2023-06-08

U emërua drejtuese e SHISH, Yuri Kim i shkon në zyrë Vlora Hysenit! Në fokus siguria kombëtare

 Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ish-kryeministri tha se kjo vizitë në kulmin e krizës së marrëdhënieve Kosovë-Serbi flet për një bashkërendim të përpjekjeve të Edi Ramës dhe padronit të tij Aleksandër Vuçiqit  kundër Kosovës, gjë që i intereson shumë këtij të fundit për shkak të krizës të rëndë politike të brendshme të Beogradit.

Sipas tij, kjo vizitë është një goditje e rëndë për bashkëpunimin tonë me shërbimet e vendeve mike të rajonit të cilat pas saj nuk do shkëmbejnë më informacione të ndjeshme me shërbimin shqiptar duke ditur se konfidentja e Edi Ramës mund t’i dërgojë ato në Beograd.

Vlora Hyseni ka qenë drejtoresha e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe ishte shkarkuar nga ky post më 30 qershor, 2021.

POSTIMI I PLOTË:

Vizita e fshehtë e Vlora Hysenit në Beograd, kërcënim për sigurinë e Kosovës, Shqiperisë, rajonit dhe NATO-s.
Miq, mediat informojnë se Vlora Hyseni, drejtore e Shërbimit Inteligjent të Shqiperisë nisi punën me vizitën e saj të parë sekrete në Beograd dhe ky lajm deri sot nuk është përgënjeshtruar nga SHISH. Kjo vizitë e saj në Beograd për kohën që zhvillohet, por dhe background-in e shkarkimit të saj nga autoritetet e Kosovës, dëshmon se ajo u emërua në atë post si një urë lidhëse konfidenciale midis Ramës dhe sivllaut të tij Vuçiç, në bashkërendimin e veprimtarive të tyre kundër Kosovës dhe jo vetëm.
Në këtë kontekst kjo vizitë në kulmin e krizës së marrëdhënieve Kosovë-Serbi flet për një bashkërendim të përpjekjeve të Ramës dhe padronit të tij kundër Kosovës, gjë që i intereson shumë ketij të fundit për shkak të krizës të rëndë politike të brendshme të Beogradit.
Por vizita e fshehtë e Vlora Hysenit në Beograd, po të kemi parasysh se ajo drejton Sherbimin Inteligjent të një vendi antarë të NATO-s është një ogur i keq për të gjithë informacionin e klasifikuar të NATO-s, i cili nëpërmjet konfidentes Hyseni mund të përfundojë në duart e padronit të Edi Ramës, Putinit të Vogël dhe nga ai, në duart e Putinit te Madh.
Kjo vizitë është një goditje e rëndë për bashkëpunimin tonë me shërbimet e vendeve mike të rajonit të cilat pas saj nuk do shkëmbejnë më informocione të ndjeshme me shërbimin shqiptar duke ditur se konfidentja e Ramës mund t’i dërgojë ato në Beograd.
Dënoj këtë vizitë si një kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës, të Shqiperisë, rajonit dhe NATO-s dhe kërkoj largimin e saj të menjëhershëm nga detyra.



Krye-Agjentja e SHISH-it Vlora Hyseni 


Sekretari i Përgjithshëm i PD, njëherazi deputet dhe anëtar i Komsionit të Sigurisë Kombëtare në Parlament, Flamur Noka nëpërmjet një shkrese të dërguar më 31 maj 2023  i ka kërkuar sqarime Presidentit Begaj në lidhje me vizitën 10 ditore të kreut të SHISH, Vlora Hyseni në Beograd.

“Duke qenë se Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, vizita e Kryetares së SHISH, të një vendi anëtar tek një vend jo partner dhe jo anëtar i NATO-s, ka krijuar shqetësim madhor. Kjo për arsye se SHISH përfaqëson një institucion kryesor të Sigurisë Kombëtare. 

Gjithashtu kjo vizitë rrit misterin dhe ngre shumë pikëpyetje, pasi po zhvillohet në një moment shumë të komplikuar dhe delikat për Kosovën, ku Presidenti serb,Aleksandër  Vuçiç po provokon duke trazuar situatën dhe paqen në Kosovë dhe duke rrezikuar stabilitetin në rajon.

Duke e konsideruar shumë të rëndësishme ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si anëtar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare kërkoj të informohem rreth motivit të kësaj vizite enigmatike, arsyet dhe qëllimi i saj.

A janë informuar institucionet eprore dhe a është marrë miratimi i tyre?A është bërë në konsultim dhe a janë informuar partnerët tanë të NATO-s rreth kësaj vizite?

Kërkoj që informacioni të më vihet në dispozicion brenda një afati kohor prej 5 ditësh”, thuhet në kërkesën e Nokës drejtuar Presidentit Begaj.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vizituar Drejtuesen e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, për ta uruar për detyrën e rëndësishme.

Lajmi është konfirmuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila përmes një mesazhi në faqen zyrtare në rrjetet sociale shkruan se në fokusin e bisedimeve ka qenë siguria kombëtare.

Palët ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri për sigurinë kombëtare dhe inteligjencën, ndërsa Kim shprehu mbështetjen amerikane në përpjekjet shqiptare për të përballuar sfidat e sigurisë në mënyrë efektive.

 “Ambasadorja Yuri Kim vizitoi sot Vlora Hysenin, Drejtuese e Shërbimit Informativ Shtetëror, për ta uruar për emërimin e ri dhe për t’i uruar suksese në këtë rol të rëndësishëm. Të dyja ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri për sigurinë kombëtare dhe inteligjencën. Ambasadorja Kim shprehu gjithashtu mbështetjen për përpjekjet e reja për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të përballojë sfidat në mënyrë efektive”- thuhet në njoftimin e ambasadës.

Paqja në Ballkan në rrezik për shkak të ndikimit rus? Luftë në Kosovë nuk do të ketë ?!

                  Kërko brenda në imazh Shkruan  :Flori Bruqi, PHD Disa  vjet më parë nga Flakon Demaku Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt...