Nga Atila Kolta
BERLIN, 6 qershor /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Olaf Scholz akuzoi Moskën për sulmet në rritje ndaj objektivave civile pas shkatërrimit të një hidrocentral pranë digës së dëmtuar në Nova Kakhovka, në jug të Ukrainës, duke thënë se kjo tregon një “dimension të ri” në taktikat e luftës së Rusisë.
“Kjo është gjithashtu diçka që është pjesë e shumë krimeve që kemi parë në Ukrainë që janë kryer nga ushtarë rusë”, tha sot kancelari, Scholz në Europaforum të WDR-së në Berlin.
Deklarata e tij vjen si një përgjigje ndaj një pyetjeje në lidhje me pasojat e mundshme të këtij shpërthimi.
“Forcat ruse do të sulmojnë gjithashtu qytete, fshatra, spitale, shkolla dhe infrastrukturën”, tha ai.
“Prandaj, kjo është diçka që ka një dimension të ri, por i përshtatet mënyrës se si Putin po e bën këtë luftë”, shtoi Scholz.
Një hidrocentral pranë digës së dëmtuar në Nova Kakhovka, në jug të Ukrainës është shkatërruar, sipas zyrtarëve rusë dhe ukrainas.
“Është e qartë se riparimi i tij nuk do të ishte i mundur”, tha kryetari i bashkisë së Nova Kakhovka, Vladimir Leontyev, i emëruar nga Moska.
Operatori ukrainas i centralit tha gjithashtu se ai ishte shkatërruar plotësisht.
Secila palë në luftë fajësuan njëra -tjetrën për dëmtimin e digës.
Pas ngjarjes, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare.