Të dërguarit ndërkombëtar Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak kanë vazhduar qëndrimin e tyre edhe të martën në Kosovë.
Në mëngjes takuan presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin, e cila pas takimit përmes një njoftimi tregoi se Kosova do të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtar për ç’tensionim të situatës dhe ka kërkuar hetim për grupet që në veri sulmuan KFOR-in, EULEX-in dhe gazetarët e policinë, ku shtoi se zgjedhjet e jashtëzakonshme për komunat veriore mund të mbahen vetëm në bazë të kornizës kushtetuese e ligjore.
Emisarët e SHBA-së dhe BE-së takuan edhe partitë opozitarë që pas takimit u shprehën të shqetësuar me situatën e krijuar dhe kërkuan reagim nga presidentja e Kosovës
“Shqetësuese për shkak të gjendjes së relacioneve që Kosova ka me aleatët e saj dhe të paqarët për shkak të mungesës së planit dhe gadishmërisë së kryeministrit të Kosovës për dakordim nga aleatët tanë. Në këtë fazë Kosovës, qytetarëve tanë i mbetet të shohin dhe pasojat që mund të vijnë nga një relacion i tillë”, u shpreh Lumir Abdixhiku kryetari i LDK.
Për tensionet në veri dhe kërkesat e serbëve, Lajçak dhe Escobar takuan edhe Listën Serbë por që asgjë nuk u bë e ditur nga ana e palëve.
Misionin për ç’tensionim të situatës emisarët do ta vazhdojnë të martën në Beograd.