tensionuar nga Serbia, sepse atje Beogradi së bashku me kriminelët e instaluar serbë po kërkojnë shkëputjen e asaj pjese të territorit të Kosovës, për shkak se llogarisin në shfrytëzimin e mëtejmë të pasurisë së begatshme të burimeve nëntokësore minerare (ari, argjend, zink, bakër, plub),

Prandaj, nëse duam të vendosim sovranitetin, demokracinë dhe paqen në Veriun e Kosovës, Amerika, OKB-ja, NATO-ja, BE-ja dhe OSBE-ja, duhet ta sanksionojnë Serbinë, sepse kjo është shkaktarja kryesore e shpërthimit të konflitkit të armatosur në Kosovën Veriore (26 -31 maj 2023), me qëllim që përmes luftës të rikolonizojë dhe të rianeksojë Kosovën, ashtu sikurse bëri kryekrimineli Slobodan Milosheviq (1989-1999). Nëse nuk veprohet kështu, Serbia kurrë nuk do të heqet nga Kosova Veriore, në saje të ndonjë dialogu të zhvilluar paqësor. Këtë e provon edhe Dialogu i Brukeslit (2011-2023), i cili nuk prodhoi asgjë të dobishme për normalizimin e marrëdhënieve  mes Serbisë dhe Kosovës, përpos tensione, barrikada dhe “shkëndija” të luftës në Veriun e pushtuar të Kosovës.

 Të zbatohet e drejta ndërkombëtare

Shtrohet pyetjja e arsyeshme, nëse ende janë në zbatim Karta e Kombeve të Bashkuara dhe e drejta ndërkombëtare, atëherë Serbia duhet të sanksionohet, duke e përjashtuar nga OKB-ja, sepse de fakto dhe de jure ka pushtuar territorin verior të Kosovës. Këtë shkelje  të së drejtës ndërkombëtare nuk duhet lejuar më tej, por duhet sanksionuar Serbinë ( duke mos harruar edhe 3 gjenocidet e kryera të saj në vitet ’90 dhe ’99 kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës), ashtu sikurse , që veproi Lidhja e Kombeve kur nga radhët e saj përjashtoi BRSS-në për shkak të agresionit kundër Finlandës më 1939. Kështu, duhet vepruar edhe OKB-ja e sotme  me Serbinë, sepse në mënyrë flagrante ka kryer agresion ndaj Kosovës.

Vërtet, është absurde heshtja e diplomacisë preventive ndërkombëtare, pse nuk vepron ligjërisht dhe në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara për parandalimin e luftës së Serbisë në Kosovë?

Edhe sa dhjetëra ushtarë paqësorë të KFOR-it, duhet të terrorizohen dhe të plagosen nga kriminelët paramilitarë të maskuar në veriun e Kosovës, të  dirigjuar dhe të mobilizuar nga Beogradi zyrtar i Aleksandër Vuçiqit?!

Serbia provokoi luftën, jo Kosova !

Kriminelët serbë të dirigjuar dhe të urdhëruar nga Aleksamdar Vuçiq nga Beogradi në protestat e tyre në Zveçan sulmuan ushtarët paqësorë të KFOR-it, me ç’rast lënduan “34” sish! Mirëpo, për çudi, ende as BE-ja, as OKB-ja nuk kanë marrë asnjë vendim ligjor për sanksionimin e Serbisë, e cila qe 20 vjet po financon dhe po mbështet terroristët e maskuar në veirun e Kosovës (qershor 1999)., me qëllim që t’i detyrojnë minoritarët kolonë serbë, të mos e njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, por Serbinë.

Kjo është esenca e konfliktit të krijuar, që murkulohet në vellon politiko-propagandistike gjoja të kursit paqësor të Serbisë, se Beogradi përmes Dialogut të Brukselit (2011-2023) po synon “normalizimin” e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës !?

Kjo është absolutisht gënjeshtër, mashtrim dhe spekulim sui generis, sepse në veriun e Kosovës nuk ekziston kurrfarë problemi minoritar serb,por  Beogradi zyrtar e ka shpifur këtë problem dhe, po mbrohet në emrin e tij para bashkësisë ndërkombëtare, gjoja se në veriun e Kosovës, “serbët  janë privuar nga të gjitha të drejtat dhe liritë e tyre” !

Përkundrazi, sipas ligjeve dhe Kushtetutës në fuqi të Kosovës (15 qershor 2008), si dhe sipas Planit të Marti Ahtisarit, minoriteti serb është  një nga grupet më të favorizuara të minoriteteve të tjera etnike në Kosovë.

-Andaj, çfarë po kërkojnë më shumë ata? –As më pak e as më shumë, krijimin e një “republika srpska”  për ta “bosnjëzuar” Kosovën shqiptare për t’ia bashkëngjitur Serbisë së dikurshme kolonizuese dhe gjenocidale. Ky është problemi i minoritet serb në Kosovë, jo shkelja dhe mohimi i të drejtave të tyre njerëzore as individuale e as kolektive. Kjo është shpifje dhe gënjeshtër sui generis për ta mashtruar Amerikën, BE-në, NATO-n , OKB-në dhe OSBE-në.

I paturpshmi Edi Rama kundër shtetit të Kosovës, po vazhdon me mbështetje në krah të Aleksandër Vuçiqit

 Përderisa Zëvendës këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare Jon Finer në komunikatën e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, e ka mirëpritur gatishmërinë e Presidentes dhe Kryeministrit Kurti për zgjedhje të reja në veri të, si dhe bashkëpunimin e Kosovës me SHBA-të për uljen e tensioneve të shkaktuara nga Milicia fashiste dhe bandat kriminale serbe të dërguara enkas nga Aleksandër Vuçiqi për shkaktimin e trazirave, kurse ish zëdhënësi i NATO-së, Jamie Shea, veriun e konsideron çështje të brendshme të Kosovës dhe dënon vendosjen e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën, që faktikisht është çështje e brendshme e Kosovës, si veprim të papranueshëm nga Serbia hegjemoniste, kryeministri mafioz Edvin Kristaq Rama, pa fije turpi vihet në krah të Vuçiqit dhe Serbisë hegjemoniste.

- Qëndrimi dhe sjellja injorante e Edvin Kristaq Ramës është duke i dëmtuar rëndë interesat e Kosovës, i cili edhe në raport me zhvillimet e fundit, shihet hapur se është pozicionuar tërësisht pro politikës shoviniste të Serbisë, duke iu bashkuar presionit të pa drejtë ndërkombëtar ndaj Qeverisë Kurti, në aventurat për kompromis që tejkalon vijat e kuqe, shkelet me të dy këmbët mbi ligjet e Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe cenon rëndë sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të Kosovës! Kjo sjellje e ti, vë në pah edhe një herë më tepër, se inati primitiv i Edvin Kristaq Ramës ndaj kryeministrit Kurti edhe në një situate tepër të tensionuar, si kjo aktuale në Veri të Kosovës, vazhdon me format e një urrejtje vërtetë të sëmurë që tashmë është plotësisht e njohur, ashtu sikurse, njihet publikisht edhe dashuria e tij jashtë planetare për Aleksandër Vuçiçin, njëjtë si dikur Enver Hoxha për Dushan Mugoshën, Velimir Stojniqin e Miladin Popoviqin.





Madje mu në kohën kur Kosova po përballet me një agresion të paparë nga krimineli Vuçiq, Edvin Kristaq Rama në një intervistë për medien prestigjioze britanike “BBC Neës”,gjen kohë të drejtojë edhe kritika të rënda kundër qeverisë së Kosovës dhe masave që vendi ynë, ishte i detyruar ti ndërmerrte për ofrimin e sigurisë dhe lirinë e lëvizjes në veri, si dhe për mbarëvajtjen normale të punës së kryetarëve të porsazgjedhur të komunave të atjeshme. Teksa i është thënë se homologu i tij i Kosovës “Albin Kurti ka deklaruar se Perëndimi po e mban me të mirë Serbinë dhe se reagimi nga ShBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar ka qenë një trysni e tepruar mbi Kosovën”, Rama as që heziton të rreshtohet hapur pro Serbisë duke u shprehur sikur të mos ishte kryeministër i vendit amë, por zëdhënës i Vuçiqit: "Më vjen keq ta them, por kam saktësisht të njëjtin mendim dhe “jo për shkak të ndonjë pozite servilizmi, por sepse kam bindjen se ShBA-ja dhe BE-ja kanë tërësisht të drejtë dhe Albini e ka gabim”?!.

Madje, Rama si vëlla i deklaruar i Vuçiqit, shton se kinse BE dhe SHBA nuk po përpiqen ta mbajnë Serbinë me të mirë, por përpiqen që më në fund ta çojnë Kosovën në një tjetër nivel, që do të thotë, në një shtet që njihet nga të gjithë, një shtet që mund të zërë një vend në Kombet e Bashkuara dhe në shumë institucione të tjera, ku mungon" pa i hëngër palla, se Kosova rrezikohet ta humb gjithë veriun e saj nga agresioni i hapur i Serbisë hegjemoniste. ". Rama bënë edhe sikur pajtohet se ka një situatë shqetësuese në veri të Kosovës, por thotë se nuk do ta vendos shumë theksin te rreziku, sa do ta vendosë te provokimi që gjoja, i është bërë situatës nga vetë autoritetet kosovare, sikur ushtarët e KFOR-it ti kishte sulmuar dhe plagosur Qeveria e Kosovës dhe jo bandat e kriminelit Aleksandër Vuçiq, të dërguara enkas për trazira nga Serbia në veri të Kosovës. Krejt kjo intervistë paçavure e krye mafiozit shqipfolës, Edvin Kristaq Rama dëshmon se deklarimet e tij, janë vetëm përpjekje kamuflimi për balancim të pozitës ndërmjet viktimës dhe kriminelit, si dhe sjellja më e paturpshme që mund të bëjë një mafioz politik, me qëllim që ti shkaktojë sa më shumë dëm interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror Republikës së Kosovës.

Për aq më keq, kjo nuk është hera e parë, e mbase nuk do të jetë as e fundit, kur krye mafiozi Rama mundohet t`ia bëjë avokatinë mbrojtëse kriminelit Vuçiq i cili përkundër presionit ndërkombëtar, është duke hezituar ta mbështesë BE-në dhe të deklarohet kundër luftës okupuese të Rusisë ndaj Ukrainës, një front që ka shqetësuar jo vetëm SHBA-të dhe BE-në, por rrezikon ta trazojë gjithë botën. Andaj një deklarim kaq i ulët me sulmet e pamatura e pa asnjë argument dhe tërësisht të padrejta e pa asnjë arsye bindëse, që ditëve të fundit po bëhen pa kursim edhe nga sivëllai i Vuçiqit, Edvin Kristaq Rama ndaj shtetit tonë të ri, duhet ta dinë se Kosova është në të drejtën e vet përpiqet për vendosjen e rendit e të ligjit në territorin e saj legjitim dhe vepron brenda kufijve të vet shtetëror, pa rrezikuar interesat e shteteve fqinje, siç vepron Serbia hegjemoniste që nga Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi, e deri në Kosovë, tash e mese një çerek shekulli pa ndërprerë!

Gani Qarri

Ndërkombëtarët gabuan rëndë, e kritikuan Kosovën pse po vendoste rendin dhe ligjin e munguar për dekada në Veri të Kosovës






 Shkruan: Skënder Mulliqi-Pejë

Më duket së eskalimi i fundit shumë brutal i strukturave kriminale serbe të cilët shtien edhe mbi KFOR- duke i lënduar disa prej e tyre , ndodhën edhe për faktin së ndërkombëtarët nuk u treguan kritikë kohën e fundit ndaj veprimeve të pa rreshtuara të këtyre strukturave kriminale ne veri . E kritikuan Kosovën e cila po vendos pas shumë kohesh rendin dhe ligjin edhe në këtë pjesë të vendit. Këto struktura paralele nuk u zhbën krejt pas luftën, duke kërkuar që më dhunë të ndajnë veriun e Mitrovicës nga jugu.

Bandat e Radojqit e Rakiqit më shërbime sekrete serbo ruse, morën direktivat e fundit të veprimit nga vizita që i bën Moskës , Dodik dhe Daçiq. Putin më çdo kushte po dëshiron më zhvendos luftën edhe në Ballkan, së kështu mendon që e ka më lehtë për të përfunduar punën më Ukrainën e Zelenskit. Më duket së eskalimi i fundit shumë brutal i strukturave kriminale serbe të cilët shtien edhe mbi KFOR- duke i lënduar disa prej e tyre , ndodhën edhe për faktin së ndërkombëtarët nuk u treguan kritikë kohën e fundit ndaj veprimeve të pa rreshtuara të këtyre strukturave kriminale ne veri . E kritikuan Kosovën e cila po vendos pas shumë kohesh rendin dhe ligjin edhe në këtë pjesë të vendit. Këto struktura paralele nuk u zhbën krejt pas luftën, duke kërkuar që më dhunë të ndajnë veriun e Mitrovicës nga jugu. Lidhur më ngjarjet e fundit është deklaruar edhe Sergej Lavrov, i cili tha së”Po përgatitet eksplodim në qendër të Evropës”. Kjo deklaratë e Lavrovit e sforcon mendimin së Moska po dëshiron të hapë një vatër të re krize lufte. Ai ka kritikuar NATO-n dhe policinë e Kosovës, pse nuk po e lënë veriun në mëshirën e falangave të tyre. Ky është skenari më i errët i Putinit dhe Vuçiqit për destabilizim të rajonit, për ti realizuar idetë shoviniste të botës ruse dhe të botës serbe. NATO, mos të lejon që të gjuhen më bomba dhe molotov nga bandat serbe-ruse në veri. Më këto banda kriminale nuk ka marrëveshje. Këto banda së bashku më Vuçiqin i cili ka pru ushtrinë afër kufirit më Kosovën, njohin vetëm gjuhën e forcës, si Millosheviqi dikur.

Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

  Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri, PHD Prof. dr. Flori Bruqi, me “Diademë Letrare V” Akademik PHD, Eshref Ymeri Vitin e kaluar, Shtëpia Bo...