2023-08-29

Simboli i Bashkimit Kombëtar

 


Simboli i Bashkimit Kombëtar
Simboli i Bashkimit Kombëtar

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

i

 

Heronjtë e Kosovës, Ilir Konushefci dhe Dr.Hazir Malaj, të varrrosur pranë varrit të Adem Demaçit, ideologut, projektuesit, vizionarit, heroit, tribunit të lëvizjes së rezistencës popullore, disidentit, arkitektit, viganit dhe simbolit të lirisë së Kosovës, cili që nga viti 1958 e deri më 1990 vuajti dënimin me burg në kazamatet famëkeqe të Jugosllavisë (1945-1990) vetëm pse botërisht kërkonte  dhe mbronte  me guxim, me dinjitet dhe me mençuri njohjen e të drejtave dhe të lirive politike dhe kombëtare të shqiptarëve, jo vetëm nën regjimin shtypës në Kosovë, por, të të gjithë shqiptarëve në trojet etnike nën Jugosllavinë e Titos, e cila  de fakto dhe de jure ishte Serbia e Madhe, e shtrirë prej Gjevgjelisë deri në Trigllav. –Ishte burgu më i madh në Evropë, “i rezervuar” vetëm për shqiptarët e kolonizuar dhe të shtypur nga Jugosllavia tiranike Tito-Rankoviq, e më pas, edhe nga Hitleri çetniko-fashist serb i Ballkanit, Slobodan Milosheviq , gjatë viteve 1998-1999(M.H.).

-Baca Adem Demaçi, edhe pse u shpëtoi torturave në kazamatet famëkeqe të Serbo-Jugosllavisë, me të dalë në liiri, më 1990 e derisa ndërroi jetë më 2018, asnjëherë s’u ndal nga përpjekjet e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Mirëpo, asnjëherë nuk iu dha shansi që sipas MERITËS të vihej në ballë të Republikës së pavarur të Kosovës, as si President, as si Kryeministër, as si Kryeparlamentar, as si deputet e as si ministër në qeverinë, në presidencën dhe në parlamentin e Kosovës, edhe pse pothuajse gjysmë shekulli investoi dhe sakrifikoi, që sipas meritës historike, politike, kombëtare dhe atdhetare, të ishte në BALLË të Kosovës së Shqipërisë Etnike.

Këtë diferencim dhe margjinalizim politik dhe shtetëror të Adem Demaçit e shkaktuan "bubazhelët"-protagonistët e sëmurë për pushtet, të etshëm për karrierë e bajraktarizëm, si dhe të pangopshëm me pasuri, me korrupsion dhe me nepotizëm… etj.

Besim MALAJ

(vëllai i Dr. Hazir Malajt)

-Dy heronjve-viganë të UÇK-së, Ilirit dhe Hazirit u kushtoi këtë poezi të bukur me vlerë historiko-politike  dhe letrare antologjike patriotike dhe atdhetare.

KRAH PËR KRAH NË PAVDEKËSI

N’sy t’pranverës një ditë marsi,
Nga  Prekazi u dha kushtrimi,
Pa u hjek bora e pa dal bari,
O  liria, o flijimi.

Një doktor me zemër t’madhe,
HAZIR MALAJ  - atdhetari,
Nga Krasniqja e Tropojës,
Bazë e krah i çdo luftëtari.

Amaneti vjen ndër breza,
Krejt Kosova u ba ushtarë,
Sot në luftën bashkëkohore,
Logjistika në plan të parë.

Komandanti  Konushevci,
Thotë: - Haziri asht vëllai im,
Natë e ditë e ka me veti,
Në Llap -Drenicë e Dukagjin,

UÇK-ja i shtonte rradhët,
Tuj afru fundin pushtimit,
Beogradi gjithçka bani,
Me i pre rrugën furnizimit.

Qielli nxihet, fiket hana,
Për mbi degë pushon bylbyli,
N’krye t’detyrës luftarake,
Ra Iliri e ra  e  ra Haziri.

Krah për krah në pavdekësi,
Me i’fjalë n’gojë shkuen të dy:
-Oj KOSOVË, nana SHQIPNI
Jemi të gjallë kur të bahi Një.

Tropojë, 2012

-Vërtet, Iliri dhe Haziri ishin NJË dhe kolosi i Kosovës, Mandela i Evropës, Adem Demaçi ishte vetëm NJË, që nuk e tjetërsoi idealin dhe vperën patriotike jetësore me asnjë FLORI, as me kolltuk, as me pasuri, as me dredhi, as me tradhti…, por i qëndroi besnik deri në vdekje Kosovës martire dhe Shqipërisë etnike!

Rita Ora i drejtohet atyre që e kritikuan me një video

 



Incidenti që ndodhi në koncertin e Rita Orës në Hungari, ku mori një flamur serb nga një fans, është komentuar gjatë këto ditët e fundit.

Të shumtë ishin ata që e kritikuan dhe e sulmuan, por këngëtarja doli me një reagim për mediat kosovare, ku shprehet se nuk e ka ditur se cilit shtet i përkiste ai flamur dhe se ajo është një shqiptare krenare e Kosovës. Sipas saj ajo nuk kishte asnjë qëllim të mërziste dikë apo të tregonte mosrespektim ndaj popullit shqiptar.

Së fundmi Rita ka publikuar një video në Instastory, ku shihet Mbreti Charls i cili flet për ikonat e Shqipërisë, duke përmendur Nënë Terezën dhe Rita Orën.

Me këtë video, qëllimi i këngëtares me siguri ka qenë të mbyllë gojën e kritikuesve dhe t’i tregojë se ajo është krenare që është shqiptare!

Të gjithë sytë nga Rita Ora! Me një buqetë lule në dorë ylli duket super stil rrugëve të Italisë

 

Rita Ora siguroi që të gjithë sytë ishin tek ajo teksa doli në rrugët e Veronas, Itali përpara një konference për shtyp të martën.

Këngëtarja, 32 vjeç, u shfaq super në formë, ndërsa kishte veshur një xhaketë blu xhins që nxirrte në pah belin e saj të tonifikuar. Ylli me origjinë shqiptare e kombinoi atë me një mini fund dhe rrip të ngjashëm.

Duke e bërë edhe më perfekte dukjen e saj ajo ka veshur edhe një palë çizme blu të hapur dhe një palë syze dielli transparente. Për të mos mjaftuar Rita mban një buqetë me lule në duar.

Për flokët ka zgjedhur që t’i mbajë të lëshuara me onde, ndërsa e kompletoi look-un e saj me një grim të lehtë.

Kjo dalje e saj vjen pasi Rita zbuloi shpresat e saj për të krijuar një familje, duke thënë se do të donte të kishte një fëmijë. “Unë bëj të doja të kisha fëmijë kur të jetë koha e duhur”, tha ajo në emisionin National Geographic.

Rita dhe Taika u martuan në shtëpinë e këngëtares në Los Angeles në gusht 2022 në një ceremoni të improvizuar që ata e planifikuan vetëm dy javë me tetë persona të pranishëm.

Muzikantja foli kohët e fundit se si burri i saj është forca shtytëse pas albumit të saj të ri  You & I.

Ajo tha për The Sydney Morning Herald se në burrit të saj, regjisorit nga Zelandës e Re nxori në pah krijimtarinë e saj dhe se ai e inkurajoi atë që të përfshijë shumë në proceset e shkrimit të këngëve.

FOTO GALERI
1/6


2023-08-28

Nivelet e ulëta të vitaminës D, magnezit dhe vitaminës B12 mund të shkaktojnë dhimbje në këmbë për shkak të ndikimit të tyre në sistemin e nervave dhe muskujve të këmbëve.

 


Në këtë artikull do t’ju shpjegojmë se si secil prej këtyre mungesave  mund të ndikojë në shëndetin e këmbëve tuaja:

  1. Vitamina D: Vitamina D është e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe muskujve. Nivelet e ulëta të vitaminës D mund të çojnë në një gjendje të njohur si osteomalacia (zbutje e kockave), që mund të shoqërohet me dhimbje të muskujve dhe dobësim. Kjo gjendje mund të shkaktojë ndjesi të dhimbshme në këmbë.
  2. Magnezi: Magnezi është një mineral i rëndësishëm për funksionimin e muskujve. Mungesa e magnezit mund të shkaktojë bllokime muskulare të padëshirueshme dhe dhimbje të tyre. Një gjendje e muskujve e njohur ndryshe si tetani. Prandaj nivelet e ulëta të magnezit mund të lidhen me dhimbjet tek këmbët.
  3. Vitamina B12: Nivelet e ulëta të vitaminës B12 mund të çojnë në një gjendje të njohur si anemia megaloblastike, e cila ndikon në formimin e rruazave të kuqeve të gjakut. Kjo mund të shkaktojë lodhje dhe dobësi në muskuj, duke përfshirë edhe këmbët tuaja.

Është e rëndësishme të kujtoni se simptomat e niveleve të ulëta të këtyre vitaminave nuk janë gjithmonë të kufizuara në një pjesë të trupit, ato mund të shfaqen në mënyra të ndryshme dhe zona të ndryshme të trupit.

Nëse keni dyshime rreth niveleve tuaja të vitaminës D, magnezit, ose vitaminës B12, është e nevojshme  të konsultoheni me një mjek për të bërë testimet e duhura si dhe të merrni një recetë të saktë se si trajtohen mungesat e vitaminave në mënyrë sipas nevojës. Kështu ju mund të lehtësoni simptomat dhe të parandalohet dëmtimet e mëtejshme të kockave tuaja apo dhimbjen e këmbeve.


Vera Ora -Sahatçiu : Më fal, të kam bërtitur shumë, por më ke bërë nervoze. Mos u trullo”, shkruan ajo duke etiketuar Ritën.

 

Ditën e djeshme Rita Ora u komentua dhe kritikua tepër për vendosjen e flamurit serb në trup, gjatë një koncerti në Hungari në Festivalin e Rinisë në Szeged.

Gjatë performancës, fansat i hodhën asaj një flamur serb. Rita e  ka marrë dhe madje e ka vënë në krah duke e nxjerrë në skenë. Ky gjest i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi është marrë si mosrespektim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe gjenocidit serb.

Ajo më vonë doli me një reagim për mediat kosovare, ku u shpreh se nuk e dinte se cilin shtet përfaqësonte ai flamur dhe i ka bërë të qartë të gjithëve se ajo është një shqiptare krenare e Kosovës dhe nuk ishte qëllimi i saj të tregonte mos respekt dhe të mërzite popullin apo familjen e saj.

Menjëherë pas reagimit të Ritës ishte nëna e saj Vera Ora e cila përmes një Instastory, i kërkon falje Ritës që i ka bërtitur dhe e këshillon që të mos hutohet.

Pas reagimit të Ritës dhe pasi ujërat janë qetësuar pak, së fundmi diçka për të thënë për këtë ngjarje ka edhe Vera Ora, e ëma e këngëtares shqiptare.

“Më fal, të kam bërtitur shumë, por më ke bërë nervoze. Mos u trullo”, shkruan ajo duke etiketuar Ritën.

 


1/3

Çfarë ndodh me trupin e mashkullit kur nivelet e testosteronit janë shumë të ulëta?

 

Testosteroni është hormoni kryesor që u mundëson meshkujve të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Funksioni i tij fillon që në pubertet dhe është përgjegjës në rregullimin e dëshirës seksuale të një mashkulli, duke bërë spermën dhe ndryshime të tjera të dukshme në trup. Por, në rast se nivelet bien dhe ulen në mënyrë të rrezikshme, mund të ndikojë në trupin e mashkullit dhe aftësinë për t’u riprodhuar.

Shtimi në peshë

Nivelet e ulëta të testosteronit mund të çojnë në shtim në peshë, për shkak të humbjes së energjisë. Sidomos shtimi i yndyrës rreth zonës së barkut.

Madhësia ndikohet

Një ekspert nga Specialistët e Kancerit të Urologjisë tha se niveli i ulët i testosteronit ndikon edhe në madhësinë e pjesës riprodhuese mashkullore. Madhësia mund të zvogëlohet dhe perimetri mund të ndryshojë dhe të zvogëlohet gjithashtu.

Nivelet e ulëta të libidos

Ndërsa niveli i testosteronit bie, vullneti gjithashtu ulet dhe meshkujt nuk do të jenë në gjendje të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Në pamundësi për të mbajtur ereksionin

Ky hormon është ai që u mundëson meshkujve të ruajnë ereksionin e tyre, por nëse nivelet janë jashtëzakonisht të ulëta, ata nuk do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë.

Humbja e muskujve

Ky hormon jo vetëm që luan një rol vendimtar në riprodhim, por edhe në ndërtimin e muskujve. Prandaj, kur nivelet janë shumë të ulëta, burrat mund të pësojnë humbje të muskujve, thonë studimet. Për shkak të niveleve të ulëta, trupi fillon të shpërbëjë indet, gjë që çon në humbjen e muskujve.

KRYEMINISTRI i DARDANISË ALBIN KURTI KËRKON ZBATIMIN E 3 MARRVESHJEVE TË PROCESIT TË BERILINIT.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në darkën e punës të ftuar



 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në darkën e punës të ftuar nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob për liderë të rajonit dhe presidentin e Këshillit të Evropian, Charles Michel.

Nën temën “Solidaritet për Sigurinë Globale” brenda së cilës po zhvillohet forumi këtë vit, gjatë darkës u diskutua për bashkëpunimin rajonal, anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe sigurinë.

“Kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura vitin e kaluar në Procesin e Berlinit ku veçoi atë për lirinë e lëvizjes. Më 1 janar 2024 të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian, ndërkohë që do t’iu kërkohen viza për në Bosnje dhe Hercegovinë. Në këto 50 ditët e mbetura para Samitit në Tiranë, është e rëndësishme që të fillojë zbatimi i plotë i tri marrëveshjeve që kemi nënshkruar në Berlin”, ka thënë ai.

Kryeministri mirëpriti thirrjet e kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, për fokusim në zgjerimin e Bashkimit Evropian, si dhe mundësitë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nënvizoi respektimin e pakicave dhe njohjen reciproke si parakusht.

Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet. Ballkani Perëndimor duhet ta mbështesë zgjerimin dhe vendet aspirante duhet të kryejnë reformat të cilat përshpejtojnë anëtarësimin.

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...