Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/06/29

Mbetje të dyshuara njerëzore gjenden në rrënojat e ”Titan”-it


 Profesionistë të mjekësisë do të analizojnë zyrtarisht mbetjet e dyshuara njerëzore të gjetura nga rrënojat e nëndetëses ”Titan”.

Roja Bregdetare e SHBA (USCG) tha se ”mori mbeturina dhe prova nga fundi i detit në vendin e shpërthimit fatal të anijes në det të thellë, e cila vrau pesë persona”.

Aventurieri britanik, Hamish Harding, miliarderi Shahzada Dawood dhe i biri, Suleman u vranë në bordin e anijes pranë rrënojave të ”Titanic”-ut, së bashku me shefin ekzekutiv të ”OceanGate Expeditions”, Stockton Rush dhe shtetasin francez Paul-Henri Nargeolet.

Pjesë të mëdha mbeturinash nga ”Titan”-i u transportuan në portin e St. Johnit, të mërkurën nga anija ”Horizon Arctic”, ku u pa duke u shkarkuar nga një vinç.

Duke folur pas gjetjes së provave, kryetari i Bordit të Hetimit të Marinës, kapiteni Jason Neubauer, tha se “dëshmitë do t’u ofrojnë hetuesve nga disa juridiksione ndërkombëtare njohuri të rëndësishme për shkakun e kësaj tragjedie”.

“Ka ende një punë të konsiderueshme për t’u bërë për të kuptuar faktorët që çuan në humbjen katastrofike të ‘Titan’-it dhe për të siguruar që një tragjedi e ngjashme të mos ndodhë më”, theksoi ai./

BE ka trajnuar 24 000 ushtarë ukrainas

 

Dhjetëra mijëra ushtarë ukrainas kanë marrë tashmë trajnime luftarake në shtetet e BE-së, sipas informacioneve nga Kievi.

“Gjithsej 24 000 ushtarë ukrainas janë trajnuar tashmë në BE”, tha gjenerallejtënant Serhiy Nayev, sipas një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes.

Pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia më shumë se 16 muaj më parë, disa anëtarë të Bashkimit Evropian filluan të trajnojnë ushtarët ukrainas në një përpjekje për t’i ndihmuar ata të zmbrapsin agresorët rusë.

Mijëra të tjerë ukrainas janë dërguar gjithashtu jashtë vendit për trajnime ushtarake jashtë BE-së, si në SHBA, Kanada, Mbretërinë e Bashkuar dhe Norvegji.

Ushtarët e Ukrainës po trajnohen në sistemet e armëve perëndimore dhe taktika moderne ushtarake, për t’u mundësuar atyre të përdorin dërgesat e armëve perëndimore dhe për t’i pajisur më mirë ata për të fituar luftën kundër Rusisë.

Kryeministri letonez, Krisjanis Karins.: Kreu i “Wagner” në Bjellorusi paraqet kërcënim për infiltrim

 


 Largimi i udhëheqësit të grupit mercenar rus “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, në Bjellorusi, i ndaluar politikisht në Rusi, përbën një rrezik për Evropën, paralajmëroi sot kryeministri letonez, Krisjanis Karins.

“Kërcënimi ndoshta nuk do të ishte një kërcënim ushtarak frontal, por kërcënimi i tentativës për infiltrim në Evropë për qëllime të panjohura”, tha Karins.

Karins tha se një numër i panjohur mercenarësh të trajnuar të “Wagner” pritet t’i bashkohen shefit të tyre, Prigozhin në vendin në kufi me Letoninë pas rebelimit të dështuar në Rusi.

“Ne po tregohemi të kujdesshëm ndaj gjithçkaje që ndodh në Bjellorusi”, tha Karins, duke bërë thirrje për rritjen e sigurisë në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles ichel: Mbështesim zhvillimin e një konference BE-SHBA për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës

 


 Ne mbështesim të gjitha përpjekjet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe NATO për Kosovën dhe mbështesim idenë për organizimin e një konference, sa më shpejt të jetë e mundur, ku të përfshihen shtetet më aktive evropiane për këtë çështje si edhe SHBA, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

”Ka ardhur koha që të kemi një qasje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, theksoi Michel, ndërkohë që mikpriste sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.

“Kjo është shumë e rëndësishme, sepse ne kemi thënë se duam të përpiqemi maksimalisht për të bërë diçka për Ballkanin Perëndimor, së bashku me Ballkanin Perëndimor”, shtoi ai

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti reagon pas masave ndëshkuese të BE-së

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se pavarësisht se Komisioni Evropian më 28 qershor ka prezantuar para Parlamentit Evropian një listë të masave kundër Kosovës, Prishtina vazhdon të jetë partnerja “më e sinqertë dhe më e qëndrueshme në rajon” e bllokut sa i përket vlerave evropiane.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, të mbajtur më 29 qershor 2023 , Kurti tha se Kosova në disa raste ka qenë kritike ndaj BE-së, por “asnjëherë cinike dhe as e hidhëruar”, duke shtuar se autoritetet nuk janë të hidhëruara as pas prezantimit të masave ndëshkuese.

“Pavarësisht zhvillimeve rrethanore, ne e vlerësojmë përkrahjen e ndihmën e Bashkimit Evropian përgjatë gjithë këtyre viteve, dhe mezi e presim pyetësorin për anëtarësim sepse Evropa është kontinenti i ynë. Bashkimi Evropian është fati ynë”, tha Kurti.

Zyrtarë të BE-së kanë paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të shpallin disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës, për shkak se Prishtina nuk ka ndërmarrë hapa për të shtensionuar situatën në veri.

Në mesin e masave ndëshkuese pritet të jetë pezullimi i punës të të gjitha grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA). Po ashtu, është paralajmëruar se do të pezullohet financimi i programeve të BE-së, mosmiratimi i projekteve nga Fondi për investim në Ballkanin Perëndimor si dhe pezullimi i takimeve në nivele politike.

Zyrtarët evropianë kanë thënë se këto masa “nuk janë marrë me lehtësi” dhe ato mund të hiqen në rast se Kosova ndërmerr hapa drejt shtesnionimit të situatës.

Tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur që nga fundi i majit. Serbët lokalë po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë, që u zgjodhën më 23 prill, në votimet që u bojkotuan nga popullata serbe.

Bashkimi Evropian i ka parashtruar disa kërkesa Kurtit sa i përket tensioneve. Një prej tyre është shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në veri të vendit; Kurti që t’i tërheqë njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga zonat rreth objekteve komunale, ku gjenden aktualisht; kryetarët e zgjedhur shqiptarë, të punojnë përkohësisht në ndërtesa alternative, e jo në ato komunale dhe rikthimi në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Kurti ka dalë me një plan të tij prej pesë pikash, që parasheh edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Megjithatë, kryeministri kosovar ka thënë se parakusht për mbajtjen e votimeve është shteti ligjor.

Rreth 600 vjet më parë Skënderbeu vrau 22 mijë ushtarë osmanë

 Gjergj Kastrioti, i njohur zakonisht si Skënderbeu, ishte një feudal shqiptar dhe komandant ushtarak që udhëhoqi një rebelim kundër Perandorisë Osmane në atë që sot është Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Greqia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. 



Ishte anëtar i familjes fisnike të Kastriotive, që  u dërgua peng në oborrin osman të Sulltanit.

Rreth 600  vjet më parë ndodhi beteja e Torviollit, ku kryetrimi shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu mposhti forca të mëdha osmane në fushën e Torviollit, e njohur edhe si Beteja e Dibrës së Poshtme.

Pasi ishte formuar Besëlidhja e Lezhës, ku u bashkuan princat arbërorë, Sulltan Murati II dërgoi një forcë prej 25 mijë trupash me në krye një nga komandantët e tij më me përvojë, Ali Pashën e Shkupit.

Skënderbeu i doli përpara ushtrisë osmane në fushën e Torviollit, ku pas një beteje taktike nga ana e tij, u vranë 22 mijë ushtarë osmanë, ndërsa në radhët e shqiptarëve pati të vrarë vetëm disa qindra.

Me këtë fitore, miti i pathyeshmërisë osmane u thye dhe shënoi edhe fillimin e luftërave 25-vjeçare të pandërprera të Gjergj Kastriotit.


Raportet Kosovë-Serbi në rend dite, në Samitin 2 ditor në Bruxel

 

Liderët e Bashkimit Evropian në samitin e fundit nën Presidencën suedeze të Këshillit Evropian që ka nisur në Bruksel, do të diskutojnë mes tjerash edhe për procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe për tensionet në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, të cilat po vazhdojnë.

Në prag të nisjes së këtij takimi disa liderë evropianë kanë përsëritur thirrjet për Kosovën dhe Serbinë që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për t’i ulur tensionet.

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, dhe ai i Sllovenisë, Robert Gollob, thanë para gazetarëve në Bruksel se sa më parë duhet të zhvillohen zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës. Ata ftuan Serbinë që t’u bëjë thirrje të qartë serbëve në Kosovë që të marrin pjesë në zgjedhje.

Plenkoviq bwri tw ditur se ai ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të pasur një pasqyrë më të qartë për situatën në prag të diskutimeve në samitin e së enjtes. Ai, po ashtu, ka pasur një bisedë edhe me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, në fundjavë.

Ndërkaq, kryeministri i Sllovenisë, Gollob, duke folur për masat ndaj Kosovës që po i vendos BE-ja, tha se “duhet pasur një qasje të balancuar ndaj të dyja palëve, sepse asnjëherë nuk është fajtore vetëm njëra palë, edhe kur duket se një gjë e tillë është e thjeshtë”.

Samiti ka filluar me urimet drejtuar Kroacisë, e cila shënon 10-vjetorin e anëtarësimit në BE dhe mbetet akoma vendi më i ri anëtar i saj.

Në këtë përvjetor, sikur edhe në përvjetorin e 20-të të samitit të Selanikut ku u dha premtimi për perspektivë evropiane të rajonit, do të përsëritet përkushtimi për integrimin e tyre në BE.

“Duke rikujtuar Deklaratën e samitit BE-Ballkani Perëndimor të 21 qershorit 2003, dhe konkluzionet tjera të mëhershme, në veçanti ato të 23 dhe 24 qershorit 2022, Këshilli Evropian përsërit mbështetjen e plotë dhe të parezervë për perspektivën e anëtarësimit në BE të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit”, thuhet në tekstin e draftit të konkluzioneve, të cilat do të miratohen në këtë takim.

Këshilli Evropian do të kërkojë masa të shpejta për uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve që ishte arritur në Bruksel në fund të muajit shkurt, si dhe Aneksit për të cilin palët ishin pajtuar në takimin e Ohrit.

“Këshilli Evropian dënon incidentet e fundit në veri të Kosovës dhe bën thirrje për shtensionim të menjëhershëm të situatës, në bazë të elementeve kyçe që tashmë janë shfaqur nga Bashkimi Evropian më 3 qershor 2023”, thuhet në këtë tekst, ku po ashtu shtohet se:

“Palët duhet të krijojnë kushte për zgjedhje të parakohshme në të katër komunat në veri të Kosovës. Dështimi në uljen e tensioneve do të ketë pasoja negative”.

“Është esencial vazhdimi i dialogut të lehtësuar nga BE-ja të udhëhequr nga Përfaqësuesi i lartë dhe zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe implementimi i Aneksit është i domosdoshëm. Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe“ thuhet në këtë tekst.

Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, duke folur para nisjes së takimit të liderëve në Bruksel, ka mbështetur idenë për zhvillimin e një konference në nivel të lartë, me pjesëmarrjen e shteteve të BE-së dhe SHBA-së për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...